Image may be NSFW. Clik here to view.Ismail Kadare flet për konvertimin shqiptarëve në fenë islame. Numri i parë i revistës filozofike franceze “NOOR” hapet me intervistën e shkrimtarit Ismail Kadare dhe një tregim të Ylljet Aliçkës. Janë dy shqiptarë që zënë një vend me rëndësi në një botim të çdo përgjashtëmuajshëm, në një revistë të themeluar nga një grup i njohur intelektualësh francezë.
Në intervistën e tij, Kadare ndër të tjera thekson se “Shqipëria nuk do kishte ekzistuar, nëse ne nuk do kishim tolerancën mes myslimanëve dhe krishterëve” dhe se “ishte jeta jonë e vështirë që na bëri të kuptojmë logjikën dhe nevojën e tolerancës”. Revista gjashtëmujore “NOOR” u shfaq suksesshëm këtë pranverë si një ide e një grupi filozofësh të njohur si Malek Chebel, Mark Ferro, etj, me synimin “të nxisë debate dhe reflektime mbi spiritualizmin dhe laicitetin, mbi racizmat dhe radikalizmat në ngjitje, sinjale këto të një bote që po vdes nga frika dhe që ushqehen gjithnjë e më shumë nga absolutizmi i mendimit dhe nga humbja e pasioneve kolektive”.
Vendi juaj, nën regjimin e Hoxhës ishte i vetmi vend mbi planet që u deklarua krejtësisht ateist, duke frenuar të gjitha fetë. Cila ishte arsyeja e kësaj mase të jashtëzakonshme. Si reagoi populli shqiptar? Po ju vetë, si e përjetuat zhdukjen e Zotit me dekret?
Hoxha e justifikonte vendimin e tij, si përgjigje ndaj “kërkesës” së rinisë shqiptare. Kur e vuri në jetë këtë vendim në vitin 1968, ai përfitoi nga konteksti i lëvizjeve të atij viti në disa vende europiane, koha e lëvizjeve studentore dhe e revoltave sociale, ku ndër të tjera pati dhe lëvizje kundër kishës. Hoxha u përpoq ta justifikonte si një lëvizje progresiste. Edhe sot, unë ende nuk e kuptoj arsyen e vërtetë të këtij vendimi. Apo mos ndoshta kjo ishte një çmenduri e pastër e Hoxhës, një trill i një diktatori megalomaniak? Apo mos ndofta donte të imitonte “miqtë tanë” kinezë, në mënyrë që të fitonte simpatinë e tyre? Kush e di?
Si reagoi populli? U rebelua për t’i mbrojtur këto vende kulti?
Populli pothuajse nuk reagoi. Njerëzit kishin probleme të tjera, jeta e përditshme ishte tmerrësisht e vështirë. Kishat dhe xhamitë ishin braktisur prej 20 vjetësh më parë në diktaturë.
Ju vetë, prindërit tuaj ishit të besimit bektashi. Si e përjetuat këtë diktat?
Unë jam rritur në një shtëpi intelektualësh. Nuk shkonim as në xhami, as miqtë tanë të krishterë nuk shkonin në kishë. Një ndër krenaritë tona të rralla është bashkëjetesa paqësore e tri besimeve, shprehje e një tolerance fetare të jashtëzakonshme. Nuk do desha të them se kjo është rezultat i një pjekurie specifike shqiptare, ne nuk jemi më të ndriçuar se të tjerët. Ndofta ishte rezultat i jetës së vështirë, që na bëri të kuptojmë logjikën dhe nevojën e tolerancës. Edhe para ardhjes së turqve ne ishim mësuar me bashkëjetesën e dy besimeve të krishtera. Më pas u bënë tri besime, s’kishte arsye të ndryshonim.
Pse u konvertuan shqiptarët me ardhjen e ushtrisë otomane?
Një pjesë e popullsisë së varfër, u detyrua të konvertohej me dhunë. Disa të tjerë ndërruan kamp për arsye ekonomike, disa të tjerë për një fenomen tepër të rëndësishëm për shqiptarët, pasi vetëm një mysliman kishte të drejtë të mbante armë. Shqiptari ishte para dilemës: si do mundte ai të mbronte dinjitetin e familjes së tij pa armë? Ndodhte që një vëlla i po të njëjtës çati konvertohej dhe një tjetër jo.
Pra, psikologjikisht ne ishim të përgatitur ndaj një jete sociale të tolerancës. Por pushtimi otoman nuk krijoi asnjë liri, pavarësisht iluzioneve, duke nxitur konfliktet mes klaneve. Feudalët ishin “të lirë” të bënin luftë mes tyre. Sot, nëpërmjet fesë së Islamit, Turqia përpiqet përsëri të ndikojë dhe modifikojë konceptin tonë të jetës sociale. Perandoria otomane duket se po rivjen në një tjetër formë.
Pas rënies së diktaturës, fetë e mëdha, nëpërmjet emisarëve të tyre u përpoqën të riinvestojnë shoqërinë shqiptare?
Ka tendenca radikalizimi dhe kjo s’është gjë e mirë. Prej mbi 20 vjetësh shoqëria shqiptare përpiqet të rindërtojë identitetin e saj kulturor, social e politik, që i përshtatet. Por pavarësisht mjaft rindërtimeve të xhamive apo kishave, unë nuk shikoj ndonjë ndryshim të rëndësishëm në zakonet e bashkëpatriotëve të mi. Nga ana tjetër, disa madje tentojnë të rishkruajnë historinë tonë duke minimizuar veprën e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që sipas meje duhej të ishte përfshirë në historinë europiane. Padyshim që politika kërkon të përfitojë nga gjithfarëlloj radikalizmash, fundja si kudo.
Ju vetë jeni shënjuar nga literatura antike dhe mitologjitë helenike. Atëherë çfarë influencash keni pasur?
Letërsia më ka mbrojtur nga çdo influencë, ideologjike apo fetare. Ashtu dhe populli im, i cili ka të tjera probleme për t’u ndikuar. Ne shqiptarët jemi popull i emancipuar, ndofta më i emancipuari në botë. Europa duhet ta marrë seriozisht në konsideratë tolerancën tonë. Ajo duhet ta mbrojë dhe mbështesë vendin tonë, pasi ne përfaqësojmë një shembull unik dhe tepër të çmueshëm.
Çfarë rreziku paraqet në vendet e Europës Lindore “nacionalizmi” i ri?
Patriotët shqiptarë, shumë përpara se Shqipëria të ekzistonte si komb, kanë zgjedhur Marsejezën si himnin e ardhshëm kombëtar, pasi ajo simbolizonte lirinë, vëllazërinë, barazinë.
P.Hajnrih Bël ka thënë “Gjuha ime është djepi im”. Nëse ju zëvendësoni termin djep me komb, atëherë nuk është i njëjti kuptim?
Në diktaturë, liria e vetme që i mbetet një shkrimtari është gjuha e tij. Për këtë arsye ne lexonim male me libra. Për pasojë realiteti zhdukej pas këtyre librave.
*Zeqir Lushaku, “Lushakët e Lushës” 1878-2015,botues “Shkrola Print”,Prishtinë 2015.“Lushakët e Lushës”, është një libër-monografi që autori Zeqir Lushaku,economist i diplomuar, ia kushton fshatit të të parëve të vet,Lushës së Kurshumlisë,tash të pushtuar nga Serbia që nga periudha e asaj që në histori njihet si Kriza Lindore. Banorët e Lushës si dhe të të pothuaj gjithë Sanxhakut të Nishit e atij të Pirotit, janë shpërngulur me dhunë e terror qysh në atë periudhë kohore nga shteti serb i kohës i cili i shfrytëzoj krizat ndërkombëtare për tu zgjeruar në hapësirat jetësore të kombit shqiptar. Vetëm me ato shpërngulje gjenocidale, Serbia e fitoj padrejtësisht një territor me një sipërfaqe prej 10.972 km2, do të thotë një territor sa Kosova e sotshme.
Libri “Lushaket e Lushës”, i shkruar nga Zeqir Lushaku,intelektuali i njohur prishtinas i cili që nga viti 1990/1992 e deri sot e udhëheq institucionin më të rëndësishëm arsimor në Kosovë për mësimin e gjuhëve të huaja, ZAS-Trade, qe ne ate kohe ishte shkolla e pare private ne Kosovë për mësimin e gjuhëve të huaja,është një shembull për tu mbajtur në mend për ata që mund të nxiten e frumëzohen për shkrimin e librave të këtillë, se si shkruhet monografia. Monografia ( greqisht: monos një dhe graphein, me shkrue), nënkupton që autori duhet ta zotëron temën për të cilën shkruan dhe ti përmbahet asaj në mënyrën e duhur, gjë që mund të thuhet se Zeqir Lushaku i është përmbajtur me përpikëri,saqë për ta plotësuar mozaikun për shkrimin e librit nostalgjik “Lushakët e Lushës”, i është dashur të kredhet në histori dhe ndjekur, për aq sa ka mundur, shtegtimin mundimcare të atyre që i përkasin bërthamës e cerdhes së familjes Lushaku, qëkur ata u detyruan ta braktisnin me dhune Lushën e tyre në Kurshumli, që tashme është komunë në Serbi, në kufi me Podujevën. Dhe familja e të parëve të Zeqir Lushakut u vendosen pikerisht në Sekiraqë të Podujevës,nja gjysmë ore me veturë deri tek Lushaku, vendlindja e të parëve të tyre që nuk mund ta harrojnë kurrë. Dhe, sado që kan kaluar mbi njëqind vite nga ato shpërngulje të dhunshme, pra 138 vjet familja e Zeqirit dhe shumë të tjerë e mbajnë mbiemrin Lushaku, si kujtim dhe testament për mos ta harruar Lushën. Në të vërtetë,sado që në vendin e vet, pra në Kosovën e sotshme të rrudhur teritorialisht nga pushtimet e Serbise përgjate historisë, të gjithë muhaxhirët (“refugjatët” e asaj pjese të atdheut ende të pushtuar), nuk kan dashur të pajtohen kurrë me humbjen e vendit të tyre,andaj të thuash të gjithë pa përjashtim në shenje kujtimi dhe për mos ta harruar vendin e braktisur me dhunë, i kan mbajtur si mbiemra pikerisht emrat e fshatrave apo të krahinës së caktuar, si,ta zëmë, Restelica, Bajcinca,Toplica, Kosanica, Gerguri, Prekopuca etj,etj, me qindra e qindra emra fshatrash, që deri në ditën e sotme i shfrytëzojnë për mbiemra.
Në vazhdën e përpjekjeve për të mos e harruar vendin e të parëve,- pra të një Kosove tjetër të pushtuar nga Serbia, historiani tashme i ndjerë dr. Sabit Uka, është i pari që i ka bërë një studim gjithëpërfshirës fatit tragjik të këtyre shpërnguljeve me dhunë e terror të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe nga Sanxhaku i Pirotit. Sabit Uka, ia ka vënë themelet temes së ketyre shpërnguljeve ne historigrafinë shqiptare, duke e krijuar bazën e fortë për studime të mëtejshme të historianëve,apo individëve me kapacitete të admirueshme intelektuale si Zeqir Lushaku. “Lushakët e Lushës” së Zeqir Lushakut, është monografia e parë sipas njohurive të mija, e shkruar për një fshat dhe kështu si një temë e ngushtuar në një hapësirë të kufizuar gjegrafike mund të shërbejë për shumë e shumë të tjerë që kështu sic ka vepruar, të veprojnë edhe të tjerë nga fshatrat e tjera pasi vetëm kështu përmes kujtimeve, rrëfimeve mallëngjyese e trishtuese, mund të mblidhen në një vend copat e “thyera” të një mozaiku, pra të asaj tragjedia kombetare shqiptare,që quhet humbja e sanxhakut të Nishit e Pirotit. Historinë që nuk e shkruajmë,rikujtojmë dhe dokumentojmë,kështu sic veproi intelektuali i njohur Zeqir Lushaku, edhe mund ta harrojmë… Dhe për të mos e harruar kurrë, atë duhet ta shkruajmë,ta kujtojmë dhe ta mendojmë gjithmonë si një tokë etërish që dikur ishim të detyruar ta braktisnim, por të cilën nuk e kemi harruar që është tokë e jona,e të parëve tanë.
Mënyra dhe metodat tipike të një gazetari të shquar, të cilat i ka përdorur Zeqir Lushaku për mbledhur e sjellë në një vend grimca kujtimesh e rrëfimesh, brenga të rënda sikur ato shpërngulje të kishin ndodhur dje; fotografi,vaje,vuajtje e rënkime, i japin ketij libri monografik jetë duke e shndërruar atë në një libër që në miniaturë i pasqyron vuajtjet e të gjithë atyre që i ndoqi Serbia në këtë pjesë të Kosovës shtet sot. Pavarësisht që Zeqir Lushaku nuk ka qenë gazetar me profesion, metoda e intervistimit që ai e shfrytëzon për mrekulli në grumbullimin e të dhënave, i japin librit “Lushakët e Lushës” peshën e duhur të një libri monografi.Ky libër-monografi për Lushën e Kurshumlisë, është një jehonë zhuritëse vuajtjesh dhe një testament për vendlindjen e të parëve që Serbia e mori me dhunë e terror mizor.
“Lushakët e Lushës”, mund të jetë lehtësisht libri i parë monografik i shkruar në këtë frymë,me kurreshtje,dije e durim intelektual, si një libër shembëlltyrë që edhe të tjerët ti shkruajnë monografitë e tjera,secili per fshatin e të parëve të vet, si, për shembull, “Gërgurët e Gërgurit”, “Bajcinët e Bajcincës”, etj.,etj.
Gjergj (b)Kabashi,Oslo më 31.01.2016
Një vështrim kronologjik nga Epiri i Lashtë, eksodi deri në ditët e sotme të historisë mbi Çamërinë
Çështja çame, një nga çështjet më të ndjeshme jo vetëm të raporteve shqiptaro-greke, por dhe të kujtesës sonë historike, nuk ka pasur këto vite vëmendjen e duhur nga historianët. Pak e njohur gjatë periudhës së komunizmit, pas viteve ’90, janë pritur më shumë studime mbi këtë histori. Historiani Kristo Frashëri, pas hulumtimeve të gjata, vjen së fundi me një studim të mirëfilltë mbi këtë histori. “Historia e Çamërisë” është libri që u provomua dje, nën siglën e UET-Press, i cili vjen si një bashkëpunim me qendrën kërkimore ““Ligji, norma dhe tradita”, pranë Fakultetit Juridik në UET, e drejtuar nga Nevila Nika. Libri është pjesë e projektit “Çamëria, si çështje shkencore” dhe vjen pas dy botimeve të tjera në këtë fushë, “Epiri i jugut, Çamëria”, me një grup autorësh dhe librit të Mentor Nazarkos “Lufta e fundit” për pronat e shqiptarëve në Greqi. Libri është një vështrim historik nga Epiri i Lashtë, për të mbërritur tek eksodi çam apo debatet për këtë çështje në Nju Jork. Frashëri e trajton si një cikël të plotë, historinë fatkeqe të Çamërisë, të kësaj krahine etnikisht shqiptare, peripecitë që ajo pati në rrugëtimin e saj nga lashtësia deri në ditët tonë, si edhe padrejtësitë që shoqëruan trajtimin e çështjes çame në tryezat e diplomacisë europiane. “Si konkluzion, me këtë punim në trajtimin e historisë së Çamërisë, spikatin, së pari, bagazhi historik i autorit në lidhje me trajtimin e çështjes çame; e dyta, aftësia e autorit për ta trajtuar problemin e Çamërisë si problem shkencor i historisë shqiptare; e treta, të dhënat e sakta që përdor autori në trajtimin tepër të vështirë të problemit çam nga pikëpamja historiografike”, thotë historiani Pëllumb Xhufi. Në këtë trajtesë, Frashëri është përqendruar, kryesisht, në vijën e përgjithshme të ngjarjeve historike që kanë tronditur krahinën e Çamërisë. Këto ngjarje fillojnë me problemin tepër të hershëm të historisë së Çamërisë, e cila ka të bëjë me përbërjen etnike të banorëve të Çamërisë, kalon pastaj në zhvillimet dramatike të historisë antike që pësoi kjo krahinë, që në atë kohë quhej Thesproti, gjatë pushtimit romak, vazhdon me evolucionin e ngjarjeve që ndodhën gjatë Mesjetës së hershme, kur emrin e Thesprotisë e zëvendësoi apelativi Vageneti, më tej gjatë Mesjetës qendrore kur fillon përvijëzohet karakteri etnik shqiptar i krahinës së Çamërisë me emrin Despotati Shqiptar i Epirit i fisnikëve Spata. Duket se me këtë studim, profesor Frashëri i kthen një borxh që ia ka historiografia shqiptare kësaj çështjeje. “Deri sot nuk është botuar nga pala shqiptare ndonjë monografi, qoftë edhe me përmasa modeste, mbi historinë mijëravjeçare të Çamërisë. Këto vitet e fundit janë botuar kryesisht disa punime me materiale diplomatike rreth debatit të zhvilluar në Lidhjen e Kombeve mbi politikën e spastrimit etnik që ka ndjekur Athina ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Por ato botime, edhe pse me vlerë dokumentare, kurrsesi nuk e plotësojnë kuadrin e përgjithshëm të historisë së Çamërisë. Në këtë punim, ne po ndërmarrim nismën për të trajtuar një histori të dokumentuar të Çamërisë që nga kohët më të lashta deri në eksodin biblik që pësuan çamët më 1944-1945”, thotë Frashëri.
ÇËSHTJA ÇAME GJATË QEVERISË SË FAN NOLIT
Kristo Frashëri
Qeveria greke vazhdoi si dhe më parë të mos e respektonte vendimin e Komisionit Mikst. Ajo vazhdoi t’i trajtonte shqiptarët çamë si turq, duke nxjerrë prej tyre me dhunë policore deklarata, me të cilat ata pranonin se gjoja i takonin kombësisë turke. Kjo e detyroi qeverinë e Tiranës të vendoste më 18 mars 1924 krijimin e një komisioni, i cili të përgatiste sa më shpejt një projekt për vendosjen në Shqipëri të çamëve në rast se ata do të detyroheshin nga administrata greke të linin vatrat e tyre. Këtë radhë Tirana deklaroi se e kishte seriozisht shpërnguljen e minoritarëve grekë në rast se Greqia nuk ndërpriste dëbimin e minoritarëve shqiptarë. Por, ministri shqiptar në Londër, M. Konica e këshilloi Tiranën të tregohej më e kujdesshme, mbasi Lidhja e Kombeve nuk do ta pranonte shpërnguljen e minoritetit grek nga Shqipëria.
Atëherë, Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë iu drejtua ministrave të Jashtëm të Anglisë, Francës, Italisë, nëpërmjet ambasadorëve të saj në Londër, Paris, Romë se e kishte me gjithë mend dëbimin e grekëve të Shqipërisë po qe se Athina do të vazhdonte të dëbonte shqiptarët e Greqisë. Megjithatë, vetë Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë pranon në telegramet e saj se dëbimin nuk e kishte me gjithë mend, por vetëm për të detyruar Athinën që të vinte, sipas shprehjes së saj, në vete. Qeveria britanike u përgjigj se mund të ndërhynte vetëm për dëbimin e çamëve por jo për çështjen e pronave, mbasi rekuizimi i tyre bazohej mbi një kanun, në të cilin ajo nuk mund të ndërhynte në asnjë mënyrë. Veç kësaj, Mehmet Konica mendonte se edhe nëse Greqia respektonte zotimet e saj, edhe nëse ajo ndryshonte kanunin e pronave, “prapë grekët me pusitë, me vrasjet dhe me terrorin e zakonshëm do të dëbojnë çamët nga Greqia”. Po ashtu, Mit’hat Frashëri njoftonte nga Athina më 26 mars 1924 se edhe nëse Greqia deklaronte zyrtarisht se shqiptarët nuk do të bënin pjesë në këmbim, masat që ajo merrte kundra tyre ishin të njëllojta me ato masa që ajo zbatonte për turqit. Jetesa e shqiptarëve në Greqi ishte bërë e pamundur. “Si mund që të jetojë njeriu, – raportonte Mit’hat Frashëri, – kur shtëpinë ia kanë marrë, kur drithin, bagëtinë dhe kafshët ia kanë rekuizuar, kur të huajt i janë bërë zotër në arat dhe kopshtet e tyre?”. Mit’hat Frashëri kërkonte që të fillonte regjistrimi i minoriteteve grekofone të Shqipërisë “jo si reprezalje, por si një masë e nevojshme për instalimin e shqiptarëve që po përzë Greqia, ose që po i shtrëngon tërthorazi që të ikin”.
Ministria e Punëve të Jashtme e Francës e shihte të vështirë ndërhyrjen e saj pranë Lidhjes së Kombeve pa u marrë vesh me Anglinë dhe Italinë. Përfundimisht, zoti Clinchont ministër fuqiplotë, nëndrejtor për Azinë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, mendonte se zgjidhja më e mirë do të ishte një marrëveshje midis Tiranës dhe Athinës për shkëmbimin e minoriteteve të tyre. Nëse kjo do të ishte e pamundur – nënvizonte ai – ne, shkruante ministri shqiptar në Paris Xhemil Dino, do të kishim të drejtë t’i drejtoheshim Lidhjes së Kombeve dhe atëherë Fuqitë e Mëdha do të ndërhynin për të shmangur konfliktin. Konsulli i Shqipërisë në Gjenevë njoftonte më 5 prill 1924 se gjatë takimit që pati me sekretarin Erik Drummond mori prej tij përgjigjen se sapo të ratifikohej Traktati i Lozanës nga katër Fuqitë e Mëdha, do të hynte në fuqi menjëherë edhe traktati për mbrojtjen e pakicave në Greqi dhe se me hyrjen e tij në fuqi pakicat shqiptare në Greqi do të kishin mundësi t’i drejtoheshin drejtpërsëdrejti Lidhjes së Kombeve. Në atë rast, vazhdoi ai, qeveritarët grekë do ta kishin të vështirë t’i trajtonin shqiptarët ashtu si i kishin trajtuar deri atëherë. Ndërkohë, qeveria greke e njoftonte më 5 qershor 1924 përfaqësuesin e saj në Londër, Dhimitri Kaklamanos, se Athina do të përjashtonte shpërnguljen e shqiptarëve myslimanë sapo Komisioni Mikst të kishte marrë një vendim përfundimtar. Më në fund, Komisioni Mikst vendosi më 14 qershor 1924 që të përjashtonte nga shkëmbimi myslimanët me prejardhje shqiptare, kurse myslimanët që do të deklaroheshin turq duhej të provonin origjinën e tyre jo shqiptare. Përndryshe, ata që nuk do ta vërtetonin dot, do të konsideroheshin shqiptarë dhe nuk do të shkëmbeheshin për në Azinë e Vogël. Megjithatë, vendimi nuk u sanksionua me shkrim, por vetëm verbalisht. Gjithashtu, kërkesën shqiptare për të përfshirë në komision një funksionar shqiptar e kundërshtoi delegati grek me pretendimin se në radhët e saj kishte një funksionar që dinte shqip.
Ndërkohë, në Shqipëri ndodhën ndryshime radikale. Më 10 qershor 1924 fitoi Revolucioni Demokratik udhëhequr nga Fan Noli, kurse pushtetarët konservatorë të kryesuar nga Ahmet Zogu u larguan nga Shqipëria. Athina priste që me këtë rast qeveria demokratike e Fan Nolit të hiqte dorë nga presioni që ushtronin qeveritarët e mëparshëm për zgjidhjen e çështjes çame. Por rrjedha e ngjarjeve vazhdoi si dhe më parë.
Më 21 korrik 1924, ministri i Jashtëm i qeverisë demokratike, Sulejman Delvina e njoftonte kryeministrin Fan Noli se: “Qeveria greke, megjithëse ka marrë zotime zyrtare për të mos shkëmbyer elementin shqiptar, nuk i ka respektuar kurrsesi këto zotime. Autoritetet greke po bëjnë një propagandë të rreptë për të shtrënguar shqiptarët të emigrojnë në Anadoll. Duke parë në qeverinë greke këtë mungesë sinqeriteti, – vazhdonte S. Delvina, – këtë çështje ia parashtruan Këshillit të Lidhjes së Kombeve, i cili ripohoi edhe një herë vendimin që elementi shqiptar në asnjë mënyrë të mos dërgohet në Turqi dhe i dha në këtë vështrim udhëzime Komisionit Mikst. Nga ana tjetër, bëmë disa herë përçapje pranë qeverisë turke, që ajo të mos i pranonte shqiptarët e Greqisë në shkëmbim”. 1
Nën ndikimin e qeverisë greke dhe të skenarëve të organizuar prej saj, Komisioni Mikst nuk pranoi t’i konsideronte banorët e Çamërisë shqiptarë. Për të rrëzuar pretendimet e Tiranës, nënvizonte ministri Sulejman Delvina, Athina kishte paraqitur në Komisionin Mikst deklarata të nënshkruara nga disa banorë të Çamërisë, të cilët pohonin se nuk qenë shqiptarë, por turq. Si përfundim, Komisioni Mikst miratoi tezën greke, por shtonte se ata banorë që qenë me origjinë turke, duhej ta provonin pretendimin e tyre, ndryshe do të konsideroheshin si shqiptarë. Përfundimisht, ministri i Jashtëm i Shqipërisë propozonte se për të shpëtuar çamët nga shpërngulja si turq nuk shihte mjet tjetër veçse të shpallte një deklaratë zyrtare drejtuar Lidhjes së Kombeve dhe qeverisë greke, ku të thuhej se meqenëse origjina shqiptare e çamëve është vërtetuar nga gjithë historianët, qeveria shqiptare nuk mund të pranonte emigrimin e tyre. Përndryshe, nënvizonte S. Delvina, Tirana do të shtrëngohej të detyronte grekofonët të emigronin në Greqi, ndonëse e dinte që Lidhja e Kombeve nuk ishte e gatshme ta pranonte këtë veprim. 2
Me gjithë këto protesta të qeverisë shqiptare, Athina vazhdonte presionin e saj në dy drejtime: të nxiste shpërnguljen e çamëve në Turqi dhe të pengonte emigrimin e tyre në Shqipëri. Në këto rrethana, Zyra e Shtypit në Tiranë, paraardhësja e Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSh), lëshoi më 25 korrik 1924, këtë deklaratë, në të cilën ndër të tjera thuhej:
“Duke parë këtë përndjekje sistematike të çamëve, qeveria shqiptare i ka bërë një thirrje të fundit Lidhjes së Kombeve që të mos pengojë emigrimin e detyruar të shqiptarëve që kanë vendosur të strehohen në Shqipëri, në vend që të emigrojnë në Turqi. Ajo mendon se kjo popullsi do të vendoset në kufirin shqiptar të krahinës së Gjirokastrës, ku banojnë sot greqishtfolësit. Qeveria shqiptare zbatoi me përpikmëri zotimet e marra përpara Lidhjes së Kombeve lidhur me pakicat greke. Por, nga ana tjetër, ajo ka detyrim moral për t’i dhënë çdo ndihmë popullsisë fatkeqe shqiptare të Çamërisë. Ka rrezik që të ndodhin ngjarje të papëlqyera nga vendosja e shqiptarëve në banesat e greqishtfolësve, por qeveria shqiptare nuk do të pranojë asnjë përgjegjësi për një gjendje të krijuar nga mosrespektimi i një zotimi ndërkombëtar nga ana e autoriteteve greke. Opinioni publik shqiptar, – thuhet më tej në këtë deklaratë, – tregohet shumë i acaruar nga trajtimi çnjerëzor që u bëhet vëllezërve të tyre prej race”. Sikurse shihet, këtë radhë protesta e qeverisë shqiptare, e cila mendohet se është shkruar nga dora e vetë Fan Nolit, kishte tonin e një ultimatumi. Pavarësisht se qeveria shqiptare nuk kishte mjete për ta shpënë deri në fund protestën e saj, Athina u shqetësua.
Ministri fuqiplotë i Greqisë në Durrës i dërgoi menjëherë Tiranës me porosi të Athinës më 5 gusht 1924 një letër ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Në të thuhej: “Jam i ngarkuar të njoftoj shkëlqesinë tuaj se në rast se do të merret çfarëdo mase që i përket popullsisë greke të Shqipërisë, qeveria greke nuk mund të rrijë indiferente, por do të veprojë sipas udhëzimeve të interesave të saj”.
Për sa i përket identitetit etnik të çamëve, nëse ishin shqiptarë apo turq, Athina vazhdonte të ngulte këmbë, në kundërshtim me vendimin e Komisionit Mikst, se me cilësimin myslimanë me “prejardhje shqiptare” nënkuptonte çamët e lindur në Shqipëri. Për të rrëzuar tezën e Komisionit Mikst, përfaqësuesi i Greqisë në Gjenevë ngriti çështjen se Këshilli i Lidhjes së Kombeve nuk kishte kompetenca mbi Komisionin Mikst dhe se për interpretimin e fjalëve “prejardhje shqiptare” do t’i kërkohej Gjykatës së Hagës një mendim këshillimor. Por një zyrtar i lartë i Lidhjes së Kombeve i deklaroi përfaqësuesit të Shqipërisë, Blinishti: po qe se qeveria shqiptare do ta prekte minoritetin grek në Shqipëri, çështja do të shkëputej nga Konventa e Lozanës dhe se Shqipëria do ta kishte çështjen e humbur, mbasi Tirana ishte zotuar më 2 tetor 1921 se do të respektonte traktatin e minoriteteve. Gjithashtu, deklarata e qeverisë shqiptare se nuk merrte asnjë përgjegjësi për pasojat që do të rridhnin nga dëbimi i minoritetit grek, ishte një boomerang, pasi tregonte se qeveria e Tiranës ishte e paaftë të mbante nën kontroll popullsinë e saj.
Gjatë vizitës që Fan Noli, si kryetar i qeverisë shqiptare, kreu në muajin shtator 1924 në Lidhjen e Kombeve, midis çështjeve të tjera ai ngriti edhe problemin e shpërnguljes së çamëve myslimanë për në Greqi. Përgjigjet që mori qenë dekurajuese. I thanë se Komisioni Mikst për Epirin nuk është organ i Lidhjes së Kombeve. Nga kjo përgjigje, Fan Noli nxori konkluzionin se Këshilli i Lidhjes së Kombeve nuk ishte i predispozuar të ndërhynte për përjashtimin e shqiptarëve nga këmbimi greko-turk. Megjithatë, ai kishte shpresë se çështja mund të shqyrtohej nga Lidhja e Kombeve nëse ky vendim i miratuar nga qeveria shqiptare i paraqitej zyrtarisht Këshillit nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë.
Pasi erdhi miratimi nga Tirana, më 29 shtator 1924 u mbajt mbledhja e sesionit të tridhjetë të Këshillit të Lidhjes së Kombeve për të shqyrtuar kërkesën shqiptare. Në këtë seancë Shqipërinë e përfaqësoi Fan Noli, kurse Greqinë N. Politis. Në rend të ditës qëndronte çështja nëse problemi çam duhej t’i paraqitej për shqyrtim Këshillit të Lidhjes së Kombeve. Fan Noli, i cili e mori fjalën i pari, vuri re se në tërë dokumentacionin që kishte paraqitur pala greke kishte jo pak deklarata të nënshkruara nga banorë çamë, në të cilat pohonin se ishin turq nga kombësia, kurse deklaratat të cilat pohonin se ishin me kombësi shqiptare përbënin një pakicë të parëndësishme.
“Si është e mundur, – pyeti Fan Noli, – që Komisioni Mikst pasi kishte marrë si pikënisje përjashtimin e shqiptarëve myslimanë të Greqisë nga shkëmbimi, arriti të përfshijë në shkëmbim shumicën e shqiptarëve? Për të shpjeguar këtë paradoks, – vazhdoi ai, – mjafton të studiohet procedura që ndoqi Komisioni Mikst për të përcaktuar ata që duhej të këmbeheshin. Kjo procedurë duhej të mbështetej kryesisht mbi prejardhjen, mbi ndërgjegjen kombëtare dhe mbi dëshirën e shqiptarëve myslimanë për t’u përfshirë në shkëmbim. Kjo procedurë e ndërlikuar ka qenë fatale për shqiptarët e Epirit, sepse ajo i la dyert e hapura për çfarëdolloj shtypjeje nga ana e autoriteteve greke. Kjo ishte për grekët detyra më e lehtë në botë, mbasi ata nuk e kishin vështirë t’i bindnin me dhunë shqiptarët se ishin më turq se vetë turqit. Ky fakt i pamohueshëm, – vazhdoi Noli, – ka tejacaruar opinionin publik në Shqipëri. Ai përbën një rrezik për paqen dhe marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve fqinje. Nga ana tjetër, qeveria shqiptare është e preokupuar për masën e refugjatëve shqiptarë që na vijnë si nga Greqia, ashtu edhe nga Turqia – shqiptarë çamë të këmbyer si turq, të cilët pasi shkuan në Azi të Vogël konstatuan se qeveria turke nuk kishte fondet e nevojshme për t’i sistemuar”.
Referati i Fan S. Nolit përfundonte me këto fjalë: “Në interes të marrëdhënieve të mira midis Greqisë dhe Shqipërisë; për t’i kursyer Shqipërisë, e cila sot ndodhet në vështirësi financiare, shqetësime të tjera financiare; për t’i kursyer popullsisë shqiptare myslimane të Epirit martirizimin nga dëbimi masiv – qeveria shqiptare i lutet Këshillit të Lidhjes së Kombeve që të ndërhyjë pranë Greqisë për të përjashtuar nga shkëmbimi i detyruar shqiptarët e Epirit, pa i kaluar nëpër sfurkën e kodinës së një ikuizicioni mbi prejardhjen ose ndërgjegjen e tyre. Greqia mund ta bëjë këtë veprim fare lehtë, duke përjashtuar nga shkëmbimi të gjithë provincën e Epirit, e cila është e banuar pakundërshtimisht nga shqiptarët, të vendosur këtu që në kohët që s’mbahen mend, me përjashtim të qyteteve të Janinës dhe të Prevezës, ku ka disa myslimanë jo shqipfolës”. Pas Fan Nolit e mori fjalën përfaqësuesi grek N. Politis. Gjithë fjalimi i tij i gjatë u karakterizua me një retorikë pa bukë, mbushur me llafollogji pa përmbajtje konkrete dhe në disa raste me shtrembërime faktologjike, të zakonshme për diplomacinë greke. Ai e nisi debatin me këto fjalë: “Do të dëshiroja, – tha ai, – t’i përgjigjesha jo vetëm imzot Nolit, por edhe notës që ka përgatitur Sekretari i Përgjithshëm (E. Drummond), ku shihet se zhvillohet një teori e tërë, në të cilën deri tani janë përvijuar vetëm disa premisa. Qeveria greke akuzohet se nuk mban një premtim që ka bërë në Lozanë më 19 janar 1923 dhe se masat që janë marrë nga Lidhja e Kombeve nuk janë të mjaftueshme. Nuk ma merr mendja, dhe do të isha i lumtur ta mësoja, se qeveria shqiptare me ankimin e saj heq dorë nga kërkesat që ajo ka bërë me shkrim (sic!). Sidoqoftë, deri në një urdhër të ri ankimet unë i marr si të sakta. Ajo që dua të them, në emër të qeverisë që kam nderin të përfaqësoj, është se nuk mund të hyj këtu në diskutimin e pretendimeve të qeverisë shqiptare. Po të doja ta bëja, do të kisha shumë për të thënë; do të kisha për t’ju treguar se në ç’shkallë janë në kundërshtim me liberalizimin më elementar këto dy teori që pashë i befasuar, të shpalosen në notën e qeverisë shqiptare (sic!)”.
Shtrembërimi më flagrant i përfaqësuesit grek N. Politis ka lidhje me tezën e komponenteve që përcaktojnë përkatësinë etnike. Sipas tij, gjoja Fan Noli ka thënë se elementi i vetëm i përkatësisë etnike është gjuha. Në të vërtetë, vetë Noli tha se gjuha që flet një popull (pra, jo një individ, por një kolektiv), është pa dyshim një nga komponentët. Si mund të quhet grek një popull që nuk di greqisht? Diplomati grek e shtrembëroi tezën kokëposhtë. Nëse gjuha, tha ai, është komponenti i vetëm (!) i përkatësisë etnike, atëherë vetë Noli që di greqisht duhet të jetë grek, madje Presidenti i Greqisë, Konduriotis “i cili në vatrën e tij familjare flet vetëm shqip”, duhej të ishte Presidenti i Shqipërisë.
Përfaqësuesi grek vazhdoi: “E përsëris, nuk do të hyj në diskutime. Pika që dëshiroj të sjell para jush zotërinj, është kjo: me ç’të drejtë qeveria shqiptare ndërhyn këtu? Me ç’të drejtë ajo citon qeverinë greke përpara Këshillit të Lidhjes së Kombeve? Ku mbështeten të drejtat e saj? Cilat janë lidhjet e të drejtave që ekzistojnë ndërmjet saj dhe qeverisë greke?” Pikërisht edhe në këtë pikë përfaqësuesi Politis e shtrembëroi thelbin e ndërhyrjes së palës shqiptare. Sipas Politis, Noli bëri gabim që po ndërhynte në punët e brendshme të qeverisë greke, veprim ky, gjithnjë sipas tij, i papajtueshëm me statusin e Lidhjes së Kombeve. E vërteta është se Noli nuk iu drejtua qeverisë greke për të shqyrtuar çështjen e minoritetit shqiptar. Por, duke u mbështetur në nenin 11 të statutit të Lidhjes së Kombeve, iu drejtua Këshillit të Lidhjes së Kombeve që ai të ndërhynte pranë qeverisë greke për të përjashtuar nga shkëmbimi shqiptarët e Çamërisë. Edhe në lidhje me nenin 11, përfaqësuesi grek i drejtoi Shqipërisë akuza të padrejta. “Neni 11, – tha Politis, – flet për rastet kur ka rrezik lufte ose për shqetësime që trondisin paqen”. Në tërë fjalimin e tij, Noli vuri në dukje pikërisht rrezikun e prishjes së marrëdhënieve miqësore nga veprimet arbitrare të administratës greke ndaj çamëve. Greqia, – tha ai, – nuk e sheh veten në luftë me Shqipërinë. As nuk e sheh rrezikun e një lufte të tillë”. Pikërisht në këtë pikë shpërtheu retorika shterpe greke. “Qeveria greke, – tha Politis, – nuk synon aspak të bëjë qoftë edhe agresionin më të vogël kundër popullit shqiptar. Përkundrazi, ajo shtyhet me të drejtë, nga ndjenjat më të mira të përzemërsisë, të mirëkuptimit, të fqinjësisë së mirë, madje dhe të miqësisë. Ajo nuk shtyhet nga ndjenja armiqësore ndaj Shqipërisë, sidomos tani që ajo ka fatin të ketë në krye një prelat, mik të madh të Lidhjes së Kombeve, i cili pavarësisht nga flluskat e sapunit që sheh rreth saj, beson gjithmonë në idealin e madh të paqes që ajo përfaqëson”.
Në lidhje me premtimin që delegati grek Caclamanos bëri më 19 janar 1923 në Lozanë, diplomati grek Politis pyeti: “Kujt iu bë ky premtim? Unë nuk po ndalem mbi një argument që mund të formulohej, por që unë nuk dua ta shpërfill: pra, që nuk ka asnjë akt të shkruar, pasi për mua, fjala e dhënë, qoftë ajo e sanksionuar me shkrim ose qoftë thjesht gojore, është njëlloj e shenjtë. Pra, premtimi u dha dhe ai do të mbahet ashtu siç është mbajtur tashmë. Por kujt i është dhënë ai? Për kë krijon ai të drejta juridike?” (Donte të thoshte se premtimi nuk iu dha qeverisë shqiptare). Ai krijon detyrime vetëm ndaj popullsive të interesuara, vetëm ndaj njerëzve që i përkisnin pakicës shqiptare në territorin grek dhe me të vetmin kusht, por të mjaftueshëm: kontrolli i Lidhjes së Kombeve. Politis shtroi pyetjen nëse në ligjin mbi regjimin e Pakicave, a do të kishte të drejtë shteti që ka lidhje racore me pakicat (pra Shqipëria) të ndërhynte për rregullimin diplomatik, mbi të cilën binte përgjegjësia apo dhe vetëm Lidhja e Kombeve, që kishte mandatin për të kontrolluar zbatimin e regjimit. Ai lëshoi kështu pretencën: “Kjo është arsyeja thelbësore, themelore, për të cilën qeveria greke, duke qenë gjithmonë e gatshme, në masën më të madhe, e përsëris, që të mirëpresë të gjithë sugjerimet, për të zbatuar të gjitha këshillat, për të kaluar edhe nën kontrollin e Lidhjes së Kombeve, nuk do të pranonte as edhe një çast ndërhyrjen e një qeverie të huaj në punët e saj të brendshme”.
Ai pranoi se qeveria shqiptare e dinte se deri ku shkonin të drejtat e saj, prandaj ajo iu drejtua Këshillit të Lidhjes së Kombeve, “mbasi ajo nuk kishte se ku gjetkë ta mbështeste kërkesën e saj”. Fan Noli tha se në tërë referatin që mbajti N. Politis, ai nxori konkluzionin se megjithatë Greqia do të vazhdonte t’i dëbonte shqiptarët myslimanë çamë. Qëllimi i Politisit ishte, theksoi Noli, të përligjte politikën greke të dëbimit. Politisi ndërhyri duke thënë se, premtimi që ka dhënë Greqia, është mbajtur dhe se ishte gati të pranonte kontrollin e Lidhjes së Kombeve, por jo të Shqipërisë. Noli përsëri ndërhyri. Këtu nuk është fjala për Lidhjen e Kombeve, tha ai, por për faktin se Greqia po vepron duke u mbështetur në deklarata të shpifura sikur vetë shqiptarët myslimanë të Epirit duan të emigrojnë në Azinë e Vogël. “Puna është, – pyeti Noli – se a është e shprehur lirisht dëshira e tyre? Shqipëria nuk ka dashur kurrë të ndërhyjë, sikurse akuzoi Politis, në punët e brendshme të Greqisë. Ne vetëm i bëjmë thirrje Lidhjes së Kombeve për të zgjidhur një polemikë që ekziston midis Shqipërisë dhe Greqisë. Unë nuk besoj se tani ka rrezik për luftë, por marrëdhëniet përkeqësohen, pastaj vijnë konfliktet e më pas lufta”. Përsëri ndërhyri Politis. Me retorikën e tij të zakonshme nguli këmbë se Greqia i ka zbatuar të gjitha zotimet që ka marrë ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Shtoi se Greqia ishte e gatshme të pranonte kontrollin e Lidhjes së Kombeve, por ama nuk mund të pranonte se ka një mosmarrëveshje midis Greqisë dhe Shqipërisë. Teza e tij se midis Shqipërisë dhe Greqisë nuk ka mosmarrëveshje u farkëtua për të përjashtuar ndërhyrjen e Shqipërisë në dobi të minoritetit të saj. “Nuk ka mosmarrëveshje midis dy vendeve, – tha Politis. Çështja lidhet vetëm me regjimin e Pakicave dhe mund të shqyrtohet vetëm midis Këshillit të Lidhjes së Kombeve dhe qeverisë greke, sipas procedurës së zakonshme të miratuar nga Këshilli për çështjet e pakicave”.
Noli e mbylli debatin me këto fjalë: “Unë e nxora informacionin mbi shqiptarët myslimanë nga vetë raporti i Komisionit Mikst të ngarkuar me shkëmbimin e popullsive. Ky raport thotë se vetëm një pakicë mjaft e vogël është deklaruar me prejardhje shqiptare. Ky është fakti”. Këshilli i Lidhjes së Kombeve në bazë të propozimit të raportuesit Quiniones De Leon, e shtyu çështjen për një seancë të mëvonshme. Ndërkohë, në qarqet e Këshillit të Lidhjes së Kombeve fitoi terren teza e Athinës se çështja e të drejtave u përkiste marrëdhënieve të Greqisë me Lidhjen e Kombeve dhe se Shqipëria nuk kishte të drejtë të ndërhynte në të. Edhe teza shqiptare për shkëmbim të minoritetit grek në Shqipëri me minoritetin shqiptar në Greqi nuk u pranua nga Këshilli i Lidhjes së Kombeve. Me një fjalë, shqiptarët e Greqisë duhet të shkonin në Turqi dhe grekofonët shqiptarë të qëndronin në Shqipëri. Si rrjedhim, dëbimi me dhunë i shqiptarëve vazhdoi. Përshtypje të thellë bëri sidomos shpërngulja brutale e 10. 000 shqiptarëve të rretheve të Kosturit dhe të Follorinës, të cilët u transportuan si “bagëti” (kështu thuhet në një dokument diplomatik të atyre ditëve) në Selanik dhe prej andej u ngarkuan në anije për në Azinë e Vogël. Sipas një raporti të Mit’hat Frashërit (22 nëntor 1924), deri atëherë ishin shpërngulur gati gjysma e çamëve. Seanca e Lidhjes së Kombeve i filloi punimet më 8 dhjetor 1924, këtë radhë në Firence (Itali). Eric Colban, drejtori i seksionit të minoriteteve në Lidhjen e Kombeve, pohoi se çështja e minoritetit shqiptar në Greqi do të bisedohej (meqenëse Greqia dispononte deklarata se ata ishin turq) vetëm midis Greqisë dhe Lidhjes së Kombeve, kurse delegati shqiptar nuk do të merrte pjesë në seancë si palë kundërshtare. Nga ana e tij, Mehdi Frashëri paralajmëroi se po të detyroheshin shqiptarët e Çamërisë të emigronin në Turqi, ata do të dyndeshin në Shqipëri dhe do të vendoseshin në shtëpitë e grekofonëve, gjë që “do të dëmtonte relacionet e mira që ishin duke u vendosur midis Shqipërisë dhe Greqisë”. Më 11 dhjetor 1924 u lexua raporti i Colban, ku merrte pjesë edhe përfaqësuesi grek Karapanos (ish-ministri i Jashtëm i të ashtuquajturës qeveri të “Vorio-Epirit”, më 1914). Raporti, i cili u miratua pa vërejtje, trajtonte tri çështje: 1. Shqiptarëve që do të përjashtoheshin nga këmbimi do t’u ktheheshin pronat. 2. Veprimet e Komisionit Mikst do të mbikëqyreshin nga tetë anëtarë neutralë. 3. Do të merrej një përkthyes shqiptar ose nënshtetas grek ose i një kombësie tjetër. 6
Në kohën kur zhvillohej seanca e Këshillit të Lidhjes së Kombeve në Firence, qeveria e Nolit përjetonte grahmat e fundit të jetës së saj. Madje, më 24 dhjetor 1924, ajo u përmbys. Vetë Noli me qeveritarët e tij mërguan jashtë Shqipërisë. Në pushtet erdhi Ahmet Zogu, i cili disa ditë më vonë u bë kryeministër, kurse më 21 janar 1925 u shpall president i Republikës së Shqipërisë. Gjatë këtyre ditëve të tranzicionit, veprimtaria diplomatike e Shqipërisë u ndërpre. Ndërkohë, u ndërpre përkohësisht edhe trajtimi i çështjes çame në Lidhjen e Kombeve.Gazeta Shqip
Mijëra banorë të fshatrave të djegura nga ushtria greke erdhën në Korçë. Me ardhjen e tyre lagjet e Varoshit u shtrinë deri aty ku sot ndodhet lulishtja “Themistokli Gërmenji”. Qyteti u mbipopullua. Ditët u bënë më të vështira si për të ardhurit ashtu edhe për vendasit. Qyteti rrezikonte të mbetej pa bukë. Radhët te furrat e qytetit u bënë të gjata. Në shtëpi mund të vije edhe pa një krodhë buke. Atë natë fëmijët do të flinin pa darkë, por jo vetëm atë natë…
Nuk ishte faji i të ardhurve. Banorët e Korçës ishin të gatshëm të ndanin gjithçka kishin mes tyre, por tashmë e kishin të pamundur. Mjerimi zuri fill nga dita e ardhjes së ushtrisë greke më 7 dhjetor 1912. U plaçkitën dyqanet, hotelet, magazinat, hanet, lokalet, banesat etj. U vodh floriri në monedhë, në stoli dhe zbukurime, u kontrabandua gjithçka. Gruri dhe misri u çua në Greqi. Grabitja e drithit ishte tmerri që nuk u harrua kurrë. Qyteti mbeti i zbrazët, pa bukë, i rraskapitur nga uria dhe i rrezikuar nga sëmundjet. Vdekja vinte rrotull.
Askush prej tyre, as vendasit, as të ardhurit nuk mund ta dinin për fatin e zi që i priste. Nga zia e bukës do të vdisnin 7500 njerëz, të gjithë në moshë të re; 6000 do ta linin përfundimisht Korçën për t’u kthyer në vendlindje, në fshat; 300 të tjerë do të humbisnin jetën nëpër rrugët e Korçës të goditur nga bombat e aeroplanëve “Zepelin”. Çdo ditë do të hapeshin 40 varre. Vargu i arkivolëve mbi supet e njerëzve nuk do kishte fund. Qytetin e do ta merrte në dorë vdekja. Korça do të shndërrohej në vorrezë.
Deri më sot këto histori kanë qenë të panjohura. Historianët nuk folën kurrë; as dje, as sot. Heshtja e tyre mbeti mister. Për këtë arsye, do t’i referohemi “Historisë kronografike të Korçës”, shkruar nga Petro Harizi dhe kronikave të gazetës “Koha”. Materiale të tjera mbi këto ngjarje nuk ekzistojnë. Dy burimet do të na ofrojnë pamjen rrëqethëse të asaj kohe që tronditi shpirtrat e një krahine të tërë. Ndiqeni deri në fund.
Të mbetur pa asnjë rrugëzgjidhje, banorët ende shpresonin te zemërgjerësia e pushtuesit. Qeveria greke e Korçës mund të hapte vende pune: udhët ishin prishur, urat ishin rrëzuar, ndërtime për zbukurimin e qytetit mund të bëheshin, gruri dhe misri mund të mos çohej më në Greqi, pak vëmendje për banorët e Korçës mund të tregohej, por në të vërtetë asgjë e mirë nuk ndodhi. Më kot ishte shpresuar. Grekët kishin më shumë se 14 muaj që kishin hyrë në Korçë dhe asnjë shenjë shprese nuk dukej. Jeta bëhej zi e më zi.
Përshkrimi i gjendjes nga Petro Harizi është ky:
“Më 14 muaj e sipër që ndenjën grekërit, nuk bënë jo vetëm ndonjë prej llojve të punërave publike që qenë për t’u bërë në Korçë prej shumë vjete, por as ndonjë udhë; jo të re, por të paktën të ujdisin një çikë ato udhë të bëra prej Turqisë, si: udhën e Fëllërinës (Follorinës), të Voskopojës, të Beratit dhe të tjera, të cilat pas kaq luftrash që u bënë, doemos kishin nevojë për t’u ujdisur”. (Petro Harizi, “Historia kronografike e Korçës”, f. 43)
Grekët kujdeseshin vetëm për tri gjëra:
“1. Të sillnin këtu vetëm grekër si funksionarë dhe nëpunës, dyke mos vënë as më ndonjë punë me rëndësi vendasit, përveç ca kopistër, d.m.th, ata që nxjerrin kopjet prej shkresave të çdo zyre.
Të shtojnë të ardhurat e arkës publike (që shpenzohej prej grekëve),duke shtënë lloj-lloj pagesash të rënda. Pagesa e tembrave, taksë d.m.th. për senetë dhe për gjykatorët, që ishin kaq të larta sa populli i vobektë paguante në ditë vetëm për këto tembra 1500-2000 franga, përveç të tjerave.
Të mblidhnin sa mundnin florin’ e vendit dhe ta dërgojnë në Greqi, si edhe e dërguan, edhe të lënë kartën(kartmonedhën e tyre)vetëm… Gjykatës i Paqes (Irinodhoqi) mblidhte prej tërë (të gjithëve) florinë e Korçës, lirat turke pesë bashkë, dhe duan të thonë që iku nga Korça me 2-3000 lira të gjitha prej 5 bashkë”(Petro Harizi, “Historia kronografike e Korçës”, f. 140-141)
Ata vetëm vidhnin:
Një komisar, i quajtur Dako, kishte tërë punërat në dorë pothuaj; ay gjykonte, ay urdhëronte për çdo punë; me një fjalë kishte fuqin’ e Policisë në dorë. S’mund të çkoqitim një nga një çdo gjë që bëri ky policor, këtë vetëm mund të thomi, që kur iku nga Korça, pas ndonjë mot e gjysëm nëpunësie, kishte me vete 40.000 franga. …Në doganë, tërë kohën e Luftës Evropiane sa qëndroi greku në Korçë, u bënë shumë kontrabanda. Shumë mall dilte jashtë kufijve…”(Petro Harizi, “Historia kronografike e Korçës”, f. 134-135)
Shtypi shkruante:
“… Kështu qeveria greke mblodhi nga të shiturat e të dhjetave (të bereqetit) në Korçë një milion e gjysmë franga”.Gazeta “Koha”, 14 oktobër 1915)
Banorët përpiqeshin të mbijetonin. Shtynin ditët me sot me nesër, me shpresën se do t’ia hidhnin vdekjes.Të ardhurit mbillnin zarzavate, te “arat e bostaneve”, kujdeseshin për bagëtinë, shpesh ngarkoheshin edhe vetë për të siguruar ushqimin e kafshëve. Shumë prej tyre ishin të pasistemuar ende. Ujërat e zeza kishin shpërthyer ngado. Bulevardeve kalonin bagëtia. Për Korçën nuk kishte më shkëlqim.Të gjithë bashkë bënë të pamundurën, por nuk ia dolën dot.Zija e bukës nuk u ndal:
Po të deshte njeriu të kuptonte ç’domethënë nevojë buke, duhej të vinte atëherë në furrat ku do të vështronte gra, fëmijë dhe burra, po më tepër gra të mbledhura dhe të rrethelluara pas furrës që në mëngjes. Bukët qenë të pjekura, të vënë me radhë në tezgat e bukës dhe pritej kontrolli i Komisionit, që të urdhëronte ndarjen e bukës. Posa vinte ky, zinte ndarja e bukës: “nëmni edhe mua një çyrek”,- thërriste një që atje tutje, “mos më harroni edhe mua se kam fëmijët pa bukë”, – thërriste tjetra, “sonte më fjetën pa darkë fëmija, nuk më sosin dy çyrekë që më dhatë ,- thërriste një tjetër, se kam 8 shpirt, dua edhe një, ju lutem edhe një, aman…”. (Petro Harizi, “Historia kronografike e Korçës”, f. 143)
Vdekjet u bënë më të shpeshta në Korçë e në fshatra:
Shtrenjtësia nuk tregohet dot. Një killë grurë (40 okë) shitet 160 grosh, një killë misër 100 grosh! Për të tjerat as pyesim se sot në qytet dhe fshatrave kanë vdekur shumë veta nga uria!!!(Gazeta “Koha”, 24 june 1915)
Grekët u larguan në tetor të vitit 1916, vendin e tyre e zunë francezët, por mjerimi që lanë pas ishte i paimagjinueshëm.Qeveria e Krahinës Autonome e Korçës gjeti një gjendje të mjerueshme.
“Pra, kur erdhi në atë kohë qeveria shqiptare (eKrahinës Autonome), u ndodh përpara ndalimesh (vështirësish)të mëdha. Të hollat e Korçës publike i kish marrë duke ikur greku pothuaj të gjitha, bereqet nuk kishte hiç, përveç atij që u fsheh. Populli qe në rrezik të madh për hamjen, (ushqimin). Nga e pangrëna zunë të përhapeshin në njerëzit lloj-lloj sëmundjesh”.(Petro Harizi, “Historia kronografike e Korçës”, f.191-192)
Fill pas krijimit të qeverisë së Krahinës Autonome, u formua me urgjencë një shoqëri tregtare me një kapital prej 300,000 frangash, e cila mori përsipër sigurimin e drithrave për bukë të qytetarëve, pasi popullsia prej kohësh vuante mungesën e bukës. Fshati donte kohë ta merrte veten. Drithrat do të mungonin edhe për ca kohë, por vdekja nuk mund të priste më. U ul këmbëkryq mes tyre. Vjeshtën e parë të vitit 1918 në qytetin e Korçës u shfaq një sëmundje e keqe. Po e rrëfëjmë ashtu siç e ka përshkruar Petro Harizi:
“…Si thoshin mjekët, mikrobi i kësaj sëmundjeje qe ngjitur me dy mikrobe të tjerë; me të pneumonisë dhe me të bronco-pneumonisë. Në pak ditë e nxehta i hipte të sëmurit përnjëherësh gjer më 39-40 dhe 41… Nuk vuante më tepër se 10, shumë-shumë gjer më 15 ditë. Prej kësaj sëmundjeje të tmerrshme dhe të dëmshme, shumë më tepër se kolera, s’mbeti njeri pothuaj pa u atakuar, por më tepër dëmi bëhej në të rinjtë që më 15 gjer më 40-45 vjeç… U tha një fjalë, që shumica vdiqën nga e pangrëna. As ndonjë epidemi tjetër, as kolera, as murtaja, nuk ka bërë kaq dëme në Korçë më kaq kohë të pakët, më 3 muaj e sipër, sa bëri gripi. Numri i të vdekurve arriu në ditë gjer në 45 në qytetin e Korçës; mund që vdiqën gjer më 5000 njerëz…”.(Petro Harrizi, “Historia kronografike e Korçës”, f. 229)
Ndërkohë një tjetër histori të dhimbshme kishte kaluar Korça. Ndërsa vdekja kish kohë që kishte hyrë në shtëpitë e tyre, një ditë dimri të vitit 1917, krejt papritur panë vdekjen t’u kalonte mbi kokë si një shpend i zi. Aeroplanët po bombardonin Korçën. Lajmi i tmerrshëm u dha nga gazeta “Koha”:
“Prej Selanikut lajmërohemi që më 17 shkurt, shtatë “Zepelina” bombarduan qytetin duke hedhur mbi 50 boma. Tmerri ishte i patreguar si edhe dëmet shumë të mëdha. Padyshim që lajmësi në kohën e sotme nuk mund të na shkruaj hollësisht, por përcipe…”.(Gazeta Koha, 10 maj 1917)
Të plagosurit dhe të vrarët ishin të shumtë. Bombardimet vijuan ditë me radhë. Vdiqën 300 njerëz, një pjesë e tyre u përkiste fshatrave. Për këto ngjarje historianët nuk folën kurrë; as dje, as sot. Petro Harrizi rrëfen:
“U vranë prej aeroplanëve në Korçë dhe nëpër fshatra më tepër se 300, vdiqën nga uria, nga të pangrënët dhe nga sëmundjet prej të pangrënit dhe prej të ngrënit helb, tërshërë, urof dhe bar më tepër se 2.500”.(Petro Harizi, “Historia Kronografike e Korçësë”, f. 195)
Vite më pas u evidentua edhe një fakt tjetër. Nga Korça ishin larguar mbi 6.000 njerëz. Ata ishin kthyer në fshatrat e tyre. Fakti u zbulua nga regjistrimi i vitit 1927.
Në vitin 1913 Korça kishte 15.453 banorë,
Në vitin 1923 u evidentuan 25.598 banorë, popullsia ishte rritur me 10.145 veta
Në vitin 1927, Korça rezultoi me 19,491 banorë, popullsia ishte pakësuar me 6.107 veta. Ata ishin një pjesë e të ardhurve që i solli me forcë ushtria greke. Në Korçë panë vdekjen me sy. /tesheshi.com/
Është ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare akademiku Kristo Frashëri. Sipas njoftimit të shpërndarë nga Akademia e Shkencave, profesori është shuar nga shkaqe natyrore mbrëmjen e së dielës. Ceremonitë në nderim të tij do të mbahen nesër, nga ora 12:00 deri në orën 13:00, në Akademinë e Shkencave.
Kristo Frashëri, pinjoll i familjes së madhe të Frashërllinjve, ka qenë një ndër figurat më të njohura, duke e filluar veprimtarinë e tij shkencore që prej vitit 1938. Ai ka një numër të madh botimesh studimore, historike, dokumentare dhe shkencore, ku janë trajtuar periudha të ndryshme, figura dhe elemente të tjera përmes të cilave ka kaluar Shqipëria dhe shqiptarët.
Është e vështirë të bësh sot një përmbledhje të të gjitha veprave të akademikut Frashëri, sepse hapësira e tyre është mjaft e gjerë, ashtu si periudhat historike të trajtuara prej tij. Një nga shqetësimet më të mëdha të tij e që haset në të gjitha botimet, është dëshira e fortë për të sjellë në vend të gjitha deformimet që i janë bërë historiografisë shqiptare ndër shekuj.
Mbeten të rralla veprat e tij për Skënderbeun, Perandorinë e Arbrit, pavarësinë, rilindjen, kufijtë e cunguar të Shqipërisë në vitin 1913, por edhe për Çamërinë, Epirin, Kosovën, Himarën, shqiptarët e Maqedonisë e deri për kryeqytetin, Tiranën.
Kristo Frashëri mbante titullin “Nderi i Kombit” dhënë nga presidenti i atëhershëm Bamir Topi. Shqipëria humbi padyshim historianin më të madh të 100 viteve të fundit, që megjithatë do të lërë pas veprat e tij si një mënyrë për të mbetur gjithmonë mes njerëzve që duan të shohin e kuptojnë historinë dhe të vërtetat e saj.
Akademiku Frashëri e përjetoi historinë e shkruar në librat që nisin që nga etnogjeneza ilire deri në historinë e ditëve të sotme. Pinjoll i një familjeje të njohur patriotike dhe intelektuale të Frashërllinjve, ai u shqua si patriot dhe antifashist në vitet e okupacionit italian dhe gjerman, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Frashëri shkroi dhe krijoi për gati pesë dekada në diktaturën komuniste. Dhe më pas mendimet e tij të guximshme kanë luajtur një rol të rëndësishëm dhe kanë thithur vëmendjen mediatike e institucionale në rrugën drejt demokracisë.
Kristo Frashëri ka marrë pjesë aktive në Grupin e të Rinjve, e më pas edhe anëtar i Partisë Komuniste, si ilegal, dhe në maj të vitit 1943 u rreshtua në radhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Në vitin 1951, ai u përfshi në grupin e historianëve që ka hartuar Historinë e Shqipërisë. Kristo Frashëri nuk hoqi kurrë dorë nga veprimtaria shkencore në fushën e historiografisë deri në ditët e fundit të jetës.
Akademiku i njohur vazhdimisht ka ndriçuar problemet thelbësore të historisë së Shqipërisë. “Një historian i një brumi të veçantë që ka jetuar dhe punuar në klimën e katër regjimeve politike, thellësisht të ndryshme midis tyre, që ka pasur Shqipëria”, shprehet për të kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Myzafer Korkuti. Frashëri numëron rreth 75 vite të krijimtarisë dhe karrierës studimore e letrare. E nisi me shkrimet letrare të viteve ’30, ndërsa kishte filluar studimet në literaturë filozofike, sociale, politike, histori antike dhe moderne. Jeta
Kristo Frashëri lindi më 17 dhjetor 1920 në Stamboll, në Turqi. Ishte djali i parë i patriotit dhe rilindësit Anastas Frashëri dhe rrjedh kështu prej njërës nga dinastitë e familjeve të Frashërit. I pagëzuar në kishën e Shën Triadhës së Fanarit në Stamboll, pati si kumbarë Dhimitër Nolin, vëllain e peshkopit Fan Noli. Profesor Kristo Frashëri ka një prodhimtari shkencore që mbulon një periudhë 70-vjeçare. Që nga viti 1938, kur ka botuar shkrimin e tij modest mbi Jeronim de Radën, ka botuar me dhjetëra e dhjetëra artikuj studimorë, referate historike, vëllime dokumentare dhe monografi shkencore, që trajtojnë pa përjashtim ngjarje, personalitete dhe procese të historisë së Shqipërisë. Ka trajtuar temat nga historia politike, zhvillimi ekonomik, probleme shoqërore, mendimi filozofik dhe lëvizja kulturore shqiptare. Ndër to janë sprovat për të ndriçuar mjegullnajën shqiptare gjatë mesjetës së hershme, rendin feudal mesjetar në viset shqiptare, formacionet shtetërore mesjetare, shqiptarët në betejën e Kosovës (1389), figurën e errët të Musa Arvanitasit, tiparet e regjimit feudal turk në Shqipëri, jetën kulturore shqiptare gjatë shekujve të sundimit osman, Rilindjen Kombëtare Shqiptare, luftën çlirimtare të Vlorës, zhvillimin e ekonomisë së tregut gjatë shekujve XIX-XX, jetën dhe veprimtarinë e Pjetër Bogdanit dhe Sami Frashërit.
Ngushëllimet Meta: Mirënjohje pa fund
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në mesazhin e ngushëllimit e konsideron akademikun Kristo Frashëri një rilindës modern dhe bashkëkohës i mendimit. Meta, në mesazhin e ngushëllimit, shprehet: “Me hidhërim të thellë mësova ndarjen nga jeta të Kristo Frashërit, profesorit dhe mësuesit, historianit të madh dhe njeriut modest që ka bërë histori. Mësova se u ndërpre një jetë që ishte gati të kapërcente pragun e 100 viteve të stuhishme; një jetë që, edhe shekullit të trazuar që kemi lënë pas, edhe këtij shekulli që jetojmë, i dha deri në fund punë dhe aktivitet të vyer, i dha portretin e një rilindësi modern dhe bashkëkohës. Pinjoll i mençur me një mbiemër të merituar që i ka dhënë aq shumë vendit, intelektual i klasit të parë dhe akademik i të njëjtit klas, profesor Frashëri është pjesëtar i një brezi të jashtëzakonshëm shqiptarësh të rrallë e të mëdhenj”, shprehet kryeparlamentari. Më tej, Meta thekson se “luftëtari me armë në dorë i Luftës së Dytë Botërore, që diti të zgjedhë frontin e duhur për lirinë e vendit, shkencëtari dhe humanisti i shquar, profesor Frashëri ka lënë një trashëgimi të shkëlqyer me peshën e fjalës së tij të jashtëzakonshme. Vepra e tij për historinë e Shqipërisë ka një vend të merituar dhe ai bën pjesë në gjithë atë plejadë njerëzish të veçantë që kanë shkruar për çfarë kemi lënë pas si popull e si komb. Duke nisur me Gjergj Kastriotin e duke përfunduar me debate politike e historike të ditës, profesor Frashëri, ky rilindës modern i mendimit, ka dhënë fjalën dhe mendimin e tij të rëndë. Duke shkruar për historinë e vjetër dhe të re të Shqipërisë, profesor Frashëri ka bërë të mundur që ne shqiptarët ta njohim më mirë vetveten, njëri-tjetrin, por dhe vendin që zëmë në raport me popuj të tjerë. Duke na bërë të njohur çfarë kemi qenë, ka ndihmuar të kuptojmë se çfarë do të bëhemi. Mirënjohje pa fund për profesor Kristo Frashërin. Njerëzve të tillë të rrallë është pothuaj e pamundur t’u thuash ashtu siç e meritojnë, t’u thuash shqip e thjesht: faleminderit për gjithçka!”.
Idrizi: Ishte memorie e gjallë
Kryetari i Partisë Drejtësi për Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, e cilëson Kristo Frashërin si një memorie të gjallë dhe të shkruar të kombit. “Ndërroi jetë një njeri i madh i memories historike të Shqipërisë … Prof. Kristo Frashëri ishte memoria e gjallë dhe e shkruar e kombit tonë. Lamtumirë profesor! Kishim shumë nevojë për Ju! Si një popull që shpesh na zë amnezia. Ju na kujtonit gjithmonë postulatin që historia përsëritet, e s’duhet të harrojmë të shkuarën për të ndërtuar të ardhmen … Një nga veprat e fundit që kisha privilegjin dhe nderin të botonit para disa muajsh ishte ‘Historia e Çamërisë’. U prefsh në paqe! Zoti të mëshiroftë! Ne të jemi mirënjohës profesor!”, shkruan nënkryetari i Kuvendit.
Veliaj: Prehu në paqe!
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Kristo Frashërit, historiani dhe akademiku i njohur, të cilit pak kohë më parë i dorëzoi titullin “Qytetar Nderi”. “Kristo Frashëri na kujtoi se s’kemi ardhur nga hiçi dhe se historinë duhet ta bëjmë me punë çdo ditë! Prehje në paqe!”, shkruan Veliaj në rrjetin social “Twitter”.
Image may be NSFW. Clik here to view.Nga data 06-02-2016 në një nga sallat e mbledhjeve të ( F.SH.SH.G.) Federata e shoqatave shqiptare në Athinë, Greqi, e cila është një bashkim i disa shoqatave, organizoi për herë të parë një panair libri.
Ky është një aktivitet i mbështetur dhe financuar vetëm nga Federata e emigrantëve shqiptarë dhe që është vetëm fillimi për këto aktivitete të bukura dhe shumëdimensionale për vlerat e tyre që përçojnë tek të gjithë emigrantët. Në atë panair u prezantuan më tepër se 120 tituj librash, nga 46 autor, të gjithë krijime të autorëve shqiptar në emigracion.
Krijimet ishin të gjinive të ndryshme letrare, prozë, poezi, fabula, krijime për fëmij, përmbledhje studimesh historike, etj.
Eleonora Gjergo-Tanka sekretare e përgjithshme dhe organizatorja e panairit së bashku me Brikena Qama dhe Festim Zaçe.
Veçanërishtë z. Edmont Guri, Brikena Qama dhe Festim Zaçe, u kujdesën për promovimin e dy librave të mi, “Dashuri është fjalë e artë” (poezi, pjesa e II-të) dhe “Mos u hidh në greminë” (roman, pjesa e I-II-të).
Për të folur për përmbledhjen e romanit “Mos u hidh në greminë” ishte përgatitur z. Novrus Abilekaj, i cili i njohu pjesëmarrësit me përmbajtjen e romanit, me stilin e të shkruarit dhe rëndësia e ngjarjeve që përshkruhen në roman, për kohën e sotme.
Mbas z. Novrus Abilekaj, foli edhe z. Abdurrahim Ashiku, për njohjen me autorin dhe rëndësinë e këtyre aktiviteteve të bukura për emigrantët në Greqi, të cilat theksoi se duhet të jenë më të shpeshta në të ardhmen.
Për librin me poezi “Dashuri është fjalë e artë” pati më tepër komentues, si Brikena Qama, Fitim Zaçe, Kastriot Lekdushi, të cilët lexuan dhe recituan edhe disa poezi.
Pjesmarrja e emigrantëve në këtë panair ishte e një niveli të kënaqshëm ku pati edhe mbi 150 shitje librash të ndryshëm dhe që do të vazhdojë të jetë i hapur gjatë gjithë javës në vazhdim. Pjesmarrësit ishin të çdo moshe dhe shum të interesuar të njiheshin me krijimet e autorëve shqiptarë.
Nga aktivitete të tilla duhet që edhe ministria e kulturës të marrë një mesazh për t’i përkrahur këto aktivitete, për t’i stimuluar dhe përhapur më tepër dhe jo vetëm në Athinë, por edhe në qytete të tjera të Greqisë ku ka emigrant shqiptarë, të cilët e mirëpresin një aktivitet të tillë, të bukur dhe të dobishëm për të gjithë dhe kryesisht vlerat që përçon tek brezat e reja, për tu njohur dhe ballafaquar me kulturën e bukur shqiptare.
Deri tani ministria e kulturës nuk ka bërë asgjë në drejtim të shkollimit të fëmijve emigrant, në gjuhën amtare, që ata të kenë mundësi të shfletojnë gjithë këto krijime të bukura të krijuesve shqiptar. Ishte për të ardhur keq kur disa fëmij që vizituan panairin e librit dhe rastësisht u përballën me disa krijime të bukura për fëmijë të shkrimtarit të njohur z.Iliaz Bobaj dhe nuk ishin në gjëndje të lexonin shqip, të merrnin një libër për të pasuruar kulturën e tyre pastaj bibliotekën personale.
Mirëpo…siç thotë populli Tre gjëra nuk kthehen kurrë mbrapa; Mosha, Koha dhe Lumenjtë. Është mirë dhe shumë pozitive për gjithë kombin shqiptar që ministria e kulturës në bashkëpunim me ministrin e arsimit t’ju japë rëndësinë dhe gjithë vëmendjen e duhur arsimimit të emigrantëve kudo janë. Nuk janë budallenj grekët që nuk lënë gurë pa lëvizur, duke shfrytëzuar çdo mjet për të mbajtur të gjallë gjuhën greke, sepse humbja e gjuhës është baraz me asimilimin e kombit.
Trieshi si bashkesi e disa fshatrave shtrihet ne shpatijet e luginat e bjeshkeve qe vargojne nga Qafa e Rozdecit e deri ne Poprat duke vazhduar edhe neper luginen e lumit Cem (Lumi Cem buron nga bjeshket e Shqiperise. Ky lume malor pershkon neper lartesite e maleve te Shqiperise, duke fillua nga Kelmendi gjegjesishte Selce dhe Vukel, Trieshit, Grudes duke zbritur ne fushen e Malesise dhe te Zetes dhe derdhet ne Morace. Rrjedhja e tij mes luginave te thella ku shpatet e maleve bien pingul, krijon kanjone te vecanta per nga bukuria dhe madheshtia), uji i te cilit, si loti, ben qe te soditen edhe gurzit me te vegjel ne thellesi.
Shume studiues te historise dhe te kultures shqiptare gjate shekujsh kane deshmuar per lashtesine, origjinen e shqiptareve dhe te gjuhes shqipe. Ne kete kontekst, eshte bere fjale edhe per perhapjen e katundeve te shqiptareve neper vise te ndryshme te Shqiperise, Malit te Zi, Kosoves e me gjere. Nder ta po vecojme historianin Millan Shufllaj, i cili ne studimin e tij “Povijest sjevernih Arbanasa” midis te tjerash shkruan: “Ne vitin 1278 tufat shqiptare (d.m.th. stane nomade te nje kolektivi blegtoresh permenden ne lumin Cemvi, ose shqip Cemi”, lume ky i njohur per bukurine e rrjedhes dhe ujin e tij te kthjellet.
Megjithese kesaj radhe nuk kemi per qellim te merremi me histori, e as me histori te gjuhes, e shohim te udhes te paraqesim disa te dhena per origjinen e popullates se Trieshit duke u mbeshtetur ne disa deshmi te shenuara qe nga mesi i shekullit XV.
Image may be NSFW. Clik here to view.Kjo është Kisha e Shën Nikollës,në katundin Rudinë të Trieshit të Malsisë së Madhe nën Malin e Zi. Kisha është ndërtuar para disa vitesh nga vendasi Kolë Preka Cacaj,që jeton në Amerikë.
Ne gjysmen e shekullit XV, d.m.th. pas perfundimit te luftrave te malazezve dhe te shqiptareve kunder turqve, ne keto treva u be nje dyndje e madhe e popullates. Keshtu nga nahija e Kucit, qe ne mesjete mbante ne rrethine e vet shume bashkesi dhe fshatra, u shperngulen nje numer i konsiderueshem vellazerish dhe zune vend ne bjeshke dhe rrafshnalta te Malesise se Madhe. Sipas Prof. Idriz Ajeti emertimet e fshatrave qe i perkisnin nahise se Kucit si: Pantalesh, Barzanj (Bardhanj), Bankeqi (Bankeq), Butidosi (Bytidosi) “jane me origjine shqiptare”. Kjo shpie ne perfundim se ne nahine e Kucit, i cili permendet qe ne vitin 1330 ne nje dokument te Decanit, jetonin vellezeri shqiptare. Sa per ilustrim po marrim emrin e katundit Barzanj (Bardhaj), / Bardhaj, fshat (ne Hot) qe sot shtrihet ne pjesen e kufirit te Shqiperise, por nje pjese e tij prek anen lindore te fshatit Poprat te Trieshit. / shih Luce Lucaj ndermjet Malesise dhe Kucit, e qe sic thote Prof. Idriz Ajeti “eshte nje krijim thjeshte shqiptar, nga fjala shqipe Bardh (i bardh) dhe prapashtesa (a/nj), toponim shume i shpeshte ne truallin gjuhesor shqiptare”. Po ashtu, toponimi i katundit Bankeq (i), sipas Prof. Idriz Ajeti, shpjegimi i tij eshte i mundshem “vetem nepermjet te shqipes: bankeq, ashtu si dasha + mire, ndjella + zi”.
Kjo vellazeri, pra Bankeqet, sipas te gjitha gjasave duhet te jene paraardhesit e nje numri te trieshianeve te sotem, te cilet u vendosen ne fshatrat e njohur: Nikmarash, Muzheck, Stjepoh, Buxe (Budze), e me vone u perhapen edhe ne treva te tjera te viseve te Trieshit.
Ne regjistrin e trevave te Shkodres me 1416-1417 permendet edhe vellazeria Bytidosi (Bitidoset), qe eshte nje kompozite e mirefillte shqipe, bythe + dose = Bythedose-t, apelativ ky i nje vellazerie e cila me zhvillimin e vet ne katund mbajti po kete emer. Bitidoset, sipas te gjitha gjasave si pjesetare te nahise se Kucit, pas dyndjeve u vendosen ne fshatin e sotem Delaj te Trieshit. Por s’ka dyshim se Bankeqet, Bytidoset (Bitidosi) e te tjera vellazeri qe u dynden nga nahija e Kucit, gjeten ne keto vise banore autokton. Nder vellazeri te tjera te Trieshit dihet te kene qene Planet, Xhajet, Bisaq, Qotaj etj. Me emrin e vellazerise Planet edhe sot e kesaj dite lidhet toponimi; Bregu i Planit (rajoni rreth postblokut ne Poprat te Trieshit ne kufi me Shqiperine). Ne fshatin Stjepoh gjendet toponimi, Kodra e Xhajit, toponim i marre sipas vellazerise se Xhajve.
Ky bajrak i Malesise se Madhe perfshin fshatrat qe nga Qafa e Rozdecit nga e cila te kap syri fshatin Rudine (shih ne fotografi). Duke vazhduar me tej ndeshemi ne Nikmarash pas te cilit radhiten fshatrat: Muzheck, Buxe (Budze), Stjepoh, Delaj, Bekaj dhe Poprat.
Ne jugperendim te Trieshit rrjedh lumi Cem. Nje pjese e lugines se tij e thyer nga uji i rrembyeshem, e, qe perben, ndoshta, edhe rrjedhen me te bukur te ketij lumi, u bashkohet trevave te Trieshit dhe quhet Cemi i Trieshit.
Kur e shikon Trieshin nga larg te behet se ke perpara nje siperfaqe te nje bote te vogel, por kur capon ne kete vend te jashtezakonshem, ku kurrize te thepisura malesh ne heshtje mbajne kryet perpjete, te duket se ky vend magjeps s’ka fund.
Pamjet kreshtore me shpatije te pjerreta, qe zakonisht zbresin ne lugina, aty – ketu te thyera me lendina, gropeza e livadhe, qilizma te njomura me krifshe, qarr, sherbele e cufrra, i japin natyres fuqi dhe arome duke joshur kureshtje per njohjen e bukurise qe fshihet.
Kjo zemer e Malesise se Madhe e veshur ne kurora te shkrepta malesh, te cilat duken se atje diku puqen me qiellin, ngerthen ne vete: brinje, qafa, gerdhata, gryka, shpella, pllaja e vija. Duke e soditur kete bukuri te rralle te kesaj parajse nen qiell, te cilen e ben edhe me madheshtore relievi i saj i thyer, njeriu gjithnje e me shume bindet se ky vend terheqes paraqet pamje tipike te trevave shqiptare.
Malet me te larta te Trieshit te cilat ngrihen ne pjesen veriperendimore dhe ate veriore te ketij bajraku (fisi) jane malet e Sjevikut dhe ato te Kazhenikut. Keto, bashke me Suken e Grudes qe shtrihet ne perendim te ketyre trevave, dhe ne Hot me Cemerrin e Bukoviqin ne anen jugore, bejne qe ne keto male te zoteroje nje klime e ashper dhe e ftohte.
Majat e ketyre bjeshkeve qe nga dimri e, pothuajse, gjithe veres ruajne bardhesine e bores se paperlyer. Keto shtresa kristale ne te cilat thyhen rrezet e diellit, shkelqejne si copeza diamanti ne lartesi. Nen kete mozaik ngrihen fshatrat, te cilat te shperndara tej e mbane me nga nje grumbull shtepish te ndertuara nen hijen e ndonje mali gri, ne shpat, apo ne ndonje lugine, duken nga larg si te varura ne qiell. Keto pamje mahnitese midis shkembinjsh, kodrash e sukash, thurin e thyejne pejzazhin e kesaj natyre te paprekur. Atje larg mbi shpatet e maleve blu bien ne sy kurora te blerta qarri ne miniature.
Kullat e pakta te Hotit, Grudes dhe Trieshit qe ndrisin si sy te malit, rrefejne se edhe ne keto pjese te larta te Malesise ruhen simbolet e para te artit dhe te qendreses se shqiptareve. Qendrojne ne maje te ndonje kodre dhe te behet se vezhgojne cdo levizje perreth. Ne shume prej tyre ballin e oxhakut e stolis lahuta e cila sjell nder mend kenget dhe kreshniket e ketyre viseve. Ne anen tjeter, thuajse te ekspozuara, heshtin oaza te vogla armesh nga te cilat malesori asnjehere nuk u nda. Lidhur me kete lirisht mund te thuhet se e tere psikologjia e kesaj bote te forte dikur sillej rreth shpates dhe hutes.
Fale mergimtareve, kesollat e dikurshme qe i rendonte dhe thyente bora e shtrengata, sot i zevendesojne shtepite e reja. Per fat te keq shumica e tyre jane te braktisura. Njerezit moren boten ne sy. Pleqte dhe ata pak te rinj qe ruajne vatrat, gjallojne nga blegtoria dhe bujqesia. Gropezat qe natyra dhe duert e vyeshme te vendasve i hapen midis shkembinjsh, jane arat ku banoret e bjeshkes kultivojne, kryesisht, patate e perime te tjera qe i rezistojne motit. Keto dhe misri deri vone ishin burimet kryesore te jeteses te trieshianve, por patatet dhe bulmetrat te prodhuara ne Triesh jane te njohura per shije e cilesi ne tere Malesi te Madhe.
Nder godina te vjetra te Trieshit po permendim shkollen e Kodres se Burgut, Kishen e vjeter te Trieshit ndertuar ne gjysmen e pare te shekullit XVIII si dhe anekset e saj te restauruara me vone.
Si monumente te perjetshme te nje populli, bien ne sy varrezat, te cilat me arkitekturen e vet deshmojne traditen e lashte te ruajtjes se kultit per te ndjeret, gje qe rrefen per nje civilizim te kamotshem te kesaj bote te shkembit.
Ne mesin e tyre hasen lapidare te familjeve ne mergim. E, megjithese e dine mire se ata do te prehen atje, diku larg ku per cdokend jane te huaj, lapidaret duhet te qendrojne aty, tek te paret, tek rrenjet e tyre si prove e dhimbshme dhe e perhershme e familjeve te tretura ne bote.
Devotshmeria dhe vetemohimi i kesaj bashkesie e mbeshtetur ne fe te lashte, ne krishterim, ruajne lidhjet dhe vecorite kombetare, historike e shoqerore te ketyre banoreve te malit. Kjo popullate e shkathet, jo e pasur me prona, por me vlera te tjera nga te cilat peshojne, ne vecanti, ato shpirterore, pasqyrohen ne zemren e hapur, buzeqeshjen dhe syte e tyre xixe, kur miku ua mesyn deren. Per kete krijese per ta “Hije e Zotit”, lumturohen dhe shkrihen, meqe triepshianet per mikpritje jane te vecante.
Duke u falenderuar vlerave dhe pasurise qe posedon kjo pjese e Malesise se Madhe vihet ne perfundim se: cdo njeri qe nje here shkele ne keto treva, gjakon tu kthehet perseri; te ngjalle kujtimet per bukurine e eger te kesaj natyre virgjer, por edhe te mrrekullohet me karakterin, ligjet e zakonet e ketij populli te vogel burreror duke perjetuar edhe nje here kultin e trimerise, kryelartesine, besnikerine, miqesine dhe nderen e mikut.
Po. Ishin keto disa nga ripertritjet tona ne mendje, te cilat i ruajme dhe rikujtojme me xhelozi bashke me ato pamje mbreselenese, copeza stolish te nje natyre terheqese, te nje bukurie me ze ekzotike e te pafund te vendlindjes.
*Marrë nga libri “Apekte te vepres se Ate Anton Harapit” të autores Gjystina Cacaj – Shushka
Image may be NSFW. Clik here to view.Njëri ndër mësuesit e dalluar dhe të parë të Malësisë së Madhe ishte Gjon Gjekë Lucaj. Lindi në Shkodër në vitin 1887. Rrjedh nga një familje e varfër fshatare e malit të Triepshit. Tri klasë të shkollës fillore i kreu në Seminarin e Jezuitëve në Shkodër. Për shkollën dhe mësuesin Pjetër Gjuren ruan kujtimet më të ëmbla dhe i është mirënjohës. Fëmijëria e kaluar në Shkodër pati ndikim të madh në formimin e mësuesit të merituar. Në vitin 1898 e ëma e mori nga Shkodra dhe e solli në vatrën fëmijërore në Triepsh. Ditët e para të kaluara në Triepsh qenë të pakëndshme. Jeta primitive dhe rrethi i papërshtatshëm qenë barrë e rëndë për të.
Në dhjetor të vitit 1898 vazhdon shkollimin në fshatin Nikmarash (Triepsh). Mësimi ishte në gjuhën serbe. Ndërtesa e shkollës ishte private dhe e paadaptuar për nevojat mësimore. Për mësuesin e tij Gjoni shkruan: “Nga pedagogjia nuk dinte asgja”. Në autobiografinë e tij gjejmë të shkruara edhe këto fjalë: ”Rruga që çonte në shkollë ishte nëpër shkrepa. Unë hyna në shkollë fillore në Nikmarash në vitin shkollor 1898/90. Kur kqyrsha nxanësit, ma i riu ishte 10 vjeç e disa ishin ma tepër se 16 vjeç. Dikush ishte i veshun me xhubleta e dikush me çakshirë. Kur më binte ndërmend Shkodra dhe shokët e mi, shumë fshajsha prej marakut, më lodhte vetmia dhe dëshpërohesha”. Mësuesi nuk tregonte interesim për mësim as disiplinë. Nxënësit ishin të padisiplinuar dhe sipas shënimeve të Gjonit, u mungonte edukata morale. Ai përveç tjerash shkruan: “Ata shajshin njani tjetrin me fjalë të ndyta që kurrë nuk i kisha ndëgjue”.
Në vitin 1902 kreu për të dytën herë tri klasë të shkollës fillore ndërsa të katërtën e kreu në Podgoricë. Familja e tij ishte e varfër, nuk kishte mundësi të shkollonte Gjonin e etshëm për dituri. Libri bëhet shoku i tij më i ngushtë. Arrin të përvetësojë katër gjuhë të huaja dhe kështu fitoi kulturë të gjerë. Në moshën 21 vjeçare udhëton prej Podgorice në Cetinë e prej andej në Tivar ku punoi katër muaj për të siguruar të hollat për të shkuar në Greqi, ku qëndroi dy javë ku u njoh me shumë patriotë shqiptarë e posaçërisht qe i frytshëm dhe i rëndësishëm takimi me Andon Zako Çajupin. Prej Greqisë kalon në Sanxhak për t’u takuar me organizatorët e kryengritjes. Mandej kalon në Vlorë, Durrës, Ulqin, Tivar për të arritur në Triepsh, që t’i organizojë bashkëvendasit në kryengritje kundër turqve, por kushtet nuk ishin të volitshme, sepse triepshanët ishin nën shtetin e Malit të Zi. As në Triepsh nuk qëndroi shumë dhe pasi siguroi pasaportën, prej Podgorice u nis për Ostog prej nga kalon në Nikshiq e Sanxhak e pastaj në Plevle. Mirëpo as këtu nuk qëndroi shumë. Pati mundësi të takohet me pariotët shqiptarë, por kësaj here organet e pushtetit turk i bien në gjurmë dhe e burgosin. Në burg nuk ndejti shumë sepse intervenojnë bashkëpunëtorët e tij dhe lirohet. Pastaj kalon në Kollashin ku takohet me Ndrek Shkjezin për të cilin tha: “Ndreka ka qenë shpirt revolucionari, i kritikonte ata shqiptarë që nuk luftonin për çlirimin e atdheut të vet”. Aty i besohet detyra të shpërndajë flamuj dhe karta postale me fytyrën e Skënderbeut, Jani Vretos dhe figurave të tjera të ndritshme shqiptare. Mirëpo, me të arritur në Podgoricë, në vitin 1909, një renegat i Malit të Zi nga Triepshi e padit dhe e burgosin. Në burg e mundojnë duke iu kërcënuar se do ta vrasin. Pas tetë ditë torture në burgun e Podgoricës e dërgojnë në Cetinë. Torturat ishin të padurueshme, e akuzonin si tradhëtar të shtetit. Burgu i Cetinës dhe Podgoricës nuk mundën ta largojnë prej qëllimeve të tij të shenjta. Mbreti i Malit të Zi, Nikolla u dha amnisti të burgosurve politikë dhe Gjoni lirohet me kusht që të kalojë në Shkodër ose Austri. Në vitin 1910 e hasim në Vjenë. Edhe atje bashkëpunon me patriotët dhe studentët shqiptarë. Doktor Georg Pekmezi ishte figura qendrore e shqiptarëve, të cilët gjendeshin në Vjenë. Qe shumë i frytshëm takimi dhe bashkëpunimi me Fan Nolin, Faik Konicën, Vincenc Prenushin, Lukë Lukajn, Zef Harapin e të tjerë.
Në vitin 1911 Gjoni gjendet në Gjermani i ngarkuar me detyrë që të bashkëpunojë me shqiptarët, për t’i ndihmuar kryengritjet e shqiptarëve, që kishin bërë jehonë të madhe. Në Gjermani nuk mbeti shumë dhe kthehet në Vjenë. Pikërisht më 24 shtator 1912 i besohet detyra delikate dhe shumë e rrezikshme për jetën e tij. Fjala është për përgatitjen për të kaluar në Kosovë dhe për të konstatuar gjendjen reale politike që ishte krijuar dhe për të bashkëpunuar me prijësit e kryengritjes. Në Prizren takohet me shumë shqiptarë dhe njihet me pozitën e vështirë të tyre. As këtu nuk qëndroi më tepër se dy ditë dhe kalon në Gjakovë me të njejtin qëllim. Pastaj kalon në Pejë ku pa gjendjen e mjerë të vëllezërve të vet. Gjoni shkruan: “Çka me pa, mos o Zot më zi”. Shqiptarët e shkretë i torturonin dhe i ekzekutonin pa pikën e mëshirës. Gjoni është dëshmitar i ditëve më të vështira dhe luftës për ekzistencë të popullit shqiptar. Kujtimi më i hidhur i ka mbetur nga Peja ku e burgosin dhe e torturojnë. Nga uria dhe torturat e papërshkruara sëmuret nga titusi. Pasi shërohet e lirojnë dhe kalon në Gusi, Kelmend dhe Selcë. Për gjendjen e shqiptarëve në Selcë shkruan: “Selca e Kelmendi tue luftue me turq ishin dobësue në pikëpamje ekonomike sa nuk kishin bukë me ngranë dhe fëmijët kishin mbetë cullak”. I lodhur Gjoni kaloi në Shqipëri dhe prej andej në Vjenë ku punoi një vit. Prej Vjenës nëpër Beograd, Nish, Ferizaj, Prizren, Pejë , Gusi arrin në Triepsh. Qeveria e Malit të Zi mobilizoi bashkëvendësit e tij dhe i dërgoi për të luftuar kundër vëllezërve hotjanë, grudjanë, selcjanë dhe kelmendas. Gjoni ua shpjegonte triepshanëve se nuk duhet luftuar kundër të vetëve. Pas një kontakti të shkurtë me Bajram Currin e udhëheqësit e tjerë të kryengritjes, i japin detyrë që me dokumente të rëndësishme të niset për Dibër dhe të takohet me Nikollë Ivanajn. Dokumentet përbënin një plan të gjerë me udhëzime të rëndësishme për operacione luftarake për t’u liruar nga të huajt. Edhe këtë detyrë e kreu me nder.
Bashkë me Sheh Ademin, Albert Sherifin dhe Pashko Krasniqin, të veshur “tebdilë” hyjnë në Elbasan, mbledhin faktet e duhura e pastaj kalojnë në Korçë. Në Korçë të gjithë i burgosin por në burg nuk mbesin shumë, sepse korçarët intervenuan dhe pa u hyrë therrë në këmbë kalojnë në Florinë e prej këndej në Selanik. Pas një konsultimi të shkurtë me kolegët dhe bashkëpunëtorët e vet kalon në Sofje për t’i informuar shqiptarët e atjeshëm me gjendjen politike në truallin e Shqipërisë. Pasi e kryen këtë detyrë me Pashko Krasniqin kalon në Vjenë.
Për luftat e popullit të vet në vitet kritike ruan shumë kujtime. Është luftëtar i shquar me armë e pendë për lirinë e popullit tonë nga zgjedha e të huajve. Dy idealet e Gjonit kanë qenë: liria e vendit të vet dhe arsimimi i popullit. Shkurt, me tërë fuqinë e trupit dhe mendjes është vënë në shërbim të popullit të vet. Në historinë e shkollave shqipe të Malësisë së Madhe një vend nderi i takon Gjonit.
Në moshën 24 vjeçare filloi punën në arsim. Emërohet mësues në Dibër ku punoi vetëm një vit. Në vitin shkollor 1917/18 për herë të parë hapë shkollën në gjuhën shqipe në Dinoshë. Shkolla filloi të punonte në ndërtesë private dhe nuk u përgjigjej kushteve më elementare. Por me iniciativën e mësuesit të nderuar dhe popullit të etshëm për arsim, kushtet përmirësohen dhe mësimi zhvillohej rregullisht. Tekstet shkollore i merrnin nga Shkodra, të gjitha në gjuhën amtare. Për sigurimin e teksteve mësimore dhe për punën e shkollave kujdes të veçantë kanë treguar Shtjefën Gjeçovi, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda e të tjerë. Mësuesi i zellshëm u mësonte nxënësve këto lëndë: gjuhë amtare, histori, vizatim etj.
I ka çmuar të gjitha lëndët por gjuhën amtare, historinë e këngën në mënyrë të veçantë. Kjo arsyetohet sepse detyrën në arsim e përqafoi në rend të parë si obligim kombëtar ndaj popullit të vet.
Gjatë kohës së ish Jugosllavisë ka shërbyer nëpunës në Hot, Grudë e Triepsh. Pas çlirimit emërohet mësues në Triepshin e Poshtëm ku punoi me vullnet me nxënës dhe të rritur. Pas gjashtë vjet pune i bëhet një operacion dhe mjeku ia ndalon punën prandaj edhe pensionohet.
Gjoni me plot të drejtë quhet mësuesi i Malësisë së Madhe sepse kaliti e arsimoi shumë gjenerata të cilat i detyrohen Gjonit për respekt dhe mirënjohje.
Gjoni është marrë edhe me shkrime. Është i rëndësishëm artikulli “Zhvillimi i arsimit në Triepsh” botuar në “Prosvetni rad” të Podgoricës më 1968.
Si sot 111 vjet më parë me 12 shkurt 1905 u vra i goditur me thikë Papa Kristo Negovani një nga priftërinjtë më patriotitë të periudhës së Rilindjes , një nga Priftërinjtë të cilët së bashku me komunitetin orthodox të Shqipërisë të asaj kohe, dhanë kontributin më të madhe dhe ndihmesën bazë në Rilindjen kombëtare duke ngritur dhe zgjuar ndjenjat patriotike të pppullit shqiptar, qoftë ne rikujtimin e verave të paçmuara të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, qoftë në përcaktimin si armiq të osmanizmit turk dhe të xhon turqve të cilët nuk deshën të krijohej një Shqipëri e pavarur , qoftë në bërjne e shërbesave fetare në gjuhën e bukur shqipe e cila nuk lejohej në Perandorinë osmane në të katër sanxhaqet duke u cilësuar si gjuhë jo zyrtare, si dhe në shkrimet e tij shumë kuptimplote, të cilat mbeten një trashëgimi shumë e vyer .
Një nga kontributet e e rëndësishme të Papa Kristo Negovanit është predikimi në gjuhën shqipe i sentencave dhe psalmeve të Ungjillit pra të Dhiatës së Re por dhe të Dhiatës së vjetër në kishën e Negovanit, fhat i cili sot ndodhet nën juridiksionin e Republikës së Greqisë me një emër tjetër Φλάμπουρον/Flámpouron), pra një fshat në Qarkun i Follorinë.
Pak Histori për jetën e pavdekëshme të Papa Kristo Negovanit.
Papa Kristo Negovani (1875- 12 shkurt 1905), i njohur edhe me emrin Kristo Harallambi, ishte atdhetar dhe klerik shqiptar.
Lindi në Negovan afër Follorinës në Greqinë veriore, një fshat që, bashkë me Bellkamenin fqinjë, kishte qenë banuar në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë nga shqiptarë të Plikatit të krahinës së Kolonjës. Shkollën e bëri në Athinë, ku e dërgoi i ati Harallamb Çali, që ishte tregtar. Shkrimtar dhe klerik patriot. Luftoi kundër synimeve shkombëtarizuese të kishës e të qarqeve shoviniste të borgjezisë greke. Propagandoi idenë e bashkimit të forcave patriotike në luftën kundër lakmive të shteteve shoviniste fqinje.
Vdiq i masakruar barbarisht nga disa shqiptarë të paguar për ta vrarë sipas urdhrit të Portës së Lartë.
Vdekja e të atit, të cilin e vranë banditët më 1891, e shtrëngoi Kristo Negovanin të braktisë studimet e të punojë si mësues në një shkollë fillore greke në Leskovik për të mbajtur familjen. Më 1894 emigroi në Braila të Rumanisë ku punoi tre vjet si marangoz. Po këtu ra në kontakt me lëvizjen kombëtare dhe mësoi të shkruajë shqip (me alfabetin e Stambollit).
Më 1897 u kthye në fshatin e lindjes, u shugurua prift dhe vazhdoi punën si mësues. Shtëpinë e vet Negovani e ktheu në shkollë dhe u mësoi shkrim e këndim shqip mbi njëqind fëmijëve e të rriturve. Ai edhe meshën e mbante shqip, gjë që nuk i pëlqeu aspak hierarkisë ortodokse greke.
Ditët e Fdit të Papa Kristo Negovanit. Më 10 shkurt 1905 Negovani mbajti një shërbesë kishtare shqip në prani të Karavangjelisit, peshkop i Kosturit, i cili duke dalë nga kisha, flitet se tha ato fjalë fatale, “Mos të gjettë viti tjetër ndër të gjallët”. Pas dy ditësh, të shtunën, 12 shkurt 1905, fshati u rrethua nga banditë, që e detyruan tridhjetëvjeçarin Negovani, të vetëdijshëm për fundin që e priste, të dilte jashtë shtëpisë në mes të natës për ta masakruar pastaj me sëpatë bashkë me pesë të tjerë, ndër ta edhe i vëllai.
Historia e vrasjes së tij mbetet për tu konsideruar sepse një pjesë i a veshin fajin priftit të Kosturit, një pjesë i a venë fajn problemeve që kishte me vëllain e tij i cili mori pjesë në vrasjen e tij macabre e cilaishte një vëllavrasje. Sidoqoftë historia, nëse nuk do të ishte përfshirë politika, Papa Kristo Negovanimbetet një patriot i shquar i Rilinjes kombëtare qoftë për ato që u thanë më lart por e rëndësishme është se PapaKristo Negovani përvecse prift dhe patriot ishte dhe një shkrimtar dhe novelist nga më të shquarit e asaj kohe.
Kjo spjegon dhe faktin sepse turkoshakët janë përpjekur të minimizojnë rëndësinsi e këtij rilindasi duke hrxhuar shumë bojë dhe keqinformacion përsa i përket vrasjes së tij. Përse e them këtë?
Këtë e them sepse shkrimet e tij predikimet e tij kishin të bënin në përpjeket e tij në zgjimin e popullit shqiptar dhe të krishterëve shqiptarë për të luftuar kundër pushtimit Osman dhe xhon turqve, për të u ritrguar atyre masakrat e pashallarëve turko-shqiptarë si Ali Pashë Tepelena- gjakatari i cili me veprën e tij makabre masakroi mijra shqiptarë të krishterë dhe detyroi të cvendseshin me mijra shqiptarë larg vëndeve të tyre të lindjes si suliotët, fshtarat e Gjirokastrës, ato të Kolonjës të cilët u cvendosën dhe ikën nga sytë këmbët përshkak të mizorive të këtij Pashai që gabimisht cilësohet si një patriot nga disa grupe intelektualësh.
Sidoqoftë rëndësia e tij e madheqëndron në shkrimet e tij sidomos në Librin e tij `Prishja e Hormovës në të cilën gjënden një tregim me titull `I vogli Bonat Argjëndi` dhe Drama `Prishja e Hormovës` e shkruar në shqip por me gërma jo si ato të miraatuara në Kongresin e Manastirit, tre vite më vonë.
Këto dy rrëfenja spjegojnë botkuptimin e Papa Kristo Negovanit si një patriot shqiptar dhe rilindas i vërtetë i cili krahas veshjes së tij priftërore orthodokse luftoi që predikimet e Kishës Orthodokse të bëheshin në shqip duke u bazuar në shprehjet e Shën Palit në Dhjatën e Re të cilat do ti parafrazoj më poshtë, duke u bërë pararendësi i Fan Nolit të madh në krijimin e Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë.
http://shqiptarja.com/neës.php?IDNotizia=142904#sthash.h37MY6vz.dpuf http://shqiptarja.com/neës.php?IDNotizia=142904 (https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Papa_Kristo_Negovani)
Sipas Shen Palit tek `Korinthiasve` 13:1,2, thotë: “ Tani do t`ju tregoj dicka qe eshte me e rëndësishme se të gjitha këto dhunti-Fryt i Shpirtit. Po ti flisja të gjitha gjuhët e njervesi dhe të dinja gjuhën e engjëjve, por , pot ë mos kasha dashurinë (hyjnore), do të isha vetëm një gong që kumbon ose një daulle që bën zzhurmë të madhe. (2). Po ta kasha dhuntinë e Profecisë e ti dinja të gjitha të fshehtat e perëndisë e të gjitha dituritë, po të kisha besim për të bërë të pamundurën, por po të më mungonte kjo dashuri hyjnore-nuk do të isha asgjë“.
Dhe më tej: 14:9 “Po kështu edhe ju, n.q.se gjuha juaj nuk flet fjalë të kuptueshme, si do të merret vesh ajo që po thoni?Fjalë në erë? (14:10; 11).Ka gjuhë të panumurta në botë: çdo popull ka gjuhën e tij. Pornuk e kuptoj gjuhën që flitet njeriu që flet kështu me mua është i huaj ashtu dhe unë për të. 14:12 Kështu është edhe me ju: ju u jepni shumë rëndësi dhuntive të dhëna nga shpirti; por duhet të përpiqeni për ato që i japing ndihmesë në eduimin e bashkësisë. Atëhere nuk do t`ju mungojë asgjë“. 14:16;17;18;19 Por kur ju lavdëroni me shpirt Perëndinë si mund që ai që nuk e kupton këtë gjuhë t`I përgjigjet me Amen lutjes sate?Nuk e di se ç`po thua ti. Jetri nuk ka asnjë dobi nga kjo edhe n.q.se ti thua një lutje të bukur. Unë falenderoj Perëndinë se flas gjuhë të panjohura më tepër se jut të gjithë. Porn ë mbledhjen e Bashkësisë më mirë është të flas pesë fjalime të kuptueshme që të edukohen të tjerët se dhjetë mijë fjalë të që askush nuk i kupton“.
Së fundmi mund të përmënd që vepra e Papa Kristo Negovanit është e pavdekshme dhe do të rikujtohet përgjithmonë qoftë nga shqiptarët qoftë nga Kisha orthodokse Autoqefale e Shqipërisë, sepse ai mbetet një predikues , një shkrimtar dhe një patriot e rilinddas i vërtetë.
New York - Producenti dhe skenaristi Julian Biba trajton në filmat e tij tema sociale, histori të emigrantëve, siç është filmi “Patuar” bazuar në ngjarjen reale përjetuar nga vetë Juliani. Ai gjithashtu aktron edhe është kordinator i skenave aksion. Juliani ka lindur në Shqipëri dhe u zhvendos në Shtetet e Bashkuara në vitin 2000. Duke pasur një kualifikim në karate, edukim ushtarak dhe trajnime policore, pasioni për filmat aksion ishte e natyrshme për të. Projekti i tij më i madh është skenari “Besim i Verbër” (Leap of Faith).
“Leap of Faith” ndryshoi totalisht mënyrën se si unë shkruaj dhe mendoj për skenarin. Është dizenjuar për një film që kërkon buxhet të madh, gjë që e bën pikën e fortë dhe të dobët të projektit në të njëjtën kohë,” thotë skenarist/producenti Julian Biba.
Julian Biba ka bashkëpunuar me skenaristin dhe regjizorin e njour shqiptar në New York, Roland Uruçi për filmin me metrazh të shkurtër “Paftuar” (Uninvited) për të cilin kanë qënë bashkë-skenaristë. Po ashtu Juliani ishte Asistent, Producent dhe Koordinator për skenat aksion në këtë film.
“Ky film është bazuar në ngjarje reale ku unë kam qenë dëshmitar okular dhe bëhet fjalë për shkeljen e të drejtave të njeriut nga njësitë greke të patrullës kufitare kundrejt emigrantëve ilegalë Shqiptarë. Shpresojmë që dikur të kemi fondet e nevojshme në mënyrë që të filmojmë versionin e gjatë të skenarit për të treguar të gjithë ngjarjen mjaft interesante.”
“Pata kënaqësinë dhe nderin të punoj me regjizorin Roland Uruçi; drejtorin e fotografisë Albert Elmazovski; dy aktorë, të cilët jam rritur duke i parë në television: Todi Llupi dhe Karafil Shena; aktorin/regjizorin e madh Laert Vasili; producentët e mrekullueshëm Tefta Bejko dhe Bujar Alimani; dhe aktorët Artan Telqiu, Albi Dhima, Armando Dauti, Griseld Kapllanaj, Sabrina Alimani, Ervin Kendella dhe Galip Cobaj.”
Pas filmit“Paftuar” Juliani ka ndjekur disa klasa aktrimi me aktor/regjizorin Ron Millkie dhe ka shkruar disa skenare, një pjesë prej të cilëve janë të bazuar në ngjarje reale.
“Dy nga skenaret e gjatë janë po ashtu të bazuar në ngjarje të vërteta në të cilat unë kam qenë pjesëmarres, si “E Ardhmja e Ndritur” (The Bright Future) që pak a shumë është një vazhdim i filmit “Paftuar”, por tani ngjarja kryesore ndodh në Athinë, Greqi. “Besimi” (Trust) bazohet në rebelimet masive me armë që ndodhën në Shqipëri në vitin 1997. Pastaj është edhe “Besim i Verbër” (Leap of Faith) i cili është skenari im i parë që nuk bazohet mbi ngjarje te mijat, por bën fjalë për dramën e një gruaje e cila humb njerëzit e saj më të dashur. Skenarët për filmat e shkurtër janë një kombinim mes atyre nga ngjarje reale e atyre të fantazuar.”
Juliani ka bërë një program intensiv me “ScreenwritingU” Programi Profesional i Shkrimit të Skenarit. Gjatë kohës 8 mujore të kursit ai përfundoi skenarin “Besim i Verbër” (Leap of Faith) që u publikua në revistën amerikane “Inktip” për t’u marrë në konsideratë nga kompani të ndryshme produksioni.
Përveç produksionit the shkrimit të skenarëve, Juliani ishte pjesë e serialit “Amerikanët” (The Americans) gjithashtu dhe tek “Misteret në Muze” (Mysteries At the Museum) në rolin e Al Kapones, në kanalin e njohur Travel Channel.
“E adhuroj serialin “Amerikanët” dhe pata një eksperiencë shumë të bukur vëzhgimi nga afër i një produksion të atij niveli. Al Kapone dhe detektivi i shekullit XIX, ishin dokumentarë ku na duhej të improvizonim dhe une e shijova shumë ate eksperiencë.”
“Gjatë Javës së Filmit Shqiptar në Nju Jork (New York Albanian Film Week) të producentes Mrika Krasniqi pata shansin të bëj biseda konstruktive me regjizorë si Iris Elezi dhe Fatmir Koci dhe m’u kërkua nga regjizori kosovar Sabri Pajaziti të aktroj në filmin e tij me metrazh të shkurtër “Një kohë e vështirë në Nju Jork” (A Tough Time in NY) përkrah aktorit shumë të talentuar Julian Gjaci. Kjo ishtë një eksperiencë shumë e bukur dhe shijova çdo moment të saj.”
Julian Biba momentalisht po punon për të shfaqur historinë e hebrenjve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai thotë se skenari është akoma në progres dhe shpalos një nga vlerat më të mëdha të shqiptarëve “BESËN”, premtimi që një shqiptar tradicional e jep “duke preferuar vdekjen para se ta thyejë atë.”
Producenti Julian Biba po planifikon të organizojë disa shfaqje në Nju Jork, Uashington DC dhe Masaçusets për filmin me metrazh të shkurtër “Paftuar”, me objektiv kryesor prodhimin e variantit të plotë të këtij filmi.Image may be NSFW. Clik here to view.
Image may be NSFW. Clik here to view.Ky është Shën Kristo Kopshtari dhe më 12 Shkurt ka ditën e kujtimit. Sipas të dhënave Shën Kristo Kopshtari ishte shqiptar nga Shqipëria e sotme dhe ai shiste mollë në Stamboll. Një ditë u zu me një turk për çmimin e mollëve. Pas sherrit e arrestuan dhe e dërguan në Gjykatën në Kretë për ta dënuar. Vdiq në burg në moshën 40 vjeçare nga torturat më 1748. Ne duhet të njohim Shënjtorët shqiptar për ti nderuar këta dhe jo Shënjtorët e huaj. Për më shumë lexoni biografinë e tij në gjuhën greke ku thuhet qartë se është Shënjtor shqiptar.
… Këta të tretë s´bashku dhe ENIGMA ,ranë në pritën e organizuar nga regjimi serb ndërmjet fshatrave Pestovë dhe Maxhunaj të Vushtrrisë pas të njohurës “ndjekja japoneze“
Zahir Pajaziti, me pseudonimin “Ismeti”, Anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, mbetët njeri nga figurat më madhore të rezistencës së armatosur, Komandanti i parë i Zonës Operative të Llapit, njëri nga atentatorët dhe organizatorët më të guximshëm të luftës.
… Zahir Pjazitin në vjeshtën e vitit 1991 do ta gjejmë në Shqipëri, në stervitje ushtarake, ku mandej këthehet në Kosovë, gjithnjë në përsosje të artit ushtarak dhe ngritëjes së aftësive organizativo-politike. Në këtë vazhdimësi, Zahiri do të jet pjesë e Shtabit si hierarkia më e lartë ushtarake, rreth të cilit Shtab do të vepronin edhe shumë luftëtarë tjerë si: Adem Jashari, Rexhep Selimi, Lah Ibrahimi, Sokol Bashota, Mujë Krasniqi, Xheladin Gashi, të cilët e krijuan edhe Shtabin Operativ të UÇK-së.
Ky Shtab, më 1995 u ngritë në Shtab Qendror të UÇK-së.
Zahiri ishte figura madhore e rezistencës së armatosur, Komandanti i parë i Zonës Operative të Llapit, njeri ndër atentatorët dhe organizatorët më të mëdhenjë të luftës.
Fjalë e besë n´zemër i mbajë
Kam dy shokë që s´mund ti ndajë
Si shqiponja me dy krah…
Roje i bejmë Atdheun na
Të flasësh për dëshmorët e Kombit është krenari, por kjo krenari të obligon që fjalës së thënë dhe sidomos asaj të shkruar, t´i japësh peshën e vet, peshën e kohës. Veprimtaria e dëshmorëve është aq e begatëshme sa në rrugën e tyre për liri është e pamundur t’i përmbledhësh të gjitha me pak fjalë, dhe të mendosh se i ke thënë të gjitha që duhet thënë.
Rrugëtimi i tyre është një gurrë që nuk shterron kurrë, dhe sa herë që thellohesh në vepren e tyre të madhe, përherë gjenë diçka që nuk është thënë, dhe ato vepra bëhen para syve tanë, si një det i tërë. Ta zësh në gojë emrin e Zahir Pajazitit, të kthen në një kohë, e cila mban kuptueshmërinë e filozofis së të gjitha kohërave që shkuan dhe atyre që do vijnë.
Në kontiniutet kohor-historik, emri i Zahirit bëhet një kurorëzim i angazhimeve gjithë kombëtare, në projektin e madh ku u derdhen energjitë shekullore të shqiptarëve për liri, barazi dhe demokraci, si vlera më kulminante mbi të cilat ndritet çdo shoqëri e civilizuar.
Zahiri u lind më 1 Nëntor të vitit 1962. Shkollën fillore e kreu në fshatin e tij. Të mesmën e vazhdoi në Vushtrri, por atje nuk i pëlqeu edukata dhe arsimimi për polic dhe më vonë e vazhdoi në Besianë. Në fakultetin Filologjik Dega e gjuhës Angleze, regjistrohet më 1981, por për shkaqe ekonomike dhe aktivitetit të tij poltik, nuk arrinë ta përfundojë. Zahiri ndjenjat patriotike dhe kombëtare i krijoi qysh në fëmijëri. Kurse idol kishte Skënderbeun, Jusuf Gërvallën, Afrim Zhitinë dhe Hasan Ramadanin. Pjesmarrës i shumë demostratave në shumë komuna të Kosovës, kontribues i mirë i veprimeve politike legale si në Parlamentin Rinor, ashtu edhe në Partinë Parlamentare.
Zahir Pajaziti me punën e tij të palodhshme formoi edhe UÇK-në në Llap, pastaj njësitë e para të UÇK-së,në Shishman të Gjakovës, Ferizaj, Vushtrri, Shalë të Bajgorës etj. Pranë tij me punë të palodhshme u gjetën shokët e tij më të ngushtë si: Hakif Zejnullahu, Ardian Krasniqi, Edmond Hoxha dhe Qerim Kelmendi. Në Shqipëri ai rrinte me shumë njerzë të ilegalës e sidomos me Fatmir Humollin, pastaj, kontaktonte edhe me Nazmi Zukën, Ismet Abdullahun, Nazmi Ajetin etj.
Zahiri kujds të posaqëm i kushtonte pergaditëjeve fizike dhe ushtarake të pjestarëve të njësive guerile të UÇK-së, si dhe aftësimit të tyre për perdorimin e armëve. Ushtrimet fizike i kryenin te pishat në afersi të kishës në Besianë, kurse ushtrimet duke gjuajtur me armë te “Qukat afer Turuqices (Vendëlindja e Zahirit) dhe në fshatin Sharban të Prishtinës. Zahiri sa herë që kthehej nga Shqipëria shkonte në Drenicë dhe komunikonte me Komandantin Legjendar Adem Jasharin.
Zahiri dhe Adem Jashari ishin deri më atëherë dy drejtuesit kryesor të luftes, dhe mbetën të dy, komandantë legjendarë të UÇK-së. Sa herë që është folur dhe gjithqka që ka qenë madhore dhe perjetësisht e ngulitur në Zonën Operative të Llapit, por edhe në strukturat të UÇK-së, ka lidhje me emrin e Zahir Pajazitit. Në Llap të gjithëve ju kujtohen zullumqarët, inspektorët dhe spiunet e Serbisë, që maltretonin popullatën e kesaj ane si: Cipiripi, Biri i Dragiqit, Bosanaci, si dhe disa shqipfolës tradhëtarë. Pushka e Zahirit i shfarosi dhe ua humbi gjurmët ketyre kalbësirave të Serbisë. Sot me plot endje degjohet kenga, të cilën e shkroi poeti, kushtuar Komandantit dhe heroit të Shqiptarisë Zahir Pajazitit:
Më 31 Janar të vitit 1997, pikrisht në ora 16.00 takohet me Bislim Zogajn ne stacionin e autobusave në Prishtinë dhe më pas vazhdon rrugën me Hakifin dhe Edmondit për në Drenicë, për shumë arsye, por edhe për ta strehuar Edmondin për disa ditë. Zahiri, Hakifi dhe Edmondi, në një betejë të pabarabartë, pas një qëndrese heroike, dhanë jetën për çlirimin e Kosovës. Kjo ishte një goditje shumë e rëndë ndaj UÇK-së, por dhimbja u kthye në forcë, në rrugën e mundimshme, por të sigurtë drejt lirisë.
Zahir Pajaziti, me pseudonimin “Ismeti”, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, mbetët njeri nga figurat më madhore të rezistencës së armatosur, Komandanti i parë i Zonës Operative të Llapit, njëri nga atentatorët dhe organizatorët më të guximshëm të luftës.
Zahir trimi,po merr hak
As një shka,se la në llap
Çdo tradhtar kur une epashë
Nga një pumb n´ball ja dhashë.
Kush ishte Hakif Zejnullahu?
Hakif Zejnullahu ishte njëri nga shokët dhe veprimtarët me të cilin veproi Zahir Pajaziti. Në fillim të punës, grupi në të cilin vepronte Hakifi ishte një sistem i treshës, të cilin e perbënin perbënin Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Bahrudin Berisha, të cilët fillimisht punuan në shperndarjen e trakteve politike. Ndikimi i ketij grupi ishte bërë frymëzim për shumë të rinjë, të cilët po përgaditëshin guximshëm të beheshin pjesë e punës që kishte karakter për çlirim kombëtar.
Vendlindja e Hakifit ishte fshati Gurash.
U lind më 22 Qershor të vitit 1962. Shkollen fillore e ka kryer në fshatin Albanik, ndërsa shkollen e mesme në Besianë. I regjistruar në fakultetin e shkencave matematikore, nuk arriti t’i perfundonte studimet.
Që kur në Llap po vepronte çeta e ALI AJETIT më 1985 filloi të vepronte edhe grupi i Hakif Zejnullahut. Ky djal mori pjesë në shumë aksione kundër policisë serbe dhe gjerë në vdekje nuk iu nda shokut më të ngusht Zahirit.
Shtëpia e babait të Hakifit gjatë veprimit të tij ishte shëndrruar në një bazë ushtarake dhe për strehimin e luftetarëve, vend ky i bërë me kërkesen e veprimtarit të dalluar z-Bajram Ajetit. Pas formimit të Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare në ZOLL, Hakifi u bë edhe anëtar i ketij Shtabi, dhe më vonë emrohet në detyrën e zëvendës komandantit.
Aksionet e guximshëme që i kishte bërë ose mbikqyrë Hakifi ishte edhe atentati që kishte pergaditur Zahiri kunder Rektorit të Univerzitetit të Prishtinës Radivoje Papoviq, aksion ky që Zahiri me besushmerinë më të madhe i kishte lënë ta mbikëqyrë Hakifi, pasi kishte shkuar për punë në Shqipëri.
Edhe Hakifin ashtu si Zahirin dhe Edmondin, e ndaloi vrasja tinëzare dhe e përgaditur dinakërisht nga policia sekrete serbe, e cila pasi kishte rënë në gjurmë për marshuten e lëvizejes së tyre në drejtim të qytetit të Vushtrrisë, kishte sinjalizuar forcat e shumta të policisë dhe ushtrisë që të viheshin në sulm për likuidimin e tyre…Dhe kjo vrasje ndodhi. Në një luftë tepër të pabarbartë më 31 Janar të vitit 1997 ranë heroikisht në fshatin Pestovë, ku sot është ngritur edhe lapidari i LIRISË dhe i përjetësisë së ketyre tre Heronjëve ZAHIRIT, HAKIFIT DHE EDMONDIT.
EDMOND HOXHA, TRIM I PUSHKËS DHE I FJALËS
Nuk dihet se kur janë njohur për herë të parë Edmond Hoxha me Zahirin, por kjo dëshmon se ka qenë një lidhje e hershme, tepër e besueshme edhe per vet se Zahiri nuk i besonte kujtdo detyra te veqanta. Por një është e qartë se sa herë është kthyer nga Shqipëria, Zahiri është takur ne Junik me Edmondin.
Se sa ishte vizionar Zahiri dhe sa me vendosmëri, dhe perkushtim vepronte në masovizimin e luftes dhe themelimin e bazave të organizimit ushtarak,vërehet edhe nga lidhjet që kishte filluar t’i vendosë me shumë veprimtarë dhe liridashës anembanë Kosovës. Edmond Hoxha që në fillim të aktivitetit në rrugën për liri, mori pseudonimin „SHPATI“.
Tani nga Juniku i kullave të njohura të Kosovës, kulla këto që ishin bërë burim frymëzimi i shumë atdhetarëve, ishin bërë edhe për EDIN. Familja Hoxha nga Juniku, kishte filluar të vihet në shenjestër nga regjimet të shumta te cilat i kishin ndjekur dhe vrarë shumë burra para se të vinte në jetë Edi, si një pasardhës i tyre.
Edmond Hoxha është linder me 10 Tetor të vitit 1975. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në Junik. Studimet i pat regjistruar në Fakultetin Juridik dhe arriti deri në vitin e tretë. Ai mbante lidhje të shpeshta me Zahirin dhe kishte besim të madhë në punet e shumta që kishin para vetes dhe koordinonin punet organizative ushtarake, duke krijuar hapsirë per veprim subjektiv ushtarako-politik në lindje Ushtirisë Çlirimtare të Kosovës.
Edhe ky djal i guximshëm nuk kishte fat të vepronte me gjatë, sepse në atë udhëtim me karakter pune për në Vushtrri gjendet në veturë me dy shoket e tij ,të cilët pabesisht vriten nga forca të mëdha policore e ushtarake serbe.
„Pikërisht më 31 Janar, rrugës per në Mision të veçantë, ranë në krye të detyrës tre bijtë e mëdhenj të shqiptarisë dhe tre drejtuesit e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahiri, Hakifi dhe Edmont Hoxha. Ata ishin prej atyre djemëve të cilët Kosova bën gjithnjë vend, e vendi i Tyre është i perjetëshem . Ata ishin prej atyre djemëve të cilet lan pas Vetes përmendoret e lirisë.
19- vjetë më parë, ata deshmuan se jo vetëm kishin hedhur në tokën e rreshkur të Kosovës farën e lirisë, por edhe se ishin të gatshëm ta rritnin me gjakun e Tyre“.
Enigma e kesaj vrasje të trefishtë na ka mbetur pikë, ndërsa në tokën e Kosovës ruhet amaneti i jetës dhe veprës së tyre.
Në Pestovë,pushka kërset
Këta tre trima,plumbi si vret
Edmond Hoxha,vlla ti mbahu
Njëqind plagë Hakif Zejnullahu.
Lavdi jetës dhe vepres së Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut! Ne jemi të perkoshëm, ata janë të perjetshëm.
Lavdi të gjithë atyre që ranë per lirinë e Kosovës.
Image may be NSFW. Clik here to view.-Rastësisht gjatë një vizite familjare në një familje norvegjeze, një familje shqiptare mbetën të habitur kur në murin e antikuareve të mikpritësit norvegjez ishte edhe kjo pikturë e panjohur deri më tani për dhe për ta.
Piktura ishte sjellë nga Rusia (Shën Peterburg) në Norvegji në vitin 1920. Ishte koleksion, prapë i një të panjohuri hebre.
Që nga viti 1920, kjo pikturë ruhet në familjen norvegjeze si pikturë me vlerë të madhe vjetërsie dhe arti.
Figura e Gjergj Kastriotit Skënderbeut ka tërhequr vëmendjen e shumë autorëve dhe artistëve të Evropës kështu që nuk është cudi që kjo pikturë të gjendet edhe në Norvegjinë e largët.
Holberg, që konsiderohet si themeluesi i letërsisë moderne daneze dhe norvegjeze, i ka kushtuar një libër Skënderbeut.
Image may be NSFW. Clik here to view.Medaljoni i parë me portretin e Gjergj Kastriotit-Skenderbeu i shtypur në Venedik në vitin 1470, Skanderbegu me emrin “Invictus” qe do të thotë: I pamposhtur!
Një orë para se të arrij ylli i muzikës shqiptare, salla ishte mbushur përplot me mërgimtar të ardhur nga anë të ndryshme të Italisë, nga Zvicëra dhe Sllovenia, që prisnin me kurreshtje më të madhën e estradës shqiptare.
Koncerti u hap me intonimin e himnit kombëtar, të kënduar zëshëm nga të gjithë të pranishmit në sallë, për të vazhduar me pas me himnin shtetëror pa tekst të shtetit të Kosovës.
Moderatori i këtij koncerti, studenti i dalluar Halit Cikaqi i cili e udhëheqi në mënyrë briliante këtë aktivitet festiv, pas një përshkrimi të historikut dhe rendësisë së 17 shkurtit, më pas i përshendeti mysafirët e nderit; Ndue Qokaj shoqata “Sofra” Lecco, Drita Qokaj, drejtuese e grupit të valleve “Shqiponja” Lecco, Agim Mullosmani, Selim Musaj kryetar nderi i UNIKOMB-it, Florim Zeqa publicist, Mejdi Bislimi veprimtar, Gëzim Muqolli krijues nga Padova, Halil Bytyqi veprimtar nga Sllovenia, Rizah Hykolli shoqata “Nënë Tereza” Concordia Sagittaria (Portogruaro-VE), Miradie Avdullahi poete, Avni Llumnica veprimtar i UNIKOMB-it nga Zvicëra dhe Hajrush Behluli mysafir nga Kosova, etj.
Moderatori, fillimisht për një fjalë përshendetëse e ftoi presidentën e shoqatës “ILIRIA”-Treviso, zonjushen Ermira Zhuri e cila përveq urimit për pavarësinë e Kosovës dhe urimit për ditën e të dashuruarëve, të gjithë të pranishmëve ju dëshiroj mirëserardhje dhe argëtim të këndshëm gjatë shoqërimit me yllin e muzikës, të madhen Shkurte Fejza, Gjin Shanin dhe Elhame Ahmetaj Gyheli.
I pari në skenë u paraqit këngëtari Gjin Shani me një këngë autoriale për Adem Jasharin, për të vazhduar më pas me grupin e valleve të shoqatës “ILIRIA”, nën udhëheqjen e koreografit Muhamet Brezaliu dhe mjeshtërve të vallëzimit Imri Osmani dhe Arif Musaj.
Paraqitja në skenë e këngëtarës së madhe Shkurte Fejza, ngjalli emocione të papërshkruara tek të pranishmit në këtë aktivitet festiv.
Këngëtarja Shkurte Fejza, para se të filloj me kengën, përmes një përshendetje të ngrohtë ua uroj tetvjetorin e njohjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës të gjithë mërgimtarëve me fjalët; “Uroj të na vijnë ditë më të mira, të kemi një shtet më të mirë ashtu siq na e dëshiron të gjithëve zemra.
Kënga e parë me të cilën prezantoj ylli i muzikësh shqiptare, ishte “Thërret Prizreni mori Shkodër”.
Edhe përkundër pengesave të shumta teknike, që erdhën si pasojë BLACK-OUT-it apo e ndërprerjes së energjisë elektrike disa herë në vazhdimësi gjatë koncertit në njërën anë, …dhe në tjetrën të distonisë totale të DJ-it me muzikën që i shkon për shtati këngëve të Shkurtës, megjithatë vokali i fuqishëm i saj pa asnjë problem i tejkaloi të gjitha pengesat,….duke u dëshmuar edhe një herë para mërgimtarëve, se nuk është rastësisht këngëtarja numër 1 në trojet etnike shqiptare dhe diasporë.
Këngëtarja e madhe, Shkurte Fejza, edhe përkundër moshës 54 vjeqare, zëri i saj ka mbetë i të njëjtit nivel artistik, sikurse para 20-30 viteve; i freskët, i ëmbël dhe shumë i dashur, që kënaq zemrat dhe shëron shpirtërat e të gjithë bashkatdhetarëve, si në trojet etnike ashtu edhe në diasporë.
Pas paraqitjes disa herë në skenë dhe ndërprerjes poashtu disa herë shkaku i energjisë elektrike, Shkurta me shaka dhe ironi u shpreh; “Pengesat me drita po na ndjekin ne shqiptarëve kah do që jemi…!”
Më pas radha i erdhi edhe këngëtarës së mirënjohur, me qendrim të përkohshëm në Quinto (TV-Itali), zonjës Elhame Ahmetaj Gyheli, e cila përformoi në mënyrë të shkëlqyer me një potpuri këngësh popullore shqiptare.
Në përmbyllje të koncertit, u paraqit prap në skenë e madhja Shkurte Fejza, me këngën sa të dashur po aq edhe prekëse “Dy Kosova”, e cila ngjalli emocione dhe ndjenja të përziera për mërgimtarët, përmes vargut kulmor të kësaj kënge; “Kah nxenë dielli e ndrit hana dy Kosova i ka nana, Kosovë jasht e Kosovë brenda, njësoj dyjat i don zemra”.
Në fund të këtij shkrimi, vlenë të theksohen dy gjëra krejtësisht të kundërta; e para, organizimi i shkëlqyer i këtij aktiviteti është rezultat i punës së një stafi të gjerë të shoqatës “ILIRIA”si; Mumin Brezaliu, Muhamet Abazi, etj. e në veqanti punës së palodhshme të nënpresidentit të shoqatës, profesorit Beqir Cikaqi,…dhe e dyta, e rastit të pazakont e ndërprerjes së energjisë elektrike për vendet përëndimore, e cila u bë pengesë serioze e mbarëvajtjes së koncertit. Se a ishte BLACK-OUT i rastësishëm apo i qëllimshëm, mbetët të zbardhet në ditët në vazhdim nga organet kompetente ?!Image may be NSFW. Clik here to view.Image may be NSFW. Clik here to view.Image may be NSFW. Clik here to view.Image may be NSFW. Clik here to view.
Tiranë, 11. 02. 2016: Teofil Haxhimihali – sot vlerësohet si piktori më i famshëm i artit popullor i Greqisë dhe një nga përfaqësuesit më të mëdhenj të rymës moderne të pikturës hellene të fillim shekullit 20. Veprat e tij janë paraqitur në Galeritë e të gjitha qyteteve europiane dhe janë blerë me çmime shumë të larta, në Londër dhe Nju Jork nga koleksionistët privatë.
Emri i tij familjar është Theophilos Kefalas (1863/70-1934) lindur në Varia afër qytetit Mitelen, në ishullin e Lesbos. Ishte më i madhi nga tetë fëmijët e familjes së tij. Njerëzit e kanë njohur me emrin Theofil Haxhimihali, mbiemër i nënës së tij Penelopë, bij e piktorit të njohur të ikonave Kostantin Haxhimihali (Costandinos Hatzimihalis). Që në moshë të njomë çfaqi dëshirën për pikturën dhe pas disa vitesh e la shkollën, për të jetuar në fillim pranë gjyshit dhe më vonë si ndihmës i dajës, i cili punonte si ndërtues dhe piktor në zbukurimin e shtëpive. Tradita e pikturimit mbi copë dhe dru, me të cilën u njoh në punishten e gjyshit dhe përvoja në pikturën murale, prodhimin e ngjyrave dhe përdorimin e tyre në materiale të ndryshme pranë dajës Gjergj Zografi (George Zographos), ishin shkolla e vetme e Teofilit të ri. Zograf, në shqip emërtohesh puna e një piktori dhe shpesh mbetej si mbiemër i tij në vëndin ku jetonte dhe punonte.
Teofil Haxhimihali (1867-1934) – Piktori i panjohur i historisë së shqipetarëve.
Jeta pranë familjës së nënës dhe në vëndlindjen e tij, ishullin Lesbo, ishin vendimtare në formimin e karakterit të tij, si njeri dhe piktor. Sipas shkrimeve të Plinit të Vjetër dhe Strabonit, emri më i lashtë i ishullit ka qënë Pellazgji, emërtuar nga banorët e tij, fiset eole. Herodoti pohon se eolët ishin Pellazgë. (Hérodote, Histoires, 7.95) Lesbo ishte edhe vëndlindja e shumë poetëve të famshëm si Leschès de Pyrrha (VIIIë -VIIpK) , poeteshës Safo ( Sapho, v.-640/-v.-600 pK), poetit e muzikantit Arion de Méthymne (VII pK), Terpandre (Térpandros,VII pK), poetit më të madh lirik, Anacréon (Anakréôn,550 – 464 pK).(1) Në këtë ishull, që nga lashtësia e deri në kohën e Teofilit të ri, kanë banuar përherë fise të pëllazgo-arbërve të vjetër dhe më vonë ata të rinj, të ardhur nga trevat kontinentale. I frymëzuar nga mitet dhe objektet e shumta arkeologjike, me të cilat bashkjetonin banorët e ishullit, në pikturat e Teofilit zënë vënd të rëndësishëm figurat mitologjike dhe pothuajse të gjithë heronjt e shquar të lashtësisë.
Image may be NSFW. Clik here to view.
Perëndesha Athina dhe Artemisi (rreth vitit 1927/1934); Akili; Aleksandri i Madh, Muzeu Historik Kombëtar, Athinë.
Theofili ndjente një dëshirë të madhe të udhëtonte, të njihej me njerëz të rinj dhe sidomos me qytete të famshme të së shkuarës. Në moshën 18 vjeçare vendoset në qytetin e Smirnës në Turqi (Izmiri i sotëm). Përreth këtij qyteti bregdetar ndodheshin qytetet e lashta si Efesi, Laodicea, Filadelfia, Sardi, Thyatira e Pergamo.
Të dhëna për jetën e tij janë shumë të pakta dhe asgjë nuk dihet me siguri. Më tepër për Teofilin-njeri, «flasin» pikturat e tij, se sa ndonjë autor, artikull i kohës apo i ditëve të sotme. Kështu nga periudha e rinisë, kemi firmën e tij tek autoportreti me shënimin «Kafaz i Konsullatës, Smirna». Kjo dëshmon se një nga punët e tij ka qënë si «kafaz» (siç flitej në gjuhën shqipe për rojet) pranë konsullatës së shtetit të ri hellen në Smirna. Gjithashtu shkruhet se edhe kur ka kryer punë të tjera, asnjëherë nuk e braktiste pikturën. Në Ballkan, shqipetarët mbaheshin si rojet më besnike, që e ruanin të zotin duke mos kursyer edhe jetën. Flitet edhe sot, se në Rumaninë e shekullit 19-20, bankierët dhe tregëtarët preferonin të kishin shqipëtarët si «kafaz». Le të kujtojmë rojen besnik të Lord Bajronit, i cili e çoi trupin e tij (në kushtet e atëhershme) deri në Angli, duke plotësuar amanetin e zotit të tij. Kjo detyrë vlerësohej prej tyre si një çështje nderi dhe e shënjtë dhe nuk shikohej thjesht si një burim fitimi. Teofili më vonë tregonte me krenari se si kishte vrarë një turk, për të mbrojtur konsullin nga një tentativë vrasjeje.
Një fakt tjetër na dëshmon shqetësimin e piktorit për luftën çlirimtare kundër turqve. Në 1897 midis Mbretërisë hellene (Greqi) dhe Perandorisë otomane shpërtheu një konflikt ushtarak i njohur si «lufta e 30 ditëve». Shkak u bë problemi i Kretës. Banorët e mbetur nën sundimin e sulltan Abdulhamid II, krahas kryengritjeve të armatosura, kishin dërguar Mbretërisë hellene dhe Fuqive të Mëdha, memorandumin e përfaqësive të të gjitha provincave (3.02.1895) ku kërkonin vetqeverisjen dhe mbrojtjen e tyre. (2) Në atë kohë në shtetin e ri të Helladës, mbretëronte me dorë të hekurt mbreti danez, Giorgio I (1845- 1913), i cili udhëhoqi politikën e tij sipas projektit të “Megáli Idéa” (1844) të mbretit Otton I (1815-1867). Duke përfituar nga vendimet e Kongresit të Berlinit (1878) Giorgio I, kishte pushtuar krahinën e Thesalisë dhe më 1881 edhe Epirin e jugut. Rasti i Kretës ishte një arsye e mjaftueshme për zgjerimin me toka të reja, dhe për këtë qëllim të hynte në luftë me Perandorinë otomane. Në këtë prag lufte, ku humbësit e vërtetë do të ishin banorët, Teofili u nis drejt Athinës për t’u shkruar vullnëtar. Megjithëse edhe vëndlindja e tij, ishulli Lesbo, ishte akoma e pushtuar, çështjen e lirisë, ay e shikonte si një detyrë kombëtare.
Image may be NSFW. Clik here to view.
Piktori i oborit të sulltanit Abdyl-hamitit II, italiani Fausto Zonaro e përjetoi masakrën e Domokos duke na lënë edhe dëshminë, se si u flijuan luftëtarët shqipetarë të mbretërisë së Helladës. (piktura lart). (3)
Kulmi i luftës u arit në betejën e Domokos (17.05.1897) që vulosi edhe fitoren e turqve. Ushtria e mbretit Giorgio I u mund keqas, ndërsa Perandoria otomane pati mundësi të pushtonte një pjesë të Thesalisë. Ne nuk e dimë nëse Teofili arriti të marrë pjesë apo jo në luftë, por humbja, gjaku i derdhur dhe masakrat mbi popullsinë e tronditën thellë piktorin e ri. Po këtë vit, tashmë në moshë të pjekur, ai vendoset në Volos, qytetin-port më të rëndësishëm të gadishullit Pelion, ku vijoi, për vite më radhë të pikturonte portrete të njerëzve, muret e brëndshme të shtëpive, dyqaneve dhe kafeneve. Të fitoje jetën si piktor, sidomos në ato kohë kur popullsia ishte më shumë bujqësore dhe e varfëruar nga luftrat civile dhe sulmet pushtuese të shteteve të reja fqinje ishte shumë e vështirë. Teofili megjithatë punonte pa u lodhur në çdo punë që i afrohej, edhe si bari, siç lexojmë në disa shkrime, për të mbajtur veten dhe për të siguruar bojra, furça dhe pëlhurë për pikturat e tij. Në këtë kohë, sipas specialistëve, pikturat e tij tregojnë pjekurinë e Teofilit si artist.
Image may be NSFW. Clik here to view.
(Majtas) Murri i brëndshëm i shtëpisë së Jani Kondo (Giannis Kondos) në Volos e pikturuar nga Teofil Haxhimihali(1912), sot e kthyer në galeri arti të pikturave të tij; Portreti i dy heronjve, Erotokritos dhe Arethusa, të poemës së poetit të madh të Kretës, italianit Vinçenco Kornaro (Vitsentzos Cornaros) shk 17. Në mbarë Gadishullin e sunduar nga Bizanti, poema ishte shumë popullore, për hymnin e saj kushtuar kurajos, nderit dhe miqësisë. (4)
Mbasi provon fatin e tij duke shëtitur në krahina të ndryshme, i përbuzur dhe i shpërfillur nga «helenët e rinj», i moshuar, i sëmurë dhe i varfër, më së fundit kthehet përfundimisht në vëndlindjen e tij, Mytilenë. Në shtëpinë e vëllait të tij Stavros, ay gjeti mikpritjen dhe mbështetjen për punën e tij në vitet e fundit të jetës. Në murin e shtëpisë së tij, ruhet edhe sot piktura e dy heronjve (foto lart) të poemës së famshme. Më vonë largohet së bashku me nënën, për të jetuar në një shtëpi tjetër, ku edhe mbylli sytë më 26 mars 1934.
Në foto shtëpia ku jetoi vitet e fundit të jetës në Mitilenë. Vdiq në varfëri të plotë dhe i vetmuar, dy vjet pas vdekjes së nënës së tij. (5) Në kujtimet që ka lënë Teofil Haxhimihali tek bashkëkohësit dhe studiuesit e artit të cilët kanë folur për pikturat e tij, është përcaktuar si njëri thellësisht i përkushtuar ndaj historisë, figurave të shquara të mitologjisë dhe heronjve të epokës moderne, natyrës dhe njerëzve të thjeshtë të vëndit të tij.
Kjo «histori popullore» që la piktori shëtitës, më kujton arkivin e fotografive që ka lënë në arkivën e tij, Kol Marubi (Shkodër). Një trashëgimi, që edhe kur mungojnë dokumentet, mund të sjellin fakte për studimet historike të kohës (siç do ta shfrytëzojmë më poshtë edhe ne) por edhe jetësore për autorin. Populli ynë thotë se çdo njëri ka yllin (fatin) e tij, dhe ky yll, do të jetë takimi i piktorit, tashmë me përvojë, me Strati Eleftheriadis (1897-1983) me origjinë po nga ishulli Lesbo. Këtu duhet të ndalemi pak, për të folur për këtë njeri, në mënyrë që lexuesi jo profesionist i pikturës, të kuptojë vlerën artistike të pikturave të Teofil Haxhimihalit.
Stratis Eleftheriadis (1897-1983), i njohur në rrethet artistike të Parisit me emrin E.Tériade, ishte larguar në moshën 18 vjeçare nga vëndlindja e tij, ishulli i Lesbos, drejt Parisit. Në kohën e tij, njihet si një nga kritikët dhe botuesit më të mëdhenj mbi artin në Francë. Fillimisht e nisi punën si kritik arti në revistën «L’Intransigeant», më vonë si bashk-themelues i revistës «Minotaure», themelues i revistës «Verve» dhe autor i 27 botimeve me piktura e gravura të piktorëve të famshëm dhe disa veprave të vetë artistëve. Mbështeti dhe i bëri të njohur autorët e rymave të reja në fushën e letërsisë, skulpturës dhe pikturës, që më vonë krijuan «shkolla» të artit modern europian dhe atij botëror. Tériade bashkëpunoi me figura të shquara si Maurice Raynal, Albert Skira, Michel Leiris, Raymond Queneau, Matisse, Georges Braque, Picasso, Chagall, Fernand Léger, Miró etj. Në kohën e tij, ishte një zë i rëndësishëm i kritikës letrare dhe artistikë, i vlerësuar nga lexuesit francez dhe ata botëror. (6)
Image may be NSFW. Clik here to view.
Një nga zbulimet e tij qenë edhe pikturat e Teofilit. «Tradita bizantine e pikturës murale, me veprat e tij u rilind në mënyrë natyrale – shkruante E.Teriade për të -Thjeshtësia, ndjesia magjike në çdo kombinim të ngjyrave, ornamentet e freskëta, imagjinata spontane dhe së fundi krijimtaria e thjeshtë, kjo thjeshtësi krijuese e cila e bën artin primitiv (popullor-shën im) të barazvlefshëm, ose më të mirë se çdo shprehje e sofistikuar artitike. Të gjitha këto e bëjnë Teofilin një person unik, në sytë e kaltër të të cilit pasqyrohen thesaret e ngjyrave fisnike, të vështira për t’u gjetur. E bën të barazvlefshëm artistin, me nivelin e të gjithë piktorëve të artit popullor dhe me piktorët e sotëm më novator. Guximi krijues, sundon tek ay deri në atë shkallë, sa na mahnit ». (7) E.Teriade i jep para Teofilit për të siguruar çdo material të nevojshëm për të pikturuar dhe porosit tabllo në pëlhurë, me qëllim që t’i bënte të njohura në Paris. Pikturat e shumta që grumbulloi kritiku i artit në shtëpinë e tij (86 prej të cilave sot ndodhen në muzeun e piktorit), dëshmojnë për punën e madhe të Teofilit gjatë këtyre viteve. Por vetë ay nuk ariti të shijonte suksesin e tyre dhe as përfitimin material në “kryeqytetin e artit botëror” siç emërtohej Parisi, sepse ekspozita u hap në Luvër më 1936, ndërkohë që piktori kishte vdekur në varfëri të plotë, dy vjet para çeljës së saj.
Pikturat e tij lanë mbresa në rrethin artistik të asaj kohe dhe sot tregëtohen me çmime të larta (deri në gjashtë shifra) nga Galeri me emër në Londër, Nju Jork dhe Athinë. Teriade, që në thellësi të shpirtit kishte mbetur bir i vëndlindjes së tij, ishullit Lesbo, jo vetëm që e bëri të njohur botërisht emrin e tij, por në vitin 1965 ndërtoi në Mitelen, (Lesbo) muzeun e Teofil Haxhimihalit duke i dhuruar edhe 86 piktura të autorit, nga koleksioni i tij privat. Mbledhja e pikturave nga E.Triade, ekspozita në Paris dhe sidomos hapja e muzeut, krijoi mundësinë që veprat e tij, të mos jenë thjesht zbukurime të mureve të kafeneve dhe disa shtëpive private (disa prej të cilave u dogjen gjatë luftimeve me turqit dhe disa u shkulën për t’u shitur) por të vlerësohen nga shumë njerëz të shquar. Poeti dhe nobelisti në letërsi (1963) Yórgos Seferiádis, pohon se Teofili në pikturat e tij kishte shprehur një këndvështrim të ri, që shumë artistë nuk e kanë arritur. Ai kishte ndriçuar mendimin e njerëzve. “Ishte një artist i madh por i panjohur për ne dhe kjo është e pafalshme”(8).
Image may be NSFW. Clik here to view.
Kurse sociollogu francez Louis Roussel (1921 -2011) me keqardhje pohon: “Nuk e kam dëgjuar kurrë emrin e tij. Çfarë gabimi. Kishte një personalitet kaq të jashtzakonshëm dhe arriti të bëjë kaq shumë, duke patur parasysh se kishte filluar nga hiçi». (9)
Piktori Yannis Tsarouchis (1910-1989) vuri në dukje se “veprat e tij kanë sjellë atë, që piktura greke e shekullit XIX nuk e ka shprehur”. (10)
Po çfarë nuk ka shprehur piktura, por edhe historia greke?
Historiografia greke ka heshtur për popullsinë arbërore, pasardhëse e heronjve mitik të lashtësisë dhe autore e luftrave çlirimtare kundër Perandorisë Osmane. Për Teofilin kjo ishte një padrejtësi e madhe që i bëhej banorëve autoktonë të Helladës. Ky udhëtar i palodhur dhe vetmitar, i “armatosur” me penela dhe bojrat e tij, kishtë marrë përsipër një detyrë fisnike, që të bëhej përfaqësues dhe ta përjetësonte historinë e tyre. Ky mission “mesianik” i piktorit, nuk përmëndet në asnjë jetëshkrim të tij. Në fakt nuk ka as ndonjë botim të veçantë për të. E gjithë biografia e botuar mbi Teofil Haxhimihalin mund të përfshihet në “dy rrjeshta”: Ishte i apasionuar mbas miteve të lashtësisë, figurave heroike të 1821 dhe jetës së njerëzve të thjeshtë. Kishte mani të çuditshme të mbante fustanellën e gardës greke.
Personaliteti i vërtetë i Teofil Haxhimihalit, botkuptimi i tij, arsyeja se përse ndëroi mbiemrin, përzgjedhja e tematikës së pikturave dhe mënyra që kishte zgjedhur për jetën e tij, çuditrisht nuk është studiuar asnjëherë, as kur ishte gjallë dhe as në ditët e sotme. Nuk dimë as se çfarë na ka lënë të shkruar vetë piktori mbi copën e portreteve dhe të figurave historike, që të kishim një dokument ku të mësonim se ç’ka dashur të shprehë në ato tabllo.
Ja si përshkruhet përgjithësisht “portreti” i Teofilit, në Greqinë e sotme, i marrë nga libri i Stratis Myrivilis: “Ai ishte njëri i çuditshëm dhe njerëzit mendonin së ishte gjysëm i marrë. E ka kaluar kohën në vetmi dhe varfëri, i veshur me fundin e tij të përçmuar. Ju do të habiteni se si i shkoi ndërmënd një banori të ishullit, të vishte fustanellën. Ky ishte pasioni i tij (…) Ishte një njeri trup-vogël dhe i zbehtë, por tek ay zjente dëshira për të patur pamjen, që Zoti ia kishte mohuar. Nganjëherë në karnavale ai mblidhte miqtë e tij dhe paraqitej me veshjet e Perëndive të Olimpit (…) Shumë herë, i veshur me fustanellë dhe mbasi ngjeshte në brez jataganin, do të pikturonte pjesë nga lufta e Pavarsisë së Helladës. Ai kishtë pasion temat heroike, ngjarjet nga jeta e Ali Pashait…” (Nga libri Vasilis Arvanitis i Stratis Myrivilis shkruar më 1934). (11)
Në të gjitha shkrimet, Teofil Haxhimihali paraqitet si piktor grek. Është e vështirë në botimet biografike të banorëve të Greqisë, të përcaktosh se kush është grek dhe kush nuk është. Kjo për arsyen e thjeshtë se mendohet se të gjithë ata që banojnë apo kanë banuar aty, që nga lashtësija e deri në kohën e Teofilit, dmth në shk. 19, janë helenë-grekë. Gjithashtu në këtë shtet, janë ndryshuar jo vetëm toponimet, por edhe emrat dhe mbiemrat e banorëve të tij, të vjetër dhe të rinj. Prandaj këtë detyrë do t’ia lëmë vetë piktorit.
Siç paraqitet në fotografi (poshtë) dhe siç e kujtojnë bashkohësit e tij, Teofili që në rininë e herëshme dhe deri ditën që mbylli sytë, ka mbajtur vetëm një nga veshjet tradicionale të shqipetarëve, tipin me fustanellë, të përhapur në Shqipërinë e Jugut dhe të Veriut (mjafton t’i drejtohesh fonotekës Marubi-Shkodër). Ai mbante flokë të gjatë të kapur bisht nga mbrapa, siç ishte tradita e lashtë e shqipetarëve, e luftëtarëve të Ali Pash Tepelenës dhe e heronjve të1821-ës. Nga trastja që e hidhte mbas supit, lidhur tek një shkop, i valavitej një flamur i vogël me shqiponjë. (12)
Mbajtja e veshjes së shqipetarëve, nuk ka qënë thjesht një mani e piktorit, siç shkruhet, apo mahnitje ndaj bukurisë burrërore të saj, siç e shikojmë tek fotografitë e të huajve në fonotekën Marubi dhe pikturat e shumta të shekullit 19. Përkundrazi, prej saj ai u përçmua dhe u tall nga “helenët e rinj” dhe nuk u kuptua (apo nuk kanë dashur ta kuptojnë) nga shkruesit mbi jetën e tij.
Image may be NSFW. Clik here to view.Image may be NSFW. Clik here to view.
(Nga e majta) Teofili me nënën e tij; Foto e rojes mbretërore; Oscar Wilde (1854-1900), gjatë vizitës në Helladë,1877; Mbreti Otton me veshjen tradicionale shqipetare. (13)
Për Teofil Haxhimihalin, ky kostum lidhej me vetë qënien e tij shpirtërore, si origjinë, si njeri dhe si piktor. “Fustanella është një provë konkrete e identifikimit të tij” pohon intelektuali siçilian Fernando Buscemi në komentin e tij për dokumentarin “Theofilos”(1987). (14)
Image may be NSFW. Clik here to view.
Siç përmëndëm për toponimet, emrat dhe figurat historike është “greqizuar” edhe fustanella, dhe sot mbahet e shpërfytyruar nga rojet e gardës në Athinë. (foto majtas) Në botimet mbi origjinën e saj, shkruhet se është një veshje e traditës së grekëve dhe shqipetarëve. Dihet se veshja e traditës përcakton edhe origjinën e njerëzve që e mbajnë atë, apo e kanë veshur në të kaluarën. Për këtë problem do të paraqesim mendimin e vetëm disa autorëve që e kanë njohur shtetin e Helladës (Greqi) në fundin e shk.19 dhe fillimin e 20-ës.
Zbuluesi i Trojës, arkeologu Heinrich Schliemann (1822-1890) shkruan: ”Fustanella është veshje origjinale Shqipetare dhe është adaptuar nga Grekët vetëm pas Revolucionit. Ajo është trashëguar në Shqiperi që nga kohët më të lashta; atë e gjejmë shpesh tek statujat antike, duke përfshirë dhe atë të Pirros në Muzeumin e Napolit” (Ithaka, der Peloponnes und Troja: Archäologische Forschungen.by Heinrich Schliemann,1869,f 57) (15) Poeti dhe dipllomati anglez në Athinë James Rennell Rodd (1858-1941) shton se: ”Që nga koha e luftës për pavarësi, veshja shqipetare u bë veshja kombëtare e Greqisë kontinentale” (The Customs and Lore of Modern Greece,Rennell Rodd, botuar D. Stott, 1892, 2006 f23, 73,291) (16)
Edhe gazetari anglez Brailsford Henry Noel, (1873-1958) që morri pjesë në një mision ndihme në Maqedoni në vitin 1903 pohon se: ”Kostumi kombëtar i Toskëve është një “kilt” (si e skocezëve-shën im) ose fustanella e bardhë prej lini, që u përshtat për ushtrinë greke” (Brailsford, Henry Noel “Its Races and Their Future”, 1906 f230) (17)
Lista me emrat e studiuesve edhe më të vonshëm, të cilët pohojnë origjinën shqipetare të fustanellës është shumë e gjatë, por do të mjaftohemi me dëshminë e James P. Verinis, (Journal of Modern Greek Studies (May 2005), pp. 139-175.) se në Greqi fustanella bëhet traditë, falë shqipetarëve në kohën e pushtimit Osman të shk. 15 dhe ka qënë e përdorur gjërësisht që në shk. 12-të. (18)
Huazimet e popujve fqinj nga tradita e shqipetarëve, nuk ka qënë vetëm tek veshja e tyre, por edhe në fusha të tjera të kulturës. Historiani dhe etnologu serb Tatomir P. Vukanović (1907-1997) duke folur për balladat e ngjajshme mesjetare të popujve ballkanik, pohon se: « Janë më të bukura këngët kur këndohen në shqip, se në gjuhët e tjera. Prandaj edhe sllavët edhe turqit edhe ciganët këto këngë i këndojnë, jo në gjuhën e tyre, por në shqip» (19) dhe siç dihet, origjinali gjithmonë është më i bukur se kopja e tij, siç e dëshmon edhe fustanella.
Si përfundim fustanella përfaqëson origjinën shqipetaro-arbërore, të atyre që e kanë veshur në Greqi. Teofili e mbante fustanellën, për të shprehur identitetin e tij kombëtar si kundërvënie ndaj propagandës, aktivitetit shtetëror dhe institucioneve fetare në Greqi, ndaj çdo çfaqjeje shqipetare: në gjuhë, etni, traditë dhe sidomos në kulturë dhe besim. Siç shkruhet,Teofili asnjëherë nuk e ka shkelur pragun e Kishës ortodokse. (20) Odise Andruco, një nga luftëtaret e Ali Pash Tepelenës në luftën kundra Perandorisë osmane, ishte frymëzuesi i Këshillit të kapedanëve të Rumelisë për të krijuar një shtet pa dallime fetare. Portreti i tij ishte një nga më të dashurat për Teofilin.
Si një MESIA i së vërtetës historike të shqipetaro-arbërve të vendit të tij, siç tregojnë banorët që e kanë njohur piktorin, në festat shtetërore apo të traditës, organizonte në sheshin e qytetit apo të fshatit ku banonte, çfaqje teatrale popullore me tematikë nga lufta heroike e 1821 apo mbi figura të lashtësisë si Aleksandri i Madh. Ai luante gjithmonë rolin kryesor duke përgatitur vetë edhe veshjen e tij. (21)
Teofil Haxhimihali, është një figurë madhore si njeri dhe piktor, sepse përjetsoi në pëlhurë, muret e shtëpive dhe kafeneve të qytetit e të fshatit, historinë dhe heronjtë e vërtetë të Helladës, ata që shoqëria helene kishte filluar t’i shikonte ndryshe. Disa prej tyre u vranë, të tjerë u burgosën e u quajtën “tradhëtarë” dhe ata që mbetën u emërtuan grekë. Me penelin e tij të thjeshtë dhe shpesh nën dashamirësinë e banorëve për bukën e gojës, ai u la njerezve “Iliadën” e tij, jo me vargje, por me vizatime. Në “homeriadën”e Teofilit , krahas betejave të Tiseut, Akilit, Aleksandrit të Madh dhe figurave hyjnore të Artemidës, Athinasë, Zeusit dhe shumë të tjerëve, zënë vënd edhe heronjtë e kohëve të reja, që nga Skënderbeu, Paleologu bizantin, e deri të Ali Pash Tepelena, Marko Boçari, bab e bir Andruco dhe shokët e tyre luftëtarë. Tek pikturat e tij ndihet melodia e shtruar e bariut të fshatit, blegerima e tufës që ka pushtuar livadhin në perëndim të diellit, thirrjet entuziaste të valltarëve me fustanella apo heshtja pritëse e shitësit pranë tezgës në rrugën e qytetit.
Veprat e tij, janë bërë shumë të njohura në Greqinë e sotme dhe për artdashësit europiane dhe më gjërë. Por figura madhështore e Teofilit “homerik”, që mbante gjallë në shpirtin e popullit të tij bëmat e të parëve të tyre, nuk është zbuluar as sot. Në sytë e njerëzve ai ka mbetur një njëri i çuditshëm, që kishte zgjedhur një jetë prej nomadi dhe maniak për t’u veshur me fustanellën e tij.
Duke gjetur ato pak të dhëna mbi jetën e tij dhe sidomos duke u njohur me vetë veprat e piktorit (disa prej të cilave paraqiten më poshtë), pa asnjë vështirësi mësojmë përkatësinë e tij etnike, mendimet dhe misionin që i kishte vënë vetes. E.Teriade u përkujdes që “Iliada” arbërore e piktorit të mos humbasë dhe të njihet kudo në botë, duke përcjellë në këtë mënyrë tek çdo shikues, bashkë me veprat edhe “zërin” e vet Teofil Haxhimihalit : Jam dhe do të mbetem përjetësisht shqipetar!
Image may be NSFW. Clik here to view.
(Nga e majta) Odise Andruco (1790-1825), biri i të famshmit kryekomitit Andrea Verushi, nga Livanti i Lokridhës; Adamantios Korais (shqipetari që hartoi gjuhën moderne greke) dhe Rigas Feraios. (1911) Fatkeqsisht, si edhe në pikturat e tjera, nuk e dimë se çfarë është shkruar posht pikturës; Luftëtari suliot Marko Boçari (1900) (22)
Image may be NSFW. Clik here to view. Luftëtarë të 1821
Image may be NSFW. Clik here to view. Hakmarrja e Akilit pranë mureve të Trojës, 1922
Image may be NSFW. Clik here to view. Agamemnoni duke çuar vajzën e tij, Efigjeninë në tempullin e Artemidës.
Sipas mitit, Agamemnoni, mbreti i Mikenës dhe Argosit, gjatë gjuetisë kishte vrare një dre, kafshën e shënjtë të Artemisës. Kalkante (Calcante), prifti-orakull i tempullit të saj, për t’ia ulur zëmërimin, i tha Agamemnonit, se duhej sakrifikuar një virgjëreshë dhe Ifigjenia ishte zgjedhja më e pranueshme.
Kur një grua e vjetër e pyeti Teofilin «Çfarë po pikturon o bir?» Ai u përgjegj: «Një femër që sakrifikoi jetën e saj për të shpëtuar Helladën» (23)
Shenim: Sipas studiuesit arbëresh At Dhimitër Kamarda, Aristoteli pohon se Hellada e parë ishte Epiri. (Meteor.I,14)
Pёr t’a pёrshkruar veprimtarinё e njё njeriu, intelektuali dhe punёtori tё palodhur tё fjalёs sё lirё nё shёrbim tё çmuar tё çёshtjes kombёtare qё lartёsohet nё kufij tё dritёs sё yjeve nuk ёshtё punё e lehtё. Aq mё shumё qё kodiku i besёs sё fjalёs shqipe nё Amerikё, Gjekё Gjonlekaj ka fletё qё ndriçojnё si kallёzat e grurit tё vjeshtёs nё arёn e kombit tonё. Ky princ i guximit nё principatёn e vlerave tё lirisё, humanizmit dhe guximit qytetar e ka shtruar rrugёn e arbёrit me pllaka, ku shkruhet shqip dhe spikat me plot dhunti emri shqitar. Ai e ka pёrdorur emrin e tij, pёr t’a lartёsuar kёtё emёr tё mёrgimtarit nё botёn e lirё, duke i dhёnё atё qё duhet dhe e meriton t’a kёtё, qytetarinё e denjё. Gjonlekaj ёshtё i denjё tё konvertohet ne lёgjёndёn e kuvendeve tё odave tё burrave tё mençur tё kombit, pёr tu ngrohur nё zjarrin e shpirtit tё shqiptarit qё e do mё shumё se çdo gjё tjetёr Nanёn, Shqipёrinё dhe lirinё. Gjekё Gjonlekaj nё shkrimet e tij kurr nuk e takova si konformist dhe pajtues me fenomenet negative tё kohёs dhe tё shqiptarёve, por si njё prijёs i fjalёs dhe i veprёs nё llogorёn e parё tё luftёs, pёr tё drejten, dinjitetin, pёr tё shporrur nga sytё butaforizmin e slloganeve tё rreme qё fshihёn e çelin vezё tё sёmura nёn kapotёn e patriotizmit.
Gjonlekaj, kur ka ligjёruar nё demotratё edhe stralli ka xixelluar shqip dhe thirrja liri i ka kapёrcyer gradaёelat e larta, tё cilat mёgjezet me diell i zgjojnё me qiellin dhe aty valevitet flamuri ynё kombёtar e kёndohet kёnga: “Osa mirё mё qenё shqiptar!. Kur ka i ka trokitur nё Shtёpinё e Bardhё, bardhёsi ka marrё emri shqiptar dhe nё vemendje e ka kthyer administraten amerikane. Kur ka dhёnё nga shpirti pёr katedrale dhe njerёz nё nёvojё provonia e shpirtit e ka dhёnё njё mirёnjohjё mё shumё se njё dekoratё. Gjonlekaj nё komunitetin shqiptar nё Amerikё gёzon respektin mё tё merituar nga shumё figura dhe pёrsonalitete shqiptare dhe amerikane. Oratoria e tij ёshtё tribunale, ku reflekton bukur sfera e ngarkuar e logjikёs sё problemit me njё njohje historike dhe shoqёrore tё temёs qё rrok e referon.
Njё ditё erdhi si pa u ndjerё nё Detroit tё nderonte marinsin shqiptaro-amerikan, Gentian Marku qё dha jetёn nё Irak. Doli para trupit tё tij dhe tha: “…Fli i qetё o bir i Shqipёrisё se je njё hero i vёrtetё. Ke nderuar kombin tёnd dhe kombin amerikan me frymёn e tё cilit u rrite e u edukove…!” Ai foli mё tepёr pёr veprёn e marsit, por nderimi u shfaq nё sytё e tё gjithёve se Gjonlekaj kishte marrё rrugёn enkas nga New-Yorku, pёr ti thёnё ato fjalё para trupit pa jetё tё mbuluar me flamurin shqiptar dhe Amerika. Nё kёtё kuptim them se Gjekё Gjonlekaj ёshtё njё piramidё nderimi, krahёt e tё cilёs rrokun traun e kulmit tё kullave tё moçme shqiptare.
Gjeka, njё herё pasi mbajti njё fjalim nё njё aktivitet tё Kishёs sё Shёn Palit u duatrokit gjatё pёr elekuencёn e shpehjeve tё tij tё gjetura, por dikush nga cmira po kruhej nёn lekurё tё poshtrimit dhe gjeti rastin nё kafeterinё e kishёs tё hidhte ndonjё rromuz, duke sjellё njё motiv popullor tё kёrtollёs sё djegur qё me sa duket pёrdoret ndёr shqiptarёt e Kosovёs se prej andej ishte ai qё bёri suflerin. Gjeka nё atё moment u shfaq nё kafeterinё ku ishin rreth 20 veta dhe e dёgjoj kёtё ofezё tangent. Dikush aty nё koridor e pyeti se pse nuk i ktheu pёrgjigje e ai e dёgjova qё tha: “Kisha ёshtё vend i shenjtё dhe si e tillё asnjё fetar dhe jo fetar nuk guxon tё fyeje tё tjetёrt ti pёrgjigjet tjetrit me monedhen qё e mertion se kёtu nuk lejohet as tё ngrihet zёri se ёshtё vendi i paqёs dhe dashurisё. Zoti pastё mёshirё pёr te!”
Gjeka ka qenё vazhdimisht prezent nё komunitetin shqiptar tё Detroitit, me shkrime, me kёshilla dhe biseda tё ndryshme, ku ka dhёnё mendimet e tija pёr zgjidhjen e çdo problemi apo pengesё nё rrugёn e ngritjёs sё shqiptarёve. Ai ka patur njё bashkёpunim tё dёndur me mediat e shkruara dhe audiovizive tё komunitetit tonё, por disi e pashpjegushme se ai pas njё kohe ёshtё larguar. Dikush thotё se Gjeka nuk lejon qё ti pёrdoret emri nga kushdo qё duke njohur aftesive tё tij tё thella kёrkon t’i imponohet dhe tё bёjё emёr.
Kam lёxuar shumё shkrime tё tij sidomos ato qё kanё bёrё jehonё ёshtё vetё jehona e kryengritjёs sё Malёsisё sё Madhe nё shtypin amerikan. Asnjё nuk e ka rrahur kёtё temё historike, ose i ёshtё referuar Gjekes. Kontributi i Gjekёs nё kёtё drejtim ёshtё njё brumё i ardhur qё gjithmonё i gatshёm pёr ta pjekur bukёn
e fjalёs sё lirё ndёr shqiptarёt e Amerikёs. Zani i tij ka qenё i fuqishёm, jo vetёm nёpёrmjet valeve tё “Zёrit tё Amerikёs”, por kudo nё tubime e takime pёr liri e tё drejta njerёzore. Nё gurin e kёndit tё lirisё sё Kosovёs ёshtё shkruar edhe emri i Gjekё Gjonlekes. Nё tingullin e kёmbanes sё katedrales “Nana Tereze” nё Prishtinё ёshtё edhe njё thirrje pёr njё lutje bujare pёr shpirtin e tij tё gjallё e bujar. Gjekё Gjonlekaj ёshtё pothuajse nё çdo evenimet historik dhe tё rёndёsishёm nё jetёn e shqiptarёve tё Amerikё, si njё nxёnёs i shkёlqyer qё nuk mungon nё mёsimin e historisё dhe tё jetёs sё shqiptarёve, duke dhёnё gjithçka nga vetja pa kёrkuar shpёrblime, pa kёrkuar dekorata , qё siç ka thёnё Balzaku se ai qё i kёrkon levdatat nuk i meriton e ai qё i meriton nuk ka nёvojё pёr ta.
Si dashamirё i Gjekёs do ti kёrkoja qё me influencen e tij tё mund tё organizohej njё takim pёr shkёmbime eksperiencash pёr tё diskutuar rreth shuarjes sё gjuhёs shqipe nё Amerikё, tё pёrdhosjes tё datave historike tё kombit, pёr shthurjen dimensionale tё kulturёs kombёtare nё diasporё. E me kёtё rast bashkarisht ti kёrkonim shtetit shqiptar dhe organizmavet tё tij, Presidentit, qё tё ushtronte gjithё autoritetin e tij pёr zbatimin e Kushtetutes pёr tё drejtat e shqiptarёve nё mёrgrim, me qёllim qё diaspora tё jetё e lirё dhe e mbёshtetur nё aspiratat e saj dhe kurrёsesi tё mos jetё pjesё e organizuar e njё partie politike, siç ёshtё nё fakt tani nё fazёn pёrmbyllese tё kёtij proçesi ogurzi.
Kostello Sholla ishte i pa përsëritshmi, bas baritoni i serenatave, hokarari, pijetari shëmbullor dhe i kudogjenduri i panaireve, karamele bërësi e shitësi zemërgjërë. Qejfliu i grave, dorëshpuari i burrave, zemërbardhi i fëmijëve. Karamelet e tij ishin më të veçantat, të shijshme, me mente, të ëmbla, shumëngjyrëshe. Me nektarin e luleve, përgatiste esencat e ndryshme të karameleve, i hidhte në kazan, përgjatë përgatitjes se brumit. Kostello kish përgatitur forma të ndryshme; fluturake, rrumbullake, zemrake,dredhrake, bastunake. Për ritet fetare prodhonte karamele të vogla në forme bajame. Në fejesa e martesa, përgatiste karamele me zemra të vogla e të mëdha shumëngjyrëshe, me aroma dehëse.
Në përvjetorin e një feste fetare, që organizohej në qytetin M të shtetit fqinj, për nder të lindjes së një shenjtori të madh. Kostello Sholla nuk ndënji pa ua kënduar, duke qeshur e ngjeshur ua tha në fytyrë:
”Vëllezër, si shumë festa që keni në qytetin tuaj edhe ky shenjt i madh që përkujtojmë sot, është lindur dhe rritur në qytetin tim. I di Kostello mirë këto punë. Ka studiuar Kostello historinë dhe legjendën. S’ka gjë, festoheni, është gjë e mirë dhe Kostello ju respekton shumë…”
Vendasit përdrodhën buzët, s’folën. Ata mund ta zbonin, e tepron ky Kostello me rromuze. Por çdo aktivitet pa karamelet e Kostellos ishte si gjella pa kripë. Vendasit u bënë mënjanë dhe i përgatitën vendin, ku vinte tezgat me karamele, në krah të kishës, aty ku rruga ishte detyrimisht e kalueshme për të gjithë vizitorëtm dhe hotelin ku të kalonte natën.
Kostello fjeti lehtë. Në mëngjes, hapi tezgat, mbi to vuri letra të pastra, të lyera me vaj arome, të mos ngjiteshin. Dhe hapi në tavolinë karamelet, si lulet më të mrekullueshme të pranverës, së bashku me fluturat. Shitësit e tjerë e vështronin me zili dhe mëri. Kostello ishte i çiltër, nuk i vinte re, shënd e verë shpërndante rreth e rrotull karamele.
Kostello Sholla, pati shitje të jashtëzakonshme dhe dehje të madhe. Paratë e fituara i bëri rrush e kumbulla; u dhuroi grave lule, karamele fëmijëve dhe gota të mëdha me raki burrave. Ishte lavdia, xhelozia dhe gracka e tij. Mjalti dhe hidhësia. Të gjitha femrat me buzët e tulta i dhuruan puthje të nxehta, jo në faqe, por me afsh në buzë. Në copëra fletësh të shkruara bukur, e ftonin:
‘Kostello në mesnatë të pres’
Kostello Sholla u gjend në mëngjes, në shtratin e tij i zhveshur lakuriq, së bashku me një femër të panjohur, lakuriqe dhe ajo. Vajza kishte lëkurë si lëmesa e qepës, ngjante me shumë një lepurushe e posa dalë nga dimri. Syvegjël, si dy pika bojë të zezë. Hundë poçe dhe gojë katrore. Flokët e vajzës ishin gati pa ngjyrë, rendonin me shumë drejt të gjelbrës se shpëlare, të lodhur. Vendasit shqyen derën dhe hynë brenda. Dhjetëra sy të egërsuar, nervozë, u ngulën mbi të.
“Kostello, Kostello!”
Kostello kërkoi të ngrihej, me njërën dore mbuloi trupin me çarçaf, ndërsa dorën tjetër e vendosi mbi dyshekun e fortë prej kashte
Dëshmitarët e zhurmshëm e mbytën njëzëri.
“Qëndro aty, Kostello Sholla.”
Kostello lëshoi trupin të binte në dyshek. S’foli.
“Të pritëm me gjithë të mirat Kostello, por ti si hor i horave rëmbeve vajzën më të mirë e zhveshe e përdhunone, - i thanë:- Qëndro gollomesh, të vijë prifti të martoje. Ndryshe të pret burgu. S’ka derc merc.”
Kostello u përpoq të mbrohej:
“More miq, si do më martoni kështu,” ia bëri: “ Ku e njeh Kostello këtë femër. Kjo s’ka ndonjë bukuri, më ngjan si lapucere. Prisni.”
“S’e njeh thotë,”vendasit zbardhen dhembët me dashakeqësi, “ Si u zhveshe gollomesh natën e shenjtin e madh, bëre kurvëri, u zhgërryeve si derr në kashte Kostello dhe, pa pikë turpi na shan vajzën më të bukur të qyteit.”
“Prisni, martoni ose burgosni rakinë, jo Kostellon,” u lut ai:” Unë s’e preka me dortë këtë femër, ndoshta rakia. Pyesni rakinë.”
Vajza bardhoshe, vërtiste sytë sa andej këndej dhe ngjeshtë hundën poçe, pas gjoksit të zbuluar të Kostellos. Ajo nuk ngjante si një lepurushe, ishte më shumë dhelpërushe, ndoshta dhe gjarpërushe.
“Shko tutje moj, që s’ta di emrin. Pa me thuaj, mirë që unë isha tapë, ti çfarë ishe, shishe?!” i tha.
Ajo s’i ktheu përgjigje. Filloi të qante, fshinte lotët dhe qyret e mbështillej si mumie me çarçaf.
“Qan dreqi, qan. E lidhi Kostellon me litarë pabesie dhe tani qan,” pëshpëriti Kostello, “ më zuri magjia e puthjeve. Po ti moj që nuk ta di emrin, ku ishe, nga mbive ishe kakaroçe në këtë shtrat prej kashte?! Ç’e do moj Kostellon pa zemër, më thuaj çe do?”
Ajo nuk fliste, vetëm qante.
Ashtu të mbështjelle me çarçaf, u vunë kurore. I martuan. I urdhëruan prerë:
“Puthuni!
“Daleni,” u tha ai: “Kur s’i di emrin, s’i ta thërras e ta puth?”
“Kaq shpejt u ngop menjëherë maskarai, s’do të puthe nusen,”ia bënë vendasit.
I veshën me përdhunë me tesha të reja. Kostello Sholla vështronte vajzën me bisht të syrit, herë i dukej miushe, herë dhelpërushe e gjarpërushe, por jo lepurushe. Nuk i kujtohej ta kishte parë ndonjëherë dhe jo të kish bërë seks me të. Kostello puthi plot femra: bardhoshe, bionde, ezmere, brune. Këtë miushe, dhelpërushe, gjarpërushe nuk mbante mend ta kish puthur. I futen në dhomë dhe i detyruan të flinin se bashku ligjërisht.
“Më jepni të pij,”bërtiti me të madhe Kostello: “Nuk bëhet seks me këtë kur esëll. Isha i dehur kur m’u fut kjo në shtrat. Eh, e lidhën Kostellon e lidhën!”
“Jepini raki, të farmakoset, te dehet, të thyejë qafën,” thanë vendasit: “I martuar është tani. S’ka më tërci dhe vërci.”
Kostello piu raki me gllënka të mëdha direkt nga gryka e damixhanit. Përplasi buzët, ia krisi gazit, qeshi me të madhe, duke rrahur gjoksin me tërsëllëm.
“Tani moj virane, jallane, tullane,” bërtiti ai, “prit, mu kujtua,Tula e ke emrin. Hë?! Më dukeshe më e bukura e botës. Hajt, le të kërleshemi në çarçafët e botës. Me unazat e botës. Me rakinë e botës. Kashta e botës. Nuk e di veglat a janë të botës. E kam fjalën për hallatin, pilen tim, se gjysma tjetër, vrima jote provokuese, e embël e hidhur është e botës. Le të shkërdhehemi. Le të bëhet nami në qafë, në fytyrë, në gjirin e në shpellë të botës, kur e shenjtin tonë e ka përlarë bota.”
Nëpër mjegull i u kujtua Kostwllos kjo femër flokë shpëlarë, tmerrësisht e bardhë, që iu qep kur rakia i bllokoi trurin. U mbështet i tëri tek ajo dhe eci në humbëtirë. Ajo e tërhiqte me durim nëpër shkallët e ngushta të shtëpisë që i dhuruan vendasit, për një natë. Ai s’ ishte i sigurte në bëri seks me të apo jo. Atëherë si u gjend i zhveshur lakuriq, pa një leckë në trup! Mbi të gjitha nga u gjenden vendasit dhe hynë me potere në dhomën e tij!
Kur i doli rakia Kostello donte të arratisej dhe lidhi çarçafin në hekurat e dritares. U përpoq të mos bënte zhurme, mos zgjonte miushen, dhelpërushen, gjarpërushe, por ajo i mbiu e zhveshur lakuriq, me gërshërë në dore. Sytë e saj shkëndojinin si dy thëngjij të vegjël, të ndezur në errësirë. S’ fliste, hapte dhe mbyllte dy anët e gërshërës, si akrep.
“Hë, më thuaj çfarë do, burrë,”pëshpëriti Kostello: “ Burri do të ikë.”
Ajo luajti kokën kërcënueshëm dhe filloi të priste çarçafin e lidhur. Kostello vështroi poshtë, po të hidhej do thyente kokën.
“Na moj ti, Kostello është martuar me rakinë, qejfin, jo me Tulen. Lëre Kostellon të ikë.” i tha ai.
Ajo s’ po bënte shaka, po i hollonte çarçafin.
“ Uh, ç’më polli belaja,”foli i mërzitur Kostello: “Na moj e uruar. A më do ti, a do Kostellon me gjithë raki?
Ajo luajti kokën në shenjë mohimi.
“E do Kostellon ti, e do?”
Ajo luajti kokën në shenjë pohimi.
“Shiko, e dashka Kostellon. U lidhe Kostello. Mirë, Kostello nuk mban inat.”
Tula luajti kryet e gëzuar, u përdrodh si nepërkë. Ai u ngjit dhe hyri në dhome. I tha të vishej. E lidhi nga e para çarçafin, vështroi Tulen që nga koka deri në këmbët dhe shau rakinë.
“Së paku mban erë femër,” foli me vete.
U kacavjerën në çarçaf dhe humbën nëpër natë. Ai vraponte me gjithë fuqinë të ikte prej saj, por pranë veshin ia qullte fryma e Tules.
“Le të jetë sikur e kam rrëmbyer,”murmuriti: “Së paku të ngushëlloj shpirtin.” .
Aa s’bëzante, e ndiqte si hije. Nata ishte e thellë dhe qyteti i shtetit të huaj gromësinte dhe hije te tjera përdidheshin rreth tij.
Kostello e mësoi Tulen të punonte brumin e karameleve, por mbledhjen, zënien dhe hedhjen e nektarit të luleve nuk ngutej tia mësoi. E zbonte e mbyllte derën nga brenda me çelës, kur përgatiste esencën. Punonte vetëm. Tula e inatosur i trokiste në derë, bërtiste, shante. Kostello s’ i përgjigjej.
“ Nektari i luleve është aroma, drita, ëndrra e jetës,”thoshte Kostello: “Nektari dhurohet, nuk merret dhe as nuk vidhet.”
Tula i vodhi lirinë dhe i polli tre vajza. Të gjitha diçka gjelbëruake, si tre kotele. Kostello krijoi tre trasta, fuste vajzat brenda, i hidhte në shpinë. Së bashku me to, bridhte fshat më fshat, shiste karamele. Vetëm e vogla, Leta ishte sikleti i Kostellos, i ngatërrohej ndër këmbë dhe i gërmonte nëpër xhepa, i vidhte paratë. Kostello i mërzitur ia shkulte duart nga xhepat dhe tundte kokën trishtueshëm.
“Mos bijo, mos. Ajo jot ëmë, të mësoi të gremisesh në xhepa, është ves i keq dreqi.” i thoshte e shtonte rënkueshëm.”Jot ëmë m’i zbraz xhepat natën, kur jam i dehur. E ti moj dhelpërushe e vogël, mundohesh të më ndukesh, ditën! Ik. Lërmë të qetë. S’i ke lënë gjë sat ëme. Shko luaj, shko.”
Kostello thërriste pranë vajzën e madhe, Danën, i jepte të holla të blente diçka për të ngrënë. I lodhur, i mërzitur drejtohej në lokal, pinte dhe qeraste të gjithë. Kostello dehej ditën. Tula e tradhtonte natën. Kostello qante dhe qeshte përgjatë pirjes. Vetëm Dana, vajza e madhe i qëndronte pranë. Vajza e shkundte nga mënga, i përgjërohej të mos humbiste rrugëve por të shkonte me të në shtëpi. Kostello e vështronte në drite të syrit dhe përmbytej nga lotët. Ai përgjërohej për Danën, vajzën e madhe.
Një ditë të ftohte vjeshte, Kostello u gjend i vdekur, në njërën nga stolat e vjetër të lulishtes së qytetit. Kostello dukej sikur flinte, gjoks zbërthyer, ku në të i kishte qëndruar një gjethe e verdhe bliri, si medaljon i artë. Faqoren bosh të rakisë, e mbante të shtrënguar në dorë. Kostello ishte i ngopur, i dehur, xhepzbrazur, shpresëhumbur.
Tula nuk pranoi ta fuste në shtëpi edhe pse vajza e madhe lutej dhe qante me dënesë. Kostello kishte lënë dy gisht letër, futur në xhepin e brendshëm të xhaketës. E gjeti Dana, por vajza nuk ia tregoi Tules.
Kostello shkruante:
“Në kapakun e dytë, sekret, të kutisë së madhe të karameleve. Unë Kostello Sholla, kam vendosur disa të holla. Janë kursimet e mija. Të blihet raki dhe, përgjatë varrimit tim të pihet, të këndohet, të dehen, të varfrit, zemërbardhët, të gjithë miqtë e mi. Shpirti i Kostellos është avull rakie dhe frymë kënge.”
Dana, e bija e përmbushi amanetin e të atit, duroi me gjakftohtësi, zemërimin dhe dhunimin e Tules. Rrugët e qytetit u mbushen me njërës, pinin, këndonin dhe kërcenin. I madhi Kostello edhe me vdekjen e tij e shkundi qytetin; dhuroi liri, dashuri dhe këngë. Bashkëqytetarët u mallëngjyen, mblodhën të holla, për nderimin e kujtimit, të thjeshtit Kostello Sholla. Ai nuk ishte vetëm karamele bërësi, shitës, por ishte mbledhësi i nektarit të luleve, ëmbëlsira, mjalti. Ai ishte i varfri dhe njëherësh me i pasuri i qytetit. Miqtë pinin dhe deheshin tek varri i Kostellos Sholles. Ai ishte dehja dhe dhembja. Besnikëria dhe tradhtia.
Tula mblidhte e nervozuar buzët edhe pse me paratë e dhuruar nga bashkëqytetarët, ndërtoi shtëpi të madhe dykatëshe. Tula s’e kish dashur Kostello Shollen. Nuk mundi ti a vidhte esencën e nektarit të luleve. Lakuriqësia e dikurshme ishte trilli i saj i pare dhelparak. Ajo kërkoi dhe krijoi vazhdimisht trille të tjera. Nuk ishte e vështirë t’i gjente. Të gjitha treteshin harroheshin, banalizoheshin. Nuk ishte më një mizë dhe një grerë…”
Image may be NSFW. Clik here to view.Universiteti i Durrësit, i themeluar rreth vitit 1380, që për shkaqe të sulmeve osmane ishte tërhequr në Zarë për të themeluar atje Studium Generale, ose Universitetin e Zarës, me REKTOR TË PARË, GJON DURRËSAKUN (1396)
*Universetit i Durrësit i themeluar rreth vitit 1380, i pari i këtij lloji në Ballkan!Në fillim të viteve 90-të në shtypin ditor të Kosovës, si dhe në revistën Buletini i Fakultetit Filozofik (1993), kishte parë dritën një studim imi me titullin, Universiteti i Durrësit (së bashku me burime e literaturë referente), që ishte rezultat i punës së gjatë hulumtuese jo vetëm në arkiva publike italiane dhe kroate, por edhe në ato kishtare të urdhrit Dominikan, urdhër ky që kishte themeluar Universitetin e Durrësit rreth vitit 1380. Rezultati është pritur jashtëzakonisht mirë në botë. Këtej, në Kroaci, nga mjetet e Kuvendit të Kroacisë janë ndarë rreth 10.000 euro që studimi në fjalë, i shoqëruar me rezultate të tjera, të shohin dritën në librin monumental, Arbërit ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes gjatë Mesjetës (Arbers between West and East during Middle Ages, Zagreb, 2008). Libri është distribuar kryesisht në librari europiane.
Janë dy arsye pse jam duke e riaktualizuar sërish çështjen në fjalë, tashmë të përqafuar nga pjesa e madhe e shkencës serioze europiane, e sidomos të asaj kroate e kosovare.
Arsyeja e parë është se Universiteti i Zarës, kohë më parë, në web faqën universitare (anglisht dhe kroatisht) ka postuar historikun e universitetit, që përputhet plotësisht me rezultatet shkencore të cilat provojnë fuqishëm ekzistimin e Universitetit të Durrësit për të parin e këtij lloji në Ballkan. Ky rezultat, tashmë i provuar fuqishëm edhe nga shkenca e historisë kroate, ishte refuzuar nga një pjesë e historiografisë së Shqipërisë politike me prirje mediokre nga medievalistika. Fatëkeqësisht, në mesin e tyre ka pasur dhe ka emra të shquar, të cilët me ndonjë puthadorë mediokër/e nga Kosova, jo vetëm që refuzuan botimin e këtij zbulimi në projektin Historia e Popullit Shqiptar: Ilirët, Mesjeta… (Akademia e Shkencave e Shqipërisë-Instituti i Historisë, Tiranë: 2002), por e shpallën Universitetin e Durrësit, si të paqenë. Një fushatë e përafërt është zhvilluar pothuajse në intervale të njejta me zbulimin e origjinës Hasiane të Skënderbeut. Fatbardhësisht ky rezultat në vitet e 50-ta, pjesërisht qenka provuar edhe nga më i madhi historian shqiptar, Aleks Buda. Me rastin e fushatës së zhurmshme, ndonjë prej tyre, autorin (J. Drançolli) e kishte marrë në spikamë në stilin e humorit: “autori i këtij ‘zbulimi’ duke lexuar se durrësakët e kanë besuar ‘zbulimin’ e tij, tani edhe vet siç më kanë thënë, beson me të vertetë se Durrësi ka pasur universitet në shekullin XIV” (Historiografia shqiptare në tranzicion, Tiranë, 2006, f. 73). Mos të flasim për diferencime nga tubimet shkencore, që mbaheshin në Shqipëri (ndonjëherë edhe në Kosovë), vetëm pse Universiteti i Durrësit ishte zbuluar nga një kosovar, dhe jo nga ndonjë prej strukturave të mykura të historiografisë enversite, të cilat trevat shqiptare jashtë Shqipërisë Politike i kanë përjashtuar nga versioni më i ri i Historisë së Popullit Shqiptar (Antika, Mesjeta…, Tiranë: 2002). Mesazhi është i qartë, duhet ditur se çdo gjë nisë dhe mbaron me Shqipërinë Politike të djeshme dhe të sotme, dhe në këtë kontekst, kthesat më të mëdha janë bërë në Shqipëri vetëm në periudhën komuniste. Do të ishte paradoksale për recidivët e djeshëm dhe të sotëm të komunizmit shqiptar, që kishin masakruar, mbytur dhe internuar mijëra intelektualë të klerit (jo vetëm katolik, por edhe musliman dhe ortodoks), ta pranojnë Universitetin e Durrësit, pikërisht si rezultat të këtij kleri nga pjesëtarët e Urdhrit Dominikan, që aktualisht në këtë vit kudo në botë është duke shënuar 800-vjetorin e themelimit të urdhrit në fjalë.
Arsyeja e dytë është që dashamirësit e shkencës dhe kulturës tonë më në fund t’i gëzojmë edhe më ndonjë sihariq, që afirmon vlerat tona shkencore e kulturore gjatë Mesjetës, kulturë kjo që ka reflektuar gjithandej Mesdheut dhe Europës përgjithësisht.
Për të parë zhvillimin historik të Universitetit të Durrësit (rreth vitit 1380), i cili për shkaqe të sulmeve osmane ishte tërhequr në Zarë për të themeluar atje Studium Generale ose Universitetin e Zarës me REKTOR TË PARË, GJON DURRËSAKU (në vitin 1396), përveç studimit tim që është botuar shumë kohë më parë, duhet shikuar për verifikim web faqën e Universitetit të Zarës, të postuar në anglisht dhe kroatisht . Nga e gjithë ajo që u tha më sipër, e quaj me vend ta përkujtoj sentencën e famshme të shkenctarit më të madh të epokës së Humanizmit dhe të Rilindjes, Galile Galileo: “Eppur si muove”/”Megjithatë, lëvizë”.
Asnjë nga alfabetet e gjuhëve të tjera nuk u përshtatej plotësisht fonemave shqipe, çka i shty dijetarët e shkrimtarët tanë të nisin përpjekjet për të hartuar alfabete origjinale. Më i hershmi deri tani, njihet alfabeti i Theodhor Haxhifilipit, përndryshe i Dhaskal Todrit.
Kongresi i Manastirit krijoi alfabetin e gjuhës sonë me kritere shkencore në harmoni me tingujt e shqipes. Deri atëherë, si rrjedhojë e mungesës së një shteti të organizuar dhe të institucioneve shkollore, qarkullonin një mori alfabetesh. Buzuku, Budi e Bogdani, shkrimtarët tanë të hershëm, i shkruan librat e parë shqip me alfabetin e latinishtes, por me kombinime ose shenja diakritike që t’i afroheshin gjuhës së folur. Sot ata mund të lexohen vetëm me ndihmën e transkriptimeve, apo transliterimeve. Formula e Pagëzimit e Pal Engjëllit, dokumenti më i vjetër i gjuhës shqipe, i zbuluar deri më sot, gjendet i shkruar me shkronja latine.
Historiku i alfabeteve është i pasur dhe i larmishëm. Më shpesh u përdorën germa latine, e cila qe gjuha e kulturës dhe e akteve administrative për një kohë relativisht të gjatë, por krahas tyre u përdorën edhe shkronjat greke, madje dhe arabe. Bejtexhinjtë i shkruan veprat e tyre me shkronja arabe, duke hasur vështirësi të ndryshme, mbasi alfabeti arab shkruan vetëm bashkëtingëlloret. Mirëpo asnjë nga alfabetet e gjuhëve të tjera nuk u përshtatej plotësisht fonemave shqipe, çka i shtyu dijetarët e shkrimtarët tanë të nisnin përpjekjet për të hartuar alfabete origjinalë. Më i hershmi deri tani njihet alfabeti i Theodhor Haxhifilipit, përndryshe i Dhaskal Todrit. Në fund të shek. XVIII, ai krijoi një alfabet për nevojat e përthimeve të ungjijve dhe për korrespodencën personale. Nuk qe fort i përdorshëm për shkak të njësive të shumta grafike, por gjithsesi qe krejt origjinal. Naum Panajot Haxhi Bredhi nga Vithkuqi, ose Naum Veqilharxhi, hartoi Abetaren e parë (1835) dhe krahas saj edhe alfabetin përkatës me 33 shkronja. Më pas e vazhdojnë tragën arbëreshët Gjergj Guxeta, Kamarda, Zef Serembja e De Rada. Ata problemin e tingujve shqip e zgjidhnin me kombinime dyshkronjëshe të alfabetit italian. Vaso Pasha, guvernatori i Libanit, veç poemit patetik të njohur “Shqypnisë,” hartoi edhe një alfabet për t’iu përgjigjur nevoja kulturore. Vetëm 8 germa janë ndryshe nga alfabeti që kemi sot. Revista “Besa” e Kajros, (1904) përdori një alfabet, të afërt me alfabetin e tanishëm, ku ndryshojnë vetëm tre shkronja. Konica që botoi revistën “Albania” 1897, Bruksel, përdori alfabetin latin, me disa ndryshime për tingujt e shqipes. Revista “Albania” lexohet edhe sot pa vështirësi nga çdo njeri që di shqip.
Fundi i shek. XIX shënon zhvillimin e vrullshëm të alfabeteve. Në atë kohë qarkullonin disa alfabete, sikurse i Stambollit, që nga 1879, i Jezuitëve, i Shoqërisë Bashkimi dhe i Agimit, po në Shkodër. Përpjekje e projekte për një alfabet të veçantë që të shprehte saktësisht tingujt e gjuhës sonë, bëjnë edhe arbëreshët, arvanitasit, edhe shqiptarët e Zarës.
Germat ose simbolet grafike u përdorën së pari nga fenikasit, sipas parimit një shenjë – një tingull. Kjo gjetje ishte më e lehtë dhe më e praktike se shkrimi piktografik, ose kuneiform, prandaj u përhap shpejt dhe pushtoi Lindjen e afërt dhe Europën. Sot, pak vende në botë vazhdojnë të përdorin hieroglifët për arsye tradite apo për krenari kombëtare. Shenjat grafike janë mjet, marrëveshje midis njerëzve për të lehtësuar komunikimin midis tyre, simbole që në vetvete nuk kanë asnjë kuptim.
Kongresi i Manastirit qe finalja e një rruge të gjatë e të spërdredhur për miratimin e një alfabeti modern. Njëjësimi i alfabeteve qe bërë nevojë e ditës për hir të zhvillimit të kulturës dhe forcimit të ndërgjegjes kombëtare. Nisma erdhi nga gazeta “Kombi” e Manastirit dhe komisioni i ngritur për këtë qëllim u dërgoi ftesa gjithë personaliteteve që mendonte se ishin në gjendje të jepnin ndihmesë për çështjen në fjalë, kjo sigurisht ndikoi që Manastirit t’i takonte nderi të priste përfaqësuesit nga krahina të largëta dhe nga kolonitë shqiptare. Autoritetet zyrtare më të larta të vendit, sikurse Valiu dhe Kajmekami, për fat të mirë ishin shqiptarë dhe ata morën pjesë në punimet, u takuan me delegatët e dhanë pritje për ta.
Shpallja e Kushtetutës, (Hyrietit) nga Turqit e Rinj në korrik të atij viti, i ndihmoi shqiptarët të sanksiononin të drejtat e tyre legjitime. Xhonturqit kishin nevojë për përkrahjen e shqiptarëve, prandaj në muajt e parë u treguan tolerues.
Punimet e Kongresit filluan më 1 nëntor dhe vazhduan deri më 9 nëntor me kalendarin e vjetër gregorian, të njohur si alla-turka, pra nga 14 deri më 22 nëntor. Qenë tetë ditë të gjata të ngjeshura me mbledhje e diskutime e po ashtu edhe tetë ditë feste për ngjarjen e madhe.
Para delegatëve shtrohej detyra të shqyrtonin tre alfabetet kryesore dhe prej tyre të hartohej alfabeti i ri. Rrugët qenë tre, pohon Gjerasim Qiriazi, nënkryetar i kongresit.
1) Nëse duhet të përshtatnin njërin nga tre alfabetet kryesore: të “Stambollit” të “Bashkimit” dhe të “Agimit.”
2) Nëse duhet t’i kombinojnë të tria në një.
3) Nëse duhet t’i lënë mënjanë të tria dhe të adoptojnë një tjetër krejt të ri.
Diskutimet vazhduan gjatë për disa shkronja, me argumente pro e kundër. Së fundi u pa se qe e pamundur të shkriheshin në një dhe atëherë u vendos të mbahej alfabeti i Stambollit me disa ndryshime dhe krahas tij, të përdorej një tjetër me shkronja latine, si më praktik për shtypjen e librave dhe transmetimin e telegrameve me kodin Mors. Kjo zgjidhje kompromisi qe e domosdoshme që Kongresi të mos dështonte. U vendos të mbahej një kongres tjetër në Janinë pas dy vitesh për gjuhën e letërsinë e ndërkohë të shihej ecuria e alfabeteve të miratuar. Për shkak të Luftës Ballkanike, kongresi i paracaktuar në Janinë nuk u mbajt, po ndërkohë alfabeti latin u konfirmua gjerësisht, ndërsa ai i Stambollit u la mënjanë, u harrua.
Kushdo mund të pyesë: Si ngjau që Faik Konica, një nga dijetarët më të përgatitur në fushën e gjuhës dhe letërsisë, nuk pranoi të vinte në Kongres, madje e sulmoi ashpër, duke i cilësuar delegatët “Xhon Turqit e Manastirit”? Letra e datës 10 nëntor 1908, e rizbuluar tani së fundi në Arkivin e Shtetit, dëshmon qëndrimin e tij. Faik Konica shpreh rezerva të forta për rezultatet e Kongresit dhe parashikoi se alfabeti nuk do të jetonte gjatë, çka nuk u vërtetua. Besohet se ai u zemërua që ftesën ia dërguan vetëm ditët e fundit, sa për të larë gojën. Pandehmat janë se komiteti nismëtar e mënjanoi Konicën, për arsye të acarimeve midis tij dhe Mitat Frashërit, president i Kongresit. Nga letra e Konicës del se qenka zemëruar me të edhe Gjergj Qiriazi, “për arsye të Antologjisë që botoi Konica dhe ca më tepër se mori anën e priftit shqiptar”. Nuk dihet për cilin prift e ka fjalën Konica, po ndoshta për Fan Nolin. Më tutje shpërthen. “Pas kokës së Qiriazit duhet të bëhemi të gjithë agjentë të Biblës”. Qirjazët s’i kanë kërkuar kurrë askujt të kthehej protestant, ndërsa nderimi që shfaqnin ndaj Shoqërisë Biblike, buronte nga mirënjohja që ajo shoqëri siguroi lejen nga qeveria turke për hapjen e Mësonjëtores së Parë në Korçë. Te letra tjetër e datës më 11.XII.1908 dërguar po atij personi, ka të ngjarë Lef Nosit, Konica shkruan: “Shoh se Xhon Turqit e Manastirit muarnë, përveç abesë, (abecesë) së Stambollit, edhe atë që përdora unë, me nja dy ndryshime në mot të ri të Albanies, nga e keqja. Është e tepërt të ju thom që pas mendjes sime, një abe e tillë nuk mund të jetë përveç se e kohëshme. Por duke pritur, mund të punojmë me këtë abe për të qeshur.” Ironia e tij si gjithmonë është e mprehtë, por kësaj here e pasaktë, sepse alfabeti latin, të cilin ai e ndërmend me fjalët “atë që përdora unë” i qëndroi kohës dhe përfundimisht u bë alfabeti i gjuhës sonë.
Supozohet se Konica u prek në sedër, u fye që nuk e përfillën, që Komiteti nismëtar i Manastirit ia dërgoi ftesën shumë vonë, sa për të larë gojën, vetëm disa ditë para kongresit. Ka të ngjarë që komiteti hezitoi ta ftonte Konicën nga druajtja se ai do të kërkonte t’u impononte alfabetin e përdorur prej tij. Ka një fakt që flet në të mirë të këtij pohimi: alfabeti i Konicës nuk u përmend në punimet e Kongresit, sikur të mos ekzistonte fare.
Komisioni nuk e kopjoi në mënyrë mekanike alfabetin e Stambollit, po kreu disa thjeshtësime dhe pasurime përpara se t’ia paraqiste mbledhjes plenare të Kongresit. Luigj Gurakuqi qe ai që shpalosi para delegatëve germat e të dy alfabeteve te dërrasa e zezë që u vendos në krye të sallës.
Pranimi i dy alfabeteve, sado që qe një zgjidhje kompromisi, u bë që Kongresi të mos dështonte, prandaj dhe nuk ngjalli reagime. Ndërkohë nuk mungonin as shembujt pararendës. Gjermanët, për shembull, prej kohësh përdorin dy alfabete, njërin latin e tjetrin gotik dhe askujt s’i shkon mendja të ankohet.
At Gjergj Fishta dhe Dom Ndre Mjeda, të dy shërbyes fetarë dhe dijetarë të shquar, mbajtën qëndrime të kundërta për sa i përket alfabetit. Shkaku qe se ata u përkisnin dy klubeve të ndryshme, At Gjergj Fishta qe i “Bashkimit” ndërsa Dom Ndre Mjeda i shoqërisë “Agimi”.
Prof. Shaban Demiri, autoritet në fushën gjuhësore, shkruan se Kongresi i Manastirit vlerësohet me të drejtë si ngjarje e rëndësishme në historinë e popullit tonë, sepse forcoi e çoi edhe më tej lëvizjen kombëtare. “Fryma e mirëkuptimit që karakterizoi delegatët e Kongresit pa dallim krahine dhe feje, dëshmon qartë se shqiptarët dinë t’i kapërcejnë dasitë dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët, kur ngrihen mbi pikëpamjet e ngushta vetjake. E ky është mesazhi më kuptimplotë që na ka përcjellë Kongresi i Manastirit.”
Nju Jork, 13 nëntor 2008