Quantcast
Channel: BOTA – Revista Drini
Viewing all 154 articles
Browse latest View live

Intervistë me Ali Dacin

$
0
0

Asimilimi i shqiptarëve në Rozhajë, humbja e gjuhës shqipe dhe identitetit

 

 

Nga Gjon Neçaj

 

Kush eshte dhe nga eshte Ali Daci ?

Kam  lindur  në fshatin Dacaj, Malësia  e Rozhajës, më 3 dhjetor 1959. Në radhë qesh i treti fëmijë i prindërve Nezir Ajdin Daci dhe Begie Hysen Nilçi. Nëna ime është nga Shtupeqi i Madh, katund ky në krahinën e Rugovës. Pas meje prinderit e mi patën edhe 6 vajza dhe një djalë. Që të gjithë shëndosh dhe mirë deri në dtën e sotme. Meqë babai im ishte i pa punë, ne fëmijët më goxha vështirësi arritëm t’i bëhemi atij krah pune. Kushtet jetësore qenë të tilla, saqë duheshin  mjaft sakrifica për të rritur, edukuar dhe  arsimuar dhjetë fëmijë. Mëgjithatë prindërit e mi ia dolën .

Babai im shronjat e para i kishte mësuar në gjuhën shqipe gjatë Luftës së Dytë Botërore nga mësues Spiro Rexha nga Vlora, pasiqë në atë kohë, siç e quanin pleqtë  tanë “Koha e Shipnisë”  në Rozhajë, e që ishte nënprefekturë e prefekturës së Pejës, shteti shqiptar, më inisiativën e ministrit të Arsimit   Ernest Koliqi, vetëm në këtë nënprefekturë kishte hapur plot 13 shkolla në gjuhën shqipe dhe  mësues ishin emëruar normalistët e Elbasanit, qoftë nga Kosova apo Shqipëria. Pas pushtimit sllavo – komunist, shkollat shqipe dhunshëm u mbyllëm dhe  mësuesit u përndjeken e disa edhe u pushkatuan nga OZNA komuniste. Shkollat shqipe dhe mësuesit shqiptarë u zëvendësuan me shkollat ideologjike komuniste më mësim në gjuhën serbokroate. Kështu, unë mësimet në shkollën që kishin ngritur me vetë inisiativë prindërit tanë, i fillova në gjuhën e huaj sllave. Meqë nuk e njihja gjuhën e mësuesit e as mësuesi gjuhën time, unë më vështirësi mësova alfabetin cirilik nga “Bukvari” serb. Katër klasat e fillores, sa kishte shkolla në Dacaj i përfundova në gjuhën serbe dhe pas këtyre babai më dërgoj në shkollën shqipe të fshatit Novosellë  të  Pejës. Në klasën e pestë mësova alfabetin e shenjtë të gjuhës amtare. Pas mbarimit të shkollës fillore, mësimet i ndoqa në shkollën e mesme teknike “Shaban Spahia “ në Pejë. Pas përfundimit të shërbimit ushtarak në armatën jugosllave, u regjistrova në SHLP ” Bajram Curri” ku edhe u diplomova në drejtimin gjuhë dhe letërsi shqipe. Nga viti 1989  jam mësues i gjuhës shqipe në shkollën fillore “Dacaj”, këtu në vendlindje.

Ç’mund të na  thoni për vendlindjen tuaj, tokë shqiptare me një histori tragjike dhe aktualisht ende çështje e pazgjidhur ?

Është e vertetë se edhe vendlindja ime, si gjithë trojet etnike shqiptare nën Malin e Zi, gjatë shekullit të fundit ka përjetuar degradim të plotë në çdo fushë të jetës. Po flas vetëm për kohën e sundimit monist jugosllav këtu. Siç e thashë edhe më lart,  pushtimi jugosllav kombit shqiptar i ka kushtuar shumë,qoftë në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni , Luginë e     Preshevës, Sanxhak e kudo ku frymonin shqip. Me mbylljen e shkollave shqipe dhe zëvendësimin e tyre më mësim në gjuhën sllave ,shqiptarët e Rozhajës humbën përfundimisht shpresat për një progres edukues dhe përparues në trojet e veta. Elita komuniste e freskuar më forcën çetnike, ngulfati çdo gjë që kishte karaketer kombëtar shqiptar. Partia komuniste  shkeli të drejtat elementare të shqiptarëve këtu, duke u mohuar në radhë të parë gjuhën, arsimimin dhe duke shkatërruar kulturën shpirtërore dhe atë materiale të kombit shqiptar, gjithnjë në saje të motos famëkeqe të bashkim-vëllazërimit. Shqiptarët e Rozhajës, sikurse ata të Plavës , Gucisë dhe të Tivarit, u diskriminuan mizorisht, pasi që ishin edhe si pakicë në kuadër të etnitetit që fliste gjuhën sllavofone. Fatkeqësisht prijësit e tyre ushtarak dhe shpirtëror u torturuan dhe u pushkatuan nga klika komuniste,  kush me gjyq e kush pa gjyq. Eliminimi i komandantëve  të forcave vullnetare shqiptare që luftuan me mish e me shpirt  për Shqipërinë etnike, prijësve fetarë e bajraktarëve të vendit , dhunshëm iu muar jeta. Meqë mësimi sllav u imponua, pak djem dhe vajza të asaj kohe mbaruan katër klasët e fillores. Prindërit dhe gjyshërit tanë, jo rrallëherë kanë treguar skena rrënqethëse rreth sjelljes së mësuesve  serbë ndaj nxënësve shqiptarë. Rrahjet deri në alivanosje dhe përdorimi i dhunës ndaj nxënësve ishte përditshmëri. Fëmijët asqë guxonin të rrëfenin në shtëpi, por edhe si të rrëfehëshin për keqtrajtimin. Prindërit ishin të pazotët t’u ndihmonin pasiqë shkollimi ishte i obligueshëm dhe mësimi i gjuhës sllave i detyrueshëm. Për shkak të mungesës së shkollës në gjuhën shqipe, si në Rozhajë ashtu edhe nga Plava e Guci , me dhjetra fëmijë thyen kufirin dhe ikën në Shqipëri, me qëllim të arsimimit në gjuhën amtare. Katër kushërinj të mitë dhe axha im e ndoqën këtë rrugë dhe ia arritën qëllimit. Në Shqipëri gjetën gjuhën e nënës dhe atje arritën deri në shkallën e doktorit të shkencave dhe qenë anëtarë të akademive përkatëse.

Kështu për njëzet vjet me radhë ,shumë gjenerata përjetuan dhunën dhe nënçmimin nga mësuesit komunistë sllavë. Kulmi i asimilimit arriti shpejt dhe në zonat ku u mbyllën shkollat shqipe, avancoj shumë serbishtja dhe mbrenda 5 dekadave shumica u asimiluan dhunshëm. Ngeli vetëm Malësia e Rozhajës si pararojë e gjuhës dhe kulturës shqiptare, kjo pjesë e pastër etnike, e që në vitet 1957-67 u shpërngul dhunshëm, pjesa me e madhe e tyre për në Turqi. Në bashkësinë lokale të Dacajve, në vitin 1968 u rihap shkolla katër klasëshe në gjuhën shqipe me mësues shqiptarë. Nga ajo kohë e deri me sot kjo shkollë u rrit në shkollë të plotë 8 vjeçare dhe në vitin 1990 u bë institucion publik i pavarur nga shkollat e  tjera. Gjeneratat me radhë këtu u edukuan në gjuhën amtare dhe mësimet e mesme i morën në Kosovë apo në shkollat e mesme këtu në gjuhen joamtare. Një numër i konsiderueshëm kanë mbaruar fakultetet  në Prishtinë dhe  shumica e tyre jetojnë dhe punojnë atje.

Flitet shumë  për  Kosovën  Lindore, për Çamërinë, për Plavë – Guci, por  për Rozhajën rrallë, tepër rrallë flitet ? Ç”mund të thoni ?

Sigurisht  që për ne flitet rrallë, e mos të them fare. Kjo ka bërë që në të jemi kështu edhe si jemi, pakicë , krejt e pazëshme dhe krejtësisht e pa përkrahur. Duke qënë pakicë shqiptare, me 5.3 % të popullsisë, ne sot gati sa nuk hetohemi se jemi në tokën tonë , në saje të politikës diskriminuese që ende sot udhëheq qeveria malazeze ndaj shqiptarëve këtu. Nuk mund të tërheqim një paralele mes  Kosovës Lindore dhe shqiptarëve nën Malin e Zi, jo për një arësye ,por për shumë. Në radhë të parë shqiptarët në Mal të Zi shtrihen gjithandej kufirit me shtetet amë , më Kosovën dhe Shqipërinë dhe se tani nuk kanë një kompaktësi gjeografike siç e kishin dikur, pasiqë kur dua  të shkoj në Plavë e Guci, sot me duhet të kaloj tri qytete me popullsi sllavofone, Beranën, Andrijeviçën dhe Morinën, e mos të flasim për largësinë  tonë gjeografike me Malësinë ( Tuzin), apo edhe me qindra kilometra që na ndajnë nga Tivari, Ulqini e Kraja. Kjo largësi pamundëson bashkëpunimin tonë aq të nevojshmëm. Edhe sikur subjektet politike shqiptare të vepronin unike , ne nuk do të mund të përfaqësoheshim ashtu si duhet , pasi që elektorati votues shqiptar këtu është i vogël, andaj edhe zëri ynë dëgjohet rrallë përmes gojës së tjerëve. Ndoshta kemi fatin e njëjtë me vëllëzerit çamë, edhe pse ne akoma jetojmë në trojet tona. E them të njëjtin fat, sepse edhe ne na shpërgulen për në Turqi sikur çamët. Edhe ne na asimiluan sikurse ata edhe ne i lamë trojet e të parëve pa të drejtë  kthimi sikurse çamët. Këtu ka shumë për t’u thënë zoti Neçaj, por ja, kjo është e vërteta, të jetosh pa shpresën për të ardhmen tënde dhe të femijëve të tu, është kulmi i fatkeqësisë.

Ne duhet të qëndrojmë në trojet tona me çdo kusht, andaj edhe jemi pakicë.  Plava e Gucia gjatë këtyre 100 viteve të ndarjes nga shteti amë, edhe ajo është përgjysmuar dhe asimiluar. Po më keq se ne qëndron Sanxhaku me Pazarin e Ri dhe populli i tij. Edhe atje me përpikmëri është zbatuar projekti antishqiptar famëkeq i Vasa Çubrilloviçit. “Naçertanja” famëkeqe për dëbimin dhe asimilimin e shqiptarëve.

Me ftesën tuaj,para disa vitesh ishim në Rrozhajë. Bënte përshtypje se vetëm një pakicë fliste sdqip, madje edhe të moshuarrit me plisin në kokë,simbol i identitetit tonë, flisnin serbisht. Mund të na spjegoheni ?

Thashë se Tregovishta e dikurshme shqiptare, Rozhaja e sotme është e asimiluar në një nacionalitet të pakuptimtë boshnjak  pa dëshirën e  vet. Është e vertetë se disa nga shqiptarët e Rozhajës apo rrethinës mbajnë plisin e bardhë mbi kokë, më të cilin duan që veten ta dallojnë nga të tjerët dhe të identifikohen si shqiptarë, por ç’ti bësh që me kohë kanë humbur monumentin më të shenjtë të kombit, gjuhën shqipe. Andaj, bartja e simboleve si plisi i bardhë apo edhe flamurit kombetar nga shqiptarët e këtushëm, e dallon atë vizualisht nga korpusi tjetër nacional ,por edhe jo gjuha më të cilin ai komunikon. Ky është problemi numër një i yni,mësimi i gjuhës shqipe. E më një shkollë fillore 9 klasëshe shqipe,  zor që mund të rikthehet gjuha në Rozhajë.  Brezi i moshuar por edhe i mesëm e dinë gjnezën e vet shqiptare, ndërkaq brezi i ri pak a shumë e njeh dhe din për origjinën e vet. Gjatë luftës për çlirimin e Kosovës, ky popull ka dhënë maksimumin e vet në pritjen dhe strehimin e të përndjekurve nga Kosova dhe kjo është një dëshmi e fortë se ende këtu vlon gjaku i shqiptarit. Edhe pse gjuhën shqipe shumica nuk e flet, ata shqiptarisht i pritën vëllezërit dhe motrat e tyre, bukë e krypë e zemër dhe hapen potrat e tyre në kohën më të veshtirë të genocidit serb mbi populli shqiptar në Kosovë. Gjatë dy viteve të luftës për çlirim kombëtar të Kosovës, kam qënë kryetar i Këshillit Emergjent për pritjen dhe strehimin e të përndjekurve nga Kosova këtu në Rozhajë dhe shumë mirë e di rolin e secilit këtu. Andaj edhe mund të konstatoj se në gishtat e pëllëmbës së dorës, mund të numërohen ata individë ose familje që nuk i hapen dyert dhe zemrat e tyre për pritjen e të dëbuarve nga vatrat e tyre. Kjo më bënë krenar për punën që kam bërë mua dhe gjithë stafit tim të asaj kohe, por edhe për mikpritjen vëllazërore që populli  dhe rrethina e Rozhajës tregoj.

Ju jeni veprimtar, patriot, por ndërkohë mësues dhe studiues i trevës.Si e shihni të ardhmen e shqiptarëve të atyre anëve dhe a është, sipas jush një çështje që duhet drejtuar kancelarive europiane ?

Me vijimin e mësimeve në shkollat shqipe të Kosovës, unë pata rastin dhe  mësova shumë nga profesorët e mi, por edhe nga vetë  populli kosovar. Shpërthimi i demonstratave të vitit 1981 ka qenë dhe mbetet sprova më e madhe e popullit shqiptar atje por edhe më gjerë. Unë këto demonstrata i përjetova nga afër si gjithë bashkëmoshatarët e mi të asaj kohe. Populli e kërkonte të shtrenjëten liri, ndçrsa Jugosllavia fallco e shtypte rininë më gjithë forcën e hekurt dhe barotit që kishte. Qendrës dhe vendosmëria e popullit shqiptar ishte unike dhe së me daljen në skenë të rinisë studentore , iu dridhën themelet Jugosllavisë  titiste. Kjo periudhë deri në periudhën kohore 1990, ka qënë një kohë e ligë e burgosjeve dhe vrasjeve të rinisë shqiptare. Kjo mendoj se shqiptarët i ka kalitur se si t’iu qasen vështirësive, ta duan shkollën shqipe dhe atdheun e tyre. Më shfaqjen e pluralizmit në Mal të Zi, unë iu bashkova nismëtarëve nga Plava e Gucia për themelimin e subjektit politik shqiptar në Mal të Zi dhe se këtë e arritëm në vitin  1990 me themelimin e Lidhjes Demokratike në Mal të Zi. Nga themelimi isaj e deri më sot, jam anëtar i kryesisë së këtij subjekti, ndërsa për njëzet  vite kam udhëhequr degën e Rozhajës. Më 1 mars të vitit 2015 kuvendi zgjedhor me shpalli kryetar nderi i degës së Lidhjës Demokratike në Rozhajë ,për çka u jam shumë mirënjohës.

Në vitin 2013 në Washington DS kam qënë pjesëmarrës i konferencës për të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi. Në vitin 2009 kam themeluar Manifestimin Tradicional Lerar “Ora e Maleve” në Rozhajë , manifestim ky që u kushtohet viktimave të luftës së Kosovës të shkaktuara në teritorin e Rozhajës.  Në  pranveren e vitit 1999  forcar serbo-malazeze vranë 21 civilë kosovarë, të cilët po kërkonin ndihmë në këtë komunë. Ata u vranë për të vetmin shkak që ishin shqiptarë. Rreth vrasjes së të përndejekurve në vitin 2009, kam botuar një liber faktografik rreth vrasjes së këtyre personave ,në mesin e të cilëve kishte fëmijë, gra dhe pleq. Andaj për t’i kujtuar këta martirë  ne  themeluam ketë manifestim  letrar, në të cilin tash tetë vite kanë marr pjesë krijues të dëgjuar të letrave shqipe nga mbarë hapësira shqiptare, e një nga ta me fjalët poetike na keni nderuar edhe ju zoti Neçaj.

Se sa është reale drejtësia malazeze, flet vetë  fakti se të akuzuarit për vrasjen e refugjatëve në Husaj të Rozhajës me 18 prill 1999, u liruan si të pafajshëm edhe përkundër fakteve dhe dëshmive rrethe ngjarjes makabër.

Ju jeni shumë aktiv dhe keni bërë shumë për Rrozhajën dhe çështjen shqiptare në përgjithësi, madje më se një herë  keni qënë i ftuar nderi në ceremoni festive në Shqipëri  te Presidenti i Republikës, kryeministri,etj. A e  keni shtruar problemin e shqiptarëve të Rrozhajës,vendlindjes tuaj dhe situatën në të cilën ndodhen dhe rrugëzgjidhjen  e tyre ?

Pos punës në arsim jam përpjekur që me fakte të paraqes situatën alarmante të shqiptarëve këtu. Kam marr pjesë në dhjetra konferenca shkencore historike apo edhe sociale e humane, ku kam parashtruar faktet për diskriminim, asimilimin dhe shpopullimin e kësaj zone autoktone shqiptare. Jam munduar që ta njoftoj botën demoktratike për rrethanet dhe klimën politike që ka mbretëruar dhe po mbretëron në Rozhajë e Sanxhak. Më këtë rast kam krijuar miqësi të madhe me shumë njerëz paqedashës e të vullnetit të mirë. Falë angazhimit dhe punës, kam arritur që deri diku të paraqes të vërtetën për shqiptarët. Kam publikuar dhe vazhdoj të punoj në publikimin e fakteve historike por edhe për ndodhitë e kohës. Mjerisht kjo zonë është frekuentuar pak nga politikanët dhe punëtoret shkencorë shqiptarë dhe si e tillë mbetet një fushë e paprekur e studimit në shumë lëmi. Pas përfundimit të luftës dhe fitores së shqiptarëve mbi agresorin serb, e të ndihmuar nga miqtë amerikan dhe aleatët e tyre, Kosova arriti çlirimin dhe pavarësinë. Shqiptarët e Rozhajës si kurrë më parë iu gëzuan kësaj fitoreje të shumë pritur. Duke parë sigurinë dhe përparimin e Kosovës nga viti 1999, nga kjo trevë migruan drejt Kosovës shumë famijle shqiptare. Kështu sot vetëm në Malësinë e Rozhajës kemi 3 fshatra tërësisht të zbrazura. Fatkeqësisht kjo shpërngulje ka varfëruar skajshmërisht faktorin shqiptar këtu. Kjo ka sjellë zvogëlimin e numrit të nxënësve në shkollën e vetme shqipe në Dacaj dhe ka zvogëluar numrin e votuesve shqiptarë në këtë vendvotim, më ç”rast ka pakësuar akoma më shumë ndikimin tonë në qeverisjen  lokale këtu.

Duke patur gjitha këto shqetësime, ne shpesh kemi kontaktuar liderët politikë shqiptarë në Mal të Zi dhe në Kosovë ,e herë pas here edhe në Shqipëri. Tani dy vitet e fundit përsonalisht kam marrë  ftesën nga presidenti i Shqipërisë, SHMT zoti Bujar Nishani për çka i jam tejet mirënjohës. Me këtë rast vlen ta falënderoj edhe këshilltarin e presidentit  Nishani, zotëri Flamur Gashi, i cili më 2 shkurt të këtij viti i bashkoi në Durrës të gjithë krerët e politikës shqiptare në Mal të Zi në një takim krejtësisht vëllazëror me presidentin Bujar Nishani. Në këtë takim secili nga ne ka njoftuar të parin e shtetit, për herë të parë në historinë e shqiptarëve nën Malin e Zi, për problemet dhe shqetësimet që ata i preokupojnë me decenje. Derisa kreu i shtetit shqiptar bëri këtë nder dhe secilin nga ne e  dëgjoi dhe komentoi me vend situatën, politika kosovare ende nuk ka marrë një hap të tillë.

Ali Daci  është thmelues i organizatës “Kosova” për Sanxhakun dhe nënkryetar i saj ,si dhe krijues,autor i librave :1.“ Zemër e madhe në Malësi”, monografi,bashkëautor me Rrahman Jashari, kushtuar humanistit Martin Dreshaj nga Malësia e Tuzit,2.“Shtigjet e përgjakura “, liber faktografik mbi vrasjen e refugjatëve kosovarë,  1999,3.“Shtigjet e rinisë” , poezi, Shtëpia Botuese  “Lulu”  New York ,2010.Ka në dorëshkrim  monografinë  “Emigrant në Atdhe”,kushtuar djemve dhe vajzave shqiptarë  nga Rozhaja, Plava , Gucia dhe Rugova, që thyen kufirin për shkollën shqipe  dhe dolën në Shqipëri, nga viti 1955 e në vazhdim.

Intervistoi Gjon Neçaj

 


Shtëpia e Fishtës rrezikon të shembet

$
0
0

Shkodër, 10 mars – Shtëpia në Fishtë të Lezhës, në të cilën kishte jetuar autori i “Lahutës së Malcisë”, e kleriku Atë Gjergj Fishta, ani pse qysh prej vitit 1991 mbrohet nga shteti, rrezikon të shembet.

Nëpërmjet një letre të cilën ua ka drejtuar krerëve më të lartë të shtetit shqiptar, Paulin Zefi, ish – përgjegjës i Kulturës Kombëtare në Lezhë ka kërkuar që të ndërhyhet menjëherë për restaurimin e objektit që sipas tij është në gjendje alarmante. Mediet shqiptare e kanë publikuar letrën të cilën Zefi ua ka dërguar presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta dhe ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro.

Letrën e tij Zefi e nis duke shkruar se është i detyruar të kërkojë ndihmë për një çështje delikate që ka rëndësi shumë të veçantë me përmasa mbarëkombëtare. Ai shkruan se shtëpia ku ka jetuar Fishta ishte marrë nën mbrojtje nga shteti në maj të vitit 1991 dhe ishte shpallur monument kulture i kategorisë së dytë.

“Braktisja afatgjatë e kësaj shtëpie, mungesa e plotë e ndërhyrjeve restauruese për mirëmbajtjen e saj të vazhdueshme dhe shumë faktorë të tjerë, kanë shkaktuar amortizimin e saj të tejskajshëm. Prandaj ka disa vite që rrezikon shembjen e plotë, ku gjendja fizike e këtij objekti është jashtëzakonisht alarmante. Amortizimi i kësaj shtëpie ka ardhur si rezultat i braktisjes dhe i pamundësive financiare nga ana e pronarëve të saj, por sidomos nga neglizhenca totale e institucioneve shtetërore kompetente që nga viti 1991 e deri më sot”, ka shkruar ai.

Zefi ankohet edhe për eshtrat e Fishtës.
“Varri i Fishtës brenda Kishës Françeskane rënkon krejtësisht i zbrazur nga eshtrat e tij, të cilët ose janë hedhur në lumin Buna, ose prehen dhunshëm diku tek selvia nr.4. pas Kishës Mortore tek varrezat e Rrmajit”, shkruan ai.

Tutje, në letrën e tij, Zefi shkruan se beson në një ndërhyrje sa më emergjente për konsolidimin dhe restaurimin e plotë të objektit që siç thotë ai përfaqëson dëshminë e vetme materiale nga jeta e Atë Gjergj Fishtës. Tutje, ai thotë se 23 tetori i këtij viti përkon me 145-vjetorin e lindjes së Fishtës dhe sugjeron që kjo të jetë data e inaugurimit të përfundimit të plotë të procesit restaurues të këtij objekti.

Gjergj Fishta u lind në një familje fshatare në Fishtë të Lezhës më 22 tetor të vitit 1871 nga babai Ndok Simoni dhe e ëma Prene Lazër Kaçi, të cilët ishin të paarsimuar për shkak të pushtimeve osmane, kur shkollimi ndalohej. E vetmja dëshmi që tregon se aty ka jetuar Fishta është pllakati në të cilën shkruhet: “Këtu ka banuar Atë Gjergj Fishta 1871-1940”.

 

 

Faik Konica: “Shqipëria ka kaq shumë njerëz të mëdhenj, sa preshët dhe lakrat”

$
0
0

Tiranë, 10 mars – Njeriu i madh! Në Shqipëri, gjithkush vetëquhet “dikush”, qoftë edhe jurist, gjykatës, deputet a kryetar bashkie me diplomë të mjerë a të blerë, apo fare pa diplomë.

Në Shqipëri, gjithkënd e quajnë edhe më shumë : “të madh” – sidomos kur është fjala për ndonjë politikan dhe kur surrati nuk i shqitet nga televizioni dhe mediat e parapaguara. E tek nuk rreshtin së shkruari e së foluri për të, ai, me ton të rëndë (ngaqë i di të gjitha!) na bën diellin, shiun e erën, s’e ka për gjë të qeshë e të tallet, të ironizojë e të krekoset (si gjeli majë plehut), por edhe të ulërijë, gjëmojë e akuzojë, bile frikshëm, me gishtin tregues mesjetar tundur kërcënueshëm, shoqëruar nga mimikë gjithë ngërdheshje e zgërdheshje, që tremb edhe engjëjt në gjumë e pordhët në bark.

Në Shqipëri, të gjithë japin mendime, me bollëk, sa ujët e oqeanit; të gjithë janë e na dalin profesorë doktora, analistë e shkuar analistit, bile-biles, dhe më i thjeshti shqipo e mbaron fjalinë: “Kupton ti apo jo, është kështu si të them unë! Dhe pikë!”

Në Shqipëri, ka kritizerë me okë, po “të mëdhenj” ama, me kuintalë. E kush nuk e njeh egon egocentriste historike me fuqi centrifugale të shqipos, “të Njëshit” të mijëfishuar?! Të gjithëve u kuturis kuturu “mendja dijetare” për të thënë se duhet bërë kështu e ashtu, kjo e ajo, se ja gabimi, ja faji, ja dhe “unë, Muço ustai”! Dhe “oburrani skepetaro!”, siç thotë Faik Konica, o burrani rrahë-gjoksa, hyxhym, pas bajrakut! Hyxhym pas berihasë! Dhe… bëjmë a s’bëjmë pas!
E mjera Shqipëri, i mjeri komb, që s’po mëson që s’po mëson dot abëcë-në e ligjit e të qytetërimit, abëcë-në e dinjitetit.

Në Toskëri quajnë “njerëz të mëdhenj” ata që kanë arritur në një shkallë të sipërme në shërbim të guvernës: Ferid Pasha, Turhan Pasha, Tahir Pasha, Rexhep Pasha, Smail Qemal Beu, Esad Pasha, etj., janë, pas kokës së toskëve “njerëz të mëdhenj”. Kjo është mjaft e bukur. Po ka më mirë. Mësova tani shpejt se gegët thirrkan “xhin të mdhâj” ata që kanë ergjend. Dodmasei dhe Terpua janë “xhin të mdhâj” pas kokës së gegëve.

Unë e kam për nder dhe për lëvdatë që në vendin tonë njerëzit e mëdhenj dalkan me aq shumësi sa preshët dhe lakrat. Se në vise të tjera, nga të gjitha pemët, më e rralla është njeriu i madh. Po të marrim për tregim [shembull] një mbretëri të gjerë si Englia, shohim se ajo sot për sot nuk ka e nuk njeh ndonjë njeri të madh në gji të saj. Ka gjeneralë të mëdhenj si Lord Kitchner-in, burra-shteti të mëdhenj si Joseph Chamberlain, “businessmen” të mëdhenj, si Andrew Carnegie, vjershëtorë të mëdhenj si Swinburne. Po që kur vdiq Gladstone, nuk ka më, a nuk ka akoma ndonjë “njeri të madh”.

Në Gjermani prapë, njerëzit e mëdhenj janë të rrallë: Bismarck-u ish një njeri i madh; po kam frikë se mos nuk më besojnë kokat e Toskërisë kur t’u them se princi Von Bülow, i cili ndodhet sot në vend të Bsimarck-ut shkon [shihet] vetëm për një njeri i ndershëm dhe fatmirë (“kismetlli”). Francës, që në vdekje të Victor Hugo-së nuk i ka dalë ndonjë njeri i madh: po edhe Victor Hugo-nj ka shumë sot në Francë, por vetëm atë e-quajnë të madh vjershëtor; dhe qeshin po të të shohin se ti i merrke ata për njerëz të mëdhenj.

Franca, si viset e tjera që quhen të qytetëruara, e përdor me shumë masë fjalën për të cilën po kuvendojmë. “Njeri i madh” ishte Napoleoni i I-rë; po megjithëse më pak i dëgjuar, njeri i madh ishte, për tregim, edhe një burrë si Dupleix, trajtori [guvernatori] i Indisë frënge.

Me të tjera fjalë, Evropa e qytetëruar quan “njeri të madh” një njeri i cili, i frymëzuar me qëllime të larta dhe i zoti të ngrejë plane të gjera, ka pasur forcën e karakterit për t’i vërtetuar pak a shumë, ka përbërë një influencë përmbi kohën e tij dhe ka luajtur një rol në historinë e përbotshme. Po ta kuptojmë edhe ne ashtu fjalën, i vetmi “njeri i madh” që ka pasur Shqipëria në kohë të reja është Skënderbeu.

Sikur të vesh në një vend të qytetëruar, bie fjala në Francë, dhe të thuash se një prefekt (vali), a një nga ata që gatuajnë miliona në bursë është në sytë e tu një “njeri i madh”, a do që të të hedhin në portë posi një shtazë pa dinjitet, a do që të të japin [të dorëzojnë] te polica që të mbyllesh posi një i prishur mendsh i rrezikshëm? Gjer kur shqiptarët kanë për të mbetur pa kuptuar vlerën e fjalëve? Në qoftë se ky pakuptim shfaq vetëm padije, ahere sëmundja do të shërohet me kohë. Mjerisht, unë kam frikë se mos dëfton jo vetëm padije, por një mungesë më të rëndë: mungesën e dinjitetit. Një komb pa dinjitet nuk meriton, nuk mundet, të çlirohet (Shqiptarja, sipas “Albania”, nr. 8, viti 10, gusht 1906).

 

 

Poema e Bashkimit

$
0
0

Nga Sabri Tahiri

(Kjo poemë është shkruar gjatë luftës së UCK-së, kur udhëheqësit kosovarë ishin të ndarë.  Meqë atëbotë përmbajtja e poezisë  konsiderohej një lloj kushtrimi dhe e rrezikshme për pushtuesin serb, gazeta studentore “Bota e Re” dhe ajo “Bashkimi” e patën  botuar pjesërisht. Meqë, siç po shihet shqiptarët kurrë nuk kanë qenë më të përçarë, kësaj poeme nuk i ka humbur aktualiteti,  andaj dhe për herë të parë ajo botohet e plotë)

 

O ju prijës kosovarë

Zotë të penës e shkrimtarë

Detyrë nderi keni marrë

T’i qëndroni popullit n’ball

 

Populli në ju sot sytë i ka

Mos vazhdoni me u nda

Me u shty e gjoks me rrah

Kush me shumë merita ka

 

Anash teket dhe zilinë

Lakminë për post e leverdinë

Se kjo burrin e korit

Besa sot i kanos dhe kryet

 

Të mos punoj kush krye n’veti

Si t’ish Kosova prone e t’at

Se ashtu kurrë nuk bëhet shteti

Veç se ndonjë surrogat

 

Hiqni dorë nga shumpartizimi

Se ai popullin e copëton

Ta lëmë at  për ditë më t’ mira

Mendjet  n’ kokë  sa s’është bë vonë

 

S’keni pse të kundërshtoheni

Po uluni bashkë e bisedoni

Siç bën dert vëllai me vëlla

Se rrugë tjetër për ne s’ka

 

Rrugë më të mirë për ne nuk ka

Se të flasim me një za

Këtë e duan dhe miqtë tanë

Se përndryshe vet na lanë

                                                                                             

Duhet mbështetur edhe n’ miq

Se pa ta prore nuk bën

Por mbi të gjitha le ta dimë

Duhet mbështetur vëllai n’vëllan

 

Bashkohuni burra se ka  ra ora

Që në shekull bie veç një herë

Të mos na shpëtoi nga dora

Liri e Kosovës dhe këtë herë

 

 

Të jemi tok sot pa dallim

Në tavolinë dhe në fushë t’mejdanit

Duke u mbështetur trimi  n’trim

Se këtë borxh ia kem vatanit

 

Dhe ta dimë të gjithë me rend

Se liria kurrë  s’vjen vet

Atë askush askuj s’ia fali

Pra, na duhet unitet

 

Se mallkimit të dëshmorëve

S’i shpëton askush nga ne

Po se bëmë atë që duhet

Për të shtrenjtin mëmëdhe

 

E një ditë kur të shkojë furtuna

Dhe liria këtu t’bëj  jetë

Perspektivë e ditë të bardha

Për të gjithë ne do të ketë

 

Dhe kur t’arrijmë në maje t’fronit

E historinë ta shkruajmë vet

Për prijës t’urtë e atdhetarë

Në faqe të saj vend do t’ketë

 

 

Pra, sot bashkim kërkon Kosova

T’ulen bashkë Qosja e Rugova

Dhe Demaçi me shokët  tjerë

Kjo gjithë kombit i bën nder.

 

Gjilan,  8  Nëntor  1998

 

 

Simpozium mbi çështje të veçanta e me interes të përbashkët

$
0
0

Sipas filozofit Edgar Morin, uniteti dhe diversiteti  janë pazgjidhshmërisht të lidhura  në mes veti  dhe si të tillë u mundësojnë shoqërive moderne bashkëjetesë pa konflikte.
Në kuadër të këtij mendimi  filozofik dhe në vigjilje të javës kundër racizmit  Universiteti Popullor Shqiptar, i Gjenevës,i ndihmuar edhe nga Zyra për Integrim e këtij kantoni dhe bazuar në agjendën 21 po ashtu  të Gjenevës,organizoi një ditë tejet të ngjeshur konferencash dhe debatesh,ku temë qendrore ishin Dallimet, Diversiteti  dhe Diskriminimi ndaj të huajve.
Hapjen e këtij tubimi me tema interesante e bëri Presidenti i UPSH –së  Manuel Tornare, njëherit  edhe deputet federal i Parlamentit të Zvicrës, e po ashtu udhëheqës  i  asociacionit LICRA ,të Gjenevës. Pastaj fjalë rasti mbajti edhe drejtoresha e UPSH-së Albana Krasniqi – Malaj.  Ajo e njohur si eksperte federale e çështjeve të migracionit  dhe të shkollimit të pranishmit fillimisht i njoftoi me përmbajtjen e temave duke prezantuar veç e veç secilin diskutues.
Këto tema aktuale dhe mjaft të rëndësishme prekën bërthamën e të drejtës qytetare të mirgrantëve dhe statusin e tyre në Zvicër. Gjithashtu u shqyrtuan dhe pengesat e problemet që e ndjekin këtë kategori.
Përmes një shikimi Juridik, sqarime të rëndësishme rreth kësaj teme ka dhënë edhe zonja Ardita Driza Maurer ,  e specializuar në fushën e Jurisprudencës  dhe këshilltare e pavarur në lëmin e të drejtave politiko- juridike në kuadër të UPSH-së.  Kjo temë u plotësua edhe nga Zonja, Nicole Pomezny, koordinatore e aktiviteteve të Avenir Suisse,njohëse e shkëlqyer e problematikës së të drejtave të përgjithshme të migrantëve.  Sipas zonjës Pomezny e drejta e votës dhe e zgjedhjes së të huajve është e paevitueshme . Dhënia e kësaj të drejte të të  huajve në gjithë Zvicrën mbetet vetëm çështje kohe thotë Pomezny.
Alexandre Mégroz dhe Inge Hoffman, që hulumtimet e tyre mbi migrimin i kryejnë në terren vunë në dukje ardhjet e vazhdueshme të të huajve e sidomos ato gjatë dekadave të fundit dhe të drejtën e tyre qytetare për të qenë pjesë aktive e shoqërisë në Gjenevë dhe në kantonet tjera të Zvicrës.

Pjesa e dytë  e këtij simpoziumi trajtonte çështje të shumta mbi fenë  dhe fërkimet sociale që mund të shkaktohen  në kontekstin aktual.  Profesori i njohur i sociologjisë pranë universitetit të Gjenevës,Matteo Gianni  me diskutimin e tij përmbajtjesor solli një frymë të freskët mendimi rreth  bashkëjetesës dhe komunikimeve ndërkulturore. Sipas tij, feja është  rregullator në marrëdhëniet midis grupit dhe individit. Respektimi i besimit të tjetrit kthehet në gur themel të bashkekzistencës.  Në këtë rast nuk bëhet fjalë  s’e a e do apo jo  fenë e tjetrit.  Primare dhe e njerëzishme është ta respektosh tjetrin me të  gjitha veçoritë , duke përfshirë edhe ato fetare.
Në frymë të ngjashme debatoi  edhe  profesoresha e Universitetit të Llozanës ,njëkohshëm dhe drejtoreshë e institutit të shkencave sociale dhe feve bashkëkohore, Monika Salzbrunn, e cila termin « Integrim »  e quajti  si të dalë mode por që në vakuumin leksikor  dhe semantik  derisa nuk  kemi  ende shprehje tjetër  duhet vazhduar  emërtimet e kësaj dukurie  me të njëjtin term.
Ndërkaq imami dhe drejtori i Fondacionit të njohjes së ndërsjellë, Hafid Ouardir, i veçuar për qëndrimet e tij parimore e etike  foli në mënyrë pasiononte mbi konceptin e njohjes reciproke duke potencuar se kjo njohje nuk duhet të pritet vetëm nga migrantët por edhe nga shoqëria pritëse, si një proces mirëkuptimi kolektiv. Maurice Gardiol, ekspert i të drejtës kushtetuese  në kantonin e Gjenevës dhe president i Camarada,  diskutimin e tij e përqendroi rreth bashkëjetesës paqësore dhe konceptit të fesë.  Ai gjatë fjalës së tij tha:është e sigurt se ne jetojmë së bashku,  dhe jemi thuajse të detyruar ta   ndërtojmë bashkëjetesën në kushte optimale. Gjithashtu u shoshitën dhe temat mbi  laicitetin dhe islamofobinë
Ky simpozium ,   nxori  në  pah interesimin e madh të publikut ngase kjo temë  e panjohur ishte një mister që u hapi rrugë stigmatizimeve dhe spekulimeve të ndryshme.
Diskutuesja tjetër Rozita Fibbi, profesoreshë  në universitetin e Neuchatelit, dhe një nga studiueset e pakta  ka përqendruar studimin e saj mbi diskriminimin e shqiptarëve dhe kombësive të tjera të ish-Jugosllavisë. Ajo gjatë diskutimit të saj preku  çështje nga fusha e punësimit duke ofruar statistika të shumta rreth kësaj problematike.
Thierry Apotheloz,kryetar i bashkësisë së Komunave të Gjenevës dhe Kryetar i  Komunës  Vernier, vuri theksin në përgjegjësinë individuale  dhe atë kolektive të shoqërisë mbi dallimet,diversitetin dhe diskriminimin. Këto tema ai i vlerësoi si mjaft të qëlluara,për çfarë shprehi konsideratën e tij të lartë
ndaj UPSH-së  si kryeorganizator i këtij debati.Mendimin e tij e plotësoj edhe zonja  GiuliaWillig, përfaqësuese e sindikatës UNIA, e cila me mjaft kompetencë  paraqiti një panoramë të detajuar   të problemeve në fushën e punësimit dhe të vështirësive që hasin  të huajt për arsye të origjinës së tyre.  Diskutuesi i radhës Ibrahima Gissé studiues pranë Shkollës së Lartë për punë sociale në Gjenevë,vuri në dukje  dallimet që ekzistojnë në rrafshin e punësimit midis migranëtve të ardhur nga jugu i planetit dhe të atyre të vendeve tjera.
Të pranishmit në sallë dhe  përfaqësuesit institucional, të shoqërisë civile si dhe bartësit e funksioneve të larta politike të kantonit të Gjenevës u shprehen mjaft të kënaqur me organizimet dhe nismat e   UPSH-së , të cilat i quajtën si shembull edhe për të tjerët.

Me të përfunduar debatet e këtij  simpoziumi në skenë është ngjitur këngëtarja e njohur Elena Duni, e cila me interpretimet e saj të bukura ka kënaqur të gjithë të pranishmit. Kurse për dashamirët e poezisë kësaj radhe është përkujdesur krijuesja e devotshme Besa Myftiu, e cila ka këputur nga krijimtaria e saj disa poezi të cilat i ka lexuar me mjaft ëndje para auditorit.
Meqë një nga temat boshte ishte edhe diversiteti  organizatori  kishte sjell nga rruga interpretues të muzikës cigane. Me notat e tyre ritmike dhe festive pjesëtarët e këtij komuniteti ndezën atmosferën në sallë. Duartrokitjet e gjata drejtuar atyre ishin dëshmia më e mirë se interpretimet e tyre ishin të pëlqyeshme dhe padallime nga të gjithë pjesëmarrësit.

Dhe krejt  në fund të këtij  takimi Zonja Albana  Krasniqi- Malaj, drejtoreshë e UPSH-së i  njoftoi  të gjithë të pranishmit  se debatet dhe animacionet e kësaj dite të interesuarit së
shpejti  mund  t’i gjejnë edhe në sajtin  ( www.upa.ch)

Pergaditi Arif Ejupi

 

 

Nëna e Madhe Perëndeshë

$
0
0

Sa, me krenari sllavët e Makedonisë shkruajnë nëpër botë :” Makedonia është toka e Nënës së Madhe
Perëndeshë ( Magna Mater) . Nëna e tokë , Perëndesha e Plleshmërisë , Nëna e Lindjeve , Gaia “
Por a themi edhe ne shqiptarët të njëjtën ?
Kulti i Nënës së Madhe si duket është më i vjetri se të gjitha religjionet. Skulpturat më të vjetra të Neolitit për Nëne e Madhe datojnë 6500-3500 vjet prKr. Ishte kjo koha e matriarkatit në të gjithë Mesdheun ashtu edhe në Lindje e lidhur me parimet e plleshmërisë, lindjes dhe krijimit. Në atë kohë të Neolitit (gur-riut ) , Nëna e Madhe do të bëhet lidhëse e shpirtit me njeriun e Neolitit në Maqedoni , e cila kohë ka lënë gjurmë të mëdha në këto toka. Sot jemi dëshmitar të një shënimi të madh që e kemi trashëguar nga koha e matriarkatit për kulturën,besimet indigjene të cilat janë ruajtur në Maqedoni .
E shihni se sa të vjetër që jemi ne shqiptarët? Kisha dashur ta di se ku ishin në atë kohë sllavet e me ta edhe turkikët?
Kronologjia e Neolitit Makedon ndahet në tri faza ( I hershmi, I mesmi, dhe i vonshmi ) në bashkërenditje me periodizimin e Neolitit në Europën Juglindore. Kjo kronologji është e përgjithësuar dhe e shikuar në mënyrë makroskopike nga vjetërsia e poçerisë dhe të njëjtën kohë me kulturat paralele .
Maqedonia ishte një udhëkryq i madh i shumë rrugëve dhe shumë civilizimeve . Ndikimet e ndryshme këtu hasnin ne rezistencë , këtu thyheshin dhe kë shkatërroheshin.

Po mirë , edhe një herë sa e gjejmë veten ne shqiptarët në këtë thellësi kohore të lashtësisë ?
Zonja Fatbardha Demi pyetet: Një trashëgimi kaq e pasur e Lashtësisë europiane, sepse gjuhët e njeriut të sotëm mendohet të jenë zhvilluar gjatë kësaj periudhe kohore (4) nuk mund t’i mbanin vetëm shpatullat disa shekullore të Greqisë, që fillon me shk 6 pk me botimin e poemave të Homerit. Nga shtjellimi i fakteve, autori pohon se “Gabimi më i madh i kryer, ka qënë sepse Greqia është vendosur në qendër të të gjitha studimeve historike dhe gjuhësore”, (5) megjithëse nga Homeri “Helenët nuk janë cituar kurrë si Popull apo si Komb ». (6) Ky është thelbi i punimit prej798 faqesh duke shfrytëzuar 338 autorë dhe të dhëna nga shumë fusha të tjera shkencore, të paraqitur nga historiani Arif Mati.

Referencat për dashamirët e lashtësisë së mohuar për ne dhe nga ne:

https://www.flickr.com/photos/128709685@N04/15394721268

https://www.pinterest.com/pin/558798266234957006/

http://arheoblog.blogspot.com/2010_07_01_archive.html

https://www.academia.edu/2624040/Proto-Indo-European_Aryan_Homeland_of_the_Great_Mother_Goddess_Neolithic

http://www.worldphoto.org/images/image/345895/

Fahri Xharra,09.03.16
Gjakovë

 

 

Zymi i Hasit – Roma e vogel

$
0
0

Nga Frrok Kristaj

 

Zymi, që është diku në mesin e Hasit të Kosovës, është vis i thatë – vend shkëmbor – me ngjyrë guri – me ngjyrë thatësie. Lartësia mbidetare e Zymit është 600m në qendër të fshatit deri në 665m në Kodrën e Bajrakut.
Etimologjia e emërvendit Zym rrjedhë nga gjuha latine Sumbi, që në gjuhën shqipe do të thotë i përhimët, diçka që i përngjan ngjyrës së gurit. Emërvendi shkruhej Sumbi, Symbi, Zybovici, Zymb etj. Pra, Sumbi përmendet në hartën “Carta della Grecia di Nicola Sofiano” (Veneci, 1566), kurse Matej Mazrreku në vitn 1760 e shkruan Symbi.
Zymi i quajtur edhe Zyma, njihet edhe nga një vendbanim dardan i periudhës së hekurit, që ishte në mes të fshatrave Ramajë të rajonit të Hasit e të Vlashnjes (në afërsi të Zhurit) të rajonit të Lumës, që megjithatë ato konsiderohen vendbanime të afërta me Zymin e sotëm. (R. S. “Territor nga periudha parahistorike si Ramaja, Peja, Vlashnja”, “Bota sot”, Prishtinë, 14 gusht 2000, faqe 29). Edhe Patër Emiliusi, prej Clessit të Italisë, në librat e pagëzimit, të kurorëzimit e të vdekurve, emërvendin Zym e shënon me Symbi (4 shtator 1852) dhe Sumbi (12 shtator 1852).
Po ashtu, në disa dokumente të administratës osmane, sipas defterit të vitit 1571, shkruhej edhe Zymbofici apo Zybofici (Nikollë Kërhanaj “Abetarja e Zymit” /monografi/, Shkolla fillore “Shtjefën Gjeçovi”, Zym, 1997, faqe 21).
Zymi përbëhet nga shtatë lagje (Voshi, Çollaku, Kërhani, Lumezi, Prekpali, Berisha dhe Tomëreci), që shtrihen në shtatë kodrina, ndryshe njihet edhe si Roma e Vogël, pasi që edhe Roma e Italisë shtrihet në shtatë kodrina (Palatin, Aventin, Kapitolin, Keliusin, Viminalin, Eskvilin dhe Janikulin), që simbolizojnë shtatë mrekullitë e botës (Muri kinez, Qyteti i vjetër Petra (në Jordani), Kryqi i Shpëtimtarit në Rio de Zhaneiro (në Braliz), Maçu Pikçu (Peru), Taxh Mahall (Indi), Koloseumi në Romë (Itali) dhe Çiçen Itsa (Meksikë), përkatësisht simbolizojnë Yllin e Davidit, që bënë përshkrimin dhe pajtimin e dy anëve të kundërta të jetës (qiellit dhe tokës, shpirtit dhe materies, dritës dhe territ, natës dhe ditës, mashkullit dhe femrës, kohës dhe hapësirës, dhe të dukurit dhe të padukurit të botës), e që të gjitha këto identifikohen me numrin shtatë – gjashtë cepat dhe mesi i Yllit të Davisit, apo shtatë ditët e javës, që simbolizojnë astrologjinë e shtatë planeteve (Saturni, Marsi, Venera, Jupiteri, Hëna dhe Mërkuri, me Diellin në mes), e kështu me radhë (Shefki Stublla “Komunikimi muzeor II”, Druckart, Prishtinë, 2013, faqe 276-277).

Zyminë stinën e dimrit
Pamje e Zymit të Hait
Qendra e Zymit në stinën e dimrit
Zymi i Hasit
Zymi i Hasit të Thatë

 

 

Çeshtja e pazgjidhur shqiptare, plagë shpirtërore e poetit Agim Desku

$
0
0

Nga Florim Zeqa

 

Çdo njeri inteligjent, qoftë artist ose jo – matematikan, doktor, shkencëtar, mësues, bujk apo murator – zotëron një mënyrë të vrojtimit dhe të përshkrimit të botës që e rrethon,…megjithatë poetët janë më të veçantë në përceptimin e gjërave dhe botës që i rrethon.
Ashtu sikurse heronjët, dëshmorët dhe figurat e mëdha kombëtare, që nuk u përkasin vetëm familjeve të tyre, subjekteve apo ideologjive politike,…edhe poetët dhe krijuesit  janë vlera kombëtare, nuk janë anëtarë të asnjë partie, janë bijtë e atdheut.
Atdheu është baba dhe nëna e poetëve,e poetët janë njëkohshëm bijtë e atdheut të tyre.
Zëri i shpirtit të poetëve përkthehet në “shpërthim” letrar, ku e bukura gërshetohet me të shëmtuarën, e ftohta me të ngrohtën, dielli me shiun dhe e qara me të qeshurën…përkufizuar me një fjalë të vetme, POEZIA është mbretëreshë e krijimtarisë letrare.
Një poet apo krijues i cili nuk kujdeset dhe as nuk vrapon pas shkrimeve të tija, ashtu siq kujdeset dhe vrapon një prind pas fëmijëve të tij,…ai poet apo krijues nuk e meriton të nderohet dhe respektohet, e aq më pak të lexohet dhe interpretohet prej të tjerëve
Ishte “Flaka e Janarit” 2016 në Paderno (Itali), që bashkoi krijuesit shqiptar në Itali, që njëherit më dhuroi fatin dhe privilegjin e madh të takoj maestron e vargut poetik, të madhin Agim Desku, i ardhur enkas për këtë aktivitet kulturor nga Peja (Kosovë).
Poetët e mëdhënjë të përmasave kombëtare dhe ndërkombëtare, siq është Agim Desku,  janë të rrallë; thjeshtë, i sinqertë, me kulturë të lartë qytetare, me karakter të fortë njerëzor, që kapërceu të gjitha vështirësitë, vetëm për të mbajtur fjalën e dhënë,…për të ardhur në aktivitetin kulturor të mërgatës shqiptare në Treviso (Itali).
Sytë dhe pamja e fytyrës së çdo njeriu tregojnë karakterin dhe shpirtin e tij, vetë duhet ditur t’i lexosh. Karakteri është sikurse bima : rritet i fortë aq sa i ka rrënjët e shëndosha.
Përderisa kultura është si pema : në qoftë se dëshirojmë fruta , duhet kultiviuar me kohë dhe nën kujdesin e vazhdueshëm.
Poezitë e Agim Deskut jo vetëm që janë tërheqëse për t’i lexuar, edhe më tërheqëse për t’i dëgjuar me shprehjen artistike nga ana e poetit,…thjeshtësia e komunikimit e lartëson akoma më tepër poetin nga Peja.
Me të drejtë Sokrati kishte thënë për poetët; “Poetet janë si unë, si ti, hajnë,  pijnë, dehën, por kur shkruajnë flasin me përenditë”
Biografia e një poeti është poezia e tij. Megjithatë, ja vlenë të përshkruajmë një biografi të shkurtër të poetit nga qyteti i bukur i Pejës, Agim Desku.

Biografia e pasur e poetit

Agim Desku u lind me 25 gusht 1957 në fshatin Siqevë, komuna e Klinës, shkollimin fillor e kreu në Ticë të Skënderajt (klasën e parë fillore), pastaj vijoj mësimet në Ujmirë, gjimnazin e kreu në Klinë, ndërsa ShLP Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Gjakovë.
Agim Desku deri më tani ka botuar këto vëllime poetike;
“Pëshperitje drite” (poezi për të rritur,1995, Shkëndija–Pejë), “Kënga e Pranverës” (poezi për fëmijë, Drini graf-Klinë,1996), “Në cilin varg mbes”  (poezi për të rritur, Dukagjini-Pejë , 2007), “Dua të pi verë Çamërie” (Vllamasi –Tiranë,2011, promovuar në Dajt, Tiranë , Ministria e Kulturës, në Durrës, në lokalin “Shi dhe lot” nga Pegasi në Tiranë, promovuar nga Kongresi i Rrjetit të gruas shqiptare më 24 Nëtor 2012 në Vlorë dhe në Pejë, në kuadër të kulturës pejane,…”Vargje që sjellin lot Çamërie”, (vëllimi i pestë që i dedikohet dhimbjes dhe plagës Çame), “Këngë Ilirshte” (2015), “Monografi per mësuesin Tahir Abazin Berisha” (2015), “Rrefej diellit” (Athinë 2015, përkthyer edhe në gjuhën greke).
Nga çmimet letrare me të cilat është shpërblyer poeti Agim Desku veçojmë këto;  çmimi i parë në poezi ,nga Konkursi letrar “Të rinjtë e Çamërisë” (2011, 2012), çmimi i tretë “Flaka e Janarit” (Gjilan 2011), personalitet i vitit 2012 në Vlorë (nga Kongresi i Rrjetit te gruas shqiptare), çmimi i parë në “Flakën e Janarit” në poezi (Gjilan 2014),…e deri të çmimi i parë në konkursin letrar, “Poezia dei Poopoli” me 2014 në Milano-Itali.
Agim Desku ishte pjesmarrës dinjitoz edhe i shumë aktiviteteve poetike në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Mesazhet e vargjeve të Agim Deskut

Secili vëllim poetik, secili varg dhe secila fjalë e poetit Agim Deskut ngërthen në vete mesazhe të qarta për lexuesin; siq janë dashuria ndaj atdheut dhe bashkombasve të tij, optimizimin dhe shpresën për ardhmëri.
Në poezitë e Agim Deskut, secili lexues e gjenë vetën në vargjet e tij,…e sidomos ata që kanë përjetuar ndarjen fizike nga atdheu i tyre.
Janë te mallkuar nga zoti ataqë na ndanë, janë te mallkuar ata që e kanë në dorë botën dhe nuk na bashkojnë, edhe zoti është fajtor, më falë o zot, por kur flas me çamet jam një rebel, dhe nuk mundem të rri i qetë pa e thenë të vërtetën, se nuk ka zgjidhje te rahatshme askund në Evropë nëse një popull mallkon, edhe pse ne jemi popull që falim, e duam lirinë, por e duam atdheun mbi te gjitha ,edhe dashurinë e falim ,vetëm atdheu  të ndihet ilirë, shprehet Agim Desku në vellimin e tij “Dua të pi verë Çamërie”.
Çështja kombëtare e ka përcjellë çdo gjeneratë të kombit tonë, por edhe si poetë, prej Buzukut e këndej, janë poetët ata që në një formë janë arma e mbrojtjes së atdheut dhe në çdo kohë e kanë treguar se indentifikohen me Shqipërinë, me atdheun e tyre,…pra janë çdo herë pararojë e vlerave kombëtare.
Çeshtja e pazgjidhur shqiptare  mua nuk më lë rehat si Çamëria, Kosova, Malësia e Oso Kukës, Kosova lindore, Ilirida, janë këto plagët e secilit shqiptar, andaj kam te drejtë edhe unë në to dhe të përpiqem te bëj një varg a një strofë, se e meritojnë, dhe nuk jam as unë i lirë kur e di se si ndihen fëmijët, nxenësit duke levizur të pasigurtë në çdo hapërim të tyre, përfundon rrëfimin e tij poeti pejan Agim Desku.

 

 

 


Ndërroi jetë intelektuali e veprimtari i çështjes shqiptare Shaip Bilalli 10 janar 1945 – 20 mars 2016

$
0
0

Shaip Bilalli u lind më 10 janar 1945 në fshatin çegran, komuna e Gostivarit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa shkollën e mesme në Shkup, në gjimnazin e njohur Zef Lush Marku. Fillimisht punoi si mësues në shkollën fillore të vendlindjes ndërkaq, pasi mbaroi studimet në Universitetin e Prishtinës, punoi si profesor i historisë në shkollën e mesme.

 

Në vitin 1968 ai arrestohet dhe mbahet një vit në burg për veprimtari atdhetare.

Në vitin 1982, Shaip Bilalli emigroi në Zvicër. Që prej fillimit ai ishte pjesëtar i Lëvizjes Ilegale dhe dha kontribut të çmuar në zgjërimin e saj gjithandej në mërgatë dhe sidomos në viset shqiptare në Maqedoni.

 

Me formimin e subjekteve politike legale në trojet shqiptare nën Jugosllavi, degët e tyre u formuan edhe në mërgatë. Shaip Bilalli ishte themelues dhe kryetar i Partisë për Prosperitet Demokratik, Dega në Zvicër. Pas çarjeve që pati ky subjekt politikdhe themelimit të Partisë Demokratike Shqiptare, Shaip Bilalli mbështeti krahun e Arben Xhaferit, njërit prej prijësve më të shquar të Lëvizjes për çilirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare.

 

Vitet e fundit të jetës së tij, Shaip Bilalli pati probleme serioze shëndetësore. Ai vdiq më 20 mars 2016 Vevey të Zvicrës.

 

Varrimi do të mbahet të të mërkurën, më 23 mars 2016, në orën 15-të, në varrezat e fshatit çegran të Gostivarit.

Kol dhe Ndre Mjeda në gjurmët e matjanit Pjetër Budi

$
0
0

Aurenc Bebja (Francë), 19 Mars 2016

 

Shkrimi më poshtë, në një gegnishte të mrekullueshme, i cili më ra në dorë falë mikut dhe kontribuesit tim të parë në blog, Avni Dani, na kthen në Matin e vitit 1930.

 

Kol Mjeda, deputet i dikurshëm i Dibrës, bashkë me poetin Ndre Mjedën, i cili kërkonte të ndiqte në atë kohë gjurmët e klerikut dhe shkrimtarit të njohur Pjetër Budi, me qëllim për të realizuar një studim mbi origjinën, jetën dhe veprën e tij, kanë shkuar në vendlindjen e autorit, në fshatin Gur i Bardhë, në Mat.

 

Gazeta e Perkohshme Leka, me vendndodhje në Shkodër, e botuar asokohe çdo dy muaj, ka publikuar rrëfimin e udhëtimit të Kol Mjedës, ku sipas meje përmes ndjekjes së gjurmëve të Budit vihet gjithashtu në dukje bukuria, bujaria, mikpritja dhe emancipimi i shoqërisë matjane.

 

Në vazhdim parathënia e gazetës dhe rrëfimi i Kol Mjedës :

 

Êmz. Pjeter Budi

Kol Mjeda, Gazeta e Perkohshme LEKA, Vjeti II, N. 4 – Korrik 1930

 

Êmzot Pjeter Budi kje shqyptar, prej Gurit të Bardhë (Mat).

 

Librat mâ të motshem, qi janë shkrue n’alfabetin latin, janë atà të Budit ; por mjerisht librat e tij të gjith kanë hupë, posë perkthimit të doktrinës së krishtênë të Kardinallit Belarmino, prej së cilles n’a ka metë vetun e treta dorë e botueme në 1664, qi gjindet fort rrall.

 

Me gjithsè giuha e Budit nuk âsht aq e qortueme, prap vepra e tij meriton m’u marrë në kujdes, në mos tjeter, pse në tê na kemi mâ të parat vjerrsha shqype. Libri i tij duket se ka kenë fort i perhapun në popull katolik e i perdoruem deri nder kohë të vona, per arsye qi e shofim rishtypun tri herë në vjetë 1868.

 

Faik Konitsa pat gjetë në Paris edhè nji tjeter liber të quejtun « Speculum confessionis in Epiroticam linguam a Petro Budi, Episcopo Sapatense et Sardanense translatum. » Libri â formatit XII me 408 faqe âsht botue prej Propagandës në vj.1621. Por prej ktij libri vetun kjo copë qi ka gjetë Faik Konitsa  e tjeter nuk njihet.

 

Zotni Kolë Mjeda, deputet i Dibrës, qi tesh vonë desht m’e percjellë D.Ndré Mjedën në vendin e shkrimtarit të motshem shqyptar, per me bâ studime mi tê, i a dergoj ksajë Perkohshme artikullin qi na ktû poshtë me andje po botojmë.

 

Per ket arsye, edhe vijimin e artikullit mî edukaten e ndiesis s’atdheut po e lâm per numer tjeter.

 

Kah trojet e Budit

Sikuersè âsht pa edhè nder shtylla të fletoreve të kryegjytetit, udhtimi i êm me të Nd. Zotni Don Ndré Mjeden ka pasë per qellim vetem studimin mbî nji botim të Don Pjeter Budit, prej Gurit të Bardhë, të shtypun në giûhë amtare në vjetin 1621.

 

Me 19.6.1930 kalueme Tufinen edhè Shkallen e Tujanit, kû syni nuk ka të ngim tue e pa at bukuri natyre, e, kah ora 20.30 mrrijtme në vendin e caktuem për bûje t’asajë natë, qi thirret « Hani i Zallit » kû kjeme pritë s’ka ma mirë prej Jashar Bejt, i dibranë.

 

Ne e nesre, kah ora 6. 30 vijueme udhtimin mbi Qafen e Morizës e, mas nji rruge mjaft të mundshme, por të bukur, mrrijtme në maje të malit, kû gjetme Postë Komanden e Gjendarmeris e bri ksajë nji han, kû pushueme e pime kafe e tamel, e prep u vûeme per rrugë, qi kishim nisë.

 

Mas do kohet n’a u paraqit nji panoramë e shkelqyeshme në të cillen muejtme me da per së largut shpija të nalta. Qeraxhit n’a thane se atà ishin shpijat e Gurit të Bardhë, kû mrrijtme në krye të nji orës e gjysë. At vend e kishte stolisë natyra me kodrina të thepisuna e të veshuna me blerim, me kroje, qi i zotnote brija e malit të naltë të Dajtit.

 

Mas pak kohet u gjetme tu hani pranë Xhamis, i cilli ishte hani i Ibrahim Boedit (Budit), me të cillin u falme mas zakonit, hime në dhomen e shtrueme me qylyma e halija, kû, masi pime kafe e hangme dreken, pushueme deri n’oren pêsë të masdites.

 

Mandej bashkë me Ibrahim Boedin duelme me shetitë katundin, e, mas bisedimeve qi bâme me tê, u sugurueme se aj ishte, bashkë me kater familje tjera, prej shpis së Budit.

 

Shkueme te dugâja e vêndit, kû patme rasë me u  perpjekë me disa burra të pjekun e plot eksperjencë, masi gadi të gjith vêndasit e atij katund kishin kerkue kah Selaniku, Serezi, Stamolla. Kuvendi i marë i atyne burrave n’a bindi, ankimet e tyne n’a u dukne krejt t’arsyeshme, sidomos per pasuni qi kishin nder fushat e Selanikut e njeti, qi Greqija i a u kishte zaptue e se Qeverija e jonë nuk kishte marrun masat e meritueshme.

 

Si maruene atà fjalët e veta u kallxova qellimin e ardhjes s’onë në vendin e tyne, due me thanë se dishrojshim me dijt per shpin e Budit, se psè âsht nji liber shqyp i shtypun tash treqind vjet e aj qi e ka botue thotë se jam Gurabardhas e se thirret Don Pjeter Budi.

 

-          Zotni – m’u pergjejgne – ktû nder ne s’ka burra të vjeter si me thanë nji qind vjetsha, e atà 70 vjetshat s’dijnë mâ teper se na.

-          Prej shpis së Budit âsht ky Ibrahimi e ashtù edhè kater familje tjera. Âsht edhè nji shpi në Berzhojë qi thirret e Budit.

 

Masi i pyeta a thue âsht e dalun prej Gurit të Bardhë, më pergjegjne se jo, as ajo shpi, as katundi nuk e din, vetem porsè thirret « Budi ».

 

Muerme vesht prej atyne burrave se « Boedit e majnë vedin se janë fis me nji prift, i cilli nder kohë të veta âsht thirrë Budi, e mas nji lufte të bjerrun në Maqedoni, ka kenë shterngue bashkë me të vett me xanë vend në Gur të Bardhë, kû ka lypë ndimen e Princit të Matjes e, mâ vonë, masi kanë ndollë lidhjet krejt t’afermeve, nuk paskan marrë me shoqi shojnë per arsye relacjonesh familjare.

 

Katundi perbâhej prej 300 shpijash e s’kanë dhanë e marrë prej katundeve e fiseve tjera ; prej kndej mund të vertetohet se Gurabardhsit kanë kênë shum mâ vonë kristjan. Por edhè sot aj katund as merr as nep me tjera katunde e as argjidhek s’jepshin per vasha.

 

N’a thanë se tash nja 60 a 70 vjet, per rreth kû kishte pasë kênë shpija e vjeter e Budit, kundrej Xhamis së sotshme, nji plakë tue mihë, paska zblue nji kumonë mjaft të madhe, të cillen i a kishte pasë shitë per 400 grosh nji kallajxhis, e ky i a kishte shitë nji korcullës në Durrës për 10.000 grosh.

 

Petkat e fugurja e Budit

Populli i atyshem paska pasë kujtue se bë Teqe të Martaneshit gjinden petkat me gjith fugure të Budit, por pa kush nuk i kishte.

 

Vetem dihej se nji plakë kuer ka kênë tue dekë u ka thanë të birve të vet : Un nuk jam kthye prej besimit, pra shkoni e m’a bini filan resem (fugure) para se të më dalin shpirti. »

 

Edhè masi i a kanë prûe e e ka pasë nder duer at resem ka ndrrue jetë, kshtu thotë sot gojdhana e atij populli.

 

Libri i Budit e djalekti i Gurabardhsve

Me gjith se Gurabardhsit kerkojshin tjera dhena, djalekti i tyne, qi ndryshon prej krahinave t’aferme, i giet gadi 50 %  librit të Budit. Ket dishmi i a lâ Z. Dom Ndré Mjedës, qi ka me e ribotue librin sa mâ shpejt tue i bashkue studimet e komentet e veta.

Largimi i ynë prej Gurit të Bardhë

Nder ftyra t’atyne të thjeshtë shifej se keq u vinte pse daheshim prej tyne. U falme si mas zakonit, por Ibrahimi desht me na percjellë nji copë rrugë e nuk u da nesh veç masi e shterngueme. Gjith rrugës na u knaqte syni nder blerime e shpesh ndeshme në tuba të bardha delesh.

 

Ky katund në kohna të motshme kishte 300 shpi e blegtorija ishte njaq në perparim sa kishin mâ se katerdhetmi dhen e dhi, por Veziri i Shkodrës nder dy lufta qi kishte bâ me ta, i u kishte marrë ka dymdhetmi krenë per luftë. Kahë prendimi mrrîjtme në Bershê ku na priti, me djelmt e tij, nji burr si motit, Zot. Ahmet Nushi. Naten e kalueme masmiri e ne nesre u vûeme në rrugë per Burrel.

 

Ky katund nuk ishte mâ aj i 1916, por ishte shndrrue më nji gjytet. Dahen në shêj shpija e Naltsis Tij Princ Xhelalit, Bashkija, Zyra e Rekrutimit, hotele, kafe, restauranta, dugajë etj. Ashtu ishte tue ngrehë nji tjeter ndertesë madhshtore Princi, i cilli kishte kalue per Tiranë. Edhè ktu auktoritetet e vendit na pritne mjeft mirë e Bashkija dha nji darkë. Shum dishirë tfaqne parija e vendit sidomos më bâni preshtypje të mirë kuer më thane se kerkojnë prej Qeveris e prej Deputetve t’u hapet nji konvikt per varza, pse edhè seksi fêmnuer, do të perparojnë në vend t’onë. Ky âsht nji hap mjeft i madh per të cilllin e kam menden me folë në Parlament.

 

Konvikti i Matit

Âsht per t’u levdue ky institut per rregullim e displinë qi kishte. Godija ishte mjeft e mirë por e vogel per 100 xânsa. Grupi i msueve na gostiti  e xânsat veshë me robe kuq-zi na ndejne në nderim. Ne nesre u bâne provimet e fundit të vjetit shkolluer e metme teper të knaqun prej të gjegjunave të fmive, të cillit i pyeti ndo ‘i herë edhè Z. D. Nd. Mjeda. Dijtne mirë me pergjegjë mî histori të Shqypnis e sidomos kush âsht Zogu I. e cillat kan kênë dyrët shqyptare mâ të permenduna. Deklamuene fare mirë do vjerrsha  e sidomos atê të vllavrasit qitun prej të Nd. Z. Dd. Nd. Mjedës.

 

Ne e nesre mrama kjeme miqt e Kadis se Matjes, nji burr plot urti. Edhe ktu na pritne mirë e mandej u nisme, dikû rrugës së ré qi âsht tue goditë  e diku rrugës se shtegtarve qi âsht mjeft e vshtirshme ; kshtû mas nji udhtimit ndandë orësh mrritme në Krue.

Per rrugen Burrel – Krue populli ka bâmun shum sakrifice, por Ministrija e P. Botore ato vende qi i tokojnë me i punue nuk âsht kujdesue per to si duhet. Mirë âsht qi ksajë verë ajo Ministri të perpiqet me krye çka ka per detyrë.

 

Libri i Dom Pjeter Budit besoj se shpejt ka me u ribotue prej Z. D. Ndré Mjedës të cillit i uroj nji sukses të lartë.

 

 

Kol Mjeda

Publikuar për herë të parë online në versionin origjinal te Blogu Dars (Klos), Mat – Albania

http://www.darsiani.com/opinion/

 


 

 

Njoftime historike dhe gjeografike mbi Çamerinè

$
0
0

“Fryma” vjeti i I, Fruer 1944, numri i II

“Mbi shkrepat e Salit dhe gjaté brigjevet té Pares jetojné burra qé vetêm nanat e vjetra Dorike lindnin. Ndodhen pastaj dhe disa familje qw do té thojsha se zbresin nga fisi i Heraklidvet” , LORD BYRON

Nga Luljeta Progni

Çaméri quhet ai vend, i cili ndodhet né pjesên jugore té Shqipnisê. Ky âsht atdheu i Çamêvet dhe gjuha bân pjesé në dialektin toskë. Zemra e saj formohet nga trungu i poshtêm i luginés së Kalamasit, lumë i quejtën « Thyamis» prej té vjetërvet. Çamërija âsht nji krahiné e bukur dhe e qeshun, qè shtrihet aga vargu malor i Gramosit deri né det, tue pêrmbledhun nji shumicé luginash herê té veshuna me pyje, heré té xhveshuna dhe t’ashpra. Ky âsht nji vend me nji biollogji karakteristike dhe te dallueme dhe qe banohet nga nji popullaté krenare dhe e thjeshtë, nji vend me zakone té vjetra dhe tê pêrmenduna qysh prej kohnavet mâ t’ lulzueme dhe mâ Inftarake té tê gjithé popujvet ballkanikè.

Shénime mbi Çainérinê gjinden nie shumicé, po tê çfletézojmé histerin’ e Ballkanit, qysh nga koha e Kryqsatavet.’Shumë historianê nënvizojnê vlerën e njerzvet të Çamérisë, qè ndêrmjet vietvet 1701) dhe 1800, té térhequn nga instrigat e Ali Pash Tepe-lenés, qê kishte né Janinê nji nga qendrat e tij ushtarake dhe politike, kaluen çaste aktiviteti té dendun.

Çarnët né fillim kané qené me fe kristiane, porse mâ voné, e sidomos në kohên e Ali Pash Tepelenês, nji pjesé prej tyne pêrqafuen muhamedanizmin. Me gjithê kétê ata asnji herè s’e humbën bashkimin ‘dhe kompaktésin’ e tyne dhe e mprojtén me fanatizëm kombésinê, tue i bâm’è ballé çdo asimilimi té huej.

Nji pjesé nga Çamét âsht largue prej Çamérije dhe ka ardhë me jetue né Shqipni, sidomos né kohén e marrveshtjes ,Greko-turke», e cila kishte pér qëllim me shpèrngul té gjithé Çamët nga Greqija dhe me i vendos né Turqi.  Por mâ voné, me nerhymjen energjike té Qeveris Shqiptare n’ât kohë, pushoi ky emigrim kaq i damshém për rracen shqiptare né Çamëri. Me gjithé këtë prap nji numér, prej afro 10.000 Çamésh iu desh t’i lanë votrat e tyne, pêr me popullue stepat e Anadollit.

Në pércaktimin e kufijvet té Çamérisê nuk do té flasim as si shovenê shqiptar, as si té pa drejtê. Do mundohemi vetêm té tregojmê atê qê âsht me té vértetê, tue u bazue në autorê té drejtê, d. m. th. do té zajmê mè gojè Çanaérinê ethnike dhe gjeografike, zonén bregdetare t’Epirit jug-perêndimuer.

Nga veriu toka e Çamvet shtrihet deri né liqenin e Butrintin brenda kufijvet politikè té Shqipnisê sê 1913-tés. Mbrenda kufinit, ndèrmjet liqenit té Butrintit dhe vijês sé kufinit, shteti i joné ka krijue nji nénprefekturê me emnin « Çamêri» dhe me kryeqendér Konispolin. Porse kjo nuk i pèrgjigjet aspak Çamérisé sé, vérteté, asaj qé ndodhet ndên Greqi. Né jugé kufini i Çamérisé, zgjatet deri tek Akeronli, por  disa e shtyjné edhe mâ posht anyç ke lumi Luros, i cili derdhet në gjiun e Ambraçikos.

Çamérija, tue pêrmbledhun edhe tokën qé ndodhet mbrenda kufinit stigiptar, formon nji zoné me nji sipêrfaqe prej gadi 1950 km2. Po ti hudhim nji sy çdo harte qofté, sikur kjo të jetê me shkallé té vogél, kemi pér té dallue me nji herê qè Çamérija nê pêrgjithsi âsht nji vend malsi, ndonse jané té pakta zonat kêtu, ku naltésija arriné mâ tepèr se 1000 metro sipêr detit. Té vogla e té pêrthyeme jané vendet pérmbrenda, me pêrjashtim tê deltés sê Kalamasit. Edhe reliefet paraqiten nê drejtimin, qê shkon paralel me bregun, tue formue késhtu pengime tê mêdha pér kumnnikasionin. Sikurse né gjithè Epirin ashtû dhe kêtu vijat e mbêdha té relievit, si edhe karakteristikat e pêrgjithshme gjeomorfollogjiko-botanike, janè tè lidhuna ngushtê me ndêrtimin gjeollogjik e sidomos me até litologjik.

***

Klima e Çarnérisê gjatè bregdetit dhe pjesés sé poshtme tè luginave âsht mesdhetare. Porse tue u futun gjithmonê mâ pérmbrenda dimnat fillojnê té bâhen mâ té rreptè e mâ té gjatê, kurse pér té gjaté bregdetit té ftoftit âsht gjithmonê mâ i buté. Jo vetêm temperatura, por dhe shinat pésojné nji ndryshim, po té krahasohen té dy zonat. Vera e visevet qê jané buzé deti asht e thaté, e nxehtê e pa shi; ajo e vendevet larg detit dhe e zonavet malsore, me shi tê shpeshtê. Çamérija  âsht e pasun nga rrjeta e ujnavet. Kjo vjen sidomos prej tokês sé saj gêlqerore e té pa pêrshkueshme, si edhe nga sasija e shinavet, té cilêt si mungojnê as né kohén e verès. Burimet ushqehen me bolluk, sidomos kur qéllojné sipér nji toke me kalcier e qé ndesh shtresat e flyshit. (1).

Ndér lumejt e Çamérise, vendin kryesuer e zen Kalamasi (Karonti Mithollogjik) i cili rrjeth me vrullé pérsipér shtresash gelqerore. Ky thirret prej Grekvet dhe me emrin e vjetér « Thyamis». Ka nji gjatsi prej 100 ,kilometrash e pjesa mâ e madhe e tij kalon jasht Çamérisé. Asht pér t’u pérmendun edhe lumi i Brarit i cili bashké me Kalaniasin pêrshkon krahinên, heré té shkumbosun nëpërmjet dy brigjevet me shkrepa, heré duke u pêrhapun népér lugina pjellore té mbjelluna me oriz, me misér the gruné.

Zona e bregdetit, e cila zbret dalngadalé kah deti, e pasun mé ullishita dhe me qitra, âsht veçanérisht férheqse. Ndérmjet kétyne hukurinavet natyrore gjindet Preveza, liman me nji faré randésije dhe qendra e fundit e rrugës automobiliste, Sarandê-Prevezê. Kjo ngrillet pranë qytetit tê vjetër t’Artés.

Ndërmjet qendravet té tjera mund té pérmendim Pargên me shkrepin e saj té dalun mbi deté dhe me kujtimet e nji madhéshtije té perêndueme. Mâ pérbrenda hasim me Paramithjen, e cila âsht e pasun me xhamija té vjetra historike e me qendré tregu me randèsi.

Prej katundevet karakteristike dallojmé Sulin dhe Liten. I pari mund’ té konsiderohet si mprojtsi i zakonevet té para. I ngrehun mbi nji vend stratgjik, Suli i ka qedruem me sukses té gjitha mêsymjevet anmike’. Asht pêr t’u pèrmendun me kétê rast legjenda e gravet heroike té Sulit, té cilat, pér mos me ramum né doré t’ anmikut, u hodhén prej majés sé malit, tue kenê té kapuna doré pas dore dhe né valle e sipêr.

Turqit dhe sllavét kot u munduen të sulmojné kéto vise. Trimérija dhe krenarija e krétyne banorvet pêrmendet ende sot si shembull e pa pêrkulshme kundrejt mésymjevet dhe persekutimevet anmike. Kryevendi i gjithê krahinês âsht Janina, e vendosun 500 m sipêr sipérfaqes sé detit dhe e ngrehun mbi brigjet e nji ligeni piktoresk, né tê cilin nuk derdhet as nji lum. Janina né vitin 1788 kishte pasé arrimun deri né 40.000 hanoré, kurse sot nuk ka ma shumé se 25.000 frymë. E rrethueme nga mure té fortê bizantiné, Janina ka disa xhamija mjaft tinteresant si edhe pallatin lluksoz t’Ali Pash Tepelenês. Disa industrina tipike zejtarije, sidomos mbi sa i pèrket punimit té pëlhuravet, po ashtu dhe pazari interesant i saj, ia shtojné vleftên turistike Janinés. Mbi nji ishull lé vogél té ligenit naltésohen kuvende né té cilét ndodhen té mbledhun pjesé té randésishme artistiko-bizantine.

Pyjel e Çamérisé janê paksuèm fort nga dora shkatarruesè e katundarvet té cilét mjerisht, sikurse edhe né Shqipni, nuk e njohin vleftén e vérteté lé tyne. Shinat e dendun qé bine kétu, rrisin kullota té mira, tue forme nji pasuni té madhe pêr zootekninê. E me të vêttete né Çaméri rriten jo vetém kafshê t’imta (dhen e dhi), por edhe gjâ té trasha si .p.sh. lopë, kuaj e buallica. Prandaj ekonomija e vendit bazohet ma teper mbi blegtoriné dhe agrikulturên. Ma shumé se 3/4 e popullsisê jetojné me kéto burime. Prâné bregdetit rriten me shumicë portokallat, limonat dhe qitrot, kurse mâ pérmbrenda ullijt.

***

Popullsija e Çamerisè âsht shqiptare me gjuhê, me zakone dhe me ndjenja. Nji pjesê prej tyne, nga sistemet e pérdoruna prej grekvet, kanë fillue të çkombtarizohet qysh nê kohén, kur ato vende bânin pjesë n’lmperatorinè Otomane. Ndermjet kétyne do té gjejmê shumé qê flasin greqisht, porse gjuha nané e tyne si edhe familjes, mbetet gjithmoné shqipja.

Simbas nji statistike turke tè vitit 1910, d. m. th. pak kohê pêrpara se Çamét té futeshin ndên zgjedhên e Gregisé, në Sanxhiakatin e Çamérisé, mbi nji numèr té pêrgjithshém prej 72.990 banorésh, shqiptarêt formonin shifrên 60.897, nga te cilêt 31.304 i-shin myslimané dhe 29.593 orthodoksé. Pra n’at kohê grekêt formonin 12% té popullsisê, tue qenë, 9840 frymê. Veç kêtyne ndodheshin dhe mâ shumé se njimijê e ca aromuné e nji mijé jevgjê. Elementi mysliman, qê ndodhesh né Çarnéri dhe ndér viset tjera tê Gregisê, si mbas traktatit që lidhesh mbas qeverisë Qeverisè Shqiptare dhe asaj greke, duhesh té shkêmbeheshin me elementin grekofon që ndodhej né në Shqipni.  Porse Qeverija Greke, me dekllaratên e saj të bâmun né 1926, njoftonte se nji masë e tillé s’Iypsesh tè zbatohesh pér Çamét, té cilêt gèzonin té njajtat té drejta me nênshtetasit greké. Porse mjerisht té gjitha kéto premtime té bukra nuk u mbajtên as nji herè prej qeverive greke kundrejt elementit sliqiptarê né Greqi”.

Çamét me racé krejt Iliriane, d. m. th. me gjak té pastér shqiptari, jane me trup té gjatê dhe té bukur, veshin rrobe te bardha prej leshi dhe opinga té lehta pér t’u ngjitun mâ kollaj nêpêr male. Graté mbâjné rrobe e kémishé té gjatê té qindisun dhe né krye lidhin shamni me ngjyra. Kostumet e Çamérisê nuk ndryshojnê nga ato tê Shqipnisê veçse né pêlqimin e ngjyrave tê bardha e tè zeza mbi tê cilat qindisin zbukurime né té kuqe dhe né t’argjenta.

Popullsija e veshun késhtu duket me nji pamje madhéshtore. Burrat mbajnê qylafe dhe mbi kémishé me mangé tè gjata mbajné nji brez tè verdhé e tê qindisun. Pantallonat e tyne pérgjithsisht janë tê bardha, té ngushta né gju e té mbulueme deri kétu me dollakë. Me gjithé sundimin e gjatê nuk u ka qêné e mundun as turqvet as grekvet qé tê çrranjosin nga zemra e Çamvet ndjejên komtare dhe zakonet e styrgjyshnavet tè tyne.

Si mbas statistikavet té vita 1933-34 në Çaméri kanê qenê hapun 205 shkolla fillore me 14.050 nxanês dhe 7 shkolla të mesme me 795 vetê. Me mjete të tilla dhe me anën e nji propagande sistemati-ke grekêt janë mundue me i a zavendêsue Çamvet gjuhën shqipe me atê greke. Ketu më poshtë po japim disa shifra të  numrit të popullsisë Çame ashtu si na i paraqit A. Sestimi nê broshurën e tij:

Nënprefektura e Filatit me 79 katunde me 32.024 banorë ndër të ciolët 3500 janë biling me dy gjuhë.

Nënprefektura e Paramithit:  47 katunde me 15.486 banorë nga të cilët 500 me dy gjuhë.

Nënprefeketura ePogonit me 33 katunde me 13.888 banorë prej të cilëve 6200 janë grekofon.

Nënprefektura e Margalliçit me 43 katunde me 14 531 banorë të gjtihë shqiptarë

Nënprefektura e Prevezës  56 katunde me 21. 160 banorë prej të cilëve 10 mijë janë grekofon por me origjinë shqiptare.

Nënprefektura e FILIPIADHËS 31 katunde me  15.530 banorë prej të cilëve 4000 janë grekofonë.

Pra gjithsej ndodhen 279 katunde me 112. 619 banorë nga të cilët vetëm 20.200 janë grekofonë por se edhe këta të gjtihë janë me origjinë shqiptare.

Simbas statistikave greke të vitit 1937, 92.419 frymë janë thjesht shqiptarë ndërsa 850 janë me dy gjuhë. Prej kësaj shume 33 mijë janë me fe myslimane.

1) Nênprefektura e FILATIT: 79 katunde me 32.024 banorë, ndêr tê cillé: 3500 janê biling (me dy gjuhé).

2) Nënprefektura e PARAMITHU: 47 katunde me 15.486 banorë, nga té cilêt 5000 me dy gjuhê.

3) Nënprefektura e POGONIT: 33 katunde me 13.888 prej tê cilvet 6.200 janë grekofonë.

4) Nenprefektura e MARGALLIÇIT: 13 katunde me 14.531 frymë të gjithé shqiptarë.

5) Nënprefektura e PREVEZES: 46 katunde me 21.160 vetë, nga të cilél 10.000 janë grekofonë, porse me origjinë  shqiptare.

6) Nënprefektura e FILIPIADFIES: 31 katunde me 15.530 banorë, prej të cilvet 4000 janê grekofonê. Pra gjithsej ndodhen 279 katunde me 112619 banorê nga tê cilët vetêm 20.200 janê grekofonë; porse dhe kéto té gjithê me origjiné shqiptare. Simbas statistikavet greke të vitit 1937,  92. 419 frymé janë thjesht shqiptare, kurse 8.500 me dy g,juhè. Prej kêsaj shume 33.000 janë me fe myslimane (1).

Dr. Besim QORRI (nga tua e tan,* “Shqipnija Ethnike„)

(1) Bibliogrifi mbi Çarmëriné

  1. VALENTINO CHIROL: « Nji studim i nji udhe tè bâme n’Epirinë 1530 ». Asht nji përshkrim interesant, ku lavdohet dhe patriotizma e Çamvet.
  2. HENRY HOLLAND: « Travels in the Jonian Isles, Albania, Thesaly, Maceclonia.

III. LORD BYRON: « Childe Harold »

  1. ALDO SESTINI: « La Camuria »
  2. HOMERI: « ODISEA »
  3. THL1Q1DHIDIII: « Gjeografija mondiale greke, volumi B. 1937.

VII. DE GUBERNATIS: « Epiro, Relazione di un viaggio da Janina a Va-lona ».

VIII. ENCIKLOPEDIJA OREKE.

 

 

Intervistë me Gjin Shanin, këngëtar nga Dukagjini i Shkodrës

$
0
0

Këngët folklorike dhe kosovare i kam ma për zemër…!

 

Bisedoi: Beqir M. Cikaqi

U bënë 10 vjet që e njoha Gjin Shanin. Ishte viti shkollor 2005/2006, kur ishim gati me prezantuar programin para bashkatdhetarëve me nxënësit e Shkollës Shqipe të Basanos,e drejtuesit e Shoqatës “Bashkimi Kombëtar” dhe aktivistet tjerë shqiptarë që jetojnë në këtë pjesë të Italisë. Para programit na u prezantua një treshe e të rinjve( Gjelosh Hajdari, Ali Kurti dhe Gjin Shani) që shprehen dëshirë të paraqiten me një pikë muzikore. Natyrisht se në gatishmëri të tyre s’kisha aspak hezitim që të iu krijoja hapësirë për paraqitje, pasi unë isha përgjegjës i programit. Paraqitja ishte shumë e suksesshme. Andaj që nga atëherë në çdo program për bashkatdhetarët nga atëherë kanë marr pjesë, herë si treshe, herë si dyshe, herë si individ….

Se kush është Gjin Shani sot, cila është jeta dhe zëri i tij, që e bëri tashmë të njohur jo vetëm në këtë pjesë të Italisë. Për më shumë do të njihemi me bisedën-intervistën që e zhvillova ditë ma parë, në prag të Ditëve “Epopeja e UÇK-së” ku si shkasë ishte kënga e tij që i kushtohet Komandantit Legjendar Adem Jasharit.

  • Shkurtimisht një profil i juaji!?

Jam i lindur me 8 gusht 1978 në fshatin Ndrejaj, komuna Shosh(Dukagjin), rrethi Shkodër. Fëmijëria dhe rinia më ka shkuar shumë mirë falë zotit, familjes time dhe njerëzve që më kanë rrethuar dhe mbështetur pa kufi. Gjëja ma e bukur që kujtojë për fëmijëri është shkolla, ku mbajë mbresa të pa shlyera. Për sa i përket rinisë së hershme kam kaluar në vendlindje , por si shumë të rinj shqiptar për të siguruar një jetë ma të mirë e komode, mora rrugën e kurbetit, dhe tani kam mbi dhjetë vite jam këtu në Itali…

Këtu (në Itali) fillimisht derisa jam sistemuar me dokumentacione të nevojshme e të domosdoshme(leje pune, leje qëndrim, banim, etj.), me këngën pak jam marr, ndërsa tani qe disa vite kam një përkushtim ma të madh për këngën ku jam prezent në manifestimet dhe përvjetorët e festave kombëtare e shtetërore, jo vetëm në provincën e Trevisos ku jetojë, por edhe ma larg deri në Peruga, madje edhe jashtë Italisë, si në: Slloveni, Zvicër, Gjermani, Austri, etj…

  • Kur keni filluar të këndoni, të kujtohet paraqitja e parë para publikut?

Eh…! Për të kënduar sikur më thonë familjarët, kam nisë të këndojë refrene këngësh sapo kam folur! Por, para publikut kam kënduar në moshën 9 vjeçare së bashku me vëllanë tim Gjovalin Shani. Festohej 1 Maji me një program në Kodrën e Shëngjergjit, kur kem kënduar këngën e “Zylo Kamberit”. Si fëmijë kam ndier emocione të veçanta!

  • Këngën e keni hobi apo trashëgimi familjare?

Me thanë të drejtën këngën fillimisht e kisha hobi, por edhe trashëgimi familjare, sepse vëllai im Gjovalin Shani është ndër këngëtarët folklorik ma të mirë në Shqipëri, të cilin e përshëndes dhe e falënderojë shumë, për të gjitha ato që ka bërë për mua, sidomos në profesionalizimin si këngëtar.

  • Më lehtë e ke të këndon vet apo në duet?

Megjithëse unë kam kënduar gjithmonë me vëllanë tim në duet sa isha në atdhe, me ardhjen time në kurbet gjërat ndryshuan, sepse kurbeti dhe largësia i kanë të mirat dhe të këqijat e veta. Me fjalë tjera më është dashur të përshtatem në këndim vet! Tani, për mua nuk ka ndonjë diferencë nëse këndojë vet apo në duet.

  • Cili është zhanri i këngëve që këndon?

Unë këndojë këngë popullore e folklorike me gjithë qejf, por, muzikën folklorike e kam ma për zemër, andaj edhe këngët folklorike i këndojë me përkushtime të veçanta…

  • Këndon këngë me motive nga Kosova, cilat janë arsyet që të nxisin?

Arsyet që pse këndojë këngë me motive nga Kosova as vet nuk mundem ti shpjegojë saktë! Megjithatë, vuajtja e persekutimi që kanë pasur, mandej, trimëria e heroizmi, sakrifica e vetëflijimi, humaniteti e solidariteti, … janë virtyte që i kam vërejtur te kosovarët, dhe më ka nxitur e më nxisin vazhdimisht. Me fjalë tjera, krahas këngëve folklorike i kam shumë për zemër edhe këngët kosovare. Më pëlqejnë shumë dhe gjithë kohën e lirë që kam dëgjojë këngë kosovare ose me motive nga ajo pjesë e shqiptarisë.

  • Ke disa këngë të incizuar, ke plane të incizon të tjera?

Kam incizuar disa këngë, ndër ato është edhe kënga për Komandantin Legjendar Adem Jashari dhe familjen e tij. Shpresojë që edhe albumin ta publikojë këtë vit. Kam disa plane për këngë të reja, ku teksti i një kënge që më pëlqen është këngë për Kosovën, ku shpresojë që do të pëlqehet nga të gjithë.

  • Për veq në manifestime të migracionit shqiptar në Itali, këndon edhe në…?

Kam bashkëpunim me disa televizione me të cilat bëjë publikim e incizimeve të mia, si me Blu Sky, TV1, TV Koplik, etj. Po këndojë edhe në gëzime familjare dhe më presin shumë mirë, për çka ndihem shumë lumtur e i relaksuar. Kam kënduar edhe në Kosovë në dasma e gëzime familjare, duke përjetuar emocione të veçanta.

  • Këngët i ke autoriale(ku i merr tekstet), apo këngët i përpunon?

Këngët e mia te incizuar deri më tani i kam autoriale. Tekstet e këngëve i kam nga tekst shkruesi dhe këngëtari Fran Kodra, nga profesori Kadri Fikaj dhe Qazim Çela. Por edhe nga miku im Pjetër Kola. Unë mendojë, sa do këngëtar i mirë të jesh, po nuk bëre këngë të reja nuk ke asnjë përfitim, asnjë afirmim, sepse publiku donë vetëm gjëra të reja.

  • Për fund të kësaj bisede, ke diçka që nuk është thënë e ia vlen të thuhet?

Sa do që bëjmë biseda, kemi zhvilluar edhe në të kaluarën, unë mendojë që gjithnjë mbetet diçka pa u thënë. Të falënderojë për të gjitha publikimet që ke bërë rreth aktivitetit të mërgatës se këtushme shqiptare në përgjithësi dhe për paraqitjet e mia në veçanti nëpër këto evenimente. Krahas këtij falënderimi, përzemërsisht të urojë për punën dhe aktivitetin që bënë me Shkollën Shqipe të Trevisos. Meqenëse jemi në prag të festes së Pashkëve: Ju urojë të gjithë shqiptarëve nëpër botë GËZUAR PASHKËT!

Fund. Mars 2016. Treviso

Çamët u dërguan në kampet e shfarosjes bashkë me hebrenjtë e Epirit

$
0
0

Nga Arben Llalla

 

Gjatë dërgimit nëpër kampet e shfarosjes të 1.725 hebrenjve të Epirit në mëngjesin 25 marsit 1944, kur trupat gjermane me ndihmën edhe të trupave të xhandarmërisë greke, batalioneve të Sigurimit grek të komanduar drejt e nga kryeministri kuisling, Joani Ralli u hipën me forcë nëpër kamionët e vdekjes dhe disa familje shqiptare nga Çamëria. Njëri nga këta ishte Nuri Zane nga Filati, i cili u dërgua bashkë me hebrenjtë e Janinës në fillim në kampin e Mat’hausen të Austrisë dhe më tej në Dakao të Gjermanisë.
Hyqmet Zane, djali i Nuriut thotë: “Babai im ishte njëri nga ata shumë çamë që u internuan në kampet e internimit si në Itali dhe në Gjermani. Por shumë çamë të tjerë u internuan ashtu si im atë si Hajri Fetahu, Osman Zenel Taka, Mezan Jonuzi, e plot të tjerë”.
Nuri Emin Zane pas lirimit nga kampet gjermane bashkë me çamë të tjerë u nisën për në shtëpitë e tyre në shtator të vitit 1945, por atje do i priste një tragjedi edhe më e madhe, masakrimi dhe përzënia e të afërmve nga shtëpitë e tyre, këtë herë jo nga gjermanët dhe bashkëpunëtorët e tyre grekë, por nga ushtria greke EDES e komanduar nga Napoleon Zerva dhe Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos.
Pas zbritjes në Athinë nga Gjermani, Nuri Emin Zane u kërkoi ushtarakëve grekë që ta dërgonin në Filat, por një ushtarak i lartë i kishte thënë se do ia priste këmbët me shpatë nëse kërkote të shkonte në Çamëri. Kështu, Nuri Zane përfundoi jo në shtëpinë e tij në Filat, por në kampet e refugjatëve në Gjirokastër. Pas disa viteve Nuri Emin Zane më 1964 dënohet me 6 vjet burg fill pas ekzekutimit të grupit armiqësor të çamëve të Teme dhe Taho Sejko, Tahir e Shaban Demit,  më 1961.
Nuri Emin Zane nga Filati i Çamërisë gjatë jetës së tij njohu tre persekutime, atë të nazistëve gjermanë që e internuan nëpër kampet e shfarosjes si antifashist, genocidin grek me akuzën si bashkëpunëtor i gjermanëve dhe burgosjen nga sistemi komunist i Shqipërisë si armik i shtetit.
Historia e Nuri Zanes është vetëm një copëz e historisë tragjike të shqiptarëve të Çamërisë, të cilët prej dhjetëra vitesh duruan mbi kurrizin e tyre vuajtjet, masakrimet, burgosjet si në Greqi ashtu edhe në Shqipëri.
Historia tragjike e shqiptarëve të Çamërisë lidhet ngushtë me historinë tragjike të hebrenjve të Epirit, të cilët këto dy komunitete tashmë u janë sekuestruar nga shtetit grek pasuritë, nuk u njihet e drejta e rikthimit të shtetësisë së tyre greke. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Greqia doli e fituar, sepse bëri spastrimet etnike duke përzënë me dhunë minoritetet shqiptare, hebre, bullgare dhe sllave.

 

 

 

Aktiviteti i Bajram Currit në muajit e fundit të jetës

$
0
0

Nga e majta Bajram Curi, Beqir Valteri

Nga Gjon Neçaj

 

( Në 91 vjetorin e rënies )

Në fund të dhjetorit të vitit 1924,Bajram Curri ,pasi ishte kthyer nga një udhëtim në Europë,duke takuar kancelaritë për çështjen e Shqipërisë,arrin në Krasniqe të Tropojës dhe strehohet në Bujan në shtëpinë e bajraktarit të Krasniqes,Sali Mani.Aty organizojnë takime nën drejtimin e Currit për t’i riorganizuar forcat për të bërë ballë ndonjë kryengritjeje të armatosur. Në këto takime përfaqësuesit nga fisi i Gashit dhe i Bytyçit ishin të paktë,duke arsyetuar se” kufiri i tokës së pashkelur ishte pjesa perëndimore e Valbonës” dhe me 3 shkurt 1925 lidhin besën për të qënë deri në fund me Bajram Currin,për të mbrojtur Tropojën dhe mbarë trojet shqiptare. E ndërkohë më 8 shkurt fillon mësymja dhe qëndresa heroike,duke çliruar krejtësisht Gashin.Nënprefekti me suitën e tij, ikin drejt Jugosllavisë .Forcat kryengritëse në mbrojtje të vendit,pasi i drejtohen prefekturës,ndeshen në forcat e Ceno Beg Kryeziut,i cili kishte marrë masat e fortifikimit dhe i detyron malësorët të kthehen pas një përpjekjeje të pasuksesshme. Kushtet e një krengritjeje të re ishin mjaft të vështira .Më 10 shkurt,forcat e xhandarmarisë të organizuar ushtri e rregullt,nga qafa e Luzhës,nga ku Tropoja dukej si në pëllëmbë të dorës,filluan luftimet në rrafshin e malësisë.Një ditë më vonë,Ceno Beg Kryeziu,kishte nënshtruar krahinën e Tropojës, e mbi 10 mijë forca ushtarake mercenare të Ceno Beg Kryeziut vazhdonin shtypjen dhe terrorin në Malësinë e Gjakovës. Në bashkëpunim me Pashiqin,u shkatërruar Malësia si bazë dhe strehë e çetave të Kosovës që luftonin për të drejtat dhe lirinë kombëtare. Duke vëzhguar aktivitetin e Bajram Currit ,si dhe influencën në Malësi dhe në Kosovë,kërkohej nga Tirana zyrtare me çdo kusht vendndodhja e tij,kundrejt shumës prej 10 mijë franga ari që Ahmet Zogu kishte vënë në dispozicion për ata që e informonin vendin dhe gjendjen e Plakut të Maleve Bajram Curri. Në ditët e fundit të marsit 1925,u arrit zbulimi i vendit ku jetonin trimat .Paraja duket se kishte bërë punën e saj.Për vrasjen e Bajram Currit,përveç Ahmet Zogut e Ceno Beg Kryeziut,ishte i intersuar edhe Pashiqi i Jugosllavisë.Ai kishte vënë në dispozicion gjysëm milionë dinarë si shpërblim të kësaj “vepre”,pasi me eliminimin e Bajram Currrit,eliminohej ideja kryesore e udhëheqjes së luftës për një Shqipëri etnike,të cilën e kishte mohuar Konferenca e Ambasadorëve në Londër qush në vitin 1913 për të kënaqur shovinizmin serbo-sllav. Më 29 mars forcat rebele rrethojnë shpellën e Dragobisë ku kishte disa ditë që strehohej Plaku i Maleve me shoqëruesit e tij.Të rrethuarit vendosin të qëndrojnë deri në fund në shpellë.”Vetëm të dimë me ba detyrën tone të fundit që na takon , e për tjerët mos kujtoni e mos kini dert”,u thotë Bajram Curri njerëzve të tij që i qëndronin pranë. Ndërkohë u bë plani që baca me Mehmet Veselin e Shefqet Dragën të tërhiqeshin nga e djathta drejt grykës së Valbonës,ndërsa bashkë me luftëtarët të fillonin pushkën prej thepave sipër dhe nëse do të kishin mundësi të takoheshin mbas betejës te “shpella e të Verbëtit”. Përkrahësit e Bajram Currit ,të cilët qëndruan pranë tij deri në fundin e jetës,Sali Mani,Ali Nimani e të tjerë,luftuan deri në fishekun e fundit.Rruga që ishte caktuar nga do të kalonte Bajram Curri vetë i tretë,ishte e pozicionuar nga xhandarmaria,siç mund të mendohet se ishin spiunuar, e ndër kohë i propozuan që të dorëzohej,por nuk pranoi asnjë marrëveshje. E siç është pohuar tash 91 vjet,Plaku I Maleve me plumbin e fundit të revoles së tij,ia shtiu vetes,kurse përkrahësit e tij u kapën me armët e dala jashtë përdorimi. Pra edhe pushka e fundit e revolucionit u dëgjua në malet e Malësisë së Gjakovës. E poeti do thurte menjëherë elegjinë për mikun e tij:” Atje nisi,atje mbaroi,/ Atje krisi,atje pushoi.” Lajmi per vrasjen e Bacë Bajramit u perhap me shpejtësi në dy linja të kundërta, e para çonte hidhërimin shpi për shpi në Malësi,vaujtjen dhe mjerimin tek masat e vegjëlisë dhe e dyta ,gëzimin e egoizmit për lirinë e popullit dhe Atdheut nga qeveria e Zogut dhe Kryezezët e Gjakovës. Koço Kota,kryeministri dhe ministri i Brendshëm çonte telegramin e urimit prefektit të Kosovës në Lumë,ku shkruhej : “ Në emën të qeverisë shqiptare ju falënderoj dhe ju përgëzoj për veprën patriotike që keni krye,tue e zhdukë nga faqja e dheut njeriun e shpellave që kërcënonte qetësinë e Shqipërisë.” 91 vjet një pyetje pa përgjigje : U vra apo u vetëvra te shpella e Dragobisë më 29 mars 1925 Bajram Curri ?

 

 

Një shpresë e madhe për Shqipërinë tonë!

$
0
0

“Vendi i shqiponjave” në sytë e të huajve. Nga lejlekët fushave gjatë rrugës, tipat e fshatarëve, fushat e mbjella, rrugët me gurë të thyer, xhandarët që ecnin paqësisht rrugës në Tiranë… : Po ju zbuloj një sekret të tmerrshëm. Uliksi është shqiptar. Po kështu Penelopa dhe pretendentët e saj e me radhë, si dhe rritësi i derrave Eumé. Ata ishin të gjithë ilirianë, d.m.th. shqiptarë. Itaka është një ishull i Ilirisë: ata përdornin deri vonë barka homerike për të shkuar atje, kërkonin kaproj, merrnin misër, fiq dhe femra që i mbartnin në ije për t’i sjellë në brigjet kontinentale…”

LUAN RAMA

Valery Larbaud, (Valeri Larbo), një nga emrat e shënuar të letërsisë dhe kritikës franceze të viteve ‘20-‘30 të shekullit XX, si dhe një nga përkthyesit më në zë të letërsisë anglosaksone, veçanërisht të James Joyce, (Uliksi), apo Faulkner, nuk do ta kishte pikëtakuar Shqipërinë nëse miku i tij i adoleshencës dhe i rinisë, Marcel Ray, nuk do të ishte caktuar për të përfaqësuar Francën në Legatën Franceze në Tiranë, në vitet 1934-1935. Në traditën diplomatike franceze, shpesh ishin shkrimtarë dhe njerëz të letrave që dërgoheshin si misionarë në vende të ndryshme të botës: të tillë kishin qenë nga Lamartine apo Stendhal, duke vazhduar më pas me Paul Claudel, Paul Morand, nobelistin e mëvonshëm Saint-John Perse, (Alexis Leger), apo Roman Gary etj.

Marcel Ray kishte qenë gazetar i Figaro-së e më pas drejtues i gazetës Le Petit Journal dhe i Europe Nouvelle, duke u bërë i njohur dhe nëpërmjet kritikës së tij letrare. Më vonë, pasi u angazhua në Quai d’Orsay, ai u dërgua në disa misione diplomatike gjersa zbarkoi në Shqipëri, ku siç i shkruante Larbaud-së, “Tirana është e rëndësishme nga ana diplomatike”. Dhe padyshim, në atë kohë, Shqipëria kishte një rëndësi gjeopolitike, pasi Ballkani ishte i shpërbërë dhe me shumë probleme nacionaliste, hegjemoniste, minoritetesh, pleksjesh popujsh gjatë historisë, si të thuash ishte një “imbroglio” tepër e vështirë për t’u zgjidhur dhe një minë e përgjumur në Ballkan. Pra, ishte çështja e vjetër ballkanike, e pazgjidhshmja, eksplozivja, e paparashikueshmja!…

Poliglot dhe dikur profesor i gjermanishtes, Marcel Ray jetonte në Tiranë me librat e Baudelaire dhe Rimbaud, studionte Horacin, shkruante kritikë dhe në korrespondencën e tij me Larbaud, e botuar prej kohësh nga “Gallimard” në dy volume, i shkruante mikut të tij dhe për Shqipërinë. Madje guxonte të shkruante dhe gjëra që ministrin grek në Tiranë, po t’i lexonte ato letra, do ta detyronin të bënte një protestë diplomatike kundër përfaqësuesit francez. “Po ju zbuloj një sekret të tmerrshëm, – i shkruante Ray, më 15 shkurt 1935. – Uliksi është shqiptar. Po kështu Penelopa dhe pretendentët e saj e me radhë, si dhe rritësi i derrave Eumé. Ata ishin të gjithë ilirianë, d.m.th. shqiptarë. Itaka është një ishull i Ilirisë: ata përdornin deri vonë barka homerike për të shkuar atje, kërkonin kaproj, merrnin misër, fiq dhe femra që i mbartnin në ije për t’i sjellë në brigjet kontinentale që më vonë do të quheshin Santi Quaranta, (Saranda), Vlora, Durrësi (më ndje për sa i përket misrit pasi “gran turco” më duket se është importuar në fakt nga Anadolli, që nga koha e Kryqëzatave)… Po të ishte gjallë Victor Berard, të cilin e pashë duke dhënë shpirt në Cavalaire, do t’i jepja dyshimin më të tmerrshëm, d.m.th. që shumë prijës të Luftës së Trojës ishin shqiptarë po aq sa dhe Uliksi. Tregimet homerike tregojnë në fakt zakone shumë të afërta që unë kam fatin t’i vëzhgoj, dhe duhet të kujtoheni i dashur se në kohë e Turqisë, përgjegjësitë e mëdha të Perandorisë ishin në duart e shqiptarëve, të cilët u vendosën në të gjithë Orientin mesdhetar për të qeverisur dhe fituar, ashtu si baskët në Amerikën Latine, apo skocezët në rrjetin e anijeve me avull… Ti e kupton se në këto brigje ke dëshirë të ëndërrosh. Letrës po i bashkëngjit stemën e “Maison Royal”, (Oborri Mbretnuër), me imazhin e përkrenares së Skënderbeut me një kokë sorkadheje, apo dhie e egër besoj. Këtë pamje do ta vë në veturë kur të vish në kështjellën e Krujës, ku lindi mbrojtësi i kësaj përkrenareje. Faqe interesante mbi Krujën dhe Shqipërinë do të gjesh në një roman të Wells, The Research Magnificent, e vitit 1915…”

Në ditët e para të qershorit, të vitit 1935, pas një udhëtimi në brigjet e Italisë, nga Brindisi, Valery Larbaud zbarkoi në Durrës, ku u prit nga miku i tij, ministri Ray, në rolin e ambasadorit. Vite më parë kishte zbarkuar këtu Joseph Roth, gazetari i Algemaine Zeitung dhe vështrimi i tij për shqiptarët ishte disi i hidhët. Vallë do të ishte kështu dhe imazhi i tij për këtë vend? Larbaud ishte një udhëtar i njohur e me sqimë. Në sajë të trashëgimisë së të atit, i cili kishte qenë pronar i ujërave të pasura të Vichy-së, paratë nuk i mungonin që të njihte botën. Po kështu njihte dhe gjuhë të shumta. Ai i kishte parë brigjet shqiptare të jugut, ato të Sarandës gjatë një udhëtimi në vitin 1903, por këtë tokë ai nuk e kishte shkelur. Kurioziteti kishte qenë i madh dhe në letrat e tij dërguar mikut të vet gjatë viteve 1934-1935, ai i shkruante me dashuri për “Shqipërinë e dashur”. “Ky vend, që nga rilindja e tij më është bërë një vend simpatik. I dua të mirën. Do të doja të isha një Barnabooth për t’i sjellë këtij vendi çdo gjë kulturore, materiale, intelektualë. Është një Europë e sapozbuluar, siç është dhe Australia e zbuluar vonë nga ne”.

Larbaud mund ta kishte pikëtakuar ndoshta në Tiranë fotografin e ri francez, Willy Ronis, që më vonë do të bëhej një nga yjet e fotografisë botërore. Mund të kishte kryqëzuar dhe gazetarin Roger Vailland, të cilin Shqipëria do ta frymëzonte të shkruante një roman. Larbaud ishte nga ata shkrimtarë-udhëtarë që mbanin shënime në ditarët e tyre të udhëtimit, shënime që u botuan nën titullin italisht ”La Settimana Albanese”. Syrit të tij nuk do t’i shpëtonte asgjë, as lejlekët që pa fushave gjatë rrugës drejt Tiranës, tipat e fshatarëve, fushat e mbjella, rruga me gurë të thyer, madje dhe detaje që sot të bëjnë të qeshësh, siç ishte dhe pamja e dy xhandarëve që kishte parë të ecnin paqësisht rrugës në Tiranë, duke u mbajtur të kapur me njëri-tjetrin gishtat e vegjël të duarve në shenjë miqësie, që në Perëndim do të ishte shenjë pederastie, (këtë do ta trashëgonin burrat shqiptarë të gjysmës së dytë të shekullit XX, me krahun futur njëri-tjetrit, ndryshe nga rusët që parapëlqenin të putheshin në buzë, për të treguar miqësinë e fortë). Më 27 qershor, pasi zbriti në Durrës, makina do ta çojë në Tiranë, ku pamjet e para janë ato të hyrjes në qytet, me një hangar të aviacionit “të kamufluar si një anije lufte”.

Tirana, me aromën e një “bruneje të bukur”…

Është interesant mënyra sesi e ka parë dhe si e ka përshkruar Tiranën ky poet, shkrimtar, kritik e përkthyes shumë i njohur. “Lagjet e shpërndara e larg njëra-tjetrës, – shkruan ai, – e bëjnë Tiranën një qytet tepër të shtrirë për një popullsi të vogël që ka. Që lart nga Rruga e Elbasanit, Tirana duket si një qytet shumë i madh, i zhytur në gjelbërim. Kjo më kujton qytete si Leamington dhe Aix-les-Bains. Por duke depërtuar në të, ne zbulojmë se është njëherësh një qytet i vjetër, por dhe europian, siç janë zakonisht qytetet termale… Legata më e bukur është ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duket sikur e kanë sjellë ashtu të gatshme nga një ekspozitë e arteve dekorative, por kopshti me pemët që zgjaten, e fiksojnë në atë peizazh, çka duket tashmë e sigurt se nuk do ta lëvizin më”.

Që të nesërmen e mbërritjes në Tiranë dhe sistemimit në një nga apartamentet e ambasadës, që gjendej në “Bulevardin Musolini”, ai vizitoi dy xhamitë e vjetra të qendrës së qytetit, pazarin e sigurisht kafenetë ku luhej bixhoz, apo “Kursalin” e famshëm që sot nuk ekziston më. Afresket dekorative dhe motivet floreale të xhamive i jepnin një ndjesi të këndshme, ndryshe nga blloku prej betoni i “ministrive” të sapondërtuara nga një sipërmarrës italian, ku jo larg ai pikasi një kazino ushtarake dhe një kafene italiane “con giardino”. “… Pranë Xhamisë së Vjetër thirra një karrocë për të shkuar në Postë. Karrocieri i ri, një djalosh i bukur me pantallonat e fryra dhe me një rrip të kuq që e bënte trupin e tij elegant, i cili mbante një qeleshe të bardhë në kokë, nuk dinte veçse një fjalë në frëngjisht: “sigurisht”, që për të do të thoshte “po” dhe ai bënte sikur e kuptonte italishten time. Fjalën “posta” ai e kuptoi, por pasi ndalova në një kafene, në një kopsht midis rrugës “Nëna Mbretëreshë” dhe Bulevardit Musolini, kur doja t’i thosha se doja të shkoja në Legatë, ai nuk guxoi më të thoshte “sigurisht”. Por pranë tij, ai kishte një çunak 13-14-vjeçar, i cili dukej që kuptonte italisht dhe ai më shërbeu me një sjellje të matur dhe respektuese, si sjellja e një interpreti”. Si të ishte një Proust, atij i bëri përshtypje aroma që nderej nëpër qytet, një përzierje lulesh, qiparisësh e bari. “Një aromë që nuk është si ajo e Korfuzit, por e ngjashme, shpërndahet nëpër gjithë Tiranën”… Madje, në fund të udhëtimit të tij, ai i jep Tiranës një lloj sensualiteti, e habitshme për atë epokë, por me sa duket e vërtetë në një farë mase. “Është një aromë karakteristike e Shqipërisë, të paktën në verë, por njerëzit që banojnë aty janë mësuar dhe prandaj nuk e ndiejnë. Mund të thuhet: aroma e një bruneje të re e të bukur që del nga një banjë shumë e nxehtë…”.

Por le t’i kthehemi “javës së tij shqiptare”, “la settimana albanese”. “… Në këtë lëvizje kaleidoskopike në rrethinat e pazarit, ne shkuam në “Tennis Club”, një vend takimi i diplomatëve, oficerëve e instruktorëve. Lojtarët e “brixh”-it ishin në kafazin e tyre me grila. Ne ishim 6-7 persona, ulur në kolltukët përballë dy fushave tenisi; Micura, zonjusha shqiptare, profesoreshë në Liceun e Vajzave të Tiranës, erdhi ndërkohë pranë nesh. Ajo na thotë gjëra interesante për zonën e Shkodrës dhe të Pukës, duke na përkthyer gjithashtu programin e filmave në kinematë e qytetit. Kështu, ne mësuam për një trupë teatrale amatorësh të qytetit, e cila vinte në skenë drama në shqip, veçanërisht komedi me siparë që ngriheshin në skenë”. Në Tiranë, Larbaud u habit me modernitetin e ri të grave shqiptare, kur pikëtakoi dhe zonjën Vrioni: “Për t’u shënuar është vizita këtë mëngjes në Legatë e zonjës Vrioni. Gjithë studimet ajo i ka bërë në Paris dhe ka jetuar në Romë. Që nga martesa e saj, prej pesë vjetësh ajo jeton në një pallat-kështjellë, një ndërtesë orientale e Beratit, dhe me vajzën e saj çdo verë shkon në plazhin e Durrësit. Flet një frëngjishte korrekte, vishet mirë dhe dëshiron të rishohë Parisin dhe Romën. Sapo doli nga permanenti, ku kishte kaluar nja katër orë. Nuk pranoi ftesën e Marcel-it, i cili iu lut të qëndronte për drekë në Legatë. Kishte lënë një takim me një mike dhe në mbrëmje duhej të kthehej në Durrës. Vrionasit janë një nga familjet më të vjetra e të shquara shqiptare, e barabartë në fisnikëri e fuqi, si dhe ajo e mbretit…”

Një tjetër ndalesë rrugëve të Tiranës: kësaj radhe në librarinë “Argus”, “më e madhja e dy librarive që janë në Tiranë, (tjetra është gazetë-librari, pak a shumë e rëndësishme). Libra në frëngjisht, italisht, shqip, disa revista e gazeta gjermane”… Marcel-i më tregon një tjetër librari: atë të Lumo Skëndos, e ish-diplomatit shqiptar, i cili më pas u bë librar. Disa botues të Parisit shtypin fleta reklame me emrin e tij… Pimë një birrë japoneze, çka duket se i bën konkurrencë serioze birrës së Korçës. Në hyrje të “Rrugës Mbretnore”, Larbaud dhe ministri francez që e shoqëron si guidë nëpër qytet, morën një karrocë për të shkuar në “Club de Tennis”, duke kryqëzuar rrugës fëmijët e shkollave me uniforma, këta “piccoli albanesi” siç i quan ai, “të veshur e të disiplinuar si “piccole italiane”. Në “Club Tennis” mblidhen përgjithësisht diplomatët dhe gratë e tyre, duke krijuar një atmosferë dialogësh nga më të çuditshmet, pasi atje kryqëzohen frëngjishtja, italishtja, idioma shqipe, anglishtja apo gjermanishtja, por siç pikas Larbaud, “frëngjishtja dhe italishtja janë gjuhët më të përdorura”. “Ishte gjithashtu dhe një vajzë e re, një mësuese e liceut të vajzave të Tiranës, e cila kishte studiuar në Vjenë. E kush mund ta pandehte shqiptare? Ajo ruante diçka nga universitetet gjermane. Në fillim e kujtova si një franceze, pasi fliste një frëngjishte idiomatike dhe se italishtja e saj kishte një lloj theksi të lehtë, të papërcaktueshëm…”.

Ishte zonjusha Micura. Vallë cila të ketë qenë kjo vajzë moderne, që si dhe shumë vajza të tjera të asaj kohe studionin në Itali, Francë, Austri… “Para se të shkojmë me makina në “Tennis Club”, ne vizituam Muze-Bibliotekën e qytetit. Muzeu përbëhet nga disa skulptura greke, romane, bizantine, që vijnë nga gërmimet e Durrësit dhe të Apolonisë. Një basoreliev paraqet një personazh që disa arkeologë e konsiderojnë si Herkuli që po mbyt Python-in. Marcel mendon se mund të jetë një Priape. Ka një shqiponjë të mrekullueshme bizantine, e njëjtë me atë të koleksionit e Bude, që është adoptuar në koleksionin e teksteve greko-bizantine. Është e një madhështie dhe perfeksioni që e ngrenë atë mbi çdo lloj epoke. Kati i parë përbën një sallë ku duken armë, midis të cilave një kaskë e Skënderbeut dhe shpatat e tij, ose shpata të epokës së tij, në një vitrinë janë coha dhe kukulla me kostume kombëtare të krahinave të ndryshme. Biblioteka ka dy salla që zbukurohen nga librat e vendosur. Në njërën janë librat shqiptarë apo ata që i referohen Shqipërisë. Hobhouse është atje, i lidhur në një volum të vetëm. Po kështu dhe fotografia e librit më të vjetër shqiptar të njohur deri më sot, një Meshar, origjinali i të cilit është në Vatikan. Bibliotekari më tregoi gjithashtu dhe një botim të vitit 1632, përkthimin post-mortum të Chalcondyle nga Blaise de Vigenère, (një lidhje midis Shqipërisë dhe Bourbonnais, midis Tiranës dhe Saint-Pourçain-sur-Sioule. Salla tjetër ka librat që u jepen lexuesve, libra letrarë, shkencorë, pedagogjikë, manuale shkollore. Shumica, në mos të gjitha, janë libra të dhuruar. Librat më të mirë janë të dhuruar nga Gjermania, një seri e klasikëve gjermanë në një botim modern, mjaft praktik dhe të lidhur. Po kështu disa botime italiane, franceze, angleze, dhe në gjuhën greko-moderne. Të paktë janë libra në gjuhën latine. Ka një numër të madh lexuesish, duke pasur parasysh sallat e vogla. Nga dritarja e pasme e bibliotekës duket mjaft mirë rrethimi dhe ndërtesat e Pallatit Mbretëror, godina më të mëdha e me hapësirë, por më pak piktoreske dhe pjesa tjetër më pak e vjetër sesa ishte Pallati Princor i Cetinjës né vitet 1903-1904… Bisedova gjatë me bibliotekarin, zotin S. Kolea, i cili më lejoi të vështroja nga afër librin e Chalcondyle të Blaise de Vigenère (1632), për të cilin mendoj të dërgoj një shënim të shkurtër në Shoqërinë e Emulacionit të Bourdonnais. Zoti Kolea më ftoi të merrnim një kafe turke që ishte shumë e mirë, madje më e mirë se ajo e Korfuzit. Por kuptova se kisha harruar dhe një sallë tjetër të bibliotekës, atë ku ai më priti dhe që ka plot fjalorë, enciklopedi dhe vepra referencash. Ai mendon se enciklopeditë janë librat më të nevojshme për bibliotekat e vogla dhe këto lloj librash do të dëshironte më shumë që qeveritë e huaja t’ia dhuronin Bibliotekës Kombëtare Shqiptare. Revista e vetme franceze që çmohet këtu është Revista e Dy Botëve, (Revue des Deux Mondes).

Ardhmëria shqiptare

Valery Larbaud dhe Marcel Ray e kishin lexuar me ëndje e simpati Këngën e Child Harold të lord Bajronit. Ishte një referencë e fuqishme, siç kishte qenë që në kohën e vet Bajronit për të gjithë ata që ndërmerrnin udhët drejt Shqipërisë dhe Epirit, në jug të saj. “Bashkë me Marcel-in, ne diskutuam rreth itinerarit të Bajronit në Shqipëri, sipas shënimeve të Këngës II të Child Harold dhe sipas hartës së re zyrtare të rrugëve të Shqipërisë që ne kishim në duar. Duket se Tepelena është pika e fundit e udhëtimit të tij në veri, megjithëse ai ka përshkuar shumë rrugë e shtigje që janë në jug të Tepelenës, si dhe gjithë zona e jugut, e cila është e banuar nga shumica shqiptare. Pas këtyre shënimeve, duke lexuar, Stanzas du Canto II, tingëllojnë në mënyrë shumë pompoze, por klasicizmi i tepruar, pasioni e habitë, ky klasicizëm që ishte Romantizmi, ka një karakter të madh profetik dhe një “avenir që shihet në brymën e viteve” që i përshtatet këtij vendi që ne shohim këtu. Në të gjitha qytetet shqiptare, veçanërisht tek irredentistët në Greqi e Jugosllavi, duhej të kishte rrugë të emërtuara si “Rruga Bajron” dhe “Rruga Hobhouse”. Meritat e Bajronit dhe të Hobhouse janë të mëdha: nuk mjaftonte vetëm të kishe para për të udhëtuar. Duhej një lloj kuraje morale e fizike dhe sy artisti. Nga ky udhëtim, për të pasur një ide të qartë për Shqipërinë e ardhme në Europë, duhej të ishe një Bajron dhe “fino a certo punto” si Hobhouse. Lavdia që kanë dy diplomatët francezë, “Rruga d’Estournelles de Constant” dhe “Rruga Godart”, të cilët kanë mbështetur pavarësinë e Shqipërisë në rregullimet që u bënë në vitin 1920, vjen nga Bajroni e Hobhouse… Fakti që dy nga shkrimtarët më të mirë bashkëkohorë shqiptarë, (çka përbën lulen e bukur të aristokracisë, pra artet), janë që të dy françeskanë, të jep siguri për të ardhmen. Kjo i jep një përparësi Romës. Megjithatë, kjo mund të shkaktojë një emulacion pozitiv te kleri mysliman. Por është gjithashtu dhe uniteti i gjuhës. Nuk arrij ta përcaktoj, (madje as Marcel Ray), se deri ku gegërishtja ndryshon nga toskërishtja. Duket se gazetat në Tiranë, si Besa, lexohen e kuptohen në të gjithë vendin. Ortografi i gjuhës së njësuar duket se është fiksuar dhe kjo është logjike, pasi është e lehtë për të mësuar dhe për ta përdorur. Drejtuesi i Bibliotekës Kombëtare S. Kolea, u ka thënë shumë njerëzve se ka një Leksik të madh shqiptar prej 40.000 fjalësh. Lidhja e fortë që kanë shqiptarët me gjuhën e tyre, (edhe pse kjo na e komplikon punën me karrocierët në Tiranë), është një shenjë e mirë… Për momentin, politika shqiptare qëndron në kërkimin e parave për të zhvilluar vendin. Ata luajnë duke kundërvënë Italinë kundër Jugosllavisë dhe e kundërta, sipas rrethanave. Dhe këtë mund ta bëjnë. Mbreti që mban gjithçka në dorë si një diktator, e praktikon këtë lloj loje duke bërë kujdes në lëshimin e koncesioneve që kanë të bëjnë në fakt me pavarësinë e Shqipërisë… Disa ministra shqiptarë janë të korruptuar, pro-jugosllavë apo pro-italianë, dhe personalisht të interesuar për veten e tyre në kurriz të Shqipërisë. Kohët e fundit ishte një skandal me duhanin. Ishte vetë ministri që e bënte kontrabandën. Çështjen e mbyllën, por ministrin e hoqën. Përdorimi i bakshishit turk nuk është diçka që i përket vetëm të kaluarës. Mbreti ka admirim dhe besim tek Anglia, Franca dhe Gjermania. Duhet shënuar se ai e përjashton në këtë kuadër Italinë, duke e parë atë si një fqinj dhe pushtues të afërm. Por admirimi i tij u kushtohet në veçanti mjeteve teknike, zhvillimit të shkencave të aplikuara… Por për Artet, përfshi dhe letërsinë, as që bëhet fjalë… Toleranca fetare, ku Islami dhe Kristianizmi këtu nuk janë armiqësuar dhe shkojnë mirë mes tyre, më shtyn të hyj në meshën e Kishës Ortodokse. Mjaftonte të bëja kryqin. Dhe unë i bëj pyetje vetes se nëse skizmës do t’i jepej fundi, me siguri do të dëgjoja me të njëjtën kënaqësi meshën latine apo greke. Dhe kjo do të ishte një diçka tejet e bukur dhe ndoshta progres në kulturën e kristianizmit, nëse dy gjuhët do mund të përhapeshin në të gjithë botën”.

Në Tiranë, Larbaud njihet dhe me arkeologun francez, Léon Rey, i cili tashmë, siç do të shkruante dhe në ditarin e tij, ishte bërë një nga shërbyesit më në zë të çështjes shqiptare jashtë vendit, veçanërisht në Francë, pra një lloj “ambasadori”. Madje, Rey i kishte folur dhe për projektin e një filmi propagandistik dhe njohës mbi Shqipërinë, për realizimin e të cilit i duhej dhe një financim nga qeveria shqiptare. Por përpjekjet e tij, duket se shkuan kot, pasi ai film nuk do të realizohej kurrë. “Çështja e filmit shqiptar, – shkruan Larbaud, – duket në rrugë jo të mbarë. Jo vetëm që paratë mungojnë, por ka dhe kundërshti rreth tij. Duket se drejtuesit në Tiranë nuk guxojnë ende që t’ia tregojnë botës Shqipërinë. U dashka të pritet që të realizohet “plani pesëvjeçar” i reformave nga mbreti. Megjithatë, mua më duket se mund të tregohen rrugët dhe peizazhet, xhamitë më të bukura, disa kisha ortodokse e katolike, gërmimet arkeologjike dhe rezultatet e tyre, pastaj, në një mënyrë më anekdotike, punët bujqësore, një seri pamjesh, qytetet kryesore, ushtria dhe mbreti, disa festa popullore të zgjedhura mirë e të përgatitura, rreshtat e shkollarëve dhe gjithçka tjetër, pa këmbëngulur mbi procesin e “oksidentalizmit” dhe as mbi anët jo të mira e koloniale që kanë mbetur nga orientalizmi turk. “Ata nuk duan që të shihen në film njerëz të rreckosur”, por këto pamje mund të lihen mënjanë. Një skenë si ajo që pamë, e një fushe me grurë pranë Elbasanit, do të ishte një pamje e bukur dhe do të tregonte “Shqipërinë e punës” nën një dritë të favorshme dhe të vërtetë. “Shqipëria dembele” do të lihej kështu jashtë kuadri, si provizore, e kaluar, e panevojshme. Kjo do të ishte veç një gënjeshtër në kohë, nëse mund ta quanim kështu. Mundet, dhe unë do ta doja me gjithë zemër që për dhjetë vjet, Shqipëria t’i ketë flakur këto lecka dhe që Tirana kaotike, e drobitur dhe gjysmë koloniale, (Bari është ende i tillë e kolonial, në 3-4% të tij), në gjysmë perëndimore, siç do të shkruaj më poshtë, çdo ka do të ishte në një interes retrospektiv për një të ri shqiptar, i cili nuk e ka njohur Shqipërinë e mëparshme, apo që e ka parë në fëmijërinë e vet dhe e ka harruar atë kur kalonte adoleshencën e vet para një realiteti krejt të ndryshëm. Të gjitha rrugët do të jenë të asfaltuara, pa pasur nevojë të shkatërrohen rrugët e vogla e të vjetra; lagjet do të bashkohen me njëra-tjetrën; topografia do të jetë e rregullt, lumi i Lanës do të rregullohet e kanalizohet; pemët do të rriten, avenya “Zog” e bulevardi “Musolini”, gjatë gjithë gjatësisë së tyre, do të kenë buzë tyre shtëpi të mëdha e të mira, vila dhe kopshte të bukura; i riu shqiptar, i kthyer nga studimet jashtë, do të gjejë përsëri në vendin e tij një Muze të Antikiteteve shqiptare që do ta shohë veçse në Tiranë; do të shohë një Bibliotekë Kombëtare, ku mund të lexojë vepra mbi historinë e vendit të tij dhe gjithnjë e më shumë veprat e shkruara çdo vit për Shqipërinë. Letërsia në gjuhën shqipe do të bëhet e njohur në Europë dhe autorët do të përkthehen në gjuhët e mëdha të qytetërimit. Do të ketë një Teatër Mbretëror, një sallë koncertesh, do të flitet për ndërtimin e një Muzeu të Pikturës Shqiptare. Trupi Diplomatik do të formojë, me aristokracinë shqiptare, një shoqëri liberale të hapët, elegante, me interes për veprimtaritë kulturore, ku njerëzit e kësaj shoqërie do të kalojnë lirshëm në rrugë, pa u vunë re, ku do t’i bëjnë vetë pazaret në qytet, ku do të shkojnë në këmbë në bankat e tyre, apo postë, pazar etj. Progreset e bëra gjatë dhjetë, pesëmbëdhjetë, apo më shumë vite të Pavarësisë do lejojnë të shpresohet për një progres të tillë në një periudhë të re dhjetëvjeçare. Nga Londra dhe Parisi, agjencitë turistike do të dërgojnë turistë amerikanë, të cilët do ta gjejnë këtë kënd të kontinentit mjaft piktoresk, të hijshëm, dhe pa barbarizëm. Disa shkrimtarë anglezë, francezë, gjermanë … do të vijnë këtu, që në një vetmi të këndshme të shkruajnë libra që nuk mund t’i shkruajnë në rrëmujën e një qyteti të madh; pra do të jenë fillimet e një rindërtimi e pastrimi të madh, ndërtime dhe pastrimi i plehrave, kërkimet arkeologjike të italianëve, gërmimet e francezëve, Liceu i Korçës, përpjekjet e shumta dhe devocioni i shqiptarëve që kanë studiuar jashtë, përpjekjet e ministrave të ndërgjegjshëm, si dhe përpjekjet e vetë mbretit Zog. Me shembullin e tyre, rol do të luajë dhe trupi diplomatik, pa folur për mjetet që do t’i jepen këtij shteti të ri me rekomandimin e ministrave të Jashtëm të shumë vendeve të mëdha, apo gjysmë të mëdha… Duket se një ditë, Shqipëria do të jetë një vend turistik dhe pushimi, për sezonin dimëror në disa vende si dhe për verën, në disa vende të tjera dhe se një pjesë e burimeve buxhetore të shtetit do të vijnë nga udhëtarët e huaj, ashtu si në Zvicër apo Itali. Meqenëse për perëndimorët udhëtimi do të jetë më i shtrenjtë sesa do të vlente për të shkuar në Zvicër, atëherë këtu do të vijnë njerëz me më shumë para dhe po kështu dhe artistë e njerëz të kultivuar, të cilët do të preferojnë të harxhojnë më shumë dhe të pushojnë mes një vendi më me pak njerëz dhe më pak i organizuar në drejtim të shfrytëzimit turistik… Një ministri e Turizmit me zotin Bonsignor në krye, me fondet e agjencive të udhëtimit do mund të bënte më shumë në këtë drejtim. Dhe atëherë do të ketë një periudhë të gjatë kur do të mundemi që nga Londra, Berlini, Milano, të shkojmë për pushime në Shqipëri, ku të kemi vila pushimi në pranverë, etj…”

Jeta e oborrit dhe e diplomatëve

Nga Tirana, Larbaud kërkoi të njihej me vendet përreth, duke vizituar Petrelën, duke ndërmarrë një udhëtim drejt Elbasanit, për t’u njohur me qytetin e vjetër dhe tepër interesant. Mbrëmjet në Tiranë ishin të këndshme dhe Marcel-i mundohej ta njihte me personazhet e jetës diplomatike, me oborrin mbretëror dhe ministrat e qeverisë, dhe ai befasohej se si tre fëmijët e njërit prej ministrave ishin frankofonë dhe të rinj me dije e njohje europiane. “Audiencë e Marcel Ray-it në Pallatin Mbretëror. Etiketa e do që të jetë me xhaketë, me një kapele të lartë, kravatë të zezë e të bardhë, (meqë oborri është në zi). Mbreti e mbajti një orë e gjysmë. Çështjet kryesore që diskutuan ishin çështja e drejtorit dhe profesorëve të Liceut Francez të Korçës, të funksionarëve shqiptarë dhe rrezikut të shkurtimit të fondeve, si dhe ajo e mundësive që gjetjet e Apolonisë të bashkohen në një muze të vetëm arkeologjik në Vlorë. Mbreti u tregua plot dëshirë dhe madje donte të përqendronte në Tiranë të gjitha gjetjet arkeologjike: Apolonia, Butrinti, (të zbuluar prej italianëve, ku deri tani kanë gjetur vepra arti shumë të bukura), si dhe ato të Durrësit, nëse do mund të ndërmerreshin gërmime, (Zoti Léon Rey kishte bërë sondazhe, por kishte terrene që duheshin shpopulluar dhe sipas mendimit të tij, pjesa më interesante e qytetit antik ishte mbuluar nga dheu). Por siç thonë këtu, mbreti rregullon gjithçka, meqë ai emëron gjer dhe kaporalët e ushtrisë…” Larbaud shkruan se “zonja Cermak, gruaja e ministrit të Çekosllovakisë ka namin se është femra më e bukur e trupit diplomatik në Tiranë, por unë do t’ia jepja këtë medalje zonjës P… të legatës jugosllave, një bionde e madhe dhe e bëshme, me sytë gri në jeshile të kthjellët e që të vështrojnë drejtpërdrejt, por me një lloj rezerve, disi hijerëndë e me drojë, por që ka hijeshi e forcë. Biseda me zonjën Cermak është shumë e këndshme për vetë naivitetin e saj natyral. Dhe kjo të kujton ato italiane për të cilat shkruan zonja Mme. De Staël dhe Stendhal. Ajo është romane dhe e rritur në “Dorothée”, ashtu si dhe Mariuccia, (ato u habitën që në bordin e anijes “Srbin”, ishin të vetmet italiane që kishin qenë bashkënxënëse. Për zonjën P… Suzanne Ray thotë se edhe duke e parë të veshur në mënyrë perëndimore, mund ta imagjinosh fare mirë me kostumin popullor të grave serbe nëpër festa, çka është një mendim i drejtë i saj.

Vizita e zotit Xavier de Courville, drejtor i Liceut Francez të Korçës dhe gruas së tij, zonjës Cassadeus, të cilët drekuan në Legatë. Xavier de Courville ka qenë themeluesi i La Petite Scène. Ai ka 500 nxënës, të gjithë shqiptarë, dhe mësimi jepet në frëngjisht gjer në “baccaulereat”, pra diplomën e fundit të studimeve të shkollës së mesme. Personeli pothuaj është i gjithi francez, por i mjaftueshëm. Korça ngjan më provinciale dhe më pak koloniale se Tirana. Por zyrtarët e saj, ajo botë e vogël zyrtare, jetonte më vete dhe e mbyllët, siç ndodh dhe me rrethin diplomatik në Tiranë. Me një fjalë, jeta urbane është më e pakët se në Tiranë. Megjithatë, meqë 500 nxënësit nuk i përkasin të gjithë kësaj “bote të vogël”, pasi shumica janë fëmijë të popullit, ata kanë një influencë indirekte mbi jetën sociale, ndryshe nga izolimi i tmerrshëm dhe i detyruar i botës zyrtare të Tiranës. Profesorët janë më afër Shqipërisë sesa trupi diplomatik, apo mbreti e qeveria, të cilët janë larg këtyre qendrave nevralgjike.

“Një shpresë e madhe për Shqipërinë tonë!”

Pas një jave në Shqipëri, Valery Larbaud e lë Tiranën në orën gjashtë të pasdites. Marcel-i, i zënë me punë diplomatike, nuk mundi ta shoqërojë gjer në Durrës. Rrugës, duke marrë drejt Durrësit, ai kapërceu Erzenin, Shijakun dhe ndërkohë, vëzhgonte fshatarët me kostumet e tyre kombëtare, duke kujtuar historinë që i kishin treguar ato ditë në Tiranë mbi ministrin e ambasadës gjermane, i cili, kur kishte ardhur për të dorëzuar letrat kredenciale, kishte shkuar në Shkodër, bashkë me gruan e tij, të veshur me kostumin kombëtar shqiptar. “Thonë se kishte marrë me qira dhe një gomar dhe hipur mbi të shkonte i shoqëruar nga ministresha, e cila ecte në këmbë pas tij, me qëllim që të ndiqte zakonet shqiptare. Kjo vizitë kishte shkaktuar një surprizë të madhe me ca të qeshura. Madje thuhet se të veshur kështu, ata kishin qenë dhe në Tiranë e Durrës, për të përshëndetur ministrin e Anglisë, ndërkohë që gruaja e bënte rrugën gjithnjë në këmbë. Së fundi, thuhet se kur kishte qenë te fisnikët shqiptarë, e zonja e shtëpisë, sapo i kishte parë, nuk i kishte njohur dhe i kishte thënë me zë të lartë pastrueses në frëngjisht “Ju kam thënë që s’duhet t’i shoh këta lypës të më hyjnë në shtëpi”. Njeriu që ma tha këtë anekdotë e kishte të dëgjuar. Mundet që në origjinë të kësaj historie karikaturale të ketë pasur një ngjarje që lidhet me kostumet e këtij diplomati dhe gruas së tij në fillimet e qëndrimit të tyre në Shqipëri”.

Në Durrës, ai i hipi anijes “Srbin” që vinte nga Athina. Duke u larguar, Larbaud vështronte gjirin e Durrësit, kodrën, vilën mbretërore lart saj, plazhin nën kodër në anën veriperëndimore, ku siç shkruan ai, “është një kënaqësi e madhe e grave shqiptare të cilat burrat nuk i marrin me vete nëpër udhëtime”. “Aty ka veç kabina dhe tenda, përveç mbretit që ka një “bungalow” të çmontueshme. Asnjë kafene, asnjë restorant, madje as hotel. Ushqimet i sjellin me veturë nga Durrësi, të kënaqur që i sjellin gjer në plazh… Ajo çka shihet në veriun shqiptar nga deti është gjelbërimi dhe se toka duhet të jetë mjaft pjellore. Në bregun e Malit të Zi është një shkreti e tmerrshme, ndërkohë që Shqipëria na duket si një kopsht plot hije, si një park i mrekullueshëm. Dhe tani i them vetes se përse nuk i përfilla dhe aq dy “agjentët” e Bajronit në Shqipëri: D’Estournelles de Constant dhe Justin Godart. Marcel-i kishte vendosur në dhomën tonë librin Shqipëria e vitit 1921 të Justin Godart me parathënien e D’Estournelles de Constant. I lexova shkrimet e këtyre njerëzve të mençur dhe shërbyes të zellshëm të pavarësisë shqiptare dhe m’u dukën të mrekullueshme. Është diçka për t’u përgëzuar që ata krijuan një traditë “shqiptarofilie” në diplomacinë dhe politikën franceze.

Në momentin që “Srbin” merrte tutje në det, unë ndjeva dhe njëherë aromën e këndshme që kisha ndjerë sapo kisha mbërritur në Tiranë…

Pasi ndaloi në Tivar, Raguzë, Spalato, Shebenik e Zara, ai shkoi më së fundi drejt brigjeve italiane. “Shqipëria, qëllimi kryesor i këtij udhëtimi, më ka mbetur në mendje. Nuk rresht së krahasuari peizazhin e saj me ato të këtyre vendeve që po përshkoj. Veçse në Zara ne pamë spektaklin e një toke pjellore dhe të gjelbëruar. Brigjet malazeze dhe dalmate ishin si shkretëtira në krahasim me brigjet shqiptare, të paktën nga Durrësi e deri në Ulqin. Që nga Abbazzia ne po ecim në krah të Istrisë dhe gjejmë kështu po atë pamje të Shqipërisë. Një shpresë e madhe për Shqipërinë tonë!” Më 16 korrik, nga Legata franceze në Tiranë, Marcel Ray i shkruante Larbaud-së: “Ah sikur të ishe pardje në krahun tim të djathtë, ndërkohë që prisja për ceremoninë e festës së 14 korrikut rreth 80 apo 120 vizitorë. Dhe ti, ashtu si unë, do u kishe dhënë duart gjithë atyre njerëzve dhe do kishe dëgjuar mesazhin me urimet dërguar në mënyrë të veçantë nga mbreti, mesazh i përcjellë nga Leone di Ghilardi, i veshur me uniformën e tij plotë dekorata, çka ishte një favor i veçantë që shkaktoi jo pak komente. Erdhën gjithashtu pjesa më e madhe e ministrave, drejtues të lartë të Oborrit mbretëror dhe të Ushtrisë, funksionarë të lartë dhe arkipeshkvi ortodoks, dy peshkopët katolikë dhe kreu i Bektashinjve, i shoqëruar nga dy adjutantët e tij, i cili mbante një kapele jeshile dhe të bardhë, me 12 shenja, në kujtim të 12 imamëve. Gjithë këta miq të ndritur duket se e shijuan shampanjën, “fois gras” dhe të tjera ushqime që u zhdukën menjëherë. Pastaj me çka mbeti, sajuam një “lunch” për Trupin Diplomatik. Mikesha juaj, zonjusha Micura, e veshur me një fustan ngjyrë qielli të lehtë, ishte e shqetësuar për udhëtimin tuaj, madje më pyetën dhe persona të tjerë, të cilët i takuat në Shqipëri. Zoti Kolea që nënshkruan “Koleja” nuk guxoi ta linte “ qytetin e librave “ dhe më kërkoi ndjesë me dy fjalë…” Në 10 tetor të vitit 1935, në prag të largimit të tij nga Shqipëria, Marcel Ray i shkruan përsëri mikut të tij Larbaud: “… Ja ku jam përsëri në Tiranë, i veshur me një kostum të bardhë lini në këtë vapë të madhe që ende vazhdon prej disa ditësh. Qyteti është mbushur ngado nga flamujt kuqezi për ditëlindjen e mbretit. Në sheshin e ministrive, grupe punëtorësh “skipëtars” punojnë ngadalë për të transformuar një kanal të hapur që ju e njihni tashmë në një “Circo Agonale” me shkallë të gjelbëruara dhe shatërvanë. “Bulevardi Musolini” është zbukuruar me disa shtëpi të reja. Drita e tetorit është më e bukur dhe më e këndshme se ajo e qershorit… Po pres përgjigje rreth kërkesës sime për t’u pritur nga mbreti. Besoj se me keqardhje do ta lë Shqipërinë, duke i bërë përshëndetjet këto dhjetë-dymbëdhjetë ditë…” Kjo është letra e fundit e ministrit francez, Marcel Ray, ka shkruar nga Shqipëria. Ditari (Journal), i ribotuar së fundi nga “Gallimard”, na njeh jo vetëm me një nga intelektualët e njohur francezë të viteve 20’-30’ që u pasionua aq shumë nga Shqipëria, por dhe me një përshkrim simpatik të një Tirane që dikur spikaste nga gjelbërimi, me dëshirën për t’u kthyer në një qytet perëndimor. Mjerisht, fill pas udhëtimit nga Shqipëria, Larbaud u sëmur dhe u paralizua, çka bëri të shuhet dhe ëndrra e tij për t’u rikthyer në Shqipëri, siç dhe kishte premtuar. Megjithatë, “la settimana albanese”, shënimet e këtij poeti e përkthyesi mjaft të njohur, mbetën mesazhe dashamirëse të një humanisti që i shikonte shqiptarët si pjesëtarë të së njëjtës familje… asaj të Europës.Nga Gazeta Shqip

 

 


Pse duhet ta lexojmë Çajupin?

$
0
0

Nga Dorian Koçi

 

I lindur në Shqipëri dhe i arsimuar në shkollë greke në vendlindje (në Shqipërinë e Jugut në atë kohë dhe në krahinën e Zagorisë, prej nga është autori, prej kohësh sipas së drejtës që gëzonte popullsia rum-milet kishte shkolla greke), pastaj në kolegjin francez të Kajros për të vazhduar më tej në Zvicër, Çajupi është suigeneris një rast i elitës shqiptare, arketip i shumë shtresëzimeve kulturore, të cilat të harmonizuara brenda vetes, shpeshherë nxirrnin në pah kozmopolitizmin e tyre, por që në të shumtën e rasteve iu nënshtrua nacionalizmit si një forcë lëvizëse tërheqëse e kohës.

Ai e fillon krijimtarinë e vet në frëngjisht, në tregimin “Mysafirë në Çajup”, në një gjuhë që e kish mësuar gjatë edukimit të vazhdueshëm të tij. Pavarësisht se tregimi u botua në frëngjisht, tematika e tij ishte e pastër shqiptare, madje ballkanike, pasi tema e hajdutërisë ishte një nga temat që lëvrohej më tepër në atë kohë, jo vetëm nga shkrimtarë lokalë, por edhe nga shkrimtarë ekzotikë, që shkruanin për Ballkanin. Stili i tij në frëngjisht është i përsosur dhe njohjen e kësaj gjuhe ai do ta dëshmojë më vonë dhe me përshtatjen që do u bëjë më vonë fabulave të La Fontenit në shqip. Në vitin 1902, ai boton përmbledhjen e parë poetike “Baba Tomorri”. Botimi i kësaj vepre poetike ishte një risi për publikun e paktë shqiptar, pasi së bashku me motivet romantike, fillojnë dhe marrin jetë edhe tonet realiste. Poeti i Baba Tomorrit e zbriti poezinë nga qiejt romantikë në tokë, e pasuroi frymëzimin historik të letërsisë së kohës me frymën sociale, me patosin qytetar e kritik. (Çajupi Z. A. [1997. Baba Tomorri] Parathënie nga Bulo J., Tiranë: Dituria, faqe 6) Shkrimtari dhe kritiku Mitrush Kuteli ka shkruar se Andon Zako Çajupi është Frederik Mistrali i Shqipërisë, poeti i thjeshtë dhe rustik i jetës sonë popullore. Disa nga poezitë e Çajupit përbëjnë gurë të çmuar, të cilët do të zënë një vend të ndritur në antologjinë e poetëve shqiptarë.

  1. Z. Çajupi, si autor u përket atyre autorëve që bëjnë të mundur që materien folklorike të shoqërive të tyre rurale ta përkthejnë në një shije estetike më të avancuar duke ia përshtatur kohës dhe urbanizmit. Edhe pse ky proces është një proces paneuropian që ka ndodhur në të gjitha letërsitë e mëdha apo të vogla, Çajupi mbetet origjinal në letërsinë shqipe, sepse pas Naim Frashërit, si askush tjetër në Shqipërinë e Jugut, mundi të ngrejë në art, rrëfimet, simbolet dhe imazhet e mikrokozmosit të krahinës së vet Zagorisë, në një makrokozmos gjithë shqiptar. Faik Konica, esteti dhe kritiku i hershëm i fillimeve të letërsisë shqipe, do të shprehej entuziast për poezinë e Çajupit, më 1902 duke shkruar se na leu një vjershëtor! Kemi shpresë se ka për të punuar pa pushim dhe zanat(musat) mike të Shqipërisë do t’i fryjnë vjersha më të bukura. (Faik Konica. Baba Tomorri, Vepra 1, fq. 238)

 

Pse duhet ta lexojmë Çajupin?

Nuk ka dyshim se ekziston një lidhje shumë e ngushtë midis lëvrimit të një gjuhe dhe letërsisë së kultivuar. Në këtë drejtim, letërsia shqipe, e bazuar mbi një gjuhë që ende nuk kish standardizuar alfabetin e vet, me një trashëgimi të paktë me autorë dhe tekste, nuk mund të arrinte kulme të barasvlefshme me ato të letërsive të zhvilluara. Kjo është arsyeja që kur i lexojmë sot poetët dhe shkrimtarët e Rilindjes Kombëtare, vargjet e tyre na tingëllojnë herë-herë fëminore dhe për fat të keq i anashkalojmë apo dhe nuk i rekomandojmë për të lexuar. Sigurisht që kjo mospërfillje vjen ngaqë nuk kemi dhe shkrimtarë, kritikë autoritarë që të rrëfejnë udhëtimet e tyre shpirtërore në krijimtarinë e shkrimtarëve më të hershëm dhe rrënjët e letërsisë shqipe. Në hierarkinë e letrave shqipe kemi vetëm një rast, kur Kadareja shkroi esenë e gjatë “Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe”, e cila mund të quhet një udhëtim shpirtëror në hapësirë dhe kohë në monopatet e letërsisë shqipe.

Gjithsesi, pavarësisht kësaj situate, në kritikën shqiptare besoj se Çajupi, si një nga përfaqësuesit e një alteregoje të brendshme të lexuesve të vet, ku gjen jo vetëm motivet romantike, pastorale e lirike, por edhe frymën kritike, sarkazmën, humorin shpotitës ndaj veseve të shoqërisë, meriton një vëmendje të veçantë për t’u lexuar dhe shijuar si tekst, si autor dhe si përfaqësues i një epoke. Në duelin midis vetëdijes romantike dhe vetëdijes kritike te Çajupi po fitonte kjo e fundit dhe kjo fitore i hapte udhën realizmit në letërsinë shqiptare të shekullit të kaluar. T’i shtrosh udhën një drejtimi të ri dhe një stili të ri, kjo nuk është një meritë e vogël për një krijues dhe ky fakt nuk përbën një episod të zakonshëm në rrjedhën normale të një letërsie, por një pikë kthese në zhvillimin e saj. (J. Bulo, Parathënie e veprave të Çajupit, Toena: 2008, fq. 24)

Si tekst, vepra e Çajupit është një dëshmi leksikore, gjë që e ka vërejtur dhe Konica, kritiku i parë i tij kur shkruan se gjuha e autorit – i cili duket se është lab (thom duket, se nuk e kam nderin ta njoh), është e fortë e hijshme, pa lule të tepërta e të panevojshme.(Faik Konica. Baba Tomorri, Vepra 1, fq. 238) Skenat e komedisë “14 vjeç dhëndër”, vërtet të paqëlluara dhe lidhura mirë artistikisht, por të rijetëzuara përmes filmit me të njëjtin titull nuk shërbejnë vetëm për të ilustruar nervin satirik, fshikëllues dhe kritik të tekstit të Çajupit, por lehtësojnë lexuesin e ri për të pasur një kalim gradual midis një bote që ka perënduar dhe realitetit të sotëm urban. Sot ka një boshllëk të madh në gjykim për të kuptuar atë që ka arritur të transformohet shoqëria shqiptare e këtij fillimshekulli dhe shoqërisë shqiptare të strukturave sociale të ngurta, fisnore e patriarkale që mbijetuan deri në mesin e shekullit të kaluar. Në këtë drejtim, vepra e Çajupit është emancipuese dhe paralajmëruese për standardet në të cilat duhet të arrijë shoqëria.

Si autor, Çajupi është inovativ, i ri dhe eksperimentues. Ky përcaktim qëndron brenda kornizave të letërsisë së lëvruar shqipe të deriatëhershme, pasi në rrafsh europian është krejt e kundërta. Ai e njeh shumë mirë letërsinë frënge, por nuk joshet dhe tundohet nga format moderniste të saj, por shkruan në mënyrë tradicionale duke zgjedhur tetërrokëshin folklorik. Përpara tij, kështu ka shkruar vetëm Naim Frashëri, që në parathënien e përkthimit të Këngës së Parë të “Iliadës”, na i dëften modelet e tij poetike, ndërsa për fat të keq nuk kemi një traktat të tillë dhe nga Çajupi. Çajupi, së bashku me Naim Frashërin, e ngrenë ligjërimin folklorik të popullsive rurale të Shqipërisë së Jugut në art, krejt në kundërshtim me rrymat e tjera të artit në Europë që më tepër rendin drejt “unit” personal dhe në këtë mënyrë, dashur pa dashur kthehen në përfaqësues të denjë të bashkësive të lira rurale prej nga kanë origjinën. Momenti sesi ky ligjërim arrin të kthehet në dominues dhe përcaktues për masat lexuese, është jo vetëm rast studimi sesi nacionalizmi përhapet nga elitat drejt masave përmes shtypit të shkruar dhe librit, por dëshmon edhe forcën e vargjeve të veta që arrijnë ta bëjnë për vete këtë masë. Në Jug të Shqipërisë, krejt natyrshëm mund të gjesh vargje të Çajupit të kënduara labçe, pa ditur ekzekutuesit e këngëve se kush është autori i vargjeve. Kjo shkrirje autor-folklor është shumë interesante për gjithsecilin që dëshiron të njohë rrënjët e kulturës së vet.

Çajupi, në veprën e vet, demonstron kurajë civile dhe përgjegjshmëri intelektuale. Ai nuk mënon të hyjë në konflikte me autorë të tjerë shqiptarë, siç është konflikti me Mithat Frashërin, të cilin e portretizon me nota satirike te pamfleti “Klubi i Selanikut”, por që sigurisht brenda kësaj satire duhet kuptuar dhe një shqetësim intelektual për fatin politik të elitave që do të qeverisnin Shqipërinë kur do të ishte e lirë. Një debat i tillë ka qenë dhe midis Konicës e Asdrenit, ku ky i fundit shkruante se “Nëse Shqipëria ishte duke fituar pavarësinë e saj … ajo mundet dhe të mos e fitonte këtë, në qoftë se të gjithë shqiptarët nuk kanë për të gëzuar të gjitha të drejtat e tyre; dhe nëse duam të ndjekim idetë e mëdha: barazi, vëllazëri, liri – atëherë ç’nevojë ka kombi të ndahet në shkallë, me zotërinj dhe skllevër? Shqiptarët duhet të jenë të barabartë midis ligjit. Titujt duhen të hiqen … Apo mos vallë besoni se aristokracia duhet të urdhërojë dhe atëherë siç bën tani?” (Skëndi S., Zgjimi Kombëtar i shqiptarëve (1878-1912) 2000: fq., 175).

Si një nga përfaqësuesit e elitës shqiptare që jetoi në kapërcyellin e Rilindjes Kombëtare dhe periudhës së Pavarësisë, Çajupi është shumë i rëndësishëm si një nga afirmuesit dhe arkitektët e ndërgjegjes kombëtare që bëri të mundur ngjizjen e kombit shqiptar. Vargjet e tij janë gjithë patriotizëm dhe nxisin një ndjenjë të sinqertë atdhedashurie, edhe pse në mënyrë të kuptueshme në kundërvënien me osmanët si në poezinë “Sulltani”, kur i portretizon këta të fundit përmes klisheve të pasqyrimit të tjetrit në Orientalizëm.

Patriotizmi i predikuar dhe i mishëruar në vargjet e Çajupit është në fakt një patriotizëm model që mund të rimerret në formën e krenarisë kombëtare, sidomos në kohët e sotme, kur identiteti shqiptar ka pësuar lëkundje të ndryshme tektonike për vlerat dhe për principet ku mbështetet. Rilindësit dhe bashkë me ta dhe Çajupi, morën përsipër dhe ia arritën qëllimit ta kthenin ideologjinë kombëtare nga një ideologji të një pakice intelektualësh në ideologji të shqiptarëve. (J. Bulo, Parathënie e veprave të Çajupit, Toena: 2008, fq. 24) Pikërisht kjo ndërthurje midis kënaqësisë estetike që duhet të dhuronin veprat e tij dhe misionit për të realizuar zgjimin kombëtar, bën që një pjesë e poezisë së tij të tingëllojë propagandistike. Por, gjithsesi, duke e parë Çajupin sa si poet po aq dhe sa intelektual të angazhuar për të realizuar lirinë politike të vendit të vet, pra në tërësi si një personalitet të formuar të kulturës shqiptare, prapë se prapë mund të pohojmë se poetika e vargjeve të tij si kur krijon vetë apo kur shqipëron, ndjell ende lexues dhe dëshirën ndaj së bukurës. Në një tokë djerrë siç ishte shqipja e lëvruar, e fundit të shekullit XIX, dhe pa ndonjë traditë të madhe në autorë dhe tekste, nuk mund të paragjykohet as Çajupi apo dhe ndonjë tjetër për mungesë të artit poetik, por të vlerësohen që hapën rrugët dhe konsoliduan një traditë letrare që vite më vonë do të sillte në skenë dhe shkrimtarë të mëdhenj.

Ja disa nga vargjet e tij më të mira kushtuar dashurisë që meritojnë vëmendje për çiltërsinë, muzikalitetin dhe ndjesitë që përcjellin.

Pika-pika bie shiu
dhe dëbora flokë-flokë,
vetëtin e fryn veriu,
breshëri kërcet mi tokë!
Le te fryjë er’ e ftohtë,
s’ka ç’më bën dimëri mua:
Dashuria më mban ngrohtë,
se pushtoj atë që dua.
Kur fryn era me tallas,
kur bie dëbor’ e shi,
sa fle njeriu me gas,
kur ka mikenë në gji

 

 

Arvanitas, arbëreshë e shqiptarë i falen një flamuri

$
0
0

Nga Artan Xh. Duka

Vërtet mbresëlënës festimi i Pashkëve prej arbëreshëve në Itali. Evokim dinjitoz i identitetit arbëror. Ndërkohë nga arvanitasit, më të shumtë dhe që i kanë dhënë shumë Greqisë, deri pavarësinë, heshtje. U përçudnohet  geni arbëror me “os/is”-a pas emrave të të parëve legjendarë, u ndalohet gjuha e Skënderbeut etj duke rrezikuar asimilimin pakthim. I rezistuan romakut, turkut e sllavit por ndruhen nga Greqia e BE dhe “helenët” modernë! E ndërsa arbëreshët sillen më shqiptarë se vetë shqiptarët, urojmë që arvanitasi të mos preket nga sindroma e Stokholmit e të sillet më grek se greku!

Llogjet greke pretendojnë se arvanitasit e kanë për turp dhe refuzojnë të identifikohen me shqiptarët “turq” që i kanë dhënë vetes nam të keq vetes sidomos pas viteve 90 me emigracionin masiv. Një tezë përcarse e djallëzore sepse edhe para viteve 90 arvanitasit nuk festonin haptazi identitetin e tyre sikurse emigrim problematik masiv pati edhe në Itali por arbëreshët mbetën arbërorë.
Nëse për nam të keq, turpe kombëtare dhe distancim prej tyre, ai grek mbetet unik nga genocidi i Zervës, përndjekja shekullore e gjuhës, besimit dhe shkollimit shqip, internimet në Turqi, mbajtja e gjëndjes së luftës (ndërkohë që edhe nazistët pushtuan Shqipërinë përmes Greqisë), presioni ndaj emigrantëve etj.
Në fund të fundit prej arvanitasve nuk pritet të deklarohen shqiptarë (term modern) por arvanitas sikurse të parët e tyre – Skënderbeu, Bocari, Bubulina etj dhe sivëllezërit në Itali. Me flamurin e Krujës heroike të përbashkët edhe me shqiptarët e Shqipërisë. Ndryshe, shpërfillja apo mohimi i identitetit arvanitas është mohim i lavdisë së të parëve dhe zvogëlim para kombit grek.
Ata nuk kanë nevojë të bëhen grekë për t’u ndjerë mirë dhe krenarë. Arvanitasit i del dhe i tepron historia e tij. Vendi i tij dhe shqiptarit në Greqi pohohet prej vetë intelektualëve realistë grekë si psh. njeriu i letrave Nikos Dimou cituar prej NYT në 2009 teksa pohon se “Ishte faji i një gjermani (i referohej Johann Winckelmann, historian arti në shekullin e 18 vizioni i të cilit rreth Greqisë antike “të banuar nga njerëz të pashëm, shtatlartë, bjondë dhe të mënçur që përfaqësonin përsosmërinë” iu imponua vendit për të ngjizuar identitetin modern grek. “Ndërsa ne flisnim shqip dhe e quanim veten romanë, Winckelmann, Gooethe, Victor Hygo, Delacroix, na thanë “Jo, ju jeni helenë, trashëgimtarë direktë të Platonit dhe Sokratit” dhe kështu u bë”.
Greqia nuk është Itali por ata që bënë revolucion kundër një perandorie, nuk duhet të ndruhen të pohojnë identitetin e tyre në kohën e medias globale dhe Greqisë në BE pavarësisht se ende djallëzisht feja identifikon kombin jo vetëm për të asimiluar ortodoksin arbëror apo shqiptar por dhe shkëputur lidhjet me trungun amë ku dominon besimi mysliman.
Kudo ku jemi, ne jemi të gjithë arbëreshë, pavarësisht fesë. Shqiptarët ndërruan fenë për mbijetesë ndryshe hakmarrja e sulltanëve ndaj rënies së Arbërisë që guxoi e vetme do të ishte ekstreme duke vënë kombin në udhëkryq ekzistencial (ndryshe nga kombet e tjera të cilëve sulltani u la gjuhën, fenë etj).
Feja për shqiptarin nuk është vlerë superiore identifikimi, bile rëndom është njësuar me pushtuesin. Kombi po. Jo thjesht inercisë së paganizmit pellazgjik por faktit se shqiptari, qoftë ateist, myslyman, bektashi, ortodoks apo katolik etj, e respekton fenë si aset personal e që mbetet e tillë (ndonëse sot politika luan me besimin për elektorat duke dëmtuar me dashje apo jo kohezionin social).
Shqiptari mysliman nuk është turk (pushtuesi nuk flet gjuhën e të pushtuarit apo pranon flamurin e tij!), ortodoksi nuk është grek ndaj dhe lidhja arvanitas-shqiptar është organike sepse bazohet në etni.
Shqipëria, si trungu amë, ka detyrimin historik të vëmëndjes ndaj bashkëkombasve të saj sikundër bëjnë vëndet e tjera në rajon. Arvanitasit nuk duan pensione apo pasaporta por respekt, apel vëllazëror që kultivon identitetin arbëresh si pararendës i identitetit shqiptar dhe ura komunikimi – takime nivelesh të ndryshme, konferenca shkencore për vijimësinë arbërore, shkëmbime përvojash në arsim dhe kulturë, evenimente pan-arbërore për shqiptarët në rajon, konsullata, dhoma tregtie, zyra kulturore, turizëm etnik etj.
Ndërsa grekët shurdhërojnë mbarë botën për të drejta “qiqrrash në hell” për minoritetin e ardhur në jug (të privilegjuar në mbretëri, komunizëm e demokraci), gama e interesit tonë kombëtar në Greqi duhet të përfshijë si emigrantët rishtas, Çamërinë e përgjakur ashtu dhe rizgjimin e shpirtit të arvanitasit legjendar që mbetet gur unik në mozaikun kombëtar.
Ka 26 vjet që politika shqiptare shpërfill interesin kombëtar duke i shërbyer direkt apo indirekt interesit serbo-grek në rajon. Ndërsa sot tek ne turpo-politikanët merren me sabotimin e një parku lojrash për fëmijët e qytetarit të thjeshtë apo të tjera “kauza” donkishoteske nga dekriminalizimi apo de-komunistizimi (ndërkohë që gjërat nuk janë bardhë e zi sepse trashëgimia ideologjike dhe ajo kombëtare janë të ndryshme) etj, fqinjët tanë vazhdojnë me “defteret” e mesjetës. Serbët planifikojnë popullimin e Kosovës me serbë, sugjestionojnë BE tek barazojë viktimën me agresorin në Kosovë, sllavo-maqedonasit injorojnë Marrëveshjen e Ohrit, grekët flasin për Vorioepir, lobi grek takon politikën tonë (presidenti si kreu i sigurisë kombëtare hesht), paguajnë pensione “vorioepiriote”, vijojnë konvertimin me “karrota” të shqiptarit emigrant etj.
Ndërkohë që PDIU apelon prej mazhorancës hapësirë për të dëshmuar vullnetin për qeverisje, bën mirë të mos humbë më kohë për t’i bërë jehonë publike çështjes çame me vepra konkrete. Të bëjnë një turne sëbashku me deputetë të tjerë dhe median nga Greqia – grekë e serbë e kanë bërë udhë këtë gjë. Të vizitojnë viset e shqiptarëve, arvanitasve dhe çamëve në Greqi, të vënë një kurorë në tokën e përgjakuar çame, të takojnë banorët dhe të hedhin ura komunikimi me ta. Të dalin më pas në Serbinë e jugut , Maqedoni, Turqi e të takojnë me miliona shqiptarë të hedhur nga pazaret e historisë atje. Nuk kanë nevojë për viza. Askush nuk i pengon, qoftë Asfalia apo mbeturinat e UDB, se lajmi do të bënte bujë.
Ndërsa arvanitasi duhet t’i thotë arbëreshit tej detit se shpirti i Moresë është gjallë, ne këtej të bëjmë krenarë kudo bashkombasit tanë. Patriotizmi nuk ka brirë.

Albanologu Robert Elsie na ofron 75 incizime dialektore të shqipes

$
0
0

Albanologu Robert Elsie ofron një faqe në internet me 75 incizime dialektore të Shqipërisë. Nga këto, 46 nëndialekte i përkasin veriut, variantit geg, deri në rripin qendror të lumit të Shkumbinit, dhe 29 janë nëndialekte të jugut. Albanologu me këtë punë titanike, duke organizuar regjistrime dialektore pas viteve ’90, dokumenton dialektet dhe nëndialektet e shqipes, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Në një faqe interneti, Elsie për herë të parë ofron regjistrime audio në gjuhën shqipe dhe nga rajonet e ndryshme ku shqipja flitet

Një burrë nga Drishti kujton luftën partizane, gjuha është shqipe, dialekti geg, e regjistruar në vitin 2010 nga albanologu Robert Elsie dhe Artur Metani; tjetër zë, gruaje, sjell jetën e izoluar në male, në zonën e Thethit, regjistrim afro 4 minuta; gjakmarrja tregohet në anën tjetër të pajtimit, një i ri, Valentin Lokthi jep historinë si pajtohen familjet në hasmëri, e bukuritë e vendit të tij, regjistruar në 2013; çdo tregimtar i Shkodrës do të të njohë me humorin, e ikonën e qytetit sidomos në rrëfimet e diktaturës, është një 40-vjeçar që ka lënë gjurmë në regjistrimin e 2008…. janë 75 incizime zërash shqiptarë, që përfshijnë të gjitha dialektet dhe nëndialektet në Shqipëri. Nga këto 46 nëndialekte i përkasin veriut, variantit geg, deri në rripin qendror të lumit të Shkumbinit, dhe 29 janë nëndialekte të jugut, të variantit tosk. Është albanologu Robert Elsie me këtë punë titanike, duke organizuar regjistrime dialektore pas viteve ’90, dokumenton dialektet dhe nëndialektet e shqipes, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Në një faqe interneti, Elsie për herë të parë ofrohen regjistrime audio në gjuhën shqipe dhe nga rajonet e ndryshme ku shqipja flitet.

Edhe pse dialektet shqiptare janë zakonisht reciprokisht të kuptueshme për dëgjuesit, Elsie shënon se dallimet rajonale, që rrjedhin kryesisht nga zhvillimi historik i gjuhës, mund të jenë thelbësore, dhe mjaft interesante. Albanologu na ofron një hartë me regjistrime të njerëzve që flasin një gamë të gjerë të dialekteve të shqipes. Studiuesi ndan se disa prej këtyre individëve janë folës të mirë të dialektit, të tjerët janë regjistruar në mënyrë të rastësishme për të dhënë një ide se si përdoret shqipja moderne, në mënyra të ndryshme. Dy format themelore, siç thekson albanologu, të pranuara universalisht për dialektin modern të shqipes janë: veriorë shqiptarë apo gegë, e folur në veri të lumit Shkumbin që kalon përmes Elbasanit në Shqipërinë Qendrore; forma jugore shqiptare ose Tosk, që flitet në jug të lumit të Shkumbin. “Për fat të keq nuk ka marrëveshje të plotë për çdo klasifikim të mëtejshëm dialektor edhe pse dialektologë kryesore si Jorgji Gjinari, Gjovalin Shkurtaj, Agnija Desnickaja, Shaban Demiraj dhe Bahri Beci kanë dalë me skemat kryesisht të ngjashme”.

Bazuar në studimet e mëparshme, Elsie thotë se propozon në këtë rast atë që e konsiderojnë si një sistem pragmatik, për kualifikimin e saktë për dialektet shqiptare, edhe pse lexuesi duhet të mbajë mend se për shumë dialekte lokale, fjala përfundimtare mbi këtë temë ende nuk është shkruar.

Njerëzit me të cilët ka realizuar incizimet duket se albanologu nuk ka pasur ndonjë specifikë duke përfshirë mes tyre njerëz të thjeshtë, fermerë, barinj etj., të cilët qenë mahnitur nga një i huaj, i cili u afrohej, dhe u kërkonte për t’u regjistruar të folurit e tyre, pa asnjë arsye të dukshme.“Është për të shpresuar se rezultatet e mbledhjes së regjistrimeve do të përdoren në mënyrë të veçantë nga dialektologët, por për të gjithë që kanë interes në gjuhën shqipe”, shkruan Elsie në tekstin që shoqëron lëndën mbi regjistrimet në faqen e internetit.

Ai vëren se dialekti geg flitet në shumicën e Shqipërisë, në veri të lumit Shkumbin si edhe në Kosovë, Mal të Zi dhe në pjesën perëndimore të Republikës së Maqedonisë, po ashtu dhe në Arbanasi afër Zarës, në Kroaci. Pjesë e këtyre regjistrimeve janë dhe këto rajone.

Shënohet se nëndialekti i gegëve të veriut flitet në shumicën e rajoneve shqipfolëse në veri të lumit Mat. Këto përfshijnë Ulqinin, Krajën dhe Podgoricën në Mal të Zi, në rajonin e Shkodrës, Lezhë, Malësi e Madhe, Dukagjin, Pukë, Mirditë, Plavë, Malësi e Gjakovës, Lumë, Has, Kosovë dhe Preshevë.

Varianti perëndimor: flitet për rajonet në perëndim të një linje vertikale nga kufiri malazez-shqiptar, fillimisht poshtë kufirit midis prefekturës së Shkodrës dhe prefekturës së Kukësit, duke përfshirë Thethin dhe Shalën në Dukagjin, dhe zonat në perëndim të tij, si Shkodër Lezhë, Malësia e Madhe dhe Mal i Zi. Varianti lindor: flitet në rajonet në lindje të një linje vertikale nga kufiri malazez poshtë kufirit midis Prefekturës së Kukësit, duke përfshirë Nikaj-Mërturit dhe Pukës, dhe zonat në lindje të saj, si Gashi, Tropojë, Malësia e Gjakovës, Has Kukës, Kosovë dhe Preshevë,

Nëndialektet gegë flitet në Shqipërinë Qendrore, veriore në jug të lumit Mat dhe në veri të lumit Shkumbin, duke përfshirë Mat, Lurë, Peshkopi dhe më shumë nga Maqedonia perëndimore (Dibër, në Shkup dhe Kumanovë) si dhe Krujë, Tiranë dhe Elbasan.

Varianti Qendror: flitet në pellgun e brendshëm të lumit Mat, pjesë e Mirditës, Lurë, Lumë, Peshkopi dhe Maqedoninë perëndimore ( në bregun e majtë të Drinit të Zi rreth Strugës, Dibër, Kërçovë, Tetovë, Gostivari, Shkupi dhe Kumanova, ashtu edhe Kruja e Fushë Kruja.

Varianti perëndimor: flitet në shumicën e rajonit bregdetar nga gryka e Matit apo lumenjve Ishëm në grykën e lumit Shkumbin, përfshirë Durrës, Tiranë dhe Kavajë, si dhe zonat e brendshme të tilla si varg malor të Tiranës, Martanesh dhe Çermenika, Elbasan dhe në luginën e lumit Shkumbin.

Dialekti Tosk: flitet në shumicën e Shqipërisë në jug të Shkumbinit dhe në Greqi, si dhe në vendbanimet tradicionale të diasporës shqiptare në Itali, Greqi dhe Bullgari.

Elsie ndalet dhe në dialektin arkaik, që është në agoni të cilën e flasin 50 mijë deri 250 mijë folës, kryesisht njerëzit e vjetër, italo-shqiptarë, si variant arkaik i toskës së gjuhës shqipe që flitet nga 90 mijë folës në jug të Italisë që gjenden në fshatra të thellë malore në rajonin e Kalabrisë, Molisë, Puglias, Sicili, Abruzzi etj./Mapo

 

 

Shtatorja e heroit kombëtarë Dedë Gjon Lulit në Tiranë, krenari kombëtare

$
0
0

Nga Lulash Palushaj

 

Kryengritja e Malësisë së Madhe e vitit 1911 dhe Flamuri kombëtarë në malin Deçiq të 6 Prillit të atij viti, asht krenari për mbarë kombin shqipëtarë. Ma se nji shekull në Malësinë e Madhe dhe botën shqipëtare flitet, kujtohet brez pas brezi e shkruhet e manifestohet nga vet malsorët dhe shqiptarë të tjerë nëAtdhe dhe me të madhe në mërgim. Për heroizmin e madh që treguenë Malet e Malësisë, apo shtatë bajraqet në luftë kundër Perandorisë osmane asht betejë legjendare dhe e paharrueshme. Për pesë shekuj kishte robënue kombin shqipëtarë dhe sjell në pyetje ekzistencën e këtij kombi në trojet e veta. Janë përjetime e vuejtje e masakrime me sa beteja të përjetueme e të lame me gjakun arbënorë për ruejtjen e Pamvarësisë të trollit etni Arbëni që nga Gjon Kastrioti, i ati i Gjergjit – Skenderbe, e vet Gjergjit. Në lufta të vazhdueshme për vetëmbrojtje e rrezistencë të njipasnjishme dhe të vazhdueshme që përjetoi populli shqipëtarë në heroizëm për tu pamvarësue deri më 28 Nandor të shpalljes së Pamvarësisë së Shqipënisë në Vlorë më 1912.
Për të kujtue e kremtue nji ngjarje historike, e madhe dhe shumë krenare, ishte edhe Dita e 28 Nandorit të 2015 në Tiranë, kur në realizim të dy shoqatave Atdhetare Malësi e Madhe në Detroit dhe Njujork, e ndriti rrezja e diellit flamurtarin e lirisë dhe Pamvarësisë së Shqipënisë heroin kombëtarë Dedë Gjon Lulin, shtatorja e tij që iu vendos përballë heroit mbarëkombëtarë dhe me famë shqipëtare e europjane Gjergj Kastriotin – Skenderbe. Për ato ideale Dedë Gjon Luli kishte luftue me mbarë malsorë të Malësisë së Madhe kundër robënuesëve dhe dëshira e madhe e vet Malësisë dhe të vërtetës historike për të pa Shtatoren e Dedës në sheshin e Tiranës, gja që e kishte meritue shumë ma parë për hir të arenës mbarëkombëtare; e realizoi vet mërgata e kësaj atdhetarie tue falenderue në bashkëpunim të ngushtë vet Presidentin, zotin Bujar Nishanin dhe Bashkinë e Tiranës. Të gjithë shend e verë, të gëzuemë dhe të entuziasmuemë nga Malësia e Madhe dhe Shtetet e Bashkueme të Amerikës, pra vet mërgata përfaqësuese dhe pjesmarrëse të dy Shoqatave Detroit dhe Njujork, që finansuenë me malsorët tjerë mërgimtarë përfundimin e realizimit për vendosjen e shtatores të Dedë Gjon Lulit në atë ditë; pjesëmarrës nga Kryeqyteti me kreun e Këshilli bashkiakë, të pjesmarrësve të Këshillit organizativ; ligjëruesëve të doktoraturave shkencore në mbajtje të kumtesës për Malësinë e Madhe dhe historinë e saj në rrjedha historike kombëtare shqipëtare, shoqatave kulturore për programin artistikë nga Malësia dhe qytetarë të tjerë nga vet Tirana, nga Lezha e Shkodra, nga Kosova të përfaqësuemë nga pasardhësit e heroit Adem Jasharit, meshtarë klerikë dhe qytetarë nga vet Malësia në vendlindje; të cilët së bashku në lulishten e bukur të Tiranës, përjetuenë, nën përkujdesin e zotit President të Shqipërisë Bujar Nishanit, krenarinë historike të Malësisë së Madhe dhe po aty dritën e diellit që ka shkëlqye dhe gjithmonë gazmon si krenari mbarëkombëtare shqipëtare Shtatorja e heroit Dedë Gjon Lulit dhe malsorëve tjerë nëpër shekuj. Të gjithë u gëzuemë dhe gëzimi spat kufi.
Nuk ka popull në këtë botë që nuk e feston apo kremton Ditën e Pamvarësisë, të të drejtës së vet nacionale e tokës Atdhe, prandaj në rrjedhat e këtyne betejave se çka ka përjetue populli shqipëtarë gjatë pesë shekujve robënimi e troturave me sa masakrime e tjetërsime, gja që nji robënim të tillë e ushtruenë me shekuj e shekuj të gjitha kombet që na rrethojnë si fqinjë, sllavë, maqedonas, grekë, bullgarë e të tjerë; e randuenë aq fortë dhe e çuenë në pyetjen e ekzistencës nji popull të rracës aq të lashtë ilirjane tue shkatrrue çdo gjurmë të së vërtetës historike; sa në shkrimet e mija kam thanë se asht çudi që flitet a pak shqip dhe se ky popull ekziston ndopak nga robënimet që kanë përjetue. Na tjetërsuenë, na shanë, na fuenë njerëz me bishta e injoruenë, na vranë dhe në fund për tna eleminue e zhduk dalngadalë me Kongresin e Berlinit të 1878, fajtore kryesisht Perandoria Osmane turke, na ndanë në pesë shtete fqinje dhe na lanë të coptuemë që nga ajo ditë e sot përjetojmë shumë pasoja dhe vazhdimisht janë në luftë si Serbia me të tjerë përrreth për tna pa ashtu të shpërndamë dhe të pakosoliduemë si etni e përbashkët shqiptare në trollin tonë etnik shqipëtarë.
Në kalvaret e shumta që përjetoi kombi shqipëtarë dhe rrezistencat e vazhdueshme kundër çdo robënuesi qendron edhe Malësia e Madhe në shekuj, epiqendër e të cilave asht lufta heroike e malsorëve me 4000 pjesmarrës luftarakë nga të gjitha Malet e Malësisë, sbashku me Malet e Dukagjinit në Kryengritje të vitit 1911 dhe 6 Prillit të vendosjes së Flamurit kombëtarë të shqiponjës kuq e zi në majen e Malit Deçiq, I pari flamur që valon për të parën herë pasë vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skenderbe në trollin shqipëtarë.
Asht beteja legjendare e malsorëve me malsore bashkëluftare të burrave e trimave në krye me udhëheqësin e kësaj kryengritje heroin kombëtarë Dedë Gjon Lulin. U flijue Dedë Gjon Luli me mbarë familje dhe sa e sa familje të tjera si kjo në Mbarë Malësi, në Kosovën kreshnike e heroike në krye me betejën lapidare e legjendare në Kaçanik kundër forcave osmane turke të Turgut Pashës që dogji dhe shkrumoi e shkatrroi mbarë Kosovën, pastaj Plavë – Gucinë dhe me atë pamëshirë e mixori iu lëshue Dukagjinit e mbarë Malësisë së Madhe.
Në pesë shekuj qendrese Malësia e Madhe asnjiherë nuk e njohti vazalitetin e Perandorisë turke, po në të gjithë shekujt nxorri bijtë e bijat ma të ndritun, të devotshëm dhe të përkushtuemë për të ruejtë kombin dhe trojet e përbashkëta.
E madhe dhe shumë e randësishme asht Kryengritja e Malësisë së Madhe dhe 6 Prilli i vitit 1911 në luftë për Pamvarësi të Shqipënisë dhe trollit të përbashkët shqipëtarë. Asht flamurtare me Flamurin kombëtarë të shqiponjës dykrenëshe kuq e zi me 6 Prill të vitit 1911 dhe në luftë të përpjekjeve për tu çlirue me rreth 1500 dëshmorëve dhe viktimave të asaj kohe.
Asht flamurtare e gur themelit për Pavarësi e shpallun në Vlorë më 1912 me Memorandumin e Greçës të mbajtun më 10 – 23 Qershor të vitit 1911, Kuvend dhe kërkesa për Pamvarësi të plotë dhe kundër tiranisë së ushtrisë të Turgut Pashës dhe Sulltanit me vezirë e pashallarë të tjerë.
Me burrat e urtë dhe trima, hero dhe dëshmorë si Dedë Gjon Luli, Nikë Gjelosh Luli, Çun Mula, Luigj Gurakuqi e Hil Mosi, Marash Uci, Mark Ujkë Gjetja e Kolë Marash Vata, Palokë Traboini e Lulash Zeka, Smajl Martini, Bac e Prëkë Vuksani, Baca Kurti, Palokë Gjoka, Halil Haka, Om Haku e Memet Murati, Pllum Gjeka e Ali Zeku e Kolë Dedë Mirashi, Mar Lula e Memet Shpendi, Ujkë Gila, Prël Mema ( Memi i Smajlit) Mirash Gjoka, Lucë Mark Gjeloshi,
Fran Pal Leka, Nikë Lekë Pepa e Prëkë Cali, Dodë Prënçi, Zenel Shabani, Gjokë Doda, Keqa Prëla, Nish Gjeto Daka, Gjelosh Gjoka, Zef Tomë Nikolla, Shaban Elezi, Dasho Shkreli Marash Dashi, Bec Patani, Kaçel Doda, Kërrnik Gila, Ujkë Deli e Gjon Prëkë Gjika, Tomë Nika, Ndre Nika, Lul Nika, Margil Doshi Lekë Ivani, Nikollë Ivani, Dedë Husi, Gjeto Gjeka, Malotë Gjeka, Dul Gjeloshi, Martin Baci, Atanas Gegaj, Prëtash Zeka, Has Marashi, Pjetër Dreu, Pepë Leka, Dedë Prëçi, Lucë Maxhi e Millan Perkaj ; heroinat Nora e Kelmendit, Tringa e Smajlit, Nora e Hotit me sa e sa burrnesha e trimnesha tjera nga të gjitha Malet e Malësisë.
Këta emna që shenova këtu janë sa për të kujtue si simbole të krenarisë kombëtare; se me ta ishin tjerë e tjerë që mbetën dëshmorë për tokën Shqipëni. I madhi At Gjergj Fishta i ka përjetësue me veprën lapidare të pavdekshme të eposit kombëtar; Lahuta e Malcis.
Paraprijëse e shumë ngjarjeve vendimtare për ndërrmarrje të çështjes kombëtare dhe ndalimin e coptimit apo ndamjes të tokave shqiptare ishte Lidhja e Prizrenit e vitit 1878. Nga Malësia e Madhe me urti dhe krenari dhe trimëni për ruejtjen e këtij uniteti dhe kundër barbarisë sllave për marrjen e tokave shqiptare dhe kundër Perandorisë osmane turke në Lidhje të Prizrenit nga Malet tona morën pjesë:
nga Hoti:
Çun Mula, Dedë Gjon Luli, Gjeto Mark Ujka, Lekë Alia, Muç Isufi, Lulash Mark Gjeka, Gjeto Mark Gjoni;
nga Gruda: Baca Kurti, Smajl Martini, Pllum Gjeka;
Nga Kelmendi: Nikë Lekë Pepa, Ujkë Gila, Mirash Gjoka dhe Lucë Mark Gjeloshi;
nga Kastrati: Dodë Prëç Broqi, Keqa Prëla;
nga Shkreli: Marash Dashi, Gjelosh Marash Mirashi;
nga Trieshi: Dedë Husi, Lekë Ivani.
Me qinda e mija burra e burrënesha kishin vleftë burrënore e besënikie, trimënie e fisnikie. Ishin të pathyeshëm ndaj anmikut sllavo serbo- malazezë dhe robnimit të Perandorisë turke. Burra urtiet e trimniet të logjeve dhe kuvendit, dyluftimeve e prijsave legjendarë. Në nji autonomi të vërtetë dhe të pashlyeme për ruejtjen e ligjeve dhe marrëdhanjeve fisnore të kompaktësisë, nderit dhe moralit, Kanunit të Maleve dhe të Lekë Dukagjinit. Ishin të urtë e të ndershëm ndër rracat ma të pastra krahinore të trojeve shqiptare. Kurrë skanë lejue të preket nderi i femnës e të cenohet ajo dhe në rregullat e tyne femna nuk asht prek në asnjimënyrë për marrje haku a gjakmarrje dhe as fëmitë assesi. Kur flitte njani kanë ndëgjue të gjithë derisa e ka marrë fjalën tjetri. Prijsat e kuvendeve apo vet flamurtari apo bajraktari asht nderue dhe pikë për pikë janë zbatue vendimet dhe rregullat e vendim marrjeve. Ato Kuvende në atë kohë zavendsojshin formën e parlamenteve, me ndryshim nga koha sot, me faqe të bardhë dhe respekt e mirëkuptim ndaj njeni tjetrit dhe prijsave të fiseve e bajraqeve. Ajo përpikëni, besëniki, Besëlidhje e sa besave të Malësisë së Madhe ndaj vetit dhe kundër robënuesëve, i mbajti të fortë e me famë dhe deri në ditët tona për ta dhe ajo histori na banë të jemi krenarë. Vorret e tyne janë lapidarë e duhen të jenë lapidarë në tanë historinë tonë si të Malësisë së Madhe dhe asaj kombëtare.
Tue u bazue në vlera të cilësisë së naltë njerëzore e kombëtare të Malësisë së Madhe dhe për veprat madhore kombëtare të gjuhës, gjakut e ruejtjen e tokës arbënore e traditave, të veshjes kombëtare shekujsh të çakshirëve dhe xhubletës ilirjane nëpër shekuj, lindën ato nana bijë dhe bija të Malësisë së Madhe dhe për mbarë historinë e tyne madhore e krenare, Presidenti i Shqipërisë zoti Bujar Nishani me rastin e Njiqindëvejtorit të Pamvarësisë së Shqipënisë, Malësinë e Madhe e dekoron me titullin: Malësia e Madhe – Nderi i Kombit. Me krenari dhe përkushtim e meritë të urtisë, trimënisë, besnikisë, fisnikisë, besëlidhjeve, betejave e kuvendeve legjendare e historike, president Bujar Nishani me rastin e vendosjes së shtatores të heroit kombëtarë Dedë Gjon Lulit në Tiranë, më 28 Nandor, 2015, i jep titullin e dekoratës – Flamuri i artë lirisë. Nga e mbarë Malësia e Madhe dhe vet malsorët kudo qofshin nji respekt të madh ndaj President Nishanit dhe ndera i qoftë. Malësia e Madhe për këtë vepër kaq madhore falenderon edhe Bashkinë e Tiranës.
Në shenjë dhe emën të shoqatës Atdhetare Malësia e Madhe në Detroit dhe asaj Atdhetare Malësia e Madhe në Njujork, që ngritën zanin tek të gjithë Malësorët e mërgatës që realizuenë nji vepër të madhe shtatoren e heroit kombëtarë Dedë Gjon Lulit në lulishten e sheshin ma të bukur të Tiranës, së bashku në bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë e Tiranës dhe vet Presidentin zotin Bujar Nishanin, që ishte kryesori për realizim, kurrë malsorët si të mërgatës, ashtu dhe të malsorëve të Malësisë së Madhe në vendlindje në krye me dy shoqata që realizuenë pamjen e historisë dhe shtatores të Dedë Gjon Lulit në Tiranë, simbol i mbarë Malësisë së Madhe për krenarinë e historisë së saj dhe vet heroi ynë, sbashku me Ismail Qemalin, Isa Boletinin, Luigj Gurakuqin, Hasan Prishtinën, don Nikollë Kaçorrin e mija e mija të tjerë në çdo kandë të shqiptarisë, si përfundim, gjithë malsorët falenderojnë për mirëkuptimin, njohjen dhe rradhitjen e heroit Dedë Gjon Lulit me heroj tjerë në historinë kombëtare në Tiranë.
Presim dhe kërkojmë që fëtyrat eminente të historisë dhe poilitikës kombëtare, të rradhisin në historinë dhe muzeumet kombëtare shumë çështje nga Malësia e Madhe dhe Dukagjini, që ato tu shërbejnë gjeneratave sot dhe në vazhdim për nji histori të veretetë kombëtare. Dhe ata që dhanë jetën për pamvarësi, ti shpërblejmë nëpër shekuj.
Presim dhe tash sa vite kërkojmë: që Organet qeveritare të shtetit amë Shqipëni me veprim në Tiranë si dhe ato me veprim në Prishtinë, në çdo aspekt të jetës ti ndihmojnë Malësisë së Madhe të të dy anëve të kufinit, se nji tanësi kjo Malësi, moralisht e financiarisht për mosboshatisjen dhe shuemjen e këtyne pjesëve, sepse tash sa vite kulminante asht mërgimi, dhe tashti ka arrijtë kulminantën se pjesa ma e madhe e popullsisë ka emigrue.
Ata vepruenë vepra të mëdha dhe ne si breza të sotëm e kemi për detyrë të ndjekim vlerat e cilësisë së naltë njerëzore e kombëtare të Malësisë së Madhe me nji mirëkuptim, mirëqenje, të bashkuemë si nji kombë i pathyeshëm për nji gjak të përbashkët që kanë shqiptarët, për gjuhë e ambël dhe të kulluetë shqipe dhe për trollin Atdhe Shqipëni, për nji qytetnim shembull në Europë.
Lavdi të gjithë dëshmorëve të Malësisë së Madhe dhe heroinave burrnesha malësore nëpër plejada dhe gjithë dëshmorëve e herojëve të kombit Shqipëtarë. Rronoftë Shqipënia Etnike dhe Paqa në Botë.
Detroit, 31 mars, 2016 Prof. Lulash Nikë Palushaj

Pushtimi i vilajetit të Kosovës dhe fillimi i serbizimit të saj

$
0
0

Në vitin 1912 shpërtheu Lufta Ballkanike, e cila drejtohej nga tre shtete ballkanike që ishin aleatë me Rusinë: Serbia, Greqia dhe Bullgaria. Lufta u bë për të ndarë tokat e Perandorisë Osmane, që në fakt ishin tokat e shqipëtarëve. Pra, luftërat ballkanike që u ushqyen nga nazionalizmi i skajshëm grek dhe serb, ishin luftëra për t’u marrë tokat shqipëtarëve dhe më pas ose për t’i asimiluar ata, ose për t’i zhdukur. Fuqitë e Mëdha ia dhuruan Serbisë vilajetin e Kosovës, nga ku Serbia filloi të zbatonte planet për zhdukjen e shqipëtarëve.

__Kufiri i shtetit Serb më 1817-1878
——-Kufiri i shtetit Serb më 1878
………Kufiri i shtetit Serb më 1913
Zgjerimi i shteti Serb në kurriz të tokave shqiptare

Sipas Jusuf Osmanit, në bazë të rregjistrave të kadastrës, tokat shqiptare në atë kohë ishin 115.000 km2. Shtetit shqiptar iu lanë vetëm 28.000 km2 dhe pjesa tjetër i kaloi Serbisë dhe Greqisë. Duke përfituar tokat e shqiptarëve, Serbët zgjeruan territoret e tyre me 82% tokë dhe 55% popullësi.

Mali i Zi u zgjerua me 62% tokë dhe 100% popullësi.
Greqia u zgjerua me 67% tokë dhe 68% popullësi.

Sipas vullnetit të Fuqive të Mëdha në Kongresin e Berlinit, Serbia u dyfishua në 1,6 milion banorë, pasi mori 13.000 km2 nga Perandoria Osmane, kryesisht toka shqiptare. Rritja e popullësisë nuk ishte e natyrshme. Në 1866-ën, Serbia numëronte 1,3 milion banorë, ndërsa në Luftën e I Botërore, arriti në 3,2 milion banorë. Pra siç shihet, Serbia e Madhe, Greqia e Madhe dhe mali i Zi i Madh u krijuan të trija në tokat e shqiptarëve. Ajo që është më e tmerrëshme, është se këto shtete pothuajse dyfishuan popullësinë e tyre me popullësinë shqiptare.

Gjatë viteve 1912-1914, u vranë 26.000 shqiptarë dhe u burgosën 21,000 të tjerë. U dëbuan për në Turqi rreth 500.000 shqiptarë. Në vitin 1915 u dëbuan 120.000 shqiptarë të tjerë. Në atë kohë u dëbuan gjithsej 620.000 shqiptarë, që u zëvendësuan me 20.000 serbë dhe 6.000 malazezë. Në vitet 1912-1915, nga Manastiri u shpërngulën për në Turqi rreth 130.000 shqiptarë.

Leo Freundlich, shkruan: “Mijëra burra, gra, pleq e fëmijë të vrarë, të mbytur dhe të therur. Fshatra të djegura dhe shtëpi të plaçkitura. Gra dhe vajza të trajtuara në mënyrë çnjerëzore. Një vend i shkretuar, i plaçkitur, i larë në gjak e i turpëruar, dëshmon se serbët në Shqipëri nuk hynë si çlirimtarë por si vrasës të shqiptarëve… fshatra të panumërta u rrafshuan, u masakruan njerëz në masë në mënyrë shtazarake. Vendi ku gjeneratat e zellëshme të shqiptarëve të varfër krijuan atdheun e tyre, u shëndrua në grumbuj gërmadhash. Një popull i tërë u kryqëzua me gjak dhe Europa hesht…” (Leo Freundlich, Vjenë 1913.).

Edit Durhami shkroi më 1913: “Në Shalë, myslimanët ose duhej të pagëzoheshin, ose të mbyteshin. Një njeri nga Peja rrëfente: çdo ditë tellali në thërret nëpër rrugë se qeveria do të pushkatojë sot dhjetë vetë. Askush nuk e di se cilët janë këta njerëz dhe përse i vrasin. I çojnë përpara një grope, që do të jetë varri i tyre.”
Toka që morën serbët në 1912-n, 90% ishte në pronësi të shqiptarëve të pasur. Serbia nxorri ligje për t’ua marrë tokat atyre dhe për t’ua dhënë serbëve. Me pretekstin e zhdukjes së pasurisë së çifligarëve të mëdhenj, ajo shtetëzoi shumë toka që ua dha serbëve por jo shqiptarëve pa tokë.

Vrasjet dhe dhuna ndaj shqiptarëve ndodhte sistematikisht dhe vazhdoi edhe pas krijimit të Jugosllavisë. Gazeta e Beogradit Rad e 5 gushtit 1925 shkruante: “Ka disa ditë që digjen shtëpi. Është e vështirë të dëgjosh britmën e fëmijëve dhe të pleqëve që i marrin nëpër këmbë me qëllim që ti plaçkisin. Serbia ka formuar një provincë me qytetarë të dorës së dytë. Atje digjen fshatra të tërë, vriten shumë njerëz dhe mizoritë janë të pakufishme. Askush në këtë vend nuk ka turp. Si kanibali i fundit, pushteti predikon shfarosjen e një popullësie për shkak të identitetit të saj nacional dhe fetar.”

Pasi shqiptarët largoheshin nga toka dhe fshatra të tëra mbeteshin bosh, këta zëvendësoheshin me kolonë serbë. Qëllimi i kolonizimit serb ishte ndërrimi i strukturës nacionale nga shqiptarë në serb. Kishte aq shumë toka të lira të shqiptarëve, sa Beogradi kishte plan të merrte rusë nga Rusia, për t’i vendosun në tokat shqiptare, ashtu siç kishte bërë edhe Greqia.

Kolonët u morën edhe nga serbët që banonin në vende të tjera si Amerika, Europa e gjetkë. Brenda ditës një familje nga mospasja e asnjë pasurie, mund të shëndrrohej në pronare të 4, 5 hektarëve tokë e deri në 40 hektarë tokë. Shteti serb që zotëronte pasuri kolosale të shqiptarëve, me anën e kësaj pasurie ndërtoi shtëpi të reja kolonëve që vendoseshin aty.

Midis dy luftrave botërore qeveria serbe, në emër të reformës agrare, shpronësoi me mijëra hektarë tokë të shqiptarëve dhe ua dha serbëve. Gjatë kësaj kohe në Kosovë u vendosën 13.482 familje me 67.000 banorë, në 594 vendbanime.

Sipas raportit të drejtorisë së lartë të reformës agrare në Shkup, deri në fund të vitit 1940, në Pejë, Ferizaj, Shkup e Prizren janë kufizuar rreth 381.000 hektarë tokë. Këta kolonë u vendosën dhe u armatosën nga shteti serb me qëllim që të mbronin kolonitë e tyre.

Në 1930-n u shpërngulën në Azi më tepër se 32.000 shqiptarë, dhe tokat e tyre iu shitën me çmime të ulëta kolonëve malazez. Ndërsa 6.000 shqiptarë ikën në Shqipëri. Pra shpërngulja e shqipëtarëve vazhdonte me ritme gjigante dhe në të njëjtën kohë, bëhej edhe zëvendësimi i saj me serbo-malazez.

 

 

Viewing all 154 articles
Browse latest View live