Quantcast
Channel: BOTA – Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 154

Panairi i librit, Athine

$
0
0

Nga data 06-02-2016 në një nga sallat e mbledhjeve të ( F.SH.SH.G.) Federata e shoqatave shqiptare në Athinë, Greqi, e cila është një bashkim i disa shoqatave, organizoi për herë të parë një panair libri.
Ky është një aktivitet i mbështetur dhe financuar vetëm nga Federata  e emigrantëve shqiptarë dhe që është vetëm fillimi për këto aktivitete të bukura dhe shumëdimensionale për vlerat e tyre që përçojnë tek të gjithë emigrantët. Në atë panair u prezantuan më tepër se 120 tituj librash, nga 46 autor, të gjithë krijime të autorëve shqiptar në emigracion.
Krijimet ishin të gjinive të ndryshme letrare, prozë, poezi, fabula, krijime për fëmij, përmbledhje studimesh historike, etj.
Eleonora Gjergo-Tanka sekretare e përgjithshme dhe organizatorja e panairit së bashku me Brikena Qama dhe Festim Zaçe.
Veçanërishtë z. Edmont Guri, Brikena Qama dhe Festim Zaçe, u kujdesën për promovimin e dy librave të mi, “Dashuri është fjalë e artë” (poezi, pjesa e II-të) dhe “Mos u hidh në greminë” (roman, pjesa e I-II-të).
Për të folur për përmbledhjen e romanit “Mos u hidh në greminë” ishte përgatitur z. Novrus Abilekaj, i cili i njohu pjesëmarrësit me përmbajtjen e romanit, me stilin e të shkruarit dhe rëndësia e ngjarjeve që përshkruhen në roman, për kohën e sotme.
Mbas z. Novrus Abilekaj, foli edhe z. Abdurrahim Ashiku, për njohjen me autorin dhe rëndësinë e këtyre aktiviteteve të bukura për emigrantët në Greqi, të cilat theksoi se duhet të jenë më të shpeshta në të ardhmen.
Për librin me poezi “Dashuri është fjalë e artë” pati më tepër komentues, si Brikena Qama, Fitim Zaçe, Kastriot Lekdushi, të cilët lexuan dhe recituan edhe disa poezi.
Pjesmarrja e emigrantëve në këtë panair ishte e një niveli të kënaqshëm ku pati edhe mbi 150 shitje librash të ndryshëm dhe që do të vazhdojë të jetë i hapur gjatë gjithë javës në vazhdim. Pjesmarrësit ishin të çdo moshe dhe shum të interesuar të njiheshin me krijimet e autorëve shqiptarë.
Nga aktivitete të tilla duhet që edhe ministria e kulturës të marrë një mesazh për t’i përkrahur këto aktivitete, për t’i stimuluar dhe përhapur më tepër dhe jo vetëm në Athinë, por edhe në qytete të tjera të Greqisë ku ka emigrant shqiptarë, të cilët e mirëpresin një aktivitet të tillë, të bukur dhe të dobishëm për të gjithë dhe kryesisht vlerat që përçon tek brezat e reja, për tu njohur dhe ballafaquar me kulturën e bukur shqiptare.
Deri tani ministria e kulturës nuk ka bërë asgjë në drejtim të shkollimit të fëmijve emigrant, në gjuhën amtare, që ata të kenë mundësi të shfletojnë gjithë këto krijime të bukura të krijuesve shqiptar. Ishte për të ardhur keq kur disa fëmij që vizituan panairin e librit dhe rastësisht u përballën me disa krijime të bukura për fëmijë të shkrimtarit të njohur z.Iliaz Bobaj dhe nuk ishin në gjëndje të lexonin shqip, të merrnin një libër për të pasuruar kulturën e tyre pastaj bibliotekën personale.
Mirëpo…siç thotë populli Tre gjëra nuk kthehen kurrë mbrapa; Mosha, Koha dhe Lumenjtë. Është mirë dhe shumë pozitive për gjithë kombin shqiptar që ministria e kulturës në bashkëpunim me ministrin e arsimit t’ju japë rëndësinë dhe gjithë vëmendjen e duhur arsimimit të emigrantëve kudo janë. Nuk janë budallenj grekët që nuk lënë gurë pa lëvizur, duke shfrytëzuar çdo mjet për të mbajtur të gjallë gjuhën greke, sepse humbja e gjuhës është baraz me asimilimin e kombit.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 154

Trending Articles