Quantcast
Channel: BOTA – Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 154

Themelimi i degës së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar në Shtutgart amanet i vëllezërve Gërvalla, Kadri Zekës dhe Sali Çekut

$
0
0

Nga Asllan Dibrani

 

Po  ikën vitet  nga vrasja e dorës tinëzare  jugosllave  e likuidimit të intelektualëve  shqiptar. Kujtimet po rriten ,dhimbja për ta po shtohet. Populli shqiptar  bëri shumë përpjekje  që ta marr veten  në duart e veta  me shekuj. Themeluan  shoqata , themeluan grupe  vetanake dhe klube të ndryshme. Themelimi  i partive politike  ne diasporë nga Kosova  ishin dhe janë hileqare dhe të pa vlera për kombin tonë deri me tash. Ato i shkuan më shumë për shtati  armiqve tanë  me arritjen e  përçarjes së shqiptarëve, se sa që po ka ndonjë  dobi populli i ynë nga to. Shqiptarët deri me tash asnjëherë nuk e morën  porosinë e martireve  qe ta krijojmë një unitet tonin kombëtar njëherë e përgjithmonë!?.Deri më tash emri   e dëshmoreve  u shfrytëzua si marketing  politik .Pikërisht  duke e parë  shqiptarët e Diasporës mangësinë   dhe çalimin në primatin  politiko-shoqëror për interesat kombëtare, ata themeluan Lobin Euro-Atlantik  Shqiptar me seli në Gjermani,nga e cila  u themeluan edhe Degët e tij në Austri Norvegji,Suedi ,Zvicër dhe  me 21.05.2016 themeluan Lobin Euro-Atlantik  Shqiptar Dega në Shtutgard  për Gjermani.


Kohët e fundit shqiptarët e Diasporës në gjithë Evropën   sikur i kanë  marre forcat e veta që amanetin e Vëllezërve Gërvalla,Kadri Zekës ,Sali Çekut dhe heronjve tjerë,për Besa-Besën ta çojnë në vend. Ata ka  filluar t’i mbulojë pluhuri  nga  njeri te korruptuar  qe kolltukët e vet  i qesin para  interesave kombëtare .Imituese ishte edhe arroganca  dhe sjellja çnjerëzore ndaj  të bijës së heroit Isuf Gërvalle qe ishte e deleguar nga partia e saj ne Diasporë në Kuvendin e tyre partiak. Rezistencë e këtyre heronjve  dhe porosinë e tyre që lanë si amanet  çlirimin  tonë shpirtëror nga egot dhe vemjen krijimin e unitetit sikur ka  has ne vesh te shurdhër nga njerëz të pa ndërgjegjshëm  pa e hequr kurrë  synimin e bajraktarëve,manipulantëve dhe demagogëve për përfitime personale!

Këshilli iniciues për themelimin e Lobit Euroatlantik Shqiptar  Dega në Gjermani bëri  thirrje  për  ti dhënë vetes  detyra qe përmes këtij Lobi ti kthehet shpirti këtij kombi me numër sa dy herë në atdhe.
Në tubim  morën pjesë një numër i madh  shqiptarësh si biznesmenë, veprimtarë, shoqata, klube dhe organizma të vlerave tona kombëtare në shtetin e Gjermanisë. Po ashtu ra në sy një  numër te rinjsh student që  dhanë shumë kontribut në këtë takim.
-Tubimi u mbajt në periferinë e Shtutgardit një  sallë të stolisur dhe e përgatitur nga organizatori i  Këshillit iniciues Mr. Ali Sylejamni një veprimtar  shumë  vjeçar për interesat e kombit tonë. Takimi edhe se ishte për  në ora 12.00 ,ai u shty duke  i pritur mysafirët nga  pika më të largëta si nga Austria,Norvegjia,Zvicra,Holanda ,Belgjika dhe Italia.

Moderatori  mësuesi  i palodhshëm Zeqir Asllani  hapi takimin  duke    i ndare minutat e pare për këndimin e  Himnit të flamurit kombëtar ,po edhe  me një minutë heshtje për luftëtarët dhe viktimat  e rëna pë çlirimin e Atdheut. Pastaj  ju dha fjala e rastit,Mr.Ali Sylejmanit , që i përshëndeti të pranishmit dhe  publikoj rendin  e ditës. Po ashtu  në pika të shkurta  paraqiti   programin dhe synimet e organizimit  të Lobit Euro-Atlantik  Shqiptar  Dega për Gjermaninë. -Pas  tij e mori fjalën edhe z.Xhafer Ahmetaj  qe shpjegoj ne pika të shkurta  misionin e  dhe qëllimin e Lobit. Po ashtu në vazhdim  edhe Skenderbeg Klaiqi  kryetar i Lobit Euro-Atlantik  Botëror ,shpjegoj përmes një videoprojektori plan programin e Lobit  duke  e theksuar se shumë të  këqija po e përcjellin popullin tonë në mungesën e  organizimit në  baza kombëtare. Vetëm në vitin e kaluar Kosova u zbraz edhe  për 290 mijë qytetarë të vet theksoj zoti Skenderbegu.  Ai  më tutje tha  se  bashkimi i ynë  krijon seriozitetin e vet në monitorimin e synimeve tona që të jemi sa ma të fuqishëm përfundoj nder të  tjera. Besnik Miftari  përfaqësues i Konsultës në Shtutgard,  tha se ndihem shumë i privilegjuar që gjendem në mesin tuaj me një   iniciative qe është dashur shqiptarët ta  kenë kaherë. Shqiptarët  jemi ata qe i rezistuam  ma se tepërmi  sulmeve për shfarosje andaj edhe këtë   qe ju po e bëni  është   një sinjal që, kudo që të gjenden shqiptarët ta ruajnë identitetin e vet. Në vazhdim shumë diskutues paraqiten opinionet e veta për Lobin. Aty pati të tillë qe kishin ardhur akoma me botëkuptime partiake pa e ditur se Lobi është një ombrellë që të gjitha  organizmat e deri tashme synon t’i afroj ,ti bashkoj dhe t’i përforcoj  për qëllimin e ndërtimit të një  shoqërie të shëndoshë për interesat e Kombit pa fërkime  ,përçarje dhe bajraktarizma. Aty u kritikua edhe  gjendja  shumë e rëndë ekonomike  në Shqipëri, Kosovë dhe trojet tjera shqiptare. Zë  i ashpër  u lëshuar edhe kundër  qeverive aktuale që po përpiqen  t’i minimizojnë dhe t’i  zvogëlojnë vlerta e Diasporës Shqiptare që sot numëron sa dyfishin e shqiptarëve në Ballkan,ndërsa në tërë botën  u theksua se e kalon edhe 15 milionëshin. Aty pati zëra qe sa  ma shpejt ,Diaspora Shqiptare  t’i ketë  përfaqësuesit e vet edhe në kuvendet dhe parlamentet e shteteve  shqiptare në Ballkan. Dega e Lobit  në Gjermani u dëshmua serish nga  fuçia, vullneti dhe dashuria për vlerat e përbashkëta. Pas debateve  kaluan në pikën  e rendit të ditës ne zgjedhjen  e kryesisë. Me propozime veç e veç u zgjodhën këta anëtarë të Këshillit  në Lobin Euro-Atlantik Degaga ne Gjermani si më poshtë:

Ali Sylejmani, Musa Tolaj,Fiqiri Muzeini,Nexhmedin Bytyqi,Arbion Gashi,Agim Krasniqi,Xheva Thaqi,Arta Ramadani, Hysri Osmani,Arta Dibrani,Fatmir Muçolli,Hasan Qyqalla,Ilmi Shyti,Sadik Zogaj dhe  Bastri Smaili.

Pas një konsultimi te shkurt ne mes veti këshilli formoji edhe kryesinë nga  këta anëtarë.

1.Musa Tolaj

2.Ali Sylejmani

3.Xhevat Fetahi

4.Arbion Gashi

5.Bastri Smaili

6.Drin Shabani dhe

7. Hazir Osmani

 

Lobi ka  qëllim ta bashkojë gjithë mërgatën shqiptare anekënd botës, në një frymë të re, e cila do t’u shërbejë gjithë shqiptarëve kudo në botë në përmirësimin dhe forcimin , e fushës ekonomike, kulturore, sociale dhe në sektorë të gjithmbarshëm. Lobi i shpresës është me një frymë të  re e atyre që duan ndryshimin dhe unifikimin ,bashkimin dhe krijimin e unitetin kombëtar. Fuqia e Lobit do të jetë mesazh  i   bashkimit që krijon forcën, në betejën drejt aspiratave tona shekullore që të përmirësohet  padrejtësia ndaj shqiptareve.

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 154

Trending Articles