Quantcast
Channel: BOTA – Revista Drini
Viewing all 154 articles
Browse latest View live

Bota patjetër duhet ta njohë Holokaustin në Çamëri

$
0
0

Që nga Nishi e deri në Prevezë është Shqipëria .

Kështu gjithmonë , kemi thënë, por edhe sot e kësaj dite ne ende themi kështu , por ne e themi këtë me një krenari të madhe dhe nuk e themi vetëm me një fjalë pa zhurrmë .
Ndërgjegja nuk më lë rehat , përsëri dhe më duhet edhe kësaj radhe , që të shkruaj për një tokë , që sot shtrihet në Greqinë Veriperëndimore , për një tokë martire dhe me trima me fustanellat e tyre , që donin të çlironin vendin e tyre . Edhe njëherë , unë dua të shkruaj për Çamërinë , tokë kjo , që shtrihet që nga 1913 e deri më sot në territorin e Greqisë së sotme .
Të parët tanë , janë pikërisht dëshmitarët tanë kryesor që na lejojnë t’a dimë nëse Europa ka qenë , ajo Evropë që ka treguar mëshirë për tokat shqiptare ? Por edhe historia thotë se Evropa gjatë gjithë shekujve të kaluar , ka qenë e pamëshirshme dhe i ka dhënë tokat tona tek klyshat e Rusisë .
Një ndër këto toka është Çamëria , ajo e cila ishte lënë në duart e barbarëve dhe fashistëve grekë . Greqia po mundohet që t’a fshehë me të gjitha forcat e veta historinë e masakrave dhe holokaustit të tyre ushtruar ndaj popullsisë vendase shqiptaro-autoktone në Çamëri .
Masakra e parë e cila ishte bërë në Çamëri është Masakra e Selanit , e kryer nga barbarët grekë me në krye gjak-pirësin Deli Janaqi e cila u bë në mars të vitit 1913 dhe ishte edhe nisja e Gjenocidit në Çamërinë martire dhe në Çamërinë e trimave të pushkës .
Shprënguljet e çamëve ishin drejtuar për nga Turqia dhe Shqipëria . Shprënguljet e para të çamëve në drejtim të Turqisë u bënë më 30 janar të vitit 1923 ku u shprëngulën më shumë se 10.000 çamë dhe më 1924-1925 edhe 20.000 çamë të tjerë . Këto ishin shenjat e para të shprënguljeve masive të shqiptarëve drejt Turqisë ku sot me mijëra çamë , janë të asimiluar në turq dhe nuk e dinë se nga kanë ardhur .

Refugjatët çamë në Kavajë , Mars 1945

Holokausti ndaj çamëve nuk kishte përfunduar ende , ai holokaust veçsa kishte filluar dhe do të përfundonte pikërisht në vitet 1945 . 28 qershori i vitit 1944 ishte edhe epilogu i përfundimit të holokaustit për më shumë se gjysmëshekullor dhe holokausti më i madh i ushtruar ndonjëherë në historinë e popullit shqiptar kur në datën e 25 qershorit Napoleon Zervas (i cili ishte me origjinë nga Arta) masakroi më shumë se 2000 çamë në Paramithi në natën e këtij viti dhe kësaj date , dhe më 27 qershor Napoleon Zerva , kreu masakra në të gjithë Çamërinë .

Në informacionin që koloneli britanik Vuthaus i dërgonte Londrës në fundmarsin e vitit 1945 , midis të tjerave shkruante tekstualisht :
“Nisur nga Misioni Aleat që drejtova , ju bëj me dije se Zerva i nxorri jashtë çamët nga shtëpitë e tyre më 1944 , shumica e të cilëve mundën të gjenin strehë në Shqipëri . Dëbimi i tyre u krye sigurisht përmes një gjakderdhjeje të madhe . Veprimi i Zervës u ndoq më pas në marsin e vitit 1945 nga një masakër akoma më e madhe , siç ishte kjo e marsit , në Filat , e cila nuk mund të falet .”
(Arkivi i Institutit të Historisë – Tiranë .)
“Lajm i mirë për Kombin ! Prokuroria e Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë , sot e pranoi Dosjen e Çamërisë , për rikthimin e Çamëve në Trojet e tyre ! Është një ditë e mbarë , dhe një çast historik , tha kryetari i Shoqatës Demokratike “Çamëria” , qendra në Holandë , Festim Lato .” – ky shkrim u publikua më 12 shkurt të vitit 2016 dhe mund të themi se është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët kudo që janë , sepse më në fund po njihet në botë çështja çame me përmasa botërore.

E vërteta shqiptare -ç`më tha Mili Butka ?

$
0
0

Mili Butka

Nga Fahri Xharra

 

Një fat i madh nga rrjetet sociale është ky : Dashamirët e të vërtetës shqiptare po e kanë mundësinë që të shkruajnë atë që kishte qenë e shkruar për ne , por që “ falë “ konjukturave politike antishqiptare nuk kanë guxuar të shpalosen. Për lexuesin e zakonshëm si jemi ne , mjafton një postim -studim i mikut Mili Butka që ne të hapim sytë dhe të nxëmë diçka më shumë për vetveten. “Njih vetveten “ është slogani im që të mos t`bëjnë të tjerët pë ty.
Me mikun Mili Butka e zhvilluam një bisedë të vërtetë por në mënyrë virtuale për tri çështje që janë mirë të studjuara. Por , nëse kemi kundër argument mundemi edhe të plotësojmë , të përmirësojmë apo thjesht por me themel edhe të kundërshtojmë. Unë e Mili jemi të hapur !

Sa shumë rastësi të gjuhës shqipe me gjuhët tjera ???

Në mitologjinë skandinave, Ask dhe Embla (nga gjuha e vjetër skandinave, Askr os Embla) – mashkull dhe femër përkatësisht- ishin dy njerëzit e parë, të krijuar nga zotat. Dyshja janë vërtetuar në të dy Poemat Edda, hartuar në shekullin e 13 nga burime të hershme tradicionale, dhe Proza Edda, e shkruar në shekullin e 13 nga Snorri Sturluson.Nga të dy burimet, dy perëndi janë pak a shumë të gjendura të njohura zyrtarisht, njëri prej të cilëve është “Odini” dhe tjetri “Lisdur”
Problemi qëndron sepse në figurën mitologjike-skandinave për të cilën po flasim dy emrat e perëndeshave pikturuar aty pranë “Zeusit” emërtuar,“Gek os Embla”, ende gjenden të pa përkthyera zyrtarisht.Një numër i madh teorish janë propozuar për të shpjeguar dy figurat, duke ju referuar shumë gjuhëve të vjetra midis tyre edhe gjuhës greke dhe gjuhës së vjetër skandinave nga e cila fjalë për fjalë do të thotë “pemën e hirit”, por etimologjia e emërtimit; “e embla” është e pasigurt, dhe dy mundësitë e kuptimit të; “embla”=”pemë elm”, apo e “hirit” janë problematike, pra të pa pranueshme.

Eshtë pikërisht fjala e gjuhës sonë shqipe; “t’aml” = e embël, e cila jo nuk ka nevojë për shpjegime të shumta, madje ajo është e shkruar fiks ashtu siç ne ende e shkruajmë dhe e shqiptojmë atë, kjo perëndi e emërtuar “e Embla” i përket perëndeshës “Afërditë”, perëndeshës së bukurisë asaj së “ëmblës-dashurisë”Afërdita-planet njhet si një nga planetet më të afërta pranë “Diellit-Zeus”

Te kjo figurë e cila siç e lexuam dhe më lart i përket mitologjisë Skandinave, vini re në qendër të saj shkruhet pastër “Skaba” e që i përket pikërisht figurës “Zeus” i cili sigurisht ndodhet po në qendër në mes të dy hyjnive të tjerë, më të njëjtën paraqitje në të gjitha shfaqjet e tij, i madh, i fortë, me mjekër e shumë flokë, njëri prej “perëndive” është “Odini”, në këmbët e “Zeusit” ndodhen dy perëndesha-hyjni: “Haner” dhe tjetra, “Gek os Embla”

Pra ati ynë “Zeus” edhe këtë herë paraqitet me emrin e simbolit të tij, zogut Besnik quajtur: “Skaba” (shkaba), por jo vetëm kaq, dy hyjneshat apo perëndi ndodhur aty pranë “hamshorit” Zeus quhen; “Haner = Hëna” dhe tjetra akoma dhe më shqip “Geg ose Embla” = “Kek ose Embla”Ku qëndron gabimi apo pa dashje–manipulimi?
Po vini re, në figurë ndodhen (5) pesë persona e ndërkohë emra të shënuar aty ndodhen (6) gjashtë, sepse: “Gek os – Embla” është i njëjti emër që do të thotë: Kek = e ëmbla, si “keku” i embël, ashtu si edhe “karamelet të cilat në shqip thëriten edhe keke”

Përfundimisht, në figurë kemi; Odin, Lisdur, Haner, SKABA-Zeus, dhe Gek os Embla -Afërditë” perëndeshë e bukurisë, e ëmbla, hyjnesha e dashurisë.

Vini re me kujdes, në figurë ndodhen pesë persona e ndërkohë emra të shënuar aty ndodhen gjashtë, sepse: “Gek os – Embla” është i njëjti emër që do të thotë: Kek = e ëmbla, si “keku” i embël, ashtu si edhe “karamelet = keke”, etj.

Pra, në figurën e mësipërme kemi; Odin, Lisdur, Haner, SKABA-Zeus, dhe Gek os Embla -Afërditë” perëndeshë e bukurisë, e ëmbla, hyjnesha e dashurisë.



A është”Plisi” fjale e paster shqipe ?

-“Dihet e njihet nga të gjithë se kjo lloje Kësule prodhohet krejtësisht duke përpunuar leshin e bardhë të deles. Pra është e kuptueshme se vet emri “Plis” do të thotë; “prej leshi” dhe në gjuhën e vjetër shqipe e cila ende rruhet nëpërmjet dialektit të bukur Geg ashtu si edhe sot në të folmen korçare ku fjala “Prej” shqiptohet baraz “Pe” (Jam “pe” Korçe bre.) e ndërkohë në gegërisht; Pe = Pi ,(Pi shkodre jena) zanorja, “e” tek fjala “pe” bije ashtu si në shume shkrime të vjetra ku zanoret mungojnë përgjithësisht, pas kësaj kemi: Pe-lesi = P’lisi, ku gërma; “e” lexohet, “i” ashtu si tek fjala shqipe; “Erdhi = irthe” në greqisht, apo emri i qytetit të Lezhës gjendur i shkruar në shumë harta të vjetra me emrin; “Lisi” e plot shembuj të tjerë ku zanoret zvendësojnë njëra-tjetrën në rotacion të plotë, pa shumë rregulla të forta, ashtu si në shqip; “molla”=“milla” në greqisht.
Le ti hedhim një sy fjalorit shqip mbi këtë fjalë, “Plis

PLIS II m. sh.

• 1. Lloj cohe, që bëhet me lesh delesh “të shkelur” disa herë, duke e lagur me ujë të vakët e duke e fërkuar me sapun derisa të thahet e të forcohet; një cohë e tillë që përdoret si plaf. Shtroi plisin. Bënte plisa. Flinte (shtrihej) në plis.

Plisi prodhohet, bëhet me lesh delesh të shkelur-ngjeshur, “Palë-palë” disa herë, duke e lagur me ujë të vakët e duke e fërkuar me sapun derisa të thahet e të forcohet; = Plis, ashtu si copat e dheut nga lerimi i tokës “tharë” me këmbë quhen “Plisa” e ndërkohë ju kujtoj tullat prej balte në “diell tharë” e që quhen “Plithar”
PLIS I m. sh.
1. Copë e madhe dheu, që ngre plugu kur çan tokën; copë e tillë dheu me bar, e prerë me bel a me ndonjë mjet tjetër. Plisat e arës. Plis me bar. Thyen (shtyp,dërmoj) plisat. I veshën anët e rrugës me plisa.
Emërtimi “Plis” ruan brenda vetes dhe kuptimin e palës, palosjes ashtu siç paloset leshi apo dheu nga plugu nxjerë, nënëkuptojme se kemi të bëjmë me materiale “lidhse” të lidhura nëpërmjet lagështirës (ujit) të ngjeshura e të thata të thara.

Pra kemi; ‘Lidh” dhe Plith, Plis (plithar). Në gjuhën e bukur të shqipes, zogut-bir-besnik i “Atit-Zeus” shembujt janë të pa numurta, midis tyre kemi edhe fjalën; “Lesë” “lesa” e kasolles (e oborrit, e vathës, e gardhit). E mbyllin shtegun me “lesë”. I rrethojnë pemët me “lesa” lidhur ngushtë me kuptimin e P’lisit thurur-lidhur ashtu si “Plafi”, qilimi pe-leshi, apo “pellus” etj. Plisi simbol i “vezës kozmike”, pa dyshim që flet shqip, në gjuhën e Shqipes – Atit –Zeus.

Si flasin shqip pasqyrat Etruske ?

Tek kjo pasqyrë etruske duket qartë Herkuli është duke pirë gji tek Zana,si një dhuratë e pavdekësisë, pasi ushqyerja me gji është kryer nga Zana në prezencën e një hyjni dhe kjo është padyshim një sqarim i kuptimit në portret.Vini re se në shkrimin ndodhur te kjo pasqyrë, fjalët ndahen midis tyre pastër me anën e dy pikave (:)* pra kjo jep mundësin për tu lexuar në mënyre tepër korrekte dhe pa lënë fije dyshimi se mund të kesh gabuar në leximin e tyre.`

Kjo skenë, është duke treguar momentin kur Hercule pas ngjalljes niset për ne Olimp akti i ushqyerjes me gji (që do të thotë një lindje e re (VNIAL*), është një simbol. Në rastin e Herkulit, lindja e tij e re është edhe një ringjallje. Pra kjo skenë tregon se si Hercule rikthehet në i pavdekshëm, qiellor dhe jep lamtun* duke u nisur drejt Aurorës (KVANORA*) se malit të zotave.

Kjo është më se e dukshme akoma dhe më e qartë tek portreti ku Herkule shtrëngon dorën personit tjetër dhe sipër tyre shkruhet pastër shqip fjala me tipike e tradicionale LAMTV = LAMTU-mirë.

Pikë së pari më duhet të sqaroj se fjala ZA = RON, ROJ,i përket shqipes së vjetër dhe pikërisht në gegërishte, (Za = Jetë), (ζωή fjalë e cila sot ndodhet e huazuar në gjuhën greke)

Një shembull i pastër mbi fjalën; “Za = Jetë” në shqip kemi fjalën “Zemer” që do të thotë; Zë mar, mar Za, organi ku trupi i njeriut mer jetë ashtu si “zemereku” ku mer jet ora, etj.

Atëherë lexoni me kujdes duke patur parasysh që shenja e shigjetës ndodhur në reshtin e dytë është e barabartë me germën: “K” si dhe germa:”D”=R, tashmë te konfirmuara e të mirënjohura qysh më parë.

                         Në tabelë kemi: ECA: ZOEN: TPAIKNAC: HEDCLE: VNIAL: KVANODA:SCE.

e cila korrespondon me gjuhën shqipe: E KA: ZOIN: TE PA IKNAS: HERKULE: U NIAL: KU ANORA SKE … në shqipen e sotme kemi: E KA JETEN TË PA IKNAS (të pa ikur, të pa ndërprerë, i pavdekshëm) HERKULE UNGJALL (uniall) KU VDEKJE SKE (ron,arron ske) …!!!

Tek figura e tretë: Legjenda e Herkulit vazhdon, Herkule në këtë foto duke na lënë lamtumirën para se të largohet përgjithmonë drejt malit të zotave në Olimp. Kjo foto tregon edhe njëherë se pasqyrat etruske flasin shqip, sipër në figurë shkruhet: ‘HEDCLE LAMTV” baras kjo me fjalën më tipike shqiptare “LAMTU” e cila përdoret akoma dhe sot në rastin kur dikush largohet për një periudhë kohore të gjatë ose përgjithmonë! Pra sqaroj edhe njëherë aty shkruhet shqip “HERKULE LAMTU”/mirë.

Eliza Dushku, në shfaqjen e filmit “Shok” në Worcester të Amerikes (Foto)

$
0
0
WORCESTER MA: Filmi shqiptaro britanik, SHOK, i nominuar për Oscar, një javë para se të mbërrijë në Los Angelos, gjatë udhëtimit të tij në SHBA- mbrriti në Worcester të Massachusetts, në shfaqjen e rradhës, për publikun amerikan dhe shqiptarë, në Qendrën Akademike Jefferson e Clark University, të shtunën më 20 shkurt.
Në rrjetin social Facebook, dhe Viemo , pjesëmarrësit, thonë në këtë shfaqje, ka marrë pjesë së bashku me studentët dhe profesorët e universitetit Clark, në Maçesustes edhe Ylli i televizioni dhe filmit amerikan, aktoria hollivudiane, me origjinë, shqiptare Eliza Dushku ftuar nga organizatori i shfaqes, Deni Hoxha.
E cila, përpos që ka marrë pjesë në shfaqjen në Uster – Worcester të filmit me metrazh të shkurtër “Shok” të shtunën, por edhe ka pozuar me shenjën tashmë të bërë tradicionale në raste të tilla, atë të bashkimit të dy pëllëmbave të dorës, duke bërë simbolin e flamurit tonë kombëtar, Shqiponjës me dy krena .
Dushku, është një aktore me famë në Shtetet e Bashkuara, ajo është me shtëtësi të dyfishtë, Amerikane dhe Shqipëtare, ndërsa, ka lindur në Watertown, Massachusetts, më babanë nga Korça dhe nënën e saj daneze. Ajo u ftua nga Deni Hoxha, i cili eshte nje student ne shkolle te mesme ne Worcester, MA dhe qe organizoi te gjithe kete eveniment te sukseshem. Deni Hoxha ka ndihmuar edhe me dokumentarin “Dear Albania” te Eliza Dushkut.
Ajo në shfaqjen e së shtunës, me studentët dhe profesorët e universitetit Clark, në Maçesustes – mbas rënjes së perdes së filmit SHOK nominuar për Oscar, ka drejtuar pyetje në panelin – pyetje e pergjigje nepermjet Skype. Gjithashtu, aktorat Lum Veseli dhe Andi Bajgora derguan mesazhe speciale: https://www.youtube.com/watch?v=BdfmH5RracU
Filmi nga Kosova “Shok”, është i bazuar në ngjarje të vërtetë (true story) në prag Luftën e Kosovës, në vitin 1998, e cila shpërtheu një vit më pas kësaj ngjarje, në një luftë frontale mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbështetur nga SHBA dhe NATO-s, kundra Serbisë, në vitin 1999, për të ndaluar spastrimin etnik të shqiptarëve.
Shfaqja e premirës së këtij filmi, u organizua nga Deni dhe Iva Hoxha edhe për të festuar Përvjetorin e Tetë të Pavarësisë së Kosovës në shkurt 17 2008.
Pergaditi Deni Hoxha

Nëntë mbrëmjet e “Virgjëreshës së Betuar” në kinemanë Grütli të Gjenevës

$
0
0

Filmi” Virgjëresha e Betuar”me skenar dhe regji të Laura Bispuri dhe Franceska Manieri,është shfaqur nëntë mbrëmje me radhë në kinemanë “ Grütli” të Gjenevës.

Ky film fundekrye është bazuar në romanin “Hana” të shkrimtares dhe publicistes Elvira Liçaj Dones.

Elvira Liçaj-Dones, si fëmijë tregoi prirje për art e letërsi . Mirëpo gjatë qëndrimit në Shqipëri, shkroi
vetëm romanin” Dashuri e huaj” .

                                                                            Elvira Liçaj-Dones                                                                                                                                      

Talenti i saj u konkretizua paksa me vonesë për shkak të ndërhyrjeve të drejtpërdrejta të politikës në shkencë,art e letërsi.

Zaten kjo edhe bëri që në tetor të vitit 1988 Liçaj-Dones të marrë vendim që të lë Shqipërinë.

Ajo shkon në Zvicër,dhe e gjendur në një ambient krejt ndryshe nis punën si gazetare në televizionin qendror të kantonit Tiçino të Zvicrës.

Njohja e shkëlqyer e anglishtes, italishtes,frëngjishtes dhe spanjishtes,i krijojnë mundësinë që deri vonë veprës së saj të vetme t’ia bashkangjesë edhe shumë vepra të tjera të krijuara në zhanre të ndryshme të letërsisë .

Mbi dhjetë vepra letrare ,shkencore dhe publicistike të shkruara me shumë sinqeritet e mjeshtëri nga Liçaj-Dones,janë mjaft tërheqëse për të huaj e shqiptarë.

Më 2010, ajo ka realizuar dhe dokumentarin”Mos ma vrit tim atë”i cili është pritur jashtëzakonisht mirë nga kritikët e artit.

Një temë tabu të heshtur, dhe fare të paprekur të cilën gjatë e kemi trashëguar nga një kod relikt i shekullit të 15-të ajo e ka shtjelluar më 2013 në Veri të Shqipërisë,duke takuar Hana Dodën të shndërruar në Mark Doda.

Këtë temë të veçantë e mjaft intime me personazhe reale zonja Liçaj- Dones, e ka qit në letër duke shkruar romanin prej 224 faqeve “Hana”.

Ky roman përveç tematikës mjaft tërheqëse, dhe tmerrësisht reale e ka shtyrë regjisoren dhe skenaristen italiane relativisht të re Laura Bispuri që në konsultë me autoren Elvira Liçaj- Dones, të nisë skemën rreth filmit “Virgjëresha e betuar”.

Xhirimet janë bërë në Valbonë të Shqipërisë dhe në Milano të Italisë. Ndërkaq pjesë e trupës së filmit kanë qenë aktorët nga Italia,Shqipëria dhe Kosova.


 Ekipi realizues i filmit “Virgjëresha e betuar”duke studiuar projektplanin dhe zonat e xhirimit.

 

Filmi si bashkëproduksion i Kosovës, Shqipërisë, Zvicrës, Italisë dhe Gjermanisë,ka debutuar me shumë sukses më 20 shkurt 2015 në Festivalin e filmit në Berlin “Berlinale Palast”.

Rolin kryesor në këtë film e luan aktorja me origjinë italiano-gjermane Alba Rohrwacher,e shpërblyer si aktorja më e mirë në Festivalin e Venedikut.

Alba Rohrawacher, fituese e mbi njëzet çmimeve të rëndësishme ndërkombëtare, kësaj radhe me rolin kryesor atë të Hanës,shpalos doket dhe zakonet e vjetra shqiptare të trashëguara nga një kod relikt i shekullit të pesëmbëdhjetë.

 

Ajo gjatë nëntëdhjetë minutave sa zgjat edhe ky film nëpërmjet rolit të Hënës, mundohet t’u jap shpjegim disa fenomeneve dhe ngjarjeve të dhimbshme që për kohën ishin të zakonshme në këto treva të thella të Alpeve Shqiptare.
                                              

 Pamje nga bjeshkët e Valbonës, ku është xhiruar një pjesë e filmit “Virgjëresha e betuar”

 

Diku tridhjetë femra të këtyre zonave malore janë transformuar në burrnesha.

Sakrifica finale e tyre ka qenë të mbeturit e virgjër gjatë gjithë jetës. Në të shumtën e rasteve ato janë shndërruar në burrnesha në mungesë të meshkujve në shtëpi.

Ato kanë ruajtur me mjaft besnikëri trashëgimin e lënë nga prindërit, dhe kanë rritur vëllezër e motra të mbetur jetimë.

Aty –këtu ka pasur edhe ndonjë rast kur me transformim në burrneshë të përjetshme, është shmangur martesa e negociuar apo e padëshiruar.

Ky flijim i jashtëzakonshëm dhe tepër i dhimbshëm i këtyre virgjëreshave të përbetuara përherë ka provokuar zonjën Liçaj –Dones, e cila me mjaft devocion i ka hyrë trajtimit të kësaj teme sa tronditëse aq edhe karakteristike.

Ajo këtë ngjarje të së kaluarës që për shumëkënd ka qenë e panjohur dhe e pakuptueshme e ka çmbështjellë nëpërmjet Hana Dodës, të shndërruar përjetësisht në Mark Doda.

Pastaj këtë projektplan kjo autore produktive e ka jetësuar me romanin “Hana”, ku në plan të parë e ka vendosur Hana Dodën ,si kryeprotagoniste reale të ngjarjes.

Filmi “Virgjëresha e betuar”është vlerësuar me notë të lartë dhe ka marrë çmimin “Nora Ephorn” në Festivalin”Tribeka “ të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu ky film është shpërblyer edhe me çmimin ndërkombëtar të kritikës”The Internacional Critic Prize” i ndarë në Romë nga Federata Ndërkombëtare e Kritikëve të Filmit.

Pas sukseseve të njëpasnjëshme filmi “Virgjëresha e betuar”ka bërë dhe po vazhdon të bëjë xhiro në kinematë e Amerikës dhe të Evropës.

Ky sukses e motivon edhe më tepër për role të reja aktoren Flonja Kodheli e cila në rolin e Lilës ka qenë brilante.

Flonja Kodheli, e njohur nga filmat “Jashtë mureve” Amsterdam Express” “Bota” dhe “Virgjëresha e betuar” e ardhmja e kinematografisë shqiptare dhe të asaj evropiane.

 

Kodheli e re në moshë posedon të gjitha predispozitat për të qenë një aktore e madhe.

Ajo, Akademinë e Muzikës , dega e pianos e ka kryer në Belgjikë,kurse aktrimin në Paris.

Po ashtu roli i nënës së Hënës,i ka shkuar për shtati aktores strugane Ilire Vinca, e cila me përvojën e saj gati tridhjetë vjeçare në teatër e film në këtë rol ka dalë tamam një nënë malësore e këtyre zonave.
Ilire Vinca me talentin e saj të rrallë po e pasuron edhe më tepër karrierën e saj të suksesshme në teatër dhe në film.

 

Me lojën dhe lëvizjet e tyre origjinale shikuesin e kanë bërë për vete edhe aktorët Bruno Shllaku e Luan Jaha.

Vogëlushet Drenica dhe Dajana Selimaj nga Valbona e Tropojës, në këtë film kanë debutuar shumë natyrshëm, duke dhënë sinjale se rrugëtimi i tyre në botën e filmit mund të vazhdohet me sukses.

Qyteti i Gjenevës,i njohur ndërkombëtarisht për art e kulturë viteve të fundit në kinematë e tij ka prezantuar edhe tre- katër filma me temë shqiptare. Nga këta filma duhet veçuar filmi “Amnistia” i regjisorit Bujar Alimani, i cili më 2012 pati marrë çmimin e publikut të Gjenevës.

Një tjetër film me shikues të shumtë vitin që shkoi ishte edhe filmi “Babai” i regjisorit Visar Morina, i shfaqur po në një nga kinematë e Gjenevës.

Sigurisht tema e zbërthyer me tepër mjeshtëri nga romancierja Liçaj – Dones, dhe loja e kombinuar e aktorëve shqiptarë me ata të huaj ka bërë që gjatë nëntë netëve në qendër të vëmendjes të jetë filmi “Virgjëresha e betuar”

Ky film i metrazhit të gjatë ka zgjuar sidomos kureshtjen e gjinisë femërore.

Studente e nxënëse të shkollave të mesme nëntë mbrëmje radhas pa përjashtuar edhe gjininë tjetër e kanë përcjell me interesim të posaçëm këtë film me temë tepër interesante dhe krejtësisht të panjohur deri me tani.

Ky film i kushtueshëm është realizuar edhe në saje të mbështetjes materiale që ka dhënë Qendra e Kinematografisë së Kosovës.

Pergaditi Arif Ejupi

 

 

 

“Profecia”: Ja çfarë shkruante At Fishta 102 vite më parë…

$
0
0

Vitet kanë ecur, por shumë gjëra nuk kanë ndryshuar shumë edhe sot për shqiptarët dhe Shqipërinë.
Figura e shquar e letrave shqipe, At Gjergj Fishta, vjen në rolin e profetit në këtë shkrim të 102 viteve më parë.

Libri i Dr. sc. Nikë Gjeloshit “Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës 1991 – 1995″

$
0
0

Veshtrim i autorit, Dr. sc. Nikë Gjeloshi
Si më lindi ideja per Librin “Ministria e mbrojtjes e Republikës së Kosovës 1991 – 1995″?
Qka permban libri?
Si po bëhën perpjekjet per ta shtremberue të verteten lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes?
Ka po shkohet me ketë kastë autokrate pushtetarësh?
Në fund, ca fjalë për miqt tanë, veqmas SHBA-të dhe Gjermaninë Federale.

Si më lindi ideja?
Qe ne fillim të zgjedhjës dhe angazhimit tim në Qeverinë e Republikës se Kosovës, më 19 tetor 1991, e cila qeveri veproj në exil, per shkak të rethanave nen okupimi serb, pata dhanë fjalën, së: gjurmet e puneve tona do te mbeten të shenuara edhe nga unë. Sepse është borgj qe i kemi popullit dhe vendit.

A. Lincoln thot: “Njohtoje popullin me të vertreten, ate do ta kesh me vete”.

A. Schopenhauer, thot: “Nese një veper te mirë te vetme e ke berë per vendin, thuje vet sepse nuk e thonë tjeret per ty, dhe vepra mbetet e pa ditur, ose tjetesohet…”.

Qka permban Libri?
- qfar ishte fuqia e mbrojtjes dhe Luftës e vendeve Ballkanike, vitet e 90-ta?
- si behej organizimi i grupeve te para komando, per t’i dalë ne mbrojtje popullit e vendit, Kosovës?
- si u zgjodh Qeveria dhe ministri i mbrojtjes me 19 tetor 1991, si NN, per shkak të sigurisë se ministrit dhe bashkepunëtorve të tij?
- si u organizuen resurset njerzore, veqmas ato ne kuader te ministrive te mbrojtjës e të punëve te brendshme, si u strukturuen dhe si vepruen, brenda e jasht vendit?
- si ndodhen burgosjet e denimet?

Sipas deklarimeve te të akuzuarve e të denuarve nuk ishin pranue veprat per qfarë denohen por ne fakt ato vepra të akuzuarit i kishin bërë me vetdije e te organizuar, per të miren e popullit e vendit. Per ato vepra praktike e angazhime, unë gjykoj se shteti i Kosovës do te duhej t’i shpallte heronj, kurse puna e terë sistemit do të duhej të merrej si shkollë, si veprohet nen okupim per të dal nga okupimi!

Libri permban dhe perpjekjet per ristrukturime te isntitucionit të mbrojtjes dhe problemet… Janë perfshi edhe takime e shkresa derguar institucioneve e autoriteteve nderkomebtare, si: Vatikanit, Kancelarit gjerman Helmut Kohl, ministrit të jashtem të Austrise Alois Mock, Otto von Habsburg, Krajner, Christine von Kohl etj., si dhe korespondenca per mbeshtetjen e pavaresisë se Kosovës.
Si qeveritar, kam levizë mija kilometra (më veturë, tren e aeroplan) per të takue e angazhue kuadro e njerz qe i duhen popullit e vendit, ashtu siq vepron qdo patriot e burrshtetas qe e don popullin e vendin e vet! Sepse, vetem me vlera të kombit – idealist bëhët dhe mbahet shteti. Ketë tezë, mija vjet, e verteton historia dhe praktika e funksionimit te shteteve. Populli na dha mbeshtetjen bianko; popullin e kishim më vete.

Pas zgjedhjeve të 24 majit 1992, duhej zgjedhe qeveri e re, gja qe ishim marre vesh pa dal jasht, në Zyrën e Ldk-s në Prishtine, tashma Shtepia e Pavarësisë. Ishte edhe obligim kushtetues, mbase pas zgjedhjeve të pergjithshme parlamentare e presidenciale duhej zgjedhë edhe qeveria e re. Kam insistue per një qeveri të re, i bindur se problemet qe po krijoheshin me zbatimin e Kushtetutës do të zgjidheshin dhe me ato nderrime ne qeveri do ta forconim besimin e do ta rritnim shpresen në popull per liri e pavaresi.

Perpjekje per nderrim të qeverisë u bënë paralelisht edhe nga një pjesë e kryesisë se LDK-së, në krye me Prof Dr. Fehmi Aganin, por pavaresisht se dakordoheshim dhe ipej fjala së do shpallej qeveri e re nga presidenti Rugova, perpjekjet tona, të gjata në kohë, nuk dhanë rezultate. Keshtu, pos thyrjeve të brendshme u krijue dhe vakum institucional, me pasoja per terë sistemin.
Pas burgosjëve të njerzëve te strukturës së institucionit të mbrojtjes, te atij të policisë e grupimeve tjera, per 14 muaj në vazhdim, kreu i qeverisë nuk tregon interesim per ata, per familjaret e tyre, e as per një pjese të madhe te të arratisurve … Unë nuk pushova në relacionet Wien – Tiranë, Zürich – Tiranë e anasjelltas, per të bërë zgjidhje per ata njerz, gja qe e dinë shumë prej tyre! Shkurt: fuqizohej pushteti autoritar, i pa kontroll dhe shteti në ndertim po qthurej.

Kjo gjendje do të shfrytëzohet nga grupime jashtinstitucionale, veqmas nga LPK, e cila deri ateher ishte venë në mbeshtetje dhe disponim te qeverisë edhe per nevojat e veqanta me kuadro qe kishte, njeri tashmë nenkryetar Kuvendi, tjetri kryetar i Kuvendit, etj.

Me qthurjen e institucioneve do të kemi pasoja të medha si popull dhe si vend. Me ato pasoja jemi duke u perballë edhe sot dhe do të perballemi dekada në vijim.
Libri “Ministria e mbrojtjës e Republikes së Kosove 1991 – 1995″, është hartuar nga një material i shumtë, mija faqesh: dokumente, shenime, njohtime, biseda, marrëveshje, shkresa, projekte e veprime konkrete; procesverbale hetuesie, aktakuza e vendime të gjykatave të regjimit okupues të Serbisë ndaj të burgosurve shqiptarë.

Si protagonist i veprimeve praktike e institucionale, kam perfshi esencën e veprimtarisë sonë per periudhen qe trajtohet; nga kande dhe rrugë te ndryshme: pa emocione, pa fyerje; në menyrë të paanshme e korrekte. Libri ka 260 faqe, 47 dok.te skenuara e foto, dhe referencat. Libri i perkushtohet: Familjës sime, miqtve e bashkëpunëtorëve të cilët u qendruan besnik përpjekjeve per realizimin e idesë për liri e pavarësi të popullit e vendit.

Si po bëhën shtremberimet lidhur me ministrinë e mbrojtjes?
- Une kam dhane shpjegime edhe me 26 Mars 2001, në Bota sot, me titulli “E verteta është vetem një”, dhe në Librin: “Kosova ’99 – as republikë e proklamuar as autonomi e imponuar”, Tirane, 2002, 2004.
Due ta theksoj edhe me ketë rast se si minister i mbrojtjes, edhe se ka patur perpjekje çprej në shkurt të vitit 1992, në darka te mshefta, në Slloveni, të shpallej ndonjë tjeter si minister (ket e dinë afro 10 oficer qe kanë qenë prezent), une i kam kontaktue dhe ofrue rreth vetës si institucion i mbrojtjës oficeret qe dikush sot perpiqet t’i baj ministra të mbrojtjes, per kohen kur sapo ishin venë ne disponim të Ministrisë se mbrojtjes.

Nga Fundi i vitit 1991 dhe fillimi i vitit 1992, deri kur kam keputë perfundimisht veprimtarinë time institucionale, me 5 maj 1995, kolonel Ahmet Krasniqin e kam takue unë dhe e kam sistemue në kuader të Ministrisë se mbrojtjes: si nje ushtarak me interes, si një pinjoll i Zhilivodeve, dhe i kam alokue të ardhura per te mos shit pemë e perime apo per te mos thye gur ne Istrien kroate. Me 12 maj 1993 (shih në liber, f.136) Ahmeti me telefonon dhe nder tjera me thot “po të punohet mbrapa shpine…”.

Kur dhanshë dorheqje unë, Ahmetit i janë nderpre edhe ato ndihma qe ia pata alokue, ket ma ka pohue vet Ahmeti, por edhe sapo është venë serisht në disponim të Ministrisë, si koordinator, në mars të vitit 1998 (me gjersisht, shih në Librin tim: Kosova 1999 -as republike e proklamuar as autonomi e imponuar, Tirane, 2002, 2004, f.149 – 151).

Nga prilli i vitit 1998, e deri ca javë para se të vritet, Ahmeti me ka takue disa herë në Zvicër dhe me ka kerkue ndihme qe t`i rekomandoj oficer rreth tij; kishte probleme, ka kerkue këshilla. Në fund me ka lutë qe serisht te vehem në krye te ministrisë se mbrojtjes, mbase siq thoshte ai “të gjithe po të rrespektojne, po të donë, ke punue shumë; edhe krahu tjeter po të rrespekton”, une kam kerkue ta takoj Rugovën, të merrem vesh me të, siq kisha edhe ca marreveshje qprej vitit 1995, dhe ai ta komunikonte vazhdimin e angazhimit tim dhe t`i siguronte kushtet per veprim, por nuk u lajmërue Rugova. Pavaresisht asaj kam ba perpjekje të gjatë qe FARK e UCK t’i bashkoj (ka deshmitar ne krye te të dy krihëve) dhe bashk me ta të hyj në Kosovë, qofte edhe si luftetar i thjesht. Mbase nuk ndodhi bashkimi i dy krihëve, kam ndihmue nga jasht (Ma gjersisht edhe në Librin tim Kosova 1999 -as republikë e proklamuar as autonomi e imponuar, Tiranë, 2002, 2004).

Kudo qe u degjue fjala e ndikimi im, nuk u ndala pa bërë mirë; para edhe gjatë luftës, deri ne pavaresimin e pranimin e shtetit të Kosovës, më 17 shkurt 2008. Por, asnje perfitim personal e as per Familjën time, e as një Falenderim formal institucional nuk e pata nga shteti im, protagonist i krijimit te të cilit jamë!
Nuk do të hamendem edhe me tutje, per të bërë mirë per popullin dhe vendin, por edhe per të dhenë mendimin tim kritik per politikbërjën e politikbërësit, dhe perspektiven tonë si popull!

Per hir të auditorit dhe opinionit, per të mos kalue në ‘amnezi sociale’ (harresë kolektive, sipas historianit amerikan Russel Jacoby), do i perkujtoj ca shembuj të veprimit tim praktik politik, në kohë dhe rethana tejet të veshtira. Dy-tre prej tyre janë të periudhës 1986 – 1989, kurse dy – tre të periudhës 1991 – 1995.

Shembuj:
1. Ne vitin 1986, ne të gjitha nivelet e pushtetit nga komunat (28), Kuvendi i KSA të Kosoves (3 dhomat, 190 delegat), ai i RS të Serbisë e deri në Federatën jugosllave (2 dhomat), ishte marrë qendrimi politik, i kreut politik e pushtetar, qe të krijohet strukturë pushtetare prej 51.1 perqind shqiptarë. Unë si punëtor profesional, perkunder atij qendrimi Politik, hartova strukturë zgjedhore konform strukturës se popullsisë 77.8 perqind shqiptarë, sipas regjistrimit të vitit 1981; ne sajë të asaj strukture qe e hartova dhe e argumentova, shqiptarët i rujten pozitat per 26.7 perqind ma shumë qe kishte percaktue kreu politik e pushtetar, udhëheqes; perseris per 26.7 perqind ma shumë, perkatesisht 77.8 perqind dhe jo 51.1 perqind, siq ishte qendrimi politik; une pata pasoja – u degradova me punë.

2. Vitin 1987, në prag të inicimit të ndryshimeve Kushtetuese, kundershtova publikisht tendencat diskriminuese ndaj Fadil Hoxhes, per shkak të një deklarate të tij se femrat serbe janë të mira per Kernlere (iu ndalen perpjekjet per ta djegë me shtepi…). Ketë e bëra i vetdijshem per pasoja, siq edhe deshti t’me burgose njëfar Kaqusha Jashari, qe vrante e kthjellte ate kohë; kundershtova sepse isha i bindur se permes perdhosjes së Fadil Hoxhes synohej rrenimi i Kosovës, e ngritja e zërit qytetar dhe pengimi eventual i rrenimit të statusit të Kosovës per mue ishte me i vlefshem se pasojat e ciles do formë me të cilat mund të perballesha unë e Familja ime.
Kundershtova diskriminimin rracor të Ali Shukris, dhandrit të serbëve (dhanrat e serbeve prej luftës dytë botërore e kendej kan vrà e kthjell mbi hapesirat shqiptare, i kan ba dame të mëdha popullit dhe vendit; dhanrat, nipat serb etj., janë të fuqishem edhe sot; populli e ka ditë dhe e di ketë sepse shumë prej tyre e kanë perjetue në kurrizin e vet; kurse shumë fakte të reja do t’i shendritë koha). Shukria me ligj jugosllav donte ta zvoglonte natalitetin e shqiptarëve ashtu qe t’i kemi vetem nga dy fëmij, kurse serbet qe bëjnë me shum femij te kenë benefite shtesë. Në tubimin e mbi 500 pjesmarrësve – kuadrove kryesor të Kosovës, të cilëve Franc Shetinc, njeri i dyte i ish Jugosllavisë, u mbante ligjeratë per problemet e atehershme të asaj Federate; në saje të kundershtimit tim publik hudhet si diskriminues ai propozimligj i Shukris – verifikoni shtypin e kohes dhe inqizimet e vizitës se Franc Shetincit në Kosovë; verifikoni në TV Slloven, TV Beograd etj. Sivjet, në liri e pavarësi kemi degjue nga njëfar qeveritari shqipfolës se shqiptarët duhet të mos bejnë shumë femij dhe nuk u nxor jasht objektit të Qeverisë; ket nxjerrje të tij jasht ma në fund duhej ta bënte edhe vet populli! Gjatë historisë, shqiptartë nuk kanë pranue t’ua percaktojnë regjimet Politike sa fëmij t’i bajnë?! Madje, po te mos ishte kjo vendosmeri veshtirë së do te ekzistonim si popull.
Me heqjën e tezës së diskriminimit rracor, të Shukris per natalitetin, unë më bashkeshortën kemi 6 fëmij, shum të njohur të mi, bënë po nga aq fëmij.

3. Ne vitin 1988 gjate ndryshimeve kushtetuese, kundershtova Millosheviqin, Trifunoviqin e Joviqin se ata, me çdo kusht, po donin ta suprimonin autonominë e Kosovës; në letra dhe në popull ruhet kujtesa e kundershtimit tim.
- Me ca expert hartova Analizen mbi ndryshimet Kushtetuese dhe me Siglen time ia dergova Kuvendit;
- Ate Analize, fshehurazi, e shumëzova me një punëtor teknik të Kuvendit, dhe, bashk me materialet per Seancë debatuese ua postova 190 delegatëve të Kuvendit të KSAK qe ta kenë Analizen e deklarimit te popullit, si argument per të mos i votue ndryshimet Kushtetuese, me 23 mars 1989!

4. Ne vitin 1991, hartova DEKLARATEN politike të tre opcioneve per Kosovën, e njohur si Deklarata politike e 11 Partive politike shqiptare e cila do të dorezohet ne Hagë per t’u marrë në konsideratë per zgjidhje e qeshtjes se shqiptareve në ish-Jugosllavi (Ldk nuk e dinin ka u erdhi Deklarata; dikush ka shkrue edhe liber dhe thot nuk e dienim ka na erdhi Deklarata, por ketë e dinte Rugova, Prof. Agani, mendoj edhe Adnani (Merovci), e ca nenshkrues të Deklaratës, sepse atë ditë të nenshkrimit të 11 subjektive politike shqiptare të trevave shqiptare jasht shtetit amë – Shqipërisë, njeri nga nenshkruesit jamë edhe unë (11.10.1991, N.Gj.), Rugova tha: “Nika per tre ditë e shkrou dhe e solli Platformen…”. Kurse, pasi presidenti i Shqipërisë Ramiz Alia, gjatë një vizite në Romë, ato ditë, i kishte shpjegue kryeministrit Italian Gulio Andreotit permbajtjen e asaj Deklarate, Andreoti kishte pohue: “Ajo Deklaratë qenka e menqur, e logjikshme, e drejtë dhe e vetmja e mundëshme”! (Deklaratë e Robert Akshisë, bërë mue – N.Gj., më 22.03.1992, në Romë më rastin e vizites sime dhe dorëzimit të kërkesës Vatikanit, në emen të Qeverisë, per pranimin e Republikës së Kosovës).
Hartova dhe tekstin e Referendumit te 26 – 30 shtatorit 1991 per Kosovën shtet sovran dhe të pavarur. Dhe, po të mos e kishim ate Referendumin, do mbeteshim pa mbeshtetje të faktorit nderkombetar, perkatësisht do të trajtoheshim ne kuader të federatës jugosllave (Serbi e Mali i Zi, e themeluar në vitin 1992). Ketë na e kanë pohue edhe shum miq.

5. Si nenkryetar i Qeverisë e Minister i mbrojtjes 1991 – 1995, veprova ne tre rrafshe: – nder miq, per të kerkue mbeshtetje dhe pata mbeshtetje por edhe ma thanë ‘nuk do t’u lamë vetun’. – ne tubime me popull nga Wiena, Zürichu, Bruksel etj. – per ta ndertue Ministrinë e mbrojtjes.
Me vendosmeri e mbeshteta edhe formimi në Ministrisë se brendshme, ashtu qe të mos mbetej thjesht sindikatë e policisë.

6. Demantova tezën serbe dhe të liderit e kryekriminelit serb Sllobodan Millosheviqit per fundamentalizem islamik, gja qe nuk ishte lehtë.
Garantova se nuk ka patur e as nuk mund të kete fundamentalizem islamik e as ndarje mbi baza feje nder Ne shqiptarët, sepse: nen një(1), lidhjet e gjakut të Ne janë me të forta se të fesë, e mbroj edhe sot ket tezë; dhe dy (2), Alenaca sllavo – islamike gjithmon ka patur dhe sot ka per qellim ndarjen e shqiptarëve mbi baza feje.
Garantova se: te lirë, nga okupimi serb, do ta bëjmë Kosovën shtet demokratik e ligjor; do ta bëjmë Zvicër, do ta bëjmë shtet të barabarte per te gjith; nuk do të lejojm diskriminim ndaj entiteteve apo komuniteteteve; nuk do të jemi barrë per Perendimin sepse i kemi resurset njerzore e pasuritë e mjaftueshme tokësore e nentokësore (per pasurite tokësore e nentokësore vitet e 80-ta bëri hulumtime shkencore Mr. Ismet Gucia, ato hulumtime në vitin 1982 i kushtuen me jetë).
Shkurt: Isha misionar në veprimet e mia politike. Nuk u perqendrova të vetja e per vete, por të ideali ashtu siq kishin veprue rilindasit, pa të cilet nuk do ishim komb. Per ket qellim, per tu bërë misionar politik, studjova Shkencat politike!
Per shkak të gjendjës së keqe institucionale provova qe dijen, pervojën e miqesitë qe kam t’i vej në sherbim të vendit e popullit, se fundi, permes listës – pjesës së intelektualëve të një subjekti politik, edhe në zgjedhjet e vitit 2014 per deputet të Kuvendit të Republikës se Kosovës, por as nuk u mbajt fjala e as nuk më dolen votat qe populli i dha.

Tashma po dihet botërisht së sherbimet sekrete Jugosllave, edhe pas shpërbërjës së Jugosllavisë me luftë, vitet e 90-ta, nga Kroacia e deri në R.J. të Maqedonisë, ato sherbime sekrete i bëjnë strukturimet e nominimet e njerzve: në politikë, ekonomi e segmente tjera të shoqërisë; madje e menagjojnë edhe drejtimin e tyre. Deshmitë dhe provat po i publikojnë: Josip Manolic i Kroacisë, i cili ka rrëzue 4 dhe ka ndertue 2 shtete, Zoran Zajev permes publikimeve bombë në R.J. të Maqedonise, BND, CIA, Wikiliksi.

Edhe pas 16 vjet lirie, Ne nuk arritem të kemi në pozita shtetrore burrshtetas qe adhurohen dhe qe e meritojnë besimin e popullit; burrshtetas qe e duan popullin dhe vendin. Në krye të shtetit të Kosovës na janë instalue karaktere të liga pushtetarësh: me dosje krimi e korrupcioni; mashtrues si ne barbarizem; pushtetar me vota të vjedhura e të manipuluara. Na dalin edhe nga sms-a e zarfa: pa asnje begraund e as kontribut te mirë per popullin e vendin.

Kasta politike autokrate, e inkriminuar dhe e korruptuar deri ne zemer, si Juda Iskarioti, e ka sjell vendin në gjendje të pa shpresë.
Ne shtetin tonë, per te cilin u sakrifikuem si popull; dhanë jetën shumë heronjë, deshmor e martir, prej tyre shumë miq të mi te dashtun, sot nuk zbatohet drejtësia; nuk krijohen kushte të barabarta per perspektivë të shtetasve e qytetareve, te të gjitha gjinive, moshave e feve; rrezikohet siguria e vendit dhe e qytetarëve; kemi emigrim permanent të mija familjeve per në Europë (nga tetor 2014 deri në Mars 2015 rreth 100 mijë të ikur, prej tyre 75 mijë kanë kerkue azil, sipas Eurostat), e disa qindra per në ISIS, i cili tashmë është ante portas; Demarkacionin e kufirit më Malin e Zi, Asociacionin e komunave serbe të nenshkruar me 25 gusht 2015, në Bruksel, qe në fakt Asociacioni është një autonomi politike – territoriale brenda shtetit të Kosovës, autonomi e formës më të lartë së e Oblastit të KiM pas luftës Dyte Botërore; kurse shtetin e Kosovës së pranojnë as serbet e Asociacionit e as Serbija. Kjo Marrevshje u suspendue perkohesisht nga Gjykata Kushtetuese. (gjk-ks.org, Masa e perkohëshme në rastin KO 130/15, dt.10 nëntor 2015), deri në vlersimin e perputhshmerise me Kushtetuten nga ana e asaj Gjykates. Por, pergjegjësit per tradhti kushtetutese dihen, dhe, nuk janë vjetrue asnjëher gjatë historisë.
Pos gjith kesaj gjendje, Qeveria e Republikës së Kosovës, në perbërjen e vet sot, nuk ka asnjë minister shqiptarë katolik (disa zv. kryeministra, 21 Minister, 35 zv. ministra, asnje katolik)!? Kjo s’duhej t’i ndodhë Kosovës; ketë s’ duhej ta lejonin as deputetet e Kuvendit: a) po të ishin zgjedhë nga vota e lirë e popullit, dhe b) po të ishin reprezentant të vertetë të popullit. Ky diskriminim institutional i katolikeve synon të shëndërohet në proces objektiv, gja qe po e vërejnë edhe miqt tanë. Ky diskriminim institucional shkon në favor të aleancës sllavo – islamike dhe vazalëve të tyre shqipfolës. Kjo formë e diskriminimit të katolikeve nuk ka ekzistue as në kohën e komunizmit; as në kohën e Rrahman Morines, kur kryeministri aktual ishte qeveritar i tij.

Më qellim të zbatimit të kriterit të inkluzivitetit, qe është njeri nga dy kriteret themelore te ndertimit të institucioneve demokratike, ata qe e imponuen Kushtetuten aktuale, me nenin 96 pika 6 të Kushtetutës, percaktuen mundësinë e zgjedhje se … kryeministrit, zv. kryeministrit e ministrave edhe nga persona të kualifikuar qe nuk janë deputet të Kuvendit”, qe nenkuptohet se është dasht të zbatohet ky percaktim kushtetues, per të mos ndodhë ky diskriminim më pasoja per vendin. Perkujtoj: Iraku i despotit Sadam Hysein rrespektonte kriterin e inkluzivitetit, kishte Tarik Azizin zëvëndës. Prandaj, sikur qdo gja tjetër të ishte mire në Kosovë e rreth sajë, dhe të mos kishte kurrfar aferash korruptive bisnesore, as ato 70 lëndet në prokurori, qe i perkujtoj ambasadorja Tracey Ann Jacobson; as gjujtje vezësh, filikaqa e gaz lotsjellës në Kuvend (më 8.10.15; 15.10.15; 23.10.15 nga ora 16:00 deri 01:45 e 24.10.15, më 17 e 18.11.15,…), por as vlersim të vet kryeministrit së “qmimi më i lartë qe do paguhej per jetën e tij qenka 150 Euro dhe ate veresie” (deklarate e I.Mustafes permes facebook, 7.10.15, 20:55, www.m.gazetaexpress.com), vetem per shkak të mosperfshirjës se asnjë shqiptari katolik në përbërje të Qeverisë së Republikës së Kosovës, perseris: disa zv.kryeministra, 21 ministër, 35 zv.ministra, asnjë katolik; kryeministri aktual duhet të dorhiqet dhe Qeveria të bie!

Ata qe bëjnë diskriminim institucional fetar nuk e duan popullin e as shtetin; atyre duhet të mos u lejohet, asnjeherë dhe në asnje rethanë, ta qeverisin popullin e as shtetin, sepse e rrezikojnë edhe popullin edhe shtetin!

Due ta perkujtoj faktin historik: Qeveria e Ismail Qemalit, sapo u shpall më 3 dhjetor 1912, meniher ra. Sepse: në perbërjën e asaj Qeverie nuk kishte asnje të krishterë shqiptarë. Delegatet e Kuvendit, sapo e lexoj propozimin e emnave të stafit të Qeverisë, e gjykuen Qemalin se me atë perbërje qeverie po donte një Shqipëri Islamike. Të nesermen më 4 dhjetor Kuvendi zgjodhi katër ministra të krishterë (2 katolik, 2 orthodoks, shqiptarë) dhe kater ministra Musliman në Qeveri. (Shih:Qeveria e Përkohëshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj, 28 nëntor 1912 – 22 janar 1914, botimi Tiranë, 1963 (faqe 52 – 62)

Shteti i Kosovës pa shqiptarë katolik nuk do të bëhëj, pa ta nuk do të ekzistojë!

Per fund,
Deshiroj edhe me ketë rast promovimi të ketij libri tim më të ri: “Ministria e mbrojtjes e Republikes se Kosovës 1991-1995″, publikisht t’i falenderoj të gjith ata miq qe na i hapen dyert dhe na mbështetën të bëhemi të lirë, veqmas ata qe ma shtrin dorën mue personalisht së “nuk të lamë vetun – nuk u lamë vetun!”
Pavaresisht gjendjës ne të cilën kemi arritë si shoqëri, sot: krimi i organizuar politik e ekonomik në krye të shtetit, korrupcioni, kriza sociale, papunesia, exodi i mija familjeve, pasiguria e paperspektiva; apeloj veqmas SHBA-të e Gjermanin federale, per dy gjera:
1. Të ndihmohemi të mos degradohet ideja, sakrifica e popullit dhe gjaku i derdhur i heronjëve e martirëve shqiptarë qe ta kemi shtetin e Kosovës, dhe
2. Mos të shiqohen mekatet e kastës politike autokrate e cila është e semurë nga kanceri, i emertuar: krimi i organizuar politik e ekonomik dhe korrupcioni qe aq shumë dame po i bëjnë popullit e vendit. Kasta politike, e tillë e semurë, per veprat e tyre bashk me pronat e fituara jashtëligjshëm duhet të perballët me drejtësinë. Por ashtu si na ndihmuet me luftë, vitit 1999, të çlirohemi nga okupimi 100 vjeqar serb, dhe vitin 2008 të pranohemi shtet; na ndihmoni qe Kosova të qeveriset me njerëz të përgjegjshëm e të painkriminuar; të cilet njërz qytetarëve e shtetasve pa dallim rrace, gjinie e feje do t’u shërbejnë dhe t’u krijojnë mundesi per te jetue dinjitetshem e per t’u integrue mes veti dhe në Europën e bashkuar, pjesë e së ciles jemi si gjeopolitikë dhe gjeostrategji!

Shqiptarët nuk guxojnë ta humbin rrugën!

 

 

 

Ripërtëritja shqiptare e Kotorrit

$
0
0

Nga Frrok Kristaj

 

Në 20-vjetorin e kalimit në amshim të Imzot Nikë Preles

 

 

Boka e Kotorrit ishte iliro-arbëro-shqiptare, që më vonë u sllavizua, por që gjithmonë në te kishte shqiptarë. Në këto pjesë edhe sot gjallërojnë antroponimet dhe toponimet që kanë prejardhje shqipe. Në Kotorr u lind edhe ipeshkvi tashmë i ndjerë i Kosovës, imzot Nikë Prela, që kishte prejardhje shkodrane

 

 

Shkrimtarët dhe gjeografët antikë e romakë shumë herët e përmendin Bokën e Kotorrit. Atë, sipas gjuhëve ilire e romake, e quajnë Sinus Rhisonicus. Dëshmi të shkruara lidhur me këtë gjejmë sidomos te Skilaksi (gjysma e shekullit IV para kohës së re), pastaj te Probi, Straboni, Ptolemeu, Livi e Plini plak.

Gjatë kohës së dhënies së të drejtave romake, nëpër lokalitetet e brigjeve të Adriatikut, kishin filluar të dalin disa qytete të rëndësishme, si Acrujum (Ascrivijum), të cilin krahas Plinit plak e përmend edhe Klaudie Ptolemeu.

Kah shekulli VII (sipas anonimit të Ravenës) Kotorri ishte quajtur Dacaderan apo Dacadon. Në shekullin X te Porfirogjeneti e gjejmë Dacatera apo Decatora, kurse në analet e priftit nga Dioklea (shekulli XII) e hasim si Decatorum apo Catharus. Pra, emri i Kotorrit është para sllav. Në anën tjetër, sipas Skënder Rizajt, toponimi Kotorr ka etimologji shqipe kotorr-i, që do të thotë i vogli i buallicës deri në një vjeç – njëvjeçar. Këtë e përforcon edhe e dhëna se në Kotorr gjatë mesjetës ka jetuar një familje fisnike shqiptare, familja Bolica, e cila në stemën e vetë e kishte figurën e buallicës.

Ekzistojnë legjenda për themelimin e Kotorrit. Njëra prej tyre flet për kohën e prosperitetit të familjes së Nikollë Buçës, tjetra për kohën e Don Vita Kuqit, ndërtues i Manastirit të Deçanit, pra për kohën e rindërtimit të Kotorrit e jo të themelimit. Kotorri njihet edhe për punimin e armëve.

 

Në Kotorr flitej edhe gjuha shqipe

Plini plak përmend edhe emra ilirë, për të cilët thotë se vështirë shqiptohen (fliten). Kjo më së miri dëshmon se ilirët kishin gjuhën e tyre, që bile ishte e veçantë në krahasim me atë romake (latine), apo helene (greke).

Sipas B. Hrabak del se numri i shqiptarëve në Bokë të Kotorrit ishte aq i madh sa që mund të thuhet se ata e përbënin elementin themelor të ripërtritjes demografike dhe se ishin pjesë përbërëse e etnogjenezës së popullatës së Kotorrit… Prania e tyre kolektive gjatë mesjetës ishte mjaft e madhe… Për praninë shqiptare në këto treva flet fakti se në Kotorr përdorej gjuha latine, italiane, shqipe dhe sllave.

Gjatë mesjetës shpirti arbëresh jetonte në trupin kotorras. Bile, në Kotorr ka vdekur mjeku Gjergj Spani (nga Lezha) në prill të vitit 1439, që kishte shërbyer mbi dhjetë vjet në Raguzë (Dubrovnikun e sotëm). Në shekullin XIV në Kotorr gjenden edhe pjesëtarët e familjes së humanistit të madh Gjin Gazulit.

Në viset e sotme të Malit të Zi, përkatësisht në hapësirat e Bokës së Kotorrit, por edhe më gjerë në Dalmaci, Istër e vende të tjera, krishterimi kishte filluar të përhapej qysh kah fundi i shekullit të parë dhe në fillim të të dytit të kohës së re.

Boka e Kotorrit dikur kishte rreth 140 objekte kulturore – kishtare, pastaj 30 kisha me arkiva të pasura, një bibliotekë me mbi 20 mijë tituj librash (në Kuvendin Françeskan), Katedralën e Shën Tripunit (e vitit 1166), Ipeshkvinë e Kotorrit, që daton nga shekulli V (“Zani i Shën Ndout”, viti III, nr. 25, kallnuer 2002, faqe 6-8), Ishullin e Zojes së Shkërpelit (Shkrepit e mund të jetë edhe e Shkrelit). Në Kotorr lindën edhe i lumi Ozan, i lumi Gracia (u lind në vitin 1438 në fshatin Muo, ku edhe i ka eshtrat), pastaj shën Leopol Mandiqin (i lindur në Hercegnovi në vitin 1866), si dhe i lumi Adam Françeskani. Ndërkaq, në Perast të Bokës së Kotorrit kishte lindur edhe imzot Vick (Vinçenc) Zmajeviku (1670-1745), arqipeshkv i Tivarit e njëhersh edhe themelues i arqipeshkvisë së Zarës, si dhe figura kryesore e Kuvendit të Arbënit (Mërqijë afër Lezhës në vitin 1703).

Po ashtu, në ato hapësira edhe sot gjallërojnë antroponimet e toponimet që kanë prejardhje shqipe, si Zanoni, Albini, Arbanasi, Paolina, Vapori, Justina (Gjystina), Marta, Modesta, Cuca, Palikuqa, Leka, Gjini, Andrea Spani, Ducaguin (Dukagjini), Scutari (Shkodra), Gjon Albanezi, Çelesha, Bogdani, Pagani, Buttimuri (muratori), Culo (kulla), Gamba (këmba), Mulinari (mullisi), Gorakuqi (Gurakuqi), Toccaferi (toka e ferrit apo toka me ferra) e shumë të tjera.

Të përmendim edhe faktin tjetër që është me shumë interes se në tokat e sotme të Malit të Zi, ku dikur jetonin fiset e ndryshme iliro – arbëro – shqiptare, u lindën dhe vepruan edhe tre mbretër ilirë: mbretëresha Teuta (Risan), mbreti Ardian Genti dhe mbreti Batua, gjurmët e të cilëve (si nëpër kështjella e po ashtu edhe në literaturë) edhe sot janë të pashlyeshme.

Plini plak thotë se në tokat e mbretit Ardian, që përfshinin territorët nga Neretva e deri në Shkodër, kishte këto qendra: Risiniumi (Risani), Acroviumi (Kotorri), Budua (Budva e sotme), Ulciniumi (Ulqini), Scodrea (Shkodra), Lissos (Lezha) e shumë qendra të tjera të mëdha.

Do përmendur se në këto vise kryesisht jetonin pjesëtarët e fisit ilir të dokleatëve me qendrën e tyre kryesore Doklenë, të cilës presioni sllav ia ndërroi emrin në Zeta. Presioni sllav bartët në tërë territorin e Zetës, mirëpo vetëdija qytetare bëri që edhe për një kohë Kotorri të mos i dorëzohet sllavizmit. Kësaj më së shumti i bëri ballë numri i shqiptarëve.

 

Një pjesë e fëmijëve të familjes Prela u linden në Kotorr

Nga ana tjetër, shqiptarët përmenden qysh në analet e moçme të Malit të Zi, ndërsa gjurmë të tyre gjuhësore ka në të gjitha fiset e vjetra malaziase. Të origjinës së tillë janë mbiemrat (llagapët) e këtyre klaneve dhe vëllazërive malaziase: Gjonoviqët (Gjon) në Cërmiq, Gjinoviqët (Gjin) në Kosieret, Lumoviqët (nga shqipja lum) në Bratonozhiq, Shtekoviqët (nga shqipja shtek apo shteg) në Pjeshivce, Zogoviqët (zog) në Vasojeviq, Cërnogllaviqët (Kryezitë), Zonjiqët (zonjë), Zotoviqët (Zot), Drekalloviqët (Ndreka apo Ndrea – Andrea) e Kuqit, Leshoviqët (Lesh apo Llesh, një variant i emrit Aleks) e shumë e shumë të tjerë. Madje, edhe vetë emri i Malit të Zi, i cili shfaqet si përkthim më i moçm josllav – Zeta, e i cili sipas interpretimeve të autorëve antikë do të thoshte gjak, i kuq, i zi, që ka paralele në gjuhën shqipe në të cilën mbiemri “crna” emërtohet me fjalën e vendit të zi, e zezë. Një kombinim i së kuqes dhe i së zezës, ngjyra këto që edhe sot i ka flamuri kombëtar shqiptar, e të cilat ngjyra do t’i gjejmë edhe në veshjen popullore malaziase, por edhe te serbët, sidomos në kapelën e malaziasëve.

Edhe shumë toponime janë përkthyer. Bie fjala, toponimi Podgorica, që kur përkthehet në gjuhën shqipe do të thotë nënkodër, apo siç i thotë populli shkodër, që praktikisht do të thotë se Liqeni i Shkodrës i ka pasur dy qytete – vendbanime në jug e në veri me të njëjtët emërvende, Shkodër – Shkodër, që do të thotë nënkodra, në mes të të cilave gjendet edhe Liqeni i Shkodrës.

Kotorri kishte qenë shumë kohë edhe nën sundimin e Balshajve, si dhe përherë kjo qendër ka qenë e lidhur me Arqipeshkvinë e Tivarit. Në Kotorr përherë ka pasur lëvizje – migrime nga viset e Shqipërisë së Veriut, e sidomos popullata e Shkodrës mjaft shpesh kishte migruar në Kotorr, ku edhe një pjesë e madhe e tyre mbeti për të jetuar.

Ndër familjet, që nga Shkodra kishin migruar në Kotorr, ishte edhe familja Prela. Kësaj familje një pjesë e fëmijëve u lindi në Kotorr. Njëri nga ata fëmijë ishte edhe Nikolla, apo siç e quanin prindërit Nikë. Më vonë edhe u afirmua me këtë emër: Nikë Prela.

 

 

NIKË PRELA U LIND KUR RANË DY PERANDORI E FILLOI NJË TIRANI

 

 

Ipeshkvi shkollimin e filloi në Kotorr, e vazhdoi në Split, kurse e kreu në Strasburg të Francës. U shugurua meshtar në Kotorr, më 13 qershor 1941. Shërbeu si famullitar në Muo e në Sutomore, më 2 tetor 1969 u emrua ipeshkv ndihmës në Ipeshkvinë Shkup-Prizren, kurse shërbeu në Kosovë deri në vdekje (1995). Për shkak se gjithmonë mbajti shtetësi shqiptare u burgos disa herë

 

 

Nikë Prela u edukua nga prindërit e tij të ndershëm dhe besimtarë të përkushtuar, që më vonë e mori rrugën e meshtarit. Nikë Prela u bë prift, e më pastaj edhe ipeshkëv i devotshëm i kishës katolike, në veçanti i kishës shqiptare katolike të Kosovës.

Imzot Nikë Prela u lind në Kotorr, më 3 korrik të vitit 1918, kurse u pagëzua më 14 gusht. Ishte në rrezik edhe të mos lindet, sepse, kur e ëma e tij ishte shtatëzënë, mjeku i quajtur Galvanie, e kishte këshilluar të abortojë, për shkak se ajo kishte shëndet të lig dhe ishte anemike. Nëna Çiçile, si nënë shqiptare (gjithmonë e ka mbajtë veshjen shkodrane), nuk abortoi, por rrezikoj dhe me vështirësi të mëdha e lindi Nikollën, përkatësisht Nikën.

Do përmendur se babai i imzot Nikë Prelës, Gjergji kishte qenë dy herë i martuar. Me gruan e parë, që i kishte vdekur, kishte pasur pesë fëmijë, prej tyre tre djem dhe dy vajza, kurse me gruan e dytë, Çiçilën, po ashtu i kishte pasur pesë fëmijë, prej tyre tre djem dhe dy vajza. Nikë Prela kishte qenë fëmijë i nëntë i babait, kurse i katërti i nënës së tij. I ati i Prelës me bashkëshortën e parë i kishte pasur dy fëmijë me emrin Nikollë (Nikë), por që të dy i kishin vdekur, kurse me bashkëshortën e dytë e kishte Nikollën që i kishte jetuar, pra Nikë Prelën.

 

Ish-Jugosllavia nuk i njihte popujt josllavë

Prindërit e imzot Nikë Prelës kishin pasur një pasuri modeste. Ata ishin të njohur si rrobaqepës dhe tregtarë të dalluar. Ishin punëtorë të vyeshëm dhe shpirtërisht të pasur. Mirëpo, kur u lind Nika, pak vite kishin kaluar nga përfundimi i sundimit të Perandorisë Otomane, përkatësisht ishte kohë kur shkatërrohej edhe perandoria tjetër, ajo e Austro-Hungarisë. Pra, ishte koha kur po binin dy perandori të mëdha, por edhe kur po themelohej një shtet fantazmë, që do të quhej Jugosllavi e serbëve, e kroatëve dhe e sllovenëve, shtet, i cili që në fillim nuk i njihte popujt josllavë brenda territorit që mëtonte ta kishte. Ndaj, edhe luftërat e kishin bërë të vetën dhe pasuria e familjes Prela ishte shkatërruar. Dhe, ja familja e Nikë Prelës, por edhe vet ai, Nika, mbet gjithmonë i huaj në vendin e vet, përkatësisht në shtëpinë e babait e të stërgjyshërve të vet.

Nikë Prela shkollën fillore dhe tri klasë të gjimnazit i kreu në vendlindje – në Kotorr, kurse klasën e katër e vazhdoi pas dhënies së dy provimeve (gjuhën latine dhe greke) diferenciale në gjimnazin klasik në Split. Studimet filozofike – teologjike i kreu në Split të Kroacisë dhe në Strasburg të Francës. Bile, pat probleme deri sa ishte në shkollim në Split. Atje Nikën kompetentët e detyruan të paguaj tatim si i huaj (e trajtonin si shqiptar i Shqipërisë) për banim dhe për mësim (!?) edhe pse ishte i lindur në Kotorr. Po ashtu, derisa ishte në studime në Strasburg kishte kërkuar pasaport nga Ambasada e Shqipërisë, të cilin e kishte marrë, por me emër tjetër, ashtu siç i kishte regjistruar prindi fëmijtë e tij në Shqipëri. Nikë Prela së bashku me prindërit e tij disa herë kishin shkuar në Shqipëri, sidomos në Shkodër te prindërit e nënës – dajat e tij.

Pas kryerjes së studimeve shugurimin si gjakon e bëri në Perast, kurse shugurimin meshtarak dhe meshën e parë i bëri në Kotorr, në Ditën e Shën Ndout, më 13 qershor të vitit 1941, pa ndonjë ceremoni festeje. Shugurimin dhe meshën e parë, i kishte pritur me gëzim, ishin mbajtur në kohën e bombardimeve dhe të rreziqeve të shumëta të fillimit të Luftës së dytë botërore.

Nikë Prela më pastaj shërben famullitar në Sutomore (1941-1954) e më vonë edhe në Muo, nga viti 1955 deri më 1969. Ishte dalluar në shumë veprimtari meshtarake, si prift i zellshëm, si predikator i guximshëm dhe si njeri me zemër të madhe. Për këtë që besimtarët dhe vendasit e tij në Kotorr, si dhe në vendet ku kishte shërbyer, e quanin “ don Nikua ynë”. Megjithatë, Nikë Prela gjatë shërbimit në Sutomore të Malit të Zi, nga të patenzonët, ishte burgosur vetëm e vetëm se kishte kërkuar shtetësi jugosllave, kurse ai konsiderohej shtetas i Shqipërisë, por ishte edhe shqiptar dhe prift katolik, që për pushtetin sllav të kohës, nuk ishte i dëshiruar. Burgun hetues, që i kishte zgjatur afro tri vjet, e mbajti në Cetinë, ku siç thoshte ai deri sa ishte në jetë, “në burg më kanë munduar me punë të rënda fizike, me etje, uri, me spiunime, me rrahje e maltretime të ndryshme psikike, si dhe me kërcënime”.

Meqenëse burgu hetues kishte zgjatur shumë, nëna e tij kishte bërë ankesë te Tito-ja, i cili kishte kërkuar të mbahej menjëherë gjykimi. Gjykimi ishte mbajtur në Tivar, ku ishte dënuar me katër vjet heqje lirie. Pas ankesës i ishte hequr një vjet dhe duhej t’i mbante tri vjet burg. Nga Cetina e kishin dërguar në vuajtje të dënimit në Kotorr, ku të burgosurit i shtynin të punonin nëpër kanalizime të qytetit, ku një herë e kishte parë edhe nëna e tij djalin duke punuar, për çka Nika ishte prekur shumë.

Nikë Prela kur evokonte kujtime nga vuajtjet në burg thoshte: “Nuk dij se si kam mbetur gjallë. Me ka ndihmuar Zoti, feja, urata… Bile, në trup deri në varr do t’i barti gjurmët dhe shenjat e palshyeshme të maltretimit fizik. Në anën tjetër, tri herë më kanë çuar me dhunë në kufi me Shqipërinë kinëse si spiun i tyre vij në ish – Jugosllavi, përkatësisht kinëse nuk dëshiroja të jetoj në ish – Jugosllavi dhe shkoja për të spiunuar në Shqipëri. Më kanë thënë se “e do më shumë Papën fashistë se Titon komunist”. Dhe, siç thotë dr. don Lush Gjergji, as në raste të tilla nuk iu ka trembur syri, nuk ka lëshuar pe, por trimërisht dhe heroikisht Nikë Prela e ka dëshmuar fenë katolike, besnikërinë ndaj Zotit, dhe besnikërinë ndaj popullit të vet shqiptar.

 

Ishte i përndjekur dhe i burgosur

Në Mal të Zi ishte i përndjekur, i burgosur vetëm se ishte shqiptar dhe se këtë përcaktim asnjëherë gjatë jetës së tij nuk e kishte mohuar. Për këtë arsye edhe konsiderohej si shqiptar i rrezikshëm, si shqiptaromadh, si njeri që Zotin dhe popullin e vet i do dhe i rrespekton pamasë dhe mbi të gjitha.

Pas shërbimit të tij në Muo, nga ana e Papës emrohet ipeshkëv ndihmës “sedi datus” për besimtarët shqiptarë të Kosovës në kuadër të Ipeshkvisë Shkup – Prizren. Ky emrim ishte bërë më 2 tetor 1969, kurse ishte shuguruar ipeshkëv në Sarajevë më 21 dhjetor të po atij viti. U intronizua në Konkatedralën e Zojës Ndihmtare në Prizren, më 6 janar të vitit 1970. Për emrimin e tij ipeshkëv kishte diskutuar edhe Kuvendi i Kosovës. Në fakt, pas vendosjes së marrëdhënieve dilomatike në mes të ish-Jugosllavisë me Vatikanin në vitin 1966, kishte mbetur një obligim, që me rastin e emrimit të ipeshkvijve duhej të jepej pëlqimi edhe nga shteti (lexo: ish-Jugosllavia). Megjithatë, me rastin e diskutimit në Kuvend të Kosovës, për emrimin ipeshkëv të Nikë Prelës, ndër të tjera ishte thënë se ai “nuk angazhohet për çështjen shqiptare, se Kosova ka nevojë për një ipeshkv që angazhohet për çështjen shqiptare, se ai duhet të jetë proshqiptar (!)”. Dhe, shih tash kur në Mal të Zi ndiqej si shqiptar, në Kosovë akuzohej si antishqiptar! Duhet thënë se imzot Nikë Prela në ish-Jugosllavinë monarkike ishte i anatemuar dhe i përjashtuar, në ish-Jugosllavinë komuniste ishte i përndjekur dhe i burgosur, por edhe në kohën e shthurjes së ish – Jugosllavisë ishte i sulmuar, i etiketuar se po i helmon të rinjtë shqiptarë, se po propagandon nëpër botë kinëse shqiptarët në Kosovë nuk kanë kurrëfarë të drejtash elementare, se po vriten e burgosen shqiptarët e shumëçka tjetër. Megjithatë, edhe pa pëlqimin e organeve shtetërore imzot Nikë Prela mbet ndihmësipeshkëv i Ipeshkvisë Shkup – Prizren, i angazhuar për punë me besimtarët katolikë shqiptarë në Kosovë dhe në nivel të Ipeshkvisë Shkup – Prizren, ku katolikët shqiptarë përbënin 90 për qind të besimtarëve katolikë.

 

 

FATI I POPULLIT TIM ËSHTË EDHE FATI IM

 

 

- kështu kishte thënë i madhi Pjetër Bogdani, qysh para më shumë se 300 vjetëve. Nikë Prela: “Në popullin tim e gjeta vetvetën”. Gjatë periudhës 1981-1989 Nikë Prela ishte i vetmi zë në mbrojtjen e çështjes së Kosovës. Ai ishte edhe krah i fortë i presidentit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës

 

 

Koha kur imzot Nikë Prela kishte ardhur me shërbim në mesin e shqiptarëve të Kosovës, e që ishte vendosur në Ferizaj, në mungesë të lokalit për ipeshkvijë në Prizren, atmosfera politike nuk ishte e volitshme. Në fakt, ai kishte ardhur në Kosovë menjëherë pas demonstratave studentore të viteve 1968-1970. Në atë kohë të pa kohë në Kosovë ndihej mungesë e madhe e klerikëve shqiptarë, ishte mungesë e lirisë fetare e kombëtare për shqiptarë, ishte mungesë e objekteve kishtare, e shtëpive për priftërinj e motra nderi, ishte mungesë e madhe e literaturës dhe e shtypit fetar në gjuhën shqipe.

 

Do të ndodhin ngjarje shumë të rëndësishme

Pra, në kohën kur imzot Prela ishte ipeshkëv rrethanat shoqërore dhe politike ishin mjaft të ndërlikuara dhe të tensionuara. Për këtë arsye imzot Prela shpesh thoshte: “Po zihet moti si para shiut apo breshërit. Do të ndodhin ngjarje shumë të rëndësishme. Zoti na ndihmoftë e na ruajtë nga e keqja. Gjatë jetës sime mjaft shpesh kam përjetuar që kafshata të na vijë deri te goja, por jo edhe në gojë. Shpresoj se kësaj radhe nuk do ta humbim rastin. Besoj se ky rast do të jetë mjaft i mirë për popullin tonë”.

Po ashtu, edhe në takimet e shpeshta që kam pasur edhe vetë unë, autor i këtyre pak rreshtave, sikurse edhe në mjediset tjera, imzot Nikë Prela thoshte: “Deri sa isha me shërbim në trojet shqiptare, por edhe në ato të përziera në Mal të Zi, jetoja për shqiptarët, kurse që kur jam në mesin e njerëzve të gjakut tim, në popullin tim e gjeta vetvetën plotësisht. Dhe, nëse e kërkon nevoja jam i gatshëm që edhe jetën ta flijoj për popullin tim shqiptar pa dallim feje. Me fjalë të tjera, siç ka thënë i madhi imzot Pjetër Bogdani se “Fati i popullit tim është edhe fati im”. Me fuqinë e fesë dhe me frymëzim dashurie ishte vëlla, mik, prind dhe njeri i Zotit dhe i popullit për të gjithë njerëzit pa dallim feje. Në asnjë moment imzot Prela nuk e nënçmoi apo e dëboi askë mbi baza kombëtare apo fetare. Për të gjitha këto virtyte, që i pat shkelqësia e tij, edhe sot njerëzit e kujtojnë me nderim dhe falenderim.

Imzot Prela pat kujdes të madh për meshtarë, për rregulltarë dhe rregulltare, për thirrje të shenjëta, për besimtarë, si dhe për mbarë popullin shqiptarë. Gjatë shërbimit të tij në detyrën e ipeshkvit ai disa herë u takua me papët e kohës të Vatikanit, si dhe shumë herë me Nënën Tereze.

Imzot Nikë Prela kishte qëndrim të veçantë ndaj të varfërve, të sëmurëve dhe të hendikepuarëve. Ishte gjithmonë i gatshëm të ndaj edhe kafshatën e gojës dhe petkun e trupit, sidomos për skamnorët. Gjatë veprimtarisë së tij në Kosovë ndihmoi varfënjakët me çka pat dhe sa mundi. Bile, në Ferizaj, në vitin 1990, gjashtë familjeve skamnore u ngriti shtëpi, pastaj e ndihmoi popullatën shqiptare me ilaqe e kujdes mjekësor, në veçanti ndihmoi më se 7500 fëmijë dhe të rinj shqiptarë, të cilët i helmoi okupatori serb. Ndihmoi masën e gjerë popullore shqiptare në Kosovë kur çdo ditë e më shumë po shtohej varfëria, veçmas në vitet 90 (pas vitit 1990) pas largimit nga puna të punëtorëve shqiptarë nga okupatori serb. Së bashku me dr. don Lush Gjergjin, pastaj me don Zef Gashin (tash arqipeshkëv i Arqipeshkvisë së Tivarit), me profesor Anton Çettën, me akademik Fehmi Aganin, por edhe me shumë veprimtarë të tjerë, themeluan Shoqatën humanitare bamirëse të Kosovës “Nëna Tereze”.

Imzot Nikë Prela, së bashku me imzot Nikollë Minin, famullitar në Prizren, ishin edhe themelues të revistës fetaro-kulturore “Drita”, si dhe të shtëpisë botuese katolike me të njëjtin emër, si e tillë ishte e vetmja në botë. Imzot Nikë Prela në veçanti u dallua në krijimtarinë letrare e shkencore. Ai ka shkruar disa vepra, por edhe ka përkthyer shumë sosh.

 

Bashkëpunoi ngushtë me Ibrahim Rugovën

Kontribut të madh ka dhënë sidomos në ngritjen e zërit për çështjen kombëtare shqiptare dhe të Kosovës, që nga viti 1981, kur ishte i vetmi zë shqiptar deri në vitin 1989, por edhe deri kur kaloi në amshim trokiti vet, por edhe me shkresa protestuese pothuajse nëpër dyert e të gjitha shteteve evropiane, të SHBA-ve, si dhe në Kombet e Bashkuara.

Madje, ai me shumë veprimtarë të tjerë dhanë kontribut të madh në lëvizjen për pajtimin e gjaqeve dhe të ngatërresave ndërshqiptare. Ishte dorë e djathtë e udhëheqësve shqiptarë, sidomos bashkëpunoi ngushtë me presidentin e Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën, por edhe me institucionet e asociacionet tjera të kohës të Republikës së Kosovës. Në veçanti ai ishte një parashikues i mirë i ardhmërisë së çështjes shqiptare dhe të Kosovës.

Do përmendur se imzot Nikë Prela nuk kishte pasur shëndet të mirë, që ishte pasojë e mundimeve nëpër burgje. Për këtë kishte shkuar edhe në Itali më parë, si dhe në Igallo të Hercegnovit (në Mal të Zi). Ndërkaq, më 27 maj të vitit 1984, në udhëkryqin e Kamaranit, afër Gllogovcit, kishte pësuar në një fatkeqësi të komunikacionit, ku kishte marrë lëndime të rënda trupore, që do të thotë se kishte thyerje të kërdhokulës në këmbën e djathtë. Ipeshkvin e lënduar nga vendi i ngjarjes e kishte marr Shaban Hyseni dhe e kishte dërguar në Spitalin e Prishtinës. Në anën tjetër, më 30 maj të po atij viti, në Klinikën Ortopedike të Shkupit ipeshkvi pati një operacion të rëndë dhe të ndërlikuar. Më vonë shkoi në Ohër (korrik 1984) për shërim, pastaj edhe në Bajë të Kllokotit dhe (më 4 mars 1985) dhe më vonë në Qendrën mjekësore për eshtra në Risan (Mali i Zi). Megjithatë, gjatë vitit 1995, iu desht t’i nënshktrohej katër operacioneve të rënda në Itali. Kjo e detyroi ta amputojë këmbën e djathtë kështu që deri në vdekje jetoi me karrocë. Për këtë fatkeqësi Imzot Nikë Prelës i shkruan Nëna Tereze: “Më vjen shumë keq për fatkeqësinë tuaj. Le t’ju ndihmojë dhe t’ju ushqejë lutja në këto çaste të vështira”.

Imzot Prela gjatë jetës së vet 78-vjeçare, 14 vjet shërbeu në Sutomore e 14 në Muo të Malit të Zi, si dhe 27 vjet ishte në detyrën e ipeshkvit të Kosovës, që do të thotë se ai pa ndërprerë punoi 55 vjet. Do përmendur se imzot Prela ishte ipeshkvi i parë shqiptar, në nivel të Ipeshkvisë Shkup-Prizren, pas 48 vjetëve, përkatësisht pas imzot Lazër Mjedës.

Imzot Nikë Prela, edhe pse i kishte mbushur 75 vjet qysh më parë, në pension shkoi në moshën 78-vjeçare.

Mirëpo, vetëm pas shtatë ditëve të dorëzim-pranimit të detyrës ipeshkvit të ri imzot Mark Sopit, që u bë në Konkatedralën e Zojës Ndihmtare në Prizren, më 18 shkurt të vitit 1996, kaloi në amshim më 25 shkurt 1996, kurse mesha e dritës dhe përcjellja iu mbajt më 26 shkurt, përkatësisht mesha përkujtimore dhe varrimi i të ndjerit u bë në Prizren, në mënyrë madhështore, më 27 shkurt të po atij viti (1996).

Me rastin e kalimit në amshim të imzot Nikë Prelës, Ordinariatit Ipeshkvor në Prizren i kishin arritur shumë telegrame ngushllimi, e ndër ta edhe nga dr. Ibrahim Rugova, kryetar i Republikës së Kosovës.

 

 

PAS 48-VJETËVE – NIKË PRELA IPESHKVI I PARË SHQIPTAR

 

 

Nikë Prela: “Ndërgjegja: Zoti është porsi pasqyrë drejtësie, së vërtetës dhe i mirësisë. Nëse nuk mund të ballafaqohemi me vetën, për arsye të veseve të këqia që i kemi, kot e thejmë pasqyrën, sepse përsëri prej mijëra grimcash të pasqyrës, shohim fytyrën tonë të copëzuar e të shtrembër”

 

 

Imzot Nikë Prela gjatë shërbimit të tij, si në detyrën e meshtarit e po ashtu edhe gjatë kohës sa ishte ipeshkv, kujdes të madh i kushtoi meshtarëve, pra kujdes pat për rregulltarë dhe rregulltare, pastaj për thirrje të shenjta të të rinjve, për besimtarë, si dhe për mbarë popullin shqiptarë. Ai gjatë 28 vjetëve të shërbimit në dy famulli të Ipeshkvisë së Kotorrit – në Sutomore e në Muo, kishte lënë përshtypje shumë të mira te besimtarët. Ishte shumë i adhuruar dhe i dashur.

Si meshtar i ri ishte edhe dëshmitar i masakrës së njohur ndaj shqiptarëve në Tivar, ngjarje kjo e cila e ka përcjellur në formë ankthi gjithë jetën, duke e motivuar kështu për t’u identifikuar më së miri me fatin e popullit të tij – shqiptarë, vazhdoi të përjetojë edhe golgota të tjera bashkë me te (Mr. Qibrie Demiri “Imzot Nikë Prela, njëri nga më të rëndësishmit në galerinë e personaliteteve kombëtare”, temë e mbajtur në manifestimin përkujtimor në Ferizaj, më 24 shkurt 2004).

Megjithatë, Radio Vatikani, më 31 tetor të vitit 1969, kishte lajmëruar mbi një çështje shumë të rëndësishme për shqiptarët e besimit katolikë në Kosovë dhe në trevat etnike shqiptare, si dhe për ata në diasporë – nëpër botë. Çështja kishte të bënte me emrimin e don Nikë Prelës në detyrën e ipeshkvit. Në fakt, në bullën e shenjtërisë së tij papa Palit VI ndër të tjera thotë:

 

Birit të dashur Nikollë (Nikë) përshëndetje dhe bekim apostolik!

Pasi ishte nevoja tepër e madhe që besimtarëve që gjuhë amtare e kishin shqipen, e që jetojnë në territorin e dioçezës Shkup-Prizren, t’u kushtohet një kujdes i posaçëm, na u dukë e nevojshme që të kujdestarojmë për të mirën e shpirtërve, që t’u japim eprorin e shenjtë, i cili në mënyrë të posaçme dhe të suksesshme do të kujdesohet për ta, dhe njëkohësisht i pasijur me virtyte të jashtëzakonshme dhe me shpirt fisnik, si dhe me ushtrim praktik të fesë ndaj njerëzve dhe rrethanave, do ta mësoj shtërngesën ungjillore pas së cilës shtigjet e kësaj toke do t’i drejtojë kah amshimi. Prandaj, sipas Këshillit të Kongregacionit Shenjtë për Ungjillizim të popujve ose për të përhapurit e fesë, dhe duke e pyetur vëllain e ndershëm Mario Cagnen, arqipeshkvinë titullar të Heraklesë në Evropë dhe delegatin apostolik, me pushteden tonë më të lartë po të emrojmë ipeshkv ndihmës “sedi datus” në Ipeshkvinë Shkup-Prizren për besimtarët e gjuhës shqipe, të cilët me shumicë jetojnë në Kosovë, dhe njëkohësisht po të emrojmë ipeshkv të selisë së zbrazët të Rufinianës duke t’i dhënë të drejtat dhe detyrat e përshtatshme…”

Për t’u kuptuar bulla e Papës më mirë po e citojmë çarkorën e Ordinariatit të Kotorrit:

“Arriti lajmi zyrtar në Ordinariatin tonë, që famullitari i Mullës (Muos) dhe i Shkalarës, don Nikë Prela, është emruar për ipeshkv titullar i Rufinianës për dioçezën e Prizrenit “sedi datus”, që do të thotë ipeshkv ndihmës për shqiptarë në Ipeshkvinë Shkup-Prizren. Shenjtëria e papës Pali VI e kishte ringjallur Ipeshkvinë e Prizrenit me bulën e vet “Ad Ecclesiam Christi”, të datës 2 tetor 1969, e me këtë ai e ringjalli përsëri dioçezën e Prizrenit dhe menjëherë ia bashkoi Shkupit “aeque principaliter” me të njëjtat të drejta. Ipeshkvi i ri është Ordinar për të gjithë besimtarët me kombësi shqiptare në dioçezën Shkup – Prizren (“Drita”, viti I, numër 1, 25 mars 1970, faqe 1). Imzot Nikë Prela pasi e mori detyrën e re, nëpërmjet revistës “Drita”, iu drejtua besimtarëve:

 

Meshtarë të dashur, murgesha e besimtarë, vëllezër e motra shqiptarë!

Si ipeshkv rezidencial i Prizrenit, qytetit historik, të cilin para 48-vjetëve ishte i shtyrë ta lëshonte imzot Lazër Mjeda, ipeshkvi i fundit shqiptarë, Ju drejtoj të gjithëve përshëndetje dhe bekimin tim ipeshkvor.

Me rastin e kremtimit të 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit, edhe më shumë bota mbarë e njohu emrin shqiptarë, kulturën dhe karakterin kreshnik të popullit tonë. Edhe papa Pali VI na dha nderë dhe lavdërime me letrën e vet drejtuar shqiptarëve në botë. Edhe më këtë rast papa e dëshmoi dashurinë e vet ndaj nesh duke e plotësuar dëshirën e meshtarëve dhe të besimtarëve, duke e dërguar në Prizren ipeshkvin e gjakut dhe të gjuhës tonë. Unë jam i prekur që më takoi zgjedhja aq e rëndësishme dhe vetën e detyroj që t’u përgjigjem dëshirave dhe shpresës së popullit tim.

Detyra është e rëndë, por me ndihmën e Zotit dhe me marrëveshje, përkrahje e bashkëpunim me ju, do ta arrijmë qëllimin tonë – përparimin dhe zhvillimin e kishës ndër ne.

Karakteri dhe bujaria jonë, të cilat janë lartësuar deri në besën tradicionale, si dhe mikpritja, kanë hy në leksikografinë botërore. Këto duhet të përhapen me dashuri, zemërgjërësi dhe me nderim ndaj çdo njeriu. Kultura jonë, e cila e ka pasur fillimin e vet me një përmbajtje fetare, është rreshtuar në rendin e kulturave të tjera botërore…” (“Drita”, viti I, numër 1, 25 mars 1970, faqe 2).

Njëherësh, imzot Nikë Prela përveç obligimeve ipeshkvore, rëndësi të veçantë i kushtoi brezit të ri, fëmijëve. Ai përherë u uroi shëndet, por mbi të gjitha fëmijëve u uroi fillim të mbarë të vitit shkollor:

 

Të dashur fëmijë!

Në fillim të këtij viti shkollor ju drejtohem me dëshira të flakta për suksese të mira në shkollë. Më së pari në shtëpi do t’i dëgjoni prindërit tuaj dhe t’i nderoni të moshuarit. Në shkollë do të jeni të urtë. Nderoni dhe ndëgjoni mësimdhënësit me vëmendje, më shumë mësoni në shkollë se sa në shtëpi, por në shtëpi me kohë do të përsëritni të gjitha, sidomos çka keni për të mësuar përmendsh. Në kishë, sidomos të dielave, merrni pjesë në meshë me besimtarë tjerë, si anëtarët e një familje të përbashkët. Bashkëpunoni me besimdhënësit duke mësuar mirë se në çka të besojmë dhe si të jetojmë. Kështu, fëmijë të dashur, Ipeshkvi i juaj kujdeset për ju dhe lut Zotin për ditë për ju, për besimdhënësit dhe për mësimdhënësit tuaj, posaçërisht për farefisin tuaj.

Ju bekoj të gjithëve duke ju dëshiruar shëndet, suksese shembullore në shkollë dhe, si thotë shën Luka për Krishtin dymbdhjetëvjeçar në tempull, përparim në dije, në meshë e në hir para Hyjit e para njerëzve” (“Drita”, nr. 7- 9, 1989).

 

 

TAKIMET E IMZOT NIKË PRELËS ME PAPËT

 

 

Ipeshkëvi i Kosovës disa herë është takuar me papa Plin VI dhe me papa Gjon Palin II. – Papa Pali VI e kishte shënuar 500-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit. Ne mburremi që Nëna Tereze është shqiptare. Papa Gjon Pali II gjuhën shqipe e rëndit në vendin e gjashtë të gjuhëve të botës. Prela i kishte njohtuar papët për gjendjen e rëndë politike në Kosovë, si dhe me përkeqësimin e gjendjes së shqiptarëve në ish-Jugosllavi

 

 

Imzot Nikë Prela gjatë kohës sa ishte ipeshkv pati disa takime me papë të Vatikanit. Së pari i shoqëruar nga sekretari i tij don Mark Sopi (tash ipeshkëv i Kosovës), imzot Nikë Prela, gjatë muajit nëntor të vitit 1970, u takua me papa Palin e VI. Me atë rast, papa së pari e pyeti imzot Nikë Prelën se “a je ti ipeshkvi shqiptar që duhet të përkujdesësh për shqiptarët në dioçezën Shkup – Prizren?”, kurse pasi imzot Nikë Prela e siguroi, foli edhe për gjendjen e kishave në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare, për meshtarë, si dhe për popullin shqiptarë. Pas një bisede të gjatë papa duke ia dhënë bekimin apostolik për besimtarë dhe tërë dioçezën, u përshëndet me ipeshkvin tonë.

Pasi ishin kthyer, imzot Nikë Prela kishte kërkuar që të mbahen meshë shenjte për t’u lutur për papa Palin VI. Me atë rast ai kishte thënë se papa Pali VI është i rëndësishëm për popullin shqiptarë, sepse ai me rastin e shënimit të 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit, me letër që i ishte drejtuar Kardinalit Agagianianit, e kishte përkujtuar këtë hero tonin dhe të botës. Po ashtu, papa Pali VI e kishte ringjallur dioçezin e Prizrenit, duke e emruar ipeshkvin shqiptar imzot Nikë Prelën për besimtarët shqiptarë. Në anën tjetër, papa Pali VI i kishte dërguar letër imzot Nikë Prelës nëpërmjet Sekretariatit shtetëror të Vatikanit, imzot J.Benes-it, në të cilën thuhej:

 

Exelencë dhe fortë i nderuari Imzot Nikë Prela !

Shenjtëria e tij me një gëzim tejet të madh kuptoi prej letrës sate bujare dhe prej revistës së bashkangjitur se me çfarë përpjekje fetare dhe përkushtim të flakët jeni duke u përgatitur për ta përkujtuar 100-vjetorin e kryekishës së Prizrenit, si ti vet, njashtu edhe mbarë kisha dhe të krishterëve shqiptarë.

Duke pasur parasysh tanimë vlerën dhe rëndësinë e asaj kishe të zbukuruar me emrin e Zojes së Bekuar, përkatësisht me emrin e Ndihmëtarës së të krishterëve, për jetën kishtare dhe nxitje në ato anë të fesë, me shpirt, gëzim dhe dëshira lakmoj për pjesëmarrje me ju në kremtim.

Bekimin Aposolik pra të kërkuar nga papa në këtë kohë të lumtur, Shejtëria e Tij me gatishmëri plot andje dhe dashuri atërore uron me gjithë zemër, më së pari Ty, meshtarëve, murgeshave dhe të gjitha familjeve të besimtarëve shqiptarë, që me hire të frytshme e të forcuara, me gëzime qiellore të përtrira, që të përfiton mbarë populli shqiptarë plotërinë e pasurive hyjnore.

Me një pëlqim përnjëmend të madh më ra kjo detyrë që t’u shkruaj dhe në rrethana të volitshme t’i nënshkruhem Shkëlqësisë Tënde shumë të nderuar”.

Imzot Nikë Prela pati edhe disa takime me papa Pali VI. Kurse, imzot Nikë Prela, i përcjellur nga dr. don Lush Gjergji, më 5 shkurt të vitit 1981, në Romë, realizoii takimin e parë me papën e ri Gjon Pali II. Me atë rast imzot Nikë Prela ia dhuroi papës të gjitha botimet e “Dritës”. Ati i shenjtë me interesim të madh e mori “Besëlidhjen e re” të përkthyer nga don Simon Filipaj, si dhe veprën “Nëna jonë Tereze” të dr. don Lush Gjergjit.

Një ditë pas takimit me papën, imzot Nikë Prela dha një intervistë për Radio – Vatikan, ku ndër të tjera tha se “Papa Gjon Pali II më pranoi në vizitë zyrtare dhe në fund të bisedës sonë ia dorëzova kompletin dhjetëvjetor të “Dritës”, si dhe “Biblën e ilustruar”, “Shujtën shpirtërore” dhe katekizmin “Krishti ndër ne”. Ati i Shenjtë i mori dhe i këqyri me vëmendje të madhe duke treguar interesim të posaçëm për këto libra. Veçmas ia tërhoqi vëmendjen “Besëlidhja e re” e përkthyer në gjuhën shqipe nga don Siman Filipaj. Me një interesim të njëjtë e vështroi edhe jetëshkrimin mbi Nënën Tereze, të cilën e përgatiti dr. don Lush Gjergji.

Ne mburremi, jo vetëm se Nëna Tereze është shqiptare, por se ajo u lind në dioçezën tonë Shkup – Prizren. Na vjen mirë që ka hapur një shtëpi në vendlindjen e saj, në Shkup, ku tani veprojnë motrat e saja. .

Papa më priti përzemërsisht, dhe për këtë i falem nderit çiltërisht. Gjatë bisedës ai tregoi ndaj nesh një mirëkuptim të madh. Si person edhe me fjalë të ëmbla ia jep zemrën bashkëbiseduesit duke zgjuar në te shpresën dhe sigurinë. Ai interesohet fare shumë për popullin tonë, gjë që dëshmoi shumë herë edhe botërisht në raste të ndryshme. Ai në të gjashtin vend të rënditjes së gjuhëve të botës e rradhit gjuhën shqipe”.

 

Papa njohtohet mbi gjendjen e rëndë të shqiptarëve

Po ashtu, gjatë qëndrimit në Romë, imzot Nikë Prela dhe dr. don Lush Gjergji, vizituan bazilikat e Romës, kurse në Kishën e shën Pjetrit, ata u luten mbi varrin e Papës së Parë, mbi varrin e papës së fundit që kishte kaluar në amshim, pastaj mbi varrin e papës shqiptar, papës Klimentit XI (Gjon Françeskut), si dhe vizituan shenjtërorën e Zojes së Shkodrës (Zoja e Këshillit të Mirë) në Gjenecano, afër Romës.

Njëherësh, më 17 mars të vitit 1983, papa Gjon Pali II i priti ipeshkvinjtë tanë – imzot Joakim Herbut-in dhe imzot Nikë Prelën, nga dioçeza Shkup – Prizren. Papa në veçanti u gëzua kur u informua për numrin e thirrjeve të shenjta, veprimtarinë pastorale të meshtarëve dhe besnikërinë e popullit. Në atë takim imzot Nikë Prela ia dorëzoi papës listën e 140 motrave (të nderit) shqiptare, të cilat së bashku me meshtarët shqiptarë, lutën për kthimin e Shqipërisë kah Zoti, si dhe e njohtoi papën me gjendjen e rëndë politike në Kosovë, përkatësisht me gjendjen e përkeqësuar të shqiptarëve në ish-Jugosllavi.

Po ashtu, më 27 maj të vitit 1987, në Romë, në audiencën e rëndomtë, që e ka papa me besimtarët shtektarë nga mbarë bota, mori pjesë edhe imzot Nikë Prela, i cili bashkë me ipeshkvinjtë tjerë të pranishëm, bekoi besimtarët e pranishëm. Me këtë rast imzot Nikë Prela e përshëndeti papa Gjon Palin II, i cili u ndal në një bisedë me Prelën. Më pastaj, imzot Nikë Prela ia dorëzoi papës botimet më të reja të “Dritës”, si “Katekizmat”, “Lule për Nënën”, “Historia e Ipeshkvisë Shkup – Prizren gjatë shekujve”, “Kisha dhe historia e saj” (10 vëllime), “Lutje dhe Arka”, “Shujta Shpirtërore” e botime të tjera. Papa këto botime i pranoi me gëzim dhe falenderim. Në fund të këtij takimi, papa tha: “Për çdo ditë lutem për popullin shqiptarë”.

Gjatë qëndrimit të imzot Nikë Prelës në Romë, ai e vizitoi edhe Seksionin e Gjuhës Shqipe të Radio – Vatikanit.

Gjatë shërbimit në detyrën e ipeshkvit Nikë Prela u takua me Atin e Shenjt edhe disa herë.

 

 

NËNA TEREZE ËSHTË BIJA MË E MADHE E POPULLIT SHQIPTARË

 

 

Imzot Nikë Prela është takuar shumë herë me Nënë Terezen. Ajo ishte një burim i një dashurie inventive. Pas 52 vjetëve Nëna Tereze përsëri në vendlindje. Sa herë që rrëfehej Nëna tereze “Punën e pendimit” e thoshte në gjuhën amtare shqipe. Nëna Tereze u laurua me Çmimin Nobel për Paqe

 

 

Imzot Nikë Prela: “Me Nënën Tereze jam takuar më së pari në Ferizaj, në korrik të vitit 1970, kur erdh për të më përshëndetur, e kur ishte duke shkuar te shenjtërorja e Zojes së Bekuar në Letnicë. Vizita ishte e shkurtër, e duke mos pasur çka t’i dhuroj, ia dhurova një kryq të thjeshtë, të cilin e mori me gëzim dhe me buzëqeshje.

Të dytën herë, në nëntor të vitit 1970, jam takuar me te në Romë.

Ishte tepër interesant takimi ynë dhe biseda që patëm. Për mua ishte një përjetim i paharrueshëm dhe një befasi – zbulimi i një dashurie inventive. Në mes tjerash, aty i pashë disa të rinj të veshur mirë dhe u interesova për ta. Nëna Tereze më tha se i viziton shtëpitë e të pasurve duke i kërkuar studentët t’i mësojnë falas fëmijtë e të varfërve dhe të të braktisurve, për të cilët Nëna Tereze e mbaroi një banesë në rrethinë të Romës. Kështu, më tha ajo, i mësoj njerëzit të bëjnë vepra të mira. Një muaj pas, më 6 janar të vitit 1971, Nëna Tereze fitoi, e para, “Shpërblimin e papës Gjoni XXIII për paqe”, të cilin ia dorëzoi papa Pali VI.

Të tretën herë, në muajin maj të vitit 1976, e vizitova me një motër shqiptare që vepronte në Romë, barakën e Nënës Tereze, por ajo nuk ishte aty.

Të katërtën herë u takova me Nënën Tereze kur erdh në Shkup, më 28 mars të vitit 1978. Në fakt, para se të vinte Nëna Tereze në Shkup, ajo dërgoi një telegram, ku thuhej:

 

I dashuri në Krishtin, ipeshkv Prela,

Ja po ju sjelli një lajm të mirë, që katër motra tona tani janë të gatshme të vijnë në Shkup. Shpresoj se ju do ta keni një shtëpizë të vogël për to, kështu që kur të vijë unë – vijë së bashku me motra. Ju lutem që për këtë ta lajmëroni edhe kryetarin e Shkupit. Për këtë shpresoj se edhe ai do të na ndihmojë.Unë do t’u lajmëroj se kur do të vijë në Shkup. Motrat do të vijnë në Zagreb qysh kah gjysma e qershorit dhe atje do të më presin mua, kështu që së bashku, pas 52-vjetëve, do të vijmë në Shkup. Lutuni shumë për mua, në Krishtin besnike, Motra Tereze”.

Ndërkaq, me të arritur të Nënë Terezes në Shkup, u mbajt meshë, ku Nikë Prela e përshëdet me këto fjalë:

“Me kënaqësi të madhe, o Nëna Tereze, unë të përshëndes në emër të popullit tënd, në emër të meshtarëve, të rregulltarëve dhe rregulltareve si dhe në emrin tim në vendlindjen tënde, në Shkup.

Sot kam arsye të thënë edhe unë: O ti Shkup dhe o ti komb, prej të cilit ka dalur Nëna jonë Tereze, nuk jem më i vogël në botë, se mbarë bota na njeh përmes Nënë Terezes. Mirë se na ke ardhur, o Nëna Tereze”! (“Drita”, prill 1978, faqe 5 e 6).

Ndërkaq, kur e përcollëm nga aeroporti i Shkupit e pyetëm se si e flet gjuhën amtare shqipe?. Ajo na tha se qysh prej fëmijërisë, kurdo që rrëfehet anglisht apo kroatisht, gjithmonë e thotë “Punën e pendimit” në gjuhën shqipe. Kjo më preku në zemër, sepse është gjë simpatike, duke qenë se e tëra është shqiptare, prandaj edhe kur rrëfehet në gjuhë të huaja, “Punën e pendimit” e thotë në gjuhën amtare të nënës, ashtu e kuptoi Zoti lutjen e saj më mirë” (Kujtime mbi Nënë Terezën, “Drita”, nr. 11, 1979, faqe 10).

Imzot Nikë Prela është takuar me Nënën Tereze edhe më 10 dhjetor të vitit 1979, në Osllo, në ceremoninë e laurimit me Çmimin Nobel për Paqe të Nënë Terezes, pastaj më 26 maj të vitit 1980, kur erdhi si nobeliste në Kosovë. Me atë rast, në Binçë u mbajt një meshë, të cilën e udhëhoqi imzot Nikë Prela, i cili gjatë predikimit ndër të tjera tha: “Në diqezën tonë Shkup-Prizren, e cila shtrihet prej Pejës deri në kufinj të Greqisë, veprojnë përfaqësuesit e 10 shoqërive rregulltare, nëpër spitale, shtëpi të pleqve apo nëpër famulli. Mirëpo, kush e ka paraparë se këtyre motrave ka për t’iu bashkuar edhe një shoqëri, e cila ka për ta pasuruar dioqezën tonë, domethënë Shoqëria e “Misionareve të Dashurisë”, të cilat përndryshe na i njohim si Motrat e Nënës Tereze.

Mirëpo, si tha edhe ajo vetë mu sot, veprimtaria e saj, e cila nuk e ka historinë e gjatë, hapet vrullshëm anembanë botës duke hapur shtëpi të reja gjithnjë e më tepër në shumë vende, në tërë kontinentet, në mbarë botën, e cila botë edhe e thërret “nënë”.

T’i bashkojmë tash uratat, si na thërret Nëna Tereze, për këtë hap të parë të saj në dioqezën tonë, që e bëri në shenjë shpërblimi dhe falënderimi ndaj atdheut të vet” (“Drita”, numër 6-7, 1980, faqe 16-17).

Po ashtu, Imzot Nikë Prela u takua me Nënën Tereze edhe gjatë tetorit të vitit 1982, të cilën e priti në elterin e Kishës së Shën Katarinës në Pejë.

Njëherësh, kur dr. don Lush Gjergji e përgatiti monografinë me krijime kushtuar Nënës Tereze, në vitin

1985. Në te imzot Nikë Prela e kishte shkruar shkrimin “Mbi botën e mjerimit”, që i parapriu librit të përmendur, e i cili shkrim i kushtohej 75-vjetorit të Nënë Terezes. Në te ndër të tjera ku thuhet:

Ishte një grua me emrin Drane, e njohur tani në të tëra gjuhët e botës – “Nëna Loke”, si e thërrisnin fëmijët e saj. I kishte tre fëmijë, një djalë e dy vajza, ndër të cilat e vogla quhej Ganxhe, e e cila edhe sot, pas 75-vjetësh jete, është e përmendur si “Nëna Tereze”.

Ndërsa ende e bartte në parzëm e ëma para 75 pranverave, askujt s’i vete mendja se kjo foshnje shqiptare nga Shkupi, do të dilte në pah si asnjë frymë njeriu përpara, e njohur dhe e përfillur nga mbarë rruzulli.

Kjo monografi e përfituar spontanisht nga elita jonë kulturore është dhurata më e natyrshme, mirënjohja më e çiltër dhe shpërblimi më intim, i cili do t’ia dalë çdo shpërblimi tjetër, për shpirtin e Nënës sonë Tereze, sepse është e zemrës, e gjakut dhe e gjenit të popullit shqiptar.

Monografia është njëherit edhe urimi më i përzemërt në emër të të gjithë vëllezërve dhe të motrave të saja shqiptare si tufë lulesh që kundërmonë këndshëm si vetë ndiesia që ushqejmë në zemrat tona për Nënën Tereze; me ngjyra të ylberta, si vetë rrezet ngushëlluese që lëshon Ganxhja mbi botën e mjerimit për të të strehuarit në kraharorin e Nënës sonë Tereze!” (“Lule për Nënën”, Ferizaj, 1986, faqe 7-9).

Me Nënën Tereze Imzot Prela është takuar edhe në Budapest të Hungarisë, ku qëndruan prej 16-18 qershor të vitit 1989.

 

“Kremtojmë bashk me ty, o Nënë Tereze, o ti nderi i kombit, 80-vjetorin e jetës sate!

Rroftë Nëna Tereze me veprën e saj, e të motrave të saja në mbarë botën! Lavdi i qoftë prindërve të saj që e prunë në jetë në tokën tonë! Lavdi i qoftë popullit që ia dha gjuhën e gjakun e tiparet e rralla të fisit fisnik!

O Nënë Tereze, o motra jonë, o bijë e popullit tim, para të gjithë shqiptarëve të botës mbarë, para të gjithë atyre që e vlerësojnë humanizmin, ta shtrij dorën time, duke të marrë ngrykë vëllazërisht, me rastin e 80-vjetorit që je duke e shënuar me ne”. Imzot Nikë Prela (“Drita”, numër 1-2, 1990, faqe 16).

 

 

NËPËR EVROPË E AMERIKË PËR ÇËSHTJEN KOMBËTARE

 

 

Nikë Prela disa herë kishte qëndruar edhe në mesin e punëtorëve tanë me punë dhe qëndrim të përkohshëm jashtë vendit. Ai i kishte vizituar edhe arbëneshët e Zarës, Kelmendasit e Sremit, arbëreshët e Italisë, shqiptarët në Amerikë e gjetiu. Po ashtu, ai kishte hapur edhe Misionet e para Katolike Shqiptare nëpër Evropë. Rëndësi të veçantë i kushtonte bashkëpunimit ndërfetar te shqiptarëve

 

 

Imzot Nikë Prela me bashkëpunëtorë ka vizituar edhe shumë qendra të ndryshme të Evropës, si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka paraqitur gjendjen e kishës katolike në nivel të dioçezës Shkup – Prizren, si dhe çështjen shqiptare dhe të Kosovës. Kështu, imzot Nikë Prela i shoqëruar nga don Zef Gashi (tash arqipeshkëv në Tivar), qëndruan në Belgjikë (1973), kurse më vonë i shoqëruar nga don Ndue Gjergji, në vitin 1985, përsëri e vizituan Belgjikën, ku u priten nga premieri Matrens e shumë personalitete të tjerë të këtij shteti. Përndryshe, Prela mjaft shpesh i ka vizituar punëtorët tanë në mërgim, si në Austri, Gjermani, Francë, Zvicër, Itali e shtete të tjera të Evropës. Po ashtu, imzot Nikë Prela në vitin l976 shkoi në Itali për të marrë pjesë në festën e lumturimit të Leopold Mandiqit, i lindur në dioçezen e Kotorrit ku edhe Prela kishte shërbyer. Në atë vit (1976), i grishur nga imzot Marjan Obllaku, mori pjesë në 200-vjetorin e arbëreshëve të Zarës, pastaj gjatë marsit e prillit të vitit 1987 gjendej në mjekim në Itali. Megjithatë, edhe gjatë asaj kohe ai bëri disa vizita zyrtare organeve kompetente të Selisë së Shenjtë, ku u takua me etërit basilian në Grottaferrata, me ç’rast e vizitoi edhe seminarin arbëresh (36 nxënës), si dhe i vizitoi disa bamirësa, shoqëri të ndryshme rregulltare, ku edhe shkollohen, përkatësisht veprojnë më se 20 motra shqiptare nga Ipeshkvia jonë.

 

Pasia zyrtare e imzot Nikë Prelës

Më 18 tetor 1985 Imzot Nikë Prela vizitoi në Shëngjergj të Ulqinit famullitarin, priftin dhe përkthyesin e afirmuar e të palodhshëm – don Simon Filipaj, i cili ishte duke e përgatitur “Biblën e ilustruar” për ribotim, si edhe “Besëlidhjen e vjetër”. Pastaj me imzot Perkoliqin, arqipeshkvin e Tivarit, u nis për Kotorr dhe Hercegnovi, ku u festua solemnisht lumturimin e Shën Leopold Mandiqit.

Udhën e vazhdoi për Sarajevë ku u përpoq me tre studentët tanë të teologjisë dhe me dy motra, ndër të cilat ajo e moshuara, Jozefina Vulaj, ka shërbyer më se 40 vjet në katedralën e Sarajevës, ndërsa tjetra punon në redaksi të revistës misionare “Radosna Vijest”.

Në Zagreb Imzot Nikë Prela bashkë me imzot Joakim Herbutin, mori pjesë në tubimet ipeshkvore, përkatësisht në Konferencën Ipeshkvore të ish-Jugosllavisë, pastaj u takua me studentët shqiptarë të teologjisë si edhe me motrat tona që studijojnë apo punojnë në Zagreb. Ipeshkvi, këtu, u takua edhe me besimtarët shqiptarë, ku edhe mori pjesë në meshën që thuhet në gjuhën shqipe të dielave të para të muajit.

Ipeshkvi, pastaj vizitoi edhe studentët tanë të teologjisë në Rijekë si edhe dy seminaristë në Kolegjin salezian. Duke u kthyer vizitoi edhe Gjakovo-n ku studion një student i yni dhe shërbejnë dy motra tona, nga të cilat – Drita Palushaj, që është organiste e njohur. Këtu kemi edhe një grup vajzash që përgatiten për jetën rragulltare (“Drita”, numër 11 – 12, 1985, faqe 23).

Njëherësh, më 22 maj të vitit 1987, imzot Nikë Prela vizitoi seminarin arbëresh në Romë, ku banojnë studentët e teologjisë, që kryejnë studimet në Universitetin e famshëm të Gregorianës. Këta janë studentët arbëresh (19 sish) prej Kalabrisë dhe Sicilisë, ndërkaq në seminarin e vogël në Sicili dhe në Kalabri gjenden edhe më se 30 seminarista të tjerë. Me këtë rast ipeshkvi ynë u takua edhe me dy ipeshkvitë arbëresh, imzot Stamatin dhe imzot Lupinaçin, me të cilët mori pjesë në Konferencën Ipeshkvore të Italisë.

Imzot Nikë Prela, në Romë, e vizitoi edhe famullinë e arbëreshve, që e udhëheq msgr. Eleuterio Fortino, e të cilit Prela ia uroi emrimin nga Ati i Shenjtë për nënsekretar të Sekretariatit për Bashkim të të Krishterëve.

Njëherësh, imzot Nikë Prela shumë shpesh ka shkuar vet, por edhe ka dërguar meshtarë nëpër Evropë për të mbajtur meshë në gjuhën shqipe për punëtorët tanë me punë dhe qëndrim të përkohshëm. Pastaj, ai vet dhe meshtarët tjerë kanë mbajtur meshë në gjuhën shqipe në Slloveni e në qytete të ndryshme të Kroacisë, si në Zagreb, Osijek, Rijekë, Split, Zarë e vende të tjera.

- Kur gjendet njeriu jashtë shtëpisë, larg vendlindjes, përkatësisht jashtë atdheut, në botë të huaj, kaplohet nga një ndjenjë e çuditshme, sidomos kur takohesh me shqiptarë, thoshte imzot Nikë Prela dhe vazhdonte: Kur nisesh në rrugë e ke parasysh se do të gjendesh në mesin e të huajve, kurse atje të presin vëllezërit, motrat… Isha në Detroid të SHBA-ve. As nuk kam mundur të ëndërroj ndonjëherë se në një meshë do të tubohen 3000 veta, siç më ndodhi në Detroid. Tre mijë shqiptarë. Ju thashë: Erdha këtu t’u sjell një pjesë të zemrës që e keni lënë atje… Në fytyrat e tyre shihja lot, lot malli, lot shqetësimi për fatin e vëllezërve e të motrave të lënë në mëshirën e represionit serb. Isha në Zvicër, në Slloveni, në Kroaci… Gjithkund shqiptarë… Shqiptarët kudo që gjenden mendjen e kanë te rrënjët (Ibrahim Kadriu: “Kemi me se të gëzohemi”, “Rilindja”, 10 dhjetor 1994, faqe 6).

 

Themelues i Misioneve Katolike Shqiptare nëpër Evropë

Ai gjatë veprimtarisë së vet ipeshkvore ka hapur misione katolike në Zvicërr, në Austri, në Kroaci dhe në Gjermani, kurse për Shqipëri ka dhënë leje për të shkuar misionarët shqiptarë nga Kosova. Në fakt, imzot Nikë Prela aty kah fundi i viteve të tetëdhjeta të shekullit kaluar, ishte profetik lidhur me Shqipërinë tonë martire. Ai në çdo meshë, pretk apo bisedë profetizonte duke thënë: “Mos u habitni, së shpejti do të hapet Shqipëria… Ne duhet të përgatitemi për t’u ndihmuar”. Ashtu edhe veproi menjëherë pas hapjes së Shqipërisë, dërgoi priftërinjë e motra nderi për të filluar aktiviteti fetar i krishterë.

Po ashtu, ka vizituar familjet shqiptare të fisit Kelmend në Hertkovci e Nikinci të Kroacisë, të cilët në vitin 1737, së bashku me arqipeshkvinë Mihill Sumën, janë larguar nga atdheu ynë. Gjatë vizitës që e realizoi në Hertkovci e Nikinci aty kah vitet shtatëdhjeta të shekullit kaluar, atje e takoi edhe dr. Zekeria Canën, me të cilin më pastaj u shoqëruan mjaft shumë.

Pra, imzot Nikë Prela ishte gjithmonë me besimtarët, me popull dhe në popull, pastaj me thjeshtësi dhe përvuajtëri, me zell baritor, ishte i gatshëm për të dëgjuar dhe dialoguar me të gjithë, në zëvendësim të meshtarëve nëpër famulli të ndryshme, nëpër rrëfime, në pasia baritore të besimtarëve në Kosovë edhe jashtë ipeshkvisë.

 

Bashkëpunimi ndërfetar te shqiptarët

Imzot Nikë Prela rëndësi të veçantë i ka kushtuar edhe bashkëpunimit ndërfetar të shqiptarët. Rregullisht ka bashkëpunuar me Kryesinë e Bashkësinë Ismame të Kosovës. Ai rregullisht ua ka uruar festat fetare islame pjesëtarëve shqiptarë të besimit islam. Sa për ilustrim po e japim urimin e imzot Prelës dërguar BIK-së, përkatësisht ish-kryetarit Rexhep Bojës, ku thuhej: “Uratat dhe lutjet të na bashkojnë. Dashuria dhe të mirat që gjenden në zemër dhe në mendje të njerëzve të na lartësohen dhe të na përsosen për lavdi të Zotit! Urojmë paqe dhe mirëqenie të popullit shqiptarë të Kosovës dhe kudo që jeton! Të jemi të bashkuar në lutje, agjërime e sakrifica!” (“Bujku”, “Uratat të na bashkojnë”, 31 janar 1995, faqe 2).

Apo, urimi për festën tjetër, ku thuhet: “Të dashur vëllezër shqiptar të besimit islam, që ju bashkon kremtimi i Bajramit në uratë, bashkojmë edhe uratat tona për paqe dhe mirëqenie, por mbi të gjitha për popullinm tonë shqiptarë, i cili na është besuar ne udhëheqësve fetarë. Në emër të besimtarëve shqiptarë të fesë katolike, si dhe në emrin tim personal, pranoni shprehjet vëllazërore të urimit të përzemërt (“Bujku”, Avni Shabani “Uratë e përbashkët”, 10 maj 1995, faqe 1).

 

 

IPESHKVI ME ZEMËR HUMANISTI

 

 

Imzot Prela në Ferizaj ka ngritur gjashtë shtëpi banimi për skamnorë shqiptarë. Me ngritjen e ambulancave të improvizuara nëpër kishat katolike të Kosovës ndihmoi të helmuarit e vitit 1990, përkatësisht përkrahu kërkesat e minatorëve, të studentëve dhe të shklollës shqipe që ishte strehuar nëpër shtëpi private. Ishte pjesëmarrës aktiv në aksionin e pajtimeve

 

 

Imzot Nikë Prela u dallua si prindër i mirë i të varfërve dhe i të mjerëve. Ishte i gatshëm të ndaj edhe kafshatën e gojës, edhe petkun e trupit për skamnorët. Thoshte “E di nga përvoja ime familjare çka do të thotë të jesh i pasur, por edhe i varfër. I kam provuar gati të gjitha përveç vdekjes. E di se çka është uria, etja, pasiguria, skamja, varfëria. Jam tejet i lumtur dhe i falenderueshëm Zotit që më ka mundësuar që tani t’u ndihmojë të tjerëve – skamnorëve e të sëmurëve.

Ai përherë e citonte Shën Gjon Ungjilltarin, i cili kishte thënë se “si mund të thuash se e do Zotin, të cilin nuk e sheh, duke mos e dashur të afërmin të cilin e sheh”. Nisur nga kjo thënie e artë, vetëm në Ferizaj, ku që nga viti 1970 jetoi dhe veproi e deri me kalimin e tij në amshim, ka ngritur gjashtë shtëpiza për skamnorë. Mirëpo, për bamirësi të tij nuk kishte dëshirë asnjëherë të flitej, sepse, siç thoshte ai, këtë më së miri e di dhe e shpërblen Zoti.

 

Okupatori serb helmoi 7421 të rinj shqiptarë

Okupatori serb në Kosovë për t’ i shtyrë shqiptarët të pranojnë okupimin, kishte filluar me helmimin e fëmijëve dhe të rinisë shqiptare nëpër shkolla. Numri i të helmuarëve kishte arritur në 7421 sish.

Për këtë, imzot Nikë Prela, më 23 mars të vitit 1990, lëshon një kumtesë në të cilën thuhej: “Lajmi mbi helmimin e fëmijëve, nxënësve dhe të rinisë shqiptare në Kosovë na ka tronditur thellë në shpirt dhe në zemër. Së bashku me familjet e tyre dhe me mbarë opinionin tonë jemi të brengosur për këto ngjarje. Në emër të humanitetit energjikisht gjykojmë aktet e tilla dhe apelojmë te njerëzit, organizatat kompetente që të bëjnë çdo gjë për të shpëtuar jetën e të helmuarve, për të qetësuar këtë çështje tejet të ndërlikuar dhe të vështirë, në dobi të të gjithë njerëzve, pa kurrëfarë dallimesh, që të gjithë të jetojmë dhe të veprojmë në paqe e dashuri vëllezërore” – Nikë Prela.

Të helmuarëve në ndihmë së pari u kishte dalur kisha katolike në Binçë dhe në Ferizaj, ku në këtë të fundit ishte hapur një ambulancë e improvizuar me 27 shtretër ku trajtoheshin të helmuarit. Motrat e nderit kishin siguruar pak medikamente nga donatorët, në mënyrë që t’i jepet ndihma e parë fëmijëve dhe rinisë së helmuar. Këtë e kishin hetuar organet e policisë serbe, të cilat kishin ndërmarrë aksione kundër kishës, si dhe akuzonin kishat katolike, meshtarët dhe ipeshkvinë se kinëse “po e helmojnë rininë shqiptare” (Halim Hyseni: “E vërteta për helmimet”, PSHDK në Prishtinë, 1996, faqe 8, 20, 117, 204 – 206).

Helmimi nga okupatorët serb ishte interpretuar së pari si “aktrim i shqiptarëve për ta njollosur pushtetin e Serbisë”, pastaj si “trillim dhe mashtrim apo psikozë kolektive”, dhe së fundi si “organizim i Kishës Katolike Shqiptare, sidomos në Ferizaj dhe në Binçë” (!?). Kjo flet më së miri se sa larg mund të arrijë mendja e prishur e okupatorit.

Në fakt, gjatë natës 3 dhe 4 gusht 1990 njësitë e armatosura speciale serbe e kishin rrethuar Kishën “Engjëlli i Rojës” dhe Shtëpinë e Ipeshkvit e të meshtarëve në Ferizaj për të kërkuar dhe gjetur “barnat helmues”. Shefi i Sekretariatit të Punëve të Brendshme të Ferizajit, Sllavko Stevanoviq ndër të tjera deklaron për mjetet e informimit të Beogradit se në Kishën Katolike të Ferizajit kishin gjetur “depo medikamentesh të ndryshme” dhe se “dyshimi i bazuar ishte treguar i saktë”. Kjo “kampanje” kundër Kishës Katolike u bë, sepse kishat dhe ambulancat tona ishin strehimore për shumë të helmuar, si dhe reagimi kundër internacionalizimit të kësaj çështje, që e kishte ngritur nëpër botë Nikë Prela.

Bile, për kohën e helmimeve, imzot Nikë Prela, më 6 gusht të vitit 1990, i shkruante të gjitha këshillave ekzekutive të republikave dhe të krahinave autonome në RSFJ-së, por pa efekt. Zëri i Prelës te ato organe kishte hasur në veshë të shurdhër!

Për këtë Mazllum Saneja në një letër që ia drejton Papa Gjon Palit II shkruan “…dëshiroj t’Ju informoj, Atë i Shenjtë, përkitazi me sulmin dhe bastisjen e paparë, marrjen e barërave në Kishën Katolike Shqiptare të Kosovës (Binçë, Ferizaj), e cila me shërbimin e saj bamirës po u ndihmon të sëmurve nga helmimi masiv i nxënësve të Kosovës (Mazllum Saneja: “Letër e hapur papa Gjon Palit II”, “Fjala”, tetor 1990, faqe 13).

Gjatë patrollimit dhe kontrollimit disaorësh ipeshkvi me gjakftohtësi dhe dinjitet burëror, por edhe me ironi u kishte thënë policëve: “Bunkeret e barnave për helmime kërkoni gjetiu e jo te ne. Për këtë bastisje pa vendim të gjyqit do ta dij së shpejti mbarë bota. Jemi mësuar me strategjitë tuaja, sepse tri vite i kam kaluar nëpër shkollën tuaj, nëpër burgje”.

 

Me nisjativën e Prelës u themelua SHHBK “Nëna Tereze”

Në anën tjetër, për shkak të thellimit të varfërisë sidomos pas largimit nga puna të punëtorëve shqiptarë nga okupatori serb, varfëria te familjet shqiptare çdo ditë e më shumë ngriste kokë.

Për këtë shkak, pas shumë konsultimesh, më në fund në kohën kur shënohej 80-vjetori i lindjes së Nënës Tereze, përkatësisht 40-vjetori i themelimit të rregullit të saj “Misionarët e dashurisë”, filluar nga imzot Nikë Prela, dr. don Lush Gjergji, don Zef Gashi, profesor Anton Çetta, akademik Fehmi Agani e shumë veprimtarë të tjerë, në Prishtinë, më 10 maj të vitit 1990, u themelua Shoqata Humanitare Bamirëse e Kosovës “Nëna Tereze”, e cila deri në çlirimin e Kosovës me të madhe ndihmoi masën shqiptare me ushqime, veshmbathje e kujdes shëndetësor (Frrok Kristaj “Sofra e Nënës”, SHHBK “Nëna Tereze”, Prishtinë, 2000, faqe 14).

Kontribut të jashtëzakonshëm kishte dhënë imzot Nikë Prela edhe në Aksionit për Faljen e Gjaqeve, Plagëve dhe të Ngatërresave, aksion ky që kishte filluar nga një grup i të rinjve të Pejës, e të cilit (aksionit) i kishte prirë Plaku i Kosovës Anton Çetta.

Së pari, në emër të Ipeshkvisë Prela e kishte përkrahur aksionin, e pastaj edhe ishte bërë pjesëmarrës i devotshëm në pajtime, fjala e të cilit kishte ndikim të madh te masa e gjerë.

Lidhur me këtë, siç shkruan Mazllum Saneja, “karshi këtyre ngjarjeve dramatike dhe të papara në historinë kosovare, Kisha Katolike Shqiptare në Kosovë, në krye me ipeshkvin e saj, imzot Nikë Prelën, dhe me bashkëpunëtorët e tij të vyeshëm dhe të devotshëm, kontribuan shumë në pajtimin e gjaqeve në Kosovë (Mazllum Saneja: “Letër e hapur Papa Gjon Palit II”, “Fjala”, tetor 1990, faqe 13).

 

 

PRELA – EMBLEMË MENÇURIE E KOHËS

 

 

Përkushtimi i Prelës për traditën, historinë dhe filozofinë e etnisë shqiptare ishte permanent. Në biseda për çështjet kombëtare i këndellej delli patriotik, sidomos kur vlerësohej aktualiteti politik. Prela botoi katër vepra autoriale, përktheu edhe më shumë sosh, si dhe e zbuloi dhe e botoi një vepër të Shtjefën Gjeçovit

 

 

Kreun e Kishës Shqiptare të Kosovës, ipeshkvin Nikë Prela, e njoha nga takimet, që në fillim ishin spontane, e më pastaj me qëllim të caktuar që të ndeshësha me urtinë e tij, me horizontin e gjerë të njohurive mbi traditën, historinë dhe mbi filozofinë e raporteve në etninë shqiptare; mbi te, a që gjithnjë ishin me peshë. Përkushtimi i tij mbi këto baza ishte permanent, i guximshëm prej një kleriku shumë domethënës.

Andaj, temat për të cilat angazhohej, fliste, duke e mbajtur të zgjuar interesimin e bashkëbiseduesit – vinin të peshuara mirë, si reflekse të të përfkushtimit fetar, por edhe shkencor në të njëjtën kohë; tema të avansuara me peshën e mendimit.

Atij i kishte hije biseda, se e bënte me konsideratë ndaj bashkëbiseduesit, se në ato biseda i këndellej delli patriotik, sidomos kur vlerësohej raporti aktual politik, diskriminues ndaj shqiptarëve, që mbante tendosjen në Kosovë. Në ato raste e hetoje afrinë prindore të tij, këshillat për rezonim të drejtë, për krijimin e afërsisë mes njerëzve pa dallim përkushtimi fetar. Imzot Nikë Prela e kishte urtinë për të hapur rrugë ecjeje. Ai e ndiente thellë diskriminimin mbi baza kombëtare dhe përpiqej të gjente mënyrë veprimi për eliminimin e atyre diskriminimeve, ose mënyrën që mund t’i lejonte hirarkia e shërbimit.

 

Njeri i Zotit dhe i popullit

Me ardhjen e imzot Nikë Prelës ipeshkv i shqiptarëve të besimit katolikë në Kosovë, u përtëri idea që ekzistonte edhe më herët për themelimin e një reviste fetaro-kulturore në gjuhën shqipe. Kështu, nisjatori i kësaj ideje don Nikollë Mini, famullitar i Prizrenit, imzot Nikë Prela me meshtarë të tjerë, që shërbenin në Kosovë, themeluan revistën “Drita”. Imzot Nikë Prela me të ardhur në Kosovë, tha: “Le të bëhet “Drita” dhe drita u bë!” Kështu edhe doli në dritë revista “Drita”. Kjo revistë shumë shpejt u afirmua, u rrit dhe u zgjerua edhe me shtëpinë botuese me të njëjtin emër, që në fakt ishte e vetmja revistë në botë e kësaj natyre. Deri më tani kjo shtëpi botuese ka nxjerrë në dritë rreth 65 tituj të natyrës fetaro-kulturore, që në fakt është kjo një vazhdimësi e traditës sonë të lashtë të kulturës së klerit katolik ndër shqiptarë gjatë shekujve (Dr. don Lush Gjergji: “Njëri i Zotit dhe i Popullit”, “Rilindja”, 25 shkurt 2000, faqe 10).

- Si çdo tjetër ndërmarrje pioniere, po ashtu edhe “Drita”, e cila ua hapi rrugën botimeve të tjera, kishte vështirësitë, por edhe sukseset, kuptohet edhe të metat. Të gjithë jemi angazhuar dhe jemi përpjekur të bindur se jemi duke bërë një punë të mirë dhe tejet të nevojshme, duke pasur para sysh mungesat e trashëguara. Zhvillimi dhe përparimi i saj nuk ishte, pra, aspak i lehtë. Megjithëse kemi shpresuar se do të hasim së paku në njëfarë mirëkuptimi, pa pritur përkrahje të posaçme, thoshte Atë Hil Kabashi, tash ipeshkv i Ipeshkvisë Elbasan – Fier.

Do përmendur se revistën “Drita”, që nga numri i parë e deri në fund të vitit 1973, e ka udhëhequr në detyrën e drejtorit përgjegjës don Nikollë Mini, ndërkaq që nga viti 1974 e deri në vitin 1991, kur edhe pushoi së botuari kjo revistë, në detyrën e drejtorit përgjegjës ishte imzot Nikë Prela.

 

Ishte krijues dhe përkthyes

Veprimtarinë në fushën e shkrimeve imzot Nikë Prela e nisi herët. Shumë tekste fetare, sociologjike e filozofike i botoi nëpër shtypin fetar kroat, si dhe në revistën “Drita”.

Në anën tjetër, imzot Nikë Prela ishte edhe krijues i mirëfilltë. Ai që nga numri i parë i revistës “Drita” e deri në numrin e fundit, në çdo numër botoi pjesë nga fjalori biblik, si dhe artikuj të tjerë, që do të thotë se ai është autor i veprës “Fjalori biblik” (1994), që e përktheu në gjuhën shqipe don Simon Filipaj. Nuk ka dyshim se “Fjalori biblik” paraqet njërën nga përpjekjet më të mëdha të imzot Nikë Prelës në sferën e begatimit të jetës shpirtërore.

Nuk do të ishte mirë e të mos përmendet edhe vlerësimi i dr. don Lush Gjergjit për librin “Shenjëtorët – pajtorët tanë”, sipas të cilit ata janë më afër nesh (Mr. Qibrie Demiri ”Imzot Nikë Prela, njëri nga më të rëndësishmit në galerinë e personaliteteve kombëtare”, temë e pabotuar).

Pastaj, hartoi dhe botoi veprën “Shqyrtime dhe mendime”, “Krshqanska sadashnjost”, Zagreb, 1995, “Shenjtërit – pajtorët tanë”, 1995, romanin autobiografaik “I huaji në shtëpinë e babait tim”, që tash për tash ekzistojnë vetëm 21 faqe, përkatësisht nga faqja 23 deri në 44. Imzot Nikë Prela njihet edhe si përkthyes. Ai përktheu veprën “Dokumente konciliare” (1992), “Nëna jonë Tereze” (e autorit dr.don Lush Gjergjit), 1982 dhe “Zbatimi i thirrjes” (1995).

Të shkruash për imzot Nikë Prelën dhe të mos e përmendësh faktin se falë dashurisë dhe kujdesit të tij të jashtëzakonshëm është gjetur, ruajtur dhe është botuar dorëshkrimi i veprës, deriatëherë të panjohur, të Atë Shtjefën Gjeçovit, proza romaneske “Shpërblesi i botës apo jeta e Jezu Krishtit”, që e kishte gjetur në bibliotekën e Famullisë së Pejës në vitin 1987, e që u botua në vitin 1993. Ky libër është ndërlidhës brenda një aktiviteti letrar dhe brenda traditës hasiane, që historikisht mungesa e këtij teksti do të ishte mëkat për faktografinë e letrave tona.

Do përmendur se imzot Nikë Prela të gjitha shkrimet e veta, që i botoi në gjuhën kroate në revistën “Vrelo zhivota”, i botoi me pseudonimin NIP. Madje, imzot Nikë Prela me rastin e shënimit të 300-vjetorit të vdekjes së Pjetër Bogdanit, në faqet e revistës “Drita”, botoi një recital.

Imzot Nikë Prela çdo vepër të vetën apo të të tjerëve, që e botonte “Drita”, apo ndonjë shtëpi tjetër botuese, ai e merrte me dorë ritualisht, së pari e puthte e pastaj e shfletonte dhe e lexonte. Ishte dashamirë i madh i librit e në veçanti i librit në gjuhën amtare shqipe.

 

 

AMBASADOR I ÇËSHTJES SË KOSOVËS

 

 

Nikë Prela ishte zëri i atyre që nuk kishin zë. Edhe të mos isha shqiptar, do të isha në anën e popullit të shkelur, thoshte ai dhe shtonte: “jam ipeshkv shqiptar për shqiptarët, ndaj edhe “faji” i shqiptarëve është edhe imi. Ai ishte identifikuar me fatin e Kosovës. Thoshte: “Herdokur do të ngadhnjejë drejtësia dhe e vërteta për Kosovën dhe popullin shqiptarë”. Ishte martir i gjallë, trasues i rrugës kah liria, demokracia dhe pavarësia e Kosovës. Nikë Prela vërtetë ka hise të madhe në diellin e tashëm të lirisë së Kosovës

 

 

Dhjetë vjetët e para (1970-1980) të shërbimit të imzot Nikë Prelës në detyrën e ipeshkvit në Kosovë ishin në shërbim të Zotit. Ndërkaq, dhjetëvjetori i dytë (1981-1990) karakterizohet sidomos me paraqitjen, mbrojtjen dhe angazhimin e tij të guximshëm e profetik dhe të vetëm në internacionalizimin e çështjes shqiptare dhe të Kosovës. Në veçanti ai ishte vënë në mbrojtje të studentëve, punëtorëve, intelektualëve, institucioneve të Kosovës dhe mbarë popullit të pambrojtur, e në veçanti të shkollës shqipe, e cila mbahej gjallë nëpër shtëpitë private, sidomos pas suprimimit edhe të asaj pak autonomie që kishte Kosova e deri te shpallja e Kosovës Republikë.

Imzot Nikë Prela në veçanti ishte aktiv që nga ngjarjet e vitit 1981, kur urtisht, me guxim dhe profetikisht ngriti zërin kundër dhunës së pushtetit okupator serbë, kundër padrejtësisë, diferencimeve, burgosjeve dhe vrasjeve. Me dashuri, urti dhe guximin e meshtarit të devotshëm, u bë mbrojtës i të pambrojturëve, u bë zëri dhe ndërgjegjia e të shkelurëve e të nëpërkëmbëve, u bë ngushllim i të pikëlluarëve, prind dhe vëlla shpirtëroro – moral i mbarë popullit shqiptar.

 

Dashuria për Zotin, kishën dhe popullin shqiptarë

Që nga viti 1981 e deri me kalimin e tij në amshim, imzot Nikë Prela ka folur, ka shkruar dhe e ka paraqitur gjendjen e popullit shqiptarë të Kosovës e të Maqedonisë në shumë forume kishtare, kombëtare e ndërkombëtare. Kjo veprimtari e tij ishte e frymëzuar nga dashuria për Zotin, për kishën dhe për mbarë popullin shqiptarë. Nikë Prela dhe mbarë kleri katolik shqiptarë, ishte pothuajse e vetmja forcë morale, fetare dhe kombëtare, që u përpoq në çdo mënyrë të jetë me popullin e rrezikuar, duke e paraqitur çështjen shqiptare në të gjitha forumet ndërkombëtare kishtare, fetare, politike e diplomatike. Imzot Nikë Prela ishte bërë zëri i atyre që nuk kishin zë (YAHOO grups në Gjeramani, “Stublla”, numër 4482 të datës 11 janar 2002).

Kaptinë në vete është përpjekja e imzot Nikë Prelës në internacionalizimin e çështjes shqiptare dhe të Kosovës në qarqet ndërkombëtare. Në takimet e tij me papët, por edhe me përfaqësues të tjerë diplomatikë, dhembja e tij ishte Kosova. Ai në fakt ishte shndërrua në një ambasador të çështjes së Kosovës, duke u identifikuar kështu plotësisht me figurën e ndritshme të Pjetër Bogdanit të madh. Nikë Prela vërtetë ka hise të madhe në diellin e tashëm të lirisë së Kosovës.

Se vërtetë ishte zëri i vetëm në mbrojtje të çështjes së shqiptarëve dhe të Kosovës e dëshmon e dhëna se fjala e tij kishte arritur pothuajse në të gjitha instancat politike të Evropës dhe të botës. Ai i kishte shkruar kryetarit të SHBA-ve, kryetarit të BRSS-së, Kinës, të gjitha shteteve të Bashkimit Evropian, parlamentit evropian, Konferencës Ipeshkvore të Evropës e shumë e shumë të tjerëve. Për angazhimin e Prelës për çështjen e Kosovës, e kishte falenderuar edhe dr. Ibrahim Rugova (QIK, raporti numër 735, 27 tetor 1995).

Imzot Nikë Prela ishte dhe mbeti deri në vdekje paqedashës, vëzhgues dhe analizator i thellë i ngjarjeve që kishin ndodhur në Kosovë. Për te viti 1989 ishte sfida e jetës dhe tronditja e thellë e ndjenjave njerëzore, kombëtare, fetare dhe kishtare. Ai kurrë nuk u dorëzua para të keqës, para rreziqeve dhe kërcnimeve të shpallura apo të fshehta, por u gjunjëzua vetëm para Zotit dhe para të mirave të popullit të vet dhe të mbarë njerëzimit. Me urti iu përgjegj sfidave dhe kritikave kinëse kjo nuk ishte detyra e tij që të merrej me politikë, për çka thoshte se “bota ende nuk e di mirë dhe sa duhet se çka po ngjan me ne. Edhe të mos isha shqiptar, do të isha në anën e popullit të shkelur, sepse vuan pafajësisht dhe padrejtësisht. Detyra ime është ta njohtoj botën mbi gjendjen tonë. Herdokur do të ngadhnjejë drejtësia, e vërteta, sepse askush nuk e ka botën në dorë përveç Zotit”.

A nuk është e çuditshme se si serbët na quajnë “shiptari” për të na ofenduar, thoshte Prela dhe shtonte ashtu fatkeqësisht veprojnë edhe kishat ortodokse serbe. Në shumë mjete të informimi më quajnë “shiptarski biskup”. Këtë e bëjnë për të më ofenduar, por unë do të ofendohesha sikur ata të më lavdëronin. Harrohet me qëllim se shqiptarët janë pasardhësit e Ilirëve, nga të cilët kanë dalur shumë perandorë romakë e bizantinë, por edhe shumë shenjtër, si shën Jeronimi që e ka përkthyer Daniçiqi e Karaxhiqi. Në fund pyet imzot Nikë Prela se në emër të cilit civilizim sot serbët bëjnë racizëm”.

Më 3 mars 1995 imzot Nikë Prela i dërgon letër protestuese kryetarit të Maqedonisë Kiro Gligorovit, në të cilën thuhet: “Mendimet që i pata për ju për personalitet të arsyeshëm, po frikohem se pas ngjarjeve të fundit në Tetovë, kanë filluar të më zbehen. T’ju kujtoj se jam ipeshkv ndihmës i Ipeshkvisë Shkup – Prizren, për besimtarët shqiptarë dhe se jam solidarizuar me vëllezërit shqiptarë edhe në Maqedoni, për të cilat e ngris zërin e protestës dhe të brengosjes për krejt ato që po ngjajnë ende në Tetovë.

Bile, tezave famëkeqe se në Kosovë vepron terrorizmi, seperatizmi, irredentizmi, ekstremizmi fundamentalist islamik e deri te kanibalizmi shqiptar, ai i përgjegjej qartas se “fjala është për popullin tim, pa dallime fetare, të cilët përndjekën padrejtësisht. Edhe unë jam dënuar tri herë me burg vetëm pse jam shqiptar dhe meshtar katolik. Prandaj, unë nuk do të hjek dorë kurrë nga vetvetja dhe nga e vërteta. S’ka kompromis me rrena, mashtrime e manipulime. Për ta mbrojtur të vërtetën duhet të jemi të gatshëm të flijojmë çdo gjë, nëse është nevoja edhe jetën. Tërë jeta ime sintetizohet në këtë: “për Zotin, për kishën, për popullin tim shqiptar”.

 

“Faji” i shqiptarëve është edhe imi

Në fakt, kur të tjerët heshtën, imzot Nikë Prela foli në emër të Zotit dhe të popullit shqiptar, kur të tjerët fshiheshin e largoheshin nga Kosova, ai doli në skenë për të luftuar si Davidi me Goliatin, kur të tjerët rrahnin gjoks dhe krenoheshin edhe me trillime e mashtrime në shpinë të popullit, ai lutej dhe vepronte në përvuajtëri, kur të tjerët bënim kompromise edhe me rrena dhe mashtrime për t’i ikur përndjekejeve, ai nuk u tremb, por thoshte me vendosmëri “Unë jam ipeshkv shqiptar për shqiptarët, “faji” i shqiptarëve është edhe imi, i gatshëm për çdo lloj flijimi, sepse ishte mishëruar dhe i identifikuar me fatin e Kosovës martire.

Imzot Nikë Prela ishte një flijimtar i vërtetë, një vizionar i shquar, një profet i guximshëm, një meshtar i shenjtë, një martir i gjallë, një trasues i mirëfilltë i rrugës kah liria, demokracia e pavarësia e Kosovës.

Duke e përkujtuar imzot Nikë Prelën kujtojmë shumë ngjarje të rëndësishme dhe vendimmarrëse për kohën tonë e me këtë frymëzohemi që ta duam njëri – tjetrin, për ta nderuar historinë tonë më të lashtë dhe historinë tonë më të re. Dhe, sa më shumë që kalon koha nga kalimi i tij në amshim aq më i madh na duket imzot Nikë Prela. Porosit e tij janë gjithmonë aktuale, shembull për t’u ndjekur, shembull për t’u zbatuar.

Imzot Nikë Prela jetoi me Zotin, me kishën, me popullin e vet shqiptar, kurse tash ai jeton në të tjerët, në kujtesë të të gjithë atyre që e mbajtën mend, por edhe të brezeve të reja që do ta kujtojnë në bazë të veprave dhe porosive, të cilat ndërlidhën me kohën dhe rrethanat tona tash dhe në të ardhmën.

 

 

Legjenda: Ballina e monografisë sime “Imzot Nikë Prela”, të botuar në vitin 2006

 

Shkurte Fejza – këngëtare me vlera të larta profesionale

$
0
0

Nga Beqir  Cikaqi

Shkurte Fejza, erdhi në Treviso si një këngëtare e madhe, këtu u madhërua edhe ma shumë, në saje të paraqitjes së sajë artistike…

Për këngëtaren e mirënjohur, bilbilin e këngës së mirëfilltë, ikonën e muzikës popullore, folklorike e burimore shqiptare, të madhen Shkurte Fejza, është shkruar e folur, është intervistuar e publikuar,… qindra e mijëra herë nëpër faqet elektronike e të shkruara, në radio e televizione më prestigjioze kombëtare e ndërkombëtare…

Pas KONCERTIT, të mbajtur ditë më parë në Treviso, me moto: 8-të VJET KOSOVA SHTET !, për nder të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë Kosovës, organizuar nga Shoqata Kulturore ILIRIA, Shkurte Fejza u dëshmua edhe një herë, se është një këngëtare me vlera të larta artistike, me atribute të veçanta mirëkuptimi e solidarizimi me organizatorët dhe publikun e ardhur për të festuar këtë ditë të madhe për Shtetin e Kosovës, ku kishte nga ata që kanë bërë dhjetëra e qindra kilometra (prej Lecco), madje edhe nga Sllovenia, Zvicëra, Gjermania, etj. Kështu, përkundër mungesës së muzikantit-tasteristit profesional dhe ndërprerjes së kohëpaskohëshme të energjisë elektrike, Shkurte Fejza tregoi cilësi të larta dhe performancë artistike, duke krijuar atmosferë tepër të veçante që di të krijojë vetëm një artiste e nivelit të lartë profesional. Nuk hezitoi për asnjë moment që t’iu plotësojë dëshirat e fansave të shumt të cilët prisnin në radhë për t’u fotografuar me idolin e tyre (Shkurte Fejzën), madje gjithnjë e buzëqeshur, duke mos i lënë hapësirë lodhjes apo “plogështisë” dhe as zhgënjimit nga ndërprerja e dritave,…e cila në një moment me shaka u shpreh; “Pengesat me drita po na ndjekin ne shqiptarëve kah do që jemi…!”

Shkurte Fejza, erdhi në Treviso si një këngëtare e madhe, këtu u madhërua edhe ma shumë, në saje të paraqitjes së sajë artistike, me gjithë atë bagazh të këngëve, këndoi vetëm live, edhe pse nga organizatorët u kërkua të këndojë në plaj-bek, në mungesë te muzikantit profesionist (që ishte fajësi e organizatorit), në këtë mënyrë i demantoi edhe njëherë disa komentues të pandërgjegjshëm që kishin komentuar në facebook gjatë reklamimit nga organizatoret para mbajtjes së koncertit të 14 shkurtit në Treviso.

Urojmë që zëri i sajë melankolikë kurrë të mos i ndalet!

Treviso, shkurt 2016.


Adem Demaçi promethe dhe profet

$
0
0

Nga Gjekë Gjonlekaj/New York
Në vjeshtën e vitit 1963 fillova mësimet në gjimnazin e Gjakovës. Pas një kohe të shkurtër u ndjeva i qetë dhe i lumtur në këtë qytet.  Në këtë gjimnaz të gjitha lëndet e mësimit ishin në gjuhën shqipe. Historia sërbo-sllave dhe marksizëm-leninizmi ishin lëndë monotone, ndërsa historia e popullit shqiptar ishte e ndaluar me ligj. Mësonim vetëm për disa shkrimtarë dhe poetë shqiptarë. Ora e gjuhës shqipe ishte shumë e dashur dhe dëgjohej me vemendje. Pas kësaj  ore nëpër korridore përshpëritej shumë për poetët dhe shkrimtarët e ndaluar. Me zë të ulët flitej me shumë dashuri  për shkrimtarët e ndaluar të Kosovës. Nga ato përshpërima dëgjohej për vuajtjet në burg të Adem Demaçit dhe veprën e tij të njohur”Gjarpijtë e Gjakut”. Kisha dëgjuar edhe për Teki Dervishin dhe Kadri Kusarin. Në janar të vitit 1970 u largova përfundimisht nga Kosova dhe pas një pritjeje të gjatë në Romë imigrova në Shtetet e Bashkuara. Fillimi në Amerikë ishte shumë i mundimshëm. Mërzinë e jetës në këtë vend e shtonte nostalgjia për Vendlindje dhe për Kosovën ku kisha kaluar ditët më të lumtura të jetës. Pastaj punët e rënda fizike dhe mosnjohja e gjuhës anglisht e benin jetën edhe më të vështirë e monotone. Ndarja nga ambientet kulturore të Prishtinës ishte e dhimbshme. Lidhjet me botën shqiptare në atë kohë ishin pothuajse të pamundura dhe për ndonjë zhvillim me rëndësi mësonim vetën nga e përjavshmja e Bostonit gazeta”Dielli”. Kohë pas kohe kjo gazetë shkruante për zhvillimet në Kosovë, duke botuar shkrime të ndryshme për aktivitetet e shqiptarëve të Amerikës, pastaj kjo gazetë ribotonte shkrime nga shtypi amerikan për Shqipërine, por edhe me shumë për Kosovën. Gazetarët amerikanë kishin të dhëna  për Adem Demaçin. Kohë pas kohe ata njoftonin për dënimin dhe vuajtjet e këtij intelektuali disident.  Komentet dhe korrespondencat e gazetave amerikane zgjonin kurajon dhe interesimin e shqiptarëve të Amerikës. Pas një kohe relativisht të shkurtër Adem Demaçi  u shndërrua në simbol të qëndresës. Në vitet 70’ e 80’ asnjë demonstratëtë në Shtetet e Bashkuara nuk mund të bëhej pa portretin e këtij shkrimtari disident. Në krye të demonstratave të shqiptarëve të Amerikës valvitej flamuri kombetar  dhe portreti i kolosit të çështjes shqiptare Adem Demaçit. Pamja e tij prej intelektuali me gjyslykë të trash e të errët ngacmonin ndjenjat liridashëse të shqiptarëve të Amerikës. Gazetarët amerikanë ishin kurioz dhe kërkonin hollësi për jetën dhe veprën e këtij disidenti klasik shqiptar të Kosovës. Aktivisti i shquar shqiptaro-amerikan për çështjet e Kosovës,  Profesor Sami Repishti shkruante vazhdimisht për aktivitetet kombëtare dhe vuajtjet e Adem Demaçit në burgjet jugosllave, bile kishte të dhëna edhe për  dobësimin e syve, si pasojë e moskujdesit të duhur në burgun e Sremska Mitrovicës.

Kosova dhe Adem Demaçi ishin alfa dhe omega për koloninë shqiptare të Amerikës. Sot e kësaj dite tingëllojnë dhimbshëm në shpirtin tonë thirrjet anglisht: “Free Kosova”, “Free Adem Demaçi”. Këto lutje hujnore u dëgjuan anë e përtej Shteteve të Bashkuara. U dëgjuan në këtë “shtet-planet” do të kishte thënë një rapsod i njohur shqiptar. Më në fund pas pothuajse tri dekadash iu hoqën prangat Prometheut të Kosovës. Dalja e tij nga burgu gëzoi botën liridashëse në përgjithësi dhe shqiptarët atdhetarë në veçanti. Lirimi i profetit shqiptar Adem Demaçi paralajmronte, lirinë e pavarësinë e Kosovës. Për vuajtjet dhe sakrificat e tij u prit dhe u nderua njësoj si lajmtarët në kohërat biblike. Kthimi i këtij Moisiu shqiptar në “tokën e premtuar”,  u prit me gëzim e hare, dhe qysh atëherë e sot, nuk i ndalua asnje çast aktivitetet e tij për të mirën e popullit shqiptar, pavarësisht kërcënimeve, sharjeve, fyerjeve dhe shpifjeve, shumë herë nga disa grupime të mbrapshta. Por titani i Kosovës,  Adem Demaçi  i kapërceu të gjitha me nder e dinjitet.
Pak kohë pas daljes nga burgu jugosllav shqiptarët e Amerikës e ftuan për vizitë. Fondacioni “Dedë Gjo’Luli” në pranverë të vitit 1992 e thirri  Adem Demaçin për pjesëmarrje në përvjetorin e Kryengritjes së Malësisë të vitit 1911. Ai mbajti një fjalim ku midis tjerash tha edhe këto: “Iu falënderoj ju malësorëve që më keni ftuar, por falënderoj edhe më shumë emërin e heroit tonë  Dedë Gjo’Lulit që më thirri këto ditë për vizitë në Shtetet e Bashkuara.
Bile mërgimtari antikomunist nga Shqipëria Dodë Gega  e pyeti indirekt për bindjet e tij të kaluara politike.  Zoti Gega aludonte  për qëndrimin e tij  të dikurshëm ndaj diktaturës së Enver Hoxhës. Para se t’i përgjigjej Ademi buzëqeshi dhe shtoi zotëri e dijë ku e ke fjalën. Adem Demaçi tha ekzaktërisht këto fjalë: “Kohë më parë isha për vizitë në Shqipëri dhe iu them të vërtetën se nuk e kisha paramenduar kurrë  një rrënim të tillë të Shqipërisë. Vetëm ndonjë krijesë monstruoze nga Marsi mund të kishte shkatrruar Shqipërinë ashtu siç e kishte shkatrruar Enver Hoxha dhe Partia e tij e Punës”. Të pranishmit e duartrokitën duke e përshëndetur për përgjigjen e tij të sinqertë. Pas këtij shpjegimi u bë shumë i dashur dhe i nderuar me komunitetin shqiptar antikomunist të Amerikës. Mandela ynë i Kosovës pa asnjë vonesë  filloi aktivitet politike në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në Washington. I Ngarkuari me Punë i Shqipërisë pranë OKB, Sokol Neçaj organizoi një konferencë me gazetarët pranë kësaj Organizate. Në atë  konferencë ku morën pjesë shumë gazetarë të akredituar në OKB  midis tyre edhe autori i këtij shënimi i cili në atë kohë ishte  korrespondent i Zërit të Amerikës në New York. Adem Demaçi u gëzua për pjesëmarrjen time, sepse konferenca dhe sqarimet e tij për çështjen e  Kosovës u transmetuan edhe në gjuhën shqipe.
Disa ditë më vonë Drejtori i Zërit të Amerikës në New York, spikeri dhe gazetari i famshëm amerikan Al Banks e ftoi Adem Demaçin për takim dhe intervistë në Zyrën Qëndrore të Zërit të Amerikës në këtë qytet.  E priti me shume respekt, bile para se t’i shtrinte dorën e përshëndetjes  Al Banks tha: “Ku je zoti Demaçi që të pres tash 30 vjet. Mirë se erdhe”. Pas një bisede me Al Banks, zoti Demaçi  shkoi në studion  e madhe të “Zerit të Amerikës’ për intervistë me gazetarë amerikanë dhe korrespondentët e disa gjuhëve të huaja. Ata u mahnitën për qëndrimet e tij pajtuese dhe humaniste ndaj atyre që e kishin dënuar. Në atë intervistë i paralajmroi për tragjeditë që Sllobodan Millosheviqi do t’u shkaktonte: shqiptarëve,boshnjakëve dhe kroatëve. Më në fund kjo luftë tha Demaçi do ta dëmtojë edhe popullin serb. Do të ishte mëkat për botën demokratike nëse nuk vepron kundër këtij diktatori, tha Demaçi.
Një javë më vonë Adem Demaçi u prit me nderime në State Departament nga Sekretari i Shtetit Lawrence Eagelburger. Bile në atë rast nuk i duhej  perkthyesi sepse Eagelburger si ish diplomat amerikan në Jugosllavi e fliste shumë mirë gjuhën serbo-kroate. Ky ishte takimi i parë diplomatik i një personaliteti të lartë të Kosovës me Ministrin e Jashtëm të Shteteve të Bashkuara. Më vonë Adem Demaçi u prit nga Kryetari i Shumicës në Senat, senatori Robert Dole.  Në Washington u takua me shumë personalitete politike dhe diplomatike. Pritjet dhe nderimet e tij në Washington i kishte organizuar ish kongresmeni Joseph Dio Guardi. Pas disa ditësh u kthye në New York dhe qëndroi për një kohë të gjatë në shtëpinë e aktivistit dhe afaristit shqiptar Shaqir Gashi, i cili e priti dhe e nderoi Adem Demaçin më shumë se asnjë shqiptar tjetër në Amerikë. Për çeshtjet e Kosovës Adem Demaçi e vizitoi Amerikën përsëri. Prania e tij në Shtetet e Bashkuara zgjonte interesim dhe entuziazëm kombetar. Idetë dhe propozimet e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës ishin shumë të qëlluara.
Adem Demaçi është personalitet i veçantë. Nuk  kam parë njeri që e vlerëson  jetën më shumë se Adem Demaçi, por kurrë nuk kam parë njeri aq të gatshëm për ta flijuar jetën në mbrojtje të popullit shqiptar. Adem Demaçi është njeri i cilësive më heroike dhe fisnike që kam parë ndonjëherë në jetë. Ai ka shumë cilësi fisnike të Nënës Tereze, sepse nuk urren asnjë popull, asnjë rracë, asnjë fe dhe asnjë shtresë shoqërore. Perkundrazi është gati të futet në luftë për të mirën e tyre ashtu siç bënte Nëna Tereze. Adem Demaçi është gati të pajtohet edhe me ata që kryqëzuan. Vuajtjet e tij shumë herë më kujtojnë vargun biblik të uratës për Jezu Krishtin: “Ata e rrahën dhe e munduan e kryet me ferra ia rrethuan”. Davidi ynë Adem Demaçi u përballua për tri dekada me llahtaritë e Goliathit dhe më në fund triumfoi. Pavarësisht mundimeve që i kishin shkaktuar ishte në gjëndje të pajtohet me të gjithë, por jo me ata që për interesa personale e dëmtojnë popullin shqiptar. Adem Demaçi meriton Çmimin Nobel. Mund të thuhet lirisht se ështe disidenti më i pa korruptuar i të gjitha kohërave.
Ky titan i Kosovës  meriton nderime të përjetshme nga populli shqiptar në përgjithësi, ndërsa nga Kosova në veçanti. Është koha për emërimin e shesheve, bulevardeve dhe e qëndrave të ndryshme me emërin e këtij vigani. Është koha e shtatoreve dhe e një Muzeu-Tempull në qytetin e lindjes së tij në Prishtinë. Figura mitologjike e Adem Demaçit meriton përkushtimin e sinqertë të historisë dhe arteve të ndryshme. Ky disident liberator, shkrimtar,publicist,misionar, dhe orator i përkryer duhet të mësohet e të nderohet sot e përgjithëmonë. Kosova qëndron mbi dy shtylla (Pontifex Maximus)  të Adem Demaçit dhe të  Adem Jasharit. Ademi i Parë  tha: “ E fillova”, ndërsa Ademi i Dytë tha: “U krye”
Këto ditë bisedova me  profesorin në pension të  Universitit Columbia, dhe specialistin e kulturës shqiptare, përkthyes i disa veprave nga gjuha shqipe në anglisht midis tyre edhe “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, mikut tim Leonard Fox, ia kujtova se këto ditë ështe 80-vjetori i lindjes së Adem Demaçit dhe në shenjë respekti për disidentin tonë legjendar më dërgoi shënimin që vijon:

Profesor Leonard Fox:
“Rreth vitit 1960, ishte hera e parë që mësova për aktivitetet e Adem Demaçit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Që atëherë e kam ndjekur shumë afër veprimtarinë e tij të shquar dhe isha shumë i lumtur kur Parlamenti Evropian më 1991 i njohu veprat e tij. Pikërisht në atë vit i dha Çmimin prestigjioz Sakharov. Gjatë fjalimit kur e pranoi Çmimin zoti Demaçi tha: “Në kohën tonë, themi bindshëm, se liria e fjalës është hapi i parë drejtë demokracisë. Pa lirinë e fjalës nuk ka dialog, pa dialog nuk zbulohet e vërteta, dhe pa të vërtetën, është i pamundur progresi”. E gjithë jeta e Adem Demaçit i është dedikuar luftës për liri, për nder dhe për të vërtetën. Edhe pse rreth 30 vjetësh në burg, idealizmi,kurajo dhe integriteti i zotit Demaçi nuk mund të mposhtej. Ai ështe pjestar i historisë Shqiptare të pavdekshme së bashku me Skenderbeun, Lekë Dukagjinin, Naim dhe Sami Frashërin, Shtjefën Gjecovin, Gjergj Fishtën, Nënë Terezen dhe figura të tjera heroike të historisë së popullit shqiptar. Shpresoj sinqerisht që Adem Demaçi do të ngelet përjetë një shëmbull moral i rinisë Shqiptare.

 

 

 

Pushteti titoisto-komunist kishte për qëllim likuidimin e gjithë patriotëve shqiptarë

$
0
0

                                Nga e majta:Arif Haxhija, Adem Demaçi e Xhafer Leci-Gjermani-Heidelberg, 21.05.2011

Në përkujtim të 30 vjetorit të demonstratave të vitit 1981

 

Nga Xhafer Leci

Në Heidelberg të Gjermanisë, në praninë e rreth 150 veprimtarëve të ftuar të çështjes tonë kombëtare, u përkujtuan demonstratat e vitit 1981. Organizuan: Shoqata ”ILIRIA” dhe Këshilli organizativ në Hedelberg, Sheremet Pantina dhe Agim Dauti me shokë.
Atmosfera dhe diskutimet ishin në nivel të detyrave për çka edhe ishim tubuar.
Po përmendi disa nga të pranishmit që ende i kam të freskët në mendjen time.
Adem Demaçi, dr. Zymer Neziri, Zeqir Gërvalla, konzulli Faket Kajtazi dhe zëvendëskonzulli Ymer Lladrovci, konsullata-Stuttgart. mr. Hasan Ukëhaxhaj, Berat Luzha, Tefik Ramadani, Can Tahiri, Asllan Dibrani, Saime Isufi, Hatixhe Ramadani, Vjollca Staro, Akile Dedinca, Martin Quni, Murat Musliu, Begzad Gashi, Bejtullah Tahiri, Bujar Zogjani, Kadri Gërvalla, Sheradin Berisha, Emrush Xhemajli, Faridin Tafallari, Arif Haxhija, Xhemajl Aliu e shumë të tjerë.
Në vijim po sjell Referatin tim, të lexuar në tubimin përkujtimor, kushtuar demonstratave të viti 1981:
Pushhteti qendror i Beogradit që nga koha e I. Grashaninit 1844, V. Qubrillovoqit, I.Andriqit, A. Rankoviqit, D.Qosiqit, S. Millosheviqit e deri në ditët e sotme, kinse në emër të nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar ka projektuar plan-programe të posaçme për pastrimin etnik, shpërnguljen dhe zhdukjen fizike të popullsisë shqiptare nga trojet tona.
Shpërngulje ka pasur edhe tek popullsitë:boshnjake-muslimane, gjermane, hungareze etj.
Vasa Çubrilloviq projekt-programin e tij të vitit 1937: “Iseljavanje Arnauta”, (Shpërngulja e shqiptarëve), e ka vazhduar edhe në Jugosllavinë titoiste. Ngjashëm ka shkruar për muslimanët edhe Ivo Andriç, në romanin e tij
“ Prokleta avlija”(Shtëpia-oborri i nemur).
Pushteti qendror titoisto-komunist për qëllim kishte disciplinimin, dhe gjunjëzimin e gjithë atyre patriotëve shqiptarë, cilët kërkonin të drejtat, liri dhe barazi të njëjta, si popujt tjerë. Parulla komuniste “Vëllazërim-bashkim” ishte e rrejshme për shqiptarët.Demonstratat e vitit 1981 ishin një ngjarje e rëndësishme historike, gjithpopullore, këtyre demonstratave iu bashkangjitën, studentë, pedagogë, punëtorë, qytetarë e fshatarë.
Kërkesa kryesore ishte Kosova Republikë.
Për ngjarjet e 1981-it kanë shkruar shtypi jugosllav, ai shqiptar dhe ndërkombëtar.Kanë folur e shkruar shumë intelektual, emra të njohur, organizatorë e pjesëmarrës të demonstratave, historianë, politikanë e diplomatë të shquar.(Edhe unë, Xhafer Leci, vetëm si pjesmarrës i demonstratave të vitit 1968-1981-1990 kam folur e shkruar për aq sa kam ditur.)
Të gjitha demonstratat e organizuara në vend dhe jashtë vendit kanë pasur karakter gjithëkombëtar dhe janë zhvilluar në mborjtje të interesave dhe çështjes tone kombëtare.
1.-Demonstrata e parë u organizua në Amerikë më 1966, nga Xhafer Deva me shokë, kundër vizitës të Titos, me pretekst se: shqiptarët në Jugosllavi janë të shtypur dhe nuk gëzojnë as të drejta më elementare.
2.-Demonstrata e dytë u organiza me 1968-të, në shumë qytete të Kosovës dhe të Maqedonisë, si rezulltat i tyre shqiptarët fituan: Universitetin,Flamurin dhe më 1974 autonominë, në kufijt e së cilës sot Kosova është pavarësuar.
3.- Demonstrata e tretë qe organizuar në vitin 1971 në shumë qytete të Kroacisë, ku për synim kishin shkëputjen dhe pavararësimin e shtetit kroat.
4.- Demonstrata e katërt me 1978, me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes së Prizerenit, në Stuttgat të Gjermanisë, është organizuar nga – Besëlidha Kombëtare Demokratike Kombëtare (BKDSH)
5.- Demonstrata e pestë qe organizuar më 1981, në shumë qytete të Kosovës, Maqedonisë dhe vende e qytete të botës Demokratike-Perëndimore. Organizimi i tyre qe bërë nga disa organizata ilegale si: LNÇKVSHJ, OMLK, LPRK, LRSSHJ, LPK, LKÇK etj.
6.- Më 1989 -1990 qenë organizuar demonstrata nga udhëheqës jo pushtetarë dhe pushtetarë shqiptarë, të pushtetit kundër suspendimit të autonomisë së Kosovës.
Qëndresa e minatorëve të Trepçës në zgafellat e minierës, në mbrojtje të autonomisë së Kosovës, është akti më heroik e historik i punëtorëve shqiptarë në historinë e Kosovës, ku në Prishtinë qenë tubuar rreth 500 mijë shqiptarë.
7.-Vitet 1990-ta në Përendim qenë oragnizuar shumë demonstrata massive nga LDK-ja.
Më 1995, në Bonn të Gjermanisë, qenë tubuar rreth 100 mijë shqiptarë. Siç e dimë, populli shqiptar lirinë e pagoi me shumë gjak. Ka pasur shumë të vrarë dhe të plagosur, shumë të burgosur, të malltretuar fizikisht dhe psikikisht.
Shqipëria, për 45 vjet të regjimit komunist asnjëherë nuk organizoi asnjë demonstratë në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të popullit dhe tokave tona të okupuara nga ish Jugosllavia!
Historia e Shqipërisë në plan-programet shkollore ka qenë e ndarë nga historia kombëtare!
Me shëmbjen e komunizmit dhe ardhjen e demokracisë 1990, Shqipëria dhe Kosova filluan ta ndihmojnë njëra tjetrën në shumë fusha, e sidomos në internacionalizimin çështjen tonë mbarëkombëtare, në veçanti atë të Kosovës.
Neve thirremi në Platformën e Lidhjes të Prizrenit, e cila është një busullë orientuese për mbarë popullin shqiptar. Por, atë deri më sot nuk e kemi përfillur.
Lavdi e përjetshme heronjëve dhe dëshmorëve të kombit.
Xhafer Leci

 

 

Gjuha shqipe u krijua mijëra vite para greqishtes, nisi krijimin para 50 mijë vitesh

$
0
0

Nga Fatbardha Demi

“Ne nuk jemi të veçantë. E dashurojmë vërtet vendin tonë, por akoma më shumë dashurojmë të vërtetën dhe drejtësinë ” – Pashko Vasa

 Shpesh, kam lexuar nëpër shkrime të ndryshme se “viti 2012 është viti i kombit shqiptar”. Sigurisht, shumica e lidhin këtë shprehje me rastin e 100-vjetorit të formimit të shtetit tonë, më 1912. Dhe ku ka më bukur se sa këtë përvjetor, ta nisësh me një ngjarje madhore në një Institucion si Universiteti i Sorbonës, siç qe mbrojtja e doktoraturës nga historiani shqiptar, Arif Mati, “Kërkime mbi pellazgët, origjinën e civilizimit grek” (3 janar 2012).

Na erdhi keq vetëm për Ambasadën e Shqipërisë në Paris, së cilës nuk i kishte ardhur akoma viti 2012 dhe, rrjedhimisht, nuk morën pjesë.
Pa u nisur nga titulli, siç mund të duket në pamje të parë, problematika e trajtuar nga historiani, nuk ka të bëjë thjesht me paraprijësit e “civilizimit grek”, një popullsi që, pa mëdyshje, nga të gjithë historianët është emërtuar “më e lashta në Europë”, por të trajtuar si “të zhdukur”, “të mjegullt” dhe “që nuk na ka lënë historinë e tyre të shkruar”.
Disa, këto studime shqiptare mbi pellazgët, i gjykojnë “për qëllime politike” (1) apo i hedhin poshtë, sepse “nuk janë pranuar përgjithësisht”.
Rëndësia e studimit të Arif Matit, qëndron jo vetëm tek vlerësimi i trashëgimisë së gjithanshme të lënë nga këta pellazgë hyjnorë, por edhe sepse lidhet me ORIGJINËN dhe GJUHËN e kombit shqiptar (trajtuar edhe tek libri “Shqipëria ose historia e një populli parahelen”.
Ky studim dëshmon që pellazgët nuk janë zhdukur si popull, por janë asimiluar, tjetërsuar dhe mbijetuar në ditët e sotme, tek popullsia e kombit arbër. Se, në studimin e trashëgimisë të popullsisë arbërore, gjendet material i bollshëm, për të zbuluar mendësinë, deshifruar shkrimet, emërtimet dhe domethënien e shumë simboleve “misterioze” apo fakteve historike të Lashtësisë së hershme.“Përkrenarja e famshme kelte me brirë (cjapi apo dashi) që mbante Pirro II (319-272 p.k) ishte e ngjashme me atë të Aleksandrit të Madh. Të njëjtën përkrenare mbante edhe heroi kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti (1405-1468).
Kjo vërteton zanafillën e përkrenares me brirë që mbahej nga sovranët, në veçanti nga ata me zanafillë thrako-ilire (2).
Po, kush ishin këta pellazgë, që u “sorollatën” si zot të deteve (deti Jon) dhe iu dhanë atribute të Perëndive, Mbretërve të tyre të famshëm? (shiko Niko Stillo “Etruskishtja Toskërishte”).
Këta banorë të parë europianë, që u shtuan në shumë “fise” dhe “fara”, i lanë jo vetëm një arkiv të pasur gjuhësor, por edhe të zbulimeve shkencore, kulturore dhe fetare, shoqërive të mëvonshme në Europë dhe bashkëkohëse në Afrikën Veriore, Azinë e Afërme dhe të Largët e deri përtej Oqeaneve. Gjithashtu, krijuan modele të drejtimit të shtetit dhe të edukimit të elitave të ardhshme, që frymëzuan edhe intelektualët e Rilindjes europiane të shek. 18-19. (3)
Një trashëgimi kaq e pasur e lashtësisë europiane, e krijuar gjatë 50 000 – 150 000 viteve, sepse gjuhët e njeriut të sotëm mendohet të jenë zhvilluar gjatë kësaj periudhe kohore (4) nuk mund t’i mbanin vetëm shpatullat disa shekullore të Greqisë, që fillon me shek. 6 p.k. me botimin e poemave të Homerit.
Nga shtjellimi i fakteve, autori pohon se “Gabimi më i madh i kryer ka qenë, sepse Greqia është vendosur në qendër të të gjitha studimeve historike dhe gjuhësore”, (5), megjithëse nga Homeri “Helenët nuk janë cituar kurrë si popull apo si komb”. (6)
Ky është thelbi i punimit prej 798 faqesh duke shfrytëzuar 338 autorë dhe të dhëna nga shumë fusha të tjera shkencore, të paraqitur nga historiani Arif Mati.
Në këtë studim, sillen dëshmi të autorëve të Lashtë, të papërfillura nga studiuesit e dy shekujve të fundit e, për rrjedhojë, të papasqyruara në librat e Historisë që studiohen sot. Gjithashtu, paraqiten fakte të deformuara, me të cilat çdo lexues do të mund të njihet me daljen në botim, në frëngjisht dhe në gjuhën shqipe, të librit të ri të Arif Matit.
Studimi dëshmon se ka ardhur koha të mësohet nga brezi i ri, e vërteta historike dhe jo sajesat politike, të autorëve të lashtë e të ditëve tona. Për këtë qëllim, është e domosdoshme të rishikohet SKEMA e trajtimit të lashtësisë, nga ana e historiografisë europiane dhe asaj botërore.
Dhënia e titullit “Doktor në shkencën e historisë së Antikitetit (Greqia parahelenike) e Universitetit të Sorbonës”, dëshmoi vlerësimin më të lartë të punës së A. Matit, e nëpërkëmbur dhe e shpërfillur nga Albanologjia zyrtare shqiptare dhe një profesionalizëm shkencor të akademikëve francezë, Dominique Briquel, Charles Guittard dhe Guillaume Bonnet.

 

 

 

Besëlidhja e Princërve Shqiptarë – Kuvëndi i Lezhës 2 mars 1444

$
0
0

Në këtë kuvend morën pjesë :Gjergj KASTRIOTI, Gjergj Arianiti; Andrea Topia (Thopia), Stërnip i Karl Thopisë, princi krahinës midis Krujës dhe Durrësit, i shoqëruar nga dy djemtë e tij dhe nga i nipi Tanush Topia; Teodor Korona Muzaka, princ i Beratit dhe disa princër të tjerë të Myzeqesë; Gjergj Stres Balsha, princ i krahinës midis Krujës dhe Lezhës; Pal dhe Nikollë Dukagjini, principata e të cilëve zgjatej nga Drini në Kosovë gjer në kufi të Serbisë; Lek Zaharia Altisferi, princ i Danjës; Pjetër Spani, princ i Malësive të Shoshit e të Shalës i shoqëruar nga të katër djemtë e tij; Lek Dushmani, princ i Zadrimës; Stefan Çernoviçi, princ i Malit të Zi. Veç këtyre u mblodhën në Kuvend edhe përfaqësues të republikës së Venedikut si vëzhgues….

Ne kete gravure qe po vendos ketu tregon per zgjedhjen e Gjergj Kastriotit Skenderbeut ne Kuvendin e Lezhes( 2 Mars 1444) ne krye te saj dhe betejes kunder pushtuesit barbar osman.
Gravura eshte nga kronikat e vitit 1533.

A do të jesh nesër? – Poezi nga Zef Mulaj

$
0
0

Nga Zef Mulaj 

A DO JESH NESËR?

 

Ndonëse sot dhe nesër janë

Por dritaret trokasin nga erë e ftohtë

E dimrit në udhtim, qahen perdet e hekurta,

Të dritareve e bora bien në prag,shkrihet

Dhe dritaret mbyllen,a do të jetë nesër dimër?

Më pyesin….

Dhe një zog dimëror ulet në dritare,

A do të jesh nesër?

 

 

Më 4 mars 1946 filloi masakra komuniste kundër klerit katolik në Shqipëri

$
0
0

Duke shfletuar kalendarin historik, sot më 4 mars, përkujtojmë fillimet e masakrës masive komuniste kundër klerit katolik në Shqipëri në mars të vitit 1946.

Në orën pesë të mëngjesit të datës 4 mars 1946 u pushkatuan në Shkodër, pranë varrezave të qytetit, atë Gjovanni Fausti e atë Daniel Dajani, së bashku me nxënësin Mark Çuni, atë Gjon Shllakun ofm, Qerim Sadikun dhe Gjelosh Lulashin.

U akuzuan si sabotues e armiq të popullit, meqë ishin anëtarë të Shoqatës Bashkimi shqiptar, në të vërtetë u pushkatuan me urdhër të diktatorit famëkeq komunist Enver Hoxha vetëm pse besonin në Zotin e vetëm pse mbronin të drejtat themelore të popullit e të atdheut.

Vrasja e këtyre martirëve ishte vetëm fillimi i rrugës së kalvarit, që përshkoi kleri e populli shqiptar gjatë regjimit komunist, kalvar që ngadhënjeu mbi errësirën dhe tmerret e përbindshme të diktaturës komuniste në Shqipëri.

Ja shkurtimisht disa të dhëna mbi martirët e parë të Kishës shqiptare në kohën e diktaturës komuniste, sipas Radio Vatikanit:

Atë Daniel Dajani S.J.
Lindi në Blinisht (Zadrimë), më 2 Dhjetor 1906. Pas shkollës fillore, të cilën e kreu në fshatin e tij, shkoi në Torino ku ndoqi kurset e filozofisë dhe të teologjisë. U shugurua meshtar në Kieri (Itali), më 15 korrik 1938. U rikthye në Shqipëri dhe dha mësimin e latinishtes në Seminar. Meshtar shumë i ndershëm dhe i zellshëm, i kujdesshëm për të mirën e shpirtrave, e mbi të gjitha për formimin e seminaristëve, me të cilët ishte shumë i afërt dhe i gatshëm, ishte si një vëlla; shumë i dashur nga të gjithë. U arrestua bashkë me Atë Faustin, u dënua me vdekje dhe u pushkatua më 4 mars 1946. U torturua në mënyrë çnjerëzore.

Atë Giovanni Fausti S.J.
Lindi në Broco të Breshës (Itali), më 19 Tetor 1899. Studioi në qytetin e vet, në seminarin ipeshkvnor. U shugurua meshtar në Romë, më 9 korrik 1922. Pas hyrjes në Shoqërinë e Jezusit, e dërguan në Shqipëri. Person me kulturë të gjerë dhe përshpirtëri shumë të madhe. Në Shqipëri kishte detyrën e zëvendësprovincialit. Ndërsa po i shpinin drejt pushkatimit, forconte vetveten dhe të tjerët me fjalët e psalmistit: “Të shkojmë në shtëpinë e Zotit”. U arrestua më 31 dhjetor 1945, së bashku me Atë Dajanin, dhe pastaj u pushkatua më 4 mars 1946.

Atë Gjon Shllaku ofm:
Lindi në Shkodër, më 27 Korrik 1907. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu tek françeskanët (Shkodër). Vazhdoi studimet në universitetin e Lovanios në Belgjikë, për shkenca; për filozofi e teologji në Holandë dhe në Sorbona të Parisit, ku mori doktoratin. U shugurua meshtar më 15 mars 1931. Kur u kthye në Shqipëri, qe profesor i filozofisë në liceun “Illyricum” të françeskanëve (Shkodër). U arrestua para studentëve të tij gjatë orës së mësimit, në janar të vitit 1945 dhe u pushkatua më 4 mars. Fjalët e tij të fundit, siç del nga aktet, qenë: “Rroftë Krishti Mbret! I falim armiqtë tanë!”.

Mark Çuni, seminarist
Lindi në Rranxa të Bushatit (Shkodër), më 30 shtator 1919. Pas shkollës fillore, kryer në fshatin e vet, shkollën e mesme e kreu në Shkodër dhe tetëmbëdhjetëvjeçar vazhdoi studimet në Seminarin Papnor në Shkodër. Qe themelues klandestin i organizatës politike “Bashkimi Shqiptar” brenda seminarit. Eprorët e tij nuk e dinin një gjë të tillë. Kur organizata u zbulua nga qeveria, u arrestuan Atë Fausti e Atë Dajani, si eprorë dhe përgjegjës të Seminarit. Pastaj seminaristi u arrestua dhe u dënua me vdekje, bashkë me eprorët e vet. U pushkatua më 4 mars 1946.

 

 

 

Me rastin e 45 vjetorit tё vdekjes sё Mjeshtrit tё Shqipes Prof. Karl Gurakuqit!”

$
0
0

Karl Gurakuqi

“Me hidherim morem lajmin e vdekjes tё Mjeshtrit tё Shqipёs dhe njё ndёr themeluesit e parё tё Arsimit Kombёtar shqiptar, Prof. Karl Gurakuqi!”/Dom Zef Oroshi

 

Nga Zef Pergega

 

U lind nё Shkodёr mё 24 mars1895 dhe vdiq nё Bressanone, Itali me 8 dhjetor 1971. Sudimet e para i mbaroi nё Shkodёr nё shkollёn Françeskane, ndёrsa tё lartat per filozofi nё Austri. Ishe njё ndёr tё paret qё vuri gurthemelin e arsimit kombёtar shqiptar. Pçrpilues i disa librave shkollore nё gjuhёn e bukur gege. Bashkёpunues i disa organeve kulturore qё botoheshin nё Shkodёr. Prof. Gurakuqi pershkoi fazat mё mё rёndёsi tё levizjёs letrare, duke filluar nё Shkodёr si drejtor i revistes “Agimi” 1920, me pas bashkёpunetor i “Ora e Maleve” 1923, “Hylli i Dritёs” “Dituria” 1926-29, “Illyria” 1934 e “Shkendija” 1939. Drejtor i organit zyrtat te Ministrisё sё arsimit Tiranё: “Revista Pedagogjike” 1923 dhe mё vonё “Mёsuesi” 1928-29.
Prof. Karl Grakuqi pçrktheu nga gjermanishtja K. Patsch: “Iliret” 1923 dhe po nga ky autor “Gjendja ekonomike dhe kulturore e Shqipёrisё nё kohёn e kaluar” 1923. Dr. Sufflay “Serbёt dhe shqiptarёt” 1926, A. Rapaport “Rjedha e Punёve nё Shqipёri” 1928, A. Wegerer “Si u shkatue lufta e madhe” 1931 dhe dy romane nga italishtja si Fabian Marcata, prift austriak ne Rubik, “Lule” 1939 dhe E. De Amicis “Zemra” 1932. Nё bashkёpunim me Filip Fishten botoi: “Visarёt e Kombit” Vol. 1-3, nё vitin 1937.
Nё mёgrim Prof. Gurakuqi tё gjitha hallet e jetёs dhe vёshtirёsitё qё kaloi nuk i shmang kurrё perpjekjeve nё dobi tё gjuhёs dhe kulturёs kombёtare. Njeri i urtё, i permbajtur dhe i pa mburrje. Nё Palermo e gjeti strehen bashkё me bashkёshorten dhe djalin e tij. Pranё arbёreshёve tё Italisё i dukej se ka gjetur njё copё nga atdheu i tij i dashur, e aty e shuante mallin pёr dheun e tё parёve, duke punuar nё liri pёr shqiptarizmin..Prof. Karli ishte njё shtyllё e fortё e Qendres Ndёrkombetare pёr Studimet Shqiptare si dhe e degёs sё gjuhёs shqipe pranё Universitetit tё Palermos. Nё mёrgim bashkёpunoi vazhdimisht me revisten kulturore “Shejzat” 1957 tё Ernest Koliqit. Po ashtu e vazhdoi aktivitetin e tij publicistik “L’Ambanie” dhe “Shqiptari i lirё”
Ernest Koliqi: “…Kur na binte rasti tё rrinim bashkё nё ndonjё lokal , Karli ishte i vemendshёm ndaj çdo shqiptari dhe kur i dukej intresant shkёputej nga ne dhe niste biseden, duke u perpjekur tё shkёpuste ndonje fjalё qё nuk e kishte dёgjuar deri nё atё kohё…!”
Dom Oroshi shton: “Qe dashamirё, perkrahёs dhe bashkёpunёtor i revistёs tonё “Jeta Katolike. Me letrat plot kuptim qё na i dёrgonte, na jepte zemёr qё t’a vazhdojmё rrugёn e vёshtirё qё kemi nisur pёr tё mbajtur lart nё mёrgim traditёn shekullore tё klerit katolik shqiptar pёr Fe-Atdhe-Perparim. Me vdekjen e Karlit ne humbem njё mik tё çmueshёm dhe shqiptarёt lёvruesin mё tё çmuar tё gjuhёs shqipe nё mёgim!”
Per 20 vjet i kaloi në Siçili, në Palermo gjeti mundёsinё tё plotёsonte dёshiren e tij pёr studimin e gjuhës shqipe dhe të vazhdonte pasionin si mësimdhënës. I ftuar nga filologu arbëresh Rosalin Petrota la Austrinë dhe mori udhën për në Palermo dhe menjëherë u aktivizua pedagog i gjuhës shqipe në Universitet. Këtu bashkëpunoi edhe me Gaetano Petrotën dhe At Zef Valentinin, u mor me punë kërkimore-shkencore pranë katedrës së albanologjisë, dha mësim në kurse të veçanta për gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare me mësuesit arbëreshë. Ai ka qenë ideator dhe bashkëthemelues i Qёndres së Studimeve Shqiptare në Palermo. Së bashku me R. e G. Petrotën dhe Z.Valentinin organizuan katër kongrese ndërkombëtare të studimeve shqiptare. I pari kongres u zhvillua në tetor 1948, që është pikënisja e këtij aktiviteti shkencor.
Dhjetë vjet më pas botoi gramatikën shqipe në italisht me titull “Grammatica Albanese dell’uso moderno”, të cilën e ribotoi më 1967. Kjo vepër ishte me vlerë se do të ndihmonte në mësimin e gjuhës shqipe jo vetëm në Universitetin e Palermos, po edhe në universitetet e tjera të Italisë dhe të vendeve ku mësohej gjuha shqipe. Gramatika përmban probleme teorike, ushtrime dhe një fjalorth italisht- shqip, i cili do të ndihmonte në zgjidhjen e ushtrimeve të tekstit. Në 1970, një vit para vdekjes, Karl Gurakuqi i bëri një shtesë kësaj gramatike, duke e botuar si broshurë, ku përfshiu edhe një fjalorth italisht-shqip me rreth 400 fjalë!
Mё 28 shkurt 2016 Dr. Gjekё Gjelaj, duke kёrkuar nё bibliotekёn e tij pёr gramatiken e Martin Camajt dora i kishte ndeshur nё gramatiken e Karl Gurakuqit, tё cilёn pata rastin ta shfletoj pёr disa orё. Gramatika e Gurakuqit ёshtё botuar nё vitin 1958 nё Palermo, si njё tekst i plotё dhe modern, shumё i kuptushёm edhe nё ditёt e sotme. Gramatika ka 160 faqe dhe ёshtё e shoqёruar me njё vlersim nga Prof. Zef Valentini. Ky tekst mёsimor edhte nё gjuhёn italiane dhe nё gjuhёn shqipe shumё rёndёsishёm pёr nxёnёsit arbёresh dhe shqiptar qё i dinin tё dy gjuhet. Pothuajse nё çdo kapitull ka ushtrime, numёri i tё cilёve arrin nё 22 tё tillё. Ato janё fjalё tё urta popullore, tregime tё shkurtёra e tregime si: “Malli pёr atdheun” “Lahuta e Malёsisё” pёrrallat “Marimanga, gjinkalla dhe bleta” dhe “Plaka e dhit ё e egra” “Shqiptari i maleve tё Veriut” “Kulshedra dhe dragoi”… me autorё Luigj Gurakuqin, At Daniel Gjeçaj, Pal Duka, At Shtjefen Gjeçovi, At Donal Kurti, revista “Leka” si dhe dy vjersha: “Gjuha Shqipe” e Gjergj Fishtes dhe “Shko Dallendyshe ” e Fillip Shirokes.
Nё moshёn 76 vjeçare i rrethuar nga bashkёshortja Hanny, i biri Dr. Gilberti dhe mbesat e vogla ndёrroi jetё. Salikimet mortore u kryen ne kishёn e varrezave tё qytetit. Nё krye tё kortezhit printe njё rresht i madh françeskanesh italianç. Karli e ndjente vetёn ngushtёsisht tё lidhur me Urdhёrin e Shёn Françeskut. Nё kortezh merrnin pjesё edhe njё ngup doktorёsh dhe infermieresh tё qytetit Bressanore dhe 40 studente tё shkollёs sё infermiereve ku jepte mёsim i biri Gilberti. Mbi jetёn e Karl Gurakuqit nё Radio Vatokani foli Eqrem Telhaj.
“Shejzat” 10-12, 1971: “…Mesa po zbriste arkivoli kah gropa e çelur e nata po binte nё atё qytet mergimi, i pёrcjellur nga kumbimi i mallёngjyeshёm i kёmbanave nё shenj zije asnjё ndёr ato pjesmarrёs qё ndodhёshin pranё, nuk e merrte me mend se larg atdheut dhe jo nё tokё abёrore, po hynte nё Dhe njё Levrues i Madh i shqipёs e se aty mbyllej njё fletё e rёndёsishme e historisё sё gjuhёs sonё! Asnjё bashkatdhetar nuk u gjet pranё nё varrim mё i fol shqip nё ligjeraten mortore: “Pushofsh nё paqe!”

 

 

 

 


Kabashi, një fis me histori të lashtë dhe shtrirje të gjerë në gjeografinë e atdheut

$
0
0

Per fisin e Kabash esht i pari ne Krahinen e Pukes dhe i treti nder 12 fiset e Lek Dukagjinit sipas te dhenave shkencore se Gazullit prejardhja e kabashve esht nga Nishi Gazulli bron mendimin se “gazulloret”me fis prej Lushajsh te Kabashit te Pukes thon se jan te ardhur prej Nishit” Dhe hedh iden se emri Kabash na qon te qyteti Trak Kabesos dhe lidh ate me fisin e moqum trak te Besevet Afer Nishit ne shekullin e IV te e.r. dhe toponimi kabash esht fjal autoktone Iliro-shqiptare, qe ka kuptimin e enes se ujit ose gota gjysme liter e ujit dhe te nji vendi me uj te bollshem
Burimet nga te dhanat konkrete historike vertetojn se kabshi dhe kabshasit kan nji shtrirje qe nga Nishi, Kosova,Shqiperia e mesme,Kotorri,e Shkodra e deri ne Gostivar dhe ne Jugun e Shqiperis.

Kabashi dhe kabashasit kan qene tem studimi qe nga F.Bardhi,E,Qabej,K,Luka,N.Gazulli,qe kaqen piknisja e punes Xh.Meqit,per prejardhjen Kabashasve si topik dhe banore,ka mendime te ndryshme,por me thelbesore mbizotron fakti se kabashasit qe kan shtrirje ne te gjitha trojet etnikeshqiptare,kane origjinen iliro-shqiptare,ne kufit iliro-trak,qe ne gjenocidin e barbarv e sllavo-bullgare e me von bizantino-osmone ka ndodhur drama e tyre e pergjakshme.Per te mbijetur aktet gjenocidiale ata u dynden ne brendesi te trevave shqiptare.Ne Kosoven e sotme disa vende kan toponimn me emer Kabash,Kabashi i vendit afer Prizrenit,qe shtrihet ne luginen malore,me dy lagje qe indan lumi ne mes,Mahalla e gurit dhe Mahalla Zenelaj,Kabashi i Hasit, Kabashi ne Viti.Banoret e Kabashit te Vitis e kan Prejardhjen prej kabashit te vendit te Prizreni,qe para 200 vjeteve nga Kabshi i Prizrenit jan vendosur ne rrethinen e Vitis.
Nderkaq banoret e vendbanimeve ne Kosov qe kan mbiemer Kabashi gjenezen ekan prej kabashit te vendit te Prizrenit.Pleqet e Kabashit te vendit tregonin se prejardhjen e kishn nga Kolonja Toskeorise,ata me par jan vendosur ne Puke,por me argumentet shkencore bazohet ne te dhenat e etolodut Nikoll Gazulli,icili kete gojdhane shpjegon si zhvillim i vonshum te prejardhjes se Kabashve nga Kolonja ne Puke.Kete e argumenton me faktin se krahu i Shqiperis se veriut gjat lidhjeve me Ali pashe Tepelenen,pati rast te njihej me Kolonjen.

Ne Vazhdime po Jepim disa toponime qe kane lidhje me Kabashin
Ne Puke ,Kabashi(fshat),Livadhi i Kabashit,Kodra e Kabashit,Kroi i Kabashit,Podi i Kabashit,Bjeshka e Kabashit,
Shkoder Kroi i Kabashit,Lugu i Kabashit,Kabashe (toke ne Bushat she Melgushe)
Ne Kukes Kabashe (livadhe dhe are ne Perbreg)Perroi i Kabashit,me Kurbin;
Laq;Kroi i Kabashit,Koder e Kabashit
Ne Diber e Gostivar:Mali i Kabashit ne vargmalin e Korabit:me Tirane:Kodra e Kabashit (ne Bushtrice);ne Gramshe Kabashi (fshat),Shkembi i Kabashit dhe Kalja e Kabashit; ne Pogradece Kabashi (ledine me uje te ftofte).

Ne Male Te Zi:Kabash (fshate ne Kryeporen e Kotorit,dokumentari me 1614 si Cabasse).
Ne Itali Kabash,banore arbresh te italise (kumtim i prof,Qabejt me 1977).
Ne Kolonje, Kabash(fshate) dhe fushe e Kabashit.
Ne Vlore Kabashe (are ne juge te Nivices),lugu Kabashe (kullot e pyll ne Ramice e Mesaplik).

Ne Kosove Kabashi i Vendit(fshate afer Prizrenit),Kabashe(fshate ne Komunen e Vitise).Kabashe (fshat ne Has),Lagje e banoeve ne Gjurakovc,Peje,ne fshatra te Therandes,Gjakoves,Drenices,Pejes,Kaqanikut,Gjilan fshati Kabash etj.
Xhemal Meqe na jepe per veqorit karakteristike etnokoregrafike te kabashve,veshje e Kabashit,kenga e Kabashit,vallen Kabashqe(kajde Kabashi),Vallen epike Kabashit.

Fshati Kabash i Prizrenit është vendbanim i vjetër. Shtrihet mbi gërmadhat e një kompleksi të lashtë arkeologjik nga periudhat e lashta. Kontinuiteti morfologjik dhe arkitektonik i këtij vendbanimi ka vazhduar edhe në periudhat e më vonshme historike, në antikë, mesjetë, e deri në ditët e sotme. Ky vendbanim daton nga lashtësia dhe ka qenë i banuar me popullatë autoktone ilire-dardane. Këtë e dëshmojnë gjetjet arkeologjike, si shpata, heshta, monedha, përkrenare ilire të periudhës romake, si dhe shumë monumente të lashta të kultit që janë gjetur në këtë lokalitet, ende të pa hulumtuar nga arkeologët. Se lokaliteti ka qenë i banuar me popullatë ilire-dardane, dëshmojnë edhe toponimet dhe mikrotoponimet.

Në fshat, themelet e
bazilikave

Toponimi Kabashi,
Kabashë, Kabashët, që do të thotë territor, vend i pasur uji, kurse toponimi Korishë vjen nga fusha e gjerë pjellore rrëzë kodrave të Kabashit (korrishte), korrja e grurit, misrit dhe të lashtave të tjera. Edhe mikrotoponimet në këtë lokalitetit janë tërësisht shqiptare, si Boka, Fusha e Thatë, Ara e Hysenit, Curri i Haxhës, Guri i Keq, Ahishta, Mrizet, Firajë, Kodra e Madhe, Cukali, Gurishtë, Kalaishtë etj. Kabashi është fshat i thellë i zonës malore dhe që nga lashtësia ende gjenden themelet e bazilikave, objekteve të kultit, ku popullata e hershme dardane i ka kryer ritualet shpirtërore. Në fshatin malor, Kabash, ekziston manastiri i lashtë, manastiri i “Shën Pjetrit”, që në popull njihet si “Kisha e Keqe” e periudhës paleokristiane, shekullit IV-V pas lindjes së Krishtit, që edhe sot e kësaj dite ekzistojnë gjurmët e freskave të vjetra. Sipas gojëdhënës, thuhet se murgu shqiptar, Shën Pjetri, për të qëndruar sa më afër me perëndinë këtë monument kulti e ndërton në një shpellë guri në malet e larta të Kabashit. Mirëpo, këtë manastir të lashtë për qëllime të caktuara historiografia serbe e paraqet si manastir serb dhe emrin e Shën Pjetrit shqiptar e përshtat në “Sveti Petar”. Në dokumentet serbe ky objekt fetar thuhet se i përket shekullit të XIV. Historiografia e falsifikuar serbe, të gjitha objektet e kultit, kishave e manastireve shqiptare të periudhës bizantine, i kthen dhe i evidenton në dokumentet si objekte serbe. Fshati Kabash ndahet në dy zona, në mëhallën e Gurit dhe mëhallën Zenelaj.

Kalaja e vjetër

Kur dihet fakti se e tërë zona e Kabashit është një kompleks i gjerë arkeologjik dhe historik, me bukuri të rralla natyrore, kërkesë e banorëve është që institucionet lokale – Komuna, dhe ato qendrore – Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, Ministria e Kulturës dhe Ministria për Mbrojtjen e Ambientit të investojnë në këtë lokalitet historik e arkeologjik dhe Kabashin ta shndërrojnë në një zonë të bukur turistike. Buzë rrugës që shkon në mëhallën Zenelaj, në kodër mbi fshatin Korishë, gjendet Kalaja e Vjetër, që nga hulumtimet e para arkeologjike në vitin 2002 janë gjetur themelet e një bazilike të periudhës paleokrstiane, kurse në afërsi të Kalasë, një vendbanim i lashtë 1200 vjet para lindjes së Krishtit. Në Kabash gjendet edhe manastiri i “Shën Markut”, ku në vitin 1913 pushtuesit serbë kanë masakruar mbi 100 persona popullatë civile të Kabashit. Në Kabash gjendet edhe përmendorja e luftëtarëve të lirisë së luftës së fundit të UÇK-së, që ranë në luftë me forcat armike serbe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ia vlen që Kabashi të shndërrohet në një zonë të mbrojtur turistike.

 

 

Mësuesit shqiptar në diasporë, mbrojtës të vlerave kombëtare

$
0
0

Shkolla shqipe në Treviso (Itali) feston 7 e 8 Marsin

Nga Florim Zeqa

 

Shkolla shqipe në Treviso, të shtunën me 5 mars 2016, në lokalet ku zhvillon mësimin paralelja e mësimit plotësues të gjuhën shipe në Padernos e shënoi festat e 7 e 8 Marsit, duke shpalosur të arrituart dhe sukseset e deritanishme  edukativo arsimore të paraleleve në Paderno dhe Quinto (TV).
Festa u organizua nga drejtuesit e Shkolla Shqipe – Treviso, mësuesit Malsore Shaqiri, Bajram Desku dhe Beqir Cikaqi dhe nxënësit e dy paraleleve në Paderno dhe Quinto, ku për herë të parë bënë një organizim të përbashkët, duke dëshmuar cilësi dhe vlera, unitet dhe gadishmëri për vazhdimin e aktiviteteve të përbashkëta kulturore.
Lokali ishte i vogël që të krijohet hapësirë e domosdoshme për të gjithë pjesëmarrësit, i stërmbushur nga prindërit, nxënësit, aktivist dhe veprimtar të pranishëm në këtë aktivitet festiv.
Programi u hap me intonimin e himnit kombëtar të kënduar nga nxënësit e shkollës shqipe të dy paraleleve nën dirigjimin e mësuesës Malsore Shaqiri, njiherit edhe moderatore e këtij aktiviteti, e cila pas urimit për festat e 7 e 8 Marsit, së bashku me kolegun Bajram Desku prezantuan punën, të arriturat dhe vështirësitë me të cilat përballen gjatë mbarëvajtjes së punës së tyre me nxënësit shqiptar.
Moderatorja e programit pasi e lexoi edhe mesazhin e urimit nga ministri i Diasporës z. Valon Murati, drejtuar mësuesve të diasporës, fjalën më pas i dha koordinatorit të shkollës shqipe në Treviso, profesorit Beqir Cikaçi, i cili foli për historikun e festës së mësuesit dhe historikut të shkollës shqipe në përgjithësi; “Të nderuar të pranishëm, 7 dhe 8 marsi, janë dy  data shumë domethënëse për familjet shqiptare kudo që ato punojnë, jetojnë e mësojnë sot. Më 7 mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Kështu ajo ditë 7 marsi festohet si Dita e Mësuesit… Ndërsa, si paralele me ngjajshmëri të Shkollës së Korçës, mund ta krahasojmë Shkollën Shqipe tonë të MP këtu në Treviso, nëse bazohemi në formen dhe mënyren e të startuarit dhe ekzistuarit… Dhe derisa, 7 Marsi është Festa e Mësuesve, 8 Marsit është Dita Ndërkombëtare e Gruas, që shqiptarët e njohin edhe si Festa e Nënës, dita ku nderohet sakrifica dhe përkushtimi i gjithë grave në botë, në familje, në shoqëri, në punë e kudo… Në emrin tim, në emrin e kolegëve, dhe në emrin e nxënësve të Shkollës Shqipe të MP të Trevisos, iu urojë të gjithë mësuesve dhe nënave shqiptare ditët e festave të tyre kombëtare. GËZUAR 7-8 Marsin!
Në ndërkohë, në aktivitet erdhi edhe kryetarja e shoqatës” ILIRIA”, zonjusha Ermira Zhuri, e cila para fjalës përshendetëse, mësuesës Malsore Shaqiri i dhuroi një buqetë lule të freskëta për 8 Marsin.
Më pas për një fjalë rasti u ftua edhe publicisti Florim Zeqa, i cili pasi uroj mësuesit për 7 Marsin, nënat dhe motrat shqiptare për 8 Marsin ndër të tjera shtoi; “Për mbarëvajtjen dhe funksionimin sa më të mirë të mësimit plotësues të gjuhës shqipe, me numër gjithnjë në rritje të nxënësve, është i nevojshëm një bashkrendim edhe më i madhë i forcave dhe një organizim më i fuqishëm i mësuesve dhe prindërve shqiptar bashkarisht, për krijimin e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptar (LAPSH), si mundësi e bashkëpunimit me organizatat si motra në mërgatë dhe si një formë më e mirë e bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit të Republikës së Kosovës. Ngase puna e mësimdhënjes është e shënjtë dhe me vlera të shumfishta kombëtare.
Pjesa e programit artistik filloj me dhuratat simbolike të nxënësve që kishin përgatitur për mëuesit e tyre (buqeta lule dhe nga një letër përshendetëse).
Në pjesën e parë të programit artistik prezantoj paralelja në Paderno nën udhëheqjen e mësuesës Malsore Shaqiri, e cila sipas radhës i ftoi për recitim; Erona Kastrati, Edison Haxhijaj, Ermona e Erion Krasniqi, Djellëza Haxhijaj, Dafina Cikaqi, Erëza Kastrati, Alban Sopaj, Hana Haxhijaj, Armend Gallopeni dhe Ideal Shaqiri.
Pjesa e dytë e programit artistik vazhdoi me paralelën e Quintos, ku paraprakisht mësuesi Bajram Desku e prezantoj njërën nga dy nxënëset italiane në paralelën e Quintos, Ilaria Cazzaro e cila rrëfej për motivet dhe dashurinë që ka ndaj gjuhës shqipe. Më pas mësuesi Bajram Desku i ftoi tre nxënëset për recitim.; Ermira Ahmetaj, Altina Gashi dhe Elida Ahmetaj.
Në fund të programit artistik u paraqit me dy valle edhe grupi i valleve të shoqatës “ILIRIA”.
Vlenë të theksohet për fund, se në këtë aktivitet, prezent ishin edhe personalitete të njohura në mërgatë; këngëtarja Elhame Ahmetaj-Gyheli, afaristi dhe veprimtari i njohur Besnik Besimi me bashkëshorten Nora (aktiviste) dhe djalin Ari (vetëm 2 muajsh), më të riun e këtij aktiviteti kulturor.

 

Shkolla në Voshtinë të Çamërisë, dhuratë për nxënësit shqiptarë dhe grekë

$
0
0

Nga Arben Lllalla

 

Në këtë godinë ka mësuar aktori fierak Fuat Boçi dhe ish-kryetari i Greqisë, Karolos Papulias


Me rastin e 7 Marsit ditës së shkollës shqipe po botojmë foton e godinës së shkollës greke, e cila ndodhet në Voshtinë-Pogoniani-Çamëri.

Kjo godinë ka qenë pronë e familjes shqiptare e Sulejman Cora, të cilët pas shpërnguljes për në Turqi dhe Shqipëri këtë godinë e bënë dhuratë për të shërbyer si shkollë ku të mësonin fëmijët shqiptar dhe grek.

Në këtë godinë ka mësuar aktori fierak Fuat Boçi dhe ish-kryetari i Greqisë, Karolos Papulias. Fotoja është e viteve 1940.

Ky akt human i familjes çame Cora tregon shpirtin human të shqiptarit.

________________________________________________________

Kjo është shkolla shqipe e vitit 1910 në BELLKAMEN – Dhrosopigi-Follorinë të Greqisë. Nga ky fshat është, njëri nga luftëtarët e çështjes shqiptare, Spiro Bellkameni (1885-1912). Ai luftoj me çetën e tij kundër ushtrisë osmane, kundër kishës greke dhe Fanarit.

Arben Llalla sitt bilde.
Stillo është nipi i Negovanëve i cili më 1910, bëri përpjekje që në kishën e fshatit të mbante meshën në gjuhën shqipe dhe e goditën me thika gjatë meshës, vdiq më 16 janar 1910 në spitalin e burgut të Manastirit. Kjo është letra që pleqësia e fshatit Negovan në fund të vitit 1909, lajmëronte se është hapur shkolla shqipe “Dituria”, me mësonjës Petro Nini Luarasi,
Nga Negovani është dhe ish-ministri i brendshëm i Republikës së Shqipërisë Koçi Xoxe (1911-1949), njëri nga figurat qendrore të Partisë Komuniste.
Arben Llalla sitt bilde.
Arben Llalla sitt bilde.
Arben Llalla sitt bilde.
*Arben Llalla,historian,më 07.03.2016

Heshtja që bën zhurmë

$
0
0

Mbi romanin “Fshati i heshtjes” të Mark Lucgjonaj

Nga Arjeta Ferlushkaj

Romani “Fshati i heshtjes” është vepra e parë në prozë e shkruar nga autori Mark Lucgjonaj. Ai e ka nisur krijimtarinë letrare si pjesa më e madhe e shkrimtarëve: me zhanrin e poezisë, konkretisht me vëllimin “Zhurma e mendimeve”.

Historia e rrëfyer në këtë roman na përcillet përmes dhjetë (10) kapitujve, e paraprirë nga një prolog. Nga të dhënat paratekstuale (shënimi i autorit në fund të librit) na rezulton se rrëfimi është përfunduar në janar të vitit që lamë pas. Duhet thënë se autori ka manovruar shumë me kohën e rrëfimit. Ndërsa për kohën e historisë, nuk kemi thuajse asnjë të dhënë kohore, përveç rastit kur përmenden sulmet e Natos në Bosnje Hercegovinë. E njëjta gjë ndodh edhe me vendin e ngjarjeve, ku jep shumë pak indicie (liqeni i Labeatit/ Shkodrës) dhe vetëm sa nënkuptohet që kemi të bëjmë me Malësinë.

Ne i kemi bërë tekstit një lexim jo semantik por semiotik, që do të thotë: ne na intereson të dimë jo vetëm çfarë ndodh por më shumë duam të dimë se si rrëfehet ajo që ndodh. Dhe, rrjedhimisht na lind pyetja: pse autori ka parapëlqyer të rrëfejë në këtë mënyrë?

Lucgjonaj luan me vëmendjen e lexuesit, ai e di se çfarë e mban të mbërthyer lexuesin mbas tekstit: pikërisht pezulli dhe kaosi. Lënia pezull e ngjarjeve, ndjesive, rrugëtimeve, fateve, pra fragmentarizimi i rrëfimit por edhe i jetës së personazheve, i krijon lexuesit ndjenjën e përshtjellimit si dhe dëshirën e domosdoshmërinë për t’iu rikthyer faqeve të librit, herë pas here.

Këtë strategji tekstuale autori e ka ndërtuar duke përdorur anakronitë e rrëfimit, të cilat janë: analepsa (kthimi mbrapa në kohë) dhe prolepsa (evokimi paraprak i ngjarjeve). Në roman ne ndeshim vazhdimisht alternimin e këtyre dy lëvizjeve narrative. Kjo nuk ka thjesht një funksion formal por pikërisht kjo lojë me kohën ka të bëjë me përceptimin e realitetit që rrëfehet në roman. Duket sikur nuk kemi një bosht tematik, sikur kemi një zbehje të subjektit (në fakt nuk ka një intrigë të mirëfilltë) dhe më së shumti luhet me kujtesën, ku kthimet mbrapa në kohë janë të papërcaktuara. Ndodh edhe diçka e “çuditshme”: tek lexon tekstin, të krijohet përshtypja se nuk rrëfen vetëm një narrator i vetës së tretë (narratori i gjithëdijshëm) por na del edhe një narrator i vetës së parë; ra ndryshimi i vazhdueshëm i perspektivave të rrëfimit, ku protagonisti herë del dëshmitar i të tashmes së vet (e jo vetëm) dhe herë i të kaluarës së tij. Përmendim këtu gjendjen para dhe pas humbjes tragjike që pëson Ludvigu  sepse pikërisht ky çast bëhet kufiri ndarës mes dy realiteteve në jetën e protagonistit: lumturia (pasja e Ilonës) dhe disfata (humbja e Ilonës). E gjitha kjo bëhet për të na treguar se ky realitet fiksional është në një transformim të vazhdueshëm, si vetë jeta e protagonistit. Ndërsa realitetit jashtë fiksionit, duket se ia kërkon një transformim të tillë pikërisht tani. Këtu hyn në lojë funksioni i rastësisë. Ardhja e Ludvigut në “Fshatin e heshtjes“ na jepet si rastësi, por që në fakt është një lëvizje e mirëmenduar e romancierit. Ajo që vërtet mund të konsiderohet rastësi e befasi  për ne si lexues është afrimi i protagonistit me Jerinën dhe rruga që marrin ata të dy, të shoqëruar me muzikën e Beethoven-it. Futja e rastit brenda tekstit letrar  i jep një dinamizëm të veçantë rrëfimit dhe lë mbresa tek lexuesi.

Në kompleks, vepra është e ndërtuar përmes një unaze kompozicionale. Që do të thotë, romani nis e thuajse mbaron me të njëjtën skenë: vdekja aksidentale e Ilonës.  Siç pohon studiuesja F. Dado, në rastet kur përdoret kjo unazë kompozicionale (brenda së cilës zhvillohen ngjarje, konflikte, veprojnë personazhe drejt një kahje të caktuar) efekti emocional është më i theksuar. Mjafton të përmendim skenën e aksidentit dhe njoftimin që i bën policia Ludvigut për humbjen e bashkëshortes. Kjo skenë, e ritreguar para plakut, mbart doza të tjera përjetimi tek lexuesi dhe ka funksionin e reflektimit.

Një tjetër pyetje që na lind gjatë leximit të veprës është: çfarë marrëveshje ka vendosur ky tekst me lexuesin?

Autori është treguar i kujdesshëm në përzgjedhje gjatë hartimit të tekstit letrar. Ai ka bërë protagonist një personazh me mbiemrin Nopça, i cili është mjaft i njohur për zonën e Malësisë. Këtij protagonisti i vë afër plakun me emrin Pal Bue Shpata, që e shoqëron në çdo lëvizje e vendimarrje për sa kohë qëndron në “Fshatin e heshtjes“; e vendos në bujtinën e Kras Jungut, duke i krijuar rehatinë që i nevojitet. Nuk janë të rastësishme këto përzgjedhje autoriale, por janë kode të cilat Lucgjonaj i konsideron të mirënjohura ndaj dhe mendojmë se teksti e ka të harmonizuar  mirë proçesin e komunikimit me lexuesin e vet. Prania e një të huaji në fshat, nuk ka qëllim të përcjellë konceptin e refuzimit të tjetrit, përkundrazi, e shohim si një tendencë për identifikimin e vetvetes, njohjen më mirë të vetëdijes sonë.  Ne këtu gjejmë universalen në skenën e një province të humbur, që, siç thotë Ludvigu “nuk figuron as në hartë“:

“Studiues, edhe këtej si tek ju e kudo tjetër, guri, uji, dheu e qielli janë njëlloj, mirëpo vetëm mendimet, ndjenjat dhe qëllimet na bëjnë të ndryshëm”.

Prania e austriakut në fshat, i cili po gjurmon vlerat e ruajtura të traditës nga këto zona, përveçse është një homazh ndaj të kaluarës së lavdishme malësore, është në të njëjtën kohë edhe ftesë për të aspiruar horizonte të reja. Sepse, individi gjithnjë duhet të ngrejë zërin në përmirësim të vetvetes e të komunitetit. Prandaj edhe autori ka zgjedhur papërcaktueshmërinë kohore dhe hapësinore ngase të tilla mesazhe janë universale, jo vetëm për provincat.

Si përfundim, shkrimtari Mark Lucgjonaj ka ditur që të bëjë zhurmë përmes “Fshatit të heshtjes“, sepse na ka sjellur një protagonist që në dukje nuk trazon por që “çon pluhur“ në rrugëtimin e secilit prej nesh. Gjithashtu, përmes një rrëfimi në dukje linear, në fakt kemi të bëjmë me një rend kaotik zërash. E gjitha kjo, synon të përcjellë mesazhin e zgjimit, shkundjes, tejkalimit të vetvetes në kuptimin më të gjerë të fjalës.

Autorja është doktorante 

TUZ, shkurt 2016

 

 

Scupi dhe teatri antik

$
0
0

Nga Fahri Xharra

 

Shkupi me rrethinën e tij të gjere banohej që nga viti 4000 prKr; mbetjet e Neolitit janë gjetur në Kështjellën tij.
Vendbanimet Kalkolitike kishin një domethënje të madhe gjatë kohës së Bronzit. Gjetjet i takojnë të njëjtës kulturë e cila në mënyrë progresive përhapej në Ballkan, e njohur si kultura e Danubit dhe më vonë edhe ajo e Egjeut. Scupi ishte vendbanim dhe vonë si qytet Dardan. I vendosur në qendrën e Ballkanit në rrugën që e lidhte Danubin dhe Detin Egje, behet lokalitet me shumë prosperitet ashtu si e njohim nga historia.
Në Maqedoninë e sotme janë të gjetura dhe shënuara mbi 4000 pika arkeologjike.
Scupi i vjetër si vendbanim shtrihet në mes fshatrave Zlokuçani dhe Bardovci. Sipas dokumenteve historike ai i takonte Paeoneve dhe më vonë bëhet kryeqytet i Dardanisë.
Koha romake e kishte Scupi si nyje për qëllime e saja pushtuese. Scupi lidhej nëpërmjet Via Egnatias me Adriatikun. Afër Scupit kalonte rruga që e lidhte Naissusin me Selanikun nëpërmjet Stobit (Shtipit).
Viti 518 e shënon tërmetin e madh që rrafshoi Scupin, dhe viti 596 e shënon rindërtimin e tij dhe më vonë prap i shkatërruar nga sulmet Avare. Në rrugën malore që të çon në fshatintin Bardhaj (Badovac), janë mbetjet e Banjove të kohës së vjetër. Aty afër është Lapidariumi, muzeu arkeologjik Centurion dhe tjera gjetje arkeologjike.
Teatri I Scupit (sipas atyre ) i takon tipit të teatrove romake, me galeri dhe hapësirë për shikuesit, orkestrat dhe tjera. Ulëset e teatrit, ulëset harkore nga gurët e mëdhenj, ku pjesa e sipërme në formë gjysmë rrethi i bënë muret e saja. Skena ishte mjeshtërisht e zbukuruar dhe me dy nivele. Muret ishin me pllakëza ngjyrash të ndryshme. Sipas formave arkitektonike dhe dekorit shihet se ky ishte një teatër i bukur dhe i luksit.

Në asnjë shkrim, studim, publikim apo referim për Scupin e vjetër nuk përmënden shqiptarët si pas ardhës të dardanëve. Nuk e kam të njohur, nëse shqiptarët marrin pjesë në hulumtimet arkeologjike në Maqedoninë e tyre apo janë vetëm si numër statistikor i bashkëjetesës së dy komuniteteve, njëri që i kërkon rrënjët e saja në tokë të huaj dhe tjetri që pa dashas e harron dhe e mohon lashtësinë e vet.

 

 

Viewing all 154 articles
Browse latest View live