Quantcast
Channel: BOTA – Revista Drini
Viewing all 154 articles
Browse latest View live

Bekim Fehmiu, rolet shqiptare dhe rolet e refuzuara

$
0
0

Pos shumë roleve të njohura, Bekim Fehmiu ka pasur edhe disa  role të panjohura , disa  të refuzuara, e ndonjë të ëndërruar  por kurr jo – të realizuar. Nga rolet e refuzuara, fatkeqsisht,  shumica janë nga projektet shqiptare. Pokështu edhe nga rolet e panjohura te Bekimit, disa  janë shqiptare.

        Kritikët e Bekimit gjithnjë e kane akuzuar atë, se nuk ka luajtur në ndonjë film shqiptar. Ata thonë, se Bekimi nuk ka kontribuar gjë në kinemagografinë shqiptare. E verteta, qendron diku në mes. Bekim Fehmiu ka luajtur role shqiptare në film dhe ne teater. Në rini, ai ishte aktor i Teatrit Krahinor të Prishtines, ku kishte realizuar disa role skenike. Më vonë, ka luajtur role shqiptare edhe ne film, mirepo  në produkcione të huaja, jo-shqiptare. Përball kësajë, qëndron edhe e verteta tjetër;  të gjitha rolet e ofruara nga kineastët shqiptarë, ai i ka refuzuar ose nderpre.

Roli me i madh qe i është ofruar Bekimit, ka qenë ai në filmin ‘Kur pranvera vonohet’ . Për këtë film, atij iështë ofruar jo vetem roli kryesor, por edhe rexhia, ndonëse Bekimi nuk kishte bërë regji më parë. Bekimi ka filluar punën, mirëpo pas një kohe e ka nderprerë, dhe është larguar nga projekti.

        Eshtë folur e spekuluar shumë rreth arsyes së largimit të Bekimit nga ky film. Eshtë thënë, pos tjerash, se producenti i projektit ‘Kosovafilmi’, e ka larguar ose perzënë Bekimin nga  xhirimi. Kjo nuk është e vertetë. ‘Kosovafilmi’ e ka angazhuar, e jo larguar. Bekimin nuk ka mund  ta largojë askush nga filmi, nga Prishtina, madje as nga Beogradi, sepse ai nuk ka krijuar rrethana për një ashpërsim të tillë…Arësyet e largimit të tij, kanë qenë më tepër të natyrës profesionale. Qe në fillim, ai  ka patur dilema rreth angazhimit në këtë film. Ka pranuar, pas  insistimin të madh të ’Kosovafilmit”e disa miqëve ndërmjetsues. Mirëpo më vonë, duket se nuk e ka inspiruar ideja e filmit, e as  hulumtimet e para qe i ka bërë në teren. Ka filluar të lëkundet dhe shtroi kerkesa e kushte, të cilat për atë kohë, në Kosovë nuk kanë egzistuar, ose s’ kanë mund të plotësohen; Thjeshtë, ka filluar të dyshojë në suksesin e tërë projektit.

         Një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe më një rrol tjetër që Kosova i ka  ofruar aktorit të madh. Teatri Kombetar i Kosovës, atëherë Krahinor, i ka ofruar Bekimit skenimin e ‘Hamletit’ të Shekspirit. Ai  ka pranuar ta realizojë këtë shfaqje, simbolikisht ka filluar punën, dhe pastaj është tërhequr. Arësyet, serish duket të kenëqenë të natyrës profesionale; I pakënaqur më punën, më ekipën, me atmosferën… Kështu, edhe ky rol ‘shqiptar’ i Bekimit ka dështuar.

Disa vite më vonë, një rol tjetër në një film shqiptar, Bekimit Fehmiut i ka ofruar regjisori nga Shqipëria Kujtim Cashku. Fehmiu ka premtuar angazhimin në filmin e Cashkut,  mirëpo më vonë ka shtruar kerkesa tëcilat regjisori Cashku thot se, nuk kanë mund të pranohen ose realizohen. Kështu ka dështuar edhe roli i tretëi Bekimit në një projekt filmik shqiptar.

          Nga rolet tjera që Bekimi ka refuzuar, vlenë përmendur një ne Teatrin Jugosllav te Beogradit. Ky nukishte rrol shqiptar as shfaqje shqiptare, mirëpo, arësyeja e largimit të Bekimit nga kjo shfaqje, sic ka thënë ai, kanë qenë shqiptarët. Në shfaqjen „Madam Kolontajn”,atij i janë besuar dy role, ai i Leninit dhe Stalinit. Bekimi  ka ndërpre shfaqjen demonstrativisht, në  shenjë proteste për shkak trajtimit që u bëhej shqiptarëve në Kosovë. Në deklarimet publike pas largimit, ai është ankuar më tepër në kushtet e punës, mirëpo nëprapavi të kësajë pakënaqsie ka qenë mllefi i tij mbi mënyën e trajtimit të kombit të tij në Kosovë, nga politika jugosllave.

          Refuzimi i roleve në projekte shqiptare, Bekim Fehmiun nuk e bën aktor joshqiptar, as nuk e ndanë atënga kultura jonë. Ai ishte shqiptar,  më emër, më biografi, më identitetin e tij publik, e artistik dhe më disa rrole filmike. Nga Sinatra, Martin, Skorsizi,  e deri tek Leonardo Di Caprio, asnjëri nga keta aktorë të njohur amerikanë, nuk kanë luajtur në filma italian, mirëpo, shihen si pjesë edhe e  kulturës e identitetit  italian. Njëpjesë e madhe e krijuesëve të Holivudit janë më origjinë hebraike; Shumica kurr  nuk kanë luajtur ose xhiruar filma hebraik, e  megjithëkëtë cmohen si pjesë edhe e kësajë kulture, pos asajë amerikane. Bekimi nuk mund të jetë përjashtim.

          Duhet pranuar qe,  projektet apo rolet qe i jane ofruar Bekim Fehmiut nga shqiptarët, kanë qenëshumë më të vogla se Bekimi. Edhe përvoja, disciplina e kultura jonë në kinemtagrafi, në atë kohë ka qenëfillestare, gadi amatore, padyshim, jo në nivelin  i cili do ta ketë inspiruar Fehmiun. Ndaj, nuk duhej fajsuar Bekimin e as kinematografët tanë të atyre rrethanave. Në kohën kur Bekimi ishte në zenit të karierës, kinemtografia shqiptare ishte në fillim, ndaj, ofertat  mund të mos kene qenë nxitëse për te. Bekimi ka qenëkrijues shumë sensitiv, më një natyrë perfeksionisti në punë, dhe me kërkesa profesionale. Ai ka pranuar vetem projektet në të cilat ka besuar, dhe për ato ka punuar më fanatizem e përkushtim.

         Rreth largimit nga filmi ‘Pranvera…’ mund të ketë pasur edhe dilema të natyrës politike. Skenari i filmit ishte bazuar në një libër të Fadil Hoxhës, i cili asohoke ishte udheqësi më i lartë komunist shqiptar, nëJugosllavi. Varet se si e ka parë Bekimi rrolin e Hoxhës në atë kohë. Filmi si temë, ngacmonte politikën serbe, sepse afirmonte rezistencën dhe  luftën e shqiptareve kundër pushtuesëve naci-fashistë, kurse Serbia e bente te kundërtën: Ajo i akuzonte shqiptare si bashkëpunëtorë të nacistëve.

         Pas filmit ‘Aventurierët’, Bekimi ishte i kujdesëshem në zgjedhjen e roleve. Filmi ‘Avenurierët, ndonëse afirmoi emrin e tij në Perendim, sipas kritikëve të kohës,  dëmtoi shumë karierën e Bekimit. Ishtë ndër filmat më të shtrenjtë, dhe më të  kritikuar të Holivudit. Kritika, e filmit dyshohet se ishte inspiruar edhe nga politika e atyre viteve. Sepse, Bekimi ishte i pari dhe më i madhi aktor nga Europa e dikurshme komuniste, që po hynte në Holivud mu në kulmin e Luftës së Ftoftë. Para tij, nga aktorët më origjinë nga ky rajon, atje ishte afirmuar vetem Issur Danielovitch, mirëpo  më emrin e ndryshuar, Kirk Daglas. Kur Bekimit i kishin propozuar ndryshimin e emrit ai s’kishte pranuar dhe ishte tallur; Doni të quhem Miki Maus (Mickey Mouse) ?

          Pos roleve te refuzuara, Bekimi ka patur edhe disa rrole të dëshiruara Eshtë folur për interesimin e Bekimit për të luajtur rolin e Skenderbeut. Mirëpo, kjo ide asnjëherë nuk është shtruar si projekt apo nismëserioze. E para, pse Shqiperia kishte realizuar më heret  më sovjetiket filmin ‘Skenderbeu’ , dhe e dyta; Enveri shpënzonte buxhetin për filmat mbi partinë e tij, ndaj nuk ishte shumë i interesuar per t’u këthyer serish tek Skenderbeu.

         Nga rolet e dëshiruara të Bekimit, mund të këtë qenë edhe ai i Aleksander Moisiut.Viteve te 90-ta, disa miq i sygjerojnë atij idenë për një film mbi jetën e Moisiut. Angazhohen edhe disa biznismenë shqiptarë, mirëpo, më tepër më premtime se punë. As për këtë iniciativë, nuk ka agzistuar ndonjë skenar, program apo ndërmarrje serioze, ndaj Bekimimi është tërhequr.

         Megjithëse Bekim Fehmiu refuzoi disa rrole në filma e shfaqje shqiptare, nuk mund të thuhet se ai nuk ishte shqiptar ne ekran dhe nuk luajti asnjë rrol shqiptar. Ai ka luajtur role shqiptare në film e teatër ,mirepo, jashtë Kosovës e Shqipërisë. Pak dihet, qe në fakt, Bekimi Fehmiu shfaqet në filmin ‘Xehtarët e Kosovës’  te xhiruar  në vitin 1959. Ky ishte roli i parë shqiptar i Bekimit në ekran, dhe  filmi i parë dhe i vetem i Bekimit xhiruar në Kosovë, por jo nga shqiptarët. Rexhisor i ketij filmi  dokumentaro-artistik ishte Millosh Stefanoviq. Bekimi luan rolin e një xehtari shqiptar  i cili dashurohet në një vajzë serbe. Një temë klishe, e imponuar nga ideologjia e kohes. Partnere dhe e  dashur e Bekimit ne ekran ishte Rada Shala, jashtë filmit, familjare e Abdurrahman Shalen, poashu aktor. Shala është ai qe kishte zbuluar Bekimin më heret, në teater.

Ky film dhe ky rol i Bekimit, ka mbetur fare i panjohur. As Bekimi nuk e ka permendur shumë. Si duket, nuk ishte i kenqaur më te, i vetëdijshem që ishte një film për qellime propagande të kohes. Film i vellazërim-bashkimit te imponuar. Megjithëkëtë, aktrimi i Bekimit në këtë film shënon rolin e tij te pare shqiptar ne ekran.

Disa vite më vonë, më 1964,  Bekim Fehmiu përseri shfaqet në rolin e një shqiptari, por tani në filmin ‘Nen një hapsirë’, në rexhi të Lubisha Georgievskit. Ishte ky një film i zhanrit ‘folk-komunist’ cfarë në kohën e Titos bëheshin  në Jugosllavi. Filmi trajton konfliktin midis partizanëve e ballistëve, kurse Bekimi shfaqet nërrolin e nje ballisti sëbashku më Abdurrahman Shalën. Edhe ky film ka mbetur anonim për shikuesit shqiptarë.

Nga rolet tjera të panjohuar shqiptare të Bekimit, vlenë permendur paracitjen e tij në filmin biografik mbi Nënë Terezen ‘Zeri’ në të cilin ai luan rolin e të atit të Gonxhe Bojaxhiut, Nikollës. Eshtë ky koprodukcion italiano-kroat i vitit 1982 ku Bekimi ka partnere aktoren e njohur italiane,  Marisa Belli. Ua kujtojmë që i ati i Gonxhe Bojaxhiut, Nikolla ishte anëtar i parlamentit të Jugosllavisë në kohën kur u helmua dhe vdiq. Eshtë ky edhe një nga rolet gadi të  panjohura shqiptare të Bekimit.

         Pse ka mbetur i panjohur ky film dhe ky rol i Bekimit ? Mund të supozohet që  terthorazi ka ndikuar politika e kohes. Filmi është publikuar në vitin 1982 në kohën e shpërthimit më të madh të urrejtjës anti-shqiptare në ish Jugosllavi. Koha, kur pas demonstratave të 81-shit, e tërë Jugosllavia ishte ne ofanzivë agresive politike, kulturore dhe fizike kundër shqiptarëve. Në këtë atmosferë, emri i Nënë Terezës injorohej nga pushteti, ndaj edhe realizimi i  një filmi për te, nuk  i ka shkuar për shtat sistemit. Këtë atmosfere, duhet ta ketë ndier në lekurën e vet edhe Bekimi, ndaj këtë rrol nuk e ka eksponuar, duke mos parë ndonje shansëpranimi e afirmimi të këtij filmi në ato rrethana.

         Nga rrolet e panjohura të Bekimit, mund të permendet edhe një jashtë filmit e teatrit. Në vitin 1990 ai shkon në SHBA për të inicuar krijimin e një lloj shoqate financiaro-ekonomike  shqiptaro-amerikane. Pas bisedave me disa biznismenë shqiptaro-amerikanë, ai nuk ndahet shumë i impresionuar, ndaj  heq dorë edhe nga ky rol. Duket se as biznismenët nuk ishin shumë të levizur më idenë e Bekimit, pasi ata tanimë kishin krijuar Lobin Shqiptaro-Amerikan, dhe kishin bërë disa hapa të fuqishem politik në Amerikë, keshtu qe  ideja e Bekimit u tingllonte  pakëz e vonuar. Mëgjithëkëtë, kjo dëshmon për interesimin e Bekimit për t’u futur edhe në rrjedhat politika shqiptare të viteve te 90-ta.

         Këto role të panjohura, të refuzuara ose të parealizuara të Bekimit,  bëjnë vetem një faqe të vogël nëantologjinë e shumë roleve të mëdha e të mrekullueshme që Bekim Fehmiu realizoi gjatë karierës se bujshme filmike. Koha që po rrjedhë  po e dëshmon madhështinë e tij, sepse akoma asnjë aktor shqiptar as ballkanik, nuk ka arrijtë të realizoi në periudhën kohore të jetës së Bekimit,  në numer as cilësi, opusin artistik te Bekimit. Duhet theksuar fakti, qe Bekimi ishte i pari dhe i vetmi aktor nga nje vend komunist që hyri nëHolivud në kohen e Murit te fuqishem, jo të Berlinit, por edhe të Atlantikut. Ai theu murin e ndarjes kulturore Lindje-Perendim. Hyri në kohën kur në Holivud akoma funksiononte fshisa nga  ’kampanja e Mekartizmit’, sipas të cilës, cdo aktorë që dyshohej për lidhje më komunizmin, bojkotohej, denigrohej, largohej ose arrestohej. Kjo atmosferë e krijuar e gjuetisë mbi të kuqet e dyshuar, i detyroi të largohen nga Holivudi edhe aktor legjendar sic ishte Qarli Qaplin. Këto rrethana bënë qe edhe identiteti shqiptar i Xhim Belushit tëmbetej gjatë kohë -  sekret. Në ato vite, akoma nuk dihej qe Belushi kishte  origjinë shqiptare. Bota ishte në luftë të ftoftë, e Holivudi akoma ne luftë të nxehtë  - me vetveten. Ndaj dyertë e bojkotit e prisnin gadi cdo talent qe vinte nga Europa Lindore.

Nën këtë mjegull politike, Bekim Fehmiu, arrijti ne Holivud dhe u radhitë ne ekran, përkrahë  legjendave holivudiane të viteve te 70-ta. Ai nuk ishte pjesë e kinematografisë shqiptare, sepse lindi e u ngritë para se ajo të formohej, mirëpo, na bëri ne, pjesë te kinematografisë europiane e botërore më punën e tij

 

Hys  SHKRELI

 

 


“Shqiptarët ortodoksë në Republikën e Maqedonisë”, të Branisllav Sinadinovskit

$
0
0

Fjala e Fatmir Sulejmanit, e lexuar në aktin e përurimit të vepres

I nderuari auditor…

Me sa e di, vepra “Shqiptarët ortodoksë në Republikën e Maqedonisë” e profesor Branisllav Sinadinovskit është e para e këtij lloji e shkruar prej një shqiptari ortodoks e rekali. Ajo hapet me etnogjenezën e shqiptarëve, për të vazhduar më pas me të dhëna interesante për periudhën e mesjetes dhe të Skënderbeut, për migrimet e para të shqiptarëve të Rekës, për përhapjen e krishterimit dhe më pas për islamizimin e një pjese të popullatës së kësaj krahine, për shekujt e kaluar nën pushtuesit osmanë, për formimin e shtetit shqiptar, për asimilimin etnik e gjuhësor të Rekës nga Jugosllavia e Pashiqit dhe ajo e Titos, për vazhdimin e dhunës nga ana e pushtetit maqedonas, për tiparet racore të rekalinjëve, për jetën shoqërore, për të folmen karakteristike të Rekës, për trashëgiminë shpirtërore e materiale, për nevojën e themelimit të kishës ortodokse shqiptare dhe në fund për tendencën e mbylljes së temës mbi shqiptarët ortidoksë të Rekës dhe përpjekjen e ankthshme për satanizimin e zërave që kërkojnë të drejtat e tyre të nëpërkëmbura etnike e religjioze.
Të vërtetat e tij, autori i sjell të shkruara me një gjuhë të lehtë dhe të kapshme prej gjithsecilit, me një frymë tolerance e mirëkuptimi nderetnik e ndërfetar, duke iu referuar dokumenteve konkrete dhe veprave të shumë autorëve që kanë shkruar për Rekën me tendenca të mbrapshta politike, po dhe atyre që këtë e bënë më akribi të mirëfilltë shkencore.
***
Në një ese të tijën të shkruar në vitet e ’90-ta, poeti Azem Shkreli jo më kot thoshte se: stina më e ligë për një etni është ajo kur rëndomësohet e keqja. Pikërisht kjo po na ndodh aktualisht, sepse, akoma pa arritur të dalim nga një stinë e ligë, ne po zhytemi në një zaman tjetër të rrezikshëm, ku me mënyra shumë të sofistikuara rrjedh pandalshëm procesi i shpëlarjes së trurit nga mbamendja historike dhe grimcimi i substancës etnike.
Kjo është arsyeja përse e konsideroj të rëndësishme dhe përse iu futa përkthimit të veprës së profesor Sinadinovskit, njeriut i cili mori guximin ta shkelë gjarpërin në bisht, duke ndërsyer urrejtjet, kanosjet, sharjet, fyerjet e paskrupullta ndaj personalitetit të tij, përfshirë këtu madje dhe sulmet fizike mbi të, mbi familjen dhe pronën familjare.
Duhet thënë se edhe përkundër kësaj, autori i veprës që përurojmë sot, për dikë është i zakonshëm, për dikë i vonuar, për dikë i pavlerë, për dikë i dyshimtë…, por kjo nuk na ka dekurajuar për të konstatuar se, për sa i takon veprës që përurojmë në këto ambiente universitare, prof. Sinadinovski është hero. Kjo sepse është ai që then me një vepër konkrete mitin e mashtrimit shekullor mbi shqiptarët, të cilët, sipas disave, i paskan sjellur turqit në këto troje përpara 150 vitesh, si kanibalë të egër dhe me një gjuhë 28 fjalëshe.
Siç e dini, Reka e Epërme, që si krahinë shtrihet në të dy anët e Radikës, midis kurorave malore të Korabit e Deshatit, ka qenë përherë kërthiza e Shqiptarëve ortodoksë, të cilët gjer vonë e kanë ndier veten si pjesë të tërësisë së kombit. Por, lënia pas dore e Rekës dhe asimilimi i sistematik i shqiptarëve në sllavë, i filluar nga Jugosllavia e Versajit dhe gati e finalizuar nga Maqedonia socialiste si pjesë e Jugosllavisë së Avnojit, e ka shkretuar rajonin dhe i ka shprazur gati në tërësi fshatrat e banuar me popullatë shqiptare të krishterë dhe muslimane, si: Zhirovnica, Grekaj, Vërbeni, Vërbjani, Tanusha, Rimnica, Nivishta, Zhuzhnja, Shtirovica, Reçi, Strezimiri, Brodeci, Niçpuri, Bogdeva, Krakornica, Dubova, Vollkovia, Senca, Tërnica, Mavrova, Nikifori, Kiçinica, Beliçica, Lemnova, Brezovica, Çajani, Dufi…
E veçanta e asimilimit të shqiptarëve ortodoksë të Rekës është heshtja mortore që e ka shoqëruar procesin e kovertimit të pashembullt etnik të dhjetëra mijëra njerëzve – indiferenca e shqiptarëve të besimit ortodoks, që u asimiluan pabëzajtur dhe indiferenca e shqiptarëve të besimit muslimanë, që nuk e panë gjëmën e vëllezërve të gjuhës e të gjakut. Ndaj, aq sa flet kjo vaki për perfiditetin dhe metodat e sofistikuara të asimilimit në fjalë, po aq ndriçon ndërgjegjen tonë kolektive dhe gatishmërinë për t’u shkrirë në asgjë me lehtësi të papërballueshme, pa një zë të fuqishëm protestues, pa një alarm serioz në mediet brenda a jashtë kësaj shkretishteje, pa një rebelim promoteu, të gatshëm t’ia dhurojë popullit zjarrin, ta vetëdijësojë atë se është duke jetuar stinën e ligë që e shfytyroi gati përsijeta.
Dikush mund të pyesë përse duhet thënë këto gjëra në një përurim si ky i veprës së z. Sinadinovski? Dhe unë me modestinë e mendjes sime them: për t’u njohur e vërteta, për t’i dalë zot shtëpisë sonë; për t’i bërë hapësirën e duhur ardhmërisë së fëmijëve tanë; për të dëshmuar përpara njeriut e përpara Zotit se nuk na ka sjellë kush në prehër kulesh; për të dëshmuar se, përveç shqiptarëve me përkatësi fetare muslimane, në këto anë kanë jetuar e jetojnë akoma shqiptarë të përkatësisë katolike e ortodokse; se vendbanimet shqiptare, përveç xhamive, janë ding me rrënoja e themele kishash e manastiresh, me të cilët sot dikush bën autoktoninë dhe antikitetin e shpifur, duke shpallur pronarët e mirëfilltë të tyre si apatridë, madje dhe popull gjenocidistë…, sepse, për sa kohë nuk ia themi të vërtetën persekutorit shekullor, ngrihet ai e na i faturon mbrapshtitë e tij.
Sidoqoftë, u bë mirë që më në fund ndodhi e pabesueshmja: doli në shesh mashtrimi shekullor mbi përkatësinë etnike të Shqiptarëve ortodoksë të Rekës së Epërme – u thye miti mbi Rekën maqedonase, i doli boja pronësisë së rreme të trashëgimisë së jashtëzakonshme materiale e shpirtërore, të përvetësuar kubarisht nga pushtetet dhe pushtetarët e ligj.
Mjerisht, tani më është iluzion të pritet kthimi i sërishëm në origjinë i rreth 100.000 frymëve, aq sa pohojnë se janë vetë shqiptarët ortodoksë të Rekës. Gjërat kanë shkuar tepër larg për të qenë optimist me tamam rreth kësaj çëshshtjeje, megjithatë shpresa nuk ka tretur me fund, sepse po shtohet numri i atyre që po dalin nga guaska e “shkretëve” dhe po e mundin frikën me klithmën: JAM SHQIPTAR!
Kështu, udha e nisur para disa vitesh nga shqiptaro-amerikani i urtë Branko Manajllovski dhe e vazhduar më pas prej shqiptarëve të tjerë ortodoksë me prejardhje nga Reka e rilindësit Josif Bageri, u kurorëzua para disa ditësh me pranimin e Bashkësisë së shqiptarëve ortodoksë të Maqedonisë si komunitet i mëvetësishëm fetar, i barabartë para ligjit me komunitetet tjera.
S’do mend se kjo është arritje e madhe, që mëton ta vë në vendin e vet të vërtetën e zhvendosur historike, e cila shqiptarëve të besimit ortodoks do t’ua kthejë domosdoshmërisht tapitë mbi kishat dhe manastiret e tyre dhe të drejtën për t’iu lutur Zotit në Gjuhën mjaltë të Nënës.
Natyrisht, kjo ka shqetësuar qarqet e indoktrinuara pashërueshëm me shqipatarofobi, ku bëjnë pjesë dhe mashat e tyre shqipfolëse, që fatmirësisht nuk kanë mandat dhe autoritet të përfaqësojnë asgjë më shumë se mjerimin e tyre.
Por, t’ia lëmë këtë të shkuarës dhe ta bëjmë atë që duhet bërë për shpëtimin e asimilimit të plotë të vëllezërve tanë, sepse, duke luftuar për të vërtetën e Rekës ne luftojmë për të vërtetën e dhunuar një shekull të tërë, i themi botës dhe fqinjëve hileqarë se jemi një, se gjaku nuk bëhet ujë, se damarëve tanë vrujon po ajo masë e purpurt lëngu jetësor si në damarët e shqiptarëve të besimit ortodoksë, të cilët, më në fund, guxojnë të shpalojnë të vërtetën e vetvetes, të vërtetën e pjesës më fatkeqe të etnisë shqiptare, e cila nuk mund të triumfojë pa përkrahjen morale dhe institucionale të gjithë kombit shqiptar.
Faleminderit.

 

 

 

Robert Elsie: Shqiptarët një popull memec,i zhurmshëm, një popull pa zë në Evropë

$
0
0

Intervista – Robert Elsie: “Shqiptarët nuk kanë ende një histori, por vetëm parrulla…”
Drama e shqipes: Për 30 vjet do të duan të gjithë të flasin si tiranas.

Robert Elsie:  Eh! Në fakt kam thënë që s’jetoj dot në Shqipëri, por sepse unë jam person privat, dua të kem jetën time private. Ndërsa këtu, nëse takoj dikë në mëngjes dhe kam pak kollë, pasdite shkoj në anën tjetër të Tiranës dhe e përshëndes. Ai më thotë: Dëgjova që ke kollë! Thashetheme, fjalë kudo dhe unë dua të rri në kabinën time në pyll, në fund të botës, aty ku e kam qetësinë time. Dhe këtu në Tiranë, sigurisht nuk ka qetësi!
*          *         *
Robert Elsie, shkrimtar, përkthyes, interpret dhe albanolog, prej mëse 30 vjetësh, studion albanologjinë, veçanërisht kulturën, letërsinë dhe historinë e shqiptarëve. Një kontribut i vyer i albanologut Elsie, na çon në variantet dialektore të gjuhës shqipe. Ai ka gjurmuar prej vitit 1999 gjithë variantet dialektore, në çdo kënd të Shqipërisë shtetërore, ndër shqiptarët e Malit të Zi dhe Maqedonisë, në Kosovë! Ka regjistruar variantet dialektore të Arbëreshëve të Italisë, të shqiptarëve në Greqi, Kroaci, Turqi, Bullgari. Në një intervistë për gazetaren Anisa Ymeri, në emisionin ‘Në Tempull’ në televizionin “News24”, flet për variantet dialektore të regjistruara, “Për Shqipërinë dhe shqiptarët”,  “Për Millosheviçin dhe Hagën” “Për Tiranën e zhurmshme”.

  1. Ymeri:  Ishit në Tiranë me studentë të historisë dhe historianë për historinë gojore, një disiplinë që për Shqipërinë është e largët, por që në fakt ju thoni se është shumë e rëndësishme. Cila është rëndësia e dëshmimit, e kujtesës përmes një procesi që ne nuk e njohim.

R.Elsie:  Për mua, ka më shumë rëndësi në Shqipëri se sa në vende të tjera, sepse burimet e shkruara janë të pakta. Shqipëria nuk ka një traditë të gjatë shkrimi. Historia e Shqipërisë është shkruar nga të huajt dhe jo nga shqiptarët, por ka shumë kujtesë kolektive në popullin shqiptar dhe duhet të shfrytëzojmë edhe kujtesën e njerëzve që të plotësojmë historinë e shkruar. Ka shumë për të bërë për të plotësuar memorien kolektive të popullit, përndryshe historia zhduket.

  1. Ymeri: Çfarë donit të thoshit kur theksuat që historiantët shqiptarë janë memecë?

R.Elsie:  Nuk thashë që historianët janë memecë, por që është një popull memec, një popull në Evropë, pa zë, që nuk arrin të shprehë veten në Evropë, sepse historia e këtij populli është zhdukur në masë të madhe. Thashë p.sh që burimet, manastiret, dorëshkrimet, bibliotekat, janë zhdukur… nuk ka shumë. Pothuajse nuk ka një fshat në Shqipëri që nuk është djegur një herë në histori, prandaj nuk ka burime që mund të preken, burime të tilla nuk ka.

  1. Ymeri: Do doja të përvijonit më shumë atë të vërtetë të madhe që ju thoni, se historia e Shqipërisë nuk mund të mos shkruhej nga të huajt sepse shqiptarët (ne e dimë mirë, duhet ta pranojmë) kanë qenë analfabetë…

R.Elsie:  Po, qartë! Analfabetizmi, prapambetja që shkon deri sot. Në krahasim me popujt e tjerë, shqiptarët janë shumë prapa. Në kohën e Zogut të gjithë ishin analfabetë, 80% e burrave dhe 100% e grave që janë bartës kryesorë të kulturës popullore, ishin si kafshë. Atëhere çfarë mund të presësh për një histori të shkruar.

  1. Ymeri: Po historiografinë shqiptare, e cilësoni sot si memece? Deri në ç’pikë mund të cilësohet e tillë?
  2. Elsie:  Unë nuk them që nuk ka historianë të mirë. Sot për herë të parë ka historianë të mirë në krahasim me kohën e diktaturës komuniste (edhe në atë kohë kishte historianë të mirë por me kufizimet ideologjike që kishin). Tani ka historianë të mirë dhe libra të shkruar me parime shkencore, por nuk mjafton, ka shumë për të bërë në tokën shqiptare.
  3. Ymeri:  Ka shumë për të bërë, edhe për një çështje që ju e përmendni…këtu në Shqipëri janë shumë ata që e dinë këtë, por pak e artukulojnë! Ju thatë që Historinë e Çamërisë e ka shkruar Greqia…që do të thotë?
  4. Elsie:  Po! Kush kërkon në botë një libër për Çamërinë, për çamët ose nuk gjen asgjë, ose gjen libra të botuar në Greqi, që kanë një parim tjetër, një interes tjetër.  Libra që nuk tregojnë historinë e çamëve nga ana e çamëve. Tani ka disa libra në tregun shqiptar, edhe në anglisht ka disa botime. Unë vetë kam botuar një libër para 2 vitesh me dokumente për Çamërinë. Por besoj që ka shumë kapituj të historisë së çamëve që nuk njihen, sepse nuk është marrë memoria kolektive e çamëve. Ka edhe sot në Shqipëri çamë që e kanë përjetuar dëbimin, nga Çamëria, nga Greqia që ishin të rinj në atë kohë, por që kanë memorie.  Janë pleqtë dhe plakat sot…e këta njerëz duhet të inçizohen, duhet të filmohen, të kenë mundësi të rrëfejnë, të tregojnë atë që kanë jetuar dhe me disa filmime, mund t’i bashkojmë në një histori të çamëve.
  5. Ymeri:  Sepse duhet patjetër të kemi një alternativë nga ajo që Greqia i ka treguar botës?
  6. Elsie: Patjetër! Duhet të kemi disa histori, më shumë se një histori dhe të mos jenë njësoj, kjo është shumë e rëndësishme. Grekët le të shkruajnë! Unë s’them se të gjithë historianët grekë janë propagandistë, ka edhe shumë historianë të mirë, por natyrisht çdo njeri ka drejtimin dhe interesin e vet dhe besoj që ka vend edhe për më shumë veprimtari nga ana e shqiptarëve.
  7. Ymeri: E nëse mbetemi edhe për pak tek Çamëria…çfarë ka rrjedhuar në gjithë këto dekada, ky mosshkrim i asaj pjese të historisë së Shqipërisë, për një krahinë aq të madhe e të rëndësishme që nuk është pjesë e Shqipërisë shtetërore?
  8. Elsie: Zhdukja e historisë së çamëve dhe zhdukja e historisë së shqiptarëve në përgjithësi. Shqiptarët pretendojnë që kanë një histori të lashtë, që është popull i lashtë, por faktikisht ku është historia, nuk është! Janë vetëm parrullat.

Çfarë dimë për historinë e hershme të shqiptarëve? Shumë pak!
Çfarë dimë për shqiptarët në shekullin e 18-të dhe 19-të? Asgjë!
Vetëm në fillim të periudhës së Rilindjes ka burime, ka një shteg.
Çfarë dimë për shqiptarët në gjithë kohën e Turqisë? Ku janë historianët e shqipërisë në kohën Osmane? S’ka! Ka vetëm parrulla kot!
A.Ymeri:  Jo vetëm dëshmim në këtë rrafsh nuk kemi ne, por ne s’kemi as dëshmim të asaj që është një nga vlerat më të mëdha të kombit, gjuha shqipe. Ju, për herë të parë ndërmerrni një projekt, i denjë për një Akademi Shkencash, por që mban emrin tuaj. Ju na dokumentoni të gjitha dialektet, variantet dialektore të shqipes, jo vetëm në Shqipërinë shtetërore, dhe kjo është një meritë edhe më e madhe. Si shkuat në këtë ide? Çfarë ju ngacmoi aq fort për të ndërmarrë këtë udhëtim?

  1. Elsie:  Përherë më kanë interesuar dialektet. Duke qenë se mësova shqip, më është dashur të kuptoj shqiptarë nga pjesë të ndryshme të botës shqiptare dhe pash që kishte shumë variante. Nisa të interesohem dhe vendosa të inçizoj njerëz, si flasin sot. Nuk jam dialektolog, gjuhëtar i mirëfillte por ama më intereson se si flasin shqiptarë në pika të ndryshme të botës shqiptare. Fillova në vitin 1999 projektin e inçizimeve dhe inçizimet e para janë kryer gjatë Luftës së Kosovës, me refugjatë nga Kosova që ishin në Tiranë. Ata flisnin për traumat që kishin, kuptohet! Më pas, në çdo udhëtim që kam bërë në Shqipëri, mora një aparat inçizimi me vete dhe kemi bredhur malet e Shqipërisë, kemi folur me shumë çobenë. Kjo është shumë e bukur! Çobani ka një gjuhë shumë të bukur, të mirëfilltë, nuk është e ndikuar nga gjuha letrare, flasin si flasin. Shpesh herë jemi ndalur në rrugë me vozitësin tim dhe flisnim me një çoban për çmimin e deleve. Ai flet e flet, shan politikanët, shan gjithë botën, pakënaqësitë, jemi të varfër…! Në fakt mua më interesoi vetëm gjuha! Në fillim nuk më interesoi ajo që tha, më interesoi se si e tha. Por tani kur i dëgjoj, disa janë shumë interesante edhe nga çfarë thonë gjithashtu.

Kam kryer inçizime nga Veriu në Jug në Shqipëri, në Kosovë, në Malin e Zi, në Maqedoni, Greqi, Itali…por ka histori shumë të bukura! (http://www.albanianlanguage.net)

  1. Ymeri: Për çfarë historish flisni…sepse ne nuk dimë shumë për dialektet! Dimë atë nga vijmë vetë dhe standardin që ka mësojnë në shkollë. Si është të prekësh dialektet e Shqipërisë? Kështu është edhe në vende të tjera, apo është një rast i veçantë Shqipëria.
  2. Elsie:  Bëhet fjalë për variante dialektore sepse siç themi dy janë dialektet, geg dhe tosk. Por në fakt, ka shumë ndryshime në botën shqiptare. Një njeri nga Podujeva, takohet me një shqiptar të Peloponezit që flet arbërisht, a e kuptojnë njëri-tjetrin? Nuk besoj! Një arbëresh i Italisë, a kuptohet nga ju. Them se jo.
  3. Ymeri: Edhe ju vetë e keni pasur të vështirë t’i kuptoni arbëreshët…
  4. Elsie:  Shumë! Me arbëreshët e kam pasur shumë të vështirë në fillim. Sinqerisht nuk e dija në fillim nëse flisnin italisht apo shqip. Tani, kur dëgjoj inçizimet dhe jam thelluar pak, i kuptoj. As kosovarët nuk i kuptova në fillim.
  5. Ymeri:  Ku janë gjetjet më interesante për variantet tona dialektore. Ndërsa komunikonim përpara kësaj interviste, përmendët Kroacinë, shqiptarët atje…
  6. Elsie:  Po, në Zarë, është një fshat në Kroaci ku flitet një gegnishte shumë e bukur, shumë e fortë. Ka njerëz aty që e flasin shqipen, kemi disa inçizime. Nuk i kam bërë vetë ato, i kam marrë prej dikujt tjetër në Zadar dhe janë shumë interesante këto gjetje aty, sepse Zara është shumë larg nga toka shqiptare.
  7. Ymeri:  Nuk u mjaftuat me shtetet ku ka shumicë shqiptare, në Mal të Zi, në Maqedoni, në Kosovëë që është shteti i dytë shqiptar në Evropë, në Shqipërinë shtetërore. Nuk u mjaftuat me kaq dhe shkuat më në gjurmim të shqiptarëve, aty ku ata kanë komunitetet e tyre. E bëtë për të krijuar një hartë të plotë, me inçizime këtë herë?
  8. Elsie:  Sigurisht! Natyrisht s’do të jetë asnjëherë e plotë, por doja të prezantoja gjuhën shqipe jo vetëm këtu në Shqipëri, por kudo ku ajo flitet; kudo ku është gjuhë e komuniteteve shqiptare (jo në vendet e diasporës ku shqiptarët kanë shkuar pas 1990-ës); desha të sjell variantet dialektore të komuniteteve shqiptare të lindura aty. Ndaj edhe kam shkuar në Bullgari, Turqi, Greqi, Ukrainë, ka vende të ndryshme.
  9. Ymeri:  Çfarë na thotë ne sot, ne shqiptarëve, por edhe botës së vitit 2016-të, një dokumentim dhe përjetësim i varianteve dialektore?
  10. Elsie:  Them që pas 30 vitesh po të takohemi (nëse jemi gjallë), do të jetë e qartë pasi këto dialekte nuk do të ekzistojnë më, do të jenë zhdukur! Dhe të gjithë shqiptarët pas 30 vjetësh do të mundohen të flasin si tiranas.
  11. Ymeri: E keni bindje këtë?
  12. Elsie: Besoj se po! Ka një presion shumë të madh, sidomos tek të rinjtë. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera të Evropës. P.sh në Francë të gjithë duan të flasin si në Paris sepse Parisi është Paris dhe të tjerët janë fshatarë. Edhe në Shqipëri ndodh e njëjta gjë, të gjithë duan të flasin si në kryeqytet.
  13. Ymeri:  Po çfarë humbet kjo bota jonë nëse ndodh kjo gjë?
  14. Elsie:  Është një varfërim, është një tmerr! Sepse gjuha e pasur shqipe me variante të ndryshme, me variante shumë të bukura, po zhduken, sigurisht që do të zhduken. Përpjekja ime për ta ruajtur atë që është sot.
  15. Ymeri:  E meqë jemi tek gjuha, s’mund mos t’ju pyes…pas vitit 1990 së paku, diskutohet shumë për standardin; diskutime për procesin e asaj që ndodhi; për ndryshime që duhet të pësojë sot…po mendimi juaj cili është?
  16. Elsie:  Më pyesin shpesh për këtë gjë, por unë s’kam mendim. Mendoj se është punë e shqiptarëve të vendosin për gjuhën e tyre.
  17. Ymeri:  Po si përdorues i shqipes?
  18. Elsie:  Si përdorues kam mësuar gjuhën letrare, kam mësuar të kuptoj edhe gegnisht dhe variante të ndryshme…por të tjerat janë çështje e shqiptarëve, nëse krijohet një variant i dytë gegnisht, si standard i dytë. Natyrisht më duhet të them se ka një avantazh të ketë një gjuhë të përbashkët për të gjithë, që respektohet nga të gjithë për shkrimin, për televizionin, për mediat. Është më lehtë kështu. Por e kuptoj që shumë njerëz, shumë gegë janë të pakënaqur sepse gjuha e tyre është shumë larg standardit dhe e kanë të vështirë të shkruajnë në standard dhe të komunikojnë; të detyrohen të komunikojnë në shqipen standarde. Këtë e kuptoj shumë mirë.
  19. Ymeri:  E kuptoni, e mirëkuptoni? E përligjni pakënaqësinë e tyre?
  20. Elsie:  Po, po! E kuptoj por s’di nëse është një zgjidhje krijimi i një stadardi tjetër nga ky që keni. P.sh. Të krijohet një standard geg në Kosovë, nuk besoj që ju hyn në punë shqiptarëve!
  21. Ymeri:  Do të mbetemi edhe për pak tek gjuha. Ndërsa kërkoja mbi ju, gjej një frazë, që gjuha më e bukur shqipe për ju është ajo e Kadaresë…
  22. Elsie:  Po! Sa i takon letërsisë shqipe, është një gjuhë si mjalt ajo e Kadaresë. Lexohet shumë bukur, ka gjuhë të përpunuar, të bukur dhe të habitshme herë pas here.
  23. Ymeri:  Po me shqipen nuk jeni njohur përmes Kadaresë, apo jo?
  24. Elsie: Sigurisht, ai është një autor, kam lexuar shumë poetë dhe prozatorë shqiptarë; shumë prej tyre i kam përkthyer dhe çdo gjë e kam vendosur në faqen time: ëëë.elsie.de që të jenë në dispozicion të të gjithëve që kanë interes për këtë(http://www.elsie.de/en/books.html).
  25. Ymeri:  Fishta tani njihet botërisht prej jush falë përkthimit në anglisht të veprës ‘Lahuta e Malcis’, e rëndësishme për ne por që tani lexohet edhe në anglisht. Ishte i vështirë përkthimi i kësaj vepre e shkruar në një shqipe që edhe ne shqiptarët e sotëm, e këmi të vështirë ta kuptojmë?
  26. Elsie:  E vështirë ishte, shumë e vështirë. E fillova Fishtën me kokëfortësi, siç bëj herë pas here. Kënga e parë shkoi shumë ngadalë, por më pas mësohesh me gjuhën e autorit; Fishta nuk është autor që përkthehet kollaj, është jo vetëm gjuha, por kultura e veriut, kultura e Shkodrës, kultura gege që mban; lidhjet – si mendojnë malsorët; dhe unë s’jam malësor, s’jam geg, s’jam nga Veriu, është për mua një botë e huaj. E kisha të vështirë shpesh të kuptoj, ku e kishte fjalën. Veç kësaj, kisha shumë probleme për të gjetur një fjalë anglisht, një shprehje anglisht që t’i shkonte për shtat. Të kërkoja diçka nga Mesjeta, nuk shkonte sepse Fishta nuk është autor i Mesjetës. Por përkthimi doli…!
  27. Ymeri:  Me rëndësi dhe ajo që ju bën të dashur për shqiptarët, është gjithçka bëni ju për t’i treguar botës, kulturën shqiptare. Është mision i vështirë në ditët që jetojmë? Mbajmë parasysh që nuk është aq lehtë të botosh, të përkthesh, nuk është lehtë të gjesh rrugën për të shkuar tek një lexues kapriçoz, nëse mund ta quajmë të tillë lexuesin e gjuhëve të mëdha…
  28. Elsie:  Ka disa probleme. Në nisje, bota angleze është shumë e madhe dhe nuk ka shumë interes për kultura të tjera. Për një kulturë të vogël siç është kultura shqiptarë, është shumë vështirë për të depërtuar, për të krijuar interes sepse është një kulturë që nuk njihet, është tepër e vështirë. Por gjithçka bëhet me përpjekje, dhe jo vetëm nga unë!
  29. Ymeri:  Përpjekje që janë të pakta?
  30. Elsie:  Sigurisht Ministria e Kulturës bën përpjekje por është një luftë shumë e madhe. Ama them se mund të bëhet më shumë, që të paktën letërsia shqipe të bëhet më e njohur, të ketë më shumë letërsi shqipe të njohur në botë. Historia shqiptare të njihet më shumë dhe më mirë, por e gjithë kjo varet nga përkthimet. Ngërçi i madh mendoj se është që ka shumë pak të huaj që dinë mirë shqip për të përkthyer veprat e shqiptarëve, t’i japin shqiptarëve zë!
  31. Ymeri: Një zë që shqiptarëve u mungon? Një popull që komunikon vetëm me veten e që në gjykimin tim është fatalitet. Por çfarë kemi neve për t’i thënë botës sepse njëra anë është të duash të flasësh dhe ana tjetër është, çfarë ke për të thënë…! Kemi neve për të thënë?
  32. Elsie:  Shqiptarët janë një popull memec, me zhurmë të madhe nga brenda, por që jashtë…ama disa kanë për të thënë ndërsa të tjerë bëjnë veç zhurmë dhe nuk kanë asgjë për të thënë, pork a edhe shumë të tjerë që kanë ç’të thonë.
  33. Ymeri:  Letërsia shqipe sërish…ne bëjmë një ndarje (mbase me pa të drejtë për shkak të vlerave që disa shkrimtarë i mbartik) para viteve ’90-të dhe pas viteve ’90-të. Flasim dot ne për letërsi të mirë të pas viteve ’90-të sepse ka teza që thonë se pak krijohet tani, nuk ka shkrimtarë të rinj që të jenë të fuqishëm, që kanë për të na thënë…
  34. Elsie: Një problem u krijua në fillim të viteve 1990. Para këtij viti kishte kontroll pafund, kontoll politik dua të them. Ndërsa pas viteve ’90-të, nuk kishte fare kontoll, as letrar. Kushdo që mund të kishte lekë mund të botonte; çdo fëmijë që donte të botonte, nëse prindërit kishin lekë, mund të botonte ç’të donte dhe ja ku u bë poet, shkrimtar. Kjo e çoroditi lexuesin shqiptar. Në fillim të viteve ’90-të dhe në mes të këtyre viteve, kishte shumë botime, por shumë prej tyre ishin pa vlerë. Atëhere, si do të orientohej lexuesi shqiptar? Përveç kësaj, kritikë letrare nuk ka në Shqipëri, nuk ka një traditë të kritikës letrare. Në vende të tjera zakonisht ka kritikë letrarë me njohuri të thella, që shkruajnë për librin, për botimet e fundit. Këtu sigurisht ka të tillë, por jo në atë cilësi. Zakonisht dyshoj se nëse njëri shkruan për një libër, ose e ka komshi, ose e ka farefish, ose është një lidhje parash. Zakonisht për një libër bëhet zhumë shumë e madhe dhe ditën tjetër nuk dëgjon më asgjë e kjo më bën të dyshoj. Ndaj edhe lexuesi shqiptar nuk ka shumë besim ndaj kritikës shqiptare që ka.
  35. Ymeri:  Çfarë na sjell kjo? Sepse themi se është periudhë tranzicioni por duket se po zgjat shumë. Jemi një çerek shekulli pasi komunizmi ka rënë, e nëse në raport me historinë mund të jetë vetëm 1 sekondë, për shqiptarët që kanë jetuar në këtë periudhë, janë disa vite jete…! Zhurmë, mungesë kritike…çfarë eikulibrash prish kjo në këtë kulturën tonë kombëtare?
  36. Elsie:  Këtë mund ta dinë shqiptarët shumë më mirë se unë, sepse unë vëzhgoj edhe këtë që ju thoni, zhurmë të madhe në një kafaz prej xhami; brenda ka shumë zhurmë, por jashtë nuk del. Shqiptarët hanë njëri – tjetrin, luftojnë, bëjnë debat, bëjnë zhurmë, por jashtë ka vetëm shumë zhurmë dhe kaq! Janë memecë.
  37. Ymeri: Çfarë duhet të bëjnë politikat publike, Ministria e Kulturës e institucione të tjera që të krijojë këta përkthyesit për të cilët ju flisni e që nuk ekzistojnë? Sepse në gjykimin e profesionistëve të fushës, sikundër edhe juve e keni thënë, problem më i madh i letërsisë shqipe e cila e ka shumë vështirë që të depërtojë në gjuhë të tjera, është që s’ka përkthyes letrarë…
  38. Elsie: Ky është një problem i madh që nuk ka një zgjidhje të shpejtë, por vjen shumë ngadalë. Të huajt që interesohen, që të vijnë, që të mësojnë për gjuhën shqipe, që të interesohen për kulturën shqiptare, janë fare pak.
  39. Ymeri: Shihni ju tentativa që diçka mund të ndryshojë, ashtu së jashtmi siç juve ju pëlqen, të vëzhgoni?
  40. Elsie:  E di që Minisria e Kulturës diçka po bën. Ministrja e Kulturës është vetë interprete, shumë e zonja madje, duke qenë vetë e fushës di që po bën disa përpjekje për të nxitur një shkollë përkthimi. Por është pak, diçka po bën por ky është një proces që kërkon kohë, duhet shumë kohë. E krahasoj Shqipërinë me vendet e tjera të Evropës Lindore dhe aty ka pasur tentativa për të inkurajuar përkthyesit nga jashtë; p.sh në Polini, Rusi, Çeki, donin që të huajt edhe në kohën e komunizmit të vinin dhe të mësonin gjuhët e tyre, të përkthenin letërsinë e tyre. Ndërsa në Shqipëri kjo s’ka ndodhur, shqiptarët nuk donin që të huajt të vinin këtu.

A.Ymeri: Megjithatë ju erdhët.

  1. Elsie:  Unë erdha me këmbënguljen time!

A.Ymeri:  Në nisje krejt rastësisht, pa e marrë fare seriozisht Shqipërinë. E mendonit atëhere që Shqipëria do të ishte më pas interesi juaj i madh?

  1. Elsie:  Fare! Fare! Erdha me një profesor nga Gjermania. Ai siguroi një vizë në vitin 1978 dhe erdhi me studentët. Erdhëm si turistë. Bëmë plazh në Durrës, për ne ishte shumë bukur, diell, ngrohtë, u kënaqëm. Rrethuar nga parrullat propagandistike të partisë, rroftë kështu, rroftë ashtu… ishte bukur. Nuk e mora shumë seriozisht sepse nuk jam shumë i interesuar për politikën dhe veç vëzhgoj dhe thash: Uh, më duket vetja si në një film Hollivudi.

A.Ymeri:  Si një film Hollivudi që ju nuk e morët seriozisht, por që më pas do të bëhej pjesa e rëndësishme e jetës, sepse nisët që t’i tregonit botës një pjesë Shqipërie. Si ka qenë kjo përvojë e disa dekadave? Çfarë keni zbuluar nga kjo bota jonë shqiptare?

  1. Elsie:  Përpjekja ime e madhe ka qenë të bëj që Shqipëria të njihet, të kuptohet. Që shqiptarët të njihen dhe të kuptohen. Unë pash që e gjithë kjo pasuri kulturore që është jo vetëm në Shqipëri por në gjithë botën shqiptare, kudo ku jetojnë shqiptarët, ishte e panjohur në botë. Dhe përpjekja ime ishte për ta prezantuar në librat e mij, në botimet e mija. Unë e bëra këtë sepse pash që kishte pak njerëz me njohuri për gjuhën shqipe, shumë pak njerëz. Në vitet ‘80-të, fillova të mësoj shqip. Punoja si interpret në Ministrinë e Punëve të Jashtme, si përkthyes për anglisht. Në ministri nuk kishte asnjë njohës të gjuhës shqipe dhe kur filloi nevoja për gjuhën shqipe, unë e bëra atë punë kur nisën negociatat për marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve, në një kohë që s’dija shumë shqip. Madje isha i tmerruar si interpret i shkretë që isha në atë kohë, por më pas mësova më mirë dhe duke mësuar gjuhën, duke lexuar dhe pastaj duke folur me njerëzit, mësova se kishte shumë për të bërë publike.

A.Ymeri:  Por në nisje kontaktin më të shpejtë e kishit me Kosovën sepse atje drejtoheshit për ta përmirësuar shqipen tuaj. Sot, dekada më vonë, arrini dot të bëni një krahasim për ndryshimet mes Prishtinës dhe Tiranës?

  1. Elsie: Ka ndryshime, sigurisht që ka. A ka dy kultura shqiptare? Unë them që ka! Por bashkohen dhe pas 10 viteve do të ketë një kulturë të përbashkët, por tani për tani, për shkak të historisë së dy popujve, them se ende ka dy kultura të ndryshme. Shqiptari i Kosovës është ndryshe.

A.Ymeri:  Është ndryshe në çfarë?

  1. Elsie:  Nuk di ta them me siguri, por e kuptoj këtë gjë, e shoh, dhe jo vetëm nga gjuha, diferencë që e kupton menjëherë. Por them se ka ndryshime edhe nga sjellja, kultura. Kam përshtypjen se shqiptarët e Kosovës janë më të ngadalshëm, mendojnë pastaj flasin dhe flasin ngadalë! Ndërsa shqiptarët këtu, ndërkohë kanë thënë të gjithë, gjithçka, me shumë zhurmë. Janë mesdhetarë, të gjallë, jugorë.

A.Ymeri:  Gjatë këtyrë minutave, e keni thënë shumë shpesh fjalën zhurmë. Kaq shumë përshtypje ju bën kjo zhurma jonë këtu në Shqipëri?

  1. Elsie: Po, po! Unë jetoj në Veri, jemi njerëz të gjetë. Shihni një emision televiziv, në televizioni tuaj apo kudo tjetër, ku ka një debat politik. A ka një moment që nuk ka dy apo tre persona të paktën, që flasin njëkohësisht? Unë nuk i kuptoj! Mbase ju arrini t’i kuptoni sepse jeni mësuar me 2 apo 3 persona që flasin njëkohësisht, por unë nuk i kuptoj. Unë dua të pres njërin që flet, pastaj tjetri e më pas pres të tretin që të thotë mendimin e tij, kështu i kuptoj. Por nëse janë të gjithë që flasin…s’di ç’të bëj. Ju e keni këtë aftësi që t’i kuptoni kur flasin të gjithë njëherazi?

A.Ymeri:  E kemi aftësi apo problem?

  1. Elsie: Nuk e di çfarë është, por di që arrini të kuptoni në këtë situatë!

A.Ymeri:  Në fakt edhe shumë shqiptarë e kanë problem të kuptojnë në kushtet e komunikimit për të cilat ju flisni. Por, u zhvendosëm pak nga Kosova dhe politika e cila sikudër theksoni, nuk ju intereson, megjithatë keni qenë indirekt i lidhur me politikën në një çështje shumë me rëndësi për kombin shqiptar, posaçërisht për Kosovën, keni qenë inerpret në Gjykatën e Hagës. Si ka qenë ajo përvojë për ju? Ju ka bërë të kuptoni diçka tjetër për shqiptarët apo ka qenë një punë dhe kaq!

  1. Elsie:  Stres në radhë të parë, ka qenë një punë me shumë stres. Unë kalova 12 vjet në Hagë, e fillova si interpret në gjyqin e Millosheviçit që ishte me shumë interes. Isha në mes të sallës, 2 metër larg Millosheviçit, po ishte shumë stres. Nuk mund të bënim gabim sepse ishin mediat – por kuptohet që kemi bërë edhe gabime se edhe ne përkthyesit jemi njerëz. Por veçse shumë stres, ishte edhe shumë vuajtje herë pas here. Kishe rrëfime të tmerrshme. Gjëra që më kanë prekur. Disa herë kam filluar të qaj në mikrofon kur përktheja. Një shembull: Diku afër Prizrenit, në Hoxhë të madhe apo diku përreth, forcat serbe kanë marrë të gjithë burrat shqiparë, i kanë rreshtuar buzë një lumi dhe i kanë urdhëruar të bëjnë simbolet serbe dhe të këndojnë këngë nacionaliste serbe. Njëri nuk e bëri! Serbët e qëlluan. Ai ra në ujë dhe u mbyt. Të tjerët nuk guxonin që ta nxirrnin. Arsyeja? Ky burrë nga Kosova ishte shurdh – memec dhe nuk e dëgjoi urdhrin e forcave serbe.

Kur e ka dëgjuar këtë rrëfim, fillova të qaja! E tmerrshme! Nuk arrija të punoja. Mikrofoni ishte i hapur. Ja dhashë atë kolegut dhe vetë qava me zë në sallë. Tmerr! Tmerr! Ka ndodhur shpesh, por në rrëfime të tjera duket se u mësova. Por në muajt e parë ishte shumë e vështirë.

  1. Ymeri:  E lëmë Hagën pas, për të folur për një tjetër pasion tuajin, për fotografitë e vjetra. Ju na e sillni Shqipërinë siç ne nuk e njohim, siç historianët tanë nuk na e kanë treguar, siç kërkuesit tanë nuk na e kanë sjellë. Si arrini të shkoni në gjurmët e tyre sepse shumë prej tyre janë në arkiva pritave, jo lehtë për t’u gjetur.
  2. Elsie:  Mua më intereson fotografia sepse fotografia nuk të tradhton, fotografia e vjetër të thotë të vërtetën. Ndërsa fjalët janë fjalë. Historia e shkruar është histori e shkruar. Ndërsa një fotografi nuk gënjen. Ato ekzistojnë, janë nëpër arkiva por nuk janë lehtësisht të aksesueshme sepse duhen leje të posaçme për t’i përdorur. Por unë i kam gjetur koleksionet e para të fotografive në shqip. Së fundmi kam zbuluar koleksionin e Edit Durhamit, një koleksion që në Shqipëri nuk njihet. Udhëtarja angleze e cila shkroi disa libra për Shqipërinë, mori me vete edhe një aparat të vogël Kodak. Fotografitë e saj janë të jashtëzakonshme. Ajo i prezantoi fotografitë e saj në Londër, në Institutin Mbretëror të Antropologjisë, ku ishte anëtare, para 100 viteve. u bë një mbrëmje dhe ajo i tregoi për anëtarët e këtij instituti. Pas kësaj, fotografitë ‘u zhdukën’ në arkiv. Unë pata fatin në shkurt të këtij viti, të shkoj në Londër, t’i marr fotografitë e Edit Durhamit dhe t’i prezantoj, pas 100 viteve, në të njëjtin vend, në Institutin Mbretëror të Antropologjisë ku patëm një mbrëmje me prezantimin e këyre fotografive. Tani do të përpiqemi të botojmë një album me këto fotografi. Kam rreth 30 fotografi të sajë, nga më të mirat dhe dua t’i bëj të njohura. (http://www.albanianphotography.net)

A.Ymeri:  Po tani ç’po bëni lidhur me Shqipërinë?

  1. Elsie: Projekte kam shumë por nuk e di a do të realizohen ndaj më mirë të mos flas për to. Për momentin jam duke bërë një antologji të përrallave popullore shqiptare në gjermanisht, pas dy librave të botuar në anglisht me përrallat e njohura në Shqipëri. Tani jam duke e realizuar këtë në gjermanisht por nuk është përkthim imi, janë përkthime të disa albanologëve të tjerë të njohur, Johann Georg von Hahn, Gustav Majer.

A.Ymeri:  Ju flisni për mediat shqiptare thuajse çdo 5 vjet dhe tani ja ku jemi pas 5 vjetësh në këtë inervistë bashkë. Në intervistën e fundit, keni thënë: Nuk jetoj në Shqipëri sepse është ende vend gati otoman; ende mendoni kështu?

  1. Elsie: Kështu kam thënë? Oh, jo!

A.Ymeri: Po, po e keni thënë.

  1. Elsie:  Eh! Në fakt kam thënë që s’jetoj dot në Shqipëri, por sepse unë jam person privat, dua të kem jetën time private. Ndërsa këtu, nëse takoj dikë në mëngjes dhe kam pak kollë, pasdite shkoj në anën tjetër të Tiranës dhe e përshëndes. Ai më thotë: Dëgjova që ke kollë! Thashetheme, fjalë kudo dhe unë dua të rri në kabinën time në pyll, në fund të botës, aty ku e kam qetësinë time. Dhe këtu në Tiranë, sigurisht nuk ka qetësi!

A.Ymeri: Dhe këtu nuk ka qetësi po për Shqipërinë, për Tiranën e 2016-ës, shumë e zhurmshme siç jeni kujdesur të na e thoni gjatë gjithë intervistës, çfarë mendoni? Mendoni se është bërë një qytet më i mirë? Më i keq? Më i pabanueshëm?

  1. Elsie: Të gjitha bashkë! Më i mirë është sigurisht. Më i bukur se kurrë, me një jetë të vrullshme. Më i keq sigurisht sepse ka ndotje të mjedisit, makina, zhurmë, nuk ka gjelbërim. Shqiptarët do të jenë të kënaqur kur të kenë prerë edhe pemët e fundit dhe kanë vetëm beton kudo, kudo. E shkatërrojnë këtë qytet dhe do të jetë më keq në të ardhmen, kam përshtypjen për arsyen e mjedisit. Por besoj që jetohet mirë këtu, ata që kanë durim dhe nerva, jetojnë mirë këtu besoj. Unë vij me kënaqësi këtu.

A.Ymeri: Pse kam përshtypjen se vini me kënaqësi dhe largoheni edhe me më shumë kënaqësi?

  1. Elsie: Po, po! Unë vij me kënaqësi për të qëndruar disa ditë dhe kaloj shumë mirë, por kaq!

 

“Lo sguardo oltre i confini”, romani i ri i Dr. Zef Mulaj në mediat italiane

$
0
0

“Lo sguardo oltre i confini”(Veshtrim pertej kufinjeve) eshte libri i ri i Dr. Zef Mulaj qe do te prezentohet te premten e ardheshme 22 prill 2016 ora 17.30 ne Porto Recanati, Italy. Dhe ky eveniment kaq i rendesishem kulturore nuk ka kaluar ne heshtje as per mediat e ndryshme italiane. Disa gazeta dhe radio te rajonit te Marche kane vene ne dukje kontributin e Dr. Mulaj edhe ne fushen e letersise, perveç asaj te mjekesise. Per masmediat italiane te ketij rajoni, Dr. Mulaj tashme eshte nje figure e njohur kulturore, pasi romani ne fjale eshte libri i radhes i nje liste te gjate botimesh.

“Lo sguardo oltre i confini” eshte nje roman investigativ ku pershkruan nje periudhe te trishtueshme te historise se Shqiperise, periudhen mes renies se rregjimit komunist dhe hapave te pare te instalimit te demokracise shqiptare. Autori ofron per lexuesit realitetin e hidhur shqiptare te atyre viteve, krimin e organizuar, trafiqet e armeve, te droges dhe te qenieve njerezore. Romani, na risjelle ne kujtesen tone skena te mjerueshme te njeres prej periudhave me te trishtueshme te historise sone, ku droga, trafiqet e ndryshme dhe prostitucioni ishin disa nga epitetet me te cilat parafrazoheshin shqiptaret.

Siç thote Ilaria Paradisi,  gazetare e gazetes Lo Specchio, “Dr. Mulaj me kete liber tenton ti sjelle lexuesit italian edhe anen tjeter te Shqiperise, te vlerave morale, te nje populli qe i perket nje kulture shume te lashte”.Gjergji, protagonisti kryesore i romanit, eshte simbolika e shqiptarit te ndershem, ose si duhet te ishte shqiptari, te asaj pjese te Shqiperise se shendoshe, qe lufton kunder korrupsionit e trafiqeve. Por romani eshte edhe nje liber pa kohe, ose nje liber qe vlen ne çdo kohe, qe paraqet tranzicionin e gjate shqiptare qe ndoshta ende nuk ka perfunduar, ku koha eshte ndalur diku atje larg, dhe ngjarjet duken sikur jane fare te fresketa, sikur eshte kronika e perditshme shqiptare.

Zef Mulaj me krijimtarine e tije vazhdon te shikoje larg pertej kufinjeve, ne kohe dhe ne hapesire. Me krijimtarine e tij sjelle tek lexuesit diçka qe shpresojme se e kemi braktisur diku ne fundin e shekullit te kaluar dhe kapercen kufinjet e Shqiperise per t’u treguar te tjereve se shqiptaret jane edhe ndryshe, se mund te eksportojne edhe shkencetar, edhe gazetar, edhe doktor e shkrimetare se bashku. Pikerisht si Zef Mulaj.

Valentin Bruçaj

 



                       

More vesh, mora thuaj…

$
0
0

Nga Kristaq Turtulli

 

                                                                       Tregim

            Kur hyra në hollin e hotelit të gjeja një dhomë dhe të flija një natë. Pashë një grua plakë me tualet të rëndë, të veshur me një rozë të ndezur, si koketë, vërtiste një tufë çelësash në duar dhe i fliste ashpër një vajze të re:

            -Dëgjo çupë e mbarë, unë s’ paguaj të vish vërdallë, more vesh mora thuaj. Ndryshe merr xhaketën dhe hajt…

             - Zonjë, jam shtatzënë dhe djali juaj..,- mërmëriti vajza.

-Ou, djali juaj, djali juaj. Ai për momentin s’ është këtu,- e ndërpreu plaka:- Tani këtu jam unë, more vesh, mora thuaj, hajt shko.

            Vajza pa thënë gjysmë fjale u largua duke qarë. Seç më kujtonte dikë kjo fytyrë e rrudhur, ky zë i ashpër gruaje dhe thënia acaruese: ‘More vesh, mora thuaj’.

            -Dhomë doni zotëri,- mu drejtua gruaja plakë me zë të bezdisur dhe më gërmoi me sy.

-Po. Ju jeni pronarja e hotelit?- e pyeta me qëllim.

Ajo mblodhi buzët me bezdi të hapur nga pyetja ime dhe mërmëriti:

-Unë…djali, ç’ rëndësi ka. Doni dhomë apo jo!?

Kjo plakë me tualet të rëndë dhe veshur me tesha rozë të ndezur, dikë më sillte ndërmend. Ajo më tha çmimin e dhomës. Pa ja ndarë sytë plakës i dhashë lekët dhe mora çelësin. Ngrita valixhen dhe bëra të largohesha. Befas u ndala dhe u ktheva nga ajo.

-Më falni zonjë, më lejoni të pyes,- i thashë dhe pa i dhënë kohë të përgjigjej vazhdova:- Mos jeni Keti Gjylaneti?

- Po, unë jam,- ia bëri ajo zë grindur:- Ju kush jeni?

- Altin Madhi, ish nxënësi juaj…

-Ah!- ia bëri ajo, picërroi sytë e plakura dhe instinktivisht shqiptoi: -Ti je ai, Madhi…i…i…i!

            Ashensori i hotelit s’ punonte. U detyrova të ngjitesha në këmbë. Hyra në dhomë. Ambienti ishte i ftohtë, i huaj, muret e lyera me ngjyrë rozë të shpëlarë. Një shtrat, një tavolinë e ngjeshur pas murit dhe një stol. Përballë dritarja. Lëviza perden e trashë. Qiell i vrenjtur, kishte filluar të rigonte shi dhe qyteti më ngjau ngjyrë gri. Aty përtej në atë grumbull të dendur shtëpish, me tjegulla të kuqe, ngjeshur njëra pas tjetrës, ku mezi dallohen rrugicat e kalldrëmta gjendet ish shtëpia ime. E shita përpara se të merrja rrugën e kurbetit. Vështrova sheshin, mu duk tmerrësisht i vogël dhe makinat si breshka. Dreq o punë, vij si jabanxhi në qytetin ku u linda u rita dhe fle në hotel, ku është pronare ish mësuesja, plakesha Keti…

 

-Do them një sekret:- me pëshpëriti Dea sa u ula në bankë. Topolakja Dea ishte e zgjedhura e ëndrrave të mia. E doja me shpirt.

- Pa hë,- i thashë i llastuar e buzagaz. Eh, kush s’ i do sekretet.

            -Di vijë Keti si mësuese kujdestare. Sa qejf,- ia bëri ajo dhe largoi me delikatesë krelen e flokut të verdhë që i harlisej në ballë.

            Buzëqeshja mu tret. Isha gati ti thosha: ‘Ç’të keqe ke parë nga mësuese Julia që na u gëzuake kaq shumë me ikjen e saj!’

- Ketin mami im e ka shoqe,- shtoi ajo.

Flokët e mrekullueshëm të Deas më ngjajnë si të ngrira në niseshte, siç ngrin nëna ime kortinat, mbulesat e tavolinave dhe shportat e vezëve të punuara me grep

- Po mësuese Julia?- E pyeta me gjysmë zëri.

-Ajo do lindë bebe.

Pa ditur ç’ ti thosha vështrova tavolinën e mësueses dhe përnjëherë mu duk e largët, me tis të mjegullt përsipër. Mësuese Julia ma kapi sakaq shkëndijimin e syve dhe kuptoi dëshirën, ndaj hoqi nga banka Bertin shalëgjatë dhe, më vuri pranë të ëmblën, topolaken, bukuroshen Dea. Unë me vete e quaj Dea e Butrintit, erdhi u ul pranë meje gjithë naze, si kotele. Ajo është vajzë vetme mes katër vëllezërve, bija e shoferit të Kryetarit të Komitetit të Ekzekutiv të rrethit, më parë ati punoi shofer në ambasadë të një shteti të madh. Dea gjithë naze më vendosi doçkën në sup dhe më pëshpëriti:

-Jam vajza e pleqërisë dhe mami im është modhistër në rrobaqepësi. Pas pak më pyeti:-Po ti?

Unë ngrita supet dhe i thashë:

- Jam më i vogli nga vëllezërit.

 E ëma e vesh Dean me palltoçka e fustanka të prera e të qepura me shije e ngjyra të forta ku më shumë spikat e portokallta. Dea dallohet mbi të gjitha vajzat, është kukulla e klasës. Flokë artë, me onde si valë deti, lëkurë bardhë, delikate si lëmesa e qepës. Hunda e bukur i harmanizohet me gojën e vogël si kuti dhe sa herë qesh  i formohen dy gropka të mrekullueshme, i bëjnë fytyrën si kartolinë e ndonjë artiste e huaj të cilat i ruan nëna me kujdes në sëndukun e vjetër. Dea ka doçka të vogla e gishta të plotë, ku ndrisin si alabastër thonjtë e vegjël. Delikatesa e Deas më detyroi të mbahen pastër, të krihem dhe të pres thonjtë rregullisht. Pantallonave me arnave dhe bluzave të vjetra s’ kisha ç’ tu bëja, ishim të varfër, babai i sëmurë dhe familja jonë me shumë fëmijë vërtetej vetëm me rrogën e vëllait të madh.

Në orën e vizatimit kur po mprihte lapsin, Dea zhvoshki lëkurën. Ajo klithi dhe vështroi sy shqyer vendin e lënduar ngjyrë portokalli që pas pak buisi një bulës gjaku. Sytë e saj të bukur u rrëmbushën nga lotët. Ndërsa mua gati sa s’më pushoi zemra, prej frikës mos i ndodhte Deas sime ndonjë hata e paimagjinueshme. Mësuese Julia e qetësoi, i mjekoi plagën, pa i nderë sytë nga fytyra ime e zverdhur si limua.

Një ditë shkova me vonesë në orën e mësimit, shtruam babanë urgjent në spital. Futa çantën prej pëlhure poshtë bankës dhe kur nxora me nxitim librat dhe fletoren e leximit, më ra përdhe një fletë fletoreje. Mësuese Julia u ndodh aty, u përkul ngriti fletën e rrëzuar dhe e lexoi me kureshtje çfarë ishte shkruar në të. U mblodha në bankë si esh prej turpit, ishte vjersha ime sekrete dhe nuk doja të lexonte kush. Mësuese Julia vështroi buzagaz pështjellimin tim. U përkul pranë meje dhe më foli në vesh të mos dëgjonte kush:

-Bukur Altin, vazhdo shkruaj. Mësuesja e di kujt ja ke kushtuar vjershën.

U bëra lulëkuqe dhe mallkova veten për pakujdesinë e pafalshme. Por mësuese Julia më ngushëlloi.

-Përse mërzitesh. Shpirti i bukur i këndon së bukurës.

Prania dhe fjalët e ngrohta të mësuese Julias më mbushën shpirtin, unë e adhuroja atë. Mungesa e saj më krijoi angështi në shpirt, do gjeja në klasë boshllëk. Por e qetësove veten kisha Dean dhe mësuese Julia do bëhej me bebe të mrekullueshme siç është vetë.

Mësuese Keti më së shumti punon në sekretarinë e shkollës dhe nuse e shefit të degës së punëve të brendshme. Dy herë i kam hyrë në zyrë më ka mbërthyer shikimi i akullt  dhe më ka gozhduar tonin e zgjatur, acarues i zërit të saj kur shqipton mbiemrin tim:

-Ah, ti je ai i Madhe… v…e…e…e…e, kështu!

Mësuese Keti  hyri në klasë me hap të rëndë, duke mbajtur regjistrin në gjoks me të dy duart e shëndosha. Ajo qe veshur si zakonisht, me këmishë ngjyrë kaki mbërthyer deri në grykë si kinezët. Mbasi ishte koha e revolucioneve kulturore kineze dhe ne u bëmë si ata e, me pantallona po kaki. Ne u ngritëm në këmbë si me komandë. Ajo u ndal në mes të klasës me shpinë nga dërrasa e zezë. Përfshiu me një vështrim të rëndë gjendjen dhe bëri:

-Hëm…m…m, – të zgjatur dhe lëvizi krahun në shenjë të uleshim.

La regjistrin në tavolinë.

-Më njihni, jam Keti, do zëvendësoj mësuese Julinë. Morët vesh, mora thoni,- heshti një hop dhe lëshoi një pasthirrmë të zgjatur. Dea e gëzuar më kapi për dore, lëvizje që syri vigjilent i mësuese Ketit e kapi në çast dhe tha:

-Me sa shoh, mësuese Julia nuk ka punuar mirë. Në interes të mësimit do të bëj disa lëvizje të nxënësve nëpër banka. Ja, për shembull, me nxënësin Madhi kush ka qenë më parë në bankë?

-Me mua,- kërceu Berti shalëgjatë dy banka më pas.

-Shumë mirë. Ngrihu ti vajzë dhe shko në vendin e atij djalit dhe ai të vijë këtu,- urdhëroi mësuese Keti:-Hajt, lëviz shpejt mos na ikë ora e mësimit.

Largimi i Deas dhe ardhja e Bertit shalëgjatë më trishtoi. Çuditërisht me kaq ndryshimet u bënë në klasë. Mësuese Keti u rehatua në karrige dhe vështroi klasën e kënaqur. Vendosi me ceremoni syzet e mëdha optike dhe me zë kumbues nisi të bënte apelin e nxënësve. Kur erdhi radha te emri im, zëri iu bë i rëndë dhe me ton zgjatur si oshtimë:

-Altin Madhi…i…i…i!

-Këtu,- brofa unë në këmbë.

Ajo rrëzoi syzet mbi hundë, më këqyri sikur më shihte për herë të parë dhe mërmëriti:

-Ah, je ti bankës! Ulu.

Unë s’ e kuptoja përse mësuese Keti kërkonte të grisej me mua, kur isha nxënës i rregullt, me nota shumë të mira dhe jo si Berti shalëgjatë që fuste gishtat në hundë, i bënte qyret topka të vogla dhe gjuante pas shpine shokët e klasës.

Dy orët e para mësuese Keti bëri pyetje të shpejta, kontrolli. Unë ngrija dorën, por ajo as i hodhi sytë fare nga unë, pyeste nxënësit e tjerë, vinte nota të mira dhe ia mërmëriste e kënaqur:

- Shumë mirë, shumë mirë.

Me thënë të drejtën fillova të ndjehesha disi i shkujdesur se më në fund më la të qetë. Në pushim Dea mu afrua pranë, mu lut të përsëritnim së bashku, si zakonisht mësimin dhe më tha të mos mërzitesha që iku, fundja dy banka më tej qe. Unë bëra një lëvizje me dorë gjoja i shkujdesur. Në orën e tretë, në lëndën e leximit kishim për detyrë të komentonim një skicë të një tregimtari të realizmit socialist që fliste për të varfrit dhe të pasurit.

Mësuese Keti, hapi librin e leximit, mëshoi me dorën e mbledhur grusht mbi faqen e hapur dhe lexoi me zë të ulët emrin e autorit dhe tha:

-Ky është shkrimtar i madh,- pastaj mori shkumësin, shkroi në dërrasë emrin e mbiemrin e autorit dhe titullin e skicës. U kthye nga klasë dhe foli me ton solemn:

-Kush do na flasë për këtë skicë të bukur, ku flet për realitetin e hidhur, hë, kush!?- shikimi i saj brodhi në klasë, u ndal te unë:- Ja ti Madh…i…i…i  për shembull ç’ mund të na thuash.

Me shumë dëshirë brofa në këmbë. Unë e kisha mësuar me shumë qejf skicën, e doja me shpirt letërsinë, adhuroja shkrimtarët dhe poetët. Nisa të flisja me pasion për autorin, jetën e tij, për temën dhe idenë.

-Mirë, mirë,- më ndërpreu mësuese Keti:- E shoh, e ke mësimin, qenke dhe nxënës i mirë. Por dua të dëgjoj nga ty më konkretisht, pa ta ilustrojmë në mënyrë të dalë kuptimi më i plotë. Si mendon përse kanë qenë të ligj borgjezët që i pinin gjakun popullit fukara, hë?!

Ngrita supet dhe mërmërita.

-Se ishin borgjezë…

-Shumë mirë, ishin  borgjezë. Me sa di unë edhe familja juaj ka qenë borgjeze, apo jo? More vesh, mora thuaj.

-Nuk e di mësuese.

-Nuk e di! Duhet ta dish mirë që dhe prindërit e tu kanë qenë borgjezë si të tjerët, të ligj, të pamëshirshëm.

Unë s’fola, klasa heshte. Gjendje e nderë ishte, apo më dukej mua ashtu. Mësuesja përfshiu klasën me një shikim të rëndë dhe vazhdoi:

-Pa më thuaj një cikë, ti Madhi…i…i…i, si ja pinte gjakun popullit fukara, familja juaj?

Mu tha pështyma në fyt. Nuk di që prindërit e mi të kenë pirë ndonjë herë gjak! Babai i sëmurë, nëna shpirt njeriu, i vjen keq të vrasë një vizë. Familja ime është e këputur s’ka ku të vejë! Ku dija përse fliste mësuesja, unë linda i varfër dhe s’ kisha pirë qoftë e një herë një pikë qumësht dhe të haja një fetë bukë të bardhë me gjalpë dhe reçel si Dea dhe Berti shalëgjati. Prej varfërisë e mjerimit u sëmur babai dhe motra. Kaq të keq paskësh qenë borgjezët xhamën, kur babai im çuditërisht mburrej me të shkuarën e familjes sime, thoshte: ’Në do të quhet qyteti ynë qytet me fytyrë evropiane, merita në radhë të parë i përket familjes sonë për dhuratat e shumta që i bëri. I dhuroi qytetit spitalin për tu kuruar, liceun për tu arsimuar dhe bibliotekën për të kulturuar…’

-Fol!- dëgjova shungullimën e zërit të saj:- Tregoji, thuaji klasës, ndryshe do vë një njësh të madh.

S’ flisja. Më vinte të bërtisja, të qaja me të madhe. S’ duhej të bërtisja dhe as të qaja. Klasa më sillej rrotull dhe fytyrat e shokëve dhe shoqeve të klasës sa vinin dhe deformoheshin gjithnjë e më tepër. O zot, vetëm zali mos më bjerë. Nuk dua të qeshin me mua. Më dridhej i gjithë trupi, por s’ dija se çfarë të thosha. E kuptoja që ajo shpifte. Le të vinte njëqind njësha, një milion, një miliard. Prindërit e mi janë më të mirë e zemërbardhët në botë. Një lëmsh i madh më ishte mbledhur në fyt. Përse më torturon kaq keq kjo mësuese Keti me uniformë kaki, çfarë i kam bërë?

-Nuk dashke të flasësh, hë!- zëri i saj u bë tmerrësisht i ashpër:- Për mua je nxënës i dobët, po të vë një njësh të madh. More vesh, mora thuaj. Ulu.

U mata ta kundërshtoja, por ndjehesha i pafuqishëm. Se më vuri njësh nuk u përmbys bota. Nuk e di ku u ula, Berti shalëgjatë me shtyu me forcë, gati sa s’u gremisa. U ktheva nga ai, e pashë me egërsi. Koka më gjëmonte, më vinte për të vjellë, s’ më rihej në klasë dhe zilja vononte të binte. Më në fund ra zilja. Rrëmbeva çantën prej pëlhure dhe pa parë majtas dhe djathtas u turra jashtë. Zemra rrihte me furi, më dukej sikur do shkulej prej gjoksit dhe do binte përdhe ne korridorin e pistë të shkollës. U ndala një moment të mbushesha me frymë. Pas meje dëgjoj hapa të shpeshta, dikush në kapi nga bërryli. Ishte Dea sytë i kishte të përskuqura.

-Ua sa turp moj nëne! Qenke borgjez i keq dhe unë se dija! S’ jemi më miq, ta dish, – tha zë holluar, më ktheu shpinën dhe iku.

Uh, dhe Dea më duhej tani. Mu bë sikur mu dha e fshikullimi i fundit e ndëshkimit. Doja të qaja, më dukej do vdisja po mos nxirja dertin, por s’ duhej të qaja…

 

KRISTAQ TURTULLI

 

 

A duhet kërkuar Trojën buzë lumit Buna?!

$
0
0

Nga Dr.Prof.Jahja Drancolli

 

Kacafytet një dijetar ulqinak me një dijetar venedikas se kush e kishte zbuluar Trojën në brigjet e lumit Buna? Aty pari kishte rastisur ipeshkvi i Ulqinit (1480-1485), kosovari i Novobërdës, Martin Segoni (Martinus Segonius Nouomotanus), doktor i arteve dhe i drejtës kanonike (në Padova gjatë vitit akademik, 1474/5). Duke u spikatur me shkrimet e tia historiko-gjeografike në gjithë Europën (“Traktati mbi mbrojtjen e Otrantit [...]”, “Mbi rrugët nga të cilat duhet sulmuar turqit”, “Mbi trevat e Dalmacisë prej të cilave barbarët ndërmarrin sulme në vende gjermane”, etj.), dhe duke iu referuar Homerit, Herodotit, Tukiditit, Strabonit, Prolemuet, e ndonjë tjetër, Segoni nisi për t’i bindur se asnjeri preje tyre nuk e kishte zbuluar Trojën buzë lumit Buna, por Troja e vërtetë sipas tij gjendet jo në Dardaninë e tij (Kosovë), por në Dardaninë e vëllezërve të tij, te ish- ILIOS-i (Iliri) në dalje të Dardaneleve në mes të Europës dhe Azisë së Vogël. Pikërishtë, këtu nisë edhe historia e Dardanëve dhe Dardanisë, ndërsa trashëgimia arkeologjike e tyre do të zbret edhe shumë më thellë!

Faik Konica për Ismail Qemalin: I korruptuar nga shpirti e nga zakonet, pa ideal dhe pa parime, i gatshëm për të gjitha kompromiset

$
0
0
Faik konica ka dhënë një intervistë për “Universul” më 10 janar 1914, ku është pyetur për Ismail Qemalin dhe Esat Pashën, ndërsa përgjigja e tij nuk ka qenë pozitive.
Cila është situata e brendshme politike në Shqipëri, a ekzistojnë atje parti politike dhe cilat janë programet dhe pikëpamjet e tyre? A varen programet e tyre politike nga besimet fetare?
Në Shqipëri ka dy parti të mëdha, të cilat nuk janë ende të organizuara përfundimisht: partia nacionaliste me nuancë liberale dhe partia reaksionare konservatore, turke për nga fryma. Klasa e kultivuar në përgjithësi dhe shqiptarët e Rumanisë dhe të Amerikës bëjnë pjesë në të parën, myslimanët dhe grekomanët me shkolla të kryera në Stamboll përbëjnë të dytën. Besimet fetare nuk hyjnë në formimin e këtyre dy partive.
Nacionalistët kërkonin në kohën e regjimit turk autonominë administrative dhe përdorimin e gjuhës shqipe, ndërsa unë me grupin tim deri edhe ndarjen nga Turqia. Partia reaksionare donte, përkundrazi, statu-quo dhe ruajtjen e bashkimit me Turqinë. Mbas luftës [ballkanike, – A.P.] nacionalistët e përshtatën programin duke kërkuar një shtet të ri, me konceptime të reja, i cili të shkëputej nga traditat orientale: një shtet nacional për nga fryma dhe oksidental për nga metoda. Me njerëz të rinj për këto situata të reja. Partia reaksionare kërkon vijimësinë e sistemit dhe frymës së administratës turke me gjendjen e vjetër të punëve. Nacionalistët dëshirojnë të kombëtarizojnë edhe kultin. Të dy udhëheqësit e Shqipërisë aktuale, sa Esad Pasha aq edhe Ismail Bej Qemali, bëjnë pjesë në partinë reaksionare, duke përdorur dhe duke imponuar gjuhën turke në administratë në vend të gjuhës kombëtare, çfarë është skandaloze.
Të dyja këto parti politike a janë dakord për emërimin e një princi të huaj? A është princi Wied i pranueshëm nga këto parti?
Reaksionarët, përshtat parimeve dhe pikëpamjeve të tyre, dëshirojnë një princ musliman, ndërkohë që nacionalistët, duke qenë se nuk ekziston ndonjë dinasti kombëtare, kërkojnë princ të huaj. Populli, siç është i lodhur nga kaq trazirë, duke dashur të shpëtojë nga luftërat e brendshme dhe duke marrë vesh që princi Ëied është i pëlqyeri i Fuqive të Mëdha, e ka pranuar në heshtje.
Si mund të shpjegohet komploti më i fundit turk në Shqipëri?
Shumë thjesht: klasat drejtuese, të varfëruara mbas lufte dhe duke pasur nevojë për para, morën para dhe bënë komplotin në interes të atij që ka paguar dhe që do të pagojë edhe më.
Ç’opinion keni zotëria juaj për këto dy personalitete “en vogue” [fr. në modë, – A.P.] tani në Shqipëri: Esad Pashën dhe Ismail Bej Qemalin?
Ismail Bej Qemali, një “fileu” bizantin, i korruptuar nga shpirti dhe nga zakonet, pa ideal dhe pa parime, i gatshëm për të gjitha kompromiset. Esad Pasha është një “condotier” mesjetar, që as nuk di metodat as nuk ka skrupujt e një shtetari modern. Është nga shkolla e Abdul Hamidit, prej së cilës ka ruajtur një suvënir të gjallë. Mirëpo është energjik dhe, po të drejtohej mirë, mund të përdorej me dobi për rivendosjen e rendit në Shqipëri. Nga natyrat e tyre do të kuptoni edhe aktet e tyre.
Ç’parashikoni zotëria juaj për shtetin e ri shqiptar?
Shqipëria, që del nga një krizë e tmerrshme (katër vite kryengritjesh dhe një vit pushtimi, pra pesë vite trazirash) dhe që ka qenë sunduar për katër shekuj nga brutaliteti dhe keqqeverisja e regjimit turk, ndodhet – afërmendsh – si një i sëmurë që nuk është lehtë të ngrihet në këmbë, punë që do të dojë disa kohë, porse jam absolutisht i bindur për vitalitetin, energjinë dhe të ardhmen e saj.”
Nga: “Universul”, XXVII, nr. 8, 10 janar 1914 © shqip Intervista sillet nga studiuesi Aurel Plasari.Sot News

Doli nga shtypi ne Amazon romani me i ri i shkrimtarit Kristaq Turtulli “IKJE PREJ VETES”

$
0
0

Doli nga shtypi ne Amazon romani me i ri i shkrimtarit Kristaq Turtulli ”IKJE PREJ VETES”
” Në qoftë se princi Hamlet kishte të drejtë, – është shkruar në librin e diellit: – E vetmja përgjigje e Horatit, mikut të ngushtë, ishte; ‘të vazhdonte të zgjeronte limitin e mendimeve të tij.’ Me pak fjalë, të vazhdonte të ëndërronte…”
Romani “Ikje Prej Vetes” është një prozë e fuqishme, meditative, artistike, filozofike e ditëve të sotme. Tema është marë nga realiteti i sotëm shqiptar, ku jepet me forcë dhe vërtetësi pasqyra reale dhe gjendja në Shqipëri. Trajtohet kriza e familjes së sotme, shoqërisë, fati i artistit dhe njeriut të ndershëm në krizën e sotme sociale.


Për ata që duan të dinë se çfarë ka arritur shkenca e sotme për Shqipërinë mesjetare. Çdo gjë tjetër është spekulim me shkencën

$
0
0

Nga Jahja Drancolli

 

Përgjithësishtë është e njohur se nocioni Albanon (Άλβανών), doli nga emri i fisit ilir Άλβανοι, që përmendet nga gjeografi i shek. II, Ptolomeu. Arbëria ose Arbënia është emër mesjetar që i referohet jo vetëm Shqipërisë së sotme por edhe terretoreve të tjera shqiptare të Ballkanit. Ndërsa, etnonimët mesjetare: arbër, arban ose arbresh, pas pushtimit osman janë përdorur për shqiptarët e diasporës më Itali, Dalmaci dhe Greqi.
Deri vonë ka dominuar mendimi se ç’prej Prolomeut deri në shek. XI, kur është menduar për “rishfaqjen” e vëndemrit Arbanon, Albanon, ekziston një heshtje 9 – shekullore e burimeve historike. Sot ka prova solide sipas analeve dhe kronikave raguzane (Arbania, Albania), si dhe të atyre bizantine (Άλβαnia), të cilat dëshmojnë se vëndemri dhe etnonimi janë përdorur pa ndërprerje, që nga shek. II deri në shek. XI. Një tjetër argument i rëndësishëm për kontinuitetin e vëndemrit dhe etnonimit mesjetar, shpjegohet nga veprimet fonetike, respektivisht nga ligji i metatezës ose i rirenditjes së bashkëtinglloreve së paku nga shek. VIII. Këtej, emri i ujdhesës Arba/e quhet Rab, nga Albona del Labin. Në burime mesjetare serbe nga Arbanon i Ataliatit dhe i Ana Komnenës del vëndemri Raban, dhe mbiemri rabanski.
Pjesa e madhe e historiografisë ballkanike arealin gjeografik dhe politik të Arbërisë mesjetare, në mungesë të burimeve të kohës e kanë përkufizuar në një zonë të vogël malore ndërmjet lumenjve Mat dhe Drin, ose në katërkëndshin hipotetik Tivar – Prizren dhe Vlorë – Ohër. Së këtejmi, këtu, nga kapërcyelli i shek. XI, der në fillimet e shek. XIII ishte themeluar principata e Arbërit me seli në Krujë. Nga viti 1272, mbreti Karli I Anzhuin kishte themeluar “Regnum Albaniae” (“Mbretërinë e Arbërisë). Ndërsa, mbretërit e Rashës, Milutini e Dushani vetën e quanin edhe për mbretër të Arbërisë, argument ky i fuqishëm për ekzistimin e formacionit politik arbëror gjatë gjithë mesjetës. Pas rënies së shtetit të Dushanit, Arbëria udhëhiqej nga familjet bujare arbërore: Arianiti, Balshaj, Dukagjini, Kastrioti, Muzakaj, Shpataj, Topia, Zenebishi, e ndonjë tjetër. Me dorëzimin e Durrësit (1501), Tivarit dhe Ulqinit (1571), Arbëria pasi që kishte rënë përfundimisht nën osmanët, është shoqëruar edhe më një sërë ndryshimesh si në strukturën e vëndemrit ashtu dhe të etnonimit.
Duke u ngjitur në shekujt e mesjetës, të kushtëzuar nga hapsira etnike dhe kompakte dhe fatkori politik, emërtimet gjeografike e politike, si: Arbanon, Arbëri ose Epir e Dardani, përfshinin trevat e sotme të Kosovës, Serbisë, M. të Zi, Maqedonisë e të Greqisë. Të tilla njoftime datojnë që nga mesjeta e herëshme, si bie fjala, Lapiam (Lab, Llapi). Si pjesë të Arbërisë, Kosovën e shohim te kronisiti francez i shek. XIV, Filip de Meziere, i cili provonte të dëshmon se Beteja e Kosovës ishte zhvilluar në Arbëri. Mendime paksa identike ndeshim sërish te një udhëpërshkrues frëng, respektivisht te Brokieri (pjesa e parë e shek. XV), sipas të cilit, pjesa e madhe e Kosovës së sotme ishte përfshirë në kuadër të Arbërisë. Njoftime të këtilla ndeshim edhe në dokumentacionin austriak, osman e italian të shek. XV-XVIII: “perandori austriak, Leopoldi theksonte se ushtritë e tij luftonin në Arbëri (kur hynë në Kosovë)”, “Prishtina në Arbëri”, “Peja qytet në Arbëri”, “Prizreni, kryeqytet i Arbërisë”. Në mënyrë ekuivalnete me konceptin Kosova pjesë e Arbërisë, dokumentacioni i kohës dëshmon edhe për Kosovën në kuadër të konceptit Epir. Të tilla janë njoftimet: “ Hasi, jo fort larg Prizrenit, provincë në Epir”, “Prishtina në Epir” “Peja në Epir”, “Prizreni në Epir”, etj. Përveç apelativave, Kosova si pjesë e Arbërisë dhe e Epirit, Kosovën e sotme e ndeshim edhe si pjesë të Dardanisë dhe të Mezisë së Eperme.

 

 

 

Ardit Bido, sjell historinë e Kishës Ortodokse në Shqipëri

$
0
0

“Kisha Ortodokse Shqiptare, një Histori Politike 1878-1937”, tashmë në një libër

“Kisha Ortodokse Shqiptare, një Histori Politike 1878-1937”, quhet libri me autor gazetarin Ardit Bido, i cili u promovua dje në prani të historianëve dhe studiuesve. Me parathënie nga prof. dr. Ferit Duka ky studim ka nisur 3 vite më parë dhe bazohet në arkivat shqiptare ato greke. “Libri trajton një histori deri në vitin 1937, mirëpo në të do të shohim se ka shumë përafërsi të së djeshmes dhe të së sotmes. Do të shohim në këtë libër se si Greqia tentonte që të fuste njerëzit e saj në Sinodin e Shenjtë të Kishës, sidomos për dy qarqet Gjirokastër dhe Korçë. Do të shohim se si tentonte të krijonte një gjyq kishtar me shumicë të emëruar nga patriakana, që fatkeqësisht u realizua vetëm para një muaji. Se si kur ndodhnin histori patriotizmi shqiptare, reagimi i parë i shtetit grek ishte mbyllja e kufijve, siç na ndodhi 3 vite më parë në Përmet. Se si tentonte që të hapte sa më shumë shkolla greke, nën maskën e kishës ç’ka fatkeqësisht mund të them se ndodhen sot. Se si drejtuesit kishtarë të huaj pretendonin, shtireshin se nuk dinin të flisnin dhe të predikonin në shqip. Se si tentonte të fuste përçarje ortodokse shteti grek mes komuniteteve fetare, por që në të gjitha rastet nuk ia arriti ta realizonte dot, falë një pune atdhetare të drejtuesve politikë ortodoksë të asaj kohe, si Koço Kota, Pandeli Evangjeli e të tjerë me radhë dhe falë klerikëve të asaj kohe”, u shpreh autori Bido. Prof. dr. Ferid Duka e ka quajtur librin një kombinim të historiografisë me shkencat politike. “Ky libër ka të bëjë me një problem esencial kombëtar, siç është problemi i Kishës Ortodokse, i historisë së saj dhe sidomos i kombëtarizimit, përpjekjeve për kombëtarizimin e Kishës Ortodokse Shqiptare”, – tha prof. dr Ferit Duka. Historiania Nevila Nika tha se komuniteti ortodoks nuk gjendet vetëm në dy qytete dhe ky libër do të ndihmojë shumë të rinjtë për të njohur historinë e Kishës Ortodokse Shqiptare. “Ky libër mua më ka lënë një shije jashtëzakonisht të mirë. Unë vetë kam punuar me dokumente për historinë e komuniteteve fetare. Historinë e komuniteteve fetare tashmë e njohin të gjithë. Të gjithë flasin për prishjen e kishave dhe xhamive, por pasuria që ato ruanin brenda ishte dhe më e madhe sesa ndërtesa. Ka një përplasje shekullore me fqinjët tanë jugorë, veriorë dhe lindorë. Nga të katër anët kemi pasur probleme. Klerikët ortodoksë shqiptarë kanë ndihmuar dhe kanë kontribuar në çështjen tonë kombëtare. Ajo që të rinjtë nuk dinë dhe që po mundohemi t’jua transmetojmë, është se komuniteti ortodoks nuk është vetëm në dy qytete, por shumë më gjerë”, tha ish-drejtoresha e arkivave, Nevila Nika./Shqip

 

 

 

Frangu i Bardhë – Rojë e continuum­it tonë identitar

$
0
0

Nga Ledi Shamku

  

“Legere et non intelligere, negligere est”[1] ­ Katoni

 

Jo rastësisht Dictionarium-in Bardhi e filloi me maksimën e Katonit; ai dyshonte se, sikundër kish ndodhur me Budin ca më parë, edhe ai do të lexohej por rrezikonte të mos kuptohej. Dhe ndofta ka pasur të drejtë në dyshimin e tij,  pasi ende sot, pas gati 400 vjetësh, vërtet që Dictionarium­i është lexuar e rilexuar, por qëllimi i ndërmarrjes së kësaj nisme në 1635­n e largët është “neglizhuar”nga shumëkush; dmth ky qëllim ose nuk është kuptuar, ose në është kuptuar, nuk është nxjerrë në pah. Kështu është bërë shprehi t’i mëshohet vetëm shqetësimit objektiv të humanistit të ri lidhur me “ghiuhene tane, ghi po bdarete, e po bastarξohete…”. Në fakt qëllimi i Bardhit do ketë qenë më tepër se kaq; Dictionarium­i, atij dhe udhërrëfyesve të gjindjes, do t’u shërbente si mur mbajtës për truallin shqiptar, që ai të mos shkimej kundrejt korpusit europian – me të cilin kish qenë i pandarë – si rezultat i veprimit të një erozioni shpirtnor që në shek. XVII, me osmanizmin, ish thelluar. Naltimin e këtij muri mëtonte Bardhi e pikërisht këtu duhet kërkuar shtysa e aksionit të ndërmarrë prej tij dhe mbështetjen e Pontifikatit Roman. Çështja Gjuhësore, përsa e rëndësishme (kjo theksohet qartë në parathënien e tij) do të shpalohej nga Bardhi si dytësore kundrejt Çështjes Religjioze (identitetit shpirtnor). Të atij identiteti që shqiptarët prej shekujsh e kishin të përbashkët me Kontinentin e Vjetër. Identiteti shpirtnor që në Mesjetë njëjtësohej rëndom me identitetin fetar e që shpesh përcaktonte sistemin shoqëror, plazmonte dhe njëtrajtësonte mënyrën e organizimit të jetës, pavarësisht nga gjeografia dhe raca. Ruajtja dhe forcimi i konotacioneve etniko­shpirtnore të vendit do ta rriste vetiu qëndresën ndaj tjetërsimit dhe ndaj përdhunës.

*          *          *

Më 1956, Injac Zamputi botoi “Të dhana të reja mbi gjendjen ekonomike, shoqnore e politike të vendit tonë në shekullin e XVII-të”, punim që bazohet mbi Regjestin e materialeve dokumentare të nxjerra si fotokopje nga arkivi i Propaganda Fide SRCG, të periudhës 1628-1656. Si kohë nistore këto përkojnë me largimin e F. Bardhit nga Shqipëria, tashmë i dorëzuar prift, drejt Loretos (kolegji Ilirian) dhe vijojnë edhe 13 vjet pas vdekjes së Frangut t’Bardhë. Nuk po ndalemi në shestimin e të dhënave me natyrë mirëfilli historike, sadoqë duke qenë burimore dhe arkivore, ato kanë shumë rëndësi në përkapjen e thelbit historik, politik, social e kulturor të Shqipërisë Mesjetare. Ajo çka rrëmben vëmendjen e kësaj parashtrese janë 6 letra të Bardhit që përshkruhen në punimin e Zamputit. Ky i fundit shprehet se: “…këtu kemi të bajmë jo me një prelat që administron në mënyrë të zakonshme çashtjet shqiptare, por me një njeri që ka iniciativë, vepron mbrenda rregullave por edhe jashta rregullave të shënueme nga tradita, si ta lypë nevoja dhe përpiqet t’i sigurojë vendit e kishës vendase njerëz t’aftë si veten e me kulturë[2]. Në vështrim të parë duket paradoks që një rregulltar i Kishës s’Shenjtë t’veprojë brenda e jashtë rregullave. Cilave rregulla? Ja si informon vetë Bardhi ­ Episcopus Sappatense ­ në vjetin 1637: “Mbasi këta priftënt e mij shqiptarë nuk e kuptojnë gjuhën latine, megjithëse janë të ritit latin, e kam përkthye besojmën e shejtes fe në gjuhën shqipe […] Po ashtu edhe rendin e Synodit, të vendosun në Pontifikalin romak, e kam përkthye në këte gjuhë, me disa shtesa, për qeverisjen e mirë të kishës sime…”. Dhe sikundër dëshmohet, për këto “disa shtesa” ai nuk ka pritur të marrë pëlqimin ose së paku mendimin e Romës për një punë të tillë kaq të natyrshme, porse të paguxuar më parë. Dhe po ky ipeshkv, kaq ngushtësisht i lidhur me nocionin “komunikim në shqip”, kur i kërkohet mendim për krijimin e një Ipeshkvie të re në Durrës dhe më saktë për emërimin e një ipeshkvi të ri atje, i shqetësuar nga fakti që “priftënt e huej predikonin në popull me përkthyes”, shkruan kështu: “… për të krijue një ipeshkëv të ri nuk keni për të gjetë një leterat ma të mirë se Dom Shtjefën Gasprin, por për një tjetër, veproni si t’u pëlqejë, mjaft që të jetë i aftë për t’i shërbye Shejtes Kishë në këto ana dhe të jetë i gjuhës dhe i kombit shqiptar, sepse përndryshe pak fryt do të jepte mbasi i mungon gjuha…”.

Disa vjet më pas, në 1964-ën, studiuesi Kolë Ashta shkroi “Vëzhgim historik në fjalorin e parë të shqipes, Bardhi 1635[3] ku mbërrin të formësojë disa përfundime mjaft të vyera në lidhje me landorësinë gjuhësore në analizë të faktit se “Fjalori përbahet prej 5000 fjalësh latine dhe prej 2544 shqipe; ky shpërpjestim rrjedh nga se auktori disa fjalë të latinishtes i përkthen me një të vetme shqipe ose përdor një mënyrë përkthimi perifrastik”. Studiuesi dashamirë mundohet ta përligjë mpakjen e mësipërme duke thënë: “Tue marrë para sysh këto kushte se kish shkue tash sa vjetë në dhe të huej e pa njerz, me të cilët të flasë shqip o të këshillohet me ta për punë të fjalorit, shumë fjalë latine nuk ja ka marrë mendja se si t’i përkthejë. Për mungesë të njoftjes së leksikut shqip, do t’i qëllojë jo fort rrallë që dy ose katër fjalë latine, mú edhe tetë kësosh t’i përkthejë me një fjalë të vetme shqipe; për këtë shkak fjalori del i cektë”.

Vallë, në periudhën ideologjike kur ish nderë perdja e hekurt, të ketë qenë mirëfilli ky mendimi i Ashtës, apo kaq i ka lejuar rrethi i ngushtë i lirisë së shprehjes asokohe? Kjo ndërdyzje lind vetiu nga një tjetër paragraf që po ky studiues ndërton në parashtresën e tij. Ashta dëfton se kur punonte për fjalorin, Frangu i Bardhë kish afër vetes dy bashkënxënës të tij shqiptarë, dalmatin Matí Dudesi dhe durrsakun Shtjefën Gaspri, i cili veç shqipes, njihte edhe latinishten e italishten e së bashku me Bardhin kishte studiuar filozofi e teologji. Pasi dëshmon kësisoj, Ashta shtron tërthorazi pyetjen: “Po pse atëherë Bardhi thotë se në pregatitjen e fjalorit nuk kishte ‘me chá me razenuem e me folle mbe ghiuhet tane’, kur si Matí Dudesi dhe Shtjefën Gaspri shi në veprën e Frangut kanë shkrue tue folë kaq mirë për auktorin? Kontradiktë!”.

Në kushtet ideologjike të Shqipërisë socialiste ftillesat historike për gjuhë-kulturën e shqiptarëve, për tiparet e qenësishme të këtij binomi, ishin temat kryesore ku përqëndrohej mbikëqyrja e njinjishme e shtetit. Qasja në continuum-in historik mund të kryhej vetëm në rrafshe ku mendimi rravgonte mbi konkordanca ilire, iliro-trake, indoeuropiane e deri në përsiatje hamendësore pellazge. Si kufi i hontë e i pashpallur qëndronte Mesjeta, sidomos ajo e Vonë[4]. Edhe ajo mund të shqyrtohej, porse jo me synime vijimore në kohë dhe sidomos jo aspekti social-kulturor i saj, e aq më tepër nuk duhej ndalur mbi misionin e humanistëve t’asaj ere.

Vijojmë më tej. Në vitin 1965, po në “Studime Filologjike[5], Pashko Geci botoi shkrimin me titull “Frang Bardhi dhe fjalori i tij latin-shqip”, ku mbërrin në përfundimin se Bardhi kërkon t’i japë dorë misionit ruajtës shpirtnor që kleri kish ndërmarrë ndaj popullatës shqiptare, antropologjia kulturore e së cilës rrezikonte të shkimej e të tjetërsohej nga një kulturë e huaj me karakter asgjësues ndaj botëkuptimit: nga osmanizimi. Në këtë punim autori, duke iu shmangur të dhënave historike për kohën kur u hartua Fjalori si edhe të dhënave mbi jetëshkrimin e Bardhit vendos të ndalet e të shqyrtojë dy aspekte organike të veprës, apo sikundër thotë: “ku asht bazue auktori për mbledhjen e glosarit të fjalorit dhe deri ku u përgjigjen ekuivalentet shqipe lemave latine”. Bardhi zgjodhi të ndërtonte fillimisht një kartotekë të thjeshtë të leksikut fetar. Afërmendsh, sa i përket zgjedhjes së latinishtes, autori nuk iu drejtua asaj klasike, porse rendit “latinishte vulgare” dhe kjo për dy arësye: së pari, të gjitha veprat fetare që synonin përhapjen e fesë u shkruan në këtë rend gjuhësor, pra në lat. vulg.; së dyti, një zgjedhje elitare gjuhësore nuk do të përputhej as me qëllimin fjalorhartues të Bardhit, pra për të ndihmuar të marrunin vesh të thelbit shpirtëror ungjillzues, e sidomos as me nivelin dituror të klerit në Shqipërinë­robinjë turku të shek. XVII. Parë në këtë dritë, duket sheshit se kjo ndërmarrje e Bardhit i kapërcen kufijtë thjesht-patriotikë, brenda të cilëve është interpretuar deri më tash, pra e kapërcen tej-e-tej kumtin semplicist të frazës së vetme që shqiptarëve u është perifrazuar rëndom nga vepra e tij: “t’i ndihmoja gjuhës sonë që po bdaret e po bastardhohet sa me parë të ve…”. Në këtë pikë Bardhi vepron i nxitur nga i njëjti mision sikundër Buzuku afro një shekull para tij. Citojmë çfarë vëren Çabej në parathënien e botimit kritik të Mesharit[6]: “Qëllimi i pandërmjemë i autorit tonë qe pajisja e kishës katolike shqiptare me një libër që të përmbushte nevojat e përditshme të shërbimeve fetare. Krahas me këtë synohej në ngritjen e kulturës së klerit. Aty synonte në fund të fundit edhe Pjetër Budi e sidomos Bardhi me fjalorin e tij të vitit 1635. Po autori me veprën e tij duhet të ketë pasur si qëllim të mëtejmë edukimin fetar të masës së besimtarëve dhe kjo shihet në mënyrë të përgjithshme dhe nga vetë mënyra e përkthimit. Këtu, në vend të një riprodhimi besnik të tekstit bazë, jepet disa herë një version vërtet më i pasaktë, por më i kuptueshëm në popull[7].

Mbresëlënëse! Afro një shekull larg në kohë nga sho-shoqi, e megjithatë Buzuku e Bardhi zgjedhin të njëjtat shtigje: 1) të ruajnë frymën, lidhjen e njimendtë me latinitetin dhe ta thjeshtojnë atë që të mbërrijë gjer te polemi i mbetur në terr. 2) Sakaq edukuesit e polemit, fretënit, famullitarët, meshtarët t’i kenë shqipfolës, shqiptarë natyrisht, porse jo sui generis. Ndaj dhe çdo shpikje gjuhësore në pamundësi për përqasje të barasvlerëshme, cënon e këput lidhjet me trungun, aq më tepër në një kohë kur po lëkundej besimi i moçëm dhe islami po përparonte në vend.

Por po vijojmë ende me shestimet e Pashko Gecit. Edhe ky studiues e nxjerr në pah raportin e zhdrejtë mes fjalësit latin dhe korresponduesit të tij në shqip, që rezulton afro i përgjysmuar, por e sheh më ftohtë e më objektivisht se Ashta këtë mangësi të Fjalorit. Ai shkruan: “Bardhi desht të bante një fjalor praktik që t’u shërbente edhe atyne që nuk kishin njohuni gjuhësore. Ai e dinte mirë gjendjen e ultë kulturore të klerit shqiptar, që lexonte përditë librin e meshës dhe lutjet e ndryshme, por nuk kuptonte gja; mu për t’u ardhë në ndihmë këtyne hartoi të parin fjalor latin-shqip, dhe për me e ba ma të lehtë e ma të sigurtë përdorimin e tij nuk i ngarkoi fjalët me kuptime të ndryshme, por u mjaftue me kuptimin e tekstit të vjelun”.

Por më objektiv edhe se Geci[8] në arësyetimin që lidhet me shpërpjesëtimin sasior fjalës­latin/fjalës­shqip qe treguar frëngu Mario Roques[9]. Duke e pasë hetuar mirë personalitetin dituror poliedrik të Blancus-it ai nuk i besoi krejtësisht tezës së thjeshtë e gjysmë-populiste se hartuesit të Fjalorit i vinin me vështirësi në kujtesë përkatëset shqipe. Një vërejtje me interes që bën Roques lidhet me faktin se Bardhi në mjaft raste, si përkatëse të fjalës latine nuk jep një përkthim, por një shpjegim, p.sh. candelabrum: vendi tu vichete chiriu, dhe kjo lidhet me synimin e tij fillestar që nuk kërkon t’i japë dorë dhe aq përkthimit të teksteve fetare sesa të kuptuarit e thelbit qenësor të tyre. Me fjalë të tjera t’i japë dorë misionit ruajtës shpirtëror që kleri kish ndërmarrë ndaj popullatës shqiptare, antropologjia kulturore e së cilës rrezikonte të shkimej e të tjetërsohej nga osmanizimi.

Kështu receptohet kjo mënyrë pune e Bardhit, parë nga këndvështrimi etiko-filozofik, kurse në rrafsh gjuhësor, të parapëlqyerit e shpjegimit në vend të përkthimit të sforcuar lidhet me faktin se Bardhi nuk kërkoi ta gjejë me çdo kusht fjalën gjegjëse në shqip, e aq më pak ta shpikë apo ta “fabrikojë” atë siç thotë Roques. Lidhur me këtë P. Geci i mbahet mendimit se Bardhi nuk u ndal të shqipëronte fjalë të njohura nga të gjithë, të përditshme e që kishin zënë vend. Një personalitet aq i formuar si Franciscum Blanchum, i cili ndër arkivat e Propaganda Fides cilësohet si një nga njerëzit e ditur të kohës dhe sakaq këshilltar e asistent i disa kardinalëve, e ka ditur fort mirë cili është parakushti kryesor që garanton vijimësinë e natyrshme të një gjuhe të shkruar: ky parakusht lidhet me ruajtjen e shtresëzimit historik të leksikut të saj. Epërsia e gjuhës së shkruar në ngulitjen e formave nuk mund të zhvillohej në kurriz të evolucionit të natyrshëm të saj, endepse të pashkruar dhe këtij gabimi Bardhi e të tjerë lavrues mendjehapët të shqipes iu ruajtën fort.

Gjithsesi edhe për Mario Roques qëllimi i botimit të këtij fjalori mbeti i paqartë. Kjo paqartësi atij i vinte pasi nuk mbërriti ta rrokë dimensionin kontraventues që do t’kishte Fjalori, kryesisht si mision për të forcuar murin mbajtës të qytetërimit arbënor. Ai nuk futet dot në kontekstin historik dhe rajonal të asaj pjese të Ballkanit në shek. XVII. Andaj shtysën për botim e kërkon kryesisht te premisa gjuhësore, porse nuk e gjen të qartë. Roques shkruan se: “Në orœn e tij shqip, dhe në kushtesën kardinalëve të Kongregacionit të Propagandës, autori âsht përpjekë me diftue, jo pa ndonji pështjellim, arsyet të cilave u âsht nënshtrue. Âsht nji arsye të cilën, mjerisht, nuk e ka përcaktue dhe që do t’ishte për né ajo me mâ interesë, nevoja me i ndihmue gjuhës shqipe që po humbë e po bastardhohet: duhet kuptue, padyshim, se nën trysninë e italishtes dhe të turqishtes, ndoshta, për letrarët, edhe nën ndikimin e latinishtes, leksiku i shqipes (së Veriut) po e humbte pastërtinë e vet “. Nga ana tjetër, i habitur thekson se edhe po të hartohej një fjalor thjesht e vetëm pë të ndihur përkthimin liturgjik, gjithsesi kleri vendas i kishte në dispozicion dy libra të përkthyer për atë qëllim, pasi vetëm 14 vjet më parë ato i kish sjellë në shqip Pjetër Budi (në mënyrë që të kuptoheshin Meshari dhe Breviari, Rituali e Rubrikat), përpos Dottrina Christiana-s që ai e shkroi në shqip. Pikërisht ky fakt dëshmon se Dictionarium-i, i pari në llojin e vet, do t’duhej të luante një rol shumë më të madh e në një spektër më të gjerë për prijësit shpirtnorë të popullit, atë të përditësimit të lidhjeve tashmë të dobësuara me Selinë e Shenjtë në Romë si dhe me orientimet e vazhdueshme e delikate që vinin herë pas here prej saj në atë periudhë të vështirë kryengritjesh e apostazish. Bardhi e shihte “bdarjen” e lidhjeve me Kontinentin e Vjetër me të njëjtin shqetësim si “bdarjen” e vetë gjuhës shqipe. Latinishtja – gjuhë globale e unifikuese që nga kohët romake, përkrah shqipes – gjuhë rajonale, mbante gjallë konstitucionin religjioz, pra atë shpirtnor të gjindjes. Konstitucioni ynë shpirtnor, të paktën deri në atë kohë vijonte me qenë pjesë e truallit europian, anipse kishin zënë të shfaqeshin shenjat e para  të shkizmës nga bashkësia e popujve të Europës.

Nuk është aspak e rastit që pikasjen e kësaj procedure të Bardhit dhe paraqitjen e saj si zgjedhje pozitive gjuhësore, e kryejnë pikërisht figura si P. Geci e K. Ashta. Të dy këta gjuhëtarë në Kongresin e drejtshkrimit të vitit 1972 kanë referuar mbi të njëjtën çështje: “Mbi shkrimin e fjalëve të burimit latin”, duke iu kundërvënë reformës shkrimore që propozonte zëvendësimin e ortografisë sipas burimit latin, shprehje kjo e continuum-it tonë historiko-kulturor dhe dëshmi e lidhjeve të gjithhershme, me shkrimin sipas modelit të ri të gjuhëve neolatine, pasi kësisoj gjurma humbet, forma e fjalës nuk dëshmon më për faktet historike që kanë lënë shenjë mbi gjuhë. Ajo pushon së qeni dorëzania më besnike e trashëgimisë së një kombi. Ngulmimi i tyre nuk u mor parasysh dhe shqipja iu nënshtrua edhe një herë Sindromit të Feniksit: riformësim pas shkrumbimeve revolucionare. Por a përnjimend do të përngjallej nga hini i vetvetes me po atë fizionomi që e karakterizonte? “Rrethanat – thotë Saussure, – e bëjnë gjuhën të ndryshojë për hir të vazhdimësisë. Porse ajo që mbizotëron në çdo ndryshim është ruajtja e lëndës së hershme; mungesa e besnikërisë ndaj së kaluarës është diçka fare relative. Ja pse parimi i ndryshimit mbështetet mbi parimin e vazhdimësisë. Ky fakt kryesor mjafton për të dëshmuar pamundësinë e një revolucioni në gjuhë[10].

Sindromi i Feniksit, a me fjalë të tjera një Shqipëri që rishfaqet ndryshe pas Revolucionit Kulturor (që kulmoi me Revolucionin Gjuhësor), e shenjoi aq fort fizionominë e gjuhës shqipe, sa sot edhe pas afro 400 vjetësh, për të zbardhur dilemat tona aktuale, s’na mbetet veçse të thërrasim në ndihmë veprën e atyre që nuk i ushqyen ato zjarre të shkreta. Dihet se tradita ekziston në dy forma: shpirtërore dhe landore; por duke u mbështetur vetëm te kjo e dyta, nuk do të dilnim dot jashtë sinorëve të muzeve etnografike që gëlojnë nga furkat, xhubletat e orenditë pagojce. Parë në këtë dritë, bën vërtet përshtypje pesha që i dha regjimi traditës landore; aq peshë i dha sa dukej se pas këtij ekzagjerimi fshihej kompleksi i fajit për zhgjetimin dhe copëtimin e së vetmes garante që përcjell spiritualitetin e një kombi: faji i dëmtimit të psiqikës (së brendshme) dhe emfatizimit, në vend të saj, të ornamenteve (të jashtme). Ish tentuar jo krejt pa suskses thyerja e identitetit shprtnor duke goditur fort dhe thellë traditat shekullore, domethënë mënyrën e jetesës. Kështu Sindromi i Feniksit përshfaqej në këtë vend për herë të dytë pas pushtimit osman.

Citojmë sërish Çabejn: “Në Ballkanin Perëndimorka pasur treva me një besim të vetëm, dhe ky besim nuk mund të mos ketë ushtruar një veprim koncetrues edhe në lëmin gjuhësor. Një nga këto treva ka qenë Shqipëria katolike, e cila gjer tre shekuj më parë shtrihej edhe më në veri (Kuçi) e nga jugu arrinte gjer në Shqipëri të mesme. Në këtë zonë të hapët njësia fetare që ekzistonte prej shekujsh e pandërprerë, në kohën para dhe pas Buzukut ndihmoi pas mendimit tonë në një shkallë të gjerë për formimin e zhvillimin e një gjuhe letrare…”[11]. Me fjalë të tjera Çabej i urtë kumton (nën diktaturë!!!) se dëmtimi i thurjes moralo­fetare dëmtoi procesin e formimit dhe zhvillimit të natyrshëm të gjuhës letrare, që në rasën më fatlume solli vonesë të madhe historike, e jo vetëm, por për fat të keq edhe shformimin relativ të trajektores shumëshekullore të gjuhës mu në adoleshencë të saj. Analogjia me kohën është e qartë.

Me lexu e mos me kuptu, domethanë me neglizhu ­ citon Bardhi; e pra ndër librat tona ka patur një neglizhim të qëllimshëm. Kështu pra që në fjalinë e parë të paraqitjes që Bardhi i bën Dictionariumit, del qartë si drita e diellit se Qëllimi Kryesor i tij është “mā fortme ndihmuem gjithë atyne që janë nd’urdhënite Tinëzot e të Shintesë Kishë Katolike e s’dīnë giuhënë latine…[12] ­ pra për të ndihmuar pikërisht klerin e vendit ­ ase barinjtë e ahershëm të popullit. Të mëshuarit mbi faktin se Bardhi e krijoi fjalorin e tij vetëm me qëllim progjuhësor, nuk është veçse Gjysma e Dytë e s’vërtetës. Fshehja ndaj studentëve e faktorit parësor të ndërmarrjes historike të tij dhe censuara ndaj mendimit, shpjegon krejt përse-të dhe ndërdyshjet e studiuesve të mësipërm. Ruajtja e identitetit religjioz, sikundër deduktonte Çabej, asokohe do të thoshte së pari ruajtje e identitetit europian të trevës e të gjindjes; dhe së dyti (për efekt të një kulture rajonale në gji të këtij identiteti) ruajtje e përkatësisë etnike nëpërmjet lavrimit të një koineje letrare të përbashkët.

Fjalori i Frang Bardhit e ngërthente brenda vetes këtë dëshmi sa identitare aq edhe gjuhësore. Dhe është vërtet për t’ardhur keq se si një libërth me volum kaq të vogël, porse të parin Fjalor të gjuhës shqipe, shteti shqiptar gjatë Periudhës së Socializmit nuk e botoi kurrë, në asnjërën nga format e mundshme të paraqitjes së tij. Ndonëse vepra monumentale u interesonte sa albanologëve që merreshin mirëfilli me çështjet “e mëdha”, aq edhe të rinjve, studentëve, bibliofilëve, etj., ky monument gjuhësoro-kulturor nuk u “zgjodh” të përshfaqej për gjithkënd, pasi me çështjet “delikate” mund të merreshin vetëm ata që, të nisur nga çelësa jashtëhistorikë dhe jashtëgjuhësorë, mund ta përkthenin kontributin e madh të humanistëve tanë vetëm nën dritën e orientimeve dogmës revolucionare. Ndryshe nuk ka si shpjegohet ky mosbotim. Fjalori shpalonte pa kurrfarë ndërdyzje një tjetër identitet tonin. Dhe është ky shpalim që e bën atë modern sot e gjithë ditën, anipse kanë rrjedhë gati katër shekuj nga hartimi i tij.

Ja pse sot, duke e dlire tejqyren shkencore nga ndotja ideologjike, studiuesit, studentët, bibliofilët, te gjithe duhet me i kthy serish syte nga“Dictionarium Latino-Epiroticum[13], per ta pare Frangun tonë Ogurbardhë dhe krejt veprimtarine e klerit katolik ne Shqiperi ashtu sikunder eshte ne thelb: jo thjesht pune gjuhedashesish por rojë dhe mbroje evete continuum-it tonë identitar.


[1] ­ Franciscvm Blancvm, Dictionarivm Latino­Epiroticvm, fq…, Romæ” 1635.

[2]  ­ I. Zamputi, nëBuletin për Shkencat Shoqërore, nr. 2 – 1956, tek “Të dhana të reja mbi gjendjen ekonomike, shoqnore e politike të vendit tonë në shek. e XVII­të”.

[3]  ­ Almanaku Shkodra, 1964. Ky punim prej 36 faqesh është relativisht i gjerë e i imtë dhe artikulohet në 11 çështje të përcaktuara qartë nga pikëpamja strukturore.

[4] ­ Vonesa historike shkaktuar nga pushtimi osman bëri që Renesansa Europiane ta cekte vetëm tangent truallin arbënor, e vetëm në skajin dalmatin të tij (zona nga Alessio/Lezhë e tutje).

[5]  ­ Studime Filologjike, nr. 2 – 1965.

[6] ­ E. Çabej, “Meshari” i Gjon Buzukut (1555), fq. 23, Tiranë 1968.

[7] ­ Fjalia e Çabejt është theksuar nga autorja e Parashtresës.

[8] ­ Duhet theksuar që më tepër se mungesë objektiviteti shkencor, studiuesit shqiptarë të mirfilltë kanë patur rezervim të ndjeshëm në shprehjen e lirë të mendimeve të tyre lidhur me trajtimin e temës fetare në kushtet e një censure dhe trysnie me sfond ateist të shtetit.

[9] ­ shih Parathënien e këtij botimi nga Mario Roques dhe përkthyer nga Willy Kamsi.

[10] – F. de Saussure, Kurs i gjuhësise së përgjithshme, K&B – Tiranë 2002.

[11] ­ E. Çabej, Studime gjuhesore, vëllimi V, f. 218. Prishtinë 1975.

[12] ­ transkriptimi është i R. Ismajlit te Tekste të vjetra, fq. 247. Pejë 2000.

[13] ­ Fillimisht u mendua që për Fjalorin e Bardhit të ndërmerrej një botim i tipit Mekanik, si zgjidhja ideale që rekomandojnë manualet e filologjisë, dhe atij t’i anashvihej ai Diplomatik-Interpretues (pra transkriptimi ndihmës). Një punë e tillë do i mundësonte çdo studiuesi një kontroll të vijuar e të drejtpërdrejtë të lëndës dhe gjithashtu do t’ia rriste shkallën e lexueshmërisë këtij dokumenti të kahershëm të shqipes së shkruar. Por meqë për mungesë kohe dhe rezursesh gjithë kjo mbetet ende për t’u bërë, u mendua që së paku të realizohej botimi Anastatik (si më praktiku) në kushtet e mungesës gati totale të librit ndër raftet e bibliotekave. Botimi anastatik gjithashtu shmang edhe parakushtet e rrepta karakteristike për tipin mekanik sikundër kostot e teknikës fotografike, pjesën e padëshiruar të trashëgimisë paleografike (njollat e tepërta të kohës, zbehtësitë ndonjëherë të skajshme të germave) apo mbajtjen e pandryshuar të shkallës grafike të origjinalit; kështu në lidhje me këtë të fundit, për lehtësi konsultimi, botimi që paraqesim është zmadhuar rreth 20% në raport me origjinalin, d.m.th. në shkallën 1:1,2.

 

Marre nga Drita.info

 

 

Treva piktoreske e Hasit(Assi) dhe veshjet tradicionale të mrekullueshme të saj

$
0
0

Nga Paulin Zefi

 

Zanat dhe Shtojzovallet e Malit te Pashtrikut(1986m.)ekzistojne të misheruara tek vazjat&nuset e Hasit(Assi)nepermjet veshjes se tyre perrallore(Hasi i Thate&Hasi i Bute,Shqiperi-Kosove).

*Kjo veshje tradicionale 100% Iliro-Arbnore(Dardane)eshte teper impresionuese n.q.s e shikojme si ne aspektin vizual,artistik,struktural,morfologjik dhe funksional,nderkohe qe tek kjo veshje,ajo qe bie me shume ne sy eshte pikerisht larmia e nje koloriti jashtezakonisht te pasur…Duke u bazuar tek tipologjia dhe historia e saj pergjate shekujve,ne mundet qe te arrijme ne definicionin e sigurte se cdo detaj kostumografik dhe elementet e vecante estetike te kesaj veshje tradicionale Shqiptare,jane konservuar me shume fanatizem duke i trasheguar brez pas brezi dhe ketu dominojne kryesisht motive floreale(lulet),motivet me figura gjeometrike dhe zoomorfe(gjallesa)dhe ndersa motivet antropomorfe(njerezore)nuk rezultojne te qendisura si pjese estetike e kesaj veshje madheshtore…Tek kjo veshje tradicionale kaq e mrekullueshme dhe unike ne llojin e saj,bie ne sy edhe rrethi i gjere te cilin vajzat e reja,nuset dhe grate e Hasit e mbajne te fiksuar prane belit dhe permbi kete rreth ato veshin nje kemishe dhe peshtjellake duke u dukur shume te gjera ne pjesen e belit(detaj autentik)…Treva shume piktoreske e Hasit(Assi)eshte i ndare padrejtesisht pothuajse ne dy pjese simetrike ndermjet Shqiperise dhe Kosoves dhe brenda hapesires gjeografike te kesaj treve etnografike,ndodhen rreth 40-fshatra me Shqiptare autokton ku ne disa fshatra ne te cilat Besimi Katolik-tradicional eshte ruajtur me vetemohim,sic eshte edhe rasti i fshatit piktoresk Zym,ketu vajzat,nuset&grate Katolike kane konservuar disa elemente shume te vecante te kesaj veshje tradicionale duke dalluar pjeserisht nga shumica derrmuese e vajzave,nuseve dhe grave te kesaj treve heroike…..

*Mos te harrojme se ky eshte Hasi kreshnik i Klerikut-Katolik dhe Patriotit vetemohues”Pjeter Bogdani(1630–1689)”dhe sipas tezes se formuluar nga kronisti i Republikes se Raguzes,”Pietro Luccari”ne vitin 1605(P.Luccari,Annali di Ragusa,Venezia 1605,Lib-II, paggina.80),citohet shume qarte se Kastriotet jane me origjine nga nje fshat i Hasit(Assi)me emrin Kastrat dhe kjo teze perforcohet nga vete fakti se Kastriotet na shfaqen ne disa burime te hershme me nje mbiemer te dyte;Mazareku(fshati Mazrrek i Hasit)dhe kjo teze mbeshtetet fuqimisht edhe nga Shqiptari i madh Frang Bardhi(1606-1643),tek vepra e tij”Apologjia e Skenderbeut”e botuar ne vitin-1636(F.Blancus,Georgius Castriottus etc.Venezia-1636, fq.70-71)…………

Paulin Zef Zefi sitt bilde.Paulin Zef Zefi sitt bilde.Paulin Zef Zefi sitt bilde.

Paulin Zef Zefi sitt bilde.Paulin Zef Zefi sitt bilde.

 

Rikthimi i gjeopolitikës dhe Evropa Juglindore: Pozita e shqiptarëve në rikonfigurimin e pritshë

$
0
0

Ne Universitetin e Evropes Juglindore ne Tetove, sot u promovua libri “Paqja e Ftohte” e gazetarit Selim Ibraimiu. Ne ketre promovim merrnin pjese perfaqesues te medies, profesor, studente etj. Në sinopsinsin e kësaj  ideografie, Selim Ibraimi ka sjellë në vëmendjen e lexueist pikat më neuralgjke të bipolariteti global, që reflektohet  edhe në mikroplanin ballkanik, pa mos i anashkaluar temat që ai me përkushtim i tregon siç janë :Vizioni kombëtar, në mes etnisë dhe ideologjisë tha EminAzemi recensent i librit “Paqja e Fohtë”. Në sinopsisin e kësaj ideogragrafie, Selim Ibrahimi ka sjellur në vëmendjen e lexuesit pikat më neuralgjike të bibolaritetit global, që reflektohet edhe në mikroplanin ballkanik, pa mos i anashkaluar temat që ai me përkushtim i trajton, siç janë: Vizioni kombëtar, në mes etnisë dhe ideologjisë,; Maqedonia në gjeopolitën e re ruse dhe amerikane; korrupsioni në shtetet fragjile dhe migrimet rajonale; terrorizmi global; gara gjeopolitike për jugun; euroskepticizmi; shqetësimi amerikan për Maqedoninë;platformat ndërkombëtarë të sigurisë:Amerikanët, Evropianët dhe Rusët në gjeopolitikën e re të Ballkanit; Korridoret, influenca e BE-së dhe SHBA-së në Maqedoni; SHBA riforcohet në Evropën Lindore; Ballkani rëshqet drejt forcave të jashtme; Ballkani, NATO dhe Unioni Euro-Aziatik; Unioni Pan-Rus dhe Maqedonia; SHBA, kriza në Krime dhe çështja e emrit; Faktorët kërcënues dhe Putinizmi; Zgjerimi i NATO-s dhe dilema e Maqedonisë; Platforma amerikane në rrezik në Maqedoni; fillesat e një përplase të re ballkanike:Amerika,BE,Turqia,Rusia dhe Kina; Ballkani –shqiptarët në politikat e Fuqive të Mëdha; Unionet ballkanike; Balanci gjeopolitik; Rivalitetet rajonale në lojën e re ballkanike; Ballkani në dekadën e ardhshme dhe aleancat kundër Amerikës etj. Bibliotekave tona po i shtohet edhe një thesar modest në studimet gjeopolitike. I mbetet autorit, Selim Ibrahimit, ta vazhdojë kërkimin e tij ambicioz, duke e konsideruar këtë libër si një platformë e shëndoshë prej ku mund të hidhet në vrapin e pambarim të formimit dhe përplotësimit me njohuri e pikëpamje të reja. Ndërsa Sadri Ramabaja profeso universitar theksoi se : Gjeopolitika dhe argumentet që ajo përdor  për t’iu imponuar politikës si akt qeverisjeje luna rol të madh. Sipas tij Selim Ibraimi, dëshmohet se ka njohuri solide mbi këto zhvillime të reja gjeopolitike kritike dhe për rrjedhojë ka aritur të na sjellë një varg të dhënash  se përse Ballkani edhe më tej mbetet zonë e interest në rritje të gjeopolitikës amerikane dhe arsyet përse fat ii shekullit 21  për këtë pjesë të Evropës Juglindore mbete i lidhur me SHBA.Shekulli Amerikan është përpara dhe kjo është me mjaft rëndësi për popujt që nuk mund të projektojnë forcë. Progresi dhe zhvillimi me siguri se do të paraqesë sfidë për qeveritë e reja. Nacionalizmi dhe gjeopolitika e shekullit të XXI,do ti zhvendosë në disa momente shtetet e brishta të Ballkanit. Këto janë disa nga konkluzionet e rëndësishme që nxjerr autori. Epoka që shenon tranzicionin e stërzgjatur në Evropën Juglindore, pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, ndërkaq periudha prej vitit 1991 deri në vitin 2001, jo pa të drejtë, po cilësohet si një “lojë e ndërmjetme”, në të cilën po pozicionohen aktorët ndërkombëtar. Në këtë udhëtim “Europa ishte në kërkim të rrugës së vetë” , ndërkaq duket se po këtë fat do ta kenë edhe shqiptarët.TetovaSot

 

 

Nufri Lekaj – Biografi e shkurtër, e bazuar në librin: Politika nordike….

$
0
0

                                                    

Para çlirimit të Kosovës

Nufri Lekaj, është një nga protagonistët më të spikatur të ish-emigracionit politik shqiptar. Rrjedh nga një familje rugovase, përkatësisht nga vëllazëria e Lekajve-Muriqi (pasardhësit e Lekë-Gjekës) nga fshati koshutan i Rugovës. Në vitin 1978, gjatë kohës kur ishte nxënës i shkollës së mesme në Pejë, kyçet nëLëvizjen Revolucionare për Çlirimin e Kosovës. Fillimisht angazhohet si simpatizant i grupeve ilegale, duke lexuar dhe shpërndarë literaturë ilegale, e si frymëzues kishte Isa Demajn dhe bashkëveprimtarët e tij. Ka qenë pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1981, dhe i burgosur politik, i dënuar me 5.5 vite burg. Në fillim të vitit 1987 detyrohet të arratiset nga Kosova, për shkak të ngritjes së aktpadisë për burgosjen e dytë. Ka qenë pjesëmarrës i mbledhjes së parë dhe të dytë të përgjithshme të organizatës Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës (LPK-s) dhe ish-anëtar i këshillit të përgjithshëm të LPK-s. Gjithashtu i angazhuar prej vitit 1987, në organizimin dhe koordinimin e veprimtarisë së LPK-s, në Skandinavi.

 

Në vitin 1988 angazhohet me punë disa mujore në Londër, për regjistrimin e disa qindra të burgosurve politik shqiptar në regjistrin qendror në Amnesty International në Londër. Amnesty International i regjistronte këta të burgosur, por nuk i klasifikonte si “të burgosur të ndërgjegjes”. Nufriu arrin të vërteton praktikën e “akuzave” serbe, dhe të “dënimeve”, ku del në pah se dënimet ishin “politike” e jo “subversivo – armiqësore”. Kjo ndikoi që mbi 300 të burgosur të kohës nga numri i madh i të burgosurve në listat e Amnesty International të adaptohen si të “burgosur të ndërgjegjes”. Gjatë qëndrimit në Londër ka pasur rastin të takoj edhe personalitete me ndikim politiko-shoqëror në Britaninë e Madhe, dhe ti njoftojë për situatën dhe kërkesat e shqiptarëve në ish-Jugosllavi.

 

Në vjeshtën e vitit 1988, emërohet drejtues i Grupit për Ballkanin në Komitetin Norvegjez të Helsinkit, dhe angazhohet veçanërisht për mbledhjen sistematike të informacionit (për dhunën e pushtetit serbo-jugosllav në viset shqiptare në ish-Jugosllavi), për të informuar Federatën Ndërkombëtare të Helsinkit në lidhje me situatën e shqiptarëve në ish-Jugosllavi, dhe rregullisht merr pjesë në konferenca ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, duke e luajtur edhe një rrol të rëndësishëm diplomatik për çështjen e Kosovës. Bashkëpunëtorja e tij e ngushtë, znj. Berit Backer, përveç tjerash, ka qenë koordinatore në mes Grupit për Ballkanin në Komitetin Norvegjez të Helsinkit dhe Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit, në kuadër të PROCESIT TË HELSINKIT.

 

Nufri Lekaj në bashkëpunim me znj. Berit Backer, në vitin 1988 e organizojnë udhëtimin për në Kosovë të një gazetares hulumtuese norvegjeze, për të bërë intervista me aktivistë të ilegales dhe të tjerë në lidhje me grevat e minatorëve, dhe në lidhje me situatën e përgjithshme politike në Kosovë. Gazetares norvegjeze në Kosovë, ju organizua pritja/qëndrimi në mënyrë ilegale nga babai i Nufriut, Rexhep Ujkan Lekaj dhe bashkëfamiljarët tjerë. Rexhep Ujkan Lekaj ka qenë luftëtarë dhe i plagosur gjatë luftës së dytë botërore (LDB) në kuadër të Forcave Vullnetare Shqiptare të udhëhequra nga bajraktari i Rugovës, Sak Fazlia – Muriqi.  Pas LDB, Regjep Ujkan Lekaj persekutohet dhe diferencohet nga regjimi autoritar-titist.

 

Grupi për Ballkanin, në kuadër të aktiviteteve (pas një periudhe të lobimit) ka iniciuar dhe ka ndihmuar që të udhëton për në Kosovë (para shembjes së murit të Berlinit) një delegacion i ekspertëve të Federatës së Helsinkit dhe Helsinki Watch-Amerikan (Human Rights Watch), për ta vëzhguar gjendjen e të Drejtave të Njeriut.  Rrjedhimisht, delegacioni i përbërë nga ekspertët e Federatës së Helsinkit dhe Helsinki Watch Amerikan (i orientuar, i ndihmuar dhe i shoqëruar për në Kosovë nga znj. Berit Backer) udhëtoi për në Kosovë në shtator të vitit 1989, e pas vëzhgimit të situatës në Kosovë, në mars 1990 u botua raporti i parë për situatën në Kosovë nga ky delegacion, me titull “Crisis in Kosovo” (Kriza në Kosovë). Në vazhdën e kësaj veprimtarie, Grupi për Ballkanin në bashkëpunim me z. Gazmend Pula, ndihmoj themelimin e Komitetit të Helsinkit në Prishtinë, dhe më pastaj ndihmoj edhe Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Prishtinë, që udhëhiqej nga z. Adem Demaçi, duke e organizuar edhe ndihmën konkrete materiale për të burgosurit politikë në Kosovë, të cilët kanë qenë në një gjendje tepër të vështirë në këtë kohë.

 

Në vazhdën e përpjekjeve të diplomacisë jo-formale të Kosovës, në kuadër të LPK-s, në fillim të vitit 1989,  Nufri Lekaj e takon personalisht diplomatin e shquar norvegjez z. Johan Jørgen Hølst (i cili kishte një ndikim të madh në diplomacinë ndërkombëtare, dhe i cili është i mirënjohur edhe ndërkombëtarisht për arsye se, në cilësinë e ministrit të Jashtëm të Norvegjisë, ka pasur rol vendimtar për Marrëveshjen e Oslos të vitit 1993, e cila marrëveshje përfaqëson një përparim të rëndësishëm në negociatat mes Palestinës dhe Izraelit). Zotëri Hølstinin e njofton detajisht për situatën në Kosovë duke argumentuar edhe për kërkesën Kosova Republikë, tek i cili gjen edhe mirëkuptim.

 

Grupi për Ballkanin i Komitetit Norvegjez të Helsinkit, në vazhdën e veprimtarisë së vet, në kuadër të PROCESIT TË HELSINKIT, ka organizuar vizitën e delegacionit të parë të Kosovës, në krye me Ibrahim Rugoven, në botën perëndimore, pas pluralizmit politik në ish-Jugosllavi.  Nufri Lekaj ishte edhe vet pjesë e këtij delegacioni. Znj. Berit Backer e ka dhënë kontributin e veçantë për këtë vizitë të parë zyrtare dhe historike të delegacionit të Kosovës në shtetet perëndimore, përkatësisht në Norvegji dhe me nisje nga Norvegjia në shtetet e tjera perëndimore. Ngaqë  znj. Backer është përkujdesur veçanërisht që, nëpërmjet realizimit të vizitës zyrtare të delegacionit të Kosovës në Qeverinë Norvegjeze, dhe nëpërmes kontakteve të saja me strukturat e KSBE-s, t’i hapen dyert delegacionit të Kosovës edhe nga qeveritë, partitë dhe strukturat tjera perëndimore, me qëllim të faktorizimit të Kosovës në bashkëveprimin ndërkombëtar. Gjithashtu në kuadër të organizimit të vizitave lobiste në Evropë me nisje nga Oslo, Grupi për Ballkanin i Komitetit Norvegjez të Helsinkit, përveç tjerash, ka organizuar edhe vizitën e delegacionit të Kuvendit të Kosovës menjëherë pas shpalljes së Deklaratës për Kosovën Republikë me 2 Korrik 1990 (z. Bujar Gjyrgjeala, z. Skënder Skënderi, z. Muharem Shabani), dhe poashtu ka ndihmuar për promovimin e lidhjes shqiptaro-amerikane në Evropë në kuadër të “PROCESIT TË HELSINKIT”, duke organizuar edhe konferencën në Komitetin Norvegjez të Helsinkit, për z. Josef Diogardin, z. Osman Osmanin, z. Mehdi Hajdarin etj.

Në tetor 1990, në cilësinë e veprimtarit të mirënjohur për të Drejtat e Njeriut në kuadër të PROCESIT TË HELSINKIT, Nufri Lekaj, ftohet dhe merr pjesë, në mbledhjen themeluese të Asamblesë Qytetare të Helsinkit në Pragë, e cila mbledhje ishte e sponsorizuar nga një ndër iniciuesit e saj, z. Vaclav Havel. Me këtë rast (gjatë kësaj mbledhje), Nufriu mban edhe një fjalim për Kosovën.

 

Pas iniciativës dhe angazhimit lobist të Nufri Lekës në Komitetin Norvegjez të Helsinkit, por edhe sqarimit të perspektivës politike për çështjen e shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Në mbledhjen vjetore të Komitetit Norvegjez të Helsinkit, mbajtur në godinën e parlamentit norvegjez më 19.3.1991, sekretari gjeneral i Komitetit Norvegjez të Helsinkit, z. Bjørn Catto Funnemark, propozon dhe unanimisht aprovohet si një nga pikat e “këshillimit” të politikës së jashtme norvegjeze: “Kosova Republikë është zgjidhja më e mirë e problemeve serioze e të Drejtave të Njeriut në Jugosllavi”. Ky amendamentin nga ana e një organizate gjysmë-shtetërorë, mund të thuhet se ishte rasti i parë kur bëhet propozimi për zgjidhje politike dhe një forcim i ndikimit lobist dhe i diplomacisë jo-formale të Kosovës në Norvegji dhe në përgjithësi në Skandinavi.

 

Në vazhdën e angazhimit diplomatik dhe lobist për Kosovën, në vitin 1992, prej 17 deri më 20 shtator, në Veronë (Itali), Nufri Lekaj merr pjesë në konferencën “Forumi për Paqe dhe Pajtim në ish-Jugosllavi”. Gjatë kësaj konference, në kuadër të delegacionit skandinav, në një darkë joformale, takohet me udhëheqësin e kësaj konference z. Alexander Langer (anëtar i Parlamentit Evropian dhe president i Grupit Greens/EFFA në Parlamentin Evropian), të cilit i argumenton për kërkesën Kosova Republikë si zgjidhje kompromisi dhe si zgjidhje që shërben për paqen në Ballkan, tek i cili gjen edhe mirëkuptim.

 

Në cilësinë e koordinatorit të projektit Action Norway Albania (Akcioni Norevgji – Shqipëri), projekt i sponsorizuar nga Ministria e Jashtme Norvegjeze në periudhën 1990 -1995, së bashku me znj. Berit Backer (drejtuesen e këtij projekti), fillimisht realizojnë ndihmat emergjente nga Ministria e Jashtme e Norvegjisë për në Shqipëri. Etablojnë OJQ-n e parë në Shqipëri, përkatësisht Qendrën për të Drejtat e Njeriut dhe për Rehabilitimin e të Përndjekurve Politikë nga Regjimi Totalitar, si bërthamën e parë nga jashtë për të Drejtat e Njeriut dhe Demokratizim në Shqipëri, dhe në vazhdën e këtij projekti ndihmojnë që Shqipëria të marrë pjesë në takimin e ekspertëve të KSBE-së. Ndihmojnë themelimin e Komitetit të Helsinkit në Shqipëri, dhe gjithashtu ndihmojnë për implementimin e mësimit për të Drejtat e Njeriut në shkollat shqiptare nëpërmes Qendrës për të Drejtat e Njeriut në Tiranë. Rehabilitimi i të përndjekurve politikë nga sistemi totalitar ka përfshirë studimin për çështjet e tyre dhe regjistrimin e kushteve të tyre jetësore. Si ish i burgosur politik, Nufriu tregon solidaritet për t’i ndihmuar ish të burgosurit politikë në Shqipëri, merr pjesë edhe në grevën e të ish-burgosurve politik në Tiranë në vitin 1991.

 

Në periudhën 1995-1997, ka qenë bashkëpunëtor i jashtëm i radiotelevizionit norvegjez (NRK), nga i cili angazhim u pushua, për shkak të deklaratës së tij publike (me 9 dhjetor 1997), në përkrahje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës-UÇK-s, njëherësh deklarata e parë publike në diasporën shqiptare në përkrahje të UÇK-s (menjëherë pas paraqitjes publike të UÇK-s në Kosovë, me 28. Nëntor 1997). Në periudhën 1998-1999 ka qenë përfaqësues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Skandinavi, dhe njëkohësisht zëdhënës i Bashkësisë Shqiptare në Norvegji. Në periudhën 1999-2000 ka qenë përfaqësues diplomatik i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës në Norvegji.

 

 

 

                                                   Shkollimi, përvoja hulumtuese dhe mirënjohjet

Ka studiuar elektroteknikën në Universitetin e Prishtinës, shkencat sociale në Universitetin e Oslos, gazetarin në shkollën e lartë të gazetarisë në Oslo, është përkthyes i autorizuar nga shteti norvegjez, dhe ka përvojë hulumtuese, përveç tjerash: Është bashkautor i raportit hulumtues në periudhën 1987-1988, të shkruar enkas për qeveritë e shteteve Skandinave, i titulluar “Straff og Politikk i Kosova” (Politika dhe Dënimet në Kosovë).Gjatë periudhës 1989-1990 ka qenë konsulent në Drejtorinë e Emigracionit në Norvegji, dhe njëkohësisht bashkautor i raportit hulumtues “Har alle forstått?” (A e kanë kuptuar të gjithë?) në lidhje me situatën e azilkërkuesve në Norvegji, ky raport është shkruar me porosi të Ministrisë së Pushtetit Lokal në Norvegji. Poashtu është bashkautor i raportit hulumtues për situatën e ish të përndjekurve politik në Shqipëri etj.

Për veprimtarinë e tij, është mirënjohur, përveç tjerash: Në shtator të vitit 1991, me propozim të Komitetit Norvegjez të Helsinkit, është ftuar së bashku me bashkëveprimtarin e tij, z. Ole Drolsum, në darkën solemne (në Kështjellën e Oslos) të organizuar nga ish kryeministrja e Norvegjisë, znj. Gro Harlem Brundtland, ku ishin të ftuar (pjesëmarrës) edhe një numër i konsiderueshëm i ekspertëve ndërkombëtarë, si shenjë mirënjohje për të pranishmit për kontributin e tyre për të Drejtat e Njeriut në plan global. Në shtator të vitit 1999 i ndahet mirënjohja për kontribut të veçantë për çlirimin e Kosovës nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës, përkatësisht nga Ministria e Mbrojtjes. Pas propozimit të Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë në Norvegji (me arsyetimin se ka pasur rol të rëndësishëm në krijimin e opinioneve për dhjetëvjeçarin e fundit) në vitin 2001 i ndahet mirënjohje nga Organizata Ndërkombëtare Who’s Who për Profesionalistët për vitin 2000. Në vitin 2015 është shpallur veteran i UÇK-s (njësitë vartëse të Shtabit të Përgjithshëm).

 

 

                                          

                                                       Pas çlirimit të Kosovës

Pas çlirimit të Kosovës, përkatësisht prej vitit 2000, aktiviteti politiko-diplomatik i Nufri Lekës ndryshon si për nga rëndësia ashtu edhe për nga pesha dhe intensiteti, krahasuar me aktivitetin e tij politiko-diplomatik të viteve të ’80-’90-ta, por kjo nuk nënkupton se ka qenë krejtësisht pasiv. Duke pasur parasysh se Kosova ende nuk ishte e pavarur, Nufri Lekaj vendos në vitin 2001 që sadopak të vetë-riorganizohet në kuadër të Zyrës së Kosovës në Norvegji, duke e regjistruar si Zyrë Interesi e Kosovës me emrin “Kosova Office in Norway”, por pa legjitimitet nga institucionet e Kosovës: si aktivitet vullnetar në mbrojtje të vlerave çlirimtare të UÇK-s, dhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shtetet nordike. “Kosova Office in Norway” nuk e kishte forcën e duhur, sepse nuk e kishte legjitimitetin institucional të Kosovës  por, megjithatë, u përshëndet nga kryeministri norvegjez z. Kjel Magne Bondevik nëpërmes letrës së tij dërguar kësaj zyre më 29 tetor 2001.

 

Gjatë luftës në Maqedoni në vitin 2001, Nufri Lekaj ka përkrahur publikisht në mediat televizive dhe në shtypin norvegjez, kryengritjen e armatosur të shqiptarëve – Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare (UÇK-n) në Maqedoni, duke argumentuar se pas përpjekjeve të gjata dhe të dështuara të shqiptarëve në Maqedoni, që t’i arrijnë të drejtat e tyre nëpërmes mjeteve politike, kjo luftë kishte legjitimitet si mjet i fundit për t’u arritur të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni. Njëkohësisht (me bashkëveprimtarët e tij) duke i rivën në funksion strukturat e Bashkësisë Shqiptare në Norvegji, ka kontribuar për grumbullimin e mjeteve financiare dhe për mobilizim e njerëzve për të mbështetur Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare (UÇK-n) në viset shqiptare në Maqedoni, po ashtu edhe Ushtrinë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB-n).

 

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 (dhe njohjes së pavarësisë së Kosovës nga shtetet nordike), Nufri Lekaj deklaron se Zyra e Kosovës në Norvegji mbyllet, sepse e ka përfunduar misionin e vet, rrjedhimisht Nufri Lekaj e përmbyllë veprimtarinë e tij patriotike 30 vjeçare (1978-2008). Megjithëkëtë, për të mos i ikur ndonjë përgjegjësie për Kosovën, e njofton Ministrinë e Jashtme të Kosovës (nëpërmes një letre) se poqëse kanë nevojë dhe poqëse e shohin të arsyeshme, është në dispozicion të kryej çfarëdo shërbimi diplomatik për Kosovën, pa pagesë.  Nufri Lekaj, vazhdon të ushtrojë profesionin e përkthyesit të autorizuar nga shteti norvegjez, në të cilin profesion ka përvojë mbi 25 vjeçare.

Kjo biografi e shkurtër është e bazuar në librin e bazuar në dokumente: POLITIKA NORDIKE DHE NJË RRËFIM I NUFRI  R. LEKËS PËR VEPRIMTARINË E TIJ NË KUADËR TË LPK-s. Të interesuarit mund ta lexojnë versionin elektronik të këtij libri, në nyjën në vijim:

http://www.pashtriku.org/ngarkimet/dokumentet/Politika-nordike%20-%20LPK.pdf

 

 

PS.  Meqë libri i z. Nufri Lekës, është i bazuar në dokumente dhe i iniciuar nga Revista Drini në kuadër të gazetarisë hulumtuese. Rrjedhimisht kjo biografi e shkurtër e z. Nufri Lekës botohet ekskluzivisht në Revistën Drini.

 

 

 

Leksioni publik në Tiranë për Nënë Terezën ngjall interesim në Indi

$
0
0

Sfidat e studimit të Nënë Terezës para dhe pas shenjtërimit

http://mattersindia.com/2016/05/challenges-to-mother-teresa-scholarship-before-and-after-canonization/

 

Gazetari C. M. Paul botoi sot në ‘Matters India’ në kryeqytetin e Indisë Nju Delhi këtë shkrim për leksionin publik që Profesor Gëzim Alpion do të zhvilloj në Tiranë më 26 maj 2016. Artikulli shoqërohet me një foto nga takimi që Alpion pati me motrat e urdhërit të Nënë Terezës, Misionarët e Bamirësisë, në Kalkuta në qershor 2005.

 

Birmingham (Mbretëria e Bashkuar) – Një nga studiuesit kryesor të Nënë Terezës në botën anglofone ka në program të zhvilloj një leksion publik me titull “Sfidat e studimit të Nënë Terezës para dhe pas shenjtërimit” në Sallën e Koncerteve të Universitetit të Arteve në Tiranë, Shqipëri, më 26 maj.

Aktiviteti organizohet nga Qendra e Studimit të Politikave Evropiane për Zhvillimin Rajonal dhe Lokal në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Nuncin Apostolik në Tiranë, dhe Teatrin Kombëtar Eksperimental.

Leksioni, që është pjesë e serisë së ligjëratave të Profesor Gëzim Alpion nga Departamenti i Sociologjisë në Universitetin e Birminghamit, pritet të ndiqet nga disa politikanë kryesorë të vendit si dhe diplomatë të akredituar në Tiranë.

Dr Alpion konsiderohet nga kritikët si ‘studiuesi më autoritar në gjuhën angleze’ i shqiptares Nënë Tereza e cila e bëri Kalkutën shtëpinë e saj.

Për të ndjekur leksionin do të udhëtojnë në Tiranë edhe nga vendet fqinje si Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Gjatë qëndrimit në Tiranë Dr Alpion do të zhvilloj takime me një numër politikanësh për të diskutuar rreth autostradës që njihet si Rruga e Arbërit, një projekt për të cilin ai po lobon pa u lodhur që nga viti 2013. Po kështu, Alpion do të shkëmbej mendime edhe për përgatitjet e Shqipërisë për të festuar shenjtërimin e Nënë Terezës që do të ndodhë së shpejti.

Dr Alpion do të pritet edhe nga Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha, një politikan i njohur që ishte Kryetar i Bashkisë së Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, nga 2011 deri në 2015.

Pas leksionit do të ketë diskutime, ku do të flasin disa studiues të mirënjohur dhe personalitete fetare, si dhe një seancë me pyetje dhe përgjigje.

Programi gjithashtu përfshin interpretime nga aktorë të Teatrit Kombëtar Eksperimental të një përzgjedhje poemash dhe lutjesh të Nënë Terezës.

Në abstraktin e leksionit të Profesor Alpion thuhet: “Duke u përqëndruar kryesisht në botimet e tij dhe projekte shkencore në vazhdim, në këtë ligjeratë prej tre pjesësh Alpion u bën një përqasje sociologjike disa prej arritjeve, vështirësive dhe sfidave me të cilat përballen studimet për Nënë Terezën.”

 

Në pjesën e parë, Alpion shpjegon “përse filloi të interesohej për bashkëkombësen Nënë Tereza si student në Kajro në vitin 1986”.

 

Gjithashtu, Alpion sqaron edhe rrethanat në të cilat kjo misionare u bë një nga përparësitë e veprimtarisë së tij shkencore që nga viti 2003.

 

“Në pjesën e dytë, vëmendja përqëndrohet në ‘dy kampet’ dhe ‘tre këndvështrimet’ në literaturën për Nënë Terezën të cilat deri diku pasqyrojnë konfliktin mesjetar midis ‘besimit’ dhe ‘arsyes’.”

 

Alpion argumenton se ky konflikt, që ndoshta nuk do të zgjidhet përfundimisht ndonjëherë, çoi në tkurrjen e kufijve të disiplinave akademike dhe krijimin e hierarkisë së dijes.

Në pjesën e fundit, theksi vihet në rolin e shumëllojshmërisë disiplinore dhe ‘imagjinatës sociologjike’ në studimin e anëve thelbësore të personalitetit, besimit, dhe veprimtarisë shumëplanëshe të Nënë Terezës të cilat janë neglizhuar ose prekur në mënyrë të njëanshme: injorimi i viteve të hershme në Shkup, largimi nga urdhëri i Loretos, veçantia e natës së errët të shpirtit, dhe natyra magnetizmit të saj.

Në mbyllje, Alpion thekson se “pas shenjtërimit nuk duhet të harrojmë njerëzoren Nënë Tereza. Kjo ka rëndësi pasi, duke e studiuar atë njëkohësisht në planin privat dhe publik, jemi në gjëndje të kuptojmë më mirë ‘dashurinë me vepra’ të kësaj shenjtoreje si dhe rolin e fesë në postmodernitetin ‘laik’.

 

_______________

Leksioni mund të ndiqet vetëm me ftesa. Të interesuarit mund të kontaktojnë organizatorët pranë Qendrës së Studimit të Politikave Europiane për Zhvillimin Rajonal dhe Lokal në këtë adresë emaili: info@crlds.org

_______________

Biografi e shkurtër

https://www.facebook.com/DrGezimAlpionUK/

 

Gëzim Alpion u lind në Peshkopi në vitin 1962. Nga 1985-1993 ai studioi në Universitetin e Kajros, Egjypt, për BA dhe MA, dhe në 1997 mbroi doktoraturën në Universitetin e Durhamit në Angli. Ai ishte lektor në Universitetet e Huddersfield, Shefield Hallam, dhe Newman përpara emërimit në vitin 2002 në Universitetin e Birminghamit, ku aktualisht është Drejtor i Pranimeve në Sociologji. Përveç lëndëve të sociologjisë së suksesit, racës, dhe filmit, ai drejton tema doktoratash dhe udhëzon studiues të angazhuar në studime pas dokorate në universitetin e tij, si dhe është ftuar si ekzaminues i jashtëm studimesh doktorature nga universitete të mirënjohura në Indi.

Alpion është ekzaminuesi i jashtëm për Sociologjinë në Universitetin York St John, anëtar bordi i disa revistave shkencore, përfshirë ‘Celebrity Studies’, që botohet nga Routledge. Ai ka reçencuar projekte monografish për botues akademik si Palgrave Macmillan, Pearson Education, Polity Press, SAGE Publications dhe Routledge, si dhe artikuj për revista shkencore si ‘Islam and Christian–Muslim Relations’ (Routledge), ‘Celebrity Studies’, and ‘British Politics’ (Palgrave).

Fillimisht Alpion tërhoqi vëmendjen e mediave britanike kur dramat e tij për emigracionin ‘Vouchers: A Tragedy’ dhe ‘If Only dhe Dead Could Listen’ ngjallen debate kur u vunë në skenë me sponsorizimin nga Këshilli i Arteve të Anglisë në disa qytete në 2002, 2006 dhe 2008. Dramat u botuan në Mbretërinë e Bashkuar dhe Amerikë respektivisht në 2001 dhe 2008.

Libri i tij i mirënjohur në gjuhën angleze ‘Mother Teresa: Saint or Celebrity?’ u botua fillimisht nga Routledge në Londër dhe Nju Jork në 2007, nga Routedge India po në gjuhën angleze në Nju Delhi në 2008, dhe në gjuhën italiane nga Salerno Editrice në Romë në 2008. Kjo monografi si dhe përmbledhjet me ese në gjuhën angleze ‘Foreigner Complex: Essay and Fiction about Egypt’ (2002) dhe ‘Encounters with Civilizations: From Alexander the Great to Mother Teresa’, të botuara në Indi në 2008, dhe në Amerikë fillimisht në 2009 dhe 2011 nga Transaction Publishers, janë reçencuar gjerësisht në revista akademike dhe mediat ndërkombëtare. Autor i disa studimeve rreth sociologjisë së fesë, kombit, mediave, racës dhe etnicitetit të botuara në volume bashkëautorësh si dhe në revista shkencore në Angli, Amerikë, Australi, Hollandë dhe Indi, Alpion konsiderohet si ‘studiuesi më autoritar në gjuhën angleze’ për Nënë Terezën. Në 10 vitet e fundi ai është ftuar tëzhvilloj mëse 50 leksione dhe biseda në konferenca ndërkombëtare dhe universitete të mirënjohura në 14 vende.

Alpion ka botuar artikuj që trajtojnë çështje të politikës, kulturës dhe identitetit në Britani, Ballkan, Lindjen e Mesme dhe Indi në disa gazeta ndërkombëtare si ‘The Guardian’ (Londër), ‘Hindustan Times’ (Nju Delhi), ‘The Middle East Times’ (Kajro), and ‘The Hürriyet Daily News’ (Stamboll). Po kështu Alpion intervistohet dhe citohet rregullisht për botimet dhe ekspertizën e tij nga agjenci lajmesh, rrjete televizive, stacione radiosh dhe gazeta në Britaninë e Madhe si dhe në mbi 25 vende.

Alpion po lobon pa ndërpreje që nga Marsi 2013 për ndërtimin e Rrugës së Arbërit, një arterje që do të përmirësoj ndjeshëm infrastrukturën mes Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës dhe Bullgarisë. Po kështu, në tre vitet e fundit Alpion ka lobuar edhe për shënjtërimin e Nënë Terezës.

Alpion dhe bashkëshortja e tij Dashi, që është Careers Adviser në Universitetin e Birminghamit, kanë dy fëmijë.

 

 


Kur flamuri kombëtar valonte në kishat ortodoksë në Maqedoni

$
0
0
  • (Dokumente për  Kishën Autoqefale Shqiptare në vitet 1941 – 1945 )
  Skender Asani
Çështja e ortodoksëve shqiptarë asnjëherë më parë nuk është hapur dhe studiuar në mënyrë shkencore. Kjo çështje kërkon një përkujdesje institucionale, për pasqyrimin e denjë të autoktonisë së shqiptarëve në këto treva, sidomos të periudhës mesjetare, e cila deri më tani shumëherë është keqpërdorur, madje ende po keqpërdoret për çështje politike nga qarqet e ndryshme serbe, greke, bullgare e maqedonase.
Gjatë shekullit XIX dhe në dekaden e parë të shekullit XX, shqiptarët ortodoksë të trevave lindore shqiptare, ishin nën presionin e vazhdueshëm nga Ekzarkia Bullgare për t’u asimiluar. Faktikisht, aty ku e kishte jurisdiksionin kjo kishë, të gjithë besimtarët ortodoks ishin të detyruar të deklaroheshin si bullgarë. Këtu qëndron edhe kurthi i manipulimeve statistikore të historianëve bullgarë, të cilët në raportet e tyre, shqiptarët ortodoks nga rajonet kompakte të shqiptarëve ortodoks, i paraqesin si bullgarë.
Nga ana tjetër, prej tetorit të vitit 1912, konkretisht pas Betejës së Kumanovës, trevat lindore shqiptare bien nën pushtimin serb. Në këtë kohë fillon edhe faza e dytë e asimilimit, përkatësisht  presioni i Kishës Serbe ndaj shqiptarëve ortodoks të këtyre trevave, për të ndryshuar kombësinë. Pra, të njejtën metodë që e kishte përdorur Ekzarkia bullgare, filloi ta përdorë edhe   Kisha Ortodokse Serbe, duke e shfrytëzuar fenë si mjet presioni për ndryshimin e strukturës kombëtare në trevat lindore shqiptare. Me këtë rast, edhe historianët serbë botuan shumë të dhëna statistikore dhe sajuan një histori të rrejshme për rajonet e ndryshme të banuara me shqiptarë ortodoks në trevat lindore shqiptare, duke i paraqitur ata para opinionit si popullatë serbe.
Kjo golgotë e shqiptarëve ortodoksë në trevat lindore, vazhdoi edhe pas krijimit të Federates Jugosllave, përkatësisht me themelimin e Republikës së Maqedonisë dhe themelimin e Kishës Autoqefale Maqedonase, e cila duke e përdorur fenë, arriti që me mjete të ndryshme të pushtetit dhe dhunës institucionale, të asimilojë gati se në tërësi popullatën ortodokse shqiptare.
Dokumentet që po i paraqesim për botim, janë hulumtuar në Arkivin Qendror të Republikës së Maqedonisë, përkatësisht në Fondin “Албанска православна црква“, që flet për vitet 1941 – 1945. Nga këto dokumente arkivore, kuptojmë se gjatë kësaj kohe, në territorin ku kishte shtrirje Kisha Autoqefale Shqiptare (Struga, Kërçova, Dibra, Reka, Gostivari dhe Tetova), për herë të parë gjatë historisë, u mundësua që vetë popullata lokale të përcaktohet për përkatësinë kombëtare shqiptare të ortodoksëve të këtij rajoni. Po ashtu në këto dokumente shpaloset komunikimi i drejtpërdrejt i priftrinjëve dhe i besimtarëve ortodoksë me qendrën e Kishës Autoqefale Shqiptare në Tiranë. Në disa nga këto relacione, shpaloset edhe dëshira e hapur e popullatës vendore, që mesha të zhvillohet në gjuhën e besimtarëve, në gjuhën shqipe. Po ashtu kërkohet që priftërinjtë të ndjekin kurse në gjuhën shqipe, si parakushte për të pasur një komunikim të drejtpërdrejtë me qendrën në Tiranë.
Këto dokumente janë të rëndësisë së veçantë, sepse për së pari herë, shihet se si në mënyrë institucionale, popullatës shqiptare të fesë ortodokse, i mundësohet të përcaktohet lirshëm elementi kombëtar të cilës i takon. Me interes të veçantë janë dokumentet ku shihet qartë se si në ato vite është shënuar festa e 28 Nëntorit, dhe se me këtë rast, nëpër kishat e këtyre qyteteve ka valuar flamuri kombëtar shqiptar.
I gjithë fondi i këtyre dokumenteve do të botohet në numrin e radhës së revistës shkencore të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve “Scupi”, bashkë me materialet tjera të konferencës shkencore kushtuar 50 vjetorit të vdekjes së Fan Stilian Nolit.

Në Gjenevë me adhurim e respekt të thellë kujtohet heroizmi i Agim Ramadanit dhe shokëve të tij

$
0
0

Nga Arif Ejupi

 

Sikurse viteve të kaluara edhe sivjet Shoqata Atdhetare “Zhegra” me seli në Gjenevë të Zvicrës,ka organizuar Manifestimin tradicional “ Ditët e Agimit.”

Kjo akademi përkujtimore kushtuar ekspertit ushtarak , piktorit dhe poetit, Agim Ramadani,dhe njëqindekatërmbëdhjetë heronjve të tjerë të rënë në Betejën e lavdishme të Koshares, ka nisur me intonimin e himnit tonë nacional ,ku me qëndrimin gatitu të pranishmit kanë nderuar të gjithë të rënët për liri e mëvetësi të Kosovës.

Pastaj bashkëshortët Shpejtim e Afërditë Krasniqi , konferencierë të këtij solemniteti kanë bërë prezantimin e mysafirëve , duke kumtuar në të njëjtën kohë edhe pikat kryesore të programit. Rrjedhën e ngjarjeve të zhvilluara në Betejën e lavdishme të Koshares para mërgimtarëve tanë të shumtë nëpërmjet dhimbjes dhe krenarisë në vija të përgjithshme e ka shtjelluar zoti Anton Çuni pjesëmarrës në shembjen e kufirit të dhunshëm shqiptaro-shqiptar.

Ai duke përshkruar qëndresën , vetëmohimin e mbi të gjitha guximin e bashkëluftëtarëve tha: Ishim me fat që në ballë të Brigadës,kishim eprorin Agim Ramadani,largpamës dhe të zhdërvjelltë i cili në mënyrë përfekte së bashku me oficerët e ekipit komandues të Brigadës sonë realizoi planin për rrënimin e murit ndarës me shtetin amë.

Të gjithë e dinim që Serbia posedonte të gjitha llojet e armatimit të rëndë dhe se në krye të ushtrisë së saj qëndronin gjeneralë e kapitenë me përvojë të gjatë në armatën e ish-Jugosllavisë.

Mirëpo ky fakt nuk na frikonte fare, e dinim edhe të vërtetën tjetër që në njësitet serbe kishte të përfshirë edhe mercenarë rusë ,por ne nuk u zmbrapsem nga synimet tona për asnjë çast ngaqë luftën e kishim filluar nën betimin Liri o vdekje !
Po ashtu gjatë fjalës së tij Z. Çuni tha : Agimi ishte unikat dhe qëndronte mbi të gjithë, ngase betimin ndaj atdheut e kishte bërë qysh herët edhe nëpërmjet këtyre vargjeve:

Mu shterrshin sytë nëse pushoj
Lirinë tënde me ëndërrue
Mallkue qoftë gjaku im
Nëse m’vrasin pa luftue.

Ai në punimin e tij “Agimi i Lirisë” foli për Agim Ramadanin, poet, piktor, ushtarak, kryengritës dhe liberator. Me emocion por ballëndritur përshëndeti familjen Ramadani, dhe të gjitha familjet e dëshmorëve të rënë në Betejën e Koshares.

Rrëfimet e Zotit Anton Çuni, aktualisht deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga radhët e LDK-së ,ishin plotësisht në përputhje me xhirimet e bëra gjatë luftës.
Heroizmi i djemve tanë është parë edhe në dokumentarin e shfaqur vitin që shkoi”Kosharja dritë që s’ shuhet kurrë” Me të përfunduar diskutimin e tij Z. Çuni në podium e ka ftuar z. Agim Sherifi, të cilin e ka falënderuar nga zemra për organizimin e këtyre akademive të çdovjetshme përkujtimore.

Fjalë rasti ka mbajtur edhe Feriz Tërshnjeva bashkëluftëtar i Agim Ramadanit, dhe i njëqindekatërmbëdhjetë të rënëve të tjerë në Betejën e Koshares. Ai në këtë manifestim kishte ardhur nga pjesa tjetër e Atdheut- Tropoja. Z. Tërshnjeva para se të niste kujtimet e tij nga lufta në Koshare, me përkulje puthi flamurin tonë kombëtar me shqiponjën dykrenore.

Pastaj lexoi materialin e përgatitur duke sjell para të pranishmëve kujtime nga Beteja e lavdishme e Koshares.

Ai çmoi përpjekjet e të gjithë pjesëmarrësve të kësaj beteje e posaçërisht vizionin e kryeprisit Agim Ramadani, të cilin e quajti si njeriu që bashkoi rrënjët e shkapërderdhura të trungut ilir.

Tubimin e sotëm e ka përshëndetur edhe Zoti Ramadan Avdiu, konsull i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Gjenevë.

Avdiu, ka vlerësuar lartë kontributin e të gjithë të rënëve në rezistencë,paharruar edhe ballafaqimin fytafytas me armikun të familjes Jashari, të Afrim Zhitisë, Fahri Fazliut , Fadil Vatës, Zahir, Pajazit, Hakif Zejnullahut, Edmond Hoxhës, Fehmi e Xhevë Lladrovcit, dhe të dhjetëra heronjve të tjerë.

Pjesa artistike e këtij jubileu ka qenë mjaft e pasur falë kombinimit të shkëlqyer të grupeve dhe shoqërive artistike të diasporës me artistë e këngëtarë të dalluar nga Kosova.

Aktori, poeti dhe lahutari i njohur rugovas Çun Lajçi , me zërin e tij prej baritoni para shikuesve shpalosi monologun “Dua me fol” nëpërmjet të cilit ngriti në piedestal guximin dhe sakrificën e Agim Ramadanit, Sali Çekut, e shokëve të tyre.

Kurse nga thellësia e shpirtit mallkoi të gjitha ata që për interesa personale dhe klanore po tradhtojnë interesin kombëtar duke rrudhur territorin e Kosovës, dhe duke u krijuar favore fqinjëve tanë sllavë, të cilët nuk na ndanë zullumin për gjatë një shekulli.

Martirëve të rënë në frontet e luftës në Kosovë, Maqedoni e Preshevë, këngë lavdie u këndoi edhe këngëtari i shquar Arian Agushi i njohur si Gold AG.

Zëri i tij i ëmbël dhe këngët në rimë e plot gjallëri e mbajtën gjatë gjithë kohës në këmbë publikun e shumtë.

Ndërkaq në krye të valles si zakonisht u gjend Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gëzuar” nga Gjeneva.

Edhe kësaj here ky ansambël përformoi me mjeshtri të rrallë mozaik vallesh nga të gjitha trevat shqiptare .Edhe pse ende të njoma në moshë, vajzat valltare të këtij ansambli demonstruan vlera të mirëfillta në artin e vallëzimit, për çfarë nga publiku u duartrokitën gjatë.

Plot gjallëri në skenë u shfaqen edhe solistë e valltarë të Shoqërisë Kulturore Artistike “Teuta”nga Llozana.

Po aq ambicioz e me prirje në artin e valles u treguan edhe të rinjtë e “Rinia Contact” të Gjenevës. Kurse hapësira lënë këngës popullore u plotësua me këngë të bukura atdhetare interpretuar nga Hidajete Miftari, Afërditë e Shpejtim Krasniqi, Ardian Dema, Kudret Rrustemi, dhe Albion Rexha.

Vogëlushi Rexha edhe pse vetëm 10 vjeç me qëndrimin dhe lëvizjet prej artisti dhe me tonin e përcjell në nota pentagrami shkrepi shkëndijat e para të talentit të tij,duke na bërë të sigurt se në të ardhmen mund të bëhet emër i dëgjuar i fushës së muzikës.

Ndërkaq adhuruesit e këngës folklorike i argëtoi grupi “Rapsodët” nga Gjeneva, i cili u këndoi me mjaft origjinalitet djemve trima e të pamposhtur të Betejës së Koshares.

Organizatorët e këtij përvjetori nga dëshira që çdo gjë të jetë e realizuar ashtu siç edhe meritojnë këta njëqindekatërmbëdhjetë martirë kanë vendosur në krye të sallës flamuj kombëtar në të cilët janë qëndisur emrat e të gjithë heronjve të rënë në Betejën e lavdishme të Koshares.

Për të gjetur analogji me shpirt bardhësinë dhe pastërtinë e këtyre bijve më të mirë të popullit tonë udhëheqësit e Shoqatës Atdhetare “Zhegra” nga Gjeneva për shumicën e pjesëmarrësve kanë shpërndarë trëndafil të bardhë .

Këta trëndafil simbolizojnë unitetin e treguar të këtyre trimave të cilët me heroizmin e tyre të bardhë turpëruan oficerë e ushtarë paranoik të regjimit të Milosheviqit.

Kjo fitore mbi forcat serbe në popull njihet edhe si fitorja që bashkoi njëherë e përgjithmonë Atdheun tonë të ndarë deri vonë në dysh.

Në kujtim të heroit Ramadani, këtë vit është organizuar edhe një turnir futbolli.
Skuadrat e renditura në tri vendet e para janë shpërblyer me kupa dhe mirënjohje.
Ato i ka ndarë boksieri ynë i famshëm Erzen Rrustemi, i cili prejvitesh jeton dhe vepron në Zvicër.

Në fund të këtij jubileu të rëndësishëm të gjithë pjesëmarrësit i ka përshëndetur z. Bekim Ramadani,vëlla i heroit Agim Ramadani.
Ai, në mënyrë të veçantë ka falënderuar Shoqatën Atdhetare“Zhegra”nga Gjeneva, e cila nëpërmjet organizimit të akademive të përvjetshme përkujtimore po e mban të gjallë kujtimin dhe respektin e thellë ndaj Agim Ramadanit, dhe dëshmorëve të tjerë që u flijuan për liri e bashkim të trojeve shqiptare.

 

ARIF EJUPI

 

 

Ne Burgun e Sapçit, per te perkujtuar 43 vjetorin e Revoltes antikomuniste te ketij Burgu

$
0
0

Nga Paulin Zefi

 

Ne Spaç te Mirdites duke perkujtuar dhe nderuar 43-vjetorin e Revoltes antikomuniste ne Burgun famekeq te Spacit(21.05.1973)dhe ngritjen e Flamurit tone Kombetar(pa yllin komunist)……..

*Ajo cfare bie ne sy si gjithmone eshte mospjesemarrja dhe moskokecarja kriminale e Ministrise se Kultures sepse keto objekte gezojne statusin si Monument Kulture i kateg.se II-te dhe gjithashtu mungesa e pajustifikueshme e perfaqesuesve nga Komunitetet religjioze kryesore te vendit tone si;Myslimane, Katolike&Ortodokse ku perfitoj nga rasti qe te falenderoj nga zemra vetem”Kryegjyshaten Boterore Bektashiane”e cila ka derguar si perfaqesues te saj,shume te nderuarin”Dervish.Saliu”si rezultat i pamundesise per te marre pjese nga ana e mikut tim te nderuar; “Kryegjyshi Boteror.Baba.Edmond Brahimaj”…….

 

Shqiptarët ishin fuqi politike, kishin pozita vendimmarrëse në Evropën e shekullit XVI

$
0
0

Një libër për historinë e shqiptarëve e jo për atë të Shqipërisë apo të Kosovës e ka cilësuar veprën “Agjentë Perandorakë” vetë autori Noel Malcolm.

Me një shqipe të kthjellët, historiani i shquar anglez ka rrëfyer rrugën deri te vepra më e re e tij dhe përmbajtjen e saj që shqiptarët i nxjerr si popull me jo pak rol edhe në historinë e Evropës së shekullit XVI. “Agjentë Perandorakë” të enjten është promovuar në shqip në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, pas promovimit në Tiranë e Ulqin. Përkthyer nga Kastriot Myftiu, vepra e anëtarit të jashtëm të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës shpalos historinë e dy familjeve ulqinake të shekullit XVI.

“Më vjen keq që nuk është libër për historinë e Kosovës. Nuk është një libër për historinë e Shqipërisë, jo për Shqipërinë e kufijve të sotshëm. Është një libër për historinë e shqiptarëve”, ka thënë Malcolm për librin që shpalos veprimtarinë e familjeve Bruni dhe Bruti. Malcolm ka thënë se shqiptarët kanë pasur një ekzistencë në shumë rajone ballkanike. Ka treguar se librin që në shqip ka nëntitullin “Një familje shqiptare në botën mesdhetare të shekullit XVI”, ka nisur ta shkruajë me disa qëllime, shkruan Koha Ditore.

“Qëllimi i parë natyrisht ishte për të shkruar jetëshkrimet për anëtarët e familjes, por edhe për politikat e Evropës në gjysmën e dytë të shekullit XVI dhe për marrëdhëniet midis botës perëndimore dhe asaj osmane. Dhe veçanërisht për shqiptarët në përgjithësi, sepse kanë pasur një pozitë shumë interesante midis botëve të ndryshme”, ka thënë Malcolm. Qëllimi tjetër, sipas tij, ishte të tregojë se si shqiptarët kanë pasur një rol ushtarak, diplomatik, një rol në tregti, në Itali, Spanjë, Francë e në Austrinë e asaj kohe.

“Kam menduar të tregoj se si shqiptarët kanë marrë pjesë jo vetëm në historinë e Ballkanit, por edhe në historinë e Evropës”, ka thënë ai. Malcolm ka rrëfyer se para 20 vjetësh kishte filluar të lexonte një libër italian të shekullit XVI. Sipas tij, autori kishte shkruar se ekzistonte një traktat për kushtet brenda Perandorisë Osmane dhe ky dokument ishte shumë interesant për shqiptarët, ngase autori që e kishte shkruar atë, Antonio Bruni, është bashkatdhetar i shqiptarëve.

“Traktati ishte plotësisht i panjohur. Kam menduar se nëse mund ta gjejë do të jetë shumë interesant dhe do të mund të jetë teksti i parë i shkruar nga një shqiptar me emër dhe mbiemër, i shkruar për shqiptarët”, ka thënë Malcolm. Pas 15 vjetësh traktatin e kishte gjetur në Bibliotekën e Vatikanit. Ka thënë se dokumenti nuk ishte shumë i gjatë, por shumë interesant jo vetëm për shqiptarët, por në përgjithësi për Perandorinë Osmane.

“Kisha dëshirë ta botoja në ndonjë revistë shkencore me dy-tri faqe parathënie. Por problemi ishte se kush ishte Antonio Bruni. Nuk kisha asnjë haber. Dorëshkrimi ishte në gjuhën italiane. Ishte shkruar ‘Antonio Bruni. Dolcinio’”, ka thënë ai. Ka rrëfyer se kishte ditur që ekzistonte një argjipeshkëv i Tivarit që quhej Xhovani Bruni. Malcolm ka thënë se ky titullar i Kishës Katolike mund të ishte nga e njëjta familje me Antonio Brunin.

“Kam filluar hulumtimet. Ishte pak e vështirë. Nuk kemi shumë dokumentacion për ulqinakët e asaj periudhe. Por pak nga pak kam grumbulluar informacion për familjen e Antonio Brunit. Jo vetëm për Antonion, por për babanë, xhaxhanë, dajën, kushërinjtë e të tjerë. Një familje me shumë anëtarë dhe çdo anëtar më duket ka pasur një rol të veçantë”, ka thënë Malcolm, i cili është edhe autor i veprës “Kosova: Një histori e shkurtër” e botuar në shqip në vitin 2008 nga Botimet KOHA. Gjatë hulumtimit historiani kishte gjetur se babai i Antonios kishte një karrierë ushtarake dhe kishte qenë kapiten i anijes Papnore në betejën e Lepantit, që ishte beteja më e rëndësishme në shekullin XVI.

“Antonio Bruni ishte një agjent. Agjent jo vetëm për diplomaci, por edhe për tregti për Venedik. Ishte shumë i rëndësishëm për jetën ekonomike në Venedik. Kushëriri Bartolomeo Bruti kishte një karrierë të jashtëzakonshme. Ka filluar si dragoman, përkthyes në Ambasadën e Venedikut në Stamboll. Pastaj ka qenë i angazhuar si spiun për mbretin e Spanjës dhe ka bërë një investim në një projekt për të emëruar një princ të Moldavisë”, ka thënë Malcolm. Sipas tij, princi i Moldavisë e kishte marrë atë si kryeministër dhe komandant të ushtrisë. Malcolm e ka cilësuar këtë si një fakt të jashtëzakonshëm.

“Është e jashtëzakonshme. Një shqiptar që ishte 27-vjeçar ishte kryeministër dhe komandant i ushtrisë (së Moldavisë v.j.). Ai ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në diplomaci jo vetëm për diplomacinë e Moldavisë, por edhe midis Polonisë dhe Perandorisë Osmane”, ka thënë Malcolm. Pas hulumtimeve dhe mbledhjes së materialit, Malcolm ka thënë se tashmë posedonte gjetje shumë interesante dhe nuk mund të bëhej fjalë për një artikull në ndonjë revistë shkencore, por për një libër.
“Si kam thënë në fillim, se nuk është libër për historinë e Shqipërisë, por shpresoj që është një libër për çdo shqiptar, sepse është një libër për historinë e të gjithë shqiptarëve”, ka thënë Malcolm.

Profesori universitar i historisë, Jahja Drançolli, i thirrur për të folur për librin, më shumë është ndalur tek biografia e Malcolmit dhe roli i tij si historian.
“Në ‘Agjentë Perandorakë’ autori ka spikatur mrekullitë e akteve të trimërisë së historive të shekullit XVI, të fituesve të Evropës, të humbësve në historitë e ndërmjetësve në formën e kalorësve, perandorakëve, priftërinjve jezuitë, spiunëve e të tjerë, të shkruara nga perspektiva metropolitane e Romës. Malcolm rikrijon në mënyrë të gjallë betejën e Lepantit në të cilën Gjon Bruni argjipeshkëv i Tivarit u vra në anijen Papnore”, ka thënë Drançolli.

Historiani Ylber Hysaj ka thënë se motoja e librit të Malcolm është “Shqiptarët mu në mes të përplasjes globale të kohës”. Sipas tij, familjet Bruni dhe Bruti pas një rezistence ku luajnë rol eminent detyrohen të shpërngulen në hapësirat venedikase pasi që Ulqini bie nën pushtimin osman.

“Penetrojnë në role nga më të ndryshmet duke qenë protagonistë të diplomacisë, spiunazhit dhe kundërspiunazhit, duke kryer shërbime nga të qenit pjesë e diplomacisë venedikase deri në shërbim të mbretërive nga më të fortat katolike të kohës”, ka thënë Hysaj, i cili nga viti 2012 është ambasador i Kosovës në Maqedoni.

Botuesja e “Botimeve Dudaj”, që ka sjellë në shqip veprën e Malcolmit, Arlinda Dudaj, ka thënë se libri në anglisht kishte një nëntitull tjetër e ai në shqip është vendosur me sugjerimin të vetë autorit.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Fazli Gajraku, si nikoqir i ceremonisë së promovimit të librit, ka thënë se institucioni që ai udhëheq ka nderin të jetë arkiv i veprave të Malcolmit e të organizojë promovimin e librit “Agjentë Perandorakë”.

 

 

 

Themelimi i degës së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar në Shtutgart amanet i vëllezërve Gërvalla, Kadri Zekës dhe Sali Çekut

$
0
0

Nga Asllan Dibrani

 

Po  ikën vitet  nga vrasja e dorës tinëzare  jugosllave  e likuidimit të intelektualëve  shqiptar. Kujtimet po rriten ,dhimbja për ta po shtohet. Populli shqiptar  bëri shumë përpjekje  që ta marr veten  në duart e veta  me shekuj. Themeluan  shoqata , themeluan grupe  vetanake dhe klube të ndryshme. Themelimi  i partive politike  ne diasporë nga Kosova  ishin dhe janë hileqare dhe të pa vlera për kombin tonë deri me tash. Ato i shkuan më shumë për shtati  armiqve tanë  me arritjen e  përçarjes së shqiptarëve, se sa që po ka ndonjë  dobi populli i ynë nga to. Shqiptarët deri me tash asnjëherë nuk e morën  porosinë e martireve  qe ta krijojmë një unitet tonin kombëtar njëherë e përgjithmonë!?.Deri më tash emri   e dëshmoreve  u shfrytëzua si marketing  politik .Pikërisht  duke e parë  shqiptarët e Diasporës mangësinë   dhe çalimin në primatin  politiko-shoqëror për interesat kombëtare, ata themeluan Lobin Euro-Atlantik  Shqiptar me seli në Gjermani,nga e cila  u themeluan edhe Degët e tij në Austri Norvegji,Suedi ,Zvicër dhe  me 21.05.2016 themeluan Lobin Euro-Atlantik  Shqiptar Dega në Shtutgard  për Gjermani.


Kohët e fundit shqiptarët e Diasporës në gjithë Evropën   sikur i kanë  marre forcat e veta që amanetin e Vëllezërve Gërvalla,Kadri Zekës ,Sali Çekut dhe heronjve tjerë,për Besa-Besën ta çojnë në vend. Ata ka  filluar t’i mbulojë pluhuri  nga  njeri te korruptuar  qe kolltukët e vet  i qesin para  interesave kombëtare .Imituese ishte edhe arroganca  dhe sjellja çnjerëzore ndaj  të bijës së heroit Isuf Gërvalle qe ishte e deleguar nga partia e saj ne Diasporë në Kuvendin e tyre partiak. Rezistencë e këtyre heronjve  dhe porosinë e tyre që lanë si amanet  çlirimin  tonë shpirtëror nga egot dhe vemjen krijimin e unitetit sikur ka  has ne vesh te shurdhër nga njerëz të pa ndërgjegjshëm  pa e hequr kurrë  synimin e bajraktarëve,manipulantëve dhe demagogëve për përfitime personale!

Këshilli iniciues për themelimin e Lobit Euroatlantik Shqiptar  Dega në Gjermani bëri  thirrje  për  ti dhënë vetes  detyra qe përmes këtij Lobi ti kthehet shpirti këtij kombi me numër sa dy herë në atdhe.
Në tubim  morën pjesë një numër i madh  shqiptarësh si biznesmenë, veprimtarë, shoqata, klube dhe organizma të vlerave tona kombëtare në shtetin e Gjermanisë. Po ashtu ra në sy një  numër te rinjsh student që  dhanë shumë kontribut në këtë takim.
-Tubimi u mbajt në periferinë e Shtutgardit një  sallë të stolisur dhe e përgatitur nga organizatori i  Këshillit iniciues Mr. Ali Sylejamni një veprimtar  shumë  vjeçar për interesat e kombit tonë. Takimi edhe se ishte për  në ora 12.00 ,ai u shty duke  i pritur mysafirët nga  pika më të largëta si nga Austria,Norvegjia,Zvicra,Holanda ,Belgjika dhe Italia.

Moderatori  mësuesi  i palodhshëm Zeqir Asllani  hapi takimin  duke    i ndare minutat e pare për këndimin e  Himnit të flamurit kombëtar ,po edhe  me një minutë heshtje për luftëtarët dhe viktimat  e rëna pë çlirimin e Atdheut. Pastaj  ju dha fjala e rastit,Mr.Ali Sylejmanit , që i përshëndeti të pranishmit dhe  publikoj rendin  e ditës. Po ashtu  në pika të shkurta  paraqiti   programin dhe synimet e organizimit  të Lobit Euro-Atlantik  Shqiptar  Dega për Gjermaninë. -Pas  tij e mori fjalën edhe z.Xhafer Ahmetaj  qe shpjegoj ne pika të shkurta  misionin e  dhe qëllimin e Lobit. Po ashtu në vazhdim  edhe Skenderbeg Klaiqi  kryetar i Lobit Euro-Atlantik  Botëror ,shpjegoj përmes një videoprojektori plan programin e Lobit  duke  e theksuar se shumë të  këqija po e përcjellin popullin tonë në mungesën e  organizimit në  baza kombëtare. Vetëm në vitin e kaluar Kosova u zbraz edhe  për 290 mijë qytetarë të vet theksoj zoti Skenderbegu.  Ai  më tutje tha  se  bashkimi i ynë  krijon seriozitetin e vet në monitorimin e synimeve tona që të jemi sa ma të fuqishëm përfundoj nder të  tjera. Besnik Miftari  përfaqësues i Konsultës në Shtutgard,  tha se ndihem shumë i privilegjuar që gjendem në mesin tuaj me një   iniciative qe është dashur shqiptarët ta  kenë kaherë. Shqiptarët  jemi ata qe i rezistuam  ma se tepërmi  sulmeve për shfarosje andaj edhe këtë   qe ju po e bëni  është   një sinjal që, kudo që të gjenden shqiptarët ta ruajnë identitetin e vet. Në vazhdim shumë diskutues paraqiten opinionet e veta për Lobin. Aty pati të tillë qe kishin ardhur akoma me botëkuptime partiake pa e ditur se Lobi është një ombrellë që të gjitha  organizmat e deri tashme synon t’i afroj ,ti bashkoj dhe t’i përforcoj  për qëllimin e ndërtimit të një  shoqërie të shëndoshë për interesat e Kombit pa fërkime  ,përçarje dhe bajraktarizma. Aty u kritikua edhe  gjendja  shumë e rëndë ekonomike  në Shqipëri, Kosovë dhe trojet tjera shqiptare. Zë  i ashpër  u lëshuar edhe kundër  qeverive aktuale që po përpiqen  t’i minimizojnë dhe t’i  zvogëlojnë vlerta e Diasporës Shqiptare që sot numëron sa dyfishin e shqiptarëve në Ballkan,ndërsa në tërë botën  u theksua se e kalon edhe 15 milionëshin. Aty pati zëra qe sa  ma shpejt ,Diaspora Shqiptare  t’i ketë  përfaqësuesit e vet edhe në kuvendet dhe parlamentet e shteteve  shqiptare në Ballkan. Dega e Lobit  në Gjermani u dëshmua serish nga  fuçia, vullneti dhe dashuria për vlerat e përbashkëta. Pas debateve  kaluan në pikën  e rendit të ditës ne zgjedhjen  e kryesisë. Me propozime veç e veç u zgjodhën këta anëtarë të Këshillit  në Lobin Euro-Atlantik Degaga ne Gjermani si më poshtë:

Ali Sylejmani, Musa Tolaj,Fiqiri Muzeini,Nexhmedin Bytyqi,Arbion Gashi,Agim Krasniqi,Xheva Thaqi,Arta Ramadani, Hysri Osmani,Arta Dibrani,Fatmir Muçolli,Hasan Qyqalla,Ilmi Shyti,Sadik Zogaj dhe  Bastri Smaili.

Pas një konsultimi te shkurt ne mes veti këshilli formoji edhe kryesinë nga  këta anëtarë.

1.Musa Tolaj

2.Ali Sylejmani

3.Xhevat Fetahi

4.Arbion Gashi

5.Bastri Smaili

6.Drin Shabani dhe

7. Hazir Osmani

 

Lobi ka  qëllim ta bashkojë gjithë mërgatën shqiptare anekënd botës, në një frymë të re, e cila do t’u shërbejë gjithë shqiptarëve kudo në botë në përmirësimin dhe forcimin , e fushës ekonomike, kulturore, sociale dhe në sektorë të gjithmbarshëm. Lobi i shpresës është me një frymë të  re e atyre që duan ndryshimin dhe unifikimin ,bashkimin dhe krijimin e unitetin kombëtar. Fuqia e Lobit do të jetë mesazh  i   bashkimit që krijon forcën, në betejën drejt aspiratave tona shekullore që të përmirësohet  padrejtësia ndaj shqiptareve.

 

 

 

Viewing all 154 articles
Browse latest View live