Quantcast
Channel: BOTA – Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 154

“Lo sguardo oltre i confini”, romani i ri i Dr. Zef Mulaj në mediat italiane

$
0
0

“Lo sguardo oltre i confini”(Veshtrim pertej kufinjeve) eshte libri i ri i Dr. Zef Mulaj qe do te prezentohet te premten e ardheshme 22 prill 2016 ora 17.30 ne Porto Recanati, Italy. Dhe ky eveniment kaq i rendesishem kulturore nuk ka kaluar ne heshtje as per mediat e ndryshme italiane. Disa gazeta dhe radio te rajonit te Marche kane vene ne dukje kontributin e Dr. Mulaj edhe ne fushen e letersise, perveç asaj te mjekesise. Per masmediat italiane te ketij rajoni, Dr. Mulaj tashme eshte nje figure e njohur kulturore, pasi romani ne fjale eshte libri i radhes i nje liste te gjate botimesh.

“Lo sguardo oltre i confini” eshte nje roman investigativ ku pershkruan nje periudhe te trishtueshme te historise se Shqiperise, periudhen mes renies se rregjimit komunist dhe hapave te pare te instalimit te demokracise shqiptare. Autori ofron per lexuesit realitetin e hidhur shqiptare te atyre viteve, krimin e organizuar, trafiqet e armeve, te droges dhe te qenieve njerezore. Romani, na risjelle ne kujtesen tone skena te mjerueshme te njeres prej periudhave me te trishtueshme te historise sone, ku droga, trafiqet e ndryshme dhe prostitucioni ishin disa nga epitetet me te cilat parafrazoheshin shqiptaret.

Siç thote Ilaria Paradisi,  gazetare e gazetes Lo Specchio, “Dr. Mulaj me kete liber tenton ti sjelle lexuesit italian edhe anen tjeter te Shqiperise, te vlerave morale, te nje populli qe i perket nje kulture shume te lashte”.Gjergji, protagonisti kryesore i romanit, eshte simbolika e shqiptarit te ndershem, ose si duhet te ishte shqiptari, te asaj pjese te Shqiperise se shendoshe, qe lufton kunder korrupsionit e trafiqeve. Por romani eshte edhe nje liber pa kohe, ose nje liber qe vlen ne çdo kohe, qe paraqet tranzicionin e gjate shqiptare qe ndoshta ende nuk ka perfunduar, ku koha eshte ndalur diku atje larg, dhe ngjarjet duken sikur jane fare te fresketa, sikur eshte kronika e perditshme shqiptare.

Zef Mulaj me krijimtarine e tije vazhdon te shikoje larg pertej kufinjeve, ne kohe dhe ne hapesire. Me krijimtarine e tij sjelle tek lexuesit diçka qe shpresojme se e kemi braktisur diku ne fundin e shekullit te kaluar dhe kapercen kufinjet e Shqiperise per t’u treguar te tjereve se shqiptaret jane edhe ndryshe, se mund te eksportojne edhe shkencetar, edhe gazetar, edhe doktor e shkrimetare se bashku. Pikerisht si Zef Mulaj.

Valentin Bruçaj

 



                       

Viewing all articles
Browse latest Browse all 154

Trending Articles