Zanat dhe Shtojzovallet e Malit te Pashtrikut(1986m.)ekzistojne të misheruara tek vazjat&nuset e Hasit(Assi)nepermjet veshjes se tyre perrallore(Hasi i Thate&Hasi i Bute,Shqiperi-Kosove).
*Kjo veshje tradicionale 100% Iliro-Arbnore(Dardane)eshte teper impresionuese n.q.s e shikojme si ne aspektin vizual,artistik,struktural,morfologjik dhe funksional,nderkohe qe tek kjo veshje,ajo qe bie me shume ne sy eshte pikerisht larmia e nje koloriti jashtezakonisht te pasur…Duke u bazuar tek tipologjia dhe historia e saj pergjate shekujve,ne mundet qe te arrijme ne definicionin e sigurte se cdo detaj kostumografik dhe elementet e vecante estetike te kesaj veshje tradicionale Shqiptare,jane konservuar me shume fanatizem duke i trasheguar brez pas brezi dhe ketu dominojne kryesisht motive floreale(lulet),motivet me figura gjeometrike dhe zoomorfe(gjallesa)dhe ndersa motivet antropomorfe(njerezore)nuk rezultojne te qendisura si pjese estetike e kesaj veshje madheshtore…Tek kjo veshje tradicionale kaq e mrekullueshme dhe unike ne llojin e saj,bie ne sy edhe rrethi i gjere te cilin vajzat e reja,nuset dhe grate e Hasit e mbajne te fiksuar prane belit dhe permbi kete rreth ato veshin nje kemishe dhe peshtjellake duke u dukur shume te gjera ne pjesen e belit(detaj autentik)…Treva shume piktoreske e Hasit(Assi)eshte i ndare padrejtesisht pothuajse ne dy pjese simetrike ndermjet Shqiperise dhe Kosoves dhe brenda hapesires gjeografike te kesaj treve etnografike,ndodhen rreth 40-fshatra me Shqiptare autokton ku ne disa fshatra ne te cilat Besimi Katolik-tradicional eshte ruajtur me vetemohim,sic eshte edhe rasti i fshatit piktoresk Zym,ketu vajzat,nuset&grate Katolike kane konservuar disa elemente shume te vecante te kesaj veshje tradicionale duke dalluar pjeserisht nga shumica derrmuese e vajzave,nuseve dhe grave te kesaj treve heroike…..
*Mos te harrojme se ky eshte Hasi kreshnik i Klerikut-Katolik dhe Patriotit vetemohues”Pjeter Bogdani(1630–1689)”dhe sipas tezes se formuluar nga kronisti i Republikes se Raguzes,”Pietro Luccari”ne vitin 1605(P.Luccari,Annali di Ragusa,Venezia 1605,Lib-II, paggina.80),citohet shume qarte se Kastriotet jane me origjine nga nje fshat i Hasit(Assi)me emrin Kastrat dhe kjo teze perforcohet nga vete fakti se Kastriotet na shfaqen ne disa burime te hershme me nje mbiemer te dyte;Mazareku(fshati Mazrrek i Hasit)dhe kjo teze mbeshtetet fuqimisht edhe nga Shqiptari i madh Frang Bardhi(1606-1643),tek vepra e tij”Apologjia e Skenderbeut”e botuar ne vitin-1636(F.Blancus,Georgius Castriottus etc.Venezia-1636, fq.70-71)…………