Edhe pse nuk mund të jemi të kënaqur me atë që dihet për Betejën e Parë të Kosovës (1389), megjithatë, ne nuk duhet konstatuar ngutshëm se në studime të së kaluarës shqiptare e ballkanike, nuk kishte asnjë interesim për rrethanat se si erdhi deri te Beteja e Kosovës. Në rastin konkret, pasi që është fjala për inaugurimin e bustitit të princ Lazarit vetëm nga serbët e Mitrovicës Veriore, menjëherë më iku mendja te burimet historike, të cilat (për fatin e keq të atyre që dje dhe sot janë duke promovuar bustin) nuk provojnë origjinën serbe të tij. Që të jetë ironia më e madhe, burimet historike raguzane dhe italiane (venedikase), shpiejnë në origjinën e tij arbërore-vllahe ose vllaho-arbërore (“Lazaro Grebeglianovich Katunar di Viteoniza e Kosoriechi, che poi fu Conte di Servia”, In Venetia, 1605, fleta 58). Dmth. ky Katunar i prapatokës së Kotorrit të banuar kryesisht me arbër – vllah ose vllaho-arbër (krahaso Statutin e shek. XIV të komunës autonome të Kotorrit dhe të Kontesë së Greblit), pas Betejës së Maricës (1371) ka arritur gradën e princit të Rashës, respektivisht të Serbisë; ky Katunar, nga dita e djeshme dhe e sotme e mëtej është duke shikuar me simbolikën e vet nga Gazimestani (burimi zyrtar campus Turdorum), vend ky që dyshohet se është zhvilluar Beteja e Kosovës (1389), mirëpo pa pjesëmarrjen e tij sipas burimit të vetëm të ruajtur zyrtar, katër muaj pas Betejës (Regi Bossine, më 20 tetor 1389, Archivio di Stato di Firenze, Signori – Cartegi, Massisve della Registrum Prime); ky Katunar sot quhet edhe Shën Lazar, dhe në gjoksin e tij është mbartur emri i Jezu Krishtit nga Nazareti, i kopjuar nga gërmadhat e mureve të fortifikatës iliro-arbërore të Novobërdës (shih fotot e postuara më poshtë). Dhe, në fund do të kisha pasur dëshirë të dija se a thua ndonjëri prej pjesëmarrëseve të inaugurimit të bustit është pagëzuar me emrin tij Grebelanivić ose Hrebelanović, siç kemi shumë të tillë me emër Nemanja!?