Nga Gjystina Cacaj – Shushka*
Trieshi si bashkesi e disa fshatrave shtrihet ne shpatijet e luginat e bjeshkeve qe vargojne nga Qafa e Rozdecit e deri ne Poprat duke vazhduar edhe neper luginen e lumit Cem (Lumi Cem buron nga bjeshket e Shqiperise. Ky lume malor pershkon neper lartesite e maleve te Shqiperise, duke fillua nga Kelmendi gjegjesishte Selce dhe Vukel, Trieshit, Grudes duke zbritur ne fushen e Malesise dhe te Zetes dhe derdhet ne Morace. Rrjedhja e tij mes luginave te thella ku shpatet e maleve bien pingul, krijon kanjone te vecanta per nga bukuria dhe madheshtia), uji i te cilit, si loti, ben qe te soditen edhe gurzit me te vegjel ne thellesi.
Shume studiues te historise dhe te kultures shqiptare gjate shekujsh kane deshmuar per lashtesine, origjinen e shqiptareve dhe te gjuhes shqipe. Ne kete kontekst, eshte bere fjale edhe per perhapjen e katundeve te shqiptareve neper vise te ndryshme te Shqiperise, Malit te Zi, Kosoves e me gjere. Nder ta po vecojme historianin Millan Shufllaj, i cili ne studimin e tij “Povijest sjevernih Arbanasa” midis te tjerash shkruan: “Ne vitin 1278 tufat shqiptare (d.m.th. stane nomade te nje kolektivi blegtoresh permenden ne lumin Cemvi, ose shqip Cemi”, lume ky i njohur per bukurine e rrjedhes dhe ujin e tij te kthjellet.
Megjithese kesaj radhe nuk kemi per qellim te merremi me histori, e as me histori te gjuhes, e shohim te udhes te paraqesim disa te dhena per origjinen e popullates se Trieshit duke u mbeshtetur ne disa deshmi te shenuara qe nga mesi i shekullit XV.
Kjo është Kisha e Shën Nikollës,në katundin Rudinë të Trieshit të Malsisë së Madhe nën Malin e Zi. Kisha është ndërtuar para disa vitesh nga vendasi Kolë Preka Cacaj,që jeton në Amerikë.
Ne gjysmen e shekullit XV, d.m.th. pas perfundimit te luftrave te malazezve dhe te shqiptareve kunder turqve, ne keto treva u be nje dyndje e madhe e popullates. Keshtu nga nahija e Kucit, qe ne mesjete mbante ne rrethine e vet shume bashkesi dhe fshatra, u shperngulen nje numer i konsiderueshem vellazerish dhe zune vend ne bjeshke dhe rrafshnalta te Malesise se Madhe. Sipas Prof. Idriz Ajeti emertimet e fshatrave qe i perkisnin nahise se Kucit si: Pantalesh, Barzanj (Bardhanj), Bankeqi (Bankeq), Butidosi (Bytidosi) “jane me origjine shqiptare”. Kjo shpie ne perfundim se ne nahine e Kucit, i cili permendet qe ne vitin 1330 ne nje dokument te Decanit, jetonin vellezeri shqiptare. Sa per ilustrim po marrim emrin e katundit Barzanj (Bardhaj), / Bardhaj, fshat (ne Hot) qe sot shtrihet ne pjesen e kufirit te Shqiperise, por nje pjese e tij prek anen lindore te fshatit Poprat te Trieshit. / shih Luce Lucaj ndermjet Malesise dhe Kucit, e qe sic thote Prof. Idriz Ajeti “eshte nje krijim thjeshte shqiptar, nga fjala shqipe Bardh (i bardh) dhe prapashtesa (a/nj), toponim shume i shpeshte ne truallin gjuhesor shqiptare”. Po ashtu, toponimi i katundit Bankeq (i), sipas Prof. Idriz Ajeti, shpjegimi i tij eshte i mundshem “vetem nepermjet te shqipes: bankeq, ashtu si dasha + mire, ndjella + zi”.
Kjo vellazeri, pra Bankeqet, sipas te gjitha gjasave duhet te jene paraardhesit e nje numri te trieshianeve te sotem, te cilet u vendosen ne fshatrat e njohur: Nikmarash, Muzheck, Stjepoh, Buxe (Budze), e me vone u perhapen edhe ne treva te tjera te viseve te Trieshit.
Ne regjistrin e trevave te Shkodres me 1416-1417 permendet edhe vellazeria Bytidosi (Bitidoset), qe eshte nje kompozite e mirefillte shqipe, bythe + dose = Bythedose-t, apelativ ky i nje vellazerie e cila me zhvillimin e vet ne katund mbajti po kete emer. Bitidoset, sipas te gjitha gjasave si pjesetare te nahise se Kucit, pas dyndjeve u vendosen ne fshatin e sotem Delaj te Trieshit. Por s’ka dyshim se Bankeqet, Bytidoset (Bitidosi) e te tjera vellazeri qe u dynden nga nahija e Kucit, gjeten ne keto vise banore autokton. Nder vellazeri te tjera te Trieshit dihet te kene qene Planet, Xhajet, Bisaq, Qotaj etj. Me emrin e vellazerise Planet edhe sot e kesaj dite lidhet toponimi; Bregu i Planit (rajoni rreth postblokut ne Poprat te Trieshit ne kufi me Shqiperine). Ne fshatin Stjepoh gjendet toponimi, Kodra e Xhajit, toponim i marre sipas vellazerise se Xhajve.
Ky bajrak i Malesise se Madhe perfshin fshatrat qe nga Qafa e Rozdecit nga e cila te kap syri fshatin Rudine (shih ne fotografi). Duke vazhduar me tej ndeshemi ne Nikmarash pas te cilit radhiten fshatrat: Muzheck, Buxe (Budze), Stjepoh, Delaj, Bekaj dhe Poprat.
Ne jugperendim te Trieshit rrjedh lumi Cem. Nje pjese e lugines se tij e thyer nga uji i rrembyeshem, e, qe perben, ndoshta, edhe rrjedhen me te bukur te ketij lumi, u bashkohet trevave te Trieshit dhe quhet Cemi i Trieshit.
Kur e shikon Trieshin nga larg te behet se ke perpara nje siperfaqe te nje bote te vogel, por kur capon ne kete vend te jashtezakonshem, ku kurrize te thepisura malesh ne heshtje mbajne kryet perpjete, te duket se ky vend magjeps s’ka fund.
Pamjet kreshtore me shpatije te pjerreta, qe zakonisht zbresin ne lugina, aty – ketu te thyera me lendina, gropeza e livadhe, qilizma te njomura me krifshe, qarr, sherbele e cufrra, i japin natyres fuqi dhe arome duke joshur kureshtje per njohjen e bukurise qe fshihet.
Kjo zemer e Malesise se Madhe e veshur ne kurora te shkrepta malesh, te cilat duken se atje diku puqen me qiellin, ngerthen ne vete: brinje, qafa, gerdhata, gryka, shpella, pllaja e vija. Duke e soditur kete bukuri te rralle te kesaj parajse nen qiell, te cilen e ben edhe me madheshtore relievi i saj i thyer, njeriu gjithnje e me shume bindet se ky vend terheqes paraqet pamje tipike te trevave shqiptare.
Malet me te larta te Trieshit te cilat ngrihen ne pjesen veriperendimore dhe ate veriore te ketij bajraku (fisi) jane malet e Sjevikut dhe ato te Kazhenikut. Keto, bashke me Suken e Grudes qe shtrihet ne perendim te ketyre trevave, dhe ne Hot me Cemerrin e Bukoviqin ne anen jugore, bejne qe ne keto male te zoteroje nje klime e ashper dhe e ftohte.
Majat e ketyre bjeshkeve qe nga dimri e, pothuajse, gjithe veres ruajne bardhesine e bores se paperlyer. Keto shtresa kristale ne te cilat thyhen rrezet e diellit, shkelqejne si copeza diamanti ne lartesi. Nen kete mozaik ngrihen fshatrat, te cilat te shperndara tej e mbane me nga nje grumbull shtepish te ndertuara nen hijen e ndonje mali gri, ne shpat, apo ne ndonje lugine, duken nga larg si te varura ne qiell. Keto pamje mahnitese midis shkembinjsh, kodrash e sukash, thurin e thyejne pejzazhin e kesaj natyre te paprekur. Atje larg mbi shpatet e maleve blu bien ne sy kurora te blerta qarri ne miniature.
Kullat e pakta te Hotit, Grudes dhe Trieshit qe ndrisin si sy te malit, rrefejne se edhe ne keto pjese te larta te Malesise ruhen simbolet e para te artit dhe te qendreses se shqiptareve. Qendrojne ne maje te ndonje kodre dhe te behet se vezhgojne cdo levizje perreth. Ne shume prej tyre ballin e oxhakut e stolis lahuta e cila sjell nder mend kenget dhe kreshniket e ketyre viseve. Ne anen tjeter, thuajse te ekspozuara, heshtin oaza te vogla armesh nga te cilat malesori asnjehere nuk u nda. Lidhur me kete lirisht mund te thuhet se e tere psikologjia e kesaj bote te forte dikur sillej rreth shpates dhe hutes.
Fale mergimtareve, kesollat e dikurshme qe i rendonte dhe thyente bora e shtrengata, sot i zevendesojne shtepite e reja. Per fat te keq shumica e tyre jane te braktisura. Njerezit moren boten ne sy. Pleqte dhe ata pak te rinj qe ruajne vatrat, gjallojne nga blegtoria dhe bujqesia. Gropezat qe natyra dhe duert e vyeshme te vendasve i hapen midis shkembinjsh, jane arat ku banoret e bjeshkes kultivojne, kryesisht, patate e perime te tjera qe i rezistojne motit. Keto dhe misri deri vone ishin burimet kryesore te jeteses te trieshianve, por patatet dhe bulmetrat te prodhuara ne Triesh jane te njohura per shije e cilesi ne tere Malesi te Madhe.
Nder godina te vjetra te Trieshit po permendim shkollen e Kodres se Burgut, Kishen e vjeter te Trieshit ndertuar ne gjysmen e pare te shekullit XVIII si dhe anekset e saj te restauruara me vone.
Si monumente te perjetshme te nje populli, bien ne sy varrezat, te cilat me arkitekturen e vet deshmojne traditen e lashte te ruajtjes se kultit per te ndjeret, gje qe rrefen per nje civilizim te kamotshem te kesaj bote te shkembit.
Ne mesin e tyre hasen lapidare te familjeve ne mergim. E, megjithese e dine mire se ata do te prehen atje, diku larg ku per cdokend jane te huaj, lapidaret duhet te qendrojne aty, tek te paret, tek rrenjet e tyre si prove e dhimbshme dhe e perhershme e familjeve te tretura ne bote.
Devotshmeria dhe vetemohimi i kesaj bashkesie e mbeshtetur ne fe te lashte, ne krishterim, ruajne lidhjet dhe vecorite kombetare, historike e shoqerore te ketyre banoreve te malit. Kjo popullate e shkathet, jo e pasur me prona, por me vlera te tjera nga te cilat peshojne, ne vecanti, ato shpirterore, pasqyrohen ne zemren e hapur, buzeqeshjen dhe syte e tyre xixe, kur miku ua mesyn deren. Per kete krijese per ta “Hije e Zotit”, lumturohen dhe shkrihen, meqe triepshianet per mikpritje jane te vecante.
Duke u falenderuar vlerave dhe pasurise qe posedon kjo pjese e Malesise se Madhe vihet ne perfundim se: cdo njeri qe nje here shkele ne keto treva, gjakon tu kthehet perseri; te ngjalle kujtimet per bukurine e eger te kesaj natyre virgjer, por edhe te mrrekullohet me karakterin, ligjet e zakonet e ketij populli te vogel burreror duke perjetuar edhe nje here kultin e trimerise, kryelartesine, besnikerine, miqesine dhe nderen e mikut.
Po. Ishin keto disa nga ripertritjet tona ne mendje, te cilat i ruajme dhe rikujtojme me xhelozi bashke me ato pamje mbreselenese, copeza stolish te nje natyre terheqese, te nje bukurie me ze ekzotike e te pafund te vendlindjes.
*Marrë nga libri “Apekte te vepres se Ate Anton Harapit” të autores Gjystina Cacaj – Shushka