Quantcast
Channel: BOTA – Revista Drini
Viewing all 154 articles
Browse latest View live

Ne rrjedhën e thesarit popullor

$
0
0

Nga Danel Cana

 

Popujt kudo janë, në bazë të përvojës se jetës nxierrin mësime. Ky është një realitet i pranuar edhe nga ana filozofike e shkencore, sepse aty shtjellohet vetë filozofia dhe shkenca.
Mbi bazën e ngjarjeve jetike, janë krijuar edhe historitë, edhe këngët, edhe përrallat, edhe traditat dhe zakonet, të cilat janë kodik i shkruar dhe i respektuar.
Duhet pranur se jo gjithçka që ka krijuar populli, ka jetgjatësi, gëzon pa tjetër respektin e shumicës, apo të gjithëve. Populli i është përshtatur momenteve të veçanta jetike dhe historike, të cilat i ka përjetësuar edhe në tregime dhe këngë të cilat janë nga më të ndryshmet, më të larmishmet, duke filluar nga konkrete e deri tek abstraktet.(Realet dhe irrealet).
Të mos harrojmë se koha është mësuesi më i madh, ashtu siç është edhe për shumë gjëra të tjera mjekuesi, doktorri më i mirë!
Koha evolon, ndryshon, ecën përpara duke përqafuar të renë dhe duke lënë në harresë ose përçmuar të vjetrën. Prandaj ka mbetur edhe shprehja “E sotmja e qesh të djeshmen” dhe kjo është dialektike.
Së bashku me kohën evolojnë, ndryshojnë edhe njerzit dhe gjith shoqëria.
Duke marrë shkas nga disa shprehi zakonore, po theksoj këtu se populli vendos ditë përkujtimore, ditë festash, ditë historike, të cilat kanë lënë gjurmë në jetën e tij.
Zakonishtë ditët historike janë ditë të përkujtimeve të ngjarjeve të mëdha, të ndryshimeve rrënjësore në popull, të lindjes apo vdekjes së heronjve, njerzve të shquar, njerzve përparimtar, të cilët me veprën e tyre kanë kontribuar në zhvillimin dhe emancipimin e shoqërisë.
Njerzit që nderohen, për punën, për veprat, për sakrificën, janë ata që në rastin konkret populli i quan “heronjt e tij”.
Këta heronj janë të përzgjedhur nga politika sunduese përfaqësuese e interesave të vëndit. Por ka edhe një grupim tjetër individësh, të zgjedhur nga një besim fetar, të cilët i prezantohen popullit,apo kombeve, si njerëz të shenjtë, të cilët kanë bërë “mbrekullira” që jo kushdo mundet t’i bëj.
Mbi këtë bazë populli ju ka kushtuar lavdërimet e rastit, këngët, legjendat, historitë, të cilat në të gjitha rastet i kalojnë caqet reale dhe ndërtohen mbi një imagjinatë përrallore.
Shumë nga populli i besojnë si të qëna dhe pikërishtë kjo është dobësia që e mban një popull peng të një besimi apo kulti fetar.
Po sjellim më poshtë një këngë të tillë, e cila i kushtohet një personazhi të veshur me pushtetin fetar dhe që populli beson se ai personazh, kishte cilësi mbinjerëzore, të mbinatyrëshme dhe mund të bënte atë që nuk e bënte askush tjetër. Kështu e këndonin dikur pleqtë në fëmijërin tonë dhe ne si fëmij argëtoheshim për momentin me këto përralla të bukura, kurse sotë, në kohën e internetit këtyre përrallave ju ka ikur koha, ose janë zëvëndësuar me përralla akoma më fantastike si ”Aventurat e Piter Panit”.
E gjithë filozofia e ndërtimit të këtyre lloj përralave fantastike është, që popujt të besojnë se ka një fuqi të “mistershme”, të pa zbuluar, të pa njohur, e cila vepron në momente të caktuara.
Edhe kjo pikpamje, do të zhduket me kalimin e kohës, sepse vitet që vijnë do t’i japin më tepër zhvillim çdo gjëje dhe mbi të gjitha edhe vetë njeriut, si protagonisti kryesor në këtë botë.
Ja një këngë e vjetër, të cilën ju ftoj ta lexoni dhe analizoni, për të cilën deri në ditët e sotme besimtarët bektashian mendojnë dhe besojnë se bënte mbrekullira.
Seç  ja hipe gurit, e bëre veri.
Të keqen të nurit Haxhi Bektashi!
Ç’e shartove dardhën e bëre qershi,
Të keqen të nurit Haxhi Bektashi!
Ç’e shartove fikun, e bëre kajsi,
Të keqen të nurit Haxhi Bektashi!
Ç’i mbështolle retë, i bëre stuhi,
Të keqen të nurit Haxhi Bektashi!
Gurin e qivurit, bëre hajmali!
Të keqen të nurit Haxhi Bektashi!
(v.o. Haxhi Bektashi është krijuesi i sektit fetar bektashi që edhe sotë mbahet si idhull shprtëror i këtyre besimtarëve)

 

 

 

 


Në Chicago, me kolosin Branko Manojloski -Tanashi

$
0
0

Secili takim me kolosin shqiptar ortodoks Branko Manojloski -Tanashi, është epizodë në veti.
Zt. Branko të cilin zakonisht e quajmë xha Branko, është i lindur në Kiçinicë të Rekës së Epërme,  rrethi i Gostivarit, eshtë i njohur për deklarimet e tij trimërore si shqiptar ortodoks i kësaj rrethine, i cili me veprimet e tij kombëtare, tronditi qarqet shtetërore sllavomaqedonase.
                                Në foton e përbashkët, nga e majta: Ilaz Kadriu, Branko Tanashi dhe Jakup Rexhepi

Fillimisht u deklarua shqiptar autokton i Rekës së Epërme, ku gjysh e stërgjysh,u rritën së bashku që nga kohët e lashta të Pellazgo-Illirisë, mbijetuan pushtimet romake, bizantine dhe otomane, për të rrëshqitur kombëtarisht rëndë pas Luftës së I dhe të II Botërore.
Pas ketij deklarimi bombastik,  Zt. Tanashi ishte iniciatori i formimit të shoqates ” Josif Bageri ” ku Branko është kryetar nderi i saj. Menjëherë organizoi marshutën e rrjedhes së Vardarit gjer ne Greqi. E tërë kjo nuk kaloi pa pengesa.
Por Kolosi akoma nuk ndalet.
Edhe pse në moshë,  por fizikisht në gjendje shumë të mirë, 5 muaj vere jeton në Kiçinicë, kurse 7 të tjera në Chicago.
Tani,  posa u kthye nga vendlindja në shtëpinë e tij në pjesën veriore të qytetit.
Duke qënë në kontakte të përhershme telefonike, këtë herë na ftoi ne drekë mua dhe konzulin gjeneral shqiptar të RM, zt. Jakup Rexhepin.
Si zakonisht, zt. Branko ishte mu në vendin e caktuar në ora 13:00.
Urtësinë dhe mençurinë, plaku e tregon me sjelljet e tij që nga fillimi i takimit. Xha Brankos i dëshiruam mirëseardhje në atdheun e dytë të tij,  për të cilin ai ka konsideratë dhe dashuri të veçantë.
Për të rifreskuar memorien zt.Branko, e pyetëm se si qëndronte situata në Maqedoni ?
Na tregoi se kishte marrur pjesë në promovimin e shumë librave të autorëve të ndryshem në Shkup, Tetovë, Strugë e tj.
Situatën e acaruar politike e përshkroi si shumë të komplikuar duke theksuar se kundërshtarët politik nuk janë në gjendje as të drekojnë së bashku.
Shpresojmë që intervenimi i bashkësisë ndërkombëtare ti rregullojë marrëdhëniet e acaruara nderetnike nga të cilat varet edhe ardhmëria e shtetit të Maqedonisë si dhe ardhmëria e shqiptarëve në të.
Takimi ishte i përzemërt dhe miqësor, pasi Zt. Branko Tanashi në cilësinë e kolosit i cili theu akullin dhe e mundi frigen, gëzon respekt të vecantë nga i gjithë komuniteti shqiptar në Chicago.

Në foton e përbashkët, nga e majta: Ilaz Kadriu, Branko Tanashi dhe Jakup Rexhepi

Përkujtohet në Vatikan vrasja e Shtjefën Gjeçovit

$
0
0

U përkujtua në Vatikan, në ambjentet e Universitetit Urbanian, 86 vjetori i vrasjes së Atë Shtjefën Konstantin Gjeçovit, françeskanit kosovar, mbledhësit dhe kodifikuesit të Kanunit të Lekë Dukagjinit, relike kjo mesjetare që tregon se populli shqiptar edhe gjatë asaj periudhe të errët ka pasur ligjet e veta. Atë Gjeçovi, siç kujtonte Faik Konica në një shkrim të vitit 1930, ishte një njeri fjalëpakë dhe i ditur, i dashur dhe punëtor, që përmblidhte në vetvete një “lartësi të përulur”, pasi nga një anë i mësonte fëmijëve të famullisë, nga ana tjetër mblidhte dhe studionte të dhënat e së drejtës dokësore mesjetare dhe bënte gërmime arkeologjike duke nxjerrë në dritë materiale me vlerë të veçantë historike.

Pikërisht në përvjetorin e vrasjes së tij nga fanatikët nacionalistë serb, Universiteti Urbanian në Vatikan në bashkëpunim me shoqatën kulturore “Occhio Blu”, të drejtuar nga ambasadori Mario Bova, përkujtuan Gjeçovin me tre kumtesa që u mbajtën nga antropologu Donato Martucci, studiuesja e letërsisë Blerina Suta dhe profesor Ardian Ndreca.

​Takimin e ​pershendeti i Ngarkuari me Pune i Ambasades shqiptare prane Selise se Shenjte, z. Visar Zhiti.

 

B.D

Dom Ndoc Nikaj, 30 botime dhe shtypshkronja Nikaj

$
0
0

Nga Frano Kulli

 

Sivjet mbushen 25 vjet nga dita, kur në kapelen e rrënuar të “Vorreve t’Rrmjajit” në Shkoder u tha mesha hymn dhe sfidë, ndaj rregjimit paranojak ateist, e para pas një ndërprerjeje po kaq të gjatë të të drejtës për të besuar.Kjo ka ngjarë me 4 nëntor 1990…dhe rendin e përkujtimoreve sivjet në këtë përvjetor e hap paraqitja e ribotimit të një libri të hershëm, që për autor ka njërin prej famullitarëve  të radhës, Dom Ndoc Nikaj.
”Histori e Shcypnis” është vepra në dy pjesë; pjesa e parë, botuar në Bruksel me 1902 dhe e dyta, botuar në Shkoder, me 1917”. Tani, të dyja përmbledhur në një libër., me kujdesin e përkorë të famullitarit të ri të Shkodrës Dom Artur Jaku dhe puntorit pasionant të shkencës së historisë, Dr. Dom Nikë Ukgjini.
Lindur në Shkoder 150 vjet më parë, Dom Ndoc Nikaj, prift katolik dioçezan, historian, veprimtar atdhetar, është gjithashtu autori i romanit të parë, shkruar në shqip. Titulli në origjinalin e veprës është: “Marzia e ksctenimi n’filles t’vet”  (Marcia e krishtënimi në fillesë të vet). Është historia e martirizimit të Marcies, e cila kallet e gjallë në dhe, sepse nuk pranon të mohojë Krishtin. Vepra është një rrëfim ndërmjet agjiografisë e romanit, me gjatësinë e një novele. Ndoc Nikaj ka lënë shtatë romane të pabotuara.Është pararendës i prozës në gjuhën shqipe, pararendës i Mihal Gramenos, i Milto S. Gurrës, i prozës se Foqion Postolit, Filip Papajanit, Mid’hat Frashërit, Ernest Koliqit
”Unë fillova me shkrue vakinat (ndodhitë) e kishës ,që me ndihmën e Pieter Dodmasejt mbujta me shtyp në shtypshrojen e Propagandës së Romës në vjetin 1888.Mbas atij libri ,në shtypshkrojen e Jezuitve shtypa ma t’parin romanzë “Marzia e ksctenimi n’fillesë t’vet”…e qi kjenë fillesa e botimeve mija. –(Kujtime të një jetes së kalueme-Plejad,2003)
Siç është e njohur, më 1897 Faik Konica fillon botimin e së përkohshmes “Albania”. Që në fillesë, don Ndoc Nikaj bashkëpunon pothuaj rregullisht me artikuj me përmbajtje politike, shoqërore dhe atdhetare.Me pseudonimin “Nakdomonici”…Nëpërmjet pseudonimit të Nikajt, bashkëpuntorit të zellshëm të revistës presigjioze, Atë Gjergj Fishta në poezinë satirike “Nakdomonicipedia” , në hyrje të vëllimit të tij me satira  “Anzat e Parnasit” me përpjekjet fisnike dhe atdhetare të mikut të tij, përqesh hierarkinë e përmbysur të vlerave sociale në Shqipninë e kohës (1907)…
Me at’ t’bukren histori,
Qi ke shkrue permbi Shqipni,
Aq idhnim pa fe nevoje,
E ndoj borxh edhe n’shtypshroje ?…
Sot n’Shqipni, more lum miku,
Histori asht meteliku .(Gj.Fishta-vepra 7-Botimet Fishta)
Më pas, Nikaj do të vijojë edhe me të tjera botime historike, por edhe libra këndimi e tekste të tjera mësimi për shkolla.Të botuara janë rreth 30 vepra të gjinive e zhanrreve të ndryshme, pa numëruar këtu ata të lëna në dorëshkrim, një bilanc krijues ky i lakmueshëm për shumë të tjerë vërsnikë të Nikajt por dhe jo vetëm.
Dom Ndoc Nikaj solli të parën shtypshkronjë  publike në Shkodër, me 1909.Dhe e para punë  në të ishte shtypshkrimi i fletores së vet, fletores së parë politike të botuar në shqip me 1910-tën me emrin “Koha”, periodik, i cili gjithashtu do te vijoje te botohet edhe 11 vjet me vonë, deri më 1921, me të tjerë emra “Bashkimi” “Besa shqyptare” dhe “Zani i Shkodres”. Kjo fletore  shënon  fillesën e të botuemit të librave në gjuhën shqipe , në Shqipëri…
Në një artikull të “Hylli i Dritës”, të vitit 1938, në 50 vjetorin e meshtarisë së tij shkruhet:
“…Shpìrt energjik e shqyptàr në veshtrimin e njimendtë të fjalës, D. Ndoc Nikaj kje nji nder mâ të parët reakcjonarë qi ndieu me nji intensitet të këthellë nevojen e të perhapunit të gjuhës shqype. Shkrimet e tija të shumëta nuk paten qellim tjeter veç me e rrajosë në zemren e popullit dashtnìn e gjuhës amtare…Në vjetin 1892, në sà gjindej famulltàr në Shkrel, Emzot Doçi prej Oroshi rà në Shkrel, kû u formue ndermjet tyne nji lidhëje veprimi patriotike, qi mâ vonë dha fryte mjaft të dobishme për ngritjen e indipendencës s’onë kombtare. Kjo lidhëje kje thirrë “Lidhëja e msheftë per Fè e Atdhè”. Kjo lidhëje e msheftë muer të hapun e dha mâ vone frytet e duehuna në rasen e kryengritëjes kundra Turkìs…”
Dhe si shpërblim për gjithë sa bëri për kulturen shqiptare ,për gjuhën, historinë dhe lirinë e kombit të vet…dom Ndoc Nikaj u arrestua nga komunistët më 1946, në moshën tetëdhjetedyvjeçare, me akuzën absurde të planeve për përmbysjen e qeverisë me dhunë. Vdiq në burgun e Shkodrës pesë vjet më vonë, në janar 1951.

 

 

 

Gjurmues dhe pasqyrues i krenarisë dhe i atdhetarisë shqiptare

$
0
0

(Rreth librave studimorë dhe ndihmesave të Gjekë Gjonajt në fushën e publicistikës në Mal të Zi)

 

Nga Gjovalin Shkurtaj

 

Gjekë Gjonaj është tashmë një emër i mirënjohur në gazetarinë e shqiptarëve në Mal të Zi, intervistat, artikujt dhe reportazhet e të cilit për trojet shqiptare në Ulqin e rrethina, në malësinë e Trieshti, Hotit, Grudës, Martinajve të Plavës etj. janë botuar në faqet e gazetave të ndryshme e kryesisht te “Koha javore” (Podgoricë), “Koha jonë” (Tiranë), “Ilyria” (Nju-Jork), “Jeta Katolike” (Nju-Jork),”Zani i Shna-Ndout (Tuz), “Kumbona e së dielës” (Shkodër), “Zëri “ , “Koha ditore” e “Bota sot” (Prishtinë), si dhe në “Buzuku” (Ulqin), organ në të cilin ai është edhe ndihmëskryeredaktor.

Gjekë Gjonaj ka qenë një nga themeluesit dhe gazetari i parë për emisonet në gjuhën shqipe në Televizionin e Malit të Zi, që ka filluar pikërisht me “Kronika e javës”, në vitet 1986-1992 , kohë kur ai ka punuar si gazetar në Radion e Malit të Zi.

Por, Gjekë Gjonaj, krahas (dhe përtej) vlerësimeve si gazetar e autor reportazhesh shumë të pëlqyera, është edhe gjurmues e hulumtues i zellshëm i historisë shqiptare, duke gjakuar të ndriçojë e të bëjë të njohura figura të mëdha të kombit shqiptar, si Prekë Calin e Kelmendit, një nga figurat madhore e madhështore të patriotizmit shqiptar, të cilit ai do t’i kushtonte librin e tij të rëndësishëm monografik “Prekë Cali-Piramidë e kufijve të Shqipërisë” (Tiranë, 2005, 273 faqe). Një vepër madhore e me vlera të shënueshme historike e dokumentuese.

Në vitin 2008, që shënon edhe pikën më të lartë të prodhimtarisë apo “korrjeve” historiko-kulturore dhe të prurjeve të tij si gazetar e analist, po gjithashtu edhe si dëshmues e dokumentues i përkushtuar i jetës dhe i përjetimeve e bëmave të malësorëve të trojeve shqiptare në Mal të Zi, Gjek Gjonaj do të botonte tri vëllime të çmueshme e pikërisht:

Njëmendësi shqiptare”-35 intervista me personalitete të shquara të artit, letrave dhe gazetarisë shqiptare, si (në rendin e paraqitur në libër): Serafin Fanko prej të cilit shkoqit idetë dhe mendimet e tij në boshtin “Teatri duhet liruar nga prangat ideologjike”; Gjelosh Gjoka, piktor i shquar e akademik nga Malësia, intervista e të cilit përthekohet në temën “Arti i mirëfilltë nuk njeh kufij dhe është I kuptueshëm për të gjithë”; Riza Rexha nga Ulqini, prej të cilit Gjeka merr pohime në lidhje ndihmesa të tij “Pjesë e historisë së vendlindjes”; Imzot Angelo Masafra, ipeshkëv me origjinë arbëreshe, i cili pohon “Ēndërroj rajonin e Ballkanit në paqe. Për këtë edhe punoj”; Nail Draga, gjeograf nga Ulqini, prej të cilit sjell trajtesa për “Realitetin shqiptar në prizmin e dëshmive”; Kolë Berishaj, i cili thekson se “Në kosovë askush nuk do të pranonte diçka më pak sesa pavarësinë”; Rexhep Mejdani, ish-President i Republikës së Shqipërisë, me të cilin Gjeka dialogon dhe sjell opininon e tij “Obligimi ynë-plotësimi i kritereve për integrim”; Joseph Dio Guardi, senator amerikan me origjinë arbëreshe, prej të cilit merr velërsime në tematikën “Po bëj çdo gjë për ruajtjen e krenarisë shqiptare”: Vily Kamsi, i cili në intervistën e tij pohon se “Edhe pse në moshë të thyer, gjithnjë punoj”. Libri vazhdon me shumë të tjerë, si Tonin Çobani, Pjetër Arbnori, Skënder Drini, Dom Nikë Ukgjini, Simë Dobreci, Shaban Demiraj, i cili në intervistën e tij shprehet se “Dallimet midis dialekteve të shqipes-parëndësi”; Jorgo Bulo, Gj.Shkurtaj, Ilir Meta, Jeta Katro Beluli, Artan Haxhi, Myslym Hotova, Sabri Godo, prej të cilit në intervstë shkoqit idenë “Malii Zi-vendi më mik i Shqipërisë”; Ismail Kadare, në intervistën e të cilit trajtohet “Prania shqiptare do të ndihet në Evropë”; Rexhep Qosja, që vlerëson se “Duke mbiçmuar ato që janë bërë nuk i shërbejmë ngritjes së nivelit estetik të letërsisë sonë”; Erling Johansen, i cili pohon “Jam krenar që fëmijët e mi kanë gjak shqipar”. Sillen në libër edhe intervista të tjera, si me shkrimtarin Enver Gjerqeku, porosia e të cilit është se “Të rinjve u duhet ndihma e krijuesve të vjetër”; nga studiuesit arbëreshë Zef Chiaramonte nga Sicila dhe nga Françesko Altimari nga Kalabria, mesazhi i të cilit është “Mbijetesa e fuqishme historike”. Libri përmban edhe intervista nga Alfred Kaçinari, Jevrem Brkoviq, Hysni Hoxha, Nevila Nika.

Vlera e një libri të tillë, kaq të pasur me kumte e vlerësime prej figurash të dalluara të letrave shqipe e më gjerë, sidomos të shumë dashamirëve të Shqipërisë e të shqiptarëve që ka tubuar në libër, është ajo që e thotë bukuraza vetë Gjekë Gjonaj në parathënien e e tij: “Përherë jam gëzuar dhe gëzohem që populli im ka pasur, ka dhe do të ketë intelektualë të përmasave universale, të cilët, për mua kanë mbetur dhe janë shembull i punës vetëmohuese për të ngritur kulturën shqiptare në një nivel të lartë.”

Në po atë vit (2008) Gjekë Gjonaj boti edhe librin tjetër me titull “Gjurmave të kohës”, Enti Botues “Gjergj Fishta’ (360 faqe), në të cilin ai shkruan për figura të shquara kombëtre si: “Dom Gjon Buzuku, autor ilibrit të parë shqip”, “Vepra e Gjon Buzukut dhe rëndësia e saj shkencore”, “At Gjergj Fishta, figurë madhore e kulturës dhe e historisë sonë kombëtare”; “Nëna Tereze-misionare e dashurisë”, “Nëna Tereze është shqiptare”, “Shtatorja e Nënës Tereze edhe në Ulqin” (f.47-74).

Në kreun e titulluar “Personalitete historike”, janë tubuar shkrimet: “Ded Gjo’Luli, figurë historike e Malësisë”, ”Shtëpia muze e Ded Gjo’Lulit”, Baca Kurti-krenaria e Malësisë”, “Tringë Smajlja Ivezaj-heroinë e Malësisë, “Pretash Zeka,luftëtar për mbrojtjen e trojeve shqiptare”, “Epopeja e lavdishme e Oso Kukës” (f.82-112).

Kreu I tretë më titullin “Lamtumirë, President” përfshin shkrime rreth vdekjes së presidentit të Kosoëvës,Ibrahim Rugova.

Kreu i katërt ka dy shkrime për dy figura të mëdha nga radhët e klerit shqiptar të anëve të Malësisë: Dom Simon Filipajt, njeriut që realizoi botimin e plotë të Biblës në gjuhën letrare shqipe dhe at Vinçenc Malaj, figurë poliedrike e kulturës dhe e historisë shqiptare. (f.167-190) Në kreun e pestë pëmblidhen shkrime kushtuar arsimtarëve, gazetarëve dhe artistëve të njohur të anëve të Malit të Zi, si Gjergj Gjoka, Mark Ujkiqi, Zake Prelvukaj, Seida Belgoviq etj.

Në kreun e gjashtë përmblidhen intervista të ndryshme, si me aktoren Ema Andrea dhe aktorin Timo Flloko, me poetin Xhevahir Spahiu dhe me shkrimtarin Besnik Mustafaj.

Kreu i shatë u është lënë opinioneve dhe vështtrimeve për figura të mëdha të kombit shqiptar, si dhe mjaft dukurive nga jeta bashkëkohore e shqiptarëve të Malit të Zi.Në kreun e tetë, sillen shkrime me prurje nga fusha e folklorit dhe e etnografisë, si “Muzeumi etnografik i Malësisë”, “Xhubleta-mbretëresha e veshjebve shqiptare” dhe “Veshja popullore e Shestanit”.

Në vitin 2010 gjekë Gjonaj botoi librin “Shqipet e maleve”, kushtuar jetës së shqiptarëve në Malin e Zi, një libër me vlera të shumta njohëse dhe i shkruar bukur.

Kam pasur nderin të shkruaj edhe parathënien e atij libri dhe, pikërisht për prurjet e vlerat e shumta të atij libri, edhe mbas botimit, herë mbas here, i kthehem dhe e rilexoj për të cituar shumëçka nga bëmat historike dhe vetitë e larta të malësorëve shqiptarë në Mal të Zi e më gjerë, të cilët Gjekë Gjonaj, me një metaforë të goditur, i quan “shqipet e maleve”. Dhe, së mbrami, por jo për nga rëndësia, zoti Gjekë Gjonaj sapo më dërgoi dy librat e tij më të rinj: “I dentiteti etnolinguistik dhe kulturor i shqiptarëve”(recensione-vështrime), Botimet Gjergj Fishta, 2014 (212) dhe “Bijtë e shqipes”, Botimet Gjergj Fishta, 2015 (416 faqe).

Krerët e librit “Bijtë e shqipes” janë jo vetëm kërshërindjellës, por edhe me prurje të freskëta për një numër temash gjithmonë të pavdira, si “dashuria për flamur” (Kreu i parë, f.11-34), ku gazetari me prirje të theksuara prej dokumentuesi, dëshmuesi e historiani, na jep një kronologji të përdormit të flamurit kombëtar shqiptar prej vitit 1905 deri në vitin 1968, duke sjellë dëshmi , prurje fakuese, të dhëna nga Tivari (1905), Tuzi e Trieshi (1906).

Kreu i dytë i librit (f.35-84) me titull “Kurrë të mos harrohen”, Gjonaj na jep shumë dëshmi e dokumente me vlerë, prej të cilëve meriton të veçohet “Letër e Papës Palit të 6-të ,me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Skëndërebut (më 17 janar 1968). Letrën e Papës, Gjekë Gjonaj e ka përkthyer nga latinishtja dhe ajo letër, deri më sot gati krejt e papërmendur (ose, në most jetër) e pacituar, qoftë edhe për arsye të censurës në kohën e Shqipërisë komuniste, fillon me këto fjalë që zgjojnë kureshtje të këndshme:

Ky është biri i një toke (thotë letra e Papës, duke folur për Skënderbeun) që ka pasur fatin të jetë e përfshirë nga apostullati i Shën Palit e ndoshta e pajisur nga një farë ungjillëzimi nga ky vetë, ndërsa kjo figuron si Kishë hierarkike në shekullin IV”.

Ajo Letër është plot vlerësime e pohime, jo vetëm dashamirëse e të rëndësishme nga Papa Pali për shqiptarët e për Skënderbeun,po edhe me rëndësi të përhershme dhe aktuale për cilësitë dhe vlerat etno-kulturore të një plejade figurash të klerit katoloik shqiptar.

Gazetari ynë, Gjonaj, shënon se disa pjesë të Letrës së Papa Palit kanë qenë përkthyer nga latinishtja prej Dr.Athanas Gegajt dhe botuar në gazetën “Dielli” më 7 shkurt 1968, shoqëruar me këto fjalë vlerësuese: “Vatra” dhe të gjithë shqiptarët i mbeten mirënjohës Shejtëris së tij, Papë s Palit VI për shprehje fisnike që shkroi në atë Dokumnet të veçantë pëë Skënderbeun, për popullin shqiptar dhe për bijtë e tij kudo në botë. Ky është një dokument për të cilin krenohemi dhe i mbetemi mirënjohës Selisë së Shënjtë,-thotë në fund të shkrimti Athanas Gegaj”. (f.37).

Krejt kreu i dytë i këtij libri është plot me shkrime që të mahnisin me aftësinë qëmtuese të Gjekë Gjonajt për të risjellë në vëmendjen e shqiptarëve të kohës sonë disa prej pikave të paharrueshme të shkrimtarisë e të vlerave gjuhësore të mjediseve shqiptare në Malin e Zi. Kështu, aty na tërheqin shkrimet“Arnold fon Harfi, gjermani i cili dokumentoi se shqipja në Ulqin ishte gjuhë amtare para gjashtë shekujsh” (f.43), “37-vjetori i Besëlidhjes së Malësisë” (f. 49-52), “Nderohet kujtimi i Dom Simon Filipit”(f.53-57), “Rasim Llolla, misionar i tolerancës ndërfetare” (f.57-63), Gjekë Rudaj, bamirësi i madh i Ulqinit” (f.64-72); “Mark e Kolë Dedvukaj, shembull biblik i qëndresës njerëzore (f.73-78), Pretash Ulaj, trim i edukuar në votrën shqiptare” (f.79-84).

Kreu i tretë me titull “Copëza historike nga vendlindja” (f.87-191) çelet me shkrimin hyrës “Nga e kaluara e Trieshit”, ku autori derdh jo vetëm dashurinë për vendlindjen e tij, Trieshin, po edhe sjell një varg shkrimesh shumë tërheqëse e plot vlera historike e kombëtare me të cilat ai krenohet (po edhe na fton të krenohemi edhe ne si shqiptarë) për bëmat e bijve të mëdhenj që ka nxjerrë Trieshi në rrjedhë të shkujve. Përmendim, p.sh. “Nikollë Ivanaj-personalitet i shquar i shtetit dhe i pavarësusë shqiptare” (f.142-150); “Kontributi i Nikollë Ivanajt në shtypin shqiptar” (151-159); Mirash Ivanaj-harresa e dhimbshme mbi eruditin e madh” (f.160-172), si dhe një varg shkrimesh dhe intervistash me rëndësi për të pohuar vlerat atdhetare,si dhe ditunore e arsimore e kulturore të Trieshit e trieshjanëve, pauses i zellshëm e meritor i të cilëve është, pa dyshim, edhe vetë miku e gazetari ynë i njohur,Gjekë Gjonaj.

Ditët e fundit, zotin Gjekë Gjonaj e kemi propozuar të jetë në Këshillin Botues të gazetës “Nacional”, propozim që është pëlqyer e pranuar pa ngurim nga Kryeredaktori, z.Mujë Buçpapaj. Me këtë rast, si mik e dashamirë i autorit, për ata që mund të mos e njohin (ose që nuk i dinë të gjitha) ndihmesat, artikujt dhe librat e botuar nga z.Gjekë Gjonaj, po shënojmë shkurt sa vijon:

Gazetar, publicist dhe studiues. Ka lindur më 20 mars 1958 në Triesh (Malësi e Madhe), Komuna e Podgoricës, Mal i Zi). Librat e tij janë pëlqyer, përhapur e vlerësuar nga studiues dhe personalitet të mirënjohura të letrave shqipe në Mal të zi, në Shqipëri,Në Kosovë e në diasporën shqipare, sidomos në Amerikë, ku ai ka edhe aq shumë farefis e miq që e duan dhe e ndjekin veprimtarinë e tij të lëvdueshme publicistike e studimore. Përmendim, ndër të tjera, vlerësimet e recensionet e përgëzimet për veprat e tij nga nga Prof.dr.Simë Dobreci, prof.dr.Bahri Brisku , prof.dr.Hamit Boriçi, prof.dr.Hysni Hoxha, prof.dr.Romeo Gurakuqi, prof.dr.Alfred Çapaliku e shumë të tjerë.

Kam shkruar edhe unë, disa herë, për librat e ndihmesat e Gjekë Gjonajt, sidomos kam vlerësuar rëndësinë e madhe të librit monografik “Prekë Cali-Piramidë e kufijve të Shqipërisë” (2005) dhe për librin “Shqipët e maleve” ( 2010). Në pritje që, në paçim shëndet e kohë, në ditë që pasojnë të ulem e të shkruaj edhe për dy librat e tij më të rinj, që sapo m’i ka dërguar, po lejohm të përdor si mbyllje një vlerësim të shprehur edhe më parë: Gjekë Gjonaj është ende i ri në moshë, porse shkrimet, emisionet radiofonike, artikujt në organe të shumta të shtypit shqiptar, pastaj librat e tij të këtyre dhjetë a pesëmbëdhjetë viteve të fundit, e kanë bërë atë jo vetëm të njohur,por edhe një penë të autoritetshme e me peshë në gazetarinë dhe në botën e letrave shqipe.

Prej shkrimeve dhe librave të Gjekë Gjonajt lexuesit e sotëm, do të përfitojnë shumë, do të mësojnë shumë gjëra nga bëmat e vlerat e Malësisë së Mbishkodrës dhe m gjerë për vendet shqiptare në Malin e Zi dhe, pa dyshim, do t’u lindë edhe dëshira për t’i vizituar Malësinë, Krajën, Ulqinin etj. duke gjetur atje, edhe sot e gjithë ditën, bujarinë tradicionale shqiptare, mikpritjen e pakundshoqe, fjalën e ëmbël shqipe, këngët epike, natyrisht edhe dëshirën ende të zjarrtë të shqiptarëve në Malin e Zi për të mbetur edhe më tëj shqiptarë. Shqiptarë në gjuhë, në zakone e në tradita, sepse kjo nuk i pengon aspak për të vazhduar të jenë edhe shtetas të mirë të Malit të Zi, ku jetojnë prej shekujsh.

Tiranë, 18 tetor 2015

Nisëm për shpalljen e Aristidh Kolës nderi i kombit shqiptar

$
0
0
Nisma e një grupi intelektualësh të Tiranës dhe ish emigrantësh në Greqi, për dhënien Aristidh Kolës të titullit “Nderi i Kombit”, bëri mbledhjen e saj të parë me rastin e 15 vjetorit të vdekjes së studiuesit dhe veprimtarit të madh arvanitas.
Miq e lexues të pasionuar të veprave të këtij studiuesi, por edhe ish emigrantë shqiptarë në Greqi, u gjenden në kafe-bar Muza, një lokal ku mblidhen krijues kryesisht të dielave dhe folën për jetën e veprën e Aristidh Kolës. Fjalën e hapjes e mbajti shkrimtari Pandeli Koçi, ndërsa kineasti dhe poeti Kolec Traboini, që e ka njohur personalisht Aristidh Kolën dhe vitin e kaluar ka botuar një libër mbi atë, lexoi propozimin e përgatitur që do t’i dërgohet Presidentit të Republikës duke sjellë arsyet e këtij propozimi si dhe një biografi të shkurtër të veprimtarit të shquar arvanitas të cilat po i sjellim më poshtë: 1-Krenaria e tij si shqiptar, e cila e shoqëroi deri në fund të jetës e prej të cilës nuk hezitoi e nuk hoqi dorë kurrë sado presion dhe luftë që i bënin. 2-Guximi për të thënë të vërtetën, për të mbrojtur kulturën gjuhën e traditat shqiptare ndër arvanitët e Greqisë. 3- Dashuria e madhe për atdheun e të parëve dhe popullin shqiptar në Shqipëri, Kosovë, arbëreshët e Italisë, shqiptarët e Maqedonisë dhe kudo ku ata ndodheshin në botë. 4-Udhëheqës i madh i arvanitasve, veprimtar i palodhur në gjithçka që i shërbente indentitetit arvanitas; organizator i veprimtarive për mbajtjen gjallë të kulturës e traditave të popullit të vet. 5-Përkushtimi i jashtëzakonshëm për ngritjen e dinjitetit të shqiptarëve të Greqisë për të cilën la cdo gjë, dhe profesionin e avokatit, dhe u mor tërësisht me kërkime e studime në fushën e kulturës popullore dhe historisë. 6-Studiues që solli vepra voluminoze që bëjnë histori, mjaftojmë të kujtojmë “Arvanitët dhe prejardhja e grekëve”, që ka njohur mbi 14 botime dhe që konsiderohet si bibla e arvanitasve, vepër që ka hyrë në çdo shtëpi shqiptare dhe me fakte historike të ngjall krenarinë e të qenit shqiptar. Edhe “Gjuha e perëndive” është një vepër studimore që sjell argument që gjuha shqipe është vazhdimësi e gjuhës ilire dhe si një gjuhë të cilën e flisnin perënditë e Olimpit, çfarë e bën krenar çdo shqiptar në botë. 7- Publicist i madh, mbrojtës i patundur i kauzës së shqiptarëve në Ballkan, mbrojtës i shqiptarëve të Kosovës, për të cilën shkroi dhe veprën “Greqia në kurthin e serbëve të Millosheviçit” Athinë 1995, përkthyer edhe në shqip. 8-Njeriu i paqes, megjithëse luftëtar i madh i kauzës së kulturës dhe dinjitetit të popullit të vet, ai dëshironte që në mes të dy popujve më të vjetër në Ballkan të kishte miqësi e mirëkuptim, sepse vetë popujt kurrë nuk janë burime luftërash ata më së shumti e pësojnë prej politikës së mbrapshtë të kastave e qarqeve ekstremiste. 9- Sakrifikoi gjithçka për kauzën në të cilën besonte, pa kursyer asgjë, madje edhe jetën e tij, sepse gjithmonë jetoi nën kërcënime deri me vdekje, por kurrë nuk u zmbraps e kurrë nuk u mposht. 10- Figura e tij madhore, krenaria e tij për prejardhjen shqiptare, është sot një burim frymëzimi për të gjithë shqiptarët e Greqisë, por edhe në mbarë botën. Mbi figurën e Aristidh Kolës folën Vasil Premçi, Kujtim Dashi, Natasha Lushaj, Farida Ramadani që kishte ardhur nga Shkodra, Riza Braholli,Naum Kule- kryetar i shoqatës “Myzeqeja”, Dhimitër Xhoga, Namik Selmani, Agron Çalliku dhe Artur Zadrima ish-emigrant në Greqi. Në këtë takim u recituan edhe krijime kushtuar Aristidh Kolës, të autorëve Kolec Traboini, Sazan Goliku, Robert Goro, Arben Llalla, Xheladin Mjeku, Arqile Gjata, Sotir Goxhaj, Bardhosh Xhelaj si dhe elegji popullore arvanite. Pjesëmarrësit u informuan edhe për përhapjen e menjëhershme të kësaj nisme në tërë trevat shqiptare. Në Prishtinë kemi nismëtarë figurat e njohura atdhetare, Hydajet Hyseni, dhe Ismet Hajrullahu, në Prizren Neriman Braha dhe Nexhmi Lajqi, në Tetovë kemi nismëtar historianin Arben Llalla, i cili e ka njohur nga afër Aristidh Kolen dhe ka shkruar një libër për të. Në Tiranë ku lindi kjo nismë, Kolec Traboini dhe Pandeli Koçi. Nismëtarët e Prishtinës në bazë të njoftimeve nga Ismet Hajrullahu shprehin dëshirën e organizimit të një konference shkencore kushtuar jetës e veprës së Aristidh Kola. Së shpejti do të kemi një takim të grupeve nismëtare që mendohet të organizohet në Prishtinë, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë dhe Kosovës.
Informacioni u shpërnda nga grupi
“Miqtë e Aristidh Kolës”.

 

 

 

 

 

 

Vepra e plote e At Gjergj Fishtes

$
0
0

Nga Frano Kulli

At Gjergj Fishta kishte 144 vjetorin e lindjes (23 tetor 1871)
Kjo eshte vepra e plote e Fishtes, gjithe ajo qe ai ka lene te botuar ne rreth 45 vjet te krijimtarise se vet, Poezia Lirike (“Mrizi i Zanave”, “Vallja e Parrizit” etj., si dhe poezi te perkthyera prej tij nga letersia bashkekohore europiane-vellimi 1,2,3), Epika (Lahuta dhe poema e pa mbaruar “Mojs Golemi”-vellimi 4),Dramatika (“Juda Makabé”, “Jerina ase Mbretnesha e luleve dhe gjithe melodramat e tjera-vellimi 5 dhe 6),Satira (Anzat e Parnasit dhe Gomari i Babatasit dhe Visku i Babatasit…-vellimi 7 dhe 8) dhe e gjithe publicistika (artikujt dhe esete e botuara ne “Hylli i Drites”, “Posta e Shqypnise“, te cilat i pati themeluar vete, si dhe artikuj e shkrime te tjera botuar ne revista e periodike te tjere-vellimi 9 dhe 10.
Botimi eshte i “Entit botues “Gjergj Fishta”.Eshte pergatitur dhe paisur me shenime spjeguese gjuhesore nga redaksia e perbere nga:Prof.Tonin Cobani, prof.Tefe Topalli, Dr. Ndue Zef Toma, Prof.Stefan Capaliku dhe prof. Hamit Borici.

 

 

 

Thesar Kombëtar… edhe n’Tetovë

$
0
0

Libri “Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi” tani e tutje mund të gjendet edhe në qytetin e Tetovës. Konkretisht, botimi numër 4 gjendet në bibliotekën e qytetit të Tetovës.
Përveç kësaj, “Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi”, botimi numër 5 do të promovohet vitin e ardhshëm (Korrik 2016) në qytetin e Tetovës nën patronatin e kryetares së komunës së Tetovës. Këtë e bëri të ditur vet kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi në një takim me kryetarin e SHSHASH “Papa Klementi XI Albani”, Hysen Ibrahimi. “Do të organizojmë vitin që vjen, në kuadër të kalendarit të aktiviteteve kulturore në Tetovë, të jetë pjesë edhe promovimi i librit “Thesar kombëtar i mërgatës shqipëtare në Suedi – botimi i radhës”, si dhe disa libra të tjerë të autorëve shqiptarë nga mërgata dhe autorë vendorë”, u shpreh Arifi. Kryetarja Arifi, përveq tjerash potencoi se ka shumë sfida në rrugën e saj drejt një qeverisje të mirë, mirëpo për aktivitete kulturore do të jap gjithmonë kontributin e saj.
Përveç kryetares së komunës së Tetovës, libri në fjalë gjeti përkrahje edhe te rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Vullnet Ameti. Ameti falemnderoi punën që bënë shoqata e shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë dhe ofroi përkrahje të vazhdueshmë për punën dhe veprën e bashkëatdhetarëve.
Nga ana tjetër, sekretari gjeneral i Universitetit të Evropës Juglindore, shprehi gatishmëri për bashkëpunim ndërmjet Universitetit dhe Shoqatës dhe mundësinë e pjesëmarrjes në sesionin e pestë shkencor, i cili do të mbahet në Lund të Suedisë, në muajin Maj të vitit 2016.
Përveç, Universitetit të Evropës Juglindore edhe Universiteti Shtetëror i Tetovës shprehu gatishmëri për pjesëmarrje në këtë sesion shkencor. Në këtë sesion shprehu gatishmëri për pjesëmarrje edhe kryetarja e komunës së Tetovës – Teuta Arifi.
Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Hysen Ibrahimi, njëherit edhe nënkryetar i Lidhjes së Krijuesëve Shqiptarë për Mërgatë, u takua me kryetaren e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, pastaj me Rektorin i Universitetit Shtetëror të Tetovës – Vullnet Ameti, si dhe Sekretarin Gjeneral i Universitetit të Evropës Jug-Lindore – Xhevair Memedi.
Në këto takime kryetari Hysen Ibrahimi dorëzoi nga një set prej katër librash, katër botimet e librit “Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi”. Këto takime u aranzhuan nga Sadije Aliti (poete) me bashkëpunëtorët e saj.
Takime të tilla, me përfaqësues të sferave edukative, kulturore e artistike do të organizohen edhe në vendet tjera të trojeve etnike shqiptare, me qëllim për ruajtjen e vlerave kulturore shqiptare.

 

 

 


Përkujtimore për Aristidh Kolën në Prishtinë

$
0
0

Mbështetet nisma për ti dhëne arvanitasit të madh titullin “Nderi i Kombit”

Institutin Albanologjik të Prishtinës, ditën e premte 30 tetor 2015, ora 10:00, u organizua mbledhja përkujtimore kushtuar arvanitasit të madh Aristidh Kola ( 1944-2000) në 15 vjetorin e vdekjes së tij, bashkërenduar kjo me Nismën për Propozimin pranë Presidentit të Shqipërisë për dhënien e titullit Nderi i Kombit Shqiptar kësaj figure të madhe të kombit shqiptar. Në këtë përkujtimore të organizuar nga studiuesit dhe intelektualët shqiptarë të Kosovës morën pjesë Meriman Braha, Deputetja e Kosovës Flora Brovina, shkrimtari Agim Gjakova, Ismet Hajrullahu, poeti Ibrahim Kadriu, përfaqësues të Ministrisë së Diasporës, intelektualë, pedagogë e studentë. Nga Tirana kishin ardhur drejtues të kësaj nisme, miku dhe bashkëpunëtori i Aristidh Kolës, Kolec Traboini dhe shkrimtari Pandeli Koçi.

Mbledhjen përkujtimore e hapi Ismet Hajrullahu, i cili ftoi të pranishmit të mbanin një minutë heshtje në kujtim të Aristidh Kolës. Fjalën kryesore e mbajti Kolec Traboini që solli kujtimet e tij nga bashkëpunimi me arvanitasin e madh, kujdesin që Aristidh Kola tregonte për emigrantët shqiptarë dhe mbrojtja zjarrtë që i bënte kauzës për liri të shqiptarëve të Kosovës. Ai foli gjithashtu për vlerën e madhe të veprës së Aristidh Kolës si dhe për ecurinë e nismës për t’i propozuar Presidentit të Republikës dhënien e titullit Nderi i Kombit.

Për rëndësinë e veprës së Aristidh Kolës dhe kujdesin që duhet të tregojnë institucionet tona e vetë shteti për të mbajtur gjallë në kujtesën e kombit figura të tilla të mëdha foli shkrimtari Pandeli Koçi. Meriman Braha solli kujtimet e organizimit të javës së kulturës arvanite në Kosovë kur erdhën veprimtarë arvanitas, pjesëtarë të familjes së Aristidh Kolës dhe një grup folklorik që dha koncert për banorët e Prishtinës.

Shkrimtari Agim Gjakova vuri në dukje se vendosja e një busti të Aristidh Kolës në Prishtinë apo vënia e emrit të tij një sheshi apo një shkolle, do ta nderonte kryeqytetin e Kosovës. Të pranishmit firmosën kërkesën drejtuar presidentit të Republikës së Shqipërisë për dhënien e titullit nderi i Kombit arvanitasit më të madh të shekullit XX.

Të pranishmit patën rastin të shohin edhe një montazh filmi nga jeta e Aristidh Kolës i përgatitur me këtë rast. Ngjarja u pasqyrua në media vendore bashkë me një grup intervistash të pjesëmarrësve në përkujtimore.

 

 

 

Intervistë me Prof. Ardian Ndreca: Arkivat e Vatikanit na ndihmojnë të njohim vetveten

$
0
0

Pyetje: Zoti Ndreca para pak ditësh në Vatikan u zhvillua një kuvend ndërkombëtar kushtuar pranisë së dokumenteve që kanë të bëjnë me Shqipërinë në arkivat e Vatikanit. Ishin të ftuara figura të rëndësishme të albanologjisë si P. Bartl, M. Mandalà, B. Demiraj, L. Nadin, I. Sarro etj. U tha madje se në Romë nuk zhvillohej një kuvend i këtyre përmasave që nga koha e Koliqit. A mund të na tregoni cilat ishin objektivat e këtij kuvendi ndërkombëtar.

A.N.: Kuvendi trajtonte problemin e randësisë së arkivave të Vatikanit për shkrimin e historisë sonë. Siç dihet, studjues si Valentini, Zamputti, Bartl, Sarro, Demiraj etj. janë marrë gjansisht me ato arkiva, tue na dhanë nji mozaik interesant që mundet dhe duhet të përditësohet tue shtue tesera të reja që të ndriçojnë ma shumë të kaluemen tonë. Nji prej objektivave ishte që të tërhiqej vemendja e shtetit shqiptar për randësinë e hulumtimeve sistematike nga ana e institucioneve shkencore të këtyne arkivave.

Pyetje: A mendoni se ka gjëra të reja për tu zbuluar?

A.N.: Patjetër që po. Për shembull studjuesja Blerina Suta solli diçka krejt të panjohun për Pjetër Budin, historiani Italo Sarro ka botue kohët e fundit dokumente të reja shumë interesante, edhe studjuesja Lucia Nadin solli disa letra të panjohuna të Bogdanit. Megjithatë nuk duhet të ndalemi vetëm tek “zbulimet sensacionale”, pse kemi pa dekadat e fundit mjaft sharlatanë që e kanë luejt deri në fund ketë kartë nepër media. Historia asht interpretim i fakteve dhe i dokumenteve, asht vizion në tanësi i asaj që njihet në detaj, prandaj duhet punë dhe mbi të gjitha duhen formue kërkues të rinj të pajisun me metodë shkencore dhe me instrumentet e nevojshme që mundësojë kërkimet arkivore.

Pyetje: Kemi vënë re sesi nga viti 2006 i keni dhënë hapësirë albanologëve të huaj dhe vendas në revistën Hylli i Dritës që ju drejtoni. A keni gjetur mbështetje tek shteti shqiptar për këtë mision?

A.N.: Nuk mendoj se shteti duhet të bajë gjithçka, nganjiherë mjafton edhe nji fjalë e mirë. Në të vërtetë revista mbahet vetëm me kontributin financiar të françeskanëve. Megjithatë, meqë doli kjo gja, mund t’ju them se kuvendi doli me nji rezolutë drejtue kryeministrit Rama, me anë të së cilës i kërkohet që të themelojë në Romë nji institut studimesh, apo akademi, siç e kanë shumë vende tjera si Hollanda, Egjipti, Rumania, Franca, ShBA etj., që të merret me studimin e arkivave vatikanase dhe italiane. Shpresojmë që kjo qeveri të mund të realizojë diçka në ketë drejtim.

Pyetje: Arkivat, dokumentet e pazbuluara, faktet e panjohura, na ndihmojmë që të shikojmë më me qetësi të shkuarën dhe të ecim drejt së ardhmes disi më të shpenguar. Besoj e keni ndjekur polemikën e fundit të Ben Blushit me figurën e Lef Nosit. A mendoni se po të kishte studjuar më thellë Blushi figurën e Lef Nosit, ndoshta nuk do të kishte bërë thirrje për të prishur monumentin e tij?

A.N.: E ndoqa nepërmjet shtypit polemikën që Blushi ka shkaktue këto ditë, me qëllim me promovue vetveten. Tue e pa çeshtjen me ftohtësi më ban përshtypje sesi nji parlamentar ban thirrje për shkatrrim të dhunshëm monumentesh. Në rastin konkret ai monument asht vu konform me ligjet dhe asnji deputet nuk e nderon nji thirrje si ajo e Blushit, prandaj jam dakord me të kur thotë se parlamenti asht i mbushun me individë mjerana.

Në qoftë se do ta kishte studjue sadopak historinë do ta dinte se populli i Elbasanit e donte dhe i ishte mirënjohës Lef Nosit pse ai e mbajti me bukë në kohën e krizave të Luftës së Parë Botnore, e shpëtoi prej lukunisë së haxhiqamilistave, ndihmoi me nji veprim filantropik bashkëqytetarët e tij, mblodhi dhe botoi dokumente historike me vlerë të padiskutueshme.

Nuk e di nëse qytetarët e Elbasanit kanë arsye me i qenë mirënjohësa Blushit sot për arsye të ngjashme? Sigurisht Blushi nuk ban mirë që mburret se nuk shkon prej disa kohësh në parlament, të paktën të kishte ndershmëninë me lanë mandatin dhe me u engledisë me romanza, por jo me marrë leje krijimtarie tue u pague me taksat e shqiptarëve që e kanë votue me i përfaqsue.

Do të ishte me shumë interes me zbulue proces verbalin e arrestimit të Lef Nosit, pse kur ai lëvizte prej malsive të Shkodrës drejt kryeqytetit, deri në ditët e fundit para arrestimit, kishte me vete, siç kanë dëshmue njerëz që e kanë takue para arrestimit, nji këllef të vogël me gur të çmueshëm që janë zhdukë. Do të ishte me interes me dijtë se ku kanë përfundue, pse sigurisht që ishin pronë e ligjshme e të zotit dhe vjedhja e tyne përban nji krim mbrenda krimit.

Do të shtoja se në qoftë se Blushit do t’i jepnin bezdi ata honxho-bonxhot që çdo vit dalin me fotot e diktatorit Enver Hoxha, do t’ia kishim marrë si parimor këtë reagimin ndaj Nosit, por Blushi ka nji ide komuniste për të majtën, prandaj ka qenë nji e mirë e madhe që e kanë mënjanue nga ajo parti. Blushin e shoh ma mirë përkrah Kastriot Islamit, Sali Berishës, Fatos Nanos, sesa Milena Haritos apo Niko Peleshit. Ndërsa si shkrimtar Blushi ka shumë shokë në Shqipni, ata të aradhës së logorroikëve pa talent, që janë shumica absolute e kategorisë dhe ta neverisin letërsinë.

 

 

 

Jehona e vizitës së Dom Simon Jubanit në Amerikë

$
0
0

Nga Frank Shkreli

 

Katër nëntori shënoi 25-vjetorin e Meshës së Parë, pas një periudhe prej 45 vjetësh persekutimesh fetare në Shqipëri, meshë e cila u celebrua nga kleriku i njohur dhe guximtar, Dom Simon Jubani, më 4 nëntor, 1990 në Shkodër.   Konsiderohet kjo si mesha që shënoi fillimin e shëmbjes së komunizmit dhe rivendosjen e lirive, përfshirë lirinë fetare, në Shqipëri.  Të mërkurën, në qytetin e Shkodrës u përkujtua ky përvjetor me ceremoni fetare nga udhëheqës të Kishës Katolike, ku morën pjesë edhe përfaqsues të feve të tjera.   Të pranishëm ishin gjithashtu zyrtarë të lartë politik të vendit, përfshirë Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

 

Ia vlen që me rastin e këtij përvjetori të kujtohet edhe vizita e parë e protagonistit kryesor të kësaj ngjarjeje me rëndësi, Dom Simon Jubanit në Amerikë, në maj të vitit 1991 dhe pritjes madhështore që iu bë atij në atë kohë anë e mbanë Amerikës, në qarqet amerikane si edhe në komunitetet shqiptaro-amerikane dhe nga besimtarët shqiptarë të tre feve.

 

Protagonisti një epoke të re në Shqipëri! Kështu qe cilësuar Dom Simon Jubani gjatë vizitës së tij në maj të vitit 1991 në Universitetin e San Franciscos në Shtetet e Bashkuara, universiteti që i akordoi atij doktoratën e nderit.  Në maj të vitit 1991, Dom Simon Jubani, i mbijetuari i burgjeve të Enver Hoxhës,  vizitoi një numër  shtetesh dhe qytetesh amerikane, përfshirë San Franciskon, Los Angjelesin, New Jorkun, Detroitin dhe Washingtonin.    Gjatë vizitës së tij në Shtetetet e Bashkuara, kudo shkoi, ai u prit me entuziazëm dhe si hero, ndërkohë që i ishin rezervuar nderimet dhe pritjet më të mëdha, jo vetëm nga komuniteti shqiptaro-amerikan, por edhe nga vet amerikanët, zyrtarë dhe joyzrtarë, me të cilët ai takua gjatë qëndrimit të tij në Amerikë, e të cilët tani kishin dëgjuar për aktin e tij guximtar.   Shtypi i kohës, si ai amerikan ashtu edhe shtypi i komunitetit shqiptaro-amerikan, përfshirë Buletinin Katolik Shqiptar, mbuluan vizitën e tij dhe këto shënime janë nga burime të ndryshme dhe nga kujtimet e mia të asaj vizite të paharrueshme.

 

Në San Francisco, Dom Jubanit iu akordua doktorata e nderit nga Universiteti i San Franciskos, i treti shqiptar, pas Nën Terezës dhe At Shtjefën Gjeçovit që është nderuar me atë titull nga i njëjti universitet, me motivacionin:

“Për qëndrimin tuaj të guximshëm ndaj lirisë së fesë madje edhe me mohimin e lirisë, duke paguar një kosto të lartë prej 26 vjetë burgim dhe kampe pune.  Për përpjekjet tuaja të palodhshme dhe për thirrjet tua për një pajtim kombëtar në Shqipërinë e re postkomuniste, ashtuqë falja dhe drejtësia të kenë mundësi të zëvendsojnë shtypjet totalitare komuniste. Për bashkpunimin tuaj ekumenik me vëllëzërit e krishtërë dhe për bashkpunimin tuaj ndërfetar me besimtarët myslimanë dhe hebrejë. Dhe për praninë tuaj profetike këtu, duke përfaqësuar një numër të madh shqiptarësh të cilët kanë vuajtur persekutimet fetare dhe të cilët kanë dhënë jetën për besimin e tyre, për drejtësinë dhe për paqën.”   Ky ishte motivacioni për nderimin e lartë akademik dhe njohja publike që iu akordua Dom Simon Jubanit në Amerikë – të burgosurit shqiptar të ndërgjegjës fetare dhe apostullit të lirisë fetare, nga Universiteti i San Franciskos më 4 maj, 1991. 

 

Tepër i emocionuar nga ky nderim që iu akordua atij nga një universitet amerikan, Dom Simon Jubani nuk mundi të përmbante entuziazmin dhe  kënaqësinë e tij të madhe për praninë e tij aty dhe për nderimin që iu akordua atij, duke thënë, ndër të tjera se në të vërtetë, ky ishte një nderim që i bëhej mbarë kombit shqiptar dhe vazhdoi duke thënë:  “Unë nuk jam ipeshkëv, por një prift i thjeshtë katundi. Jam përpjekur të jetoj sipas besimit tim dhe të inkurajojë gjithashtu popullin tim që t’i rrij besnik Perëndisë dhe besimeve të veta fetare.  Për këtë aktivitet, unë dhe vëllai im Lazëri, gjithashtu prift, kemi kaluar gjithsejt 62 vjetë në burgjet dhe në kampet e punës në Shqipërinë komuniste. Vëllai im Lazëri ishte me fat sepse vdiq atje si martir i Kishës. Por siç duket,  ishte caktuar prej Zotit që unë të jem sot para jush një dëshmitar i vuajtjeve dhe martirizimit të katolikëve dhe besimtarëve të tjerë në Shqipëri. Unë e pranojë me kënaqësi këtë nderim akademik të çmueshëm, jo për meritat e mia, por në emër të klerit katolik shqiptar dhe të gjithë atyre besimtarëve të feve të tjera të cilët gjithashtu kanë vuajtur dhe kanë dhënë jetën për fe, për drejtësi dhe për liri. Sot, në të vërtetë, ju po nderoni mbarë kombin shqiptar”, përfundoi Dom Jubani fjalimin e tij me rastin e dekorimit nga Universiteti San Francisco, ndërkohë që në emër të popullit shqiptar falenderoi universitetin dhe të pranishmit. Në takimet e tija në San Francisco dhe në të vërtetë gjatë gjithë asaj vizite, Dom Jubani fliste më shumë për të tjerët se sa për veten, duke thënë se të tjerët kanë vuajtur më shumë se ai, dhe se i mbarë populli shqiptar ishte një viktimë e pafajshme e një regjimi të ashpër e të mbrapsht, që promovonte aktivitetet kundër besimit, ndërkohë që kishte shpallur Shqipërinë vendin e parë ateist në botë, diçka e pa dëgjuar dhe e pa parë më përpara në botë, duke i shpallur luftë edhe Perëndisë.

 

Ndërkaq, duke falenderuar Dom Jubanin për praninë e tij aty, Presidenti i Universitetit San Francisco, At Lo Schiavo u tha të pranishëmve se Dom Simon Jubani ishte, “Një inspirim për të gjithë ne në këtë universitet, si dëshmitar heroik i fesë. Për më tepër”, shtoi ai Dom Jubani, “Është simbol i feve të shqiptarëve, kështuqë besoj se duke nderuar atë, ne nderojmë shqiptarët e të gjitha feve, për heroizmin dhe për besinkërinë e tyre ndaj besimeve të veta gjatë asaj periudhe aq të vështirë për ta.  Kam bindjen”, shtoi presdienti i Universitetot San Francisco se, “Ceremnia e sotëme shpreh unitetin dhe solidaritetin tonë me popullin shqiptar. Ne shpresojmë se liria e tyre në përgjithësi dhe ajo fetare në veçanti, do të rritet e do të konsolidohet dhe se besimi në Perëndinë do të përhapet jo vetëm në Shqipëri, por anë e mbanë botës, përfshirë vendin tonë.”

 

Pas vizitës San Francisco ai vizitoi Los Angjelesin ku sipas Buletinit Katolik Shqiptar, Dom Jubani  gjatë qëndrimit atje, ka thënë një meshë për shqiptarët e të gjitha besimeve dhe se gjatë predikimit i kishte  këshilluar shqiptaro-amerikanët që të mbeten qytetarë të mirë,  besnikë dhe të denjë të Amerikës, duke shtuar se duhet të ishin mirënjohës që ishin larguar nga ferri dhe ardhur në parajsë dhe si të tillë duhet të respektojnë mikpritjen që u është ofruar atyre. Gjatë turneut të tij në Amerikë dhe pas largimit nga Kalifornia, Dom Simon Jubani vizitoi komunitetet e mëdha shqiptaro-amerikane në New York dhe në Detroit, ku u prit si hero jo vetëm nga besimtarët katolikë, por edhe nga udhëheqsit fetarë të besimeve të tjera dhe nga besimtarët e tyre.

Ndonëse në bisedë me të gjatë vizitës në Washintgton ai nuk mungonte të ishte kritik ndaj Shteteve të Bashkuara dhe e quante Amerikën si vendi i paradokseve, gazeta katolike Register njoftonte në atë kohë se gjatë një vizite në një shkollë fillore në Holivud ai u kishte thënë nxensëve, se “Amerika është kampione e demokracisë, e paqës dhe e përparimit. Europa kishte të gjitha luftërat. Amerikanët janë paqësorë e duan paqën. Edhe ju duhet të jeni paqësor dhe të doni njëri tjetërin – të falni dhe të harroni”. Megjithë kritikat e tija, në të vërtetë ky ishte mesazhi kryesor i Dom Jubanit gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara dhe sidomos gjatë qëndrimit të tij në Washington.

Dom Simon Jubani, kishte rezervuar gjithashtu disa ditë për të vizituar kryeqytetin amerikan ku pat zhvilluar një numër takimesh me anëtarë të njohur të Kongresit të Shteteteve të Bashkuara që dalloheshin si mbrojtës të të drejtave të njeriut, Senatori dennis De Concini dhe Chris . përfshirë Senatorin Dennis DeConcini, Deputetin Cristopher Smith e të tjerë. Ndër takimet e tjera në kryeqytetin amerikan, Dom Simon Jubani u prit gjithashtu edhe në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe u takua me udhëheqës të lartë të Kishës Katolike Amerikane. Në takimet e tija me zyrtarët e lartë amerikanë, ai bëri thirrje për ndihma urgjente ekonomike dhe humanitare për Shqipërinë. Ndërkaq, Kongresi Amerikan shënoi vizitën e tij në Amerikë me një kryeartikull në gazetën zyrtare të Kongresit (Congressional Record) me titull: Përshëndetje dhe nderim për Dom Simon Jubanin, një mbijetues i kampeve të vdekjes në Shqipëri (SALUTE TO FATHER JUBANI, A BRAVE SURVIVOR OF ALBANIAN DEATH CAMPS).Miku i Shqiptarëve, deputeti nga shteti Michigan, William Broomfield për informacion për kolegët e tij shkruante më 25 qershor, 1991: “Për 26 vjetë, Dom Simon Jubani mbahej në burgjet e Shqipërisë sepse refuzonte të mohonte fenë e vet. I izoluar në një dhomë të vogël me viktima të tjera të atij regjimi shtypës, ai u rrah dhe u mundua, nën kushte të rënda dhe shumë të tmershme. Vëllai i tij, gjithashtu një klerik katolik, u helmua nga rojet e burgut. Dom Jubani mbijetoi dhe u lirua nga burgu në vitin 1989. Sot e mbarë Shqipëria po çlirohet nga komunizmi… Ashtu siç mori fund tmerri i gjatë i Dom Jubanit, le të shpresojmë se edhe terri i natës së gjatë dhe pikëllues për Shqipërinë, të marrë fund këtë vit me fitoren e lirisë mbi forcat e territ.”

Në këtë 25-vjetor të meshës së parë nga Dom Simon Jubani dhe të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, kujtojmë guximin e Dom Jubanit, bashkvuajtësit e tij dhe të gjitha vikimat e komunizmit në Shqipëri, pa dallim feje ose krahine. Gjatë vizitës në Amerikë, Dom Jubani u prit me entuziazëm dhe dashuri nga të gjithë, e pa dallim, si përfaqsues i të gjithë atyre që vuajtën dhe dhanë jetën, vetëm e vetëm, sepse donin të gëzonin lirinë e fesë dhe liritë e tjera themelore të njeriut. 25-vjetë më vonë, shpresojmë që nga ajo vizitë edhe Dom Jubani të jetë këthyer në atdhe me përshtypje të mira nga pritja entuziaste dhe nderimet që iu akorduan atij nga bashkatdhetarët e vet të të gjitha feve dhe nga përfaqsues të lartë politikë dhe fetarë të Shteteve të Bashkuara.

 

 

 

Babeli Shqiptar

$
0
0

Nga Mark Lucgjonaj

 

Familja jonë Shytaj
Sot ka me se mbi dyqind vetë
Të shpërndarë nga Shkodra deri në Kaliforni

Fëmijët e mi,që sot banojnë në Luzern
Flasin gjermanisht
Fëmijët i vëllait tim Nikës që banon në Zagreb
Flasin kroatisht
Fëmijët e vëllait tim Lucës që banon në Tuz
Flasin shqip e malazezçe
Fëmijët e vëllait tim Lekës
Flasin anglisht
Fëmijët e vëllait tim Prelës që banon në Detroit
Flasin amerikançe

Fëmijët e axhave,kushërinjve dhe të kushërirave tona
Flasin italisht,frëngjisht,spanjisht,portugalisht e polonisht…

Ja Kulla e Babelit
E ndërtuar nga pasardhësit e familjes sonë
E ndërtuar gjithashtu nga pinjojt
E shumicës së familjeve shqiptare
Të shpërndara në të gjitha viset e Planetit

Nga rrebeshet e pamëshirshme të shekujve

S eshte veç për ju,o,Shytaj,kjo elegji,
por për mbarë tonën Shqiptaro-Malësi!

 

Kulla e Babelit, një poezi interesante, që më bëri të bëj këtë shkrim (analizë) e poetit Nokë Sinishtaj, ka një temë që është shumë aktuale por që është edhe temë shumë e vjetër, sa vetë njerëzimi, një temë biblike, temë që poeti shpesh e preferon pasi e njeh shumë mirë por, ai gjithsesi e nderlidhë me jetën e vendit të vet, popullit të vet e mbi të gjitha, të familjes së tij Shytaj. Kulla e Babelit është një histori nga Bibla, pikërisht te Zanafilla 11,1-9.

Është interesant se si autori e fillon poezinë me varegjet:
Familja jonë Shytaj
Sot ka më se mbi dyqind vetë
Të shpërndarë nga Shkodra deri në Kaliforni

Fillimisht, duhet rikujtuar lexuesi për familjen e autorit, familje e cila ka jetuar në një kullë të madhe , mbi gjashtëdhjetë anëtarë dhe ka qenë një nder familjet më të pasura në Malësinë në Mal të Zi. Mirëpo autori e fillon poezinë pernjëherë me një rrebesh, me një shkapërderdhje familjare që të kujton rrugëtimet e mëdhaja e të shpeshta të popullit hebre që paraqiten në Dhiaten e Vjetër. Kështu, familja e autorit, pas shëmbjes së Kullës së Shytajve, shkapërderdhet në katër anët e botës në kërkim të fatit të vet, duke harruar se këta njerëz që jetojnë tashmë të ndarë, dikurë jetonin bashkë, të fortë dhe me një projekt të madh për jetën. Në kohët më të vështira sakrifikonin jetën përsonale për atë kolektive, por duke dhënë një rezultat të paparë në jetën ekonomike, familjare dhe pse jo , në atë politike. Mirëpo sot, autori e thekson se kjo ndarje, nuk ka ndodhur në menyrë normale, që familjet të kalojnë në jetë përsonale, të ndahën si gjithë familjet e tjera moderne evropiane, por kjo ndarje u bë si një eksod, si një dënim, si një mallkim që vjen nga një forcë më e madhe me të cilën kjo familje malësore, ky popull, ky komb i tërë është i detyruar të bashkëjetojë.
Ja Kulla e Babelit
E ndërtuar nga pasardhësit e familjes sonë
E ndërtuar gjithashtu nga pinjojt
E shumicës së familjeve shqiptare
Të shpërndara në të gjitha viset e Planetit

Nga rrebeshet e pamëshirshme të shekujve

Mëndoj se autori kërkon që përmes kësaj poezi, të na transmetoj mesazhin se diçka duhet ruajtur nga gjithë kjo, duhet diçka të trashëgohet që mos të humbasë bërthama e familjes, bërthama e kombit.
Ashtu si te pjesa që paraqitet te Bibla, ku gjuha është elementi bazë i njerëzve që po ndërtonin Kullën e Babelit, ashtu autori e përdorë elementin kryesor të kombin tonë, gjuhën e cila ka fuqinë unike për  ruajtjen e qënjes kombëtare.
Autori thotë:
Fëmijët e mi,që sot banojnë në Luzern
Flasin gjermanisht
Fëmijët i vëllait tim Nikës që banon në Zagreb
Flasin kroatisht
Fëmijët e vëllait tim Lucës që banon në Tuz
Flasin shqip e malazezçe
Fëmijët e vëllait tim Lekës
Flasin anglisht
Fëmijët e vëllait tim Prelës që banon në Detroit
Flasin amerikançe

Fëmijët e axhave,kushërinjve dhe të kushërirave tona
Flasin italisht,frëngjisht,spanjisht,portugalisht e polonisht…

Pra vetëm familja Shytaj, të cilën e përdorë autori si pemë gjenealogjike, na del se sot përdorë më shumë se nëntë gjuhë në familje. A nuk është ky një realitet që ka prekur shumë familje, që mos të themi të gjitha?
Po në kohët e sotme, kombi shqiptarë nuk po ndalon së qenuri një komb biblik, një komb që vetëm po shtegton, vetëm po kërkon të ikë dhe të largohet nga Kulla e Babelit për tu bërë themel i shumë kullave të tjera që vetëm shqip nuk flasin.
Deri sa lexon vargjet e para të kesaj poezie të krijohet përshtypja se dikush e ka një shegë në dorë dhe kokrrat i shkapërderdhën rreth e rrotull sa nuk ia del ti mbajë, të ushqehet me to e ti përdorë për atë që ato janë krijuar, por me një frut aq të mirë, aq të shëndosh e të pjekur nuk ia del të ushqehet por vihet në pikepyetje nëse vazhdon që të ekzistojë apo do të vdesë nga uria.
Vargjet e kësaj poezie janë vargje prozaike, pa rimë, rrjedhin si një ligjërim, si një uratë që ka përbrenda një lutje drejtuar gjithkuj që mund ta ndalojë një gjë të tillë. Është një elegji për kombin tonë të vuajtur, por duke u nisur nga familja, Malësia e në fund i gjithë kombi. Autori e vëndos veten të parin si braktisës të kullës, e pastaj vazhdon me të tjerët që i ka pothuajse aq të afërm sa veten, duke vënë përballë pasqyrës kombin shqiptar i cili ënde zgjohet me mëndimin: a thua po më del fati që të largohem një herë nga kjo tokë, e të tretem e të përzihem në njëqind farë e fise, të bëhem çtë bëhem por vetëm jo shqiptar.
Autori fare hapur thotë në fund:
S eshte veç për ju,o,Shytaj,kjo elegji,
por për mbarë tonën Shqiptaro-Malësi!

Biografia e Nokë Sinishtaj

Nokë (Ndue) Sinishtaj ka lindur më 24 gusht 1944, në fshatin Kshevë të Grudës, pjesa e Malësisë së Madhe që i takon Malit të Zi, rreth 7km në largësi të qytezës së Tuzit. Pseudonimin Nokë, e merr nga prindërit e tij, një pseudonim që në fakt në zonë të Malësisë së Tuzit është emër pasi emri Ndue në këto anë njihet si Nua apo Nokë. I takon një familjeje të madhe, familjes së Shytajve e cila numëronte rreth 60 anëtarë që mblidheshin të gjithë në të ashtuquajturën “Kulla e Shytajve”. Ai është fëmija i katërt me rrallë nga trembëdhjetë fëmijët e familjes Sinishtaj.
Shkollën fillore e filloi në Kshevë dhe Tuz me mësues që flisnin të folmen e Malësisë së Madhe, për të vazhduar drejt një kryeqendre siç është qyteti i Zarës dhe ai i Pazinit ku përfundoi gjimnazin klasik. Nga qendrat ballkanike si Zagrebi dhe Rijeka ku fillon studimet për teologji, Noka, merr rrugën drejt një qendre të madhe evropiane siç ishte Firenca e Italisë ku edhe diplomohet për teologji.
Mirëpo Noka nuk mjaftohet vetëm me kaq sa i përket formësimit të tij intelektual pasi ai në vitin 1975 regjistroi Filozofinë dhe Letërsinë Italiane në Universitetin e Friburgut ku u diplomua në vitin 1981.
Veprat në gjuhën Shqipe:
“Mogilat e Kshevës” (1976)
“Te varret e Kshevës”, poezi (1976)
“Syri i ngujuar”, poezi (1998)
“Në vend të epitafit”, poezi (2002)
“I vetmuar, në kopshtin tim, qaj për të afërmit e mi”,(2002)
“Spirale”, poezi (2003)
“Rekuiem për fshatin tim”, poezi (2005)
“Tetë letra të Martin Camaj”, (2000)
“Nga sergjeni i harruar”, poezi (2007)
“Rrefimet e një prifti të rebeluar”, publicist (2000)
”Kupa e thyer e heshtjes”,poezi (2010)
“Nën arkada të universit”,poezi (2013)
“Dejka Kujtimesh”, poezi, 2014

 

 

 

Mons. Dr. Zef Oroshi vigan ne fe dhe atdhe

$
0
0

Nga Zef Pergega

 

Neper faqet e revistes “Jeta katolike” takohesh me emra te dritur te diaspores shqiptare, shembull bashkepunimi dhe uniteti te sinqerte, te cilet iu pergjigjen thirjes vellazerore te Mons. Zef Oroshit per te qene bashke ne kete sofer te shqiptarizmen ne fe e atdhe si Prof. Ernest Koliqi. At Andrea Narkaj, At Paulin Margjokaj, Prof. Dr. Zef Valentini, Dom Prek Ndrevashaj, Dr. H. Gurashi, S. Muka. Dr. Cesk Ashta, kole Cuni, Tonin e Zef Mirakaj, Zef Pashko Dedaj, Ndoc Vulaj, Fran Shkreli, Lec Shllaku. Revista i la nje hapesire Nana Terezes, por edhe Buletini Katolik i kushtoj vemendje te posacme veprimtarise se Mon. Oroshit, duke shkruar dhe perkujtuar kete figure emblematike.
Me 21 nendor 1915 lindi ne Kaftalle te Miridtes Zef Oroshi. Ne vitin 1927, Ambasadori i Selise se Shenjte, Della Pietra, beri nje vizite ne Abacine e Oroshit dhe aty pa me syte e tij deshiren e pakufishme te vocrrakut mirditor kushtuar fese tek sherbente si xhakua i varfer. Bashke me At Engjel Serdanin e ftojne Oroshin te vazhdoje studimet ne Shkoder. Me 1936 studenti Oroshi pasi kryer me sukses studimet ne Seminarin Pontifikal te Shkodres fillon frekuentimin e Kolegjit te Propagandes Fide ne Rome. Ne vitin 1938 fiton Bachelors degree ne teologji. Me 1940 perftioj master degee, dokumentuar me firmen e Cardinal Fumassoni Biodni, Prefekt i Congregates se Propagandes Fide. Me 23 Mars 1940 shugurohet prift ne Rome.
Po ne kete vit Oroshi kthehet ne Shqiperi dhe merr detyren e sekretarit te Mons Frano Gjinit, Abatit te Mirdites dhe njekohesit jepte meshe ne kishen “Shen Nikolla” te Spacit te kesaj krahine te pastert katolike. Pas dy vitesh me 1942eshte meshtar ne kishen “St. Mary Magdalene” Ungrej te Malesise se Lezhes. Me 1946 eshte prane Dioqezes se Mirdites dhe me 1948 eshte zv i ambasadorit te Selise se Shenjte me qender ne Shkoder. Meshen e fundit ne Shqiperi e jep ne pyllin e Molungut te fshatit Berzane te Lezhes, diten e pashkeve me 1951 me 14 luftetare antikomunist qe kishin dale malit per te luftuar mortajen e kuqe qe i kanosej fese dhe atdheut. Po kete vit mbasi merr plage ne trup kalon ne Jugosllavi. Nje vit me vome me 1952 regjistrohet ne Universitetin e Belgjikes ne degen e psikologjise. Ne vitin 1954 siguroi lejen per te shkuar ne Rome. Ne vitin 1955 prifti Oroshi emerohet kapelan i shqiptareve katolik te emigruar ne Europen Perendimore dhe ne te njejten kohe regjistrohet ne Universitetin e Romes, me ndihmen e Ernest Koliqit, ne literature shqiptare dhe ne psikologji. Ndersa ne vitin 1958, publikoi The Spiritual Treasure dhe The Cristian Doctrine in Albania, for refugees. Ne vitin 1958 vazhdon studimet ne Unversiteti Angelicum ne Rome ne teologji. Me 1960 e fiton doktoraturen me temen “Kishat e Irlandes ne shek. XII” dhe boton The Gospel and The New Testament According to St. Mattew.
Ne vitin 1961 Dr. Dom Zef Oroshi emigron ne SHBA dhe filimisht vendoset ne Boston dhe fillon realizimin e nje projekti ekumenik. Nje vit me vone themelon ne New-York Lidhjen katolike Shqiptaro- Amerikane. Ne vitin 1965 Oroshi njihet zyrtarisht si meshtar ne baze te ligjit kanonik. Themelon revisten “Jeta katolike” ne vitin 1966. Ne vitin 1968 apeloi tek komunteti shqiptar i besimt musliman ortodoks per themelimin e kishes katolike ne New- York. Pa kaluar nje vit me 15 nentor 1969 jep meshen e shenjte ne kishen “Zonja e Keshillit te Mire” e themeluar nga vete Dom Zefi. Nje vit me vone kisha e tij ishte gati per sherbime fetare. Ne vitin 1973 me 6 shtator, Arkidioqeza e Tivarit dergoi si meshtar prane Oroshit, Dom Rrok Mirditen. Me 10 korik 1973 Cardinali I New-Yorkut e emeron Dom Zef Oroshin administrator i kishes “Zonja e keshillit te Mire” dhe 24 janar 1974 papa Paul VI i jep Zef Oroshit titullin Monsinjor. Publikon ne Rome ne gjuhen shqipe The Four Gospel dhe The Arts of Apostles at Vatican me 13 janar 1978. Ne kete vit inagurohet kisha e re “Zonja e Keshillit te Mire”
Mons Zeforoshi eshte perkthyesi i Bibles ne gjuhen shqipe “Kater Ungjijt dhe Punet e Apostujve” Ne vitin 1986 Mons. Dr. Zef Oroshi del ne pension. Me 15 mars 1989 nderron jete ne Spitalin Albert Einstein te New-Yorkut. Ne nje leter qe dergon motres se tij te lexuar nga nipat, Zef Oroshi iku nga kjo jete me nje peng, pengun e lotit te dhimbjes per humbjen e materialit te doktatures dhe mbi te gjitha per humbjen e bibliotekes, kur u arratis nga Shqiperia dhe te vjedhjes se bibliotekes mbasi doli ne pension. Per te paren e kam degjuar vete ne nje interviste, ndersa per bibliotekat ma tha nipi i vet, te cilin e takova me 13 shtator 2015, ne Katedralen e “Shen Palit” ne Tirane ne diten e promovimit e librit tim “Shqiponjat fluturojne lart” C’thesar eshte zhdukur!
Më 15 mars 1989, në prag të festës së Shën Jozefit, në një nga spitalet e Bronx-it në Nju-Jork, në moshën 74 vjeçare, nga një sëmundje e gjatë dhe e pashërueshme, kaloi në jetën e pasosur meshtari shqiptar mons. Zef Oroshi. Ky prift i përkushtuar, tërë jetën ia kushtoi Zotit e popullit, qe punëtor i palodhur në shërbim të Fesë e të Atdheut. Me besimtarët katolike të gjithë shqiptarët e detyruar të jetojnë në SHBA si emigrantë, dom Zef Oroshi ndau me ankthet, dhimbjet, por edhe qëndresën e shpresat. Qe bashkatdhetar i nderuar i diasporës shqiptare në SHBA, atdhetar e antikomunisti i vendosur, fetari i përkushtuar në misionin e tij meshtarak. Mbrojti e kultivoi vlerat ungjillore, vlerat burrnore të bukura shqiptare në demokracinë më të madhe të botës, në shoqërinë e lirë siç ishte e është ajo amerikane. Dom Zef Oroshi themeloi pra bashkësinë e parë katolike shqiptare e hapi Kishën katolike “Zonja e Shkodrës” në Nju Jork të SHBA-së.
Dom Zef Oroshi, lindi më 21 nëntor 1915, në vendin ku jeta dhe dielli lindte e perëndonte në hapësirën krenare të Sarajave të Gjonmarkut të Mirditës, aty ku në oborrin e Kishës së Abacisë së Oroshit e kaloi fëmijërinë dhe në shkollën e saj e mësoi për herë të parë abetaren e gjuhës së ëmbël shqipe.
Pas mësimeve fillestare, Zef Oroshi vijon studimet në Seminarin Papnor të Shkodrës. Më 1937 shkon në Romë kuvijon studimet e larta të filozofisë e të teologjisë pranë Universitetit Papnor ‘Urbaniana’ të “Propaganda Fides” dhe më 23 mars 1940 shugurohet meshtar dhe kthehet në Shqipëri .
Në Atdhe si meshtar i ri shërbeu si sekretar i Abatit të Mirditës Mons. Frano Gjinit , po kështu shërbente si meshtar në bashkësinë Kishtare në Ungrej.
Me 1951, ndërsa po kremtonte Meshën Shenjte në Kishën e Ungrejt të Lezhës, njerëz të regjimit komunist, anti-fetar e anti-shqiptar, hyjnë në Kishë për ta arrestuar, por me ndihmën e besimtarëve kaloi nga dera e pasme e Kishës dhe u arratis në mal, ku qëndroi tetë muaj në një dimë të egër. I kërkuar e rrezikuar me jetë kudo nga forcat e sigurimit komunist, meshtari i guximtar Pagëzoi me dorën e tij fëmijën e fundit në Atdheun e pushtuar nga komunistët dhe u detyrua të largohej…
Po në këtë vit dom Zefi në pyllin e Molungut në fashatin Berzane, papritmas e duke rrezikuar me jetë, kremtoi Meshën e Mundimeve të Jezu Krishtit Zot e Shpëtimtar të Dielën e Larit me dafina, për 14 luftëtarët e lirisë, të cilët kishin vendosur të luftonin deri në pikën e fundit të gjakut kundër vendosjes së regjimit komunist e ateist në Shqipëri. Pasi detyrohet të ikën nga Vendlindja, dom Zef Oroshi kalon në Jugosllavi, e këtu në fillim ia regjistrohet për të vazhduar studimet në Beograd, por më pas kalon në Itali, ku mbaroi doktoratën në teologji e histori, duke studiuar nga afër veprimtarinë e Kishave katolike në Irlande gjatë shekullit 12-të. Gjatë veprimtarisë së tij meshtarake në Romë dom Zef Oroshi punoi me emigracionin shqiptar që largohej nga vendlindja për të shpëtuar nga persekutimi i regjimit komunist, e ndihmoi ata që të pajiseshin me dokumente dhe leje për ato shtete ku ata dëshironin të shkonin, sipas rregulloreve e ligjeve të kohës në Shtetet demokratike si Italia e të tjera.
Dom Zef Oroshi qe studiues i pasionuar i Biblës, Shkrimit të Shenjtë. Përktheu në gjuhën shqipe “Katër Ungjijt dhe Punët e Apostujvet” nga Besëlidhja e Re. Këtë vepër të rëndësishme e tejet të nevojshme për bashkësinë katolike shqiptare, dom Zef e shkroi, siç pohon në parathënie “ per dobì shpirtnore e morale të lexuesavet, dhe nji ndihmesë e përvujtë gjuhës shqipe”. Në këtë kryevepër të tij, sikur pohon në hyrje Atë Zef Valentini, Dom Zefi në vazhdim me traditën e nisur që me dom Gjon Buzukun e të tjerë.
“…njij të tillës punë ka dashtun me i u vù, me pregatitjen shkencore të nevojshme e me njaq ndihmë librash sà duhen, përkthyesi i ynë. Ai (dom Zefi) çështjen prej anës së vet e preu tue zgjedhun nji gjuhë të përbàme me elementa mjaftë të përdoruna e të kuptueshme për çdo shqiptàr, veç rrallë e me arsye tue kërkuem ndonji shprehje të veçantë e cila, por, mund të kuptohet mjaftë lètas, nemose tue mbajtë kontekstin para sysh. Po shka mà fort na gëzon – në nji kohë si e jona kùr gjithkund kërkohet rindërtimi i njaj gjuhe të përbashkët, ekumenike, ndër krahina të ndryshme të Kështenimit, sidomos kùr piqen në nji kòm të vetëm – àsht se ketë përkthim, jo mà pak e ndoshta dishka mà tepër se përkthimin gegërisht të Kristoforidhit mund ta kuptojë çdo shqiptàr, gegë a toskë, latin o bizantin, e se prandej ai mundet m’u bà tryesë e vegël nierzore e hyjnore shoqnimi. Përkthimi ka dalë, për sà mund të gjikohet në temel të dijenìs së soçme të Dhiatës së Ré, i përpikët. Besoj se edhé mjaftë i gjashëm me stilin e origjinalit”.
Në aspektin kishtar e fetar dom Zef Oroshi bashkëpunoi me të gjithë meshtarët e rregulltarët shqiptarë të diasporës si dom Prenk Ndrevashaj, edhe ai meshtar i diasporës shqiptare në Detroit të SHBA-së, me françeskanin atë
Adrea Narkaj, me bashkëpunëtorin e ngushtë e ndihmësin, dom Rrok Mirdita, që më 1993 emërohet kryeipeshkëv i Tiranës. Në fushën atdhetare e kulturore dom Zef Oroshi bashkëpunoi shumë me shkrimtarin prof. Ernest Koliqin, prof. Karl Gurakuqin, atë Zef Valentinin, dom Prek Ndrevashen e shumë personalitete tjera. Përveç veprës së përmendur ‘Kater Ungjijt dhe Punet e Apostujve” dom Zef Oroshi përktheu në gjuhën shqipe një doracak me uratë“Visarthi Shpirtnuer”, “Ungjillin e Shen Mateut” si drejtoi për shumë vite revistën “Jeta Katolike.”
Me ardhjen e tij ne SHBA ne vitin 1962, pa humbur kohe dom Zef Oroshi nisi punën për afrimin e bashkimin e komunitetit shqiptar në SHBA e posaçërisht në Nju Jork, duke krijuar së pari Lidhjen Katolike Shqiptare në Amerike dhe pas shtatë vitesh arriti që Natën e Shenjtë të Krishtlindjes së vitit 1969 me kremtimin e Meshës së Shenjtë të përuronte Kishën e parë katolike shqiptare në Amerikë, atë të “Zonjës së Shkodrës” . E vërtetë dom Zef Oroshi luftoi shumë për mbrojtjen dhe organizimin e bashkësisë shqiptare të diasporës pa dallim e pa përjashtim, pati marrëdhënie vëllazërore me Kishën ortodokse shqiptare të themeluar nga peshkopi shqiptar Fan Noli, me bashkësinë islame shqiptare të diasporës amerikane e me të gjithë ata që vepronin për të mirën e kombit shqiptar e për Atdhe..
Më tepër për jetën dhe veprimtarinë meshtarake e atdhetare të dom Zefi Oroshi, është shkruar një libër nga Zef Pergega me titullin “Vigan në Krisht e Vatan” 2003 dhe me vone Tom Mrijaj “Mons. Zef Oroshi nje jete e shkrire per fe e atdhe.

 

 

 

 

 

 

Letërsinë nuk e pengojnë njerëzit e territ!

$
0
0

Nga Pjetër Jaku

U deshën 14 vjet që krijuesve Shqiptaro-Amerikan, të cilët përpiqen vazhdimisht ta mbajnë gjallë letërsisnë shqipe, ç’ka do te thotë gjuhen e tyre, që të mësohet se ka dhe shqiptarë që e duan errësirën, që përpiqen të pengojnë një aktivitet, prej të cilit nuk fitohet ekonomikisht, por fitohet shumë më shumë shpirtërisht, nje vepër patritoke dhe kombëtare, siç është tani Instituticionalizimi i Ditëve të Letërsisë Shqipe në Michigan. Java e dytë e këtij muaji ishte vertëte një manifestim letrar për t’u admiruar, edhe pse publicitetin e “kursejnë”, ose duan ta shesin disa media, që më shumë se  gjuhen duan paranë, që më shumë se artin duan patriotizmin deklarativ nëpër shoqata komunitare, disa prej të cilave nuk ndjehen aspak.

Dita e parë e këtij aktiviteti filloi të premten me datën 13 Nëndor 2015, me një incident  që dukej hapur si një tentativë për ta prishur festën e  shkrimtarëve, që kishin udhëtuar nga disa shtete të Shteteve të Bashkuara, por që në fakt vetëm ndërruan simboliken e fillimit të festimeve me një natë romantike, nën driten e qirinjëve që Poeti Kombëtar Naim Frashëri i konsideron shkrimtarët “qirinjtë që shkrihen për kombin”. E filluam ndryshe nga  çdo vit,ashtu si dikur në Lezhë në Pallatin e Kultures të këtij qyteti i improvizonim mbrëmjet letrare bash si me 13 Nëndor në Kafe Kuvendi. Vinim ca qirinjë të gjatë, të cilët na ndriqonin vetëm fytyren dhe recitonim pranë ryre, duke na e bërë këtë mbrëmje më të fiksuar në memorien e secilit prej të pranishmëve.
Poezisë dhe letërsisë në përgjithësi nuk i duhet dritë fizike, por rezatimi i brendshëm frymëzues, ajo ndriçon në frymën dhe shpirtin e poetëve, ajo ndrit në frymën universale të shpirtit.
Metamorfoza e Ditëve të Letërsisë së këtij viti ishte dukshëm me një klas tjetër, larg frymës shoqatore me fjalime e përshëndetje, pa autoritarizëm falls dhe pa biseda vetëm për darka e verëra me emër. Skeptikët u stepën para një fakti që ua vërbonte jo vetëm sytë, por edhe mendjen, aq sa nuk mund e përballuan të qënit larg veprave të mira, që flasin pak e bëjnë shumë, që ndrisin netët e errëta të mendimeve e projekteve djallëzore të deshtakëve, që nuk e duan dritën e dijes, nëse  nuk është emri i tyre. Asnjëri nga autoret e artistët e pranishëm nuk i filluan “fjalimet” e tyre me thënje të autoreve amerikan, për t’u shitur eurodit, por iu referuan krijimtarise së tyre autentike. Njëri nga të pranishmit, një mbështetës i vazhdueshëm i Revistës Kuvendi dhe aktiviteteve të saj, tha një të vërtetë që na dhemb… “ kur në kafe Kuvendi, bash kur miqtë po trokitinin gotat për startimin e Ditëve të Letërsisë, “dikush” që don të bëhet interesant, sa herë i premtojnë se do ta emërojnë në krye të shoqatezes, heq dhunshëm dhe si frikacak matësin e energjisë elektrike, i cili ndodhej jashtë objektit dhe për disa minuta na le në shoqërinë e  qirinjëve”…, “ Jam i sigurtë që ai që e ka berë këtë flet shqip”. Fjalët e Marash Nucullajt, një aktivisti që mbështet çdo aktivitet, e me kontributin e tij bën sado pak në mbajtjen ndezur të drites kombëtare…!

Edhe ky veprim  terrorist, i një lloj te veçantë e ndihmoi këtë aktivitet që, ashtu siç ishte thënë, do të bëhëj  në një mënyrë te vaçantë e krejt të natyrshme. Në çdo kohë do të flitej vetëm për letërsinë. Poezia , proza, publicistika, piktura dhe arti në përgjithësi, pa lënë pas dore dhe humorin, do ta mbulonin kohën e krijuesve të ardhur në këtë manifestim letrar, si një vello drite, që ndrit shumë më shumë se banditizmi primtiv i vëllezerve tanë, që drita e punëve të mira ua verbon mendjen dhe zemren.
Arti është sakrificë e, si tillë shenjtërohet me mbështetjen e atyre që e kuptojnë e përpiqen të ndihmojnë me mundësitë që kanë. Të ndihmojnë? E kush e kupton kështu, veç atyre qe e ndjejnë artin si një pjesë të shpirtit të tyre. Artist është edhe lexuesi, që nuk e zë gjumi asnjë natë pa kaluar një fragment të nje romani, pa ia hedhur një sy një cikli poetik, pa e parë një pikturë, që mund ta ketë në dhomën e gjumit, jo si një ilaç për të fjetur, por si një ushqim mendor, pa të cilin jetës i hiqen shumë muaj e vite.
Sakrifica e artistit në mërgim, kur i duhet të stërmundohet për të fituar aq para sa t’i mjaftojnë për shtëpinë, për shkollimin e fëmijëve dhe, kushedi për sa faktorë të tjerë, që ta marrin tërë hapsirën kohore, të cilen ia ke kushtuar krijimit.

Por, krijuesi ka forcë brënda vetes, ka vullnet të pamposhtur, ndaj e gjen mundësinë për të festuar poetikisht, për të pushuar duke u lodhur më shumë. Për krijuesin, asnjëherë nuk ka kohë të tepërt! Lum ai që e njeh krijimtarinë dhe e përjeton atë, që e gjen veten në cilindo fragment të artit, pa menduar fundin e tij. Për krijuesin nuk ka fund, ka veç fillim. Ai çdo moment fillon, nis diçka  të re, vën një gurë ma shumë se dje në godinën shpirtërore të vëmëndjes kombëtare, edhe kur të ketë pushuar në ringjalljen e përjetshme të  punës së tij. E vlerësuam kështu, ndaj edhe u realizua si një aktivitet model, përfekt në llojin e tij. Ata që e vlerësuan dhe e ndihmuan këtë event, kishin zemër artisti, edhe pse ndonjëri prej tyre nuk i përkiste artit. Ata kishin të tjera dhunti dhe mundësi për të ndihmuar nga arti i punës që bënin.
Në këto ditë nuk mbeti pa u përmend ndihmesa që duhej t’i japë shteti një veprimtarie të tillë. Nuk i kushton as sa dy orë punë të një ministri, dy ose tri ditë festë të krijuesve, siç u bë këtë vit me krijuesit shqiptarë të Amerikës! Thua nuk e dinin drejtuesit shtetror të kultures shqiptare!? Sot, çdo profil në facebook është një mundësi komunikimi e shpejtë dhe e saktë, ndërsa zonja Ministre e Kultures mjaftohet me një shprehje të vetme: Urime! Thua se po uronte një ditëlindje, të cilën ia kujtonte memoria e facebook-u e i duhej përgjigjur. Ambasades nuk i kushton një thirrje biznesmeneve për ta ndihmuar këtë manifestim, që i kaloi të 14 vitet, çdo vit e më mirë! Por, shqetësimet e tjera nuk u lënë kohë t’i përkushtohen, sëpaku njëherë në vit krijuesve, të cilët përgjithësisht nuk janë ende aq të pasur, sa të mos ua  përmendin këtë privilegj  të tjerëve.

Të ndihmosh një aktivitet, patjetër që duhet hequr diçka nga vetja. E, kështu bënë të gjithë të ardhurit. Në njëfarë mënyre u duhej të zgjoheshin si me komandë, të kishin në secilen ditë një projekt, që duhej realizuar. Ndihmuan Ramiz Gjini e Mëhill Velaj, Petraq Pali e Jolanda Pali Ksera, Raimonda Moisiu e Adnan Mehmeti, Gëzim Basha e  Klara Buda, Dalan Luzaj e Bardhyl Mezini, Qendresa Halili e Prend Qeta, Arian Gruda, që lanë  punët e tyre për t’u bërë pjesë e kësaj feste të krijuesve. Por, edhe pritësit Nexhip Ejupi e Ruzhdi Gurraj, Paul Palushi e Albina Palushi, Gjovalin Lumaj e Aida Dismondy, Elinda Marku e Aida Gjergji, Gazmend Kishta e Paul Berisha, Fran Gjokaj e Marash Nucullaj, Ndue Gjekaj, Vesel Ujkaj, Gjeto Ivezaj, Paulin Muja, Nikolin Shyti, Lush Popaj me bashkëshorten, pa përmendur të tjerë që kishin detyrime familjare, në pamundësi për të qënë te pranishem në këtë festë, por që aktivitetin e ndihmuan, siç ishte rasti i Rush Dragut e Bardhok Ndojes.
Një falenderim të veçantë meritojnë të gjithë pjesëmarrësit në mbrëmjen finale të këti aktiviteti dhe, veçanërisht Dom Fred Kalaj e Drejtuesi i sallës së Qendrsë të Shën Palit, Fran Ivezaj. Suporti muzikor i Gentjan Cakores dhe zëri i kengetarit Shkelqim Bejkollari duhen falenderuar, për përshtatjen dhe nuancat artitistike që i dhanë mbrëmjes.
Mendimet dhe propozimet për vitin që po vjen ishin shumë produktive, duke parë të gjitha mundësitë për ta bërë përherë e më mirë festen e krijuesve, që jetojnë e krijojnë në Amerikë.
Duhet ditur, se shpirtin krijues, nuk mund ta ndaloj asgjë dhe askush, përveç natyrës. Që tani le të mendojmë për aktivitetin tjetër!

Faleminderit të gjithë pjesëmarrsve prezent dhe suportuesve në mediat sociale në të dy kontinentet!

Fotot e aktivitetit nga Mjeshtri Paulin Palushi:

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Dushmanët e Shkodrës dhe degët në Greqi dhe Amerikë

$
0
0

Nga Kolec Traboini

 

Fisi Dushmani është ndër më të vjetrit fise të trevave veriore, të cilët kanë bërë emër në histori dhe kanë dhënë një ndihmesë të madhe në qëndresën dhe identitetin shqiptar. Me së shumti vëmendja e studiuesve është e përqendruar te Lek e Pal Dushmani, aleatë të heroit kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastriotit, pjesëmarrës në Kuvendin e Lezhës në vitin 1444. Por degët e këtij fisi fisnikësh shqiptar kanë një përhapje të gjërë në Greqi e deri në Amerikë. Dushmanët njihen herët në histori, ndaj dhe nuk duhet të këtë asnjë keqkuptim me fjalën turke dushmani-armiku. Së shumti fjalën dushmani e shpjegojnë si bashkim i fjalëve dush-të duash, dhe fjalën tjetër arbërore meni, pra mosdashje, në kuptimin që nuk i do armiku. Gjithsesi, emri Dushmani është i njohur shumë kohë më parë se të shfaqeshin turqit në tokat arbërore e as nuk mund të vihet në dyshim burimi i tij prej gjuhës vendase arbërore me rrënjë në ilirishte. Në të dhënat e hershme thuhet se familja fisnike Dushmani kishte zotërimet që nga fusha e Nënshkodrës dhe deri në verilindje të qytetit rrëzë maleve. Në shekullin XIV përmendet fakti se kjo familje ishte vasale e Balshajve. Ndërsa në Betejën e Ankarasë në vitin 1402 mes ushtrisë së Sulltan Bajazitit dhe të Timur Lengut, në të cilën ushtria turko-osmane u shpartallua dhe vetë sulltani u zu rob, krahas fisnikëve të tjerë shqiptarë si Gjon Kastrioti, në këtë luftë kishte marrë pjesë me trupat shqiptare edhe Gjin Dushmani. Kuptohet se nga kjo luftë perandoria turke thuajse u shkatërrua për të mos u përmendur të paktën për 12 vjet, derisa me ndihmën e Serbisë u ripërtëri plotësisht, ani pse kjo ndihmë e ripërtëritje më pas do të rezultonte fatale për popujt e Ballkanit. Pas këtij rrënimi të osmanëve, një pjesë e fisnikëve shqiptarë krijuan lidhje me Republikën e Venedikut, e cila kishte mjaft zotërime në Arbëri. Në vitin 1403 Senati i Venedikut konfirmoi si anëtar të tij, anëtarë të familjes Dushmani. Përmenden emrat e Demjan, Goran dhe Nenad Dushmani si zotërues të Pultit. Anëtarë të kësaj familje qenë zgjedhur gjithashtu edhe si klerikë të lartë të Kishës Katolike, ndër të cilët shquhet Pal Dushmani, peshkopi i Dioqezës së Pultit në vitin 1427. Ai do të ishte një person me influencë të madhe në atë kohë në marrëdhëniet tepër delikate të shqiptarëve me Republikën e Venedikut, dhe qëndroi deri në fund mik besnik e i patundur i Gjergj Kastriotit. Në qytetin e Lezhës, më 2 mars të vitit 1444 u mblodh kuvendi i prijësve që formuan Besëlidhjen Shqiptare e ku morën pjesë: Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, Gjergj Arianiti, Andre Topia bashkë me dy djemtë, Komini e Muzaka dhe të nipin Tanushin, Gjergj Stres Balsha, Nikollë e Pal Dukagjini, Pjetër Spani bashkë me katër djemtë, Aleksin, Bozhidarin, Vruon dhe Mirkon, Lekë Zaharia, Teodor Muzaka i Riu dhe pjesëtarë të tjerë të kësaj familjeje, Zahari Gropa, Lekë Dushmani bashkë me vëllanë Pjetrin e fisnikë të tjerë fqinjë me ta, Stefan Gjurashi bashkë me bijtë e tij, Gjergjin e Gjonin etj. Megjithë dëshirat e mëdha për bashkim forcash përballë një armiku shumë të fuqishëm që vinte nga Lindja, ambicjet e prijësve shqiptarë me plot konflikte sollën mjaft shqetësime për Skënderbeun.

IRENA E BUKUR E DUSHMANËVE DHE VRASJA TRAGJIKE E LEK ZAHARISË

Lek Dushmani, një prej prijësve shqiptarë që mori pjesë në formimin e Besëlidhjes Shqiptare, ishte dhe një nga aleatët më besnikë të Gjergj Kastriotit. Ai kishte një vajzë të vetme dhe kësisoj kush do të martohej me Irenën e bukur do të kishte edhe fatin të zotëronte pasuritë e mëdha të Lek Dushmanit. Për këtë vajzë, të cilën familja, por edhe vetë ajo ishin të përcaktuar në një fejesë me prijësin e Danjës, Lek Zabarinë, kishte ambicje edhe vëllai i Lek Dukagjinit, Nikolla. E vërteta është se përtej bukurisë së mahnitshme të Irena Dushmanit, e njohur në tërë Arbërinë, që disa e quajnë edhe Jerina, në vëmendje të princërve ishte një pasuri e madhe dhe tokat e Zadrimës që zotëronte Lek Dushmani. Në kohën kur Lek Zaharia po kthehej nga kullat e Dushmanëve, ku ishte nënshkruar kontrata e martesës së tij me Irenën e bukur, tek po kalonte në pyllin e e Kovinenit afër Drinit, ra në pritën e ngritur nga Nikoll Dukagjini. Kjo vrasje tronditi prijësit shqiptarë dhe vetë Gjergj Kastriotin, sepse Lek Zaharia ishte ndër aleatët e tij më besnikë. Ishin të njohura ambicjet e Republikës së Venedikut për të zotëruar tokat arbërore, ndaj është e natyrshme që kjo vrasje të sillte konfliktin shqiptaro-venecian 1447-1448. Dy familje të mëdha si Spani dhe Dushmani ishin kundër luftës me Venedikun prandaj nuk morën pjesë në asnjë veprimtari luftarake mes venedikasve dhe shqiptarëve. Në këtë konflikt Venediku me marrëveshje arriti të mbante kështjellën e Danjës. Në vitin 1451 Lek Dukagjini bashkë me Bozhidar Dushmanin duke përfituar nga gjendja e turbullt në tokat arbërore, bënë një plan për të sulmuar kështjellën e Drishtit, të cilën e mbanin venecianët, por kjo u zbulua dhe ky i fundit, Bozhidar Dushmani, u detyrua të ikte jashtë trojeve të veta. Gjasat janë të jetë vendosur në ishullin e Korfuzit, i cili ishte nën sundimin e Venedikut.

LEK E PAL DUSHMANI, ALEATËT MË BESNIKË TË GJERGJ KASTRIOTIT

Këto ambicje prijësish sillnin shqetësime mjaft të mëdha për Besëlidhjen Shqiptare që përballonte fushatat e perandorisë osmane. I kësaj kohe është edhe konflikti mes Gjergj Kastriotit dhe Lek Dukagjinit, rivalitet që ishte bërë i njohur edhe përtej Adriatikut. U desh ndërhyrja e Papës, i cili në korrikun e vitit 1452 dërgoi si përfaqësues të vet peshkopin Pal Dushmani që të gjente frymën e mirëkuptimit mes Gjergj Kastriotit dhe Lek Dukagjinit, çfarë edhe u arrit. Pal Dushmani, një prej emrave të mëdhenj të fisit Dushmani, ishte autor i disa biografive të shkurtra dhe kronika të ngjarjeve bashkëkohore. Ai ishte Kryepeshkopi i Krajës kur vdiq në vitin 1457. Në betejat e kryetrimit Gjergj Kastrioti, që u priu shqiptarëve kundër trupave pushtuese osmane, shkëlqeu edhe trimëria e mjaft prijësve shqiptarë që bashkë me trimat e tyre dhanë jetën në mbrojtje të trojeve arbërore, e ndër këta lartësohen emrat e Pjetër, Frano e Marin Spani dhe vëllezërit Lek e Pjetër Dushmani. Është e kuptueshme që me vdekjen e Gjergj Kastriotit dhe pushtimin e Arbërisë nga trupat turko-osmane, përpara shumë familjeve fisnike shqiptare mbeteshin vetëm dy rrugë, o të shkonin maleve atje ku pushtuesit e kishin të vështirë të kalonin, ose të merrnin rrugën e mërgimit. Një pjesë e fiseve arbërore u ngjitën maleve dhe mbijetuan. Në një relacion për Vatikanin i 4 majit 1596 thuhet se kryengritësit udhëhequr prej kalorësve Tomë Plezha dhe Mark Gjini prej Zadrime kanë sulmuar Shkodrën dhe Lezhën, por kanë dështuar para forcave të shumta të Turqisë, por edhe nga përçarja që futën venedikasit ndërmjet kryengritësve si dhe nga informacioni që i dhanë perandorisë turke në lidhje me këtë kryengritje. Megjithë shtypjen e pamëshirshme, asnjë herë qëndresa në këto krahina përreth Shkodrës nuk u shua. Në fillim të shekullit XX, Edith Durham e vizitoi Shqipërinë dhe shkruante se Dushmani përbëhet nga dy grupime, Temali dhe Dushmani. Ato janë pjesë e krahinës së Postribës ku përfshihen edhe Mazreku, Drishti, Shllaku dhe Dushmani. Gjasat janë që fshati Dushman, që kishte jo më shumë se 180 shtëpi, ta ketë marrë këtë emër prej peshkopit Pal Dushmani.

FAMILJA FISNIKE E DUSHMANËVE MERR RRUGËN E MËRGIMIT NË KORFUZ

Dihet se pjestarë të fisit të njohur dhe të shquar të Dushmanëve të Nënshkodrës, morën rrugën e mërgimit dhe u vendosën në Korfuz, gjurmët e të cilëve gjendën edhe sot dhe përbëjnë një nga familjet më të shquara në Greqi. Familja Dushmani duke qenë se i përkiste fisnikërisë kishte edhe stemën e saj familjare e cila e shoqëroi edhe në Korfuz. Atë stemë e kemi gjetur në një botim periodik “Metaphysical-Art”, n.11-13, N. Velissiotis, 2014. Më parë edhe Posta Shqiptare ka shtypur një pullë të veçantë me stemën e stilizuar të kësaj familje të njohur shqiptare. Duhet thënë se në 21 mars të vitin 1800 Turqia e Rusia firmosën marrëveshjen e krijimit të Republikës së 7 ishujve Joniane, përfshirë dhe Korfuzin, në të cilën një rol të madh kanë luajtur dy familjet Mavilis dhe Dushmani, njëra me origjinë italiane (ka që shkruajnë spanjolle) dhe tjetra shqiptare. Emri i parë që gjejmë të shkruar nga fisi arbëror i Dushmanëve që u vendosën në Korfuz është Antonio Lefkoçilo Dushmani, kont dhe politikan i Bashkimit të Ishujve Joniane. Për të shkruhet se ka lindur në Korfuz në vitin 1800 në një familje fisnike. Halla e tij ishte e martuar me konsullin Lorenzo Mavilis, i njohur edhe si Mabilis për shkak të b-së që në alfabetin grek lexohet v. Në një dokument të asaj kohe shënohet se Lorenzo Mavilis vjen në Korfuz si konsull i Spanjës. I vdes gruaja e parë, njihet me një vajzë nga familja shqiptare Dushmani me të cilën martohet më 18 qershor 1809. Interesante është se ajo shënohet si Konteshë Katerina, por shënohet edhe Tonina, emër që përdoret më së shumti në Shqipëri, veçmas në Shkodër, kemi parasysh Motrën Tone. Katerina-Tonina Dushmani ishte 29 vjeç, vajza e kontit Xhiovani, Spiro Dushmani, i cili mbante lidhje dhe kishte influencë në shumë familje mbretërore në Europë, duke përfshirë oborrin perandorak osman, por edhe atë rus. Dushmanët vazhdonin të ishin edhe në Korfuz një familje e besimit katolik. Mundet që pikërisht ky të ketë qenë një nga personalitetet që kanë ndikuar për dhënien e pavarësisë 7 ishujve dhe krijimin e Republikës Joniane.

NJË TJETËR VAJZË E BUKUR E DUSHMANËVE DHE LIDHJA ME KONSULLIN MAVILI. NIPI I SAJ POET I MADH I GREQISË ME FAMË NË EUROPË

Shqiptares Katerina-Tonina Dushmani i lindën dy fëmjë, vajza Adelaide më 1812 dhe djali Paolo më 1814. Adelaide Mavili u martua në moshën 15-vjeçare në vitin 1829 me Giorgio de Chirico-n. Katerina Dushmani ka vdekur më 3 janar 1845 në Danta Mavra, Lefkadha, ndërsa i shoqi konsulli Lorenzo më 7 tetor 1853 në Korfuz. Djali i tyre Paolo u martua me Xhiovanina Kapodistria- dhe kishte dy fëmijë, Ester dhe Lorenzo. Ky i fundit u bë një emër i njohur në letërsinë evropiane, poet, dramaturg e filozof. Kësisoj na del se një nga poetët më të rëndësishëm të Greqisë, Lorenzo Mavilis, është nga gjyshja me gjak shqiptar, gjë e cila deri më tani nuk ka qenë e ditur. Antonio Dushmani, djali i vëllait të Katerina Dushmanit, në vitin 1833 u emërua nën-sekretar i Senatit të Bashkimit Jonian dhe në 1834 u bë sekretar i departamentit politik dhe në vazhdim sekretari i departamentit të përgjithshëm në 1853. Ndërsa në vitet 1841-1857 shërbeu si sekretar i komisionit të përgjithshëm të mësimit publik në Republikën e Ishujve Jonianë. Për shërbimet e tij për kurorën britanike ai u emërua komandant Kalorës i Urdhërit të Shën Mëhillit dhe Shën Gjergjit më 26 shtator, 1849. Pas bashkimit të ishujve të Jonit me Greqinë në vitin 1864, Antonio Dushmani ka përkthyer në italisht nga anglishtja shënimet e William Ewart Gladstone mbi Ishujt Jonianë dhe i ka botuar ato në vitin 1869. Gladstone ka qenë disa herë kryeministër i Britanisë së Madhe. Poeti lirik Lorenzo Mavilis, ka lindur në ishullin e Odisesë, në Itakë. Babai i tij ka qënë konsull i Spanjës në Kretë. Mavilis u rrit në një mjedis familjar me kulturë europiane. Më 1880 shkoi në Gjermani për studime në filologji dhe filozofi. Është ndikuar nga idetë e Emanuel Kant-it, Arthur Shopenhauer-it dhe Nietzsche-s. Veç greqishtes dinte gjuhët sanskrite, indiane, latine, gjermane, italiane, franceze, angleze dhe spanjolle. Më 1896 mori pjesë në kryengritjen e Kretës. Babai i tij Paolo ish i lindur nga një nënë shqiptare Katerina-Tonina Dushmani nga Korfuzi. Në 1910 e zgjodhën deputet në parlamentin grek si përfaqësues i Korfuzit. Njihet si poeti grek që ka marrë pjesë në shumë luftra. E fundit ishte ajo ku grekët luftonin kundër trupave osmane në Drisko të Janinës me 28 nëntor 1912, ku poeti u vra në krye të një formacioni ushtarak me vullnetare garibaldinë nga Italia . Duhet theksuar se edhe poeti Nobelist Odisea Elitis nga nëna është me origjinë arvanite, pra shqiptare.

VIKTOR DUSHMANI, GJENERALI TRIM TË CILIN VENEZILLOSI E DËNOI ME BURGIM TË PËRJETSHËM, POR AI KURRË NUK U PËRKUL

Ndër emrat e mëdhenj të fisit shqiptar Dushmani të vendosur në Korfuz janë edhe vëllezërit Viktor dhe Sofokli Dushmani, nipa të Antonio Dushmanit. Viktor Dushmani u lind në vitin 1861 në Korfuz. Hyri në Akademinë e ushtrisë greke dhe u diplomua në vitin 1883. Tre vjet më pas u gradua toger dhe në vitin 1890 kapiten. Mori pjesë në Luftën Greko-Turke të vitit 1897. Në vitin 1899-1904, ai shërbeu si kreu i Shërbimit të Shtabit të Ministrisë greke të Punëve ushtarake dhe në vitin 1904, me themelimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, u transferua në Korpusin e Shtabit të Përgjithshëm. Gjatë Luftës së parë Ballkanike të viteve 1912-1913 kundër Perandorisë Osmane, ai ishte shef i Operacioneve për forcën kryesore greke, Ushtria e Thesalisë nën Princin e Kurorës, Konstandinit. Në Luftën e Dytë Ballkanike kundër Bullgarisë në verën e vitit 1913, ai shërbeu si shef i shtabit të ushtrisë në terren, përsëri nën Kostandinin, i cili ishte bërë tashmë mbret i Greqisë. Në të njëjtin vit u gradua kolonel dhe pastaj në gjeneral. Në fillim të vitit 1914 u emërua shef i Shtabit të Përgjithshëm, por dha dorëheqjen në nëntor pas një konflikti me kryeministrin Eleftherios Venizelos mbi çështjen e hyrjes së Greqisë në Luftën e Parë Botërore. Në gusht të 1916-ës së bashku me ruajalistë të tjerë të shquar, u dëbuan në Korsikë. Pas kthimit në Greqi me përfundimin e luftës, në vitin 1919, ai u dënua nga gjykata ushtarake e Venizellos me burgim të përjetshëm si i dyshuar për tradhti të lartë. Më pas u lirua dhe u kthye në detyrë, por mbeti gjithnjë kundërshtar i kryeministrit Venezillos. U lirua nga detyra përfundimisht 2 nëntor 1922 dhe në vitet e fundit të jetës iu kushtua shkrimeve mbi çështjet ushtarake dhe historike. Vdiq në vitin 1949.

SOFOKLI DUSHMANI, ADMIRALI I FLOTËS DETARE

Sofokli Dushmani, vëllai i Viktor Dushmanit u lind më 25 dhjetor 1868 dhe ndoqi po karrierën ushtarake duke hyrë në Akademinë Detare Helenike e duke arritur gradën admiral deri sa doli në lirim 20 nëntor 1935. Sofokli Dushmani vdiq në Athinë në vitin 1952.

NJË DUSHMAN FIZIKANT ATOMIST NË AMERIKË

Ende në Korfuz ka familje që kanë lidhje me Dushmanët e vjetër të ardhur në këtë ishull nga Shqipëria, por falë aftësive dhe inteligjencës së trashëguar ata do të zinin një vend të veçantë në shoqërinë e në instancat e shtetit grek. U vendosën në Athinë, por në disa kërkime del se pinjollë të kësaj familje kanë shkuar dhe janë vendosur edhe në Amerikë. Tipik është rasti i një të riu nga familja Dushmani. U dallua si një talent në shkenca dhe për të shkruanin gazetat e kohës. Gazeta e universitetit Columbia në New York “Columbia Spectator” më 17 mars 1947, botoi një artikull të veçantë për të riun 19-vjecar, George Dushmani me një talent premtues në studimet shkencore. Gazeta shkruante se ai është njeri prej 103 grekëve që studiojnë në Amerikë. I etur për dije, me këmbëngulje kishte mësuar frëngjishten dhe anglishten dhe e flet gjuhën, shkruante gazeta, si gjithë amerikanët. Për George Dushmanin gjejmë edhe njoftime të tjera në shtypin amerikan. Eshtë lindur në vitin 1929. Ka mbaruar studimet universitare në vitin 1953. U mor me studimin e rrezeve laser. Përmendet në librin e Charles H. Townes “Çfarë ndodhi me rrezet Laser: Aventurat e një shkencëtari” botuar nga Oxford University Press 1959. George Dushmani është i njohur edhe në fushën e botimeve, si autor apo bashkautor i 6 veprave studimore shkencore. Duhet shtuar se në Amerikë ka me dhjetra familje me mbiemrin Dushmani e që janë pasardhës të Dushmanëve të Shkodrës, ndër këta ka edhe mjekë me emër si Dr. Athanasio Dushmani, neurologist në Bronxville, NY e plot të tjerë. Është mëse e qartë se ata e kanë kujtesën të shuar sa i përket prejardhjes së tyre dhe megjithatë ata janë vazhdimësi e fisit të madh të Dushmanëve të Shkodrës të shekullit XV.


Në Gjenevë në mënyrë solemne shenohet Dita e Flamurit dhe 103 vjetori i themelimit të Shtetit Shqiptar

$
0
0

Më  28 nëntor 1443  Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ngriti flamurin  kombëtar në  Kalanë e Krujës. Ndërkaq 469 vjet më vonë 83 delegatë nga të gjitha trojet shqiptare të prirë nga Ismail Qemali zyrtarizuan në Vlorë ,simbolin tonë kombëtar duke shpallur pavarësinë e shtetit  shqiptar.

Komuniteti  Shqiptar i Gjenevës, edhe  sivjet  ka   mobilizuar  të gjitha  Shoqatat , Klubet  dhe Shoqëritë  artistike  që veprojnë  në këtë kanton në mënyrë që 103 vjetori i  themelimit të Shtetit Shqiptar të shënohet  sa më denjësisht.
Objektivat e parashikuara  u përmbushën   në tërësi  falë edhe ndihmës materiale të miqve zviceranë.
Në saje të kësaj ndihme me  kohë  është bërë rezervimi   i   sallës së koncerteve“Palladium” në Gjenevë, e cila mbrëmë ishte përplot  me mërgimtarë jo vetëm nga Gjeneva , por edhe nga qytetet  përreth saj.
Manifestimi i si zakonisht  nisi me  intonimin e himit kombëtar. Pastaj drejtuesja  e këtij programi festiv  Zonja Nerxhivane Ferati  – Sejdiu  prezantoi  përmbajtjen e programit dhe më pas ajo  përshëndeti deputetët e Parlamentit të Gjenevës  François  Lefort dhe Luc  Barthassat  të cilët me pjesëmarrjen e tyre nderuan këtë  festë të veçantë të popullit shqiptar. Nga pala shqiptare të pranishëm ishin   Z. Naim Malaj deri para pak kohësh  Ambasador i Republikës së Kosovës  në Zvicër dhe konsujt e Konsullatës sonë   në Gjenevë  Z. Ramadan Avdiu, në cilësinë e  konsullit  të përgjithshëm dhe Z. Arjan  Kashtanjeva  po ashtu i ngarkuar  me punë si konsull në këtë Konsullatë.
Të gjithëve u ra në sy mosprezenca e përfaqësuesve të Shqipërisë ,por arsyet e mungesës së tyre nuk u theksuan. Në një datë kaq të rëndësishme mospjesëmarrja  është e pajustifikueshme.
Konferencierja   e kësaj  nate festive Z.  Nerxhivane Ferati – Sejdiu  u bëri  një  vështrim të gjitha periudhave nëpër të cilat  ka kaluar Shqipëria dhe populli i saj .  Ajo në mes tjerash tha : Me gjithë tronditjet dhe  përplaset që ka pasur Shqipëria nëpër shekuj populli i saj e ka ruajtur  gjuhën dhe e ka ushqyer vazhdimisht dashurinë për jetën për lirinë për dritën për vendlindjen ,atdheun,  artin, kulturën dhe njerëzimin.
Populli shqiptar e meriton respektin nga të gjithë ngase edhe sipas  ekspertëve ndërkombëtar të historiografisë njihet si populli më i lashtë i Gadishullit Ballkanik.
Shqipëria të ardhmen e saj e sheh  drejt Evropës së  Bashkuar. Populli shqiptar i ndarë në  Maqedoni, Kosovë Lindore, Mal të Zi e Çamëri  në partneritet  me SHBA-të dhe vendet e  Bashkimit Evropian  duhet t’i kthehet  trungut  të tij ,me çfarë do të korrigjohej përfundimisht padrejtësia e Konferencës së Londrës dhe Berlinit ndaj shqiptarëve.
Kjo  kërkesë  është  e përhershme dhe qartë e artikuluar   nga vet populli   i këtyre hapësirave   potencoi    Zonja  Ferati – Sejdiu, me rastin e fjalës së mbajtur në këtë  akademi  solemne  kushtuar procesit të  shtetformimit të Shqipërisë dhe rrugëtimit  572 vjeçar  të Flamurit të ngritur  në Kalanë e Krujës nga kryeheroi  ynë  GJERGJ KASTRIOTI  – SKËNDERBEU.
Pjesën artistike e hapi pianistja dhe pedagogia e njohur   Ermira Zyrakja, e cila  ekzekutoi  me mjeshtëri të veçantë  larushi  vlerash të muzikës klasike .
Brezi i viteve të 80 –ta  e mban mirë në mend  Z. Ermira Zyrakja edhe si aktore.  Ajo  pati shkëlqyer me   lojën e saj të përkryer në filmin “EJA”të regjisorit  Piro Milkani.
Nxënësit  e Mësimit Plotësues të Shkollës Shqipe nga Gjeneva, edhe pse të lindur larg vendlindjes deklamuan  me vullnet e krenari vargje  kushtuar  Flamurit dhe figurave më të ndritura të kombit tonë.  Mjaft mbresëlënëse me ekzekutimet e saj në piano ishte  edhe  vogëlushja  Shila Basha, e cila që tani  lëshoi shkëndija  se në të ardhmen  do jetë një nga emrat e njohur të muzikës klasike.
Plot gjallëri e pasion për vallen në skenë u shfaqen Ansamblet “Gëzuar” dhe “ Rinia  Contact” të cilat për cilësinë e   vallëzimit  të tyre morën duartrokitje të  gjata.
Veçmas  Ansambli  “Gëzuar” me interpretimin e  mrekullueshëm të koreodramës  kushtuar heroit të kombit Agim Ramadani   ngriti në këmbë të  gjithë  të pranishmit.
Aplaudimet  drejtuar  Ansamblit “Gëzuar” ushtuan në të gjitha anët e sallës të shoqëruara  edhe me thirrjet në kor  Rroftë Shqipëria  dhe miqtë  e saj.
Moment tjetër tejet  interesant në  programin e kësaj nate ishte  dhe përfshirja  tashmë tradicionale  e të porsadiplomuarve shqiptar në Fakultetet e Universitetit të Gjenevës.
Me këtë rast ideatori  kësaj nisme inxh. Ali Sh Mehmeti  Kryetar  i “Komunitetit  Shqiptar të Gjenevës” ndau mirënjohje për të diplomuarit në nivelin Master dhe për ata me titullin  Doktor  Shkence.
Z.  Mehmeti duke ndarë gëzimin me këta të rinj tha: “Vetëm kështu   jemi të barabartë midis të barabartëve.

Kontributi  juaj në institucionet e shtetit zviceran përveç integrimit  tuaj të mirëfilltë e miqëson edhe më tepër  popullin tonë  me vendasit.”

Suksesi i këtyre të rinjve   sikur ia shtoi  energjitë  këngëtares sonë të mirënjohur Miranda Hashani . Ajo  e ftuar  nergut  nga  organizatori në këtë kremte  dha  gjithçka nga vetja vetëm e vetëm  që auditori i kësaj mbrëmje të mbetet i kënaqur.
Minutat e ndarë për këngëtaren  Mimoza  Nazrako me origjinë nga  Tirana  u  realizuan  për mrekulli. Ajo e njohur  me profesionalizmin e saj argëtoi shikuesit me potpuri  këngësh  të  bukura  të Shqipërisë së Mesme.
Festës së Flamurit edhe kësaj radhe nuk i  munguan bashkëshortët aktiv  Shpejtim  e Afërditë Krasniqi.  Ata  në këtë jubile janë paraqitur me këngët  kushtuar   legjendarëve të historisë sonë më të re Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Fehmi e Xhevë LLadrofci ,  pa shpërfillur edhe kontributin e heronjve të  tjerë.
Në këtë mbrëmje janë plotësuar edhe dëshirat  e atyre që preferojnë këngën folklorike.  Enkas për adhuruesit e  këtij zhanri muzikor  ka kënduar  Grupi” Rapsodët” nga Gjeneva pjesëmarrës të Festivalit  Folklorik  Mbarëkombëtar “Gjirokastra  2015”
Ky koncert me shumë artistë në nderim të simbolit tonë kombëtar  dhe të 103 vjetorit  të  themelimit të shtetit shqiptar dëshmoi  më së miri  dashurinë e pakufishme të  mërgimtarëve tanë  ndaj  Atdheut  -   Gjuhës  dhe Kombit.

 ARIF  EJUPI

 

 

 

 

Zef Mulaj publikon në italisht romanin policor e investigativ

$
0
0

Sguardo oltre i confini”(Vështrim përtej kufijëve)

Nga: Prof.Murat Gecaj

1.

Kohët e fundit, Dr.Zef Mulaj botoi librin e katër të tij  në gjuhen italiane, me titullin “Sguadro oltre confini-“Le porte  oscure del  traffico  umano”-

“Vështrim përtej kufijëve”(Porta të errta, me  trafikime  njerëzore). Këtë roman policesk e ka venë në qarkulim Shtëpia Botuese “Kimerik”-në Siena të Italisë. Tematika e librit është imigracioni i paligjshëm, ku gratë dhe fëmijët hyjnë  në  rrjetin e krimit të organizuar  ndërkombëtar.

Në  veprën  e  re të Zef  Mulajt, emigrant tash sa vjet në shtetin tonë fqinj, është ndërtuar një situatë  ngjarjesh dramatike, të cilat kanë si protagonist një djalë me origjinë shqiptare, dedektivin Gjorgjio,   me detyren e  agjentit të  antikrimit dhe plot entuziazem, njerëzore e i gatshëm për sfida të reja  në luften kunder krimit. Tërë vepra jep mesazhin kryesor për luftën
ideologjike ndaj çdo krimi dhe   dënimin e korrupsinit,  një  nga plagët më të thella të shoqërisë së  sotme.
Ai është një himn për bashkëkombasit e autorit, të bashkuar me të njëjtën dëshirë: Për ta
realizuar secili ëndrrën e tij. Gjithashtu, i jepet përgjigje pyetjes: Çfarë i  shtynë ata që ta braktisin
vendin e tyre? Në libër mesazhi i  rikthimit të vlerave njerëzore, shumë të  munguera  në kohën e sotme, në mbare  botën  njerëzore.

Është individi, ai që ende beson në vlerat e caktuara  njerëzore dhe
që lufton me  guxim për  t’i ndihmuar të tjerët. Diasa nga veçoritë e këtij romani janë: Dialogu i zhdërvjelltë, thjeshtësia e stilit, përdorimi i frazave të shkurtëra,  ngjarjet  dramatike të ndërthurura njëra me tjetren dhe përdorimi i shkathët i fjalës së drejtpërdrejtë. Konfliktet dhe ngjarjet rrjdhin nga vetë  realiteti i sotëm  në jeten  e imigracionit, ku shprehet  hapur konflikti dramatik  i krimit të organizuar. Flitet per prostitucionin e droga dhe njeriun e zhvleftësuar, aq shumë i përhapur  në boten e sotme. Me sa dimë, në këtë roman është ndër rastet e rralla, në mos të vetme,  që një personazh   dedektiv,  me origjinë shqiptare, gjendet  në skenën    botërore,   si misionar  në luftën kundërkrimit ndërkombëtar.

2.

I.-Publikimet  e autorit Zef Mulaj, në gjuhen shqipe janë:

1.“Emër që lind diellin”, poezi, SHB “Erik”, Tiranë, 2004.

2. “Mjegullvarur mbi Ballkan”, poezi, SHB “Kristalina KH”-Tiranë,2006.

3. “880 bimë mjekësore në Alpet e Shqipërisë”, SH B “Ëeso”, Tiranë, 2008.

4. “Imazh”, roman, SHB “Ëeso”, Tiranë, 2010.

5.“Memory-Jetë e thyer”, roman, SHB “Filara”, Tiranë, 2012.

6.“Lulet e shpirtit”, poezi në Haiku, SHB“Filara”, Tiranë, 2012.

7. “Hëna, nuse e poetit”, poezi, SHB “Edlora”, Tiranë, 2015.

II.-Publikimet  në   gjuhën italiane:

1. “Prendi per mano la mia ombra”, poesi, tradotto in italiano, albanese, tedesco e inglese, Simple, Macerata, 2011.

2. “Altri occhi all’orizzonte”, poesi in haiku, Simple, Macerata, 2012.

3. “Pieni di sogni i fi umi”, poesi in haiku, Simple, Macerata, 2014.

4. Sguardo oltre i confini /le porte  oscure del traffico umano/nëndtor, 2015

Tiranë, 30 nëntor 2015

Kostandini i Madh në kontekstin dardan dhe Dardani

$
0
0

 

Nga Prof. Dr. Jahja Drançoli

 

 

Gjatë vitit 2013 e tërë bota e krishterë ka shënuar  1700-vjetorin, nga miratimi i të ashtuquajturit Edikti i Milanit më 313. Me kalimin e kësaj date, e cila konsiderohet për njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë së njerëzimit, të krishterët kanë mundur përfundimisht për të marrë frymë lirisht pas përndjekjeve të tmershme. Për më tepër, krishterimi nga kapërcyelli i shekullit IV shpallët për fe shtetërore në Perandorinë Romake.

 

Personaliteti kryesor për këtë kthesë të madhe historike konsiderohet perandori Kostandin (306-307; 307-337), i cili duke bërë konventë me krishtertimin dhe duke hapur epokë  të re në historinë botërore, me të drejtë e ka merituar epitetin i Madh, i cili u ka takuar vetëm disa personaliteteve të shquara historike.

 

Në gjashtë shekujt e parë pas/Kr., edhe pse administrata romake kishte sjellur procese të reja ekonomike, shoqërore, politike, fetare e kulturore, qyteti i lindjes së Kostandinit, Naissus,  si dhe provinca e Dardanisë ku është gjendur qyteti në fjalë, sipas burimeve të kohës përfshiheshin në kuadrin e konceptit  etnogjeografik “Dardani”, respektivisht “Iliri”. Themeluesi i dinastisë, babai i Kostandinit, Flavius Valerius Constantius Chlorus, ishte nga Iliriku, “Illyricum patria fuit”,  sikurse shkruante Aurelii Victoris në Liber Caesaribus, respektivisht në Jetëshkrimin e Perandorëve  (Aur. Vict. Caes. 39. 26):. Për vendlindjen e Kostadinit, qytetin Naissus shkruante Anonymi Valesiani, në Origo Constantini Imperatoris. Gjithashtu, për këtë qytetet si vendlindje të Kostandinit shkruante edhe Prisci në Fragmenta, Historia Gothica ku theksohet se Naissus ishte qytet në Iliri.

 

Origjinë dardane kishte edhe perandori ngadhnjimtar mbi gotët, Klaudi II (268-270), i cili për nga linia femërore ruante lidhje perandorake. Këtë njoftim e ndeshim në shkrimin Vita Aureliani në Historia Augusta, ku thuhet se Klaudi II ishte nip i Eutropit me origjinë nga një familje e respektuar dardane (Eutropius, nobilissimus gentis Dardanae vir, krahaso edhe Scriptores, Historiae Augustae, lib. XXV, 9. 9; 11. 9; 13.2). Eutropi, siç është e njohur ka qenë babai i Constantius Chlorus-it. Njoftime të përafërta ndeshim edhe te panegjerikët e Kostandinit. Mirëpo, ndonjë historian i sotëm lidhjet gjeneaologjike të Kostandinit me Klaudin II i pranon ca me rezerva.

 

Duhët përkujtuar edhe fakti se në Dardani, respektivisht në Naissus sipas Olympiodori Fragmenta, kishte lindur edhe Flavius Constantius, respektivisht perandori romak Konstanci III, i cili vdiq në vitin 421. Ky ishte baba i perandorit tjetër romak, Valentianus III Flavius Placidius (425-455). Ndërkaq, në rajonin në mes të Naissus-it dhe Scupi-t rreth vitit 482 lindi njëri ndër perandorët më të mëdhenjë bizantin, Flavius Petrus Sabbatius Justinianus Augustus, respektivisht Justiniani I (527-565). Ky perandor me origjinë të gjakut dardan përveç se kishte themeluar qendrën e madhe Iusiniana Prima, sipas veprës De Aedificis, të Procopii Caesariensis, vetëm në provincën e tij të lindjës, Dardani, kishte rindërtuar 61 kështjella, dhe i kishte ndërtuar 8 kështjella të reja. Ekzistimi i këtyre kështjellave dëshmohet pjesërisht edhe nga autori bizantin, Marcellinus Comes në veprën e tij Chronicon, i cili duke bërë fjalë për termetin e madh të vitit 518, që kishte përfshirë provincën e Dardanisë ishin shkatërruar 24 kështjella.

 

E quaj më vend të theksoj se, pjesë të Dardanisë dhe dardanët i ndeshim edhe në pjesën veriperëndimore të Azisë dhe në disa zona në jug të Gadishullit Apenin. Për Heroin eponim të tyre, Eneun, këndon Homeri në këngën njëzetë të Iliadës si djalin e Zeusit dhe themeluesin i linjës mbretërore Trojës. Përveç Eneut, si themelues i fuqisë dhe lavdisë së Romës, me origjinë dardane krenoheshin edhe shumë popuj të botës së antikitetit – Epirotët,  maqedonasit dhe romakët, si dhe shumë personalitete të shquara të historisë – Julius Caesar, Oktavian Augusti, Klaudi II, dhe natyrisht Kostandini i Madh dhe Justiniani.

 

Ajo që tërheqë më tepër vëmendjën këtu është se, që nga mijëvjeçari i parë para/Kr., treva e qytetit të lindjës së Kostandinit të Madh, Naissusi është përfshirë brenda një uniteti kulturor e etnik të Dardanisë, respektivisht të dardanëve të Gadishullit Ballkanik, si një nga fiset kryesore ilire. Prania e këtij etnosi në këtë hapësirë dëshmohet edhe nga historianë dhe gjeografë më të shquar të antikitetit. Këtej, Herodoti në veprën Historia zbulon se territori i Dardanisë qe pjesë përbërse e Ilirisë. Historiani romak Apijani, si dhe gjeografi grek Straboni, shkruajnë për iliricitetin e dardanëve, sikurse edhe të fiset të tjera të kësaj hapësire. Pliniu, ndërkaq konstatatonte se lumi Vardar ndante Dardaninë prej Maqedonisë. Ndërkaq, historiani i madh romak, Tit Livi shkruante për luftrat kufitare dardano-maqedonase e për inkursionet romake në Dardani. Nga shek. II burimet lidhur me Naissusin janë gjithnjë më të shpeshta, më të plota, ndërkaq ngjarjet në qytet mund të ndiqën pa ndërprerje. Atëbotë, qyteti në fjalë ishte bërë qendër për organizimin e  mbrojtjës së Dardanisë Veriore.

 

Edhe kartografia e kohës antike, si, Tabula Peutingeriana dhe gjeografi Ptolomeu ofrojnë të dhëna për shtrirjen gjeografike të Dardanisë, që mund të ndiqet përmes kufijve veriorë Novi Pazar-Nish, e gjithë treva e Kosovës dhe e Maqedonisë Veripërendimore me kryeqendër, Scupin. Në këtë kuadër, ndonjë studiues ka bërë përpjekje që të përkufizonte edhe kufirin etnogjeografik të Dardanisë, kufij ky që mund të ndiqet përmes kufijëve Perëndimor sipas linjës së sotme  Gjakovë-Pejë-Novipazar-Ivanjicë-Çaçak, e cila ishte njëkohësisht edhe kufiri i provincës. Në Lindje ndërkaq, kufirin e Dardanisë duhet kërkuar nga pozicioni Kumanovë-Vranje,  deri në rrethet e Remesianës (Bela Palanka e sotme) te lumi Nishava. Kufiri Verior është shtrirë mbi rajonin e qytetit Naissus. Në mbështetje të kësaj bën fjalë edhe një njoftim i Ptolomeut të përmendur më lartë, sipas të cilit, Naissus ishte njëri ndër katër qytete të Dardanisë, njoftim ky që pajtohet deri diku me pohimet e Plinit, sipas të cilit, lumejtë e njohur Margus, Timachus dhe Pingus rrjedhin nga Dardania (Plin. Naturalis Historia, lib. III, 149: “Flumina clara e Dardanis Margus, Pingus, Timachus”). Ndërkaq, sipas një monumenti epigrafik ku përmendet Dea Dardania, të zbuluar në vendin Kamenica, në mes të Kragujevacit dhe Milanovcit të Epërm,  mund të dyshohet se kufiri i Dardanisë shkon edhe më në veri nga kufiri, të cilin e përcaktonin, Ptolomeu dhe Plini.

 

Se territori i Naissusit dhe Timachus Maius dhe Timachus Minus, gjendën në trevën e Dardanisë, dëshmohet jo vetëm nga materiali epigrafik, por edhe ai arkeologjik. Së këtejmi, element me peshë nuk është onomastika, sa do të ishte arti ose stili i përmendoreve nga trualli i Naissusit dhe Timokut, art ose stil ky i quajtur Dardan, që ishte identik edhe me përmendoret të tjera të territorit klasik të Dardanisë. Aq më tepër kjo ngjashmëri stilistike shpjegohet edhe me faktin se në truallin e Dardanisë nga mesi i  shek. II, dhe sidomos pas vitit 250 ishin të lidhura dy kohorte, si milici territoriale të rekrutuar nga popullata autoktone lokale: I Aurelia Dardanorum me seli në Nais, dhe II Aurelia Dardanorum e vendosur në Timachum Minus.

 

Nga kapërcyelli i shek. III, respektivisht në vitin 297 perandori Dioklecian pasi që kishte reformuar adminsitratën romake, Dardania paraqitet si provincë në vete, që dëshmohet nga një mbishkrim i zbuluar në Romë: [Nai]sso Darda(niae). Është për të vënë re se, Provinca e Dardanisë përfshinte në verilindje këto qytete: Naissus, Remesiana (Bela Palanka e sotme), Justinopolis (Cariçin Grad i sotëm), dhe Serdica (Sofia e sotme), qendra këto, të cilat do të bëhen edhe qendra kryesore administrative të Dardanisë. Për ta zbardhur sa më mirë këtë çështje lypset të ndalemi edhe në të dhëna të autorëve dhe burimeve të antikitetit të vonë dhe bizantinë. Më këtë rast mua më pëlqen tu referohem më tepër këtyre burimeve: Eutropius, Joan Malala, Laterculus Veronensis, Lucius Caecilius Firmianus Lactantius, Marcellinus Comes, Notitia Dignitatum,  Prisci, Sozomenus, Vita Aureliani në Historia Augusta, etj.

 

Një gjendje e këtillë e rregullimit adminstrativ romak ka vazhduar gjatë gjithë shek. IV, por edhe pas ndarjës së Perandorisë Romake në vitin 395 dhe deri në vitin 618, vit ky i përmendur sipas Miracula Sancti Demetri, ku qyteti Naissus qe përfshirë në Provincën e Dardanisë, e cila sikurse edhe provincat të tjera jugore të Ilirikut kanë hyrë në përbërjen e Perandorisë Bizantine. Gjatë kësaj kohe janë vërejtur në mjaftë vendbanime të lashta dhe të reja që kanë të bëjnë me gjallërimin e popullsisë autoktone dhe me forcimin e karakterit etnik të saj. Në këtë kontekst, duke lexuar veprën e Hieroclis Synecdemus, burim i rëndësishëm i shek. VI-të për njohjen e gjeografisë dhe të organizimit administrativ të Ilirikut, do të shohim se provincën e Dardanisë e kanë adminstruar tre hegjemonë të qyteteve: Skupometropolis, Merion dhe Ulpiana. Në këtë kohë, kufiri lindor i Dardanisë, përputhej me kufirin verior të municipiumit të Ulpianës, me kufirin lindor të municipiumit DD (në veri të Mitrovicës) dhe me kufirin perëndimor të municipiumit Naissus.

 

Nga ajo që u tha më sipër del se, ky territor kaq i gjërë Dardanisë, dhe papullata dardane që ka jetuar këtu ka luajtur rol të rëndësishëm në formimin e etnosit ilir dhe në zhvillimin e historisë ilire gjatë gjithë procesit deri në transformimin e tyre në arbër. Për këtë çështje është ruajtur një bibliografi e pasur e shkruar në gjuhë të ndryshme botërore. Nga vargu i përkrahësve të tezës që i konsideronin dardanët ilirë dhe kufirin etnogjeografik të tyre të përmendur më sipër, po i përmendim studiuesit: Jireček, Tomaschek, Kretschmer, Krahe, Jokli, Vulić, Truhelka, Sufflay, Vulpe, Moscy, Ćerškov, Papazoglu, Stipçeviq, Anamali, Mirdita, etj. Në këtë kontekst, sipas studiuesit A. Mocsy në kohën e perandorit Kostandin, është bërë një reformë e re administrative ku qyteti Naissus sërish është përfshirë brenda Provincës së  Dardanisë. Arsyen për një reformë të këtillë adminsitrative të Kostandinit duhet kërkuar jo vetëm në pragmatizmin e tij politik, meqë, sipas tij ai i cili do të zotëronte Naissusin, do të kontrollonte kahjet që shpienin në Lindje dhe Perëndim. Me fjalë të tjera, Naissus paraqiste atëbotë udhëkryqin e magjistralës transballkanike dhe transpanonike, pjesë e së cilës kanë qenë edhe rrugët e njohur Via publica, e cila nga Naissus përmes Serdikës shpiente për në Constantinopilis, si dhe rruga  tjetër e njohur: Naissus – Lissus, Nish-Lezhë, rrugë kjo e cila sipas Tabula Peutingeriana zotëronte këtë listë të stacioneve, si dhe distancën mes tyre sipas kësaj radhe: Naisso XIV Ad Herculem VI Hammeo XX Ad Fines XX Vindenis XIX Viciano XXV Theranda XXX Gabuleo XVII Creveni XXX Ad Picaria XXX Lissum. Distanca mes Nishit dhe Lezhës sipas burimit në fjalë ishte 211 mila (rreth 315 km). Po në këtë qytet të Dardanisë në vitet 315-334 janë nënshkruar disa edikte perandorake, çështje kjo e cila dëshmohet sipas Codex Theodosianus të shekullit të V. Nga realizimi i këtyre edikteve perandorake njëkohësisht mund të dëshmohën edhe vizitat e shpeshta të perandorit Kostandin, si dhe të pasuesve të tij, që i kishin bërë Naissus-it dhe Medianës në afërsi (3 mila), një rezidencë e tij verore sikurse na njoftonte Ammianus Marcellinus (325/330-ca. 391) në veprën Res Gestae ose ndryshe të quajtur Historiae.

 

Gjatë shekujve I-VI, Dardania ishte një nga regjionet ballkanike më pak të romanizuar, dhe pothuaj tërësisht i krishterizuar, dukuri kjo, që ndryshe nga ardhacakët sllavë, bullgarë e hungarezë, të cilët krishterimin e kishin përqafuar në fazat e mëvonshme të saj, dardanët si popullatë autoktone e  përqafuan krishterimin që në fazën e parë, e cila, sipas Shën Palit kishte përfshirë edhe Ilirinë. Sipas Illyricum Sacri, të Farlatit mund të dëshmohet se në Dardani, i pari prej apostujve që ka predikuar Ungjillin ka qenë Mateu, i cili në radhët e apostujve ishte zgjedhur në vend të Judës Iskariot. Ai ua ka predikuar krishterimin fiseve maqedone, dardane, tribale dhe bastarne (“Gentes Macedonum, Dardanorum, Triballorum, Bastarnorum”).

 

Burimët e ruajtura flasin se gjatë kësaj përiudhe në provincat jugore të Ilirikut kishte afro 20 qytete të njohura. Këto emra qytetesh, në trajtë origjinale ilire-arbërore, u ruajtën gjatë gjithë shekujve të historisë sonë. Në mesin e tyre përmendën edhe disa qytete të Dardanisë, si, Binça (Arribantium),  Lipian (Ulpiana), Nishi (Naissus), Shkupi (Scupi). Nga këto të dhëna onomastike, si dhe nga fondi i më së 200 fjalëve të ruajtura nga leksiku bimor del se Dardania ishte një nga vatrat e formimit të arbërve dhe gjuhës shqipe. Prandaj, prania shumë e lashtë iliro-arbërore e shoqëruar me krishterim nga periudha apostolike në Dardani, bëri që më shumë studiues të shpjegojnë takimet intensive të shqipës së këtyre anëve me gjuhë të tjera të moçme të Ballkanit.

 

 

 

Organizimi kishtar

 

Dardania dhe dardanët e antikitetit si pjesë e civilizimit  mesdhetar europian përqafuan krishterimin si fenomen religjioz e kulturor që përhapte vlera të reja të panjohura deri në atë kohë në këto hapsira.

 

Sipas Ediktit të Milanit më 313, kur organizimi kishtarë u legalizua edhe në Provincën e Dardanisë, ky religjion mori edhe frymën e zhvillimit institucional. Këtej, përmes statusit të veçantë administrativë e juridik, Dardania kishte edhe qëndren e ipeshkvisë ose mitropolinë të sanksionuar me Koncilin e Nikesë më 325. Në këtë koncil morën pjesë edhe ipeshkvijtë nga Iliriku, ne mesin e tyre përmendët edhe Dacus Dardaniae nga Scupi. Ndërsa sipas të dhënave të tjera, së bashku me këtë ipeshkëv ka qenë edhe ipeshkvi Budius Stobiensis.  Në ndërkohë në periudhën gjatë viteteve 325-343 ndeshim edhe në seli të tjera ipeshkvnore, si, ajo e Ulpianës, Naissusit dhe Remesianës. Ipeshkëvi i Ulpianës (Machedonius a Dardania de Ulpianensis) së bashku më atë të Scupit (Paregorius a Dardania de Scupis), dhe të Naissusit (Gaudentius Naissi), kishin marrë pjesë në Koncilin e Serdikës dhe kishin nënshkruar aktet e koncilit në fjalë. Kur është fjala për ipeshkvinë e Nishit  Gaudentius duhet theksuar se, ai është mbajtur në mend për njërin ndër të rallët ipeshkëv deri në shekullin VI. Ndërkaq, ipeshkvi i Remisianës së Dardanisë, i quajtur Niketë Remesiana (Niceta Remisiane civitatis episcopus) paraqitet më vonë në vitet 366-414. Është fjala për Niketën e Dardanisë, teologun, muzikantin, shkrimtarin dhe oratorin e madh të kohës, i njohur sipas hymnit Te Deum Laudamus, vepër kjo, të cilën ndonjë studiues ia atribuon Shën Ambrozit.

 

Derisa pas  koncilit të Serdikës, ipeshkëvia e Scupit mori rangun e mitropolisë (Johannes episcopus ecclesiae scopinae metropolitanae civitatis).  Në anë tjetër, ipeshkëvinë e Naissusit e kishte përfshirë errësira shpirtërore. Këtej, ipeshkvi Bonosus, nënshkrimin e të cilit e ndeshim të pranishëm në koncilin e Sirmiumit në vitin 351, emri tij shpesh është ngatërruar në historiografi me ipeshkvin e Serdikës. Pas Bonosus-it, sipas një letre  të papës Innocentius PP (401-417) nga viti 414 për ipeshkëv të Naissusit përmendët Martianus, për të cilin përveç letrës së përmendur më sipër nuk kemi ndeshur në  ndonjë dokument tjetër. Pas këtij për fron ipeshkvor të Naissusit është caktuar Dalmatius (448-449). Për te kemi njoftime vetëm si pjesëmarrës në Koncilin e Efesit më 449. Nuk kemi njoftime as kush ishte ipeshkëv gjatë kohës kur Naissus ishte rrënuar deri në themel nga Hunët në vitin 441. Për këto sulme barbare në këtë kohë që kishin përfshirë Ilirikun ka bërë fjalë edhe shën Jeronimi. Disa vite më pas, respektivisht në vitin 448 kur përmendet ipeshkvi Dalmatius, nëpër qytetin e Naissusit kishte kaluar shkrimtari bizantin Prisci, duke na lënë edhe këtë njoftim: “Kur arritëm në Nais, ne kemi gjetur qytetin e braktisur plotësisht, meqë deri në themele ishte shkatërrua nga armiku. Në rrënojat e tempujve kishin mbetur ca njerëz, të cilët kishin mbetur aty për shkak të sëmundjes. Kaluam natën nën qiell të hapur, pak më larg nga lumi, meqë e gjithë zona bregore ishte mbuluar me eshtrat e atyre që kishin rënë në betejë.”

 

Meqë, nuk zotërojmë me ndonjë dokument tjetër nga gjysma e dytë e shek. V, kohë kjo kur kishin pësuar numër i madh i qyteteve të Dardanisë  nga sulmet e hunëve dhe të barbarëve të tjerë, është vështirë të kemi një pasqyrë sa më të qartë se çka kishte ndodhur në këtë hapësirë gjeografike. Për këtë arsye nuk duhet habitur se, Gaianus, një ipeshkëv i ardhshëm i Naissusit na paraqitet vetëm në vitin 516.

 

Ajo që tërheqë më tepër vëmendjën këtu është fakti se Naissus si qendër ipeshkvnore zotëronte me tempull ose tempujë, të cilët u shërbenin martirëve të krishterë vendor, veçanërisht të respektuar në këtë qytet. Përveç kultit të shën Prokopit, Naissus zotëronte edhe shenjtorë vendorë të zbuluar në mbështetje të rezultateve arkeologjike.

 

Pas termetit të vitit 518, që në vitin 535 jurisdiksioni kishtar kishte kaluar nga Scupi te Iustiniana Prima, qytet ky i ndërtuar në arealin e Scupit, respektivisht te Taurisiumi, vendlindje e perandorit Justiniani I. Ky perandor duke mbajtur në mend origjinën e tij të gjakut dardan, sipas Novelës XI ipeshkvinë Iustiniana Prima e ngriti për qendër argjipeshkëvnore nën jurisdiksionin e së cilës hynin këto dioçeza: Dacia Mediterranea (Serdica), Dacia Ripensis (Ratiaria), Moesia Superior (Viminacium), Dardania (Iustiniana), Prevalis (Scodra), Macedonia Secunda (Stobi) dhe Panoniaa Secunda (Civitas Bacensis). Për argjipeshkëv të parë qe emëruar Catellianus, i cili në fillim kishte statusin e pavarur, por më pastaj hyri nën jurisdiksionin papnor. I dyti argjipeshkëv i Iustiniana Primës ishte Benenatus. Ndërkaq, i treti dhe i fundit i njohur në Dardani ishte Johannes (Gjoni), i cili u bë i njohur sipas korrespodencave të tij me papën Gregorius (Gregori i Madh ose i Shenjtë, 540-604).

 

Gjatë shek. IV-VI organizimi kishtarë në Iliri mori hovë aqë të madhë, sa që vëtëm në Dardani u ngritën 5-7 ipeshkvni. Këto u organizuan sipas ndarjës administrative të Perandirisë Romake. Më invadimin e barbarëve nga kapërcyelli i shek. VI dhe në fillimet e shek. VII ndërroi edhe harta kishtare e Dardanisë, meqë rritja e presionit barbar e kishte detyruar popullatën vendore të tërhiqej në pjesët jugore të Gadishullit Ballkanik. Danubi atëherë ishte braktisur, dhe në dekadën e dytë të shek. VII, gjatë sundimit të perandorit Herakli, pjesa e madhe e territorit të Dardanisë përfundimisht i kishin pushtuar Avarët dhe Sllavët.  Gjatë kësajë përiudhe pësojnë dëme të mëdha selitë ipeshkvnore e argjipeshkvnore të cilat u përmendën më sipër. Gjithashtu u ndërprenë edhe lidhjet me Papatin, për t’u shkëputur për një kohë me të gjatë, sidomos pas mesit të shek. VIII, kur Iliriku Lindor iu bashkangjit Kostandinopojës. Jashtë ndikimit të Kishës bizantine mbeti ende Mitropolia e Scupit dhe e Prizrenit. Në fakt edhe pse Ipeshkvia e Prizrenit përmendet në dokumentin e Bazilit II, më 1019, ka dëshmi të tërthorta se kjo ipeshkvi përmëndet që në vitin 458, lidhur më Koncilin e Kalcedonit.

 

 

 

Kultura materiale

 

Gjetjet arkeologjike të rastit nga studiues të huaj dhe studiues vendor provojnë se, gjurmët materiale të kulturës paleokristiane në trevat e Dardanisë i ndeshim nga shek. II, dhe që këtej duke u ngjitur në shek. III-XI janë zbuluar njoftime interesante për çështjën që e kemi në shqyrtim. Në  lokalitet arkeologjike, si, Bardh të Madh, Bajicë dhe Stdenicë të Pejës, Buçan, Caričin Grad, Çeçan të Vushtrisë, Dërrsnik, Graçanicë, Harilaq, Kabash, Korishë të Prizrenit, Lece, Leskovac dhe rrethe, Lipjan, Medianë, Novobërdë, Pejë, Prizren, Raçë të Gjakovës, Shashkoc dhe Veletin të Janjevës, Greme, Nerodime dhe Surçin të Ferizajit, Syroganë të Skënderajt, Shtime, etj. janë zbuluar burime të bollshme të trashëgimisë së luajtshme dhe të palujatshme të periudhës paleokristiane. Një ndër qendrat dardane, që gjatë gërmimeve arkeologjike në shek. XX ka ofruar material të pasur të kulturës materiale është vendlindja e Kostandinit të Madh, Naissus. Aty është zbuluar dhe më pastaj është botuar materiali pasur epigrafik i shkruar ekskluzivisht në gjuhën latine, si, monogrami i Krishtit i qujatur signum Christi,. Është fjala për një shenjë të fitorës së Krishtit, të cilin për herë të parë e kishte përdorur Kostandini i Madh në vitin 313. Ndërkaq, në lagjën-Jagodin të Nishit, në murin lindor të një varri është zbuluar një monogram në kurorë të gjethës së palmës kushtuar Krishtit, ndërsa në anën e majtë dhe në anën e djathtë të saj janë paraqitur dy figura burrash në këmbë. Njëra që mban një libër dhe tjetra bekimin. Si një homolog të këtyre paraqitjeve në murin perëndimor të varrit dyshohet se është paraqitur motivi kushtuar apostujve, Pjetri dhe Pali.

 

Në Ulpianë, si qendër ipeshvnore, nga arkeologë është zbuluar një bazilikë e madhe, ku janë ruajtur reliktet, përkatësisht eshtrat e martirëve të Ulpianës, Florit dhe Laurit. Në këtë kontekst mund të përmendën edhe martirët Prokuli dhe Maksimi, mësues të Florit dhe Laurit, të cilët u përsekutuan gjatë kohës së perandorit Hadrian (117-138). Kur është fjala për Florin dhe Laurin, është për të vënë re se, martirët në fjalë dardanë nga Ulpiana, u ngritën gjatë mesjetës në kultin e martirëve kishtarë bizantin, si dhe të sllavëve të ardhur, të cilët krishterimin e përqafuan nga gjysma e dytë e shek. IX. Që këtej, në një kalendar palestinezo-gruzian të shekullit X (atëbotë pjesë të Bizantit), përmendet Flori dhe Lauri, së bashku me Palin e me motrën Julianën:”Flor et Lauri, Pauli et sororis eius Juliana [...]“. Emri i këtyre martirëve nepërmjet kishës bizantine, është nderuar shekuj me radhë edhe nga sllavët e ritit ortodoks. Me siguri se, emrat e këtyre martirëve, sllavët i përvetësuan nga popullësia vendëse arbërore. Një shembull të mirë ku përmendet Flori dhe Lauri është menologu i Patrikanës së Pejës i vitit 1561. Po në këtë monument të kultit, në kishën e Shën Apostujve ruhet edhe afreska nga fillimët e shek. XIV kushtuar Shën Kostandinit dhe gruas së tij Helenës.

 

Duke përmbyllur punimin në fjalë është për të vënë re se, dardanët nuk arritën për të realizuar apogeun kulturor, sepse forcat e tyre më të mira u shfytëzuan për të mbrojtur atdheun nga armiqët e shumtë, së pari nga të ashtuquajturit trako-kimerët, e më vonë nga ana e maqedonsasve, keltëve dhe përfundimisht për tu inkuadruar nën Perandorin Romake, forcat e tyre ishin fshehur plotësisht, por në shek. III – VII, gjatë periudhës së krizës dhe rënies së Perandorisë Romake, Provinca e Dardanisë dhe popullata e saj u gjendën përseri në fokus të ngjarjeve historike, kulturore dhe fetare. Kolosi nga Ballkani Qëndror-Kostandini Madh – sikurse i realizonte të gjitha aspiratat e paraardhësve të tij të largët: vendlindjen e tij e ngriti në masën më të madhe të mundshme, duke reziduar në Romën e Re – Kostandinopojën, e cila ishte ndërtuar në dalje të Dardaneleve, në zonën, ku ajo dikur sundohej nga paraardhësi tij i largët Dardani.

 

 

BIBLIOGRAFIA SELEKTIVE

 

1. Benac, Alojz, ed. [1987], Prahistorija Jugoslovenskih Zemalja, V,

        Sarajevo, akademija Nauka i Umjetnosti Bosne i Hercegovine,

        Centar za Balkanološka ispitivanja;

2. Burckhardt, Jacob [1949], The Age of Constantine the Great, London,

        Routledge & Kegan Paul Limited;

3. Bury, J. B. [1923], The Provincial List of Verona, in: The Journal of

     Roman Studies, vol. 13;

4. Casiday, Augustine & Norris, W. Frederick eds. [2008], Christianity,

        Constantine to c. 600, vol. 2, in: The Cambridge History of Christianity,

        Cambridge University Press;

5. Dam, Van Raymond [2008], The Roman Revolution of Constantine, 

       Cambridge University Press;;

6. Dodds, E. R. [1965], Pagan and Christian in an Age of Anxiety, some

       aspects of religious experience from Marcus Aurelius to Constantine,    

       Cambridge University Press;

7. Drançolli, Jahja [2008], Arbërit ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes gjatë

         Mesjetës, Zagreb;

8. Farlati, Daniele – Coleti, Jacopo [1751-1819], Illyricum Sacri, vol. I-VIII,

         Venezia;

9. Gjini, Gaspër [2011], Ipeshkvia Shkup-Prizren nëpër shekuj, përgaditi

         Don Lush Gjergji, Prizren, Drita;

10. Holloway, R. Ross [2004], Constantine and Rome, New Haven &

        London, Yale University Press; 

11. Jedin, Hubert [1972], Velika Povijest Crkve, Zagreb, Krščanska

        Sadašnjost;

12. Lenski, Noel [2007], The Cambridge Companion to the Age of

        Constantine, Cambridge University Press; 

13. Lieu, N. C. & Montserrat Dominic [1998], Constantine, History,

        historiography and legend, London and New York, Routledge;

14. Lieu, N. C. & Montserrat Dominic [1996], From Constantine to Julian:

         Pagan and Byzantine views, A Source History, London and New York,

         Routledge;

15. Mansi, J. D. [1759-1798], Sanctorum Conciliorum nova et amplissima

         collectio v. 31, Florentiae et Venetiis;

16. Migne, Jacques-Paul [1857-1866], Patrologia cursus completus, series

         Graeca, Paris;

17. Migne, Jacques-Paul [1844-1864], Patrologia cursus completus, series

         Latina, Paris;

18. Mirdita, Zef [2000], Gjashtë shekujt e parë të krishtenizimit në trevat

       iliro – shqiptare, in: Simpozium Ndërkombëtar, Tiranë, 16-19 Nëntor

       1999, Shkodër, Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë;

19. Mirdita, Zef [2001], Religjioni dhe kultet e Dardanëve dhe Dardanisë në

        Antikë, Zagreb, Unioni i Bashkësive Shqiptare në Republikën e

         Kroacisë;

20. Mirdita, Zef [2006], Mbi kufirin lindor dhe verior të dardanëve dhe

         Dardanisë në Antikë, in: Kosova Archaeologica-Kosova Arkeologjike,

         No. 1, Prishtinë;

21. Mitchel, M. Margaret & Young M. Frances [2008], Origins to

         Constantine, in: The Cambridge History of Christianity, vol. 1,

         Cambridge University Press;

22. Odahl, Matson Charles [2004], Constantine and the Christian Empire,

         London & New York, Routledge;

23. Papazoglu, Fanula-Petrović, Petar [1979, 1982, 1995], Inscriptiones de la

         Mésie Supérieure, vol. III/2 (Timacum Minus et la Vallée du Timok-

         1995); vol. IV (Naissus-Remesiana-Horreum Margi-1979); vol. VI

         (Scupi et la Région de Kumanovo-1982);

24. Pohlsander, A. Hans [2004], The Emperor Constantine, London & New

          York, Routledge;

25. Schaff, Philip [2010], History of the Christian Church, vol. III, in:

          Christian Classics Ethereal Library;

26. Southern, Pat [2001], The Roman Empire from Severius to Constantine,

London & New York, Routledge;

27. Truhelka, Ćiro [1929], Dardanci, in: Glasnik Skopskog Naučnog

          Društva, knj. V, Skoplje;

28. Vulić, Nikola [1925], Znameniti ljudi starog doba u našoj zemlji, in:

       Društvo Sv. Save, knj. 32, Bratstvo, Beograd.

Fund

Universiteti i Prishtinës

No. tel. 045 388 88 045 388 883

e-mail: jdrancolli@yahoo.com

 

 

 

Shkollat në gjuhën shqipe që themeloi Vatikani

$
0
0

Nga Nikolle Loka

 

Për t’i përgatitur këto këto kuadro të aftë, Roma ngriti herë pas here në Itali, disa shkolla të posaçme (kolegje), si për klerin e vendeve të ndryshme të botës, ashtu edhe për klerin në Shqipëri e në Ballkan.
Një nga sgkollat e para të tillla ishte “Kolegji i Shën Athanasit”, që u themelua në Romë më 1572, nën drejtimin e murgjëve bazilianë, posaçërisht për nxënësit arbëreshë dhe grekë të Italisë. Në Klementin u themelua “Kolegji ilirik”, në të cilin pranoheshin nxënës edhe nga viset shqiptare.
Në vitin 1574 u themelua i dyti “Kolegj ilirik” në Loreto. Më vonë (1672), ky kolegj u zgjerua, dhe që prej asaj kohe atë e ndoqën edhe klerikë shqiptarë. Mësimet në kolegj zhvilloheshin në gjuhën latine dhe greke. Mësohej gramatika, filozofia dhe teologjia. Mësimi u ishte besuar jezuitëve. Zakonisht në kolegj, me rekomandim të priftërinjve, ose kryepeshkopëve, zgjidheshin një ose dy nxënës prej qyteteve të mëdha apo krahinave, për t’u përgatitur për vendin e tyre. Këtë kolegj e ndoqën gjithnjë e më shumë shqiptarët, edhe për arsyen se nuk kishte kolegje të tilla në Shqipëri. Kolegji informonte shpesh Kongregatën për nxënësit e pranuar shqiptarë.
Kolegjin ilirik e kanë ndjekur edhe shkrimtarët dhe personalitetet e njohura arsimore e kulturore shqiptare, si: Pjetër Budi, Frang Bardhi, Andrea Bogdani, Pjetër Bogdani, Pjetër Mazrrëku etj.
Në vitin 1613, Kongregata e Romës themeloi të tretin “Kolegj ilirik” të Fermos, i cili vazhdoi të punojë deri në mesin e shek. XVIII. Në të u përgatitën edhe klerikë shqiptarë të shquar, si: Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova, Matej Mazrreku nga Janieva etj. Edhe ky kolegj ishte nën drejtimin e jezuitëve.
Në vitin 1711, në shkollën “San Pietro in Montario” të romës, nën ndikimin e françeskanëve, të ndihmuar nga papa Klementi XI, italo-shqiptar, filloi punën Katedra e gjuhës shqipe.
Ka ekzistuar edhe “Kolegji i Palermos”, i themeluar në vitin 1730, pastaj “Kolegj in Ulanos” në Romë, ku u shpërngulën nxënësit e “Kolegjin ilirik” të Fermos.
Në vitin 1743 u themelua “Kolegji Urbano”, ku për një kohë studio edhe Pjetër Bogdani. Në këtë kolegj ndiqeshin edhe studimet e larta.
Përveç studimve në kto kolegje (veçanërisht në atë të Loretos), disa priftërinj shqiptarë kanë ndjekur edhe fakultetin filozofik apo teologjik në ndonjërin nga universitetet e Italisë të asaj kohe. Pas mbarimit të tyre, nxënësit klerikë pajiseshin me kulturën teologjike të domosdoshme, dhe pastaj dërgoheshin në vendet e tyre, si klerikë të rregullt ose si misionarë.
Ndryshe nga Kisha e Lindjes, Vatikani nuk i pengonte, përkundrazi i lejonte kuadrot e tij që të zhvillonin veprimtarinë fetare edhe në gjuhën e popullsisë vendëse, me kusht që rituali kishtar të ushtrohej në çdo rast latinisht. Është pikërisht, që nga rrethi i këtyre nxënësve klerikë filloi jetën e vet arsimi shqip dhe letërsia shqipe.
Në trojet shqiptare, shkollat e elementit katolik kishin karakter fillestar, dhe ngriheshin zakonisht pranë ndonjë kishë. Ato kishin një numër të pakët nxënësish, dhe programi i tyre kishte karakter fetar. Një shkollë e tilllë ka ekzistuar në Janjevë.
Përveç shkollës së Janjevës, ndër shkollat më të vjetra katolike, hyn edhe shkolla e Pejës (gjysma e parë e shek. XVII).
Nga mesi i shek. XVII, meritë për hapjen dhe zhvillimin e shkollave shqipe në Prishtinë, Prizren, Suharekë etj, ka famullitari D. Gegë Mazrreku. Në Gjakovë dhe në fshatrat përrreth, është dalluar misionari Lukë Kabashi si edhe françeskanë të tjerë.

Në gjysmën e parë të shek. XVII ka pasur një shkollë katolike në Pejë.
Gjithashtu, nga mesi i shek. XVII ka pasur shkolla katolike shqipe në Prishtinë, prizren, Suharekë, Gjakovë, si dhe në fshatrat përreth.
Më 1745 kemi një shkollë fillore katolike në Shkodër.
Në vitin 1775, kleriku D. Nikollë Kançi hap një shkollë fillore në Sheldi (Shkodër).
Në Nënshat (Shkodër), më 1878, hapet një shkollë katolike.
Më 1882 hapet shkolla katolike e Trashanit (Zadrimë).
Më 1883 hapet një shkollë e tillë edhe në Bajzë të Kastratit (Malësi e Madhe).
Më 1891 hapet një shkollë katolike në Blinisht të Zadrimës.
Po më 1891 hapet një shkollë e tillë në Selcë të Kelmendit.
Më 1893 hapet shkolla e Traboinit (Malësi e Grudës).
Në vitin 1896, në Kallmet të Lezhës, murgeshat stigmatine hapin një shkollë fillore për vajza.
Më 1898 rihapet shkolla në Pllanë (Lezhë).
Nga fundi I shek. XIX vazhdon hapja e shkollave fillore fetare katolike, kryesisht në Shqipërinë Veriore dhe në disa vise të tjera shqiptare, si: Në Shkup, Prizren, Gjakovë, Pejë, Ulqin, Zarë, Zym etj.
Nga fundi i shek.XIX kemi hapjen e shkollave katolike në Mirditë (Orosh, Kashnjet, Spaç), në Bushat (1900), në Rranxa-Bushat (1900), në Prizren (një shkollë mashkullore dhe njënshkollë fillore për vajza, e drejtuar prej “Motrave të Dashurisë”), në Gjakovë (një shkollë), në Pejë (një shkollë, më 1898), në Zym (një shkollë), në Durrës (një shkollë).
Në vitin 1901, në Bizë hapet një shkollë fillore katolike.
Më 1907, Shtjefën Gjeçovi hap një shkollë në Gomsiqe.
Po këtë vit, kemi hapjen nga një klerik të një shkolle në Baz (Mat).
Gjithashtu, më 1907, motrat stigmatine hapin një shkollë fillore në Durrës.
Gjatë viteve 1912-1913, në Dajç të Zadrimës ka pasur një shkollën fillore katolike.
Më 8.2.1912 rihapet në Shkodër seminari papnor shqiptar (sot “Seminari Ndërdioqezin Shqiptar”). Ludovik Shllaku, Shkollat klerikale, botimet “Camaj-Pipa”, Shkodër 2002, f.17- 23

 

 

Përse nuk njihet shkolla e parë shqip e arbëreshëve të shek. XVI

$
0
0

Nga Kastriot Marku

 

Speciale/Shkrimi i historisë së Arsimit si nevojë e shkrimit të historisë së qytetërimit shqiptar
 Trajtimi i fillimeve të shkollimit në gjuhën shqipe përgjatë periudhës 1945-1990 nga pikëvështrimi i historiografisë zyrtare shqiptare, i përftuar në trajtën e historisë së arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar, nuk do shumë argumente mbushamendase për të bindur cilindo se, ajo është shkruar njëanshmërisht duke shpërfilluar qëllimisht, në mos thuajse tërësisht, së paku pjesërisht, ekzistencën konkrete tashmë të provuar dokumentarisht të pjesës më të madhe të shkollave shqipe të hapura përgjatë shekujve XVI-XVIII. Arsyet e këtij mënjanimi të pashembullt nga ana e historiografisë shqiptare, e cila tymoste dhe propagandonte nacionalizmin e saj etnocentrik, në një farë kuptimi duket një absurditet pothuajse i paimagjinueshëm, por për brezin tonë që e njohëm jo pak funksionimin e mekanizmave të asaj diktature të patëdytë, ishin për atë kohë,dhe për fat të keq janë ende edhe sot në jo pak raste, një realitet “normal”. Këto arsye nuk kishin motivim tjetër përveçse profilimin e historisë dhe kulturës shqiptare sipas metodologjisë së ashtuquajtur dialektike marksise-leniniste, e cila duhej të aplikohej dhe propagandohej e njësuar bashkë me çdo prodhim shkencor dhe intelektual dalë prej laboratorit të saj ideologjik.
Nga kjo shartesë metodologjike, ku shkenca dhe ideologjia u duhej të mbështesnin njëra-tjerën, nuk bëri përjashtim as historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar. Me keqardhje të madhe vërehet se, një pjesë e madhe e të rinjve të formuar pas viteve 90-të, të cilët nga pikëpamja formale kanë mbërritur të arsimohen shkel e shko deri në nivelin e studimeve doktorale në disiplinat albanologjike, vijojnë të mendojnë ende në një mënyrë tërësisht provinciale me syze ideologjike sikurse mendohej në mënyrë uniforme para vitit 1990, imponuar kësisoj për inerci nga historiografia ideologjike e asaj kohe. Për ta parë qartazi në mënyrë shembullore se si historiografia jonë e derisotme shpërfaq këtë mendësi metodologjike dhe konceptuale jashtë metodologjisë dhe logjikës që aplikon historiografia evropiane dhe botërore bashkëkohore, mjafton të shihet qëndrimi që mban kundrejt historisë së arsimit në gjuhën shqipe. Ekzistenca e shkollës shqipe duke nisur nga fundi i shekullit të XVI tek arbëreshët është tashmë fakt historik i dokumentuar dhe kësisoj i padiskutueshëm, ndaj nëse është pranuar njohja e tekstit të parë shqip, i librit të parë shqip, përse të mos njihen si të tilla edhe shkollat shqipe, të cilat janë hapur jo pak por plot dy-tre shekuj para 7 marsit të vitit 1887, datë në të cilën u hap “Mësonjëtorja” e Korçës, me të cilën shenjohet fillimi i shkollimit shqip, më saktë vijim i traditës, tashmë nën frymën e Romantizmit shqiptar, e njohur si Rilindja Kombëtare Shqiptare. I gjithë paragjykimi lidhur me mosnjohjen sikurse duhet të shkollimit në gjuhën shqipe lind dhe ndalet me sa duket pikërisht tek termat “laike” dhe “fetare”, të stërkonsumuar tashmë, sipas të cilëve nëse këto shkolla me programet, stafin mësimdhënës (mësuesit) dhe subjektet e tyre (nxënësit) ishin shkolla tërësisht laike, që në këtë rast i bie që të ishin miratur apo të financuara nga shteti; ose këto shkolla ishin fetare, dhe si të tilla organizoheshin dhe mbaheshin me financimenga kleri përkatës; programet e tyre bazë ishin lidhur me lëndët e formimit religjioz, mësuesit e punësuar ishin klerikë dhe nxënësit një pjesë e mirë e tyre mund të ishin edhe kandidatë të mundshëm për t’u pranuar në thirrjen meshtarake (e kemi fjalën në këtë rast për ato shkolla që administroheshin institucionet e kishës katolike). Si për çudi në pjesën më të madhe të të gjithë këtij ngërçi “terminologjik”, i bie që të paramendohendhe të paragjykohen pa kurrëfarë mëdyshje, ekskluzivisht shkollat e hapura nga kleri katolik, të cilat rezultojnë pa asnjë mëdyshje se kanë qenëtë parat. Anakronizmi i termave “laik” dhe “fetar” paraqet një paradoks mjerisht mbresëlënës në kufijtë e marrëzisë, nësë shihet më me kujdes kjo problematikë. Për t’a sqaruar më mirë këtë na duhet të nisim në krye të herës tek termi laik. Thamë më sipër se, bazuar në këtë arsyetim shkollatduhet të kishin programet, stafin mësimdhënës (mësuesit) dhe subjektet e tyre (nxënësit) tërësisht laike, pra që duhet të ishin miratura apo të financuara nga shteti. Po cili shtet funksiononte në këtë kohë kur këto shkolla funksiononin si të tilla? Kush i “administronte” shqiptarët gjatë kësaj periudhe, nga pikëpamja institucionale,le ta themi juridike, qoftë edhe formale nëse do ta mund ta quajmë kështu? Shqiptarët nën Perandorinë Osmane e kishin tëndaluar ligjërisht që të mos shkolloheshin në gjuhën e tyre amtare, ndaj për këtë arsye shkollimi në këtë gjuhë nuk kishte as mundësinë më të vogël që të ishte i lirë d.m.th. publik. Edhe nëse do të lejohej shkolla për shqiptarët në viset ku ata banonin, kjo shkollë do të duhej të ishte ekskluzivisht së paku në gjuhën e perandorisë dhe kryesisht shkollë që realizonte formimin e kandidatëve për shërbimet fetare të religjonit perandorak osman. Afërmendsh i bie të jetë jashtë logjikës që të mendojmë se administrata osmane do të duhej të lejonte një shkollë “laike” në gjuhën shqipe e cila do të nënkuptonte domosdoshmërisht përmes saj vetëdijësimin e shqiptarëve për një nga shenjat e bazike të kombësisë së tyre sikurse është gjuha amtare. Si e tillë kjo përbënte një kanosje serioze për vetë strukturën shtetërore dhe ushatarake perandorake e cila edhe pa e pasur shkollën si të tillë nuk ndihej asnjëherë e qetë në territoret shqiptare për shkak të kryengritjeve të njëpasnjëshme, kryesisht në viset malore në veri,por edhe jug të vendit, ku banorët nuk i duronin taksimet e dyfishta, qoftë kjo nga të krishterët e ritit latin që e dëshmuan disa herë këtë duke vënë në krye të tyre ipeshkvinjtë si Nikollë Mejkashi, Pjetër Budi, Mark Skura dhe Pjetër Bogdani qoftë nga të krishterët e ritit bizantin të bregdetit jugor të Himarës. Kjo çështje hap ndërkohë një tjetër parantezë që na është përtërirë vitet e fundit nga një tjetër soj “studiuesish”, të cilët pretendojnë të mos e konsiderojnësikur qe pushtim sundimin pesëqindvjeçar osman, por si administrim në kuadër të asaj perandorie e cila na paskësh qenë e qetë dhe favorizuese/zemërgjërë për shqiptarët teksa sjellin në mbrojtje të argumentit të tyre si shembuj mbështetje, shqiptarët e shumtë që u integruan në administratën ushtarake, ekonomike dhe fiskale osmane. Edhe unë do ju bashkangjitesha “studiuesve” që përkrahin bashkëjetesën paqësore të shqiptarëve nën Perandorinë Osmane, por përpara se ta bëj këtë do të përpiqesha që ata të më bindnin në nëdisa paqartësi që bien ndesh me argumentin e tyre të cilat po i shtroj në formë pyetjesh vetëm që përafrohen të mbulojnë 34 vitet e fundit të sundimit osman. Pse shqiptarët që kërkuan autonomi në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit (10 qershor 1878)? Pseturqit në kuadër të Perandorisë Osmane ua dhanë pavarësinëshqiptarëve të fundit, ndërkohë të gjitha kombeve tjera ballkanike ua dhanë të drejtën e vetëvendosjes më herët? Pse administrata osmane ua lejoj grekëve dhe sllavëve shkollat në gjuhën e tyre ndërsa shqiptarëve jo? Pse administrata osmane në komunikimet zyrtare katolikët shqiptarë i konsideronte latinë, ordodoksët në jug grekë dhe ortodoksët në veri sllavë? Ku mbetet t’i ketë vendosur ajo shqiptarët? Shqiptarët dolën u mëvehtësuan të fundit nga kjo perandori, dhe kjo jo falë vullnetit perandorak osman sikurse dihet tashmë, por falë një tjetër perandorie: asaj austro-hungareze.Duke e lënë mënjanë këtë çështje e cila meriton një tjetër diskutim, po e rimarrim argumentin sërish aty ku e lamë. Duke mos e pasur këtë mundësi për të patur një shkollim të rregullt laik në gjuhën e vendit, shqiptarët do të duhej të ngushtoheshin të ushtronin diturinë në gjuhën shqipe vetëm në mënyrë ilegale, larg “vëmendjes” dhe “syrit” se pushtuesit turk. Justifikimi dhe mënyra më e mundshme për t’u realizuar kjo gjëu pa në mjediset e klerit katolik, falë vetëdijës së fortë lidhur me kombësinë që ky kler kishte dhe ka demonstruar vazhdimisht dhe duke nisur nga gjysma e dytë e shekullit XVI për të vijuar më pas edhe falë projës sëPerandorisë Austro-Hungareze bazuar në marrëveshjet e Paqes të Karllovcit (1699), Passaroëitz (1718), Beogradit (1739) dhe Sistovës (1791) të nënshkruara mes saj dhe Perandorisë Osmane. Për një studiues serioz që i ka pesë pare mend e që e ka lexuar ndopak historinë e qyetërimit europiano-perëndimor, ku edhe pretendojmë të shkojmë ne shqiptarët e vonuar, e di mirë se historia e shkollimit (tipografisë, librit, arkivit e bashkë me të edhe e shkollimit), për shumicën e vendeve europiane ftillohet gjatë mesjetës në kuvende, abaci e manastire. Shkollat fillestare në Milano ta zëmë, u themeluan si shkolla katekizmi nga Arqipeshkvi i Milanos Shën Carlo Borromeo(1538-1584). Institucioni të cilin ne sot e emërtojmë Universitet u ftillua dhe u konfigurua si i tillë në Bolonja në fund të shekullit XI kur mësuesit e gramatikës, retorikës dhe të logjikës nisën të aplikojnë të drejtën romake në Alma Mater Studiorum, lëndë e cila do t’i tejkalojë shpejt kufijtë e Bolonjës. Viti i largët 1088 shënon datën konvencionale për të treguar një periudhë në të cilën nis një mësimdhënie e lirë e pavarur nga shkollat kishtare, periudhë e cila do të jetë me rëndësi për zhvillimin e politikës europiane për të saktësuar raportet mes Shtetit dhe Kishës. Përvoja universitare  do të vijojë kështu në Padova dhe në të gjithë Italinë si dhe nështete të tjera të kontinentit si Francë, Spanjë, Angli etj., madje edhe në Amerikë si:Santa Domingo, Lima, Meksiko, Bogota, Santiagoetj, kur regulltarët domeni kanë hapën universitete e tyre.
Një pjesë e mirë e këtyre universiteteve u themeluan si shkolla të larta fetare me fakultetet përkatëse në jurisprudencë dhe në disiplinat humane dhe kishtare njëherësh, nën drejtimin e klerit katolik, por ama datëlindja dhe vit themelimi i tyre nuk njihen si të tilla duke e ndarë këtë çështje dhe duke i klasifikuar ato si laike dhe fetare, e për rrjedhojë duke e kushtëzuar njohjen e tyre sipas përkatësisë së të qenit fetare apo laike, por hapja e tyre shënohet në momentin kur ky ka ndodhur dhe kjo përbën në vetvete historikun e shkollimit në secilin prej vendeve përkatëse. Shteti italian, le ta quajmë laik u formua si i tillë i bashkuar vetëm në vitin 1861, ndërsa me kushtetutë kjo do të bëhet realitet vetëm pas luftës së Dytë Botërore.
Me sa duket për shkrimin e historisë së fillimit të shkollimit në gjuhën shqipe, kriteret evropiane nuk vlejnë ende për historiografinë tonë, sepse pengesa kryesore për historishkruesit ishte dhe vijon të jetë fakti se shkollat e para shqipe lidheshin integralisht dhe drejtpërdrejt me institucionet fetare, kryesisht ata të kishës katolike. Të gjitha këto shkolla pa përjashtim ishin shkolla të thjeshta fetare në trajtëkolegjeshtë mbështetura prej klerit katolik, kryesisht në veri të vendit, shumica prej të cilave u hapën pranë selive ipeshkvore apo famullive vendore dhe udhëhiqeshin prej famullitarëve vendas dhe misionarëve të urdhërit françeskan apo meshtarëve dioqezanë, ndërsa në jug në zonën e fshatrave të Bregut ato u hapën dhe u mbajtën nga murgjit bazilianë të ardhur nga mjediset arbëreshe të Sicilisë, të cilët të gjithë së bashku ishin në varësi dhe nën kujdesin e Kongregatës së Propagandës Fide në Romë si dhe eprorëve rregulltarë dhe ipeshkvinjve vendas. Shkolla shqipe ishte e ndaluar ligjërisht të funksiononte si e tillë si institucion publik,dhe ndaj saj përdoreshin të gjitha mënyrat dhe mjetet nga ana pushtuesit osman që ajo të mos ndihej si e tillë, ndaj ishte dhe mbeti për shumë kohë një shkollë ilegale, që bënte jetën e saj fshehurazi, larg “syrit” kontrollues të qeveritarëve osmanë, shpesh edhe larg qendrave të banuara. Mësuesit e tyre ishin meshtarë katolikë, të cilët nën petkun e fesë justifikonin përgatitjen e djelmoshave si kandidatë për meshtarë në njohuritë e nevojshme në gjuhën italiane dhe latine, për të ndjekur më pas studimet e plota në Itali, por mësimet fillestare i merrnin në gjuhën e vendit. Nuk ka kurrëfarë justifikimi qoftë edhe krejt formal që të mos ushtrohej mësimnxënia dhe shkollimi në gjuhën shqipe, pa një traditë didaktike të praktikuar, përndryshe nuk kemi se si t’i justifikojmë nxënien e shqipes nga Gjon Buzuku, Lekë Matranga, Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani, Gjon Nikollë Kazazi e të tjerë, të cilët na kanë lënë veprat themelore të shkrimit shqip. Pavarësisht programit, stafit, profilit, nivelit dhe cilësisë së formimit që është realizuar në këto shkolla, ato kanë rëndësi themelore pikësëpari sepse kanë përdorur shqipen si gjuhë amtare. Kjo ka rëndësi fort të madhe sepse pretendime të tjera në kushtet tejet të vështira që kishin në ushtrimin e veprimtarisë së tyre, nuk duhet tua kërkojmë këtyre shkollave. Me dokumentet e reja të dala nga Arkivi Historik i Propagandës Fide që kemi përduarsh, bëhet gjithnjë e më e qartë pamja e shkollimit shqip, krahas atij italisht dhe latinisht në shkollat fetare në arealin katolik të Shqipërisë Veriore.Ky monopol kulturor dhe arsimor do të shpërbëhet si i tillë vetëm në shekullin XX, sidomos në gjysmën e dytë të këtij shekulli, kur do të profilohej një tjetër monopol; ai shtetëror laik i bashkëlidhur  me shkollimin si punë për “alfabetizimin” e më tej me “masivizimin” dhe “revulocionarizimin” e shkollës, duke paramenduar kështu nisjen nga asgjëja dhe në kushtet kur regjimi komunist e kishte ngritur një pjesë të mirë të platformës së vet kundër fesë, njohja e këtij fakti nuk kishte si të mos çmohej si një kontribut dhe vlerë e rëndësishme që Kisha Katolike i kishte dhënë kombit të vet, ndaj mënyra e duhur për ta fashitur këtë kontribut u gjet tek shmagia dhe deformimi i kësaj historie. “Studimtaria” shqiptare duhet të mësojë tashmë se katekizmi i Lekë Matrangës i vitit 1592, qe ishte shkruar qëllimisht për t’u përdorursi tekst didaktikt për mësimin e shqipes dhe besimit njëherësh në shkollën katekistike tek arbëreshët e Sicilisë. Sipas interpretimit të saj marksist i bie që, ajo të mos njihet si e tillë sepse: 1. ka qene shkollë fetare; 2. ka qenë shkollë jashtë Shqipërisë dhe se 3. ishte shkollë në një vend borgjez. Endengul e shkul ora e këtyre historianëve nis me 7 marsin e vitit 1887. Dëmi i shkaktuar për shkak të kësaj mosnjohjeje nuk është vetëm i natyrës kronologjike, por edhe i natyrës përmbajtësore kulturore e cila shkon bashkangjitur me kulturën shqiptare përgjatëshekujvetëpararendës. Ta mendosh të ndarë shkollimin në gjuhën shqipe në laike dhe fetare, është një tezë sa qesharake aq edhe anakronike, që nënkupton se tipi i ligjërimit apo stili e gjuhës edhe pse është në gjuhën shqipe nuk duhet të merret në konsideratë meqë ai është fetar.
Po të arsyetosh në këtë mënyrë është njëlloj sikur të thuash se, Meshar-i i Buzukut edhe pse është shkruar dhe botuar në gjuhën shqipe, meqë na qënkësh një libër meshe, eksluzivisht fetar dhe si i tillë nuk është laik,e për rrjedhojë nuk duhet të njihet si libër shqip. E parë me këtë sy, sipas arsyetimit të historishkrueve të arsimit shqiptar në një ngjasim të pashembullt me historinë e artit botëror i bie që të përjashtojmë prej saj pikturën e skulpturën, mozikët, pikturën murale, miniaturat që janë të lidhur me fenë, kryesisht religjionin e krishterë të ritit latin dhe atij bizantin. I bie që ta përjashtojmë nga katalogët e artit letërsisë dhe kulturës Leonardo da Vinci-n, Michelangelo-n, Caravaggio-n, Raffaello Sanzio-n, Tiziano-n, Donatello-n, (Niçolò di Betto Bardi 1386 –1466), e Filippo Brunelleschi-n, e Bramante-n,Rembrandin, Onufrin, David Selenicën, Kostandin Shpatarakun, i bie që të përjashtojmë Shën Jeronimin, Dante Alighieri-n,XhonMiltonin, Moxartin, Hajdenin, Niketë Dardanin, Jan Kukuzelin, i bie të përjashtojmë Buzukun, Matrangën, Budin, Bogdanin,Gjon Nikollë Kazazin, Kostandin Kristoforidhin, Vangjel Meksin, Naim Frashërin, Gjergj Fishtën. Heqja dorë prej këtij mentaliteti të yndyrshëm tipik komunist është padyshim një nevojë e ngutshme për të mos vijuar të mbetemi ende gazi i botës. Mendoj paraprakisht se do të ishte mirë që studiuesit historishkrues të arsimit shqiptar të marrin mundimin të lexojnë së paku historine e kulturës dhe qytetërimit evropiano-perëndimor mbi këtë çështje dhe mandej uroj të kthjellohen disi për t’iu rikthyer punëve tona e më pas të ftillohen të diskutojme për historinë kulturës shqiptare dhe specifikisht atë të shkollimit në gjuhën shqipe.
Askush prej nesh, qoftë ky studiues, qoftë mësues, student a qoftë edhe qytetar i thjeshtë i këtij vendi, nuk ka arsye dhe nuk duhet të mërzitet nëse shkolla e parë shqipe nuk është hapur në Korçë më 7 mars 1887. Nuk duhet të mërzitet nëse shkollimi publik në gjuhën shqipe nuk u ftillua në Shkodër, në Elbasan, Durrës apo edhe Vlorë, madje as në Beratin 2400 vjeçar. Data 7 mars 1887, nuk shënon më themelimin e shkollës së parë shqipe, por shënon ditën e hapjes së “Mësonjëtores” së parë shqipe në qytetin e Korçës, shkollës së parë, le të themi publike apo në një farë kuptimi edhe laike (edhe pse edhe ajo në fakt edhe ajo asnjëherënuk qe e tillë).
Duhet ditur dhe thënë qartë se bazuar në këtë farë kriterin e historishkrueve të arsimit shqiptar i bie që edhe kjo shkollë nuk ka qenë laike. Ajo ka qenë një shkollë e financuar nga Protestantët dhe si e tillë bazuar në mendësinë ideologjike të historiografisë sonë edhe ajo do të duhej të përjashtohej. Se cili ka qëllimi i mbajtjes në këmbë të këtij kriteri bazuar në këtë faktografi të gjymtuar, nuk është zor të merret me mend nëse vështrohet me kujdes ajo që parashtruam më sipër. Gjithsesi historia e ka bërë dhe e bën punën e saj, pavarësisht dashakeqësisë, memecllëkut dhe injorancës. Kjo fushë kërkimi mbetet ende më tej e hapur, e cila do të pasurohet me siguri në të ardhmen.Të gjithë duhet të bëhemi të vetëdijshëm se historia nuk është një disiplinë që është e dhënë një herë e përgjithmonë. Historia, përkundrazi shkruhet çdo ditë, sidomos ajo bashkëkohore, por edhe ajo e shkuara, madje edhe ajo më e largëta si cak apo periudhë kohore. Të bërit të ditur i fakteve historike përmes dokumenteve, është një proces që merr kohë, por që e kryen në mënyrën më të mirë të mundshme këtë detyrë parësore nga e cila historia bazon elementët substancialë të ekzistencës së saj si shkencë. Fakti së të ashtuquajturit historianë shqiptarë, vijojnë ta emërtojnë ende “Mësonjëtoren” e parë shqipe të Korçës si “pionierja e arsimit tonë kombëtar”, tregon qartë përmes terminologjisë së përdorur se ku ka ngecur e vazhdon të përjaget ajo.Nuk mendoj se përbën problem historiografik për askënd, apo aq më tepër nuk përbën kurrëfarë keqkuptimi festimi i 7 Marsit si dita e çeljes së kësaj shkolle, “Mësonjëtores”, e cila është bërë në njëfarë kuptimi festë kombëtare. Jo! Leximi i vëmendshëm dhe përdorimi i terminologjisë së duhur, duhet të kthehet në një standard të vëtëdijshëm për këdo që rreket të merret me “studime”, e për rrjedhojë edhe një mundësi më shumë për të qenë mirënjohës ndaj të gjithë atyre që na dhanë mundësinë që të mos e bdarim gjuhën e bukur shqipe. Nuk është çështje patriotizmi, as etje për t’i mëshuar më shumë se duhet autoktonisë, hershmërisë, krenarisë së rracës, gjuhës shqipe si nënë e të gjitha gjuhëve” e të tjera pallavra si këto pa kurrëfarë rendimenti historik dhe kulturor, por është rasti të korigjojmë me mend në krye e me fakte historinë tonë jo pak të manipuluar, herë qëllimisht e herë-herë nga padija.
E para është e pafalshme, ndërsa e dyta gjithsesi për vullnetmirët mbart mundësinë e korigjimit sa nuk është vonë. Është rasti që ditë pas dite secili historian të bëjë detyrën e tij në mënyrë korrekte bazuar në metodologjitë bashkëkohore të cilat mundësojnë një vështrim kritik koherent me brezat e shkuar të tashëm e të ardhshëm. Shkrimi i historisë së arsimit shqip shfaqet jo vetëm si nevojë por si domosdoshmëri e shkrimit të historisë së qytetërimit shqiptar. Në këtë pikëvështrim edhe historia e shkollimit në gjuhën shqipë, përbën dhe do të përbëjë një qasje interesante, prej së cilës do të dalin me siguri “produkte” të reja që do të na bëjnë të qartë se shkollimi i arbërve, përkundrejt vështirësive të shumta në kushtet e mungesës së plotë të lirisë, ka mbijetuar hijshëm, vyeshëm, ndaj ne jemi sot këta që jemi, që falë Zotit dhe atyre mësuesve dhe nxënësve të shekujve të shkuar, flasim e komunikojmë shqip, paçka se harrakatët nuk na kanë munguar, sikurse do të vijonë të mos na mungojnë, sikurse ndodh me cilindo popull.

 

 

Viewing all 154 articles
Browse latest View live