
Duke banuar jo larg nga ura ku e vranë Isa Boletinin, meqë që nga femijëria isha i njoftuar me këtë histori. Me date 23 janar 2016, në ditën e njëqindvjetorit të vrasjes së tij dhe te bashkëluftetarëve të tij, si individ, i shtyrë me borxhin ndaj hijes së Isa Boletinit dhe veprave të tij që i takojnë kohës më të vështirë të kombit shqiptar, u ula deri tek ura që shënoi një pikë rrënqethëse të historisë sonë mbarëkombëtare… Mendova se do të jetë thjeshtë një homazh imi për Isa Boletinin, një kujtesë dhe nderim personal kur mendja më tha që ta merrja një plis dhe falmurin me vete dhe ashtu ta bëj një foto, aty ku na e vranë gjeniun e luftërave clirimtare. Ura e Ribnicës në Podgoricë është në proces të rindërtimit andaj une aty ku përpara 100-vitesh u vra në pabesi e pritë Isa Boletini, une e vendosa flamurin dhe plisin dhe i bera dy fotografi me celular.
E ndava nje foto me miqtë nga Malësia dhe nga Shqipëria, dhe duke komentuar me ata, me brengosi një fakt i thjeshtë fare: duke më përgëzuar për këtë foto, mendova se kjo ide imja nuk do te ishte asnjë gjë spektakolare po te ekzistonte një ceremoni e organizuar nga shteti i Shqipërisë,i Kosovës , apo nga kushdoqoftë… Ne mungesë të ceremonisë së tillëe, përkuljes zyrtare ndaj hijes,kujtimit e veprave të trimave kosovare dhe kombëtar, kjo fotografi që e bëra mbeti akti i vetëm në vendngjarje me rastin e 100 vjetorit?! Duke shpresuar që në të ardhmen të gjitha subjektet politike që synojnë avancimin e të drejatve të shqiptarëve kudo që ata jetojnë, nuk do ti harrojnë datat e rëndësishme të kombit tonë, une, edhe nje here e theksoj – si individ, si shqiptar, këte foto e bëra në emër të të gjithë bashkëkombasve dhe, sic thoshte vet Isa Boletini – “Nuk lypi shpërblime për vete. Un’ jam mir’ kur âsht mir’ Shqypnia!”
Nikollë Camaj,për Agron M.Camajn,me 23 janar 2016
Një vëlla yni, një malësor, sot, në shenj kujtimi të 100 vjetorit të rënies së Isës, në vendin e ngjarjes, bëri këtë foto. Isa nuk do të vdes kurrë, derisa të jetojë në kujtesën tonë. Por, nuk duhet të vdesë as mësimi që na la mënyra e vrasjes së Isës dhe trimave të tij!