Quantcast
Channel: BOTA – Revista Drini
Viewing all 154 articles
Browse latest View live

Këngë të viteve 1800 për nuset e Shqipërisë Veriore

$
0
0

Nga Aurenc Bebja

Hyacinthe Hecquard (Iasint Ekuar), konsull i Francës në Shkodër, Kalorës i Legjionit të Nderit, në librin e tij « Histoire et Description de la Haute Albanie ou Guégarie, 1858 – Historia dhe përshrkimi i Shqipërisë së Sipërme ose Gegëri, 1858 », përshkruan me hollësi Shqipërinë e veriut të asaj kohe.

Ndër analizat e ndryshme historike, gjeografike, politike, fetare në librin e tij prej 550 faqes, ai i ka dedikuar një kapitull të posaçëm traditave dhe zakoneve shqiptare në veri. Zoti Hecquard ka arritur të përkthejë nga shqipja në frengjisht këngët e dasmave shqiptare të asaj kohe. Ndoshta këto këngë vazhdojnë ende të jenë të njëjta në ditët e sotme, ndoshta jo. Arsyetimi i dytë, më shtyu t’i risjell në shqip këto rreshta (duke u dhënë pak ngjyra gegnishtje), sepse besoj se kanë vlerë të rëndësishme kulturore kombëtare.

Gjatë rrëfimit të traditave dhe zakoneve tona, autori thotë se nuses së Shqipërisë së veriut, qoftë ajo myslimane apo katolike, i këndohet (recitohet) nga shtëpia e saj deri tek ajo e burrit. Për çdo etapë të dasmës, ka një këngë të veçantë, e cila këndohet vetëm nga gratë. Ja këngët në vijim :

Nje natë para se nusja të shkojë tek burri:

« Uluni, o male, uluni, që hana të lindë e të ndriçojë këtë mramje të bukur. Nusja jonë âsht eduku prej nanës saj ; ajo i ka thanë : Për besën time, oj vajzë, duje e respektoje vjehrrin. -  Për shpirt tim, oj nana ime, rri e qetë, do ta due e respektoj, sepse âsht ai që më ka dhuru për burrë një djalë të ri e të bukur.»

Kur krushqit vijnë dhe marrin nusen:

« Që rruga juej qoftë e lumtun, o miku ma i vjetër ; bani kryqin dhe kthehuni nga e djathta (Fragment për katolikët). Në qoftë se ju sillni një nuse të bukur, reçeli dhe karamelet që do ju dhurojna, qofshin të ambla për zemrën tuej ; por në qoftë se ju sillni një nuse të shëmtue e deformue, reçeli ju qoftë i hidhun (helm). »

Gjatë rrugës kur vjen nusja:

« Nusja âsht rrugës, një lule po çel ; nusja âsht në prag të derës, një lule mban aromë të mirë ; nusja âsht në oborr, si një lule e lumtun ; nusja po ngjit shkallët, balli i saj âsht i bardhë si jasemini ; ajo âsht në banket, qafa e saj anohet si një zambak. Mos qaj oj nuse. – Kam qa mor burri im, sepse mu desht me u nda me babën e kurrë nuk do jetoj mâ te ai. »

Kur shoqëruesit e nuses largohen:

« Ndaluni, o vllazën, ndaluni ! Nusja ka me ju kërkue diçka ; Ndaluni, ndaluni ! Përshnetni për mue babën dhe vlleznit e mi ; Ndaluni, ndaluni ! Përshnetni për mue nanën e motrat e mia ; Thujuni atyne që kurrë zemra ime nuk ka me i harrue ; Ndaluni, ndaluni ! Thujuni atyne që çdo mramje flladi ka me u sjellë lutjet që do i baj Zotit për ata ; Ndaluni, ndaluni ! »

Kur shpallet ardhja e nuses:

« A je humbun ; çfarë kërkon oj nuse ? – Derën e burrit. – Çfarë ke me më dhanë që ta tregoj oj nuse ? – Kmisha të qëndisuna e të palosuna mirë, o burri im.  – Për këto, nuk të falenderoj, se pa t’pytun kam me i marrë, oj nuse ! ».

Kur i ngrejnë vellon nuses:

« O sa e bukur âsht nusja ! Zoti e ruajt !
Balli i saj âsht i gjanë e i gjatë ! O Zot !
Vetullat e saja janë si ylberi ! O Zot !
Sytë e saj janë si filxhan ! O Zot !
Faqet e saja janë të kuqe ! O Zot !
Goja e saj âsht si një kuti e artë ! O Zot !
Buzët i ka si qershi ! O Zot !
Dhambët i ka si perla ! O Zot !
Çehren e ka të bardhë si qumshti ! O Zot !
Trupi i saj âsht i hollë si një selvi ! O Zot ! »

Burimi : © Dars (Klos), Mat – Albania

http://www.darsiani.com/opinion/kenge-te-viteve-1800-per-nuset-e-shqiperise-veriore/


Romani “Jetë e ndalur” i Rifat Haxhijajt botohet edhe në frëngjisht

$
0
0

Nga Arif Ejupi

 

Ditë më parë Shtëpia botuese “ L’HARMATTAN” e Parisit, ka botuar romanin “Jetë e ndalur” të autorit Rifat Haxhijaj.
Ky roman në dukje me temë dashurie nuk mund të përfshihet vetëm brenda një lloj.
Në të trajtohen çështje të shumta shoqërore, psikologjike e historike.
Ngjarjet zhvillohen njëkohshëm në disa linja dhe gërshetohen shpesh me realen dhe fantastikën.
Megjithatë romani ka ruajtur strukturën e tij autonome dhe në mënyrë koncize shtjellon fatin e rëndë të një familjeje shqiptare nga Kosova , e cila në gjysmën e dytë të shekullit të -XX- për shkak të ndërhyrjeve të pushtetit dhe skamjes detyrohet të migrojë në Zvicër.
Autori duke bërë përshkrim natyralist të ngjarjeve e nxjerrë si kryepersonazh Dafinën,nëpërmjet së cilës ndriçon edhe skutat më të errëta të unit dhe jetës së saj.
Me stilin e tij të bukur kallëzimtar Haxhijaj, rrëfen fatin e lig dhe tragjik të Sinanit dhe Mirvetes, prindër të Dafinës, të cilët pas një rehatie të përkohshme dhe të një jete pa trazime në mërgim sjellin në jetë edhe dy vajzat e tyre Dafinën dhe Melin.
Mirëpo ky gëzim është i shkurtër sepse kjo familje e pafat pëson në një aksident komunikacioni dhe gati shuhet e tëra.
Faktikisht shpëton vetëm Dafina, e cila në ato çaste tragjike ishte në shkollë.
Ajo duke dashur që ta përmbush mungesën e familjes edhe pse ende e mitur dhe pabërë ndonjë parashikim për të ardhmen kthehet në vendlindje.
E,gjendur në labirindhin e madh të jetës ballafaqohet me shqetësime e peripeci të shumta e të pashpjegueshme, të cilat as që i kishte imagjinuar ndonjëherë.
Ajo larg çdo kujdesi familjar e shoqëror gati çdo ditë viziton varrezat e fshatit dhe bënë dialog me vetveten pranë varreve të prindërve dhe varrit të motrës së saj të vetme Melit,ku shpeshherë shpërthen edhe në vaj.

Në këtë roman plot dhimbje autori vë në dukje edhe anët e errëta të shoqërisë veçanërisht patriarkalizmin dhe veset e këqija nëpërmjet të cilave u bëhet rezistencë normave të reja të moralit dhe të civilizimit.
Me anë të sajimit të bukur artistik romancieri Haxhiaj godet egoizmin dhe individualizmin e ngushtë të xhaxhait të Dafinës, i cili tregohet mospërfillës ndaj saj duke e përjashtuar atë nga e drejta mbi trashëgiminë.
Moment tensionues dhe i përcjell me dhembje shpirtërore është edhe largimi i dhunshëm i Dafinës,nga shtëpia e përbashkët me axhën e saj.
Ajo e gjendur në udhëkryq dhe e revoltuar në kulm nga padrejtësitë e përjetuara ndjenë rëndë peshën e vuajtjes dhe të mjerimit,të përbuzjes dhe të përçmimit .
Dafina shpresë të vetme ka strehimin te hallë Merita në Prizren. Ajo edhe pse e sëmurë dhe në kushte të vështira tregon empati ndaj gocës së të vëllait i cili vdiq larg atdheut.
Dafina atje bije në dashuri me Edin. Kjo dashuri në mes tyre lind natyrshëm dhe pakurrfarë imponimi. Autori këtë çast të lumtur dhe të vetëm të jetës së Dafinës, e zbukuron duke e përshkruar me metafora dhe trope të shumta .
Mirëpo Dafina e ndërtuar si personazh tragjik dhe fatmjerë përjeton goditje pas goditje.
Prapë paskrupullt në fatin e saj individual ndërhyn xhaxhai i saj i cili e ndan nga Edi, me çka ajo detyrohet që të braktisë frytin e saj të porsalindur Adin .
Ajo s’ duron dot këtë dhembje të papërballueshme dhe këtë moment të frikshëm e plot ankth hidhet në lum duke u munduar që t’i japë fund jetës.
Edhe pse mbijeton jeta më për te është e pakuptimtë dhe e pavlerë. Nisur nga përshtypjet individuale ky roman del i ngjashëm me romanin “Sikur t’ isha djalë” të Haki Stërmillit,ngase trajton personazhe me fate të përafërta .
Si duket Haxhijaj në këtë vepër letrare shtron problemet e kohës së tij.
I pakënaqur nga ai ambient mbytës dhe nga ai realitet plot kontradikta nëpërmjet personazhit të tij real apo të sendërtuar Dafinës, satirizon padrejtësitë,injorancën e hipokrizinë e shkaktuar që sjell një shoqëri e shthurur me ligjet dhe zakonet e saj patriarkale.
Romani “Jetë e ndalur” i Rifat Haxhijajt është një pasuri shtesë e kulturës sonë dhe asaj të huaj. Andaj ai meriton të lexohet sepse ka temë dhe përmbajtje interesante dhe s’e është tërheqës për të gjitha moshat dhe shtresat shoqërore.

 

 

 

Salih Uglla, lahutar legjendar i Peshterit

$
0
0

Nga Ismet Azizi*


Eposi shqiptar i kreshnikeve, siç del edhe nga kuptimi që ka marre fjala kreshnik , është një epos heroik. Fryma heroike e përshkon atë fund e krye ; me brumë heroik është ngjizur çdo strukturë e mikrostrukturë e tij.  Veçse këtu heroizmi nuk del si diçka e jashtme, si vetëmburrjes a si mjet për të tërhequr simpatinë e dikujt. Ai është krejt spontan, genuin, i brendshëm, buron nga domosdoshmëria e rezistencës dhe e përballimit të rreziqeve e të vështirësive. Eposi e paraqet heroizmin si mënyre mendimi, sjelljeje a veprimi, që ve në qendër të sistemit të të gjithë vlerave trimërinë, vetëmohimin, që i quan ato atribute të pandara te një mjedisi shoqëror të përcaktuar etnikisht, të një mënyre të veçante organizimi shoqëror. Ai e trajton heroizmin si një tradite të lashte, si një kult të vërtete, si një model etnokulturë të kristalizuar, madje të sakralizuar, gjatë shekujve.

Peshteri prej kohësh ka qenë çerdhe dhe thesar i lahutarëve. Deri në fund të shekullit të XVII ky rajon është karakterizuar me homogjenitet etnik, të cilin më vonë do të ndërpresin vendosjet gjithnjë e më të shpeshta, trazirat dhe migrimit masive. Migrimet janë intensifikuar veçanërisht pas formimit të Sanxhakut të Pazarit të Ri (1877), gjegjësisht pas shkëputjes së tij nga Vilajeti i Bosnjës dhe bashkimit me Kosovën. Kështu, rezulton në Peshter përzierja e kulturës lokale dhe shpirtërore me atë të të ardhurve nga Hercegovina, bregdeti malazez dhe nga muhaxherët tjerë boshnjak që arritën nga vendet e okupuara nga Serbia në vitin 1878.

Kjo lëvizje e popullsisë ka shënuar ndikim të madh në fushën e kulturës gojore epike që gradualisht depërtoi në shtëpitë e popullsisë lokale shqiptaro-myslimane. Prandaj është i justifikueshëm vlerësimi i Husein Bashiqit: “Nuk ka pothuajse trevë në vendin tonë në të cilin në një hapësirë kaq të vogël të ketë ndodhur depërtim më intensiv i shprehjes shpirtërore të shumë popujve ” (boshnjakëve, malazezëve, serbëve dhe shqiptarëve).

 

Alija Xhogoviq shkruan “Në Peshter, të gjithë banorët i punojnë me mjeshtri dhe dashuri lahutat me të cilat ekzekutojnë shkëlqyeshëm këngët e “reja dhe të vjetra”. Në kontekst të këtij referimi potencoj se në shkurt të viti 2005 në Velepole të Tutinit kam prezantuar në një këndim epik boshnjak, në një shfaqje lokale në të cilën, me programin e tyre morën pjesë lahutarët popullor dhe këngëtarët e këngëve heroike, duke ekzekutuar me kavall dhe duke kënduar këngë “Dy nga dy”, edhe at vetëm meshkujt- sipas melosit të vjetër peshteras ( shqiptar v I. A).[1]

 

Në fshatra, posaçërisht në dimër, janë organizuar ndeja. Njerëzit janë tubuar nëpër oda në shtëpi të familjeve imune ku vinin lahutarët dhe ku këndohej edhe deri në mëngjes. Më së shumti janë tubuar në fshatrat Shipovicë, Godijevë (në shtëpitë e Sijariqëve), në Koritë (në shtëpitë e Mekiqëve, Mehajve dhe Alihoxhajve), në Cërhal, Dashqarijekë, Vrbicë, në disa fshatra të Rozhajës, Tutinit dhe Senicës.

Bazë e tematikës epike e këtyre këngëve kanë qenë këngët për luftërat e këngëtarëve të Plavës e Gucisë për ruajtjen e integritetit gjeografik dhe kulturor, lirinë dhe të drejtat për pavarësi. Pra, në mesin e dytë të shek. XIX dhe gjatë shek. XX, posaçërisht në lidhje me ngjarjet nga viti 1912 dhe deri në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore.

“Oj qikë me fistan të bardhë!
Inshaallah peshterasit vijnë me të marrë”!

Peshterasit në shaka por shpesh edhe me përbuzje, për disa lahutarë të cilët kanë qenë në gjendje jo të lakmueshme ekonomike, kanë përdorë një thënie të njohur: „Takum pasha, hall magjupi“ (I veshur si Pashë, ndërsa gjendja ekonomike e familjes shumë e keqe).

 

Salih Uglla (Ugljanin) (1849-1945) ose „Salih Peshteri“ është nga fshati Ugëll (Ugao) të Peshterit. Siç është deklaruar vëllazëria e tij, ai është me prejardhje nga fisi Kelmend i besimit katolik. Nga ana e nënës ai rrjedhë nga Gucia. Me lahutë dhe këndim ka filluar të merret nga mosha 15 vjeçare kurse mësimet i ka nxënë nga Husë Qorri Husoviq nga Kollashini, nga peshterasi Hamzë Alibasha nga Suhodoli dhe nga Huzeir Baliq – Huzbalia nga Dobri Dubi, gjithashtu lahutar i këngëve kreshnike.
Uglla ka filluar herët të merret me shitblerjen e kafshëve në Selanik dhe Shkodër. Në bazë të incizimeve të Milman Parry (The Milman Parry Collectionof Oral Literature), mësojmë se rreth vitit 1908 ka shkuar të jetoj në Pazarin e Ri. Aty u bë pronar i një Hani dhe e mbajti në posedim deri në fillim të Luftërave Ballkanike 1912/13. Sipas Prof. Dr Zymer Neziri Uglla ka qenë edhe pjesëmarrës në luftën për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë.

Në fshatin Uglla sipas tij kanë qenë 70 shtëpi të fiseve ilire katolike-myslimane (Uglla, Hukiq, Bibiq, Martinoviq, Zahiroviq, Zukoviq, Plakiq, Kurbasheviq, Arslanoviq, Seferoviq etj.). Me lahutë ka kënduar Ramë Zuka (Ramo Zukov) i cili është mësuar gjatë qëndrimit të gjatë në Bosnjë. Vlerësimet e disa hulumtuesve, kanë qenë krejtësisht tendencioze dhe jo të sakta që kishin për qëllim ta klasifikonin Ugllën si lahutar të nivelit mesatar (M. Murko, Albert B. Lord, Gesemann, A. Schmauss dhe Rajko Medenica). Këtë e vërteton edhe prof. Zymer Neziri, i cili thotë: “Salih Uglla nuk qëndron nën hijen e Megjedoviqit, është shumë i madh, madhështor, këtë e kanë bërë shkencëtarët serb me qëllim të ngritjes së Avdo Mexhedoviqit, të cilin me çdo kusht janë munduar ta paraqesin si sllavo-boshnjak, me qëllim që të mohojnë eposin shqiptarë në Sanxhak”.

Prof. Neziri përshkruan edhe bisedën të cilën e ka zhvilluar Profesori nga Harvardi, me S. Ugllën, i cili dëshmon para tij përkatësinë e tij etnike shqiptare, duke ia përshkruar shkuarjen e tij të parë te familja e gruas së tij të dytë e cila nuk ishte shqiptare. Para këtij rrëfimi, i cili është i incizuar dhe ruhet në Harvard, profesori amerikan kupton se ka të bëjë me një popull i cili nuk është sllav, e që vetëm rastësia i ka bërë të ngjashëm dhe jetojnë së bashku në këto treva. Pas kësaj ngjarje profesori e porositë asistentin e tij që të vazhdojnë studimet për shqiptarët.

Salih Ugljanini tregon se shumë lahutar kanë ushtruar dhe kanë arritur të bëhen të mirë falë “shortimit” dhe duke dëgjuar të famshmin dhe të verbrin në njërin sy, Qorr Hysën nga Kollashini, i cili ishte mysafir i përhershëm në fshatrat e Peshterit. Në vitin 1953, prof. Beliq nga Beogradi ka bërë marrëveshje me Kembrixhin për botim të këngëve. Lordi, siç ka shkruar parathënien e librit , e ka dërguar dorëshkrimin në Beograd por Beliq ka hequr 10 rreshta, pjesën ku bëhet fjalë për lahutarët dygjuhësor- bingual.



[1] [1] Alija Xhogoviq,http://www.almanah.co.me/Ostale/PDF/casopis/Almanah%2031-32.pdf  faqe 132

*Profesor i gjeografisë nga Gjilani. Eshte themelues i shoqatës kulturore, Kosova për Sanxhakun.

 

 

Shqiptarët nuk pajtohen me trajtime jomeritore

$
0
0

Nga Faruk Tasholli

( Intervistë me Imzot Nikë Prelën, Ipeshkv i Ipeshvisë së Kosovës, e bërë në dhjetor të vitit 1993 për gazetën FORUMI, që aso kohe dilte në Prishtinë me drejtor Shaip Beqirin dhe kryeredaktor Adem Demaçin)

 

 

Forumi: Imzot, posa jeni kthyer nga vizita që i bëtë Vatikanit. Cili ishte qëllimi i vizitës Suaj kësaj radhe?

N.PRELA: Siç e dini, çdo ipeshkv është i detyruar që çdo pesë vjet të bëjë vizitë zyrtare në Vatikan, të quajtur Adlimina apostolorum, me ç’rast ai duhet t’i vizitojë disa kongregata (ministri) të disa resorëve ku do të paraqesë gojarisht dhe me shkrim gjendjen në ipeshkvinë ku vepron. Paralelisht me këtë, çka është edhe më kryesorja, sipas rregullit, ipeshkvi do të takohet edhe me Papën, të cilit ia dorëzon relacionin e vet dhe me të bisedon sy më sy, pa praninë e askujt tjetër. Kësaj radhe unë kam marrë pjesë me gjashtë ipeshkvë të tjerë, prej Suboticës deri në Kotorr. Në këtë përbërje ishim dy ipeshkvë shqiptarë (Tivari,Kosova), dy hungarezë (Subotica, Zrenjanini), një slloven (Beogradi), një keoat (Kotorri) dhe një rusin. Kjo është teprica e konferencave ipeshkvnore të ish-Jugosllavisë. Të shtoj këtu se kjo vizitë më ka lënë përshtypje shumë të mira e pozitive në afirmimin e popullit tonë në ato qarqe. Madje jam befasuar kur kam parë se kongregatat janë të informuara imtësisht për gjendjen e këtushme të rëndë.

F: Po biseda me Papën, nëse mund ta përshkruani së paku sipërfaqësisht, si rrodhi në një takim aq të mirëpritur?

PAPA MË PYETI PËR KOSOVËN

N.PRELA: Për arsye se Papën e pashë pak të lodhur, se si dihet, ai e ka lënduar dorën dhe tash përdor vetëm dorën e mëngjër, bisëdën me të nuk insistova që ta zgjasë tepër. Kam folur me të në disa pika të shkurtëra. Në pyetjen e Tij të parë se çka ka të re në Kosovë, për të cilën është shumë i interesuar, iu përgjigja: Me të gjithë ata që jam takuar, që kur kam ardhur këtu, u kam thënë se gjatë kësaj vizite dua të di prej jush se ç’ka të re për ne! Atje ku jetoj e punoj jemi të bombarduar me rrena nga propaganda e pushtetit në fuqi. Pastaj i thashë se Ai në krye me kishën kalolike është fajtor për të gjitha të zezat te ne ose në botë. Me kësi fjalori, i thashë, flet propaganda armiqësore për Ju.

F: E Shenjtëria e Tij, si reagoi në keto fjalë?

N.PRELA: Ai u fik gazit dhe tha se është mësuar me këto akuza, por unë po vazhdoj të punoj në favor të paqes për të gjithë popujt e botës, pa përjashtuar as popullin serb. Pastaj kemi prekur çështjen e të drejtave të pakicave etj. etj. I thashë se kam përshtypjen se për disa çështje qenësore flitet nga aspekte të kundërta, ndërsa parimi duhet të jetë i vetmi dhe i njëjti për të gjithë njerëzit. Prandaj, kur është fjala për ne shqiptarët, që shpesh na quajnë si pakicë, me ç’trajtim nuk pajtohet populli shqiptar, sepse qëndrimi i tij është të mos presë kurrfarë të drejtash nga dikush tjetër. Duhet të dihet se ne do t’i kemi ato të drejta natyrore që na përkasin ontologjikisht. Në këtë kontekst mund të flitet për pengesat e realizimit të të drejtave natyrore nga një pushtet i panatyrshëm. A është e drejtë njerëzore, për shembull, nëse na lejon dikush ta shfrytëzojmë diellin, ta gëzojmë ujin, ta shkelim tokën etj. Sa i përket organizimit shtetëror sipas logjikës së natyrshme, çdo popull don të jetë i inkorporuar në mënyrë të natyrshme derisa gjendet në atë mes.
Nëse jam unë bir i një familjeje të zhvendosur nga Shqipëria nën presionin turk dhe të ngulitur në Kotorr, ku kam lindur në kohën e pushtetit të Austro-Hungarisë së atëhershme, madje para formimit të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, ky vend po ashtu është imi. Prandaj edhe gjithë shqiptarët, përkrah popujve të tjerë, dëshirojnë që të mos jenë të penguar në zhvillimin e të drejtave natyrore, etnike, shtetërore etj. Në të gjitha këto vizita kemi hasur në një gatishmëri tek mikpritësit. Si do të mund t’ju ndihmonim?- pyesnin ata.

F: Përpos vizitave zyrtare, Ju sigurisht keni bërë edhe vizita të tjera. Cila ishte përmbajtja e tyre?

N.PRELA: Të shtoj se pos tjetrash kemi qenë të detyruar t’i vizitojmë së paku katër bazilikata (kisha mbretërore), si atë të Shën Pjetrit, të Shën Palit, të Shën Gjonit dhe të Zonjës së Bekuar. Në to jam lutur për popullin tonë, sidomos në kishën e Shën Palit, i cili në letrat e tij përmend Ilirikun dhe shpreh simpati ndaj këtyre anëve. Jam lutur mbi varrin e Shën Jeronimit, dalmat të fisit ilir, i cili ka përpunuar gjithë shkrimin e shenjtë – Biblën. Pashë përmendoren në nder të të Lumit Klement – me prejardhje albano-shqiptare. Të shtoj me këtë rast se ngado që kam kaluar, kam parë e dëgjuar njohjen e të tjerëve të çështjes sonë, madje edhe nga ana e taksistëve dhe e qytetarëve të tjerë.
Po ashtu , e kam ndie për detyre të vizitoj edhe vëllezërit taë arbëreshë të ritit oriental në Grotta Ferrata, jashtë Romës, ku na e kane shtruar sofrën. Afër tyre hasa dy shtëpi të virgjëreshave me motrat tona shqiptare nga Kosova. Vizitova edhe qendrën „Besa“ në Romë që e udhëheq monsinjor Eleuterio Fortino, ku më 27 nëntor kam marrë pjesë në një tubim bashkë me Ipeshkvin arbëresh monsinjor Lupinaq dhe disa personalitete të tjera. Në mesin e tyre e kam takuar edhe Nermin Vlora Falaskin, e cila më ka lënë përshtypje të shkëlqyeshme si një intelektuale e formuar dhe e dobishme për ne. Aty kam takuar edhe zonjën Bogdani nga Tirana (një shkencëtare emri i së cilës tash s’po më kujtohet), e cila ma tregoi një studim të saj me të dhëna të reja të hulumtimit të saj nga arkivi i Vatikanit mbi korespondencën e Skënderbeut me papët. Kam vizituar edhe seksionin shqiptar të Radio Vatikanit, ku u përqafova vëllazërisht me Rrok Mirditën, arqipeshkvin e Durrësit.

F: Vizitat Tuaja, siç duket, sa kanë qene misionare, aq edhe të këndshme. Çka do të theksonit posaçërisht me këtë rast?

DO TA MBROJ TË DREJTËN DHE TË VËRTETËN

N.PRELA: Më 29 nëntor, ditën kur na pranoi Papa, filluam me një meshë të përbashkët në Kapelën e tij, ku na i drejtoi disa fjalë rasti. Pas meshës dhe pas një bisede të shkurtër me secilin prej ne ipeshkëve, na thirri në drekë, gjatë së cilës u zhvillua biseda miqësore mbi situatën të ne e në botë.Me secilin ipeshkv ka ndërruar mendime, duke treguar kështu njohuritë e mira mbi gjendjen në çdo ipeshkvi që përfaqësonim ne. Unë e falënderova Papën në emër të popullit tim për gjithë hapat që i ka marrë dhe i merr për popullin shqiptar. Pastaj e kam kënaqur duke i thënë se te ne rritet hovshëm numri i meshtarëve dhe virgjereshave, të cilët i kemi edhe jashtë Kosovës, që nga Shqipëria e deri në Amerikë. Gjithashtu i theksova edhe marrëdhëniet tona të shkëlqyeshme me vëllezërit tanë myslimanë, me të cilët kemi gjenezën, kulturën, historinë, vuajtjet dhe armikun e përbashkët. Vizita jonë zyrtare mund të themn se përfundoi me një darkë solemne që na e shtroi monsinjor Gabriele Montalbo, ambasadoi i Vatikanit, i cili sot është edhe nunci i Bjellosusisë dhe drejtor i Akademisë Papnore Diplomatike, në të cilën përgatiten diplomatët e ardhshëm. Aty studiojnë nxënësit nga mbarë bota.
Nuk mund të mos shtoj se sa isha atje, dëgjova edhe për vizitën e këtij ministrit të jashtëm Jovanoviq të kësaj farë Jugosllavie. Kur erdhi ai në Romë, e pritën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Vatikanit, diku nga ora 23 e natës, duke i parashtruar pyetje se si jeton populli në Jugosllavi. Ankesat e tij për gjendjen e vështire të jetesës dhe kërkesat për ndihmë humanitare nuk pinë ujë, pasi qëndrimi i zyrtarëve të atjeshëm ishte i prerë, se ndihma humanitare ka nga të gjitha anët e botës, por ato nuk mund të shfrytëzohen për luftë dhe vetëm për një popull, si janë mësuar zyrtarët jugosllavë.

F: Jemi të interesuar me këtë rast të dimë edhe për gjendjen në Ipeshkvi, kur dihet se populli ynë jeton nën dhumë e terror, sigurisht që as ju nuk shpëtoni lehtë.

N.PRELA: Rasti i fundit që na e ka tërhequr vëmendjen ishte burgosja e një frati françeskan nga Gjakova, me një akuzë të pathemeltë e të trilluar, sepse impostacioni ka qenë i rrejshëm, nga që ditën kritike, e cila ishte në pyetje, frati as që ka qenë këtu, por ishte në Shqipëri. Ai definitivisht ka dalë prej burgut me gjithë grupin i cili është akuzuar e burgosur me të. Raste të ngjashme kanë ndodhur edhe përpara, por janë përsëriur shumë brenda këtyre 50 vjetëve, kurse kohët e fundiut bie në sy orientimi i pushtetit për t’i akuzuar shqiptarët e pafajshëm për të dëshmuar disi fajësinë e tyre kolektive. Unë prapë do të ndërmarr hapa përkatës për mbrojtjen e së drejtës dhe të së vërtetës.

F: Morëm vesh se këto ditë u botua edhe një libër i Shtjefën Gjeçovit, të cilin si dorëshkrim e keni zbuluar Ju.

GJON SERREQI MË CYSTE TË VIJA NË KOSOVË

N.PRELA: Ne kemi shumë libra të shtypur në Itali që duhet të sillen këtu. Edhe Vatikani ka marrë premtimin që do të lejohet importimi i tyre. Në mesin e atyre librave është i shtypur edhe libri i biografisë së Krishtit nga Shtjefën Gjeçovi. Pasi që po ju intereson, mund të them se vërtet rastësisht e kam shpëtuar nga humbja. Pas zbulimit e kam përgatitur për botim duke ua dhëne ekspertëve që ta kryejnë punën e tyre që libri të dalë sa më mirë që është e mundur. Besoj se edhe ky sukses u arrit.

F: Gjatë misionit Tuaj shumëvjeçar baritor, keni njohur njerëz e vise të ndryshme. Dëgjuam se jeni njohur edhe me Gjon Serreqin?

N.PRELA: Me Gjon Serreqin jam njohur para Luftës së Dytë, kur si student i teologjisë u kthye që të më vizitonte në Kotorr.Gjatë atij takimi ai më cyste që të vija në Kosovë, por unë isha i lidhur me Ipeshkvinë e Kotorrit, duke mos ditur se një ditë vërtet do të vija në Kosovë dhe do të bëhem ipeshkv. Si lidhen nganjëherë gjërat! Dëshira dhe porosia e Gjonit paska qenë e realizueshme, ani që ai u vra i ri. Pastaj si kujtim nga Gjoni kam edhe një kartolionë, të cilën ma ka dërguar qysh atëherë vëllai im nga Italia e ku nënshkruhet edhe Gjoni. Më vonë pata dëgjuar për veprimtarinë e tij atdhetare.

F: Imzot, si duket jeni paksa i lodhur dhe po prisni që bisedës t’i japim fund.

N.PRELA: Tani për tani po përgatitem për një rrugë të shkurtër baritore, për tek besimtarët tanë në SHBA, e para nisjes shfrytëzoj rastin të përshëndes mbarë popullin tim e t’ua uroj për shumë mot Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, atyre që i festojnë dhe atyre që i nderojnë!

F: Këtë urim edhe Juve personalisht ua drejton Redaksia e „Forumit“!

N.PRELA: Ju falemnderit e paçi këmbë të mbarë!

Bisedoi: Faruk Tasholli

 

 

 

Sa ishte dega e LDK-së demokratike ?

$
0
0

Nga Xhafer Leci

 

Si mi fali 5 minutat e tij Martin Çuni dhe, nga kush e pse u larguan nga kryesia e degës bashkë me Idriz Zeqirajn më 1996?!

Diskutimi im në Kuvendin e Degës së LDK-së, Bonn, 29 Tetor 1994

Të nderuar zonja dhe zotërinj të kryesisë së punës, delegatë dhe miqë të ftuar;
Do të më lejoni të shfaq disa mendime të mia rreth punës, arritjeve dhe problemeve që kemi, me synimin e mirë për të kontribuar në çështjen tonë të përbashkët dhe në të mirë të kombit.
Funksionimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në diasporë ka qenë një domosdoshmëri historike dhe i ka shërbyer të mirës së vendit. Rreth saj janë tubuar masa më e madhe e popullit të Kosovës. Ajo me veprimtarinë e saj e ka bërë të njohur çështjen tonë në të gjitha instancat ndërkombëtare dhe është fakt se ajo tashmë është bërë një çështje e shtruar për zgjidhje më shumë se kurrë më parë. Nga kjo parti u krijuan edhe premisat që të formohet shteti dhe qeveria e parë e zgjedhur me votën e lirë të popullit. Unë i thash këto për të parë se janë arritur gjëra me vlerë dhe në këto arritje dega e LDK-së në Gjermani ka meritat e saj të veçanta, por është një kohë kur duhet bërë shumë më tepër. Unë nuk jam krejt kundër mendimit të organizimit shqiptar në klube dhe shoqata, por është e parakohshme dhe e dëmshme tani shuarja e subjekteve politike. Nuk mund të ndërmarrësh një formë të re pa i ndërtuar strukturat e saj dhe nuk mund të prishësh të vjetrën, kur ajo është ende e dobishme. Një farë lodhje dhe tërheqje që vihet re te disa aktivistë nganjëherë edhe aktivist të vjetër, tregon se kemi çfarë të përmirësojmë dhe unë këtu desha të them  se na mungon informimi. Njerëzit nuk po informohen si duhet, nganjëherë nuk informohen fare dhe kjo lë shteg për dezinformime. Zyra për informim e LDK-së me seli në Stuttgard duhet të gjejë mënyra të reja për informim të duhur dhe të shpejt të aktiveve të saj. Çdo ditë nga Kosova vijnë informacione të shumëta për situatën e atjeshme, por me sa dij unë, me përjashtim të anëtarëve të kryesisë në degë dhe disa nëndegë, të tjerët nuk informohen fare. Unë e kam fjalën për informimin në linjë partie, e jo thjesht për lajme dhe kuriozitete. Ka disa vjet që flitet për një gazetë të LDK-së dhe tash së fundi dëgjuam se u muar vendimi për gazetën “Dardania”,  si organ i LDK-së në diasporë. Askush nuk din se ku është fati i kësaj gazete në qoftë se nuk ka fonde. LDK-ja duhet t’ia bëjë të qartë Qeverisë, mbledhjen miliona markave si kontribut për Fondin që tani për tani nuk po quhet më fondi i Kosovës, por Fondi i Qeverisë dhe kjo e fundit e ka për detyrë të ndihmojë LDK-në. Ne na duhet informim më cilësor dhe si do ta realizojë kryesia e degës këtë është punë e saj, por është fakt se mjaft njerëz po çorientohen. Informimi me kohë dhe i drejtë do t’i ndalte thashethënat se si  filani u bë i pasur, se fondet e qeverisë po keqpërdoren, pse dha dorëheqje XY nga kryesia e LDK-së. Pra, janë krijuar grupacione partiake të majta e të djathta. Një shkak tjetër është se ne vetë po jemi indiferentë ndaj disa çështjeve. Ka raste që në kryesitë drejtuese të rangjeve të ndryshme po zgjidhen edhe njerëz që nuk e meritojnë. Ne heshtim kur ata zgjidhen dhe kur shkojmë në terren njerëzit na thonë ju atje ishit por nuk folët, pse u zgjodh filani. Ose rasti tjetër. Në kuvendin e dytë zgjedhor të degës në Gjermani, që ishte më 21.11.1993 në Leonberg të gjithë ishim dëshmitarë se si u zhvilluan zgjedhjet, nëse kishte manipulime apo jo në zgjedhjen e kryesisë dhe posaçërisht të kryetarit. Ne i dhamë vetë atij votëbesimin, duartrokitem rizgjedhjen e tij, por pas zgjedhjeve dolën disa artikuj në gazeta ku flitej për manipulime. Ne ishim  më shumë se 200 veta dhe heshtëm, madje edhe bashkëpunëtorët e afërt. Kjo u lë vend fjalëve, shton intensitetin e veprimtarisë kundër LDK-së, intensitet që nganjëherë rritet edhe nga njerëz të LDK-së që thonë se kanë sharrën në dorë. Është koha që lëvizja jonë për Republikën e Kosovës të ngritet në një nivel më të lartë në të gjitha instancat. Mendoj se nuk është më koha që Republika e Kosovës të barazohet këtu në Gjermani me degën e LDK-së. Nuk është e rastit që pastaj njerëzit shkojnë në degë edhe për strehim e për dhjetëra e dhjetëra çështje tjera. Ndërtimi i strukturave  paralele kërkon që edhe në perëndim të fillojë sendërtimi i tyre. E shoh të arsyeshme që Republika e Kosovës të ketë përfaqësi të saj në vendet perëndimore, ashtu si e kanë në Tiranë serbët. Edhe tash të dërmuar nga bllokada po shpenzojnë me miliona për idenë e pansllavizmit, ndërsa ne s’po bëjmë sa duhet për propogandimin e çështjes sonë. Ne e falënderojmë me zëmër qeverinë demokratike të Tiranës, por kjo nuk mjafton. Kush do ta informojë çdo ditë perëndimin? Kjo nuk është detyrë vetëm e LDK-së, por shteti ka përfaqsitë e veta. Mua më duket se këtu në perëndim disa herë po veprojmë me metoda centriste, ku çdo gjë pritet të zgjidhet vetëm nga një njeri, apo një njeri merr çdo gjë në duart e tij. Në diasporë tashmë  veprojnë mjaft parti politike, klube, shoqata dhe shoqëri. Ato kanë programe të ndryshme, por unë mendoj se kur është fjala për çështje të mëdha dhe ngjarje të rëndësishme, ne duhet të jemi më të bashkuar, të dalim me një zë, të paraqitemi si duhet, jo njëherë në një tubim shkojmë 50 mijë veta, e herën tjetër dy-tre mijë. Bota nuk mirret me partitë tona. Ajo i sheh protestat tona dhe thotë se i ra vrulli aktivitetit të shqiptarëve. Organizoi kohët e fundit Lëvizja një protestë në Bonn. Punë e partisë së tyre. Nuk kishim asnjë udhëzim duhej përkrahur apo jo, askush nuk na informoi, ndërsa anëtarësia pyeste do të shkojmë apo jo në Bonn? Kështu besoj i kanë pyetur edhe kryetarët e aktiveve tjera.
Një tjetër thoshte pse nuk shkojmë! Kur u thua se nuk e organizon LDK-ja por Lëvizja, pyesin përsëri se pse nuk dalim të gjithë, edhe ata shqiptarë janë, etj. Pra nga ky rast unë e kam fjalën se duhet gjetur gjuha e përbashkët me partitë tjera që të bëjmë veprime të matura, me peshë e jo thjesht për interes të njërës parti. Kosova është e të gjithëve, ajo nuk e ka tepër asnjë shqiptar të saj. Raporti intelektual dhe punëtor në perëndim shpeshherë është i çuditshëm. Kohët e fundit tek ne kanë dalë mjaft intelektualë të fushave të ndryshme.
Disa prej tyre mendojnë se vetëm ata duhet të jenë kudo dhe kurdo në krye, se ata dinë shumë gjëra, se janë të shkolluar etj. Disa punëtorë, drejtues partiakë mendojnë se këtu janë më moti dhe më të vjetër, se e njohim gjendjen më mirë, se materialisht janë më të përgatitur, se kanë mundësi më të mëdha të punojmë, etj. Mendoj së të dy palët janë gabim dhe për këtë mendoj  se ky raport duhet të shtrohet si një çështje e rëndësishme në kryesinë e degës dhe të nëndegëve. Gjërat duhet thënë qartë. Nëqoftëse vazhdohet me anashkalimin e problemeve  mund të vijë puna  sa populli në emigracion të lodhet, të largohet nga partitë dhe është fakt se pjesëmarrja në mbledhjet e aktivive ka rënë shumë dhe se pagesës së 3%-it nuk po i përgjigjet si duhet as anëtarësia e LDK-së. Kështu ndodhi edhe me akcionin për shkollën shqipe. Vetëm patriotizmi i popullit dhe puna e aktivit tonë bëri që në zonën tonë, megjithëse jo e madhe të tubohen 20 mijë marka, por kaluan shumë ditë heshtje, nuk kishim asnjë informim se kush do ta udhëhiqte aksionin, pse ky akcion bëhej tani dhe jo më heret.
Unë mendoj se ka ardhur koha që të mos mbetet  obligim vetëm i LDK-së aksioni i 3%-it, kurse qeveria vetëm të mburret se u tubuan kaq shuma të hollash, por të ndërmarrë një akcion të qartë për realizimin e këtij obligimi. Unë nga ky kuvend lus që të gjithë udhëheqësit e partive dhe kryetarët e klubeve dhe shoqatave të ulemi që të diskutojnë së bashku vëllazërisht në një tavolinë.
Bashkimi i tyre në një emrues do të detyrojë edhe qeverinë të mbajë qëndrim korrekt ndaj partive dhe shoqatave, sepse dikush e përkrah, dikush është kundër dhe nuk merret vesh se ku jemi, sikur kemi shtetin tash e 30 vjet. Mbi të gjitha më e rëndësishmja është se secili prej nesh të mos shkëputet dhe të mos lodhet nga rruga që e kemi nisur. Atij që punon mirë dhe me devotshmëri duhet t’i themi të lumtë, ndërsa atij që e ka me hile, duhet t’ia tregojmë vendin. Apeli im për unitet nuk është për një unitet të rremë, sa të kalojë edhe kjo rradhë, por për atë unitet që i lartëson punët dhe afron ditën e madhe të lirisë.
Ju falënderoj për vëmendje
Xhafer Leci, delegat i Kuvendit të Degës, Nëndega e Baden-Wyrtemberg-ut, kryetar i aktivit të LDK-së në Kirchheim-Teck.  Bonn, 29 Tetor 1994

Drejtuesit e mbledhjes, ku musafire nga Kosova ishte edhe zonja Edita Tahiri… ma ndërprenë diskutimin me pretekstin se i kisha kaluar 5 minutë sa kishte në disponim një delegat edhe pse unë nuk e tejkalova kohën më shumë se 4 minutë. Duke zbritur shkallëve nga foltorja, Martin Çuni dhe Faridin Tafallari u ngritën në këmbë dhe kërkuan nga ata se do m’i japin 5 minutat e tyre që unë ta përfundoja fjalën time. U ktheva dhe për 2-3 minuta e përfundova diskutimin.
Pas dy ditësh për këtë diskutim timin para delegatëve të kuvendit të degës së LDK-së, në Bonn të Gjermanisë, më 29.10.1994  në faqen e parë “Rilindja” shkruante se kinse pati edhe delegatë të tillë, të cilët ishin kundër organizimit në baza partiake, pra kundër LDK-së, që nuk ishte fare e vërtetë, ngase nga ajo kohë kaluan shumë vite dhe unë edhe sot jam aty ku isha.
Në vitin 1996 dega e LDK-së në Gjermani pa arsye e laguan antarin e kryesisë, Z.Idriz Zeqiraj, atdhetar, gazetar dhe ish i burgosur shumëvjeçar politik, me këtë rastë, në shenjë proteste u vetlague nga kryesia e degës, edhe atdhetari, gazetari dhe ish i bugosuri shumëvjeçar politik Z.Martin Çuni. Me këtë rastë dega e LDK-së në Gjermani mbetë pa dy antarë të kryesisë, intelektual e atdhetar të devotshëm.
Pra, sa ishte dega e LDK-së në Gjermani  demokratike ?

Kam menduar se me kalimin e kohës do të ishte më mirë që organizimi i mërgatës shqiptare të bëhej nepër klube, shoqata e shoqëri përmes qeverisë së Kosovës në egzil, për shkak të përçarjeve brenda subjekteve tona partiake, që edhe sot mendoj ashtu. Por këtë nuk e dëshironin krerët e LDK-së, e as të LPK-së, në Kosovë e as në Diasporë, atyre më shumë u interesonte baza materiale…A nuk do të thotë se unë qysh atëherë vëreja atmosferën e keqe të hasmërive organizative në baza partiake.
Që nga atëherë i kanë rrënjët hasmëritë ndërpartiake që mjerisht tmerret e arritën kulminacionin dhe që, para,gjatë dhe pasë luftës  u vranë njerëz të mëdhenj dhe të pafajshëm, nga njerëzit e LPK-së, sot të antarësuar edhe nepër parti tjera…!

 

 

Në vend të një reçence për librin “Një jetë në 36 shkronja”

$
0
0

Nga Gezim Alpion

 

Hatixhe Erebara, “Një jetë në 36 shkronja”, Tirane: M & B, 2011

___________________________________________________

 

Të dashur profesorët e mij fisnikë Hatixhe dhe Ismail Erebara,

 

U gëzova shumë që u takuam në Hotel Tirana pas afro 40 vitesh dhe që jeni mirë me shëndet. Ju jam shumë mirënjohës që ndoqët aktivitetin për Nënë Terezën më 26 Maj. Po kështu, ju falenderoj për librat që më dhuruat.

Gjatë udhëtimit për Londër më 27 Maj isha në shoqërinë e librin tuaj autobiografik “Një jetë në 36 shkronja”, që është edhe monografia juaj e parë. E lexova me një frymë, gjë që nuk më ka ndodhur shpesh kohët e fundit. Sa prekëse, sa sublime, sa frymëzuese dhe sa kuptimplote jeta e familjes tuaj dhe veçanërisht dashuria dhe mirëkuptimi juaj për njëri tjetrin në këtë rrëfim të sinqertë prej 178 faqesh.

 

Në autobiografinë tuaj ju detajoni me realizëm Zolaesk sfidat e fatit, të traditës zakonore dhe veçanërisht të poshtërsive institucionale që u përballuan me stoicizëm dhe fisnikëri nga familja juaj dhe të afërmit tuaj, por veçanërisht nga tre matriarkë – gjyshja juaj, nëna juaj dhe ju – të përshkruar njëkohësisht me liricizëm dhe patos.

 

Por libri juaj nuk është thjesht një autobiografi. Ky libër plotëson historinë e Dibrës dhe veçanërisht të Peshkopisë që nga fillimi i shekullit të njëzetë. Kjo është një nga arsyjet se përse ky libër duhet të lexohet gjerësisht nga lexues të moshave të ndryshme, veçanërisht në Peshkopi, në këtë vatër qytetarie ku në vitet e diktaturës shpesh të qënit qytetar përbënte një sfidë jo të vogël.

Megjithëse ju njoh dhe respektoj familjarisht që në femijërinë e hershme, u desh të kalonin afro pesë dekada nga momenti kur si mësuesja ime e parë më mësuat ABC-në që tju njoh më nga afër. Dhe kjo në sajë të librit tuaj për të cilin ju jam mirënjohës që e shkruat. Tani ju njoh dhe ju admiroj edhe me shumë jo vetëm ju të dy, një çift kaq simpatik, po edhe Peshkopinë tonë me hallet, mëkatet, fisnikërinë dhe shpresat e saj.

Edhe një herë, ju falenderoj për kënaqësinë e veçantë që ndjeva nga prania juaj në leksionin publik për Nënë Terezën dhe për pesë librat që patët mirësinë të më dhuronit. Çfarëdo që të bëni, mos pushoni së shkruari pasi ju keni dhuntinë për t’i thënë gjërat me një çiltërsi dhe freski që nuk hasen shpesh në letrat shqipe këto ditë.

Ju përshëndes familjarisht dhe ju uroj jetë të gjatë dhe gjithmonë mbarësi.

Përqafime,

Juaji,

Gëzimi

 

 

 

Përgjigje me poezi e lexuesit Mal Uka, ndaj marrëzive të Shefqet Krasniqit në Facebook

$
0
0

Imami Shefqet Krasniqi tashmë i njohur për ligjeratat e tij me karakter të ashpër fetar, së fundmi ka reaguar edhe ndaj lojtarëve të kombëtares dhe tifozëve që bartnin flamurin kombëtar.

Mirëpo në njërën nga portalet, një komentues ka zgjedhur një formë të veçantë për t’i reaguar Imam Krasniqit.

Ai ka zgjedhur që kundërshtitë ndaj Hoxhës t’i shprehë nëpërmjet një poezie, transemton Infokusi, të cilën e ka botuar nën emrin Mal Uka dhe të cilën po ua japim të plotë në vijim.

Mal Uka

Ore Hoxhe ore halabak
Cka tka hi hoxhe dreqi nbark
eshte kah te nguce spo tle rahat
Nale turrin ore sjap

Nale turri o faqezi
Me flamur je ne anmiqesi
cka po lype more shejtan
Ate flamurin qe ashte me hane
Shko nstamoll turkish e gjane

Flamur te huej nuk don shqipetari
E ka te vetin si qilibari
Kuq e zi tfituem me gjak
Ne lufte me turq o halabak!

Edhe hymnin tonin e kemi
Kur ta nishe hoxhe ty tbjen veremi
E leshojme zanin e rrisim qefin
Bashk e knoj une me zefin

Hoxhe po flet e zap spo ki
Kaka kolla a ki pi
Sjan marue hoxhe ne Arabi
Ne amerike me kryq permi

Pse Ti hoxhe nuk po ece dathe
Kepuce lekure thiu hoxhe pse ke math
Shalli ne krye ku ashte maru
Kallxo hoxhe cka je ka thu

TI hoxh pyka mos ki maras
Grueja e jote Adi Adas
Edhe breket jo veq patika
Kqyre hoko qka po te veshe Qika

Fjalen te funit Hoxhe me ta thane
E vrafsh vehten ne drite me hane
E do gezohet populli mare
Thone vrau vehten nje hoxhe magare !

Poezi nga Agim Desku

$
0
0

TË RROJ A MOS TË RROJ (Rrno per me tregue-Atë Zef Pellumbi)

 

Si të rroj me fjalën pesdhjetë vite të burgosur

Nuk e dia në jam kafshë ,a njeri

Jetoja vetëm me zotin shqip

Rroja ,për të mos vdekur kurrë Shqipëria.

 

Përse jetë dreqi bëra

Kur jetoja në atdheun e zotit tim

Cili nga ne kishim mëkate qielli

Unë i bërë ferr, apo ti Shqipëri e bërë tmerr.

 

Sa e deshta fjalën ta gjej edhe diku vrimave të miut

Ngado që e kërkoja e gjeja të vdekur

Plagët e mia vinte herë herë të m῾i shëronte

Nga epidemitë që kishin kapur njeriun e mbetur gjallë.

 

17 Qershor 2016


Mirë se vjen në Pfaffenhofen Nënë Tereza!

$
0
0

Nga Idriz Zeqiraj

 

Shoqata Kulturore Humanitare Shqiptaro-Gjermane “Sali Çekaj” në Pfaffenhofen të Bavarisë gjermane, ka vite që zhvillon një veprimtari aktive, madje, në shumë drejtime. Veprimtarinë e saj e ka filluar me aktivitete kulturore, në bashkëpunim me vendorët gjermanë, për ta vazhduar me veprimtari humanitare, deri edhe në rinovimin dhe ndërtimin, nga themelet, të disa shtëpive në Atdhe: Shqipëri dhe Kosovë, kryesisht, për invalidët dhe luftëtarët, në nevojë, të luftës së fundit.

Shoqata që gëzon emrin e veprimtarit politik dhe luftëtarit, deri në flijim, Heroit prijetar e markant, Sali Çekaj, vazhdon ta nderojë emërtesën dhe veten, madje, në mënyrën më të mirë të mundshme. Një kryesi gjithëpërfshirëse në rrafshin gjeografik të Kosovës, por, e përfaqësuar edhe nga Shqipëria; e vyeshme, e përkushtuar, e përgjegjshme dhe e ndërgjegjhme; e vetëdijshme se kanë zgjedhur organizimin e duhur, për ta ndihmuar Atdheun, brenda mundësive që ata disponojnë. Kryesia e Shoqatës ka këtë përbërje: Osman Ferizi – kryetar, Gazmend Dashi- nënkryetar, Zymer Zeneli – arkatar, Mustaf Shala, Azem Daka, Ardian Ndreka, Rafet Mehmeti, Shemsi Haziri, Maxhun Smajli, Selman Syla, Ymer Graiçevci, Shaban Muli.

Veçantia e Shoqatës: bashkëpunimi me shoqata, klube dhe individë në largësi
                                     Kryesia e Shoqatës priti ardhjen e Shtatorës të Nënë Terezës

Veçantia e kësaj Shoqate është bashkëpunimi me Shoqata, Klube, Parti politike brenda dhe jashtë Gjermanisë, si me Zvicrën, Austrinë dhe vende tjera. Ndërsa shtrirja në anëtarësi kalon edhe largësinë e njëmijë (1.000) kilometrave! Ky lloj anëtarësimi i ka disa rregulla të veçanta, siç janë: konsultimet për projektet e tanishme dhe në përspektivë të Shoqatës; kontributet për realizimin e këtyre projekteve. Komunikimi elektronik është baza e këtij bashkëpunimi, gjë që nuk i obligon anëtarët e largët për të marrë pjesë në mbledhjet e shpeshta. Por, në veprimtaritë e shënuara, të një rëndësie eprore, ata bashkojnë ditën me natën, në rrugëtimet e gjata, mirë të organizuara. Janë, pikërisht, këto largësi enorme, që kërkojnë sakrificë fizike dhe materiale, krejt ndryshe nga aktivitetet që zhvillohen në Atdhe, ku brenda orës tejshkon hapësirën gjeografike tejpërtej Kosovës.

Si dhe pse lindi idea për Shtatorën e Nënës Terezë?  

Shoqata Kultorure Humanitare Shqiptaro-Gjerman “Sali Çekaj”, e kryesuar nga Osman Ferizi, i ka të rregullta takimet e Kryesisë të Shoqatës dhe, sipas rasteve, edhe të anëtarësisë. Për çdo nismë, qoftë organizimi i një veprimtarie, qoftë aksioni i një humaniteti, diskutohet e debatohet, që nga projekti, financimi, deri në përmbyllje të veprimtarisë apo të aksionit. Është fjala e lirë, është debati, që e dallon Mërgatën Shqiptare nga sundimtarët uzurpatorë të partive politike dhe të pushtetit në Kosovë. Në kuadrin e diskutimeve të lira, të shpenguara, në një mbledhje Kryesie, tre vjet më parë, lindi ideja për ta sjellur Nënë Terezën në Pfaffenhofen. Ideja fisnike u hodh në votim, u aprovua se bashku me obligimet që kërkonte aksioni i madh.

Procedura për Shtatorën e Nënës Terezë filloi duke bërë kërkesën pranë organeve përkatëse të qytetit të Pfaffenhofenit. Motivimi bazë ishte se shumësia e mërgimtarëve në Bavari dhe Pfaffenhofen me rrethinë, meriton të këtë një faltore, një cak shenjëtëror dhe hyjnor, për t`u frymëzuar dhe çmallur; për ta pasur një copë Atdhe në miniaturë edhe këtu, në mërgimin tonë të pafund! Dhe, këtë më së miri e plotëson, prania, qoftë edhe në bronz, Shtatorja e humanistës shqiptare Gonxhe Bojaxhiu, të Nënës të përbotshme dhe hyjnore Nënë Tereza, e cila, pamëdyshje, do të jetë edhe krenaria e qytetarëve të Pfaffenhofenit, Bavarisë dhe të Gjrmanisë mbarë.

Nga kërkesa fillestare u deshën dy vjet pritjeje. Por, jo pritje sterile. Përkundrazi, ishte një pritje aktive, me përkujtesë të herëpashershme, qoftë nga pala shqiptare, qoftë nga miqtë vendorë të Shoqatës tonë të përbashkët. Dhe, një vit më parë, pasoi aprovimi, miratimi i shumëpritur. U caktua edhe lokacioni, përmasat e Shtatorës e deri ke ceremonia e ngritjes  të Shtatorës të Nënë Terezës, ashtu siç dinë të planifikojnë gjermanët, deri në detaje, që, zakonisht, shqiptarët i konsiderojnë imtësira dhe vetëvendosin në ditën e fundit të përmbylljes të aksionit!

“Hija e lehtë” e Nënë Terezës

                                  Posteri i Nënë Terezës i shpërndarë në Pfaffehofen

Thonë se “dikush e ka hijen e lehtë”. Dhe, vërtet, moria e veprimeve të kryera, deri në ngritjen e Shtatorës të Nënës Tereze, pati një rrjedhë kaq të mbarë, sa e përligjë, plotësisht, thënien për “hijen e lehtë” të Nënës Tereze. Kryesia e Shoqatës autorizoi kryetarin e saj, Osman Ferizi, për ta tenderuar skulptorin, duke ia dhënë idenë dhe përmasat, që më parë ishin diskutuar me palën gjermane dhe deri ke çmimi. Ecuria e realizimit artistik të Shtatorës është përcjellur, në vijimësi, nga Kryesia, herë-herë edhe anëtarësia, kanë parë fotografimet e shumëta, përgjatë punës të skulptorit. Tansparenca ishte e plotë.

Firma transportuese “RAMA” bisnesore dhe hunanitare

Shtatorja e Nënës Tereze, tashmë, nga allçia, ishte derdhur në bronz dhe priste për transportim nga atelja e skulptorit, për ngritje në Pfaffenhofen të Bavarisë. Bartja me makinë normale, udhëtimi, përshkak të përmasës, përjashtohej. Pagesa e një kamioni enkas për këtë transport, ishte i kushtueshëm. Data, dita e ngritjes, në koordinim e pëlqim me palën gjermane, veç ishte caktuar. Fatlumërisht, lajmërohet Firma “RAMA”, me pronar Brahim Ramën, nga Podujeva, me qëndrim në Gjermani: “Shtatorën e Nënës Tereze e sjell unë, duke i marrë përsipër edhe obligimet doganore për shtetin gjerman”, – premtoi dhe realizoi Brahim Rama.

Në hangarin e shtëpisë të veprimtarit Maxhun Smajli, ishin magazionuar disa shtretër, destinuar për spitalin e Pejës. Kryetari i Shoqatës, Osman Ferizi, bisedoi me pronarin e firmës “RAMA”, nëse mund t`i transportonte për në Pejë? Brahimi e miratoi kërkesën, duke i transportuar gratis, falas shtretërit në destinacionin e caktuar.

Thonë se “po t` i bëjsh njeriut dy të mira radhazi, të vazhdosh me të mirën e tretë, mendon se e ke për detyrë”! Në lokalet e Shoqatës “Sali Çekaj”, anëtarët e saj kishin tubuar disa ndihma, por, këtë herë, me destinim për Shqipëri. Kryetari Ferizi, paksa me ndrojtje se mos po e tepëron me këresa, pyet pronarin e Firmës “RAMA”, nëse ka mundësi të ndihmojë në transportimin e një morie paketash për Shqipëri, qoftë edhe duke paguar një shumë lehtësuese, paushall? Por, Brahim Rama edhe kësaj radhe refuzoi pagesën dhe premtoi transportimin falas, duke porositur ambalazhimin e mallit sipas standardeve speditive, doganore! “Hija e lehtë” e Nënë Terezës dhe fisnikëria, zemra e gjërë e Brahim Ramës dëshmon se Firma Transportuese “RAMA” nuk  është vetëm bisnesore, por edhe humanitare. Dhe, vërtet, sentenca e njohur: “Ai krua që ka rrjedhur gjithmonë, nëse nuk rrjedhë më, gjithësesi, do të pikojë”, – rezulton e saktë. Brahimi, nipi i ish-kryetarit të suksesshëm të komunës të Podujevës, Ramush Rama, me humanitetin e tij të dinjitetshëm, po e dëshmon konakësinë dhe fisnikërinë familjare.

Shërbime vullnetare për ngritjen dhe veshjen e bazamentit të Shtatorës

Lokacioni ishte menduar, studiuar dhe përcaktuar nga pala gjermane. Prifti që bëri shumë për Shtatorën, Faul Haber, tashmë, nuk jeton, ndjesë pastë, ngaqë nuk i mbijetoi sëmundjes të kancerit. Një emër tjetër meritor është edhe prifti Wagner. Ndërsa koordinatori aktual, zoti Zepp Steinbühler, me bashkëshortën Elisabeth, vazhdojnë të jenë shumë aktivë, për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me ngritjen e Shtatorës të Nënë Terezës.

Misioni Katolik Shqiptar, si bashkorganizator i këtij manifestimi, ka qenë i gatshëm për të ndihmuar, brenda mundësive dhe kapaciteteve në njerëz. Është shquar për vullnet dhe angazhim koordinatori Luigj Gjergji, i cili është vëllai  i Kryeipeshkvit të Kosovës. Pastaj, Gazmend Demaj e Kolë Deda, si pjesë e Misionit Katolik Shqiptar në Gjermani, me bazë në Mynih. Të vullnetshëm, deri në udhëtimet disa qinda kilometra, për ta siguruar bazën materiale për manifestimin festiv, u dëshmuan edhe Gjon Gojani e Pal Marku, klinakë të Neuburgut.

Lidhur me përmasat e bazamentit të Shtatorës të Nënë Terezës, ka pasur debate me palën gjermane. Ne, shqiptarët, kemi maninë e madhësive, lartësive, ndërsa përfaqësuesit gjermanë arsyetonin se Nëna Tereze ka qenë modeste, ka qenë tokësore dhe Shtatorja e Saj duhe të jetë sa më afër tokës. Kompromisi i arritur ishte: 80 centimetra thellësi dhe 60 cm lartësi mbitokësore. Shtatorja do të këtë ndiçim të përhershëm, me një mjedis, hapësirë të pastër dhe mjaft të dukshëm.

Ndërtimin e bazamentit e mori përsipër anëtari i Kryesisë të Shoqatës Mustafë Shala dhe Adem Rushiti, kuptohet, punë vullnetare, falas. Ndërsa veshjen dhe gavrimin e bazamentit e bëri Firma “FERIZI”, përkarësisht, vëllezërit Jetullah e Nazmi Ferizi nga Çabra e Zubin Potokut. Ndihmoi edhe Agron Peci. Kostoja e kësaj mjeshtrie artistike kap vlerën 1.600 euro, por blerja e mermerit të kushtueshëm dhe puna u bënë gratis, falas.

Gjermanët bavarezë mirëpresin Nënë Terezën
                                    Posteri i Eda Zarit i shpërndarë në qytet

Autoritetet e qytetit të Pfaffenhofenit si dhe mediet e disa qendrave bavareze, prej më shumë se një muaji, vazhdojnë t` i bëjnë jehonë arritjes të Shtatorës të Nënë Terezës në Republikën e tyre. Lajmi u dha në shtypin dhe televizionet vendore. Angazhimi i zyrtarëve komunalë dhe i përfaqësisë kishtare, vazhdon të jetë mbresëlënës. Prej javësh kanë afishuar, shpërndarë posterët, fotografitë e Nënë Terezës dhe të këngëtarës zë zëshme, Eda Zari. “Përurohet Statuja e Nënë Terezës në Pfaffenhofen”, – shkruan gazeta vendore dhe me nëntitull “Fton Shoqata Kulturore Shqiptaro-Gjermane “Sali Çekaj”. Në mes tjerash, shtypi vendor potencon se ceremonia festive, në nderim të Nënës Tereze fillon me një Shërbim Lutje (Meshë), në kishën e qytetit. Pas Shërbimit do të zbulohet skulptura, tashmë, e ngritur, në bronz. Festa vazhdon me fjalime përshëndetëse, muzikë dhe valle. Të gjithë vizitorët janë të ftuar në një koktej të organizuar nga Shoqata “Sali Çekaj”.

Më tej, shtypi vendor flet për veprimtarinë humanitare të kësaj Shoqate, në ndihmë të varfanjakëve në Kosovë dhe Shqipëri, deri edhe në ngritje të shtëpive. Shumica absolute e anëtarësisë të Shoqatës janë muslimanë, por feja nuk luan rol tek ata. Pra, Nënë Tereza për ata nuk është vetëm për një humanitare, por edhe një figurë përfshirëse, kombëtare. Shoqata “Sali Çekaj” financon skulpturën e bronztë, me çmim prej 21.000 euro, nga donacionet e shumë anëtarëve të saj, por edhe të shqiptarëve nga Europa si dhe të disa dhuruesëve gjermanë. Në përmbyllje, gazeta thkson se “mbështetja shtesë financiare është shumë e mirëpritur. Donacionet mund të transferohen në llagarinë vijuese të Shoqatës “Sali Çekaj”: Sparkasse Pfaffenhofen – Fondi “Nënë Tereza” – IBAN: DE 59721516500009147489″.

Në nderim të ngritjes të Shtatorës të Nënës Tereze, autoritetet e qytetit, koordinuan këtë ngjarje me muajin e kulturës të qytetit të Pfaffenhofenit. Komuna sponsorizoi 6.000 euro, për këngëtarën e mirënjohur shqiptare Eda Zari dhe grupin e saj muzikor, e cila do të përformojë në sheshin qendëror të qytetit të Pfaffenhofenit, përgjatë mbremjes të 18 qërshorit 2016. Zyrtarët komunalë këtë mbremje e emërtuan “Nata Kulturore Shqiptare”. Pra, qyteti i Pfaffenhofenit, së bashku me qytetet dhe qytezat fëqinj, më 18 qërshor do të frymojnë dhe festojnë shqiptarçe, në gjuhën e Naimit tonë, në gjuhën e poetit të madh, së bashku me krijuesit kombëtarë, Fishtën dhe Kadarenë.

                                    Media gjermane për Shoqatën “Sali Çekaj” dhe Shtatorën
Shoqata “Sali Çekaj” e gatshme për manifestimin festiv

Një manifestim i kësaj natyre, krejt i veçantë, në rrethanat e mërgimit, kërkon punë dhe përkushtim të madh “për të mos u koritur”. Andaj, Shoqata “Sali Çekaj”, në veçanti, Kryesia e saj, ka filluar përgaditjet shumë kohë më parë. Shoqata vazhdon, paralelisht, me aksionet tjera, ende të papërfunduara. Dhe, kjo shton barrën përballuese të aksionit aktual parësor. Megjithatë, me angazhimin unik të Kryesisë të Shoqatës dhe të veprimtarëve të saj, përgaditja ka arritur nivelin solid. Kokteji masiv për të gjithë të pranishmit; “Nata Shqiptare” me gatime, specialitete tradicionale shqiptare, në tavolinat e shtruara në sheshin kryesor të qytetit, si dhe darka për të ftuarit, mysafirët numerikë, me pjekje në “GRILL” dhe të tjera, janë një ngarkesë tejet e madhe, për një Shoqatë me organizim vullnetar.

Një kontribut të madh vazhdojnë ta japin nuset e fisme të Shoqatës dhe simotrat e tyre simpatizante të kësaj kësaj Shoqate. Koktejet që ofron Shoqata “Sali Çekaj”, janë sa të shpeshta, aq edhe të begata, madje, gjithëherë, me gatimet e nuseve, tashmë, të profesionalizuara, në gatimet e lloj-llojshme të traditës shqiptare, por, të kombinuar edhe me artin kulinar modern, të kohës. Është, pikërisht, ky angazhim admirues, i cili, e përloti akademik Mark Krasniqin, në festimin e 93-vjetorit të lindjes së Tij, të organizuar nga Shoqata “Sali Çekaj”, tre vjet më parë. Është po kjo Shoqatë, në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore Humanitare “Dardania” në Mannheim, me kryetar Naser Hoxha, që janë zotur, madje, në prani të Akademik Mark Krasniqit, se më 19 tetor 2000, do ta festojnë përvjetorin e 100-të të Tij, pavarësisht mungesës të pranisë fizike të Profesorit atdhetar dhe shumë njerëzor.

          Veprimtarët nga Austria nisën me natë për Meshën në Kishën e Pfaffenhofenit

Shoqata “Sali Çekaj”, si gjithmonë, edhe kësaj radhe, nderon me ftesa personalitete të shquara dhe mysafirë fisnikë. Për arsye të sigurimit të biletave të fluturimit, grupi i parë nga Shqipëria, i prirë nga kryegjyshi botëror, Hirësia Haxhi Ded Edmond Brahimaj, ka arritur në pasditën e së enjtës. Grupi i dytë, i kryesuar nga At Marku, i Kishës Orthodokëse të Elbasanit, arrijnë në mbremjen e sotme, e premte. Ndërsa përfaqësuesi i Presidencës Shqiptare, Flamur Gashi, veprimtarja e shquar Nërtila Marku dhe të tjerët arrijnë në mesnatën e sotme. Mysafiri i parë nga Kosova, Kryeipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji ma bashkëpunëtorë, ka konfirmuar pjesëmarrjen në ceremoninë meshtare dhe zbulimin e Shtatorës të Nënës Tereze. Imami Xhevat Kryeziu i Drenicës, kuadri i Presidencës të Dr. Rugovës, Sali Cacaj, gjithashtu. Po ashtu, ditën e dielë, më 19 qërshor, në ora 14.oo, Ai do të mbajë Meshën në Kishën e Laim-it, Schrobenhausen Straße 1, të organizuar nga Misioni Katolik Shqiptar në Gjermani. Mysafirët tjerë nga Kosova dhe trojet tjera shqiptare janë në rrugëtim sipër.

Interesim i shtuar për pjesëmarrje në ceremoninë e ngritjes, të zbulimit të Shtatorës të Nënës Tereze, po tregojnë bashkatdhetarët tanë nga Gjermania dhe shtetet tjera evropiane. Shumë dhjetra Shoqata, Klube dhe disa parti politike, kanë konfirmuar pjesëmarrjen në manifestimin madhështor shqiptar në Pfaffenhofen të Bavarisë gjermane. Shoqata simotër “Sali Çekaj” në Zvizër ka qenë dhe vazhdon të jetë një partnere besnike e Shoqatës njëemërore të Pfaffenhofenit. Për përcjelljen dhe pasqyrimin e manifestimit ceremonial dhe festiv, kanë paralajmëruar praninë e tyre televizioni qendror i Shqipërisë, ai i Kosovës, disa televizione private si dhe televizioni bavarez, i Ingolstadit dhe të tjerë.

Ajo që ngjall shumë respekt dhe admirim, është Shoqata “17 Shkurti” nga Badeni i Austrisë, me kryetar Tahir Turkaj. Kjo Shoqatë ka prenotuar, parapaguar autobusin, për t`u nisur në ora 03 të mëngjesit, veprimtarë dhe Ansambli Artistik i nxënësve, për të arritur në Meshën – Shërbesë, Liturgjinë për të madhërishmen Gonxhe Bojaxhiu, alias Nënën Terezën shenjtërore, në Kishën Katolike St. Johannes Baptist, Scheyrer Straße 2, në Pfaffenhofen. Pjesë e këtij grupi janë edhe Fatime Blakaj, e Shoqatës “Aleanca për Fëmijtë”, gazetari e publicisti Ramiz Selimi nga Linz-i, moderatorja Kaltrinë Durmishi dhe të tjerë. Kjo maratonë, sa fisnike, aq edhe atdhetare, na kujton Epokën e Artë të Ibrahim Rugovës, kur, në Pallatin e Sportit të Dyseldorfit, në vitin 1990, në prani të shumë mijëra shqiptarëve, Imzot Don Lugj Gjergji. do t`u përcillte porosinë publike të Dr. Rugovës urtak: “O shqiptar i besimit islam, në kishën e parë më të afërmë, hynë dhe falë Namazin, lutju Zotit dhe o shqiptar i besim të krishterë, në xhaminë e parë që të hasësh, hynë dhe bëjë Meshën, lutju Zotit”.

Zotëri Schwarz mrekullon me kontributin e tij

Personaliteti i lart partiak i CDU-së gjermane, njeriu që punoi shumë si deputet dhe drejtor për çështjet ballkanike, i kësaj partie kryesore dhe qendrore, Stefan Schwarz, pasi e pa logon, për ilustrimin e ceremonisë të ngritjes të Shtatorës të Nënës Tereze, pati vërejtje. Dhe, komunikoi me kryetarin e Shoqatës, Osman Ferizi, duke i thënë se “nuk jam vetëm politikan, por, kam edhe shije të hollë për artin. Prandaj, ju lutem, ma besoni mua logon e këtij manifestimi. Më keni në konsideratë edhe si mik i pahile i Kosovës she i shqiptarëve, për të cilën kam punuar dje dhe vazhdoj të punoj edhe sot. Edhe unë e kam hisën time në respektin dhe dashurinë për Gonxhe Bojaxhiun shqiptare dhe Nënë Terezën e njerëzimit botëror”. Dhe, kryetar Ferizi miratoi gadishmërinë e zotëri Schwarz, duke e falenderuar për këtë ndihmesë profesionale.
Kryesia e Shoqatës “Sali Çekaj”, përgaditi distinktivin, shënjën simbolike, me portretin e Nënës Tereze, si dhuratë për veprimtarët dhe mysafirët gjermanë dhe shqiptarë, me mbishkrimin: “Mirësevjen në Pfaffenhofen Nënë Tereza, 18.o6.2016″. Dhe, pikërisht, këtë mbishkrim huazuam për kryetitullin e shkrimit tonë.

 

 

 

 

GEGNIA:Origjina e Fiseve te Malesise dhe Dardanise (Mesjeta e vone)

$
0
0

Nga Paulin Zefi

 

* Historia e fiseve te Gegnise eshte nje teme shume e koklavitur dhe e mbushur plot me ngjarje dramatike aq sa une ndoshta edhe pse kam studiuar cdo autor te huaj se bashku me gojedhenat perkatese mbi zanafillen e cdo Fisi,gjithsesi nuk arrij qe te krijoj nje definicion te sakte.

Pse?!

Sepse,realisht eshte e pamundur qe te flasesh apo te shkruash me nje bindje dhe siguri te plote duke mbrojtur nje teori te tille historike nderkohe qe pjesa me e madhe e ketyre zhvillimeve kaq dinamike,na vijne kryesisht nga gojedhenat kontradiktore dhe jo nga burime te shkruara!

Deri me sot,Historiografia Shqiptare ka trajtuar simbolikisht dhe ne menyre shume siperfaqesore,vetem origjinen dhe dinamiken e formimit te 12-Fiseve kryesore por realisht te gjithe Shqiptaret e Gegnise jane pjese integrale e mbi 70-Fiseve ku gjithsecili mbart Historikun dhe karakteristikat e veta specifike.

Nuk ka Shqiptar-Gege qe te mos i perkase nje Fisi te caktuar,pervec koloneve osmane,egjiptiane,rome,cerkeze dhe ashkali qe jane vendosur dhunshem ne disa nga vendbanimet tona kryesore dhe normalisht qe ato do te qendrojne gjithmone si nje”mish i huaj”ne trupin tone te shendetshem Iliro-Arbnor.

Persa i perket Fiseve kryesore,origjines dhe dinamikes se levizjeve migratore brenda-perbrenda hapesires Gege,une po paraqes nje restrospektive historike sa me te shkurter duke qene shume i bindur dhe i sigurte per gjithcka qe po shkruaj ketu;

Fisi me i vjeter Shqiptar qe ekziston akoma sot si emertim eshte Fisi”Dushmani(Shkoder)”dhe jo”Berisha(1300)”sic pretendohet nga pjesa me e madhe e studiuesve shqiptare dhe te huaj.Keshtjella e Dushmanit(shek.V-VI-te)permendet nga vete Prokopi i Cezarese(Historiani&biografi i Perandorit bizantin.Justiniani i madh i Ilirise)dhe ai e citon me emrin”DUSSUS(Duss-Mani)”qe gabimisht&rastesisht gjen kuptim duke u perkthyer nepermjet gjuhes turke si Dushman-Armik(ska pike lidhje por eshte thjeshte nje koincidence linguistike).

 

 

Pothuajse te gjitha Fiset e veriut te Shqiperise fillojne qe te kristalizohen menjehere pas pushtimit te eger osman por levizjet e para migratore nga Dardania(ne lindje),zona bregdetare e Albania Veneta(Shqiperia Veneciane)ne perendim dhe Pjesa Katolike(kroate)e Bosnjes,Hercegovines dhe Mali i Zi i sotem ne veri-perendim qe ju drejtuan Malesive te veriut,e kane zanafillen qe ne fillim te viteve 1430 dhe me konkretisht,kronikat e para i referohen vitit-1432;”Mirdita,Shala&Shoshi”te cilet e braktisen Dardanine pas vales se pare pushtuese te perandorise osmane. Karakteristike e perbashket e ketyre Fiseve ishin;Kombesia Arbnore&Besimi Katolik Roman.

Per fisin e madh”Thaqi”une favorizoj tezen e origjines nga pjesa lindore e maleve te Sharrit(e trajtuar pak ose aspak),pra nga fusha e Pollogu(Tetove-Gostivar)dhe nuk ju besoj perrallave qe i pari i tyre ishte nga fshati Murriqan i Anamalit(Shkoder-Ulqin)por dihet qe kur u vendosen ne Malet e Dukagjinit te vjeter(Puke)dhe me konkretisht ne tokat e Fisit te fuqishem”Berisha”,ata njiheshin si”Eshki(Shkie)”pasi i perkisnin Besimit-Ortodoks dhe jua falen vendin per te banuar vetem kur”Fisi-Thaqi”pranuan qe te perqafojne Besimin-Katolik-Roman por konflikti me fisin-Berisha vazhdon edhe ne shekujt pasardhes..etj.etj.Fiset e Malesise se Madhe;” dhe ato te Malesise se vogel(Malesia e Gjakoves)ishin/jane kryesisht me origjine te perzier(Dardania-Kroacia&Malesore autoktone).

Berisha jane autoktone,Gashi e kane prejardhjen nga Toplana dhe Krasniqi nga Strellci i Pejes por te gjithe ato fise qe e lidhin zanafillen ne Bosnje(pjesa e sotme,kroate)i braktisen keto vendbanime antike Ilire,menjehere pasi Atdheu i tyre u pushtua nga Sulltan.Mehmeti i II-te fatih ne vitet-1460,ata nuk pranuan qe te nenshtrohen si ortodokset sllave(serbet e sotem te Bosnjes),te paguajne taksa dhe ti nenshtrohen sistemit te Devshireve si Katoliket sllave(kroatet)dhe aq me keq sikur te pranonin konvertimin masiv ne Besimin-Islam ashtu sic bene te gjithe Bogomilet e Bosnjes(boshnjaket e sotem Myslimane).

Te gjithe keto komunitete autoktone(enklava Ilire)me gjak te paster Iliro-Arbnor te cilet i kishin mbijetuar asimilimit sllav,u dynden drejt Alpeve Shqiptare dhe ne malesine e Dukagjinit te vjeter(Puka)me qellim qe ti bashkoheshin berthames se mirefillte Katolike-Arbnore duke konservuar me shume fanatizem,identitetin e tyre etnik&religjioz.

Vala e dyte migratore nga Dardania ne drejtim te veriut te Shqiperise nis ne vitet;1450-1458 me ne krye te madhin”Princi.LEKA i III-te DUKAGJINI(1410-1481)”i cili ka lindur ne Ulpiane ose Velekince te Anamoraves prane qytetit te sotem te Gjilanit.

Te gjithe besniket dhe ndjekesit e ketij Princi famemadh ishin jo vetem Bashkeluftetaret e tij Dardane por edhe me qindra familje te tjera Katolike-Dardane qe u strehuan ne malesite e veriut ku u shkrine me Fiset vendase duke formuar nje sistem fisnor te organizuar ne nje menyre shume te rafinuar.etj.etj.Vala e trete migratore drejt malesive te veriut nis pas vdekjes se hyjnorit”GJERGJ KASTRIOTI(1405-1468)”dhe e arrin piken e saj kulminante pikerisht pasi Keshtjella e Krujes(1478)dhe me pas ajo e Rozafes bien ne duart e osmaneve gjakatare(1479)…Te gjitha familjet aristokrate Arbere emigruan drejt Italise se jugut(Mbreteria e Napolit),Raguzes(Dubrovnik),u vendosen neper qytetet dalmate(Kroacia e sotme)dhe ne qytetin e Venecias.etj.etj.Ndersa nje pjese e madhe prej ketyre banoreve(Durres,Kruje,Kurbin,Lezhe,Zadrime,Shkoder dhe nga rrethinat e Ulqinit&Tivarit)u dynden drejt lindjes duke u strehuar neper male se bashku me vellezerit e tyre Dardane dhe te gjithe keto te ardhur te rinj u integruan brenda sistemit Fisnor duke jetuar dhe vdekur sipas ligjeve te Kanunit.

Gjithashtu,pushtimi i perkohshem i qytetit te Ohrit nga Perandoria Osmane ne vitin-1394,pasi ua moren Familjes se fuqishme te”Gropajve”,shenon fillimin e nje procesi migrator qe u zhvillua me intervale te crregullta ku shume familje autoktone Arbere u vendosen brenda territoreve malore ne veriun e Shqiperise dhe kryesisht ne Trevat;Diber,Mat dhe Mirdite.Dyndjet migratore marrin fund ne fillin te viteve 1500 dhe te gjithe keto te sapoardhur shkrihen me popullsine vendase(autoktone)duke ju bashkangjitur Fiseve te caktuara.

Sistemi i organizimit te ketyre Fiseve konsolidohet shume shpejt duke sanksionuar edhe kufijnte respektive te gjithsecilit prej tyre ku edhe pse Perandoria Osmane perpiloi nje projekt shume ambicioz me devizen”Perca dhe sundo”ku nepermjet joshjes se krereve te Fiseve ajo,pergjate shek.XVII-te,ja arriti qellimit te saj djallezor per te implementuar me shume sukses,sistemin e Bajrakeve me qellim per te administruar keto vendbanime te papushtueshme,por edhe pse Bajraktaret gezonin pushtet te plote politik dhe ushtarak,fatmiresisht:Ndjenja e forte e perkatesise fisnore vazhdoi qe te dominonte jo vetem mbi pushtetin e tyre politiko-ushtarak por edhe mbi autoritetin shpirteror te Kishes-Katolike-Shqiptare.

Mbipopullimi i shpejte i malesive te veriut qe erdhi si rezultat i nje vitaliteti te pakrahasueshem nga ana e ketyre fiseve,e beri praktikisht te pamundur qe Malesoret trima dhe teper gjaknxehte,ta ruanin”Status-quone”pasi hapesira e kufizuar e tokave bujqesore,konfliket e ashpra per kullota,mungesa e theksuar e lendes ushqimore shkaktuan”zi buke”dhe nje situate te paperballueshme e cila ishte e karakterizuar nga konflikte te ashpra vellavrasese.

Te gjitha keto rrethana cnjerezore,krijuan kushtet per nje ekspansion demografik shume te fuqishem ne drejtim te perendimit por sidomos drejt lindjes;Dardanise….Te paret qe u dynden masivisht ishin Fiset;”Kelmendi,Gashi,Krasniqi&Berisha”ne vitet 1600-1660 qe duke perdorur autoritetin e fisit dhe fuqine e palimituar qe u jepte gjakmarrja,ata u rikthyen ne Atdheun e tyre te lashte dhe duke forcuar radhet e vellezerve te tyre Dardane por me nje kosto morale&shpirterore;

Ata u detyruan qe ta braktisin Besimin Katolik tradicional dhe nga”Kriptokristianizmi”,perqafuan gradualisht Besimin-Islam pasi dicka e tille jo vetem qe ju mundesonte shperblime me toka te mira bujqesore apo poste te larta ne ushtrine dhe administraten shteterore osmane por sherbente edhe per efekt dallues ne raport me elementin e urryer sllavo-ortodoks ku fatkeqesisht te gjithe Arberit-Ortodokse te Dardanise u asimiluan dhe u serbizuan nga Kisha Ortodokse serbe e cila gjate ketij procesi,koordinohej me Patriarkanen Ortodokse Ekumenike te Kostandinopojes dhe sidomos me vete Porten e larte(Top-Kapi).

Njesoj sic ndodhi me Malesoret autoktone Arber ne malesite e veriut,i njejti proces u zhvillua edhe tek Arberit autoktone te Dardanise sepse te gjithe ju bashkuan Sistemit te organizimit fisnor duke u identifikuar si pjesetare te fiseve respektive pasi keshtu siguronin nje mbrojtje shume efikase si ndaj osmaneve ashtu edhe kundrejt serbeve….Kelmendasit u treguan me te fuqishem se te gjithe;ata depertuan si ne lindje por edhe drejt veriut si ne;Rashe dhe Sanxhakun e sotem(Serbia perendimore)dhe deri ne disa fshatra prane Beogradit;”Hritkovci&Nikinci”ne bregun e lumit Sava,ku rane ne kontakt edhe me elementin hungarez ku nepermjet sakrificave titanike ato arriten qe ta ruajne Gjuhen-Shqipe dhe Besimin e tyre Katolik-Roman deri ne fillim te viteve-1920 kur u asimiluan duke u serbizuar plotesisht.

Pra,me pak fjale;Te gjitha Fiset e Gegnise jane nje konglomerat shume i rafinuar ku lidhjet e gjakut jane kaq uniforme qe nga Nishi deri ne Shkumbin dhe qe nga Tivari e deri ne Shkup.

Elementi Dardan dominon si ne Mirdite,Shale,Shosh dhe Zadrime.etj.por edhe anasjelltas.

Vete Familja e lavdishme”Gjomarkaj”jane me origjine nga Pashtriku i Hasit dhe me shume gjasa kane lidhje gjaku me”Fisin-Bytyqi”ashtu sic dihet qe pjesa derrmuese ne Mirdite&Zadrime jane kryesisht”Fis;Bytyq&Thaq”.

Karakteristika dalluese kryesore e ketyre Fiseve te fuqishme ishte ruajtja e lidhjeve familjare dhe pastertia e gjakut pasi n.q.s nje familje e”Fisit Shale,Berishe apo Gash etj.”e konvertuar ne Besimin-Islam qe ishte e vendosur ne skajin me te larget te Shqiperise-Etnike dhe pesonte ndonje fatkeqesi ose me konkretisht”vrasje”dhe ndoshta nuk kishte mundesi per te marre gjak,atehere njoftonte anetaret e tjere te fisit ne Malesite e veriut(Katolike)te cilet tregoheshin gjithmone te gatshem apo mezi prisnin dhe madje kerkonin me kembengulje qe tju vinin ne ndihme vellezerve te tyre duke shkuar per tu marre gjakun sepse kjo ishte ceshtje nderi.

Po i njejti proces zhvillohej edhe anasjelltas dhe prandaj lidhjet familjare ndermjet anetareve te Fisit ishin shume kompakte dhe ajo cfare bie ne sy edhe sot,eshte pikerisht”ruajtja e pastertise se gjakut”pasi Shqiptaret e Gegnise;Katolike apo Myslimane qofshin,kurre nuk lidhin martesa brenda Fisit edhe pse mundet te jene te pakten 10-12-breza larg njeri-tjetrit,madje deri perpara 100-150 vitesh nuk martoheshin as anetaret e”Fiseve vellezer” sic ishte rasti i 3-Bajrakeve te vjeter te Mirdites:Orosh,Spac dhe Kuzhnen ne raport me Dukagjinasit e Shales dhe ato teShoshit.etj.etj.

Pra,me pak fjale;normat morale dhe pastertia e gjakut sipas tradites Iliro-Arbnore te Fiseve-Shqiptare qendronte shume me lart sesa Doktrina e Krishtere(Katolike)qe lejon martesat deri ne 5 apo 7-brez,ose Doktrina Islame ku ka shume raste qe besimtareve ju lejohet qe te lidhin martesa edhe me kusherinjte e brezit te pare!!!.

Pasoja e vetme negative qe erdhi si rezultat i konvertimit ne Islam ishte sidomos braktisja e Kishave Katolike Iliro-Arbnore ne territorin e Dardanise te cilat ne mungese te besimtareve Katolike-autoktone u uzurpuan nga Kisha Ortodokse serbe ose u bastisen,u rrenuan dhe u pershtaten si Xhamia turke.

Persa i perket fiseve Shqiptare ne Malin e Zi,si:”Vasojeviqet(Vasot),Bjellopavliqet(Pali i bardhe-Palabardhet),Kucic(Kuqet)qe rane nen ndikimin e Kishes Ortodokse,ata u asimiluan plotesisht dhe ndersa malesoret Shqiptare te Sanxhakut(serbi)u konvertuan masivisht ne Besimin-Islam dhe sot gezojne statusin si minoritet boshnjak.

N.q.s i referohemi zanafilles se krijimit te Fiseve ne veriun e Shqiperise dhe kristalizimit te tyre,nuk duhet qe te leme pa permendur edhe elementin Shqiptar”Toske”por edhe komunitete te tjera etnike qe ishin te perfaqesuara nga grupe etnike te paperfillshe ne raport me superioritetin absolut te elementit Arber sic ishin;Vllehet,Bullgaret por edhe nje komunitet i vogel Hungarez qe u vendosen ne fshatrat mirditore;Ungrej dhe Vig ne territorin e sotem Lezhe-Shkoder ku u vendosen nga vete hyjnori”GJERGJ KASTRIOTI”pasi keto familje hungareze ishin te formuara nga disa prej luftetareve qe mbijetuan pas disfates qe pesoi miku i tij”Janush Huniadi”ne betejen e dyte te Fushe-Kosoves kunder osmaneve.

* Une jam Oroshas dhe si i tille jam shume krenar per origjinen time te hershme Dardane nga”Djepi i Shqiptarizmes”;<<“RRAFSHI I DUKAGJINIT”>>.

 

 

 

Libri “Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës 1991-1995”i Dr. Nikë Gjeloshit u promovua edhe në Gjenevë

$
0
0

Nga Arif Ejupi

 

Me organizimin e përbashkët të Shoqatave kulturore “Bashkimi i Intelektualëve Shqiptar” të Zvicrës dhe “Rrethi Shqiptar-Mejrinas” mbrëmë në Gjenevë është bërë promovimi i librit “Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës 1991-1995” i Dr. Nikë Gjeloshi.Të pranishmëve në këtë mbrëmje kulturore me një fjalim rasti u është drejtuar Agim Paçarizi, kryetar i Rrethit Shqiptar-Mejrinas,i cili së pari ka përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit e në veçanti ka falënderuar z. Gjeloshi, që u ka mundësuar mërgimtarëve tanë në Gjenevë, njohjen e drejtpërdrejtë me aktivitetet e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, e cila Ministri qe formuar në kohë okupimi me qëllimin e vetëm për t’ju kundërvu me të gjitha mjetet e mundshme forcave pushtuese të Serbisë, të cilat çdoditë ushtronin dhunë dhe represion të paparë në Kosovë.

Pastaj nëpërmjet një punimi gjithëpërfshirës biografinë dhe veprën e Dr. Nikë Gjeloshi e ka prezantuar veprimtari i palodhshëm Abas Fejzullahu, i cili aktualisht kryen funksionin e kryetarit të Shoqatës “Bashkimi i Intelektualëve Shqiptar të Zvicrës”.

Fejzullahu duke qenë edhe vetë pjesë e shumë iniciativave dhe zhvillimeve ka pasur rastin që me autorin e këtij libri të njihet në fund të viteve të 80-ta. Z. Fejzullahu në këto kohëra tepër kritike pati themeluar me shtrirje në të gjitha trojet shqiptare Shoqatën humanitare “Familja ndihmon familjen”ku nëpërmjet aksioneve të kësaj Shoqate u shmang rreziku serioz i ballafaqimit me uri të familjeve me shumë fëmijë dhe të pakurrfarë të ardhurash, siç ishte rasti konkret me Minatorët e Trepçës, të cilët regjimi i Millosheviqit me format më të ndyta u mundua t’i nënshtrojë.

Në saje të këtij aktiviteti bamirës këta njerëz qëndruan të pathyeshëm dhe nga horizontet e thella të nëntokës së Stantërgut tetë ditë e tetë net pandërprerë i thirrën lirisë së Kosovës.
Sigurisht këto kontakte të hershme të z. Fejzullahu me z. Gjeloshi ,e kanë ndihmuar atë që para auditorit të sontëm të paraqesë të detajuar dhe të përmbledhur ashtu si duhet aktivitetin politik dhe kombëtar të Dr. Nikë Gjeloshi.

Libri “Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës 1991-1995” sipas z.Fejzullahu prek çështje të veçanta e mjaft interesante nëpërmjet të cilave përshkruhen edhe përpjekjet e njëmendta dhe serioze të ushtarakëve të karrierës për të krijuar njësite adekuate të cilat me një strukturim të duhur do ta gjunjëzonin armikun sikur në Kosharen legjendare. Përpjekjet e Gjeloshit për të thënë të vërtetën rreth ekzistimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, z. Fejzullahu në cilësinë e vlerësuesit kritik të këtij libri i konsideron si një arritje, sepse ky problem përveç debateve të aty-këtushme s’ është studiuar si duhet asnjëherë deri me sot.

Dr. Nikë Gjeloshi mbështetur në njohurit e tij rreth kësaj Ministrie ka mbledhur materialin e ruajtur dhe e ka shtruar në këtë libër me kusht që lexuesve t’u ofrojë nëpërmjet fakteve paanësisht përvojën e tij në periudhën kur ai ishte në krye të kësaj Ministrie.

Z. Fejzullahu në fund të vështrimit të tij kritik ka thënë që libri mund të ketë edhe zbrazësitë eventuale. Ai duke qenë edhe vetë pjesëtarë i kësaj Ministrie pohon që arkivimi dhe ruajtja e materialeve ishte gati e pamundshme.

Ai e përgëzon autorin Gjeloshi që në rrethana kaq të vështira ka arritur të arkivojë materialet e prezantuara në libër të cilat për shkaqe tashmë të njohura shihet që kanë humbur paksa në cilësi.
Ndërkaq për ngjarjet e trajtuara në librin”Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës 1991-1995”ka folur autori Gjeloshi, i cili në këtë fazë kreu paralelisht funksionin e Zëvendëskryeministrit dhe atë të Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, në Qeverinë në ekzil të njohur ndryshe edhe si Qeveria Bukoshi.

Nga dëshira që pjesëmarrësve të kësaj mbrëmje t’u ofrohet e vërteta rreth nismave dhe proceseve nëpër të cilat ka kaluar kjo Ministri autori shtjelloi sipas kronologjisë të gjitha ngjarjet e kësaj periudhe. Ai duke mos dashur që të ndërhyjë në kompetencat e të tjerëve në këtë libër ka pasqyruar vetëm ngjarjet e zhvilluara brenda mandatit të tij.

Me të përfunduar rrëfimin rreth ndodhive të sistemuara në këtë libër Z. Gjeloshi u është përgjigjur edhe pyetjeve të shumta të drejtuara nga ana e të pranishmëve. Nga ky takim sy me sy me autorin Gjeloshi,pjesëmarrësit e kësaj mbrëmje kanë mësuar shumë të panjohura rreth veprimtarisë së Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, e cila shikuar realisht sipas asaj çfarë u tha mund të konsiderohet si një gurë themeli i bërjes së shtetësisë së Kosovës.

Në këtë promovim libri mori pjesë edhe z. Ramadan Avdiu konsull i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Gjenevë. Mirëpo ai nuk u përfshi në debat, me arsyetimin se librin në shqyrtim të z. Gjeloshi e ka lexuar vetëm sipërfaqësisht, andaj edhe nuk e sheh të udhës të japë vlerësime kuturu.
Promovimi i këtij libri mori formën e një diskutimi tamam të duhur dhe u gjallërua kur Dr. Rifat Haxhijaj oficer i karrierës nisi të shtrojë pyetje konkrete rreth shumë problemeve e veçmas procedurave të organizimit të kësaj Ministrie. Ai duke e analizuar me vëmendje librin e z. Gjeloshi, daljen në dritë të tij e vlerëson si diçka që i ka munguar lexuesit

Po ashtu Haxhijaj insistonte në vazhdimësi që të mësojë nga autori se kush ishin ata që penguan marrëveshjet për përfshirjen e të gjitha grupeve në një forcë të përbashkët ushtarake.
Dr. Gjeloshi duke ditur që këto ngjarje u zhvilluan jashtë mandatit të tij nuk e ndjeu të arsyeshme të lakojë emra.

Ai mendon që këtu rol tepër negativ luajtën disa individë dhe grupe që veten e pandehnin si lider edh pse në fushën e artit luftarak ishin panjohuri elementare.

Ata duke mos pranuar rreshtimin nënkomandën e eprorëve profesionistë kanë shkuar edhe në qërim hesapesh duke i likuiduar oponentët e tyre edhe me atentate siç ishte rasti me kolonel Ahmet Krasniqi, i cili u vra më 21 shtator 1998 në zemër të Tiranës.

Në përfundim të fjalës së tij Dr. Nikë Gjeloshi tha që edhe sot ndjen keqardhje për atë krim makabër sepse Krasniqin e njihte si një burrë të urtë e atdhetar që vinte nga trungu i familjes Zhilivoda të Vushtrrisë, familje kjo e njohur për akte trimërie që në vitin 1937. Këto ngjarje të dhimbshme Dr. Gjeloshi mendon se duhet të ndriçohen patjetër nga akterët e asaj periudhe.

Përveç këtij libri Dr.Nikë Gjeloshi i specializuar në shkencat politike ka shkruar edhe librat: “Kosova në Udhëkryq 1989” Kosova 1999”dhe “Kosova dhe e Ardhmja e Saj”

Gjithashtu ai ka publikuar edhe disa studime profesionale mbi çështjen e Kosovës, në gjuhë të huaja me të cilat ndjeshëm ka sensibilizuar faktorin ndërkombëtar, i cili pak dinte mbi gjendjen në Kosovë.

Po ashtu në cilësinë e njërit prej themeluesve të Partisë Demokristiane Shqiptare të Kosovës, ai ka takuar personalitete të larta dhe me ndikim të vendeve të ndryshme të Evropës, të cilave ua ka prezantuar gjendjen faktike të popullit shqiptar nënokupimin serb.

Nga ky informim objektiv dhe i drejtë më pas kanë pasuar edhe vizitat e delegacioneve të shumta të Parlamentit Evropian në Kosovë.

Me të përfunduar promovimin autori u ka dhënë librin e tij dhuratë disa lexuesve të pasionuar.
Kurse për fondin e bibliotekës së Bashkisë së Meyrin-it dhe atë të Kryqit të Kuq të Gjenevës, ka ndarë ekzemplarë të veçantë.


 

Car Llazari nuk ishte serb, por arbëro-vllah

$
0
0

Nga Jahja Drancolli

 

Edhe pse nuk mund të jemi të kënaqur me atë që dihet për Betejën e Parë të Kosovës (1389), megjithatë, ne nuk duhet konstatuar ngutshëm se në studime të së kaluarës shqiptare e ballkanike, nuk kishte asnjë interesim për rrethanat se si erdhi deri te Beteja e Kosovës. Në rastin konkret, pasi që është fjala për inaugurimin e bustitit të princ Lazarit vetëm nga serbët e Mitrovicës Veriore, menjëherë më iku mendja te burimet historike, të cilat (për fatin e keq të atyre që dje dhe sot janë duke promovuar bustin) nuk provojnë origjinën serbe të tij. Që të jetë ironia më e madhe, burimet historike raguzane dhe italiane (venedikase), shpiejnë në origjinën e tij arbërore-vllahe ose vllaho-arbërore (“Lazaro Grebeglianovich Katunar di Viteoniza e Kosoriechi, che poi fu Conte di Servia”, In Venetia, 1605, fleta 58). Dmth. ky Katunar i prapatokës së Kotorrit të banuar kryesisht me arbër – vllah ose vllaho-arbër (krahaso Statutin e shek. XIV të komunës autonome të Kotorrit dhe të Kontesë së Greblit), pas Betejës së Maricës (1371) ka arritur gradën e princit të Rashës, respektivisht të Serbisë; ky Katunar, nga dita e djeshme dhe e sotme e mëtej është duke shikuar me simbolikën e vet nga Gazimestani (burimi zyrtar campus Turdorum), vend ky që dyshohet se është zhvilluar Beteja e Kosovës (1389), mirëpo pa pjesëmarrjen e tij sipas burimit të vetëm të ruajtur zyrtar, katër muaj pas Betejës (Regi Bossine, më 20 tetor 1389, Archivio di Stato di Firenze, Signori – Cartegi, Massisve della Registrum Prime); ky Katunar sot quhet edhe Shën Lazar, dhe në gjoksin e tij është mbartur emri i Jezu Krishtit nga Nazareti, i kopjuar nga gërmadhat e mureve të fortifikatës iliro-arbërore të Novobërdës (shih fotot e postuara më poshtë). Dhe, në fund do të kisha pasur dëshirë të dija se a thua ndonjëri prej pjesëmarrëseve të inaugurimit të bustit është pagëzuar me emrin tij Grebelanivić ose Hrebelanović, siç kemi shumë të tillë me emër Nemanja!?

 

Shefqete Gosalci poete e penës,këngëtare,veprimtare dhe luftëtare e dalluar!

$
0
0

Nga Asllan Dibrani

 

Shefqete  Gosalci me veprimtarinë e saj ka lënë gjurmë  në  opusin  e letërsisë  shqipe si ,poete. Aranzhmanin e saj e begatoj me  një serë aktivitetesh, që si  poligon  e kishte  bazën  e trungut kombëtar. Ajo dha  një   serë aktivitetesh në  gara të ndryshme  të  letërsisë shqipe.

1049029_347061615421042_2040872347_oPoezia e saj  ka thyer kornizat nga brendësia e letërsisë shqipe duke lundruar  drejt një poeteje te lexuar edhe tek popujt tjerë. Shpirti i saj  poetik është i ndërlidhur ngushtë me  melosin e këngës,me çka njihet edhe si këngëtare e festivaleve të ndryshme. Në  edukatën familjare si fëmijë  nga rrëfimet e familjareve, krijoj një urrejtje ndaj  pushtuesve tanë gjithmonë.  Poezia e saj,sot është  më kolorit artistik mjaft drithëruese. Në vargun e saj dominon poezia  patriotike ,sociale por edhe nacionale.

Biografia  e  begatshme e Shefqete Gosalcit

Shefqete Gosalci u lind në vitin 1970 në fshatin Marec të Malësisë së Gollakut. Të parët e saj vinin nga fshati Llapashticë e Medvegjës dhe mbanin mbiemrin e familjes se madhe  Ajeti  që lindi burra te mëdhenj si  Akademik Idriz Ajetin etj.  Reprezaljet dhe  dhuna  serbe në vitet 1878  nxiten shpërnguljet e mëdha dhe të detyrueshme  të shqiptarëve nga e cila edhe kjo familje nuk mundi t’ju përballoj presioneve të  regjimi serb dhe u detyruan ta ndërronin  mbiemrin nga Ajeti në Gosalci (emërtim  toponimi nga fshati në Komunën e Artanës, ish Novo-Beredes). Shkollën fillore e kreu ne “HASAN PRISHTINA” në Prishtinë, të mesmen në SH.M.P.T “GJIN GAZULLI” në Prishtinë. Vazhdoj studimet në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Prishtinë. Gjatë viteve 1989/90-ta, vepronte  në lidhjen e  studentëve  në ilegalitet që e kërkonte koha. Shefqetja  ra në syrin e pushtetit me aktivitetet e saj   nga e cila, po ashtu  ndikoj familja e saj që mbeti  gjithmonë  kundërshtare e  pushtuesve. Edhe  pas dy vitesh studimi u përjashtua nga studimet, dhe bashke me shumë moshatarë të saj për t’ju shmangur burgut mërgoi në Zvicër, dhe për 4 vite organizoj mësimin shqip për fëmijët e bashkatdhetarëve atje.
-Me shkrime ka filluar të merret në moshën  e re,pos punimeve  të shkollës që ishin  në përkujdesjen arkivore. të publikuara në muret e shkollës , ajo  filloj të botoj edhe ne vitet e  90-ta. Poezitë dhe shkrimet e saj   të para  u gjeten ne  rubrikat  e kulturës në shtypin e kohës, Rilindja, Mollekuqja, Bota e Re, Pionieri, Shkëndija, Çlirimi, Zëri i rinisë etj. Shkruan poezi për të rritur dhe fëmijë. Ka të botuara 4 përmbledhje me poezi “GJAKU GJAKUT I PERGJIGJET”2002, “ME KE URE NE QIELL”2006, “VLIME THELLESISH”2011 e cila është përkthyer edhe në gjuhën angleze dhe italiane, si dhe përmbledhjen me poezi “PORTA TE HAPURA”2009. Është shpërblyer  me shumë çmime për poezi në shumë konkurse letrare brenda dhe jashtë Kosovës. Në vitin 2008 Shefqetja është shpallur poetja e vitit nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, si dhe ka fituar çmimin letrar Sofra Poetike “YMER ELSHANI”. Veç poezisë, Shefqetja një pasion tjetër e ka edhe këngën.

WIN_20160501_134719

Ka marr pjesë në shumë festivale të folklorit ku edhe është vlerësuar lartë me zërin dhe varietetin e saj artistik!.
-Shefqete Gosalci është poete e angazhuar e cila tashmë ka krijuar identitetin e saj artistik, dhe poezia e saj shpreh realitetin e kohës. Në vitin 2014 poezitë e Shefqetes janë përkthyer dhe botuar në Antologjinë botërore me titull “THE SECOND BENESIS” e  botuar në Indi. Pjesëmarrëse ishte si e vetmja poete nga Kosova në mesin e 55 shteteve të botës. Është anëtare e Lidhjes se Shkrimtarëve të Kosovës. Po ashtu edhe “Karvanit të Shkrimtarëve për fëmijë- AGIM DEVA”.Ajo  është edhe sekretare e Galaktikës poetike”ATUNIS” për Kosovë.

13566129_881175595342972_286162299_nQe nga viti 1993 Shefqetja bashkë me motrën Shyhreten(kolonelja e pare e UÇK-së) dhe vëllain Muharremin u anëtarësuan ne Lëvizjen Kombëtare PR Çlirimin e Kosovës(LKÇK) në te cilen kontribuon për shumë vite, te përkrahur edhe nga prindërit Ismajli dhe Gjyla si dhe gjithë familja e cila deri në fillimin e Luftës në vitin 1998/1999 strehoi shumë ilegal të asaj kohe ndër te tjerë (Agron Xhemajli, Salih Mustafa, Isuf Shalaku, Fatmir Sopi tej, te gjithë ushtarë te UCK -së si dhe Valon Muratin atëherë kryetar i LKÇK-së, tani ministër i Diasporës. Kontributi i familjes Gosalci u shqua edhe në shpërndarjen ilegale të revistës “ÇLIRIMI” – organ i LKÇK-së).Gjatë vitit 1998 Shefqetja me urdhrin e Komandant Rrustem Mustafes merr detyrë për qepjen e 250 palë uniformave për njësitet speciale te UÇK-së, si dhe qëndisi flamurin Kombëtar (tetor-nëntor 1998), flamur i cili u ngrit me 11 Qershor 1999 në lagjen Taslixhe të Prishtinës nga njësitet e gueriles B.I.A.

Kjo familje strehoi edhe shumë të zhvendosur nga zonat e Luftës që vinin në Prishtinë. Uniformat e UÇK-së. Shefqetja bashkëpunoi  me Bahtije Berishen, me materialin qe ne shtëpinë e saj e sollën dr. Flora Brovina, dr. Emin Kabashi dhe Zahide Zeqiri, të cilët gjatë asaj kohe shpesh u strehuan në familjen Gosalci. Shefqetja ishte me kohë  e radhitur edhe ne  UÇK, qe  nuk e kursej as jetën  për çlirimin e Kosovës. Shefqetja ishte edhe dhuruese e shumëfishte vullnetare e gjakut në frontin e luftës me motrën Shyhrten  dhe vëllain Muharremin, që e mbronin   atdheun me pushkë në dorë.
Gjatë viteve 2012/2014 ka punuar në Tiranë si përfaqësuese e Universitetit VITRINA nga Tirana për Kosovën. Po ashtu ka punuar shumë në integrimet brenda shqiptare.

Ajo nuk ishte  e kënaqur me arritjen e vet  në fushën e  ngritjes shkollare ,por  ndërmori hapa tjerë për ti ndjekur mësimet  edhe  për “Shkenca Politike” dhe  i kreu me notë të lartë. Bagazhi ,vlera dhe kultura  e saj e frymëzuar në çështjen  kombëtare këtë artiste shqiptare nxit të jetë në shumë  organizime  të kulturës .Po ashtu do të jete pjesëmarrëse në takimin e madh  që do të mbahet për herë të parë në Fshatin Dabishec e organizuar nga “UNIONI KULTUROR PER FSHTRAT DABISHEC  HAJKOBILLE DHE GLLOGOVICE”  Në këtë takim kulturor do të jetë  kryesuesja e  jurisë  për poezi dhe ndarjen e çmimeve.

 

 

 

 

Kivanç Tatlitug – një tjetër aktor i shquar me origjinë shqiptare Make Money Online

$
0
0

Nga Kolec Traboini

 

Kemi shkruar kohët e fundit  për aktoren e parë femër të Turqisë Halida Molla shqiptare e lindur në Shkodër,  e njohur edhe me emrin skenik Halide Piskin, për aktorin e madh turk Halit Ergenc, i deklaruar me origjinë shqiptare nga nëna. Edhe një tjetër aktor i madh bën një deklaratë të tillë publike nëpërmjet një bisede televizive në CNN Turk në vitin 2010. Kjo intervistë e regjistruar gjendet në You Tube dhe mund të shihet nga gjithkush, (pjesa e parë, minuta  3:24 në gjuhën turke).  Ky është Kivanç Tatlituğ, i lindur në Adana më  27 Tetor 1983, një aktor i ri shumë i suksesshëm në Turqi por edhe shumë i njohur në Europë. Babai i tij është shqiptar nga Prishtina e Kosovës ndërsa nënën e ka nga Adanaja.

Familja e tij është marrë në Adana me furrtari afro 100 vjet. Ai ka mbaruar shkollën e mesme private dhe ishte i shkëlqyer në basketboll. Pas sëmundjes së babait në 1997, familja u shpërngul në Stamboll për trajtime mjekësorë. Në Stamboll Kivanç  ka vazhduar Universitetin e Bosforit, dhe u përfshi në ekipin “Fenerbaçe”  për një vit. Në vazhdim për një vit e gjysmë u aktivizua në klubin “Beshiktash” si lojtar amator basketbolli.  Por e ndërpreu sportin pas një dëmtimi.

Në vitin 2002 mori pjesë në konkurrimin “Modeli më i mirë në Turqi” dhe u klasifikua numri një, pra fitues i konkursit dhe si i tillë kishte të drejtën e konkurrimin për  “Modeli më i mirë në botë”, që u zhvillua në Paris ku ai doli më i miri dhe zuri vendin e parë. Ky ishte një sukses i madh ndaj vendosi të qëndronte në Paris në ndjekje të karrierës si model për një vit e gjysmë. U kthye  në Turqi ku i afruan për të luajtur në filma televiziv. Kështu nis veprimtarinë artistike tashmë si aktor. Në vitin 2005 debuton në filmin “Gumuş” (2005), e në vazhdim “Meneksheja dhe Halili” 2007, 2008 , “Ezel” filma të cilat janë shfaqur nga stacionet televizive shqiptare dhe nga artdashësit tanë janë të njohur. Është fitues i dy çmimeve të mëdha për lojën aktoriale në filma: “Golden Butterfly Award for Best Actor” 2009, të njëjtin çmim e ka fituar për lojën si aktor në vitin 2012. Në media ende shkruhet për lidhjen e Kivanç Tatlituğ me modelen dhe aktoren turke Azra Akin, e cila në vitin 2002 u shpall Miss Bota. Por kjo lidhje, të cilën shumë fansa të tyre e konsideronin bashkimi i një princi e një princeshe u prish në vitin 2008. Kivanaç u njoh në Paris me stilisten Başak Dizer qysh në vitin 2013, lidhje që më 19 shkurt 2016 çoi në martesën e tyre në ambasadën turke në Paris.

Ai është konsideruar Brad Pitti i Mesdheut dhe është vlerësuar si mashkulli më i bukur i Turqisë në kohën e sotme nga gazeta e përditshme “Hyrrjet” në vitin 2009. Kıvanç Tatlıtuğ e kishte mbajtur jashtë vëmendjes së shtypit dhe medias familjen e tij prindërore. Asgjë nuk shkruhej për ta. Por në intervistën e tij të vitit 2010 në CNN Turk, kur gazetarja e pyeti se cilin nga prindërit i ke me origjinë shqiptar ai u përgjigj se  babai im është shqiptar nga Prishtina. Ky fakt  ka qenë i panjohur deri atëherë. Fansat e tij do të mësonin më shumë rreth familjes me rastin e martesës se vëllait të vet të madh Cem Tatlituğ dhe media do të botonte me këtë rast fotografinë e familjes se aktorit të madh me vëllain, nusen e tij, nënën e babain.

Por ajo çfarë tërhoqi më shumë vëmendjen ishte motra e tij Melisa Tatlıtuğ. Në foton që e shoqërojmë shkrimin vihet re se ndërsa vëllai Cem i ngjet nënës nga pamja, përkundrazi aktori Kıvanç i ngjet krejt babait të tij shqiptar dhe motra ka një ngjashmëri të madhe me vëllain aktor. Kjo bëri që shumë artdashës pasionantë  të kishin shpresën se edhe motra do të tërhiqte vëmendjen e producentëve të filmave për tu bërë dhe ajo një star në filma.

Melisa kishte marrë pjesë në një konkurim të Super Lady dhe pas kësaj filloi karrierën shumë premtuese si modele, por mbas martese ajo i dha fund pjesëmarrjes në veprimtari artistike.

Tashmë, pas kësaj njohje publike të origjinës shqiptare edhe të këtij aktori, i mbetët Ministrisë shqiptare të Kulturës që të organizojë një pritje për këtë aktorë të madh, bashkë me Halit Ergenc,  i cilët kanë krenarinë të thonë se janë me origjinë shqiptare nga Kosova, por mbase vetë Prishtinës i takon ky nder para së gjithash. Ne duhet ti afrojmë shqiptarët nëpër botë e jo të qëndrojmë të ftohtë e indiferentë ndaj tyre, sepse bjerrjet e mëdha janë fatale për kombet, aq më tepër në Turqi ku kemi rreth 15 deri në 20 milion shqiptarë. Nuk është shifër e zmadhuar, është një shifër të cilën qeveritarët turq, ani pse ruajnë në dukje një fare respekti për ne si komb, u mohojnë çdo të drejtë një komuniteti milionësh duke synuar që çdo ndjesi kombëtare e krenarie të prejardhjes tu shuhet.

Por rasti i një aktori të madh si Kivanç Tatlituğ na tregon se gjaku arbëror në damarët e shqiptarëve nëpër botë kurrë nuk humb, por ai pret rastin të shfaqet. Dhe ja ku u shfaq tek një prej aktorëve më simpatike në Europë, tiparet e të cilit na kujtojnë paraardhësit tanë ilire. Një bukuri e përshkruar nga sa e sa udhëtarë që kalonin nëpër trojet shqiptare nëpër shekuj e thoshnin se toka Arbërore ishte vendi i trimave por edhe i grave dhe burrave të hijshëm. Më vine parasysh në këtë çast fytyrat e Aleksandër Moisiut, Bekim Fehmiut, Irini Papës, Melina Merkurit, Halide Molles (Piskin) e tashme edhe Kivanç Tatlituğ-ut.

Le ta mbyllim me fjalët e aktorit më të madh të filmit në Turqi Halit Ergenc: “Më duhet të rrëfej që të parët e mi nga ana e nënës sime kanë ardhur në Turqi në periudhën osmane. Mund të them me plot gojën që edhe në damarët e mi ka gjak shqiptari. Unë dua të përshëndes gjithë Shqipërinë. Shpresoj që sa më shpejt të gjej mundësinë të vizitoj tokën shqiptare dhe të njihem me ju”.- përfundon Ergenc.

Siç shikohet, ata i mirëpresin këto njohje me rrënjët e tyre të vjetra arbërore, të cilat i bëjnë të ndjehen krenar. Atëherë në çfarë presim që zhargitemi duke harruar nëpër hapësirën ballkanike dhe më gjërë krahët e shqiponjës Arbërore dhe gjakun tonë të shprishur, siç thoshnin arbëreshët tanë të mëdhenj që përtej detit?! Kivanç Tatlituğ, nëna, nusja e vëllait Cem, vëllai, dhe babai, shqiptar nga Prishtina. Me gruan stilisten Başak Dizer Aktori Kivanç Tatlituğ me motrën Melisa Aktori Kivanç Tatlituğ.

 

 

 

Shuhet kitaristi i “3 Doors Down”

$
0
0
Javët e fundit, anë e mbanë komunitetit shqiptaro-amerikan janë përhapur ftesa në adresë të organizatave të ndryshme dhe individëve të dalluar shqiptaro-amerikanë nga Ambasada e Shqipërisë në Washington, për të marrë pjesë në atë që cilësohet si “Samiti i Diasporës” që do të zhvillohet në Tiranë, më 18-20-nëntor të këtij viti. Ftesa është e nënshkruar […]

Ndjekje spektakolare në mes të detit, kapet korrieri shqiptar me drogë

$
0
0
Ushtarakët e repartit të aeronautikës të Barit, në Itali, kanë sekuestruar 200 kg marijuanë që po transportohej me motorë uji dhe kanë vënë në pranga një prej korrierëve, shtetas shqiptar. Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave motoskafi i ushtarakëve e ka ndjekur motorin e ujit njësoj si në filmat aksion, derisa […]

Bolt feston ditëlindjen me një natë pasionante

$
0
0
Usain Bolt nuk i kufizoi aspak festimet për 30-vjetorin e tij të lindjes që ishte vetëm pak ditë pasi ai siguroi medaljen e 9 të artë olimpike në garën e 4×100 m për meshkuj me Xhamajkën. Rekordmeni botëror, i cili nuk do të jetë më pjesë e Olimpiadave, është parë në një klub nate të […]

Në tiranë do të mbahet takimi i parë i diasporës shqiptare

$
0
0
Nga Frank Shkreli   Javët e fundit, anë e mbanë komunitetit shqiptaro-amerikan janë përhapur ftesa në adresë të organizatave të ndryshme dhe individëve të dalluar shqiptaro-amerikanë nga Ambasada e Shqipërisë në Washington, për të marrë pjesë në atë që cilësohet si “Samiti i Diasporës” që do të zhvillohet në Tiranë, më 18-20-nëntor të këtij viti. […]

Fier, kundërshtojnë parkun. Banorët përleshen me policisë

$
0
0
Projekti i Bashkisë së Fierit që parashikon rehabilitimin e hapësirave pranë xhamisë për të ndërtuar parkun qendror të qytetit është kundërshtuar nga pronarët e pronës, të cilët protestuan duke kërkuar kompesimin me çmimin aktual të tregut. Gjatë protestave të zhvilluara me dite me radhë nuk munguan as përplasjet me uniformat blu. Banorët shprehen se zotërojnë […]

Seri tërmetesh në Itali, flitet për 63 viktima

$
0
0
Katastrofë e vërtetë njerëzore në qendër të Italisë pas tërmetit prej 6,2 ballësh që dërrmoi zonat rurale në afërsi të Peruxhës. Mediat italiane raportojnë për të paktën 63 viktima, ndërsa vazhdojnë operacionet për të gjetur të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave të shumta të shembura. Tërmeti goditi në orën 03:36 të mëngjesit 76 km në […]
Viewing all 154 articles
Browse latest View live