Quantcast
Channel: BOTA – Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 154

GEGNIA:Origjina e Fiseve te Malesise dhe Dardanise (Mesjeta e vone)

$
0
0

Nga Paulin Zefi

 

* Historia e fiseve te Gegnise eshte nje teme shume e koklavitur dhe e mbushur plot me ngjarje dramatike aq sa une ndoshta edhe pse kam studiuar cdo autor te huaj se bashku me gojedhenat perkatese mbi zanafillen e cdo Fisi,gjithsesi nuk arrij qe te krijoj nje definicion te sakte.

Pse?!

Sepse,realisht eshte e pamundur qe te flasesh apo te shkruash me nje bindje dhe siguri te plote duke mbrojtur nje teori te tille historike nderkohe qe pjesa me e madhe e ketyre zhvillimeve kaq dinamike,na vijne kryesisht nga gojedhenat kontradiktore dhe jo nga burime te shkruara!

Deri me sot,Historiografia Shqiptare ka trajtuar simbolikisht dhe ne menyre shume siperfaqesore,vetem origjinen dhe dinamiken e formimit te 12-Fiseve kryesore por realisht te gjithe Shqiptaret e Gegnise jane pjese integrale e mbi 70-Fiseve ku gjithsecili mbart Historikun dhe karakteristikat e veta specifike.

Nuk ka Shqiptar-Gege qe te mos i perkase nje Fisi te caktuar,pervec koloneve osmane,egjiptiane,rome,cerkeze dhe ashkali qe jane vendosur dhunshem ne disa nga vendbanimet tona kryesore dhe normalisht qe ato do te qendrojne gjithmone si nje”mish i huaj”ne trupin tone te shendetshem Iliro-Arbnor.

Persa i perket Fiseve kryesore,origjines dhe dinamikes se levizjeve migratore brenda-perbrenda hapesires Gege,une po paraqes nje restrospektive historike sa me te shkurter duke qene shume i bindur dhe i sigurte per gjithcka qe po shkruaj ketu;

Fisi me i vjeter Shqiptar qe ekziston akoma sot si emertim eshte Fisi”Dushmani(Shkoder)”dhe jo”Berisha(1300)”sic pretendohet nga pjesa me e madhe e studiuesve shqiptare dhe te huaj.Keshtjella e Dushmanit(shek.V-VI-te)permendet nga vete Prokopi i Cezarese(Historiani&biografi i Perandorit bizantin.Justiniani i madh i Ilirise)dhe ai e citon me emrin”DUSSUS(Duss-Mani)”qe gabimisht&rastesisht gjen kuptim duke u perkthyer nepermjet gjuhes turke si Dushman-Armik(ska pike lidhje por eshte thjeshte nje koincidence linguistike).

 

 

Pothuajse te gjitha Fiset e veriut te Shqiperise fillojne qe te kristalizohen menjehere pas pushtimit te eger osman por levizjet e para migratore nga Dardania(ne lindje),zona bregdetare e Albania Veneta(Shqiperia Veneciane)ne perendim dhe Pjesa Katolike(kroate)e Bosnjes,Hercegovines dhe Mali i Zi i sotem ne veri-perendim qe ju drejtuan Malesive te veriut,e kane zanafillen qe ne fillim te viteve 1430 dhe me konkretisht,kronikat e para i referohen vitit-1432;”Mirdita,Shala&Shoshi”te cilet e braktisen Dardanine pas vales se pare pushtuese te perandorise osmane. Karakteristike e perbashket e ketyre Fiseve ishin;Kombesia Arbnore&Besimi Katolik Roman.

Per fisin e madh”Thaqi”une favorizoj tezen e origjines nga pjesa lindore e maleve te Sharrit(e trajtuar pak ose aspak),pra nga fusha e Pollogu(Tetove-Gostivar)dhe nuk ju besoj perrallave qe i pari i tyre ishte nga fshati Murriqan i Anamalit(Shkoder-Ulqin)por dihet qe kur u vendosen ne Malet e Dukagjinit te vjeter(Puke)dhe me konkretisht ne tokat e Fisit te fuqishem”Berisha”,ata njiheshin si”Eshki(Shkie)”pasi i perkisnin Besimit-Ortodoks dhe jua falen vendin per te banuar vetem kur”Fisi-Thaqi”pranuan qe te perqafojne Besimin-Katolik-Roman por konflikti me fisin-Berisha vazhdon edhe ne shekujt pasardhes..etj.etj.Fiset e Malesise se Madhe;” dhe ato te Malesise se vogel(Malesia e Gjakoves)ishin/jane kryesisht me origjine te perzier(Dardania-Kroacia&Malesore autoktone).

Berisha jane autoktone,Gashi e kane prejardhjen nga Toplana dhe Krasniqi nga Strellci i Pejes por te gjithe ato fise qe e lidhin zanafillen ne Bosnje(pjesa e sotme,kroate)i braktisen keto vendbanime antike Ilire,menjehere pasi Atdheu i tyre u pushtua nga Sulltan.Mehmeti i II-te fatih ne vitet-1460,ata nuk pranuan qe te nenshtrohen si ortodokset sllave(serbet e sotem te Bosnjes),te paguajne taksa dhe ti nenshtrohen sistemit te Devshireve si Katoliket sllave(kroatet)dhe aq me keq sikur te pranonin konvertimin masiv ne Besimin-Islam ashtu sic bene te gjithe Bogomilet e Bosnjes(boshnjaket e sotem Myslimane).

Te gjithe keto komunitete autoktone(enklava Ilire)me gjak te paster Iliro-Arbnor te cilet i kishin mbijetuar asimilimit sllav,u dynden drejt Alpeve Shqiptare dhe ne malesine e Dukagjinit te vjeter(Puka)me qellim qe ti bashkoheshin berthames se mirefillte Katolike-Arbnore duke konservuar me shume fanatizem,identitetin e tyre etnik&religjioz.

Vala e dyte migratore nga Dardania ne drejtim te veriut te Shqiperise nis ne vitet;1450-1458 me ne krye te madhin”Princi.LEKA i III-te DUKAGJINI(1410-1481)”i cili ka lindur ne Ulpiane ose Velekince te Anamoraves prane qytetit te sotem te Gjilanit.

Te gjithe besniket dhe ndjekesit e ketij Princi famemadh ishin jo vetem Bashkeluftetaret e tij Dardane por edhe me qindra familje te tjera Katolike-Dardane qe u strehuan ne malesite e veriut ku u shkrine me Fiset vendase duke formuar nje sistem fisnor te organizuar ne nje menyre shume te rafinuar.etj.etj.Vala e trete migratore drejt malesive te veriut nis pas vdekjes se hyjnorit”GJERGJ KASTRIOTI(1405-1468)”dhe e arrin piken e saj kulminante pikerisht pasi Keshtjella e Krujes(1478)dhe me pas ajo e Rozafes bien ne duart e osmaneve gjakatare(1479)…Te gjitha familjet aristokrate Arbere emigruan drejt Italise se jugut(Mbreteria e Napolit),Raguzes(Dubrovnik),u vendosen neper qytetet dalmate(Kroacia e sotme)dhe ne qytetin e Venecias.etj.etj.Ndersa nje pjese e madhe prej ketyre banoreve(Durres,Kruje,Kurbin,Lezhe,Zadrime,Shkoder dhe nga rrethinat e Ulqinit&Tivarit)u dynden drejt lindjes duke u strehuar neper male se bashku me vellezerit e tyre Dardane dhe te gjithe keto te ardhur te rinj u integruan brenda sistemit Fisnor duke jetuar dhe vdekur sipas ligjeve te Kanunit.

Gjithashtu,pushtimi i perkohshem i qytetit te Ohrit nga Perandoria Osmane ne vitin-1394,pasi ua moren Familjes se fuqishme te”Gropajve”,shenon fillimin e nje procesi migrator qe u zhvillua me intervale te crregullta ku shume familje autoktone Arbere u vendosen brenda territoreve malore ne veriun e Shqiperise dhe kryesisht ne Trevat;Diber,Mat dhe Mirdite.Dyndjet migratore marrin fund ne fillin te viteve 1500 dhe te gjithe keto te sapoardhur shkrihen me popullsine vendase(autoktone)duke ju bashkangjitur Fiseve te caktuara.

Sistemi i organizimit te ketyre Fiseve konsolidohet shume shpejt duke sanksionuar edhe kufijnte respektive te gjithsecilit prej tyre ku edhe pse Perandoria Osmane perpiloi nje projekt shume ambicioz me devizen”Perca dhe sundo”ku nepermjet joshjes se krereve te Fiseve ajo,pergjate shek.XVII-te,ja arriti qellimit te saj djallezor per te implementuar me shume sukses,sistemin e Bajrakeve me qellim per te administruar keto vendbanime te papushtueshme,por edhe pse Bajraktaret gezonin pushtet te plote politik dhe ushtarak,fatmiresisht:Ndjenja e forte e perkatesise fisnore vazhdoi qe te dominonte jo vetem mbi pushtetin e tyre politiko-ushtarak por edhe mbi autoritetin shpirteror te Kishes-Katolike-Shqiptare.

Mbipopullimi i shpejte i malesive te veriut qe erdhi si rezultat i nje vitaliteti te pakrahasueshem nga ana e ketyre fiseve,e beri praktikisht te pamundur qe Malesoret trima dhe teper gjaknxehte,ta ruanin”Status-quone”pasi hapesira e kufizuar e tokave bujqesore,konfliket e ashpra per kullota,mungesa e theksuar e lendes ushqimore shkaktuan”zi buke”dhe nje situate te paperballueshme e cila ishte e karakterizuar nga konflikte te ashpra vellavrasese.

Te gjitha keto rrethana cnjerezore,krijuan kushtet per nje ekspansion demografik shume te fuqishem ne drejtim te perendimit por sidomos drejt lindjes;Dardanise….Te paret qe u dynden masivisht ishin Fiset;”Kelmendi,Gashi,Krasniqi&Berisha”ne vitet 1600-1660 qe duke perdorur autoritetin e fisit dhe fuqine e palimituar qe u jepte gjakmarrja,ata u rikthyen ne Atdheun e tyre te lashte dhe duke forcuar radhet e vellezerve te tyre Dardane por me nje kosto morale&shpirterore;

Ata u detyruan qe ta braktisin Besimin Katolik tradicional dhe nga”Kriptokristianizmi”,perqafuan gradualisht Besimin-Islam pasi dicka e tille jo vetem qe ju mundesonte shperblime me toka te mira bujqesore apo poste te larta ne ushtrine dhe administraten shteterore osmane por sherbente edhe per efekt dallues ne raport me elementin e urryer sllavo-ortodoks ku fatkeqesisht te gjithe Arberit-Ortodokse te Dardanise u asimiluan dhe u serbizuan nga Kisha Ortodokse serbe e cila gjate ketij procesi,koordinohej me Patriarkanen Ortodokse Ekumenike te Kostandinopojes dhe sidomos me vete Porten e larte(Top-Kapi).

Njesoj sic ndodhi me Malesoret autoktone Arber ne malesite e veriut,i njejti proces u zhvillua edhe tek Arberit autoktone te Dardanise sepse te gjithe ju bashkuan Sistemit te organizimit fisnor duke u identifikuar si pjesetare te fiseve respektive pasi keshtu siguronin nje mbrojtje shume efikase si ndaj osmaneve ashtu edhe kundrejt serbeve….Kelmendasit u treguan me te fuqishem se te gjithe;ata depertuan si ne lindje por edhe drejt veriut si ne;Rashe dhe Sanxhakun e sotem(Serbia perendimore)dhe deri ne disa fshatra prane Beogradit;”Hritkovci&Nikinci”ne bregun e lumit Sava,ku rane ne kontakt edhe me elementin hungarez ku nepermjet sakrificave titanike ato arriten qe ta ruajne Gjuhen-Shqipe dhe Besimin e tyre Katolik-Roman deri ne fillim te viteve-1920 kur u asimiluan duke u serbizuar plotesisht.

Pra,me pak fjale;Te gjitha Fiset e Gegnise jane nje konglomerat shume i rafinuar ku lidhjet e gjakut jane kaq uniforme qe nga Nishi deri ne Shkumbin dhe qe nga Tivari e deri ne Shkup.

Elementi Dardan dominon si ne Mirdite,Shale,Shosh dhe Zadrime.etj.por edhe anasjelltas.

Vete Familja e lavdishme”Gjomarkaj”jane me origjine nga Pashtriku i Hasit dhe me shume gjasa kane lidhje gjaku me”Fisin-Bytyqi”ashtu sic dihet qe pjesa derrmuese ne Mirdite&Zadrime jane kryesisht”Fis;Bytyq&Thaq”.

Karakteristika dalluese kryesore e ketyre Fiseve te fuqishme ishte ruajtja e lidhjeve familjare dhe pastertia e gjakut pasi n.q.s nje familje e”Fisit Shale,Berishe apo Gash etj.”e konvertuar ne Besimin-Islam qe ishte e vendosur ne skajin me te larget te Shqiperise-Etnike dhe pesonte ndonje fatkeqesi ose me konkretisht”vrasje”dhe ndoshta nuk kishte mundesi per te marre gjak,atehere njoftonte anetaret e tjere te fisit ne Malesite e veriut(Katolike)te cilet tregoheshin gjithmone te gatshem apo mezi prisnin dhe madje kerkonin me kembengulje qe tju vinin ne ndihme vellezerve te tyre duke shkuar per tu marre gjakun sepse kjo ishte ceshtje nderi.

Po i njejti proces zhvillohej edhe anasjelltas dhe prandaj lidhjet familjare ndermjet anetareve te Fisit ishin shume kompakte dhe ajo cfare bie ne sy edhe sot,eshte pikerisht”ruajtja e pastertise se gjakut”pasi Shqiptaret e Gegnise;Katolike apo Myslimane qofshin,kurre nuk lidhin martesa brenda Fisit edhe pse mundet te jene te pakten 10-12-breza larg njeri-tjetrit,madje deri perpara 100-150 vitesh nuk martoheshin as anetaret e”Fiseve vellezer” sic ishte rasti i 3-Bajrakeve te vjeter te Mirdites:Orosh,Spac dhe Kuzhnen ne raport me Dukagjinasit e Shales dhe ato teShoshit.etj.etj.

Pra,me pak fjale;normat morale dhe pastertia e gjakut sipas tradites Iliro-Arbnore te Fiseve-Shqiptare qendronte shume me lart sesa Doktrina e Krishtere(Katolike)qe lejon martesat deri ne 5 apo 7-brez,ose Doktrina Islame ku ka shume raste qe besimtareve ju lejohet qe te lidhin martesa edhe me kusherinjte e brezit te pare!!!.

Pasoja e vetme negative qe erdhi si rezultat i konvertimit ne Islam ishte sidomos braktisja e Kishave Katolike Iliro-Arbnore ne territorin e Dardanise te cilat ne mungese te besimtareve Katolike-autoktone u uzurpuan nga Kisha Ortodokse serbe ose u bastisen,u rrenuan dhe u pershtaten si Xhamia turke.

Persa i perket fiseve Shqiptare ne Malin e Zi,si:”Vasojeviqet(Vasot),Bjellopavliqet(Pali i bardhe-Palabardhet),Kucic(Kuqet)qe rane nen ndikimin e Kishes Ortodokse,ata u asimiluan plotesisht dhe ndersa malesoret Shqiptare te Sanxhakut(serbi)u konvertuan masivisht ne Besimin-Islam dhe sot gezojne statusin si minoritet boshnjak.

N.q.s i referohemi zanafilles se krijimit te Fiseve ne veriun e Shqiperise dhe kristalizimit te tyre,nuk duhet qe te leme pa permendur edhe elementin Shqiptar”Toske”por edhe komunitete te tjera etnike qe ishin te perfaqesuara nga grupe etnike te paperfillshe ne raport me superioritetin absolut te elementit Arber sic ishin;Vllehet,Bullgaret por edhe nje komunitet i vogel Hungarez qe u vendosen ne fshatrat mirditore;Ungrej dhe Vig ne territorin e sotem Lezhe-Shkoder ku u vendosen nga vete hyjnori”GJERGJ KASTRIOTI”pasi keto familje hungareze ishin te formuara nga disa prej luftetareve qe mbijetuan pas disfates qe pesoi miku i tij”Janush Huniadi”ne betejen e dyte te Fushe-Kosoves kunder osmaneve.

* Une jam Oroshas dhe si i tille jam shume krenar per origjinen time te hershme Dardane nga”Djepi i Shqiptarizmes”;<<“RRAFSHI I DUKAGJINIT”>>.

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 154

Trending Articles