Gjasat me te medha per vdekjen e udheqesit me te madh ne histori, Aleksandrit te Maqedonise jane se ai ka vdekur nga pasojat e helmimit nga nje bar toksik te cilit i eshte pergaditur ne veren te cilen e ka pire, theksojne hulumtuesit nga Zolanda e Re. Pushtuesi dhe udheheqesi me i famshem ushtarak i cili nenshtroj teritorin nga veriu i Greqise e deri ne veri te Indise ka vdekur ne moshen 33 vjeqare ne vitin 323 para k. pas nje agonije 12 diteshe, shume historian besojne se eshte manifestuar me ethe. Hulumtuesit nga Univerziteti i Otago-s te Zolandes se Re dyshojne se vera te cilen Leka e ka pire gjate ceremonise se fitores ne Babiloni eshte pergaditur me nje bare helmues e cili pas fermrntimit shendrrohet ne helm dhe behet vdekjepruese. Gazeta ‘Daily Mail’ shkruan se kete hulumtim e ka bere Dr Lio Shep toksikolog i ‘Qendres Kombetare’ per Helmime, i Zolandes se Re. Fleta e nje bari, sic duket dikush me qellim ja solli vdekjen pushtuesit te famshem. Ai thekson se disa teori te helmimit me arsenik dhe strihinim nuk jane te besueshme sepse keto dy elemente sjellin me shpejt vdekjen.
Ne studimet i cili i ka shkruar sebashku me ekspertin e historise antike Dr Pattom Williams dhe e cila eshte publikuar ne revisten medicionale ‘Toksikologjija Klinike’, dr Shep thekson se me e besueshmja eshte se fajtor vdekje eshte lulja e albumit ‘veratrum’ e njohur si bollushter e bardhe(keshtu i thonim ne ne bjeshke kur i ruajsh delet). Me kujtohet ne rini kur na thonin te mbledhim ate lloj lulje ne bjeshken e Bajshes mbi Istog qe tani nuk po me kujtohet emri e cila sherbente per ilaqna. Kjo lule e cila veren mund ta kthej ne helm ka qene mire e njohur nga greket te cilet e kane shfrytezuar per te shkaktuar vjelljen thone sdudjuesi e lartpermendur.
Dr Shep mendon se ne baze te saj mund te shpjegohen ditet e fundit te Aleksandrit i cili i kaloj me vuatjet te medha i cili nuk ka qene ne gjendja as te flas e as te ec. Hulumtuesi i Zolandes se Re pohon se vera duhet te kete qene shume e idhet por ndosha edhe i eshte shtuar sheqer, besohet se ai ka qene edhe i dehur ne ate ceremoni.
Kjo bollushter qenka e mire per t’ja humbur faren historianeve tone mjerana te cilet kan rene ne gjume e s’po u ndihet zeri per testamentin fort te rendesishem qe e ka lene Aleksandri. Pranveren e arshme fort i rendesishem per kombin tone do t’kishte qene thirrja e nje simpoziumi shkenctaresh ne nivel europian e amerikan ne vet Shkodren ku tani kemi deshmine e lene ne leter nga vet dora e Lekes ku thote se eshte pinjoll Ilir dhe i te njejtit gjak me shkodranet te cileve ua la nje teritor. Kjo ceshtje njehere e pergjithmone te sqarohet dhe te hiqen dyshimet per stergjysherit tane e te shenohet ne cdo histori te rruzullit se shqiptaret jane populli me i lashte ne ate pjese te Evropes. Aty te ftohet studjuesja italiane e zbulimit te testamentit Lucia Nadin dhe historianet grek dhe Oliver Schmitt-i i cili e mohn se shqiptaret jane pasardhes te ilireve, e shume shkenctare tjere europian te kesaj lemije qe kjo teme te shtrohet ne nje rrafsh me konkret te prejardhjes ilire te shqiptareve te cilet tani nuk mund ta mohojne. E zymet do t’kishte qene ai tubim nese nuk merr pjese studjusi i jone i mirenjohur, shqiptari Mathieu Aref i cili ka botuar dy libra voluminoze per gjenezen tone e qe tani tezat e tij i verteton vet Aleksandri i madh ne testamentin e tij. Nuk di pse studjuesit nga Shqiperia heshtin kur teritori qe ai permend, Shkodra eshte andej kufirit dhe ka disa shkenctare te njohur te lashtesise. Ne kete rast duhet te ftohen edhe shkenctaret serb e jo ne rastin e 100 vjetorit te pavaresise ku as vellezerit e tyre nuk i kane ftuar kurse me plote te drejte Akademija e Shkencave te Kosoves nuk mori pjese. Kesaj radhe eshte rasti qe te demantohet rrenat serbe per prejardhjen tone gjeja prej Azerbejxhani e ku ta di une. Kujtoj se testamenti i zbuluar shendrite ne nje errsire te panjohur per te paret tane, e fatkeqsisht historianet tane heshtin. Eshte thene se jemi te fisit ilir por pa asnje dukument apo deshmi sikur ne kete rast kur vet trimi me i madh i te gjitha kohrave qysh ne shek. IV e paska lene. Ti pyesish sot arkeologet e shkenctaret amerikan ata ende vjetersine po edhe Luften e Trojes ua lene grekeve duke u bazuar ne rrenat serbe qe shume me fuqishem kane ndikuar te amerikanet.
Personalishte kam biseduar me nje historian amerikan i cili punon ne Fordham University te cilin rastesisht e kam takuar nje restoran dhe e kam lene ne mat pozicion sa i perket prejardhjes tone. Thoshte se eshte ende e pa njohur dhe vjetersine ua lente grekeve. Kam pase ndermend prap t’a kerkoj per t’i treguar se Leka i madh e ka lene nje testament sa i perket prejardhjes se tij por profesori Taulant Ceka nga Shqiperia po thot se ne ate testament nuk ka te verteta. Ne anen tjeter profesori Mathieu Aref i cili i ka shkrue dy libra nga 600 faqesh thot se thraket dhe maqedonet jane fise ilire dhe me kete mendim pajtohet edhe profesori i Univerzitetit te Parisit Dominik Brikel- Sorbone. Tani shtrohet pyetja, a thua se te gjithe maqedonet e vjeter paskan dalur fare dhe cili eshte me i vjetri popull ne Maqedonine e sotme pos shqiptareve – asnje tjeter? Ne anen tjeter dihet se vet Aleksandri nuk e ka folur greqishten, atehere cilen gjuhe duhej t’a kete folur Aleksandri i Madh – vetem ilirishten dhe asnje gjuhe tjeter.