Quantcast
Channel: BOTA – Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 154

Ne rrjedhën e thesarit popullor

$
0
0

Nga Danel Cana

 

Popujt kudo janë, në bazë të përvojës se jetës nxierrin mësime. Ky është një realitet i pranuar edhe nga ana filozofike e shkencore, sepse aty shtjellohet vetë filozofia dhe shkenca.
Mbi bazën e ngjarjeve jetike, janë krijuar edhe historitë, edhe këngët, edhe përrallat, edhe traditat dhe zakonet, të cilat janë kodik i shkruar dhe i respektuar.
Duhet pranur se jo gjithçka që ka krijuar populli, ka jetgjatësi, gëzon pa tjetër respektin e shumicës, apo të gjithëve. Populli i është përshtatur momenteve të veçanta jetike dhe historike, të cilat i ka përjetësuar edhe në tregime dhe këngë të cilat janë nga më të ndryshmet, më të larmishmet, duke filluar nga konkrete e deri tek abstraktet.(Realet dhe irrealet).
Të mos harrojmë se koha është mësuesi më i madh, ashtu siç është edhe për shumë gjëra të tjera mjekuesi, doktorri më i mirë!
Koha evolon, ndryshon, ecën përpara duke përqafuar të renë dhe duke lënë në harresë ose përçmuar të vjetrën. Prandaj ka mbetur edhe shprehja “E sotmja e qesh të djeshmen” dhe kjo është dialektike.
Së bashku me kohën evolojnë, ndryshojnë edhe njerzit dhe gjith shoqëria.
Duke marrë shkas nga disa shprehi zakonore, po theksoj këtu se populli vendos ditë përkujtimore, ditë festash, ditë historike, të cilat kanë lënë gjurmë në jetën e tij.
Zakonishtë ditët historike janë ditë të përkujtimeve të ngjarjeve të mëdha, të ndryshimeve rrënjësore në popull, të lindjes apo vdekjes së heronjve, njerzve të shquar, njerzve përparimtar, të cilët me veprën e tyre kanë kontribuar në zhvillimin dhe emancipimin e shoqërisë.
Njerzit që nderohen, për punën, për veprat, për sakrificën, janë ata që në rastin konkret populli i quan “heronjt e tij”.
Këta heronj janë të përzgjedhur nga politika sunduese përfaqësuese e interesave të vëndit. Por ka edhe një grupim tjetër individësh, të zgjedhur nga një besim fetar, të cilët i prezantohen popullit,apo kombeve, si njerëz të shenjtë, të cilët kanë bërë “mbrekullira” që jo kushdo mundet t’i bëj.
Mbi këtë bazë populli ju ka kushtuar lavdërimet e rastit, këngët, legjendat, historitë, të cilat në të gjitha rastet i kalojnë caqet reale dhe ndërtohen mbi një imagjinatë përrallore.
Shumë nga populli i besojnë si të qëna dhe pikërishtë kjo është dobësia që e mban një popull peng të një besimi apo kulti fetar.
Po sjellim më poshtë një këngë të tillë, e cila i kushtohet një personazhi të veshur me pushtetin fetar dhe që populli beson se ai personazh, kishte cilësi mbinjerëzore, të mbinatyrëshme dhe mund të bënte atë që nuk e bënte askush tjetër. Kështu e këndonin dikur pleqtë në fëmijërin tonë dhe ne si fëmij argëtoheshim për momentin me këto përralla të bukura, kurse sotë, në kohën e internetit këtyre përrallave ju ka ikur koha, ose janë zëvëndësuar me përralla akoma më fantastike si ”Aventurat e Piter Panit”.
E gjithë filozofia e ndërtimit të këtyre lloj përralave fantastike është, që popujt të besojnë se ka një fuqi të “mistershme”, të pa zbuluar, të pa njohur, e cila vepron në momente të caktuara.
Edhe kjo pikpamje, do të zhduket me kalimin e kohës, sepse vitet që vijnë do t’i japin më tepër zhvillim çdo gjëje dhe mbi të gjitha edhe vetë njeriut, si protagonisti kryesor në këtë botë.
Ja një këngë e vjetër, të cilën ju ftoj ta lexoni dhe analizoni, për të cilën deri në ditët e sotme besimtarët bektashian mendojnë dhe besojnë se bënte mbrekullira.
Seç  ja hipe gurit, e bëre veri.
Të keqen të nurit Haxhi Bektashi!
Ç’e shartove dardhën e bëre qershi,
Të keqen të nurit Haxhi Bektashi!
Ç’e shartove fikun, e bëre kajsi,
Të keqen të nurit Haxhi Bektashi!
Ç’i mbështolle retë, i bëre stuhi,
Të keqen të nurit Haxhi Bektashi!
Gurin e qivurit, bëre hajmali!
Të keqen të nurit Haxhi Bektashi!
(v.o. Haxhi Bektashi është krijuesi i sektit fetar bektashi që edhe sotë mbahet si idhull shprtëror i këtyre besimtarëve)

 

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 154

Trending Articles