Quantcast
Channel: BOTA – Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 154

Poema e Bashkimit

$
0
0

Nga Sabri Tahiri

(Kjo poemë është shkruar gjatë luftës së UCK-së, kur udhëheqësit kosovarë ishin të ndarë.  Meqë atëbotë përmbajtja e poezisë  konsiderohej një lloj kushtrimi dhe e rrezikshme për pushtuesin serb, gazeta studentore “Bota e Re” dhe ajo “Bashkimi” e patën  botuar pjesërisht. Meqë, siç po shihet shqiptarët kurrë nuk kanë qenë më të përçarë, kësaj poeme nuk i ka humbur aktualiteti,  andaj dhe për herë të parë ajo botohet e plotë)

 

O ju prijës kosovarë

Zotë të penës e shkrimtarë

Detyrë nderi keni marrë

T’i qëndroni popullit n’ball

 

Populli në ju sot sytë i ka

Mos vazhdoni me u nda

Me u shty e gjoks me rrah

Kush me shumë merita ka

 

Anash teket dhe zilinë

Lakminë për post e leverdinë

Se kjo burrin e korit

Besa sot i kanos dhe kryet

 

Të mos punoj kush krye n’veti

Si t’ish Kosova prone e t’at

Se ashtu kurrë nuk bëhet shteti

Veç se ndonjë surrogat

 

Hiqni dorë nga shumpartizimi

Se ai popullin e copëton

Ta lëmë at  për ditë më t’ mira

Mendjet  n’ kokë  sa s’është bë vonë

 

S’keni pse të kundërshtoheni

Po uluni bashkë e bisedoni

Siç bën dert vëllai me vëlla

Se rrugë tjetër për ne s’ka

 

Rrugë më të mirë për ne nuk ka

Se të flasim me një za

Këtë e duan dhe miqtë tanë

Se përndryshe vet na lanë

                                                                                             

Duhet mbështetur edhe n’ miq

Se pa ta prore nuk bën

Por mbi të gjitha le ta dimë

Duhet mbështetur vëllai n’vëllan

 

Bashkohuni burra se ka  ra ora

Që në shekull bie veç një herë

Të mos na shpëtoi nga dora

Liri e Kosovës dhe këtë herë

 

 

Të jemi tok sot pa dallim

Në tavolinë dhe në fushë t’mejdanit

Duke u mbështetur trimi  n’trim

Se këtë borxh ia kem vatanit

 

Dhe ta dimë të gjithë me rend

Se liria kurrë  s’vjen vet

Atë askush askuj s’ia fali

Pra, na duhet unitet

 

Se mallkimit të dëshmorëve

S’i shpëton askush nga ne

Po se bëmë atë që duhet

Për të shtrenjtin mëmëdhe

 

E një ditë kur të shkojë furtuna

Dhe liria këtu t’bëj  jetë

Perspektivë e ditë të bardha

Për të gjithë ne do të ketë

 

Dhe kur t’arrijmë në maje t’fronit

E historinë ta shkruajmë vet

Për prijës t’urtë e atdhetarë

Në faqe të saj vend do t’ketë

 

 

Pra, sot bashkim kërkon Kosova

T’ulen bashkë Qosja e Rugova

Dhe Demaçi me shokët  tjerë

Kjo gjithë kombit i bën nder.

 

Gjilan,  8  Nëntor  1998

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 154

Trending Articles